{"id":10047,"date":"2024-10-04T13:22:22","date_gmt":"2024-10-04T12:22:22","guid":{"rendered":"https:\/\/qika.org\/?post_type=lexo-post&#038;p=10047"},"modified":"2024-10-04T13:22:24","modified_gmt":"2024-10-04T12:22:24","slug":"ekofeminizmi-aty-ku-gjinia-dhe-ndryshimet-klimatike-nderthuren","status":"publish","type":"lexo-post","link":"https:\/\/qika.org\/en\/lexo-post\/ekofeminizmi-aty-ku-gjinia-dhe-ndryshimet-klimatike-nderthuren\/","title":{"rendered":"Ekofeminizmi: Aty ku gjinia dhe ndryshimet klimatike nd\u00ebrthuren"},"content":{"rendered":"\n<p>Fuqizimi i grave renditet si nj\u00eb nd\u00ebr masat m\u00eb thelb\u00ebsore q\u00eb qeverit\u00eb mund t\u00eb marrin p\u00ebr t\u00eb zbutur kriz\u00ebn klimatike. Edukimi dhe fuqizimi i grave mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ndikim t\u00eb matsh\u00ebm n\u00eb uljen e emetimeve dhe p\u00ebrfshirja aktive e grave n\u00eb diskutimet mbi politikat klimatike shpesh mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb rezultate me m\u00eb shum\u00eb ndikim. P\u00ebr dekada me radh\u00eb l\u00ebvizja ekofeministe ka nxjerr\u00eb n\u00eb pah se si pabarazia gjinore nd\u00ebrthuret me kriz\u00ebn mjedisore. M\u00ebsimet q\u00eb na ofron ekofeminizmi mund t\u00eb jen\u00eb \u00e7el\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb njohur sesi fuqizimi i grave mund t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb uljen e emetimeve dhe krijimin e shoq\u00ebrive m\u00eb t\u00eb barabarta.<\/p>\n\n\n\n<p>Ekofeminizmi u shfaq p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb komunitetet akademike t\u00eb Amerik\u00ebs s\u00eb Veriut dhe Evrop\u00ebs n\u00eb vitet 1970 si nj\u00eb deg\u00eb e l\u00ebvizjes feministe dhe e lidhi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb specifike shtypjen e grave me marr\u00ebdh\u00ebnien shtyp\u00ebse t\u00eb njer\u00ebzimit me natyr\u00ebn. Ekofeminizmi u p\u00ebrdor si nj\u00eb korniz\u00eb teorike p\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00eb mir\u00eb se si p\u00ebrkufizimet hierarkike dhe dualiste t\u00eb gjinis\u00eb mund t\u00eb shpjegojn\u00eb rolin dominues t\u00eb njer\u00ebzimit n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me mjedisin.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke filluar nga vitet 1980, ekofeminizmi filloi t\u00eb informoj\u00eb l\u00ebvizjet feministe, mjedisore dhe artistike. Heronjt\u00eb e l\u00ebvizjes ekofeministe p\u00ebrfshijn\u00eb disa figura t\u00eb m\u00ebdha intelektuale dhe politike. Fran\u00e7oise d&#8217;Eaubonne, autore franceze e konsideruar si udh\u00ebheq\u00ebse n\u00eb l\u00ebvizjen feministe t\u00eb vendit t\u00eb saj, shpiku termin &#8220;ekofeminiz\u00ebm&#8221; n\u00eb vitin 1974. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Petra Kelly ishte politikane gjermane q\u00eb bashk\u00ebthemeloi Partin\u00eb Gjermane t\u00eb Gjelb\u00ebr, partin\u00eb e par\u00eb politike me nj\u00eb platform\u00eb kryesisht mjedisore q\u00eb arriti t\u00eb fitonte v\u00ebmendje dhe r\u00ebnd\u00ebsi komb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga fundi i viteve 1990, ekofeminizmi filloi t\u00eb vihej n\u00ebn sulmet e kritik\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt e hodh\u00ebn posht\u00eb korniz\u00ebn duke e cil\u00ebsuar si \u201cesencialiste\u201d, n\u00eb at\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb trajtonte plot\u00ebsisht as problemet feministe e as ato mjedisore. P\u00ebrqendrimi ekskluziv i ekofeminizmit n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien midis gjinis\u00eb dhe mjedisit nuk la vend p\u00ebr shqyrtimin e faktor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb thelb\u00ebsor\u00eb si raca apo klasa. Janet Biehl, ekologe sociale amerikane, kritikoi ve\u00e7an\u00ebrisht korniz\u00ebn ekofeministe si nj\u00eb mbithjesht\u00ebzim t\u00eb strukturave komplekse hierarkike dhe formave t\u00eb dominimit.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u00c7far\u00eb sakt\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb ekofeminizmi?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Koh\u00ebve t\u00eb sotme, r\u00ebnd\u00ebsia dhe p\u00ebrdorimi i ekofeminizmit nga komunitetet aktiviste dhe intelektuale kryesisht jan\u00eb zbehur. Megjithat\u00eb, konceptet q\u00eb ofron korniza ende mund t\u00eb zbatohen p\u00ebr t\u00eb kuptuar pse fuqizimi i grave mund t\u00eb nd\u00ebrthuret me arritjen e objektivave t\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ndikim t\u00eb matsh\u00ebm n\u00eb zbutjen e katastrofave mjedisore.<\/p>\n\n\n\n<p>Ekofeminizmi k\u00ebrkon t\u00eb rishqyrtoj\u00eb si l\u00ebvizjet feministe ashtu edhe ato mjedisore dhe t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb secilin prej argumenteve t\u00eb tyre. Korniza shqyrton se si kryq\u00ebzohen gjinia dhe mjedisi, ve\u00e7an\u00ebrisht se si p\u00ebrkufizimet binare kategorizojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rreme grupet e kund\u00ebrta, duke i caktuar vler\u00eb disproporcionale nj\u00eb grupi dhe duke inkurajuar t\u00eb menduarit hierarkik.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrkufizimet binare p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb dalluar leht\u00ebsisht gj\u00ebrat e ndryshme mes vete. N\u00eb kontekstin e gjinis\u00eb, k\u00ebto p\u00ebrkufizime p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb dallime midis mashkullit dhe femr\u00ebs. Kur shqyrtohet marr\u00ebdh\u00ebnia e njer\u00ebzimit me mjedisin, ekziston nj\u00eb binar i ngjash\u00ebm ku krijimet e b\u00ebra nga njeriu konsiderohen krejt\u00ebsisht t\u00eb ndara nga mjedisi.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrkufizimet binare na sjellin tek dualizmi opozitar, ku nj\u00ebra pal\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebrshkruhet si e ndryshme nga tjetra, por si e kund\u00ebrta e saj e plot\u00eb, si\u00e7 p\u00ebrshkruhen \u201cgjinit\u00eb e kund\u00ebrta\u201d. Ekofeminizmi pretendon se nj\u00eb dualiz\u00ebm i ngjash\u00ebm opozitar ekziston n\u00eb p\u00ebrkufizimet konvencionale t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb njer\u00ebzimit me mjedisin. Kur njer\u00ebzit duan t\u00eb zhvillohen m\u00eb tutje, mjediset natyrore shihen ose si pengesa p\u00ebr t&#8217;u kap\u00ebrcyer ose si burime p\u00ebr t&#8217;u shfryt\u00ebzuar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, zhvillimi njer\u00ebzor shihet si i kund\u00ebrt me ruajtjen e mjedisit. P\u00ebr shembull, urbanizimi k\u00ebrkon me doemos humbje mjedisore.<\/p>\n\n\n\n<p>Dualizmi opozitar m\u00eb tutje thellohet nga krijimi i strukturave hierarkike ku kulturat i japin m\u00eb shum\u00eb vler\u00eb dhe fuqi nj\u00ebr\u00ebs an\u00eb t\u00eb binarit. Ekofeminizmi sheh k\u00ebto hierarki n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet gjinore p\u00ebrmes strukturave shoq\u00ebrore patriarkale e n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me mjedisin p\u00ebrmes nj\u00eb pik\u00ebpamjeje antropocentrike ku njer\u00ebzimi \u00ebsht\u00eb m\u00eb i vlefsh\u00ebm se mjedisi dhe t\u00eb gjitha qeniet e tjera t\u00eb gjalla.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb korniz\u00eb ekofeministe i sheh t\u00eb menduarit hierarkik dhe p\u00ebrkufizimet opozitare si arsyetime t\u00eb n\u00ebnshtrimit t\u00eb grave dhe mjedisit. K\u00ebto konstruksione shpesh justifikojn\u00eb aktet e maskulinizuara t\u00eb dhun\u00ebs dhe dominimit ndaj grave, kafsh\u00ebve e bot\u00ebs natyrore. K\u00ebto akte shpesh shprehen p\u00ebrmes normave kulturore mashkullore, si gjuetia, domestikimi dhe eksploatimi.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb ekofeminizmi ishte mjaft i popullarizuar n\u00eb universitete, por kurr\u00eb nuk ishte n\u00eb gjendje t\u00eb dilte p\u00ebrtej rretheve t\u00eb studiuesve\/eve. Teoria u kritikua gjithashtu p\u00ebr t\u00eb metat e saj. Duke marr\u00eb parasysh vet\u00ebm lidhjen midis gruas dhe mjedisit, ekofeminizmi nuk arriti t\u00eb llogaris\u00eb dallimet midis grave si persona t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, q\u00eb mund t\u00eb kuptohen vet\u00ebm p\u00ebrmes kornizave m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse q\u00eb analizojn\u00eb rac\u00ebn ose klas\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vitet 1990 drejt\u00ebsia mjedisore u shfaq si nj\u00eb korniz\u00eb e p\u00ebrdorur nga studiues\/e dhe aktivist\u00eb\/e. Drejt\u00ebsia mjedisore i referohet trajtimit t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve, pavar\u00ebsisht nga identiteti, n\u00eb zhvillimin e zbatimin e ligjeve mjedisore dhe shpesh trajton shqet\u00ebsimet mjedisore me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb, si ndotja dhe siguria ushqimore. Shtrirja e gjer\u00eb e korniz\u00ebs s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb mjedisore p\u00ebrvet\u00ebsoi at\u00eb q\u00eb ekofeminizmi nuk mundi dhe k\u00ebshtu u b\u00eb mjeti kryesor p\u00ebr nj\u00eb brez t\u00eb ri aktivist\u00ebsh\/esh t\u00eb mjedisit.<\/p>\n\n\n\n<p>Por pavar\u00ebsisht sukseseve t\u00eb l\u00ebvizjes p\u00ebr drejt\u00ebsi mjedisore, profili i saj i gjer\u00eb n\u00ebnkupton se gjinia rrall\u00eb trajtohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb specifike si \u00e7el\u00ebs p\u00ebr t\u00eb kuptuar kriz\u00ebn klimatike dhe m\u00ebnyr\u00ebn e zgjidhjes s\u00eb kriz\u00ebs. Theksimi dhe p\u00ebrmir\u00ebsimi i pabarazive gjinore n\u00eb qasjen e grave n\u00eb kujdes sh\u00ebndet\u00ebsor, arsim dhe burime mb\u00ebshtet\u00ebse kan\u00eb ndikim t\u00eb matsh\u00ebm n\u00eb uljen e emetimeve dhe minimizimin e degradimit mjedisor. Studimet gjithashtu tregojn\u00eb se fuqizimi i grave n\u00eb fushat legjislative sjellkar rezultate m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb politik\u00ebb\u00ebrjen mjedisore si dhe nisma m\u00eb koherente n\u00eb bashk\u00ebpunimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar mjedisor. Pavar\u00ebsisht kufizimeve t\u00eb tij, ekofeminizmi siguron nj\u00eb korniz\u00eb q\u00eb trajton jo vet\u00ebm pabarazin\u00eb gjinore, por gjithashtu tregon se cilat stigma sociale duhet t\u00eb largohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb vendet t\u00eb marrin veprime mjedisore m\u00eb t\u00eb fuqishme dhe me m\u00eb ndikim.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Roli i ekofeminizmit n\u00eb fuqizimin e grave<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Kryq\u00ebzimet midis mjedisit dhe \u00e7\u00ebshtjeve sociale jan\u00eb gjithandej edhe pse shpesh anashkalohen. Zgjidhjet e \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb ndikim n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e kushteve n\u00eb tjetr\u00ebn. P\u00ebr shembull, p\u00ebr dekada me radh\u00eb, politikat raciste t\u00eb strehimit n\u00eb Richmond VA t\u00eb SHBA-ve, kufizuan investimet drejt p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb standardeve t\u00eb jetes\u00ebs n\u00eb lagjet e banuara kryesisht nga komunitetet me ngjyr\u00eb. Sot k\u00ebto lagje gjat\u00eb ver\u00ebs mund t\u00eb jen\u00eb deri n\u00eb 8\u00b0C m\u00eb t\u00eb ngrohta se lagjet e banuara kryesisht m\u00eb t\u00eb bardh\u00eb, duke ndikuar negativisht n\u00eb standardet sh\u00ebndet\u00ebsore, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt. Kuptimi i arsyeve strukturore q\u00eb sjellin pabarazi mund t\u00eb hedh\u00eb drit\u00eb mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si mund t\u00eb zgjidhen k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast duke krijuar m\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsira t\u00eb gjelbra urbane dhe duke mbjellur pem\u00eb n\u00eb k\u00ebto lagje me q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar standardet e cil\u00ebsis\u00eb mjedisore dhe sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb d\u00ebshtuarit n\u00eb njohjen e kryq\u00ebzimeve midis ndryshimeve klimatike dhe \u00e7\u00ebshtjeve sociale v\u00ebshtir\u00ebson gjetjen e zgjidhjeve p\u00ebr secil\u00ebn prej tyre. N\u00eb rastin e barazis\u00eb gjinore, fuqizimi i grave p\u00ebrmes iniciativave sociale, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebrmir\u00ebsimi i qasjes n\u00eb kujdes sh\u00ebndet\u00ebsor dhe arsim, ka nj\u00eb ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb uljen e emetimeve duke ulur shkall\u00ebn totale t\u00eb lindshm\u00ebris\u00eb s\u00eb nj\u00eb vendi.<\/p>\n\n\n\n<p>Aktualisht popullsia e bot\u00ebs \u00ebsht\u00eb rreth 7.8 miliard\u00eb. OKB-ja vler\u00ebson se deri n\u00eb vitin 2050 kjo do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb mes 9.4 dhe 10.1 miliard\u00eb. Zgjidhjet n\u00eb fush\u00ebn e ndryshimeve klimatike jan\u00eb t\u00eb lidhura me popullsin\u00eb; kur nj\u00eb popullsi rritet, rritet nevoja p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb prodhim t\u00eb ushqimit e energjis\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, me rritjen e popullsis\u00eb n\u00eb vendet n\u00eb zhvillim, rritet edhe kapaciteti i tyre ekonomik, pasi gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb dalin nga varf\u00ebria dhe t\u00eb krijojn\u00eb pasuri.<\/p>\n\n\n\n<p>Rritja e popullsis\u00eb bashk\u00eb me zgjerimin ekonomik n\u00eb vendet n\u00eb zhvillim nuk \u00ebsht\u00eb as e panatyrshme dhe as e pad\u00ebshirueshme, megjith\u00ebse n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pashmangshme do t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb gjurm\u00eb individuale m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb karbonit dhe rritje t\u00eb emetimeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb shteteve. P\u00ebr t\u00eb zbutur ndikimin mjedisor t\u00eb rritjes s\u00eb popullsis\u00eb, shtetet mund t\u00eb ndjekin nisma sociale q\u00eb premtojn\u00eb qasje t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb kujdes sh\u00ebndet\u00ebsor dhe mund\u00ebsi t\u00eb arsimit, pavar\u00ebsisht nga gjinia.<\/p>\n\n\n\n<p>Aty ku grat\u00eb kalojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb vite n\u00eb shkoll\u00eb, normat totale t\u00eb lindshm\u00ebris\u00eb priren t\u00eb bien. Studimet n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn tregojn\u00eb se p\u00ebrmir\u00ebsimi i qasjes n\u00eb arsim u jep grave mund\u00ebsi m\u00eb t\u00eb ndryshme karriere, zgjedhje p\u00ebr t\u00eb shtyer martes\u00ebn dhe rrjedhimisht t\u00eb ken\u00eb m\u00eb pak f\u00ebmij\u00eb e ata q\u00eb i kan\u00eb t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>Faktor\u00ebt kulturor\u00eb, ekonomik\u00eb dhe sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb aktualisht pengojn\u00eb shum\u00eb gra, ve\u00e7an\u00ebrisht vajza t\u00eb reja, nga ndjekja e shkoll\u00ebs. OKB vler\u00ebson se grat\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se dy t\u00eb tretat e popullsis\u00eb analfabete t\u00eb bot\u00ebs dhe se vet\u00ebm 39% e vajzave n\u00eb zonat rurale ndjekin arsimin e mes\u00ebm, krahasuar me 45% t\u00eb djemve.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim social, p\u00ebrmir\u00ebsimi i shkall\u00ebs s\u00eb shkrim-leximit p\u00ebr grat\u00eb sjell p\u00ebrfitime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Ngritja ekonomike dhe rritja e mund\u00ebsive p\u00ebr pun\u00eb mund t&#8217;u japin grave m\u00eb shum\u00eb liri p\u00ebr t\u00eb vendosur se \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e tyre dhe kan\u00eb m\u00eb pak gjasa t\u00eb detyrohen t\u00eb martohen t\u00eb reja. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, me rritjen e nivelit t\u00eb shkrim-leximit tek grat\u00eb, niveli i t\u00eb ardhurave, t\u00eb ushqyerit dhe normat e mbijetes\u00ebs s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve gjithashtu priren t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohen.<\/p>\n\n\n\n<p>Politikat q\u00eb mund t\u00eb arrijn\u00eb k\u00ebto rezultate p\u00ebrfshijn\u00eb zbritjen e \u00e7mimeve t\u00eb shkollimit, leht\u00ebsimin e qasjes n\u00eb kujdes sh\u00ebndet\u00ebsor dhe kontraceptiv\u00eb, uljen e koh\u00ebs dhe p\u00ebrpjekjeve q\u00eb nevojiten p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb shkoll\u00eb p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb dhe duke i b\u00ebr\u00eb shkollat \u200b\u200bhap\u00ebsira m\u00eb t\u00eb sigurta p\u00ebr vajzat e reja n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Iniciativat sociale q\u00eb u mund\u00ebsojn\u00eb vajzave t\u00eb reja qasje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb kujdes sh\u00ebndet\u00ebsor dhe arsim, mund t&#8217;i fuqizojn\u00eb grat\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendimet e tyre mbi karrier\u00ebn dhe jet\u00ebn. Kjo mund t\u00eb ket\u00eb efekte pozitive n\u00eb mjedis duke ulur normat totale t\u00eb lindshm\u00ebris\u00eb me kalimin e koh\u00ebs. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb \u00e7do iniciativ\u00eb sociale q\u00eb trajton normat e lindshm\u00ebris\u00eb ose rolet e grave t\u00eb mos veproj\u00eb si nj\u00eb form\u00eb e kontrollit t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb popullsis\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb \u201cpolitika e nj\u00eb f\u00ebmije\u201d, e cila mund t\u00eb sjell\u00eb pasoja t\u00eb pad\u00ebshiruara dhe t\u00eb r\u00ebnda sociale.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrve\u00e7 ngadal\u00ebsimit t\u00eb rritjes s\u00eb popullsis\u00eb, p\u00ebrmir\u00ebsimi i qasjes s\u00eb grave n\u00eb arsim mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ndikim t\u00eb madh n\u00eb menaxhimin e q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb burimeve n\u00eb ekonomit\u00eb q\u00eb varen nga bujq\u00ebsia. N\u00eb shum\u00eb vende, grat\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr menaxhimin e burimeve natyrore, duke p\u00ebrfshir\u00eb ujin, burimet e karburantit dhe ushqimin. Nj\u00eb studim i vitit 2015 i komuniteteve n\u00eb Himalajet Per\u00ebndimore tregoi se grat\u00eb priren t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr ruajtjen dhe menaxhimin e kapitalit natyror kritik, duke p\u00ebrfshir\u00eb pyjet, ligatinat, kafsh\u00ebt e egra dhe fushat bujq\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb furnizuar nevojat baz\u00eb p\u00ebr familjet e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb faktor tjet\u00ebr i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t&#8217;u marr\u00eb parasysh \u00ebsht\u00eb se barrierat kulturore n\u00eb shum\u00eb pjes\u00eb t\u00eb bot\u00ebs aktualisht i pengojn\u00eb grat\u00eb t\u00eb zot\u00ebrojn\u00eb tok\u00ebn e tyre dhe t\u00eb marrin kredi ose sigurime. N\u00eb nivel global, vet\u00ebm 13.8% e pronar\u00ebve\/eve t\u00eb tokave bujq\u00ebsore jan\u00eb gra, pavar\u00ebsisht se 38.7% e grave t\u00eb pun\u00ebsuara punojn\u00eb n\u00eb bujq\u00ebsi, pylltari dhe peshkim.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto pengesa, s\u00eb bashku me rolet e grave si menaxhere t\u00eb tok\u00ebs dhe munges\u00ebn e qasjes n\u00eb arsim, i b\u00ebjn\u00eb efektet e ndryshimeve klimatike, humbjes s\u00eb burimeve dhe d\u00ebshtimeve bujq\u00ebsore duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb prekshme dhe t\u00eb rrezikshme p\u00ebr grat\u00eb sesa p\u00ebr burrat. N\u00eb situata t\u00eb varf\u00ebris\u00eb dhe munges\u00ebs s\u00eb burimeve, grat\u00eb priren t\u00eb mbajn\u00eb barr\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se homolog\u00ebt e tyre burra. Nj\u00eb studim i vitit 2020 tregon se si rolet tradicionale gjinore intensifikohen dhe dhuna me baz\u00eb gjinore rritet kur ndryshimet klimatike varf\u00ebrojn\u00eb burimet natyrore dhe sh\u00ebrbimet ekologjike.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto pabarazi krijojn\u00eb at\u00eb q\u00eb quhet \u201chendek gjinor bujq\u00ebsor\u201d. P\u00ebr shkak t\u00eb kufizimeve kulturore dhe ekonomike, nga e nj\u00ebjta madh\u00ebsi toke, grat\u00eb priren t\u00eb prodhojn\u00eb m\u00eb pak n\u00eb krahasim me burrat dhe detyrohen t\u00eb futen n\u00eb kurth t\u00eb produktivitetit t\u00eb ul\u00ebt. Kjo \u00e7on n\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb panevojshme p\u00ebr zhvillim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb tok\u00ebs dhe shpyll\u00ebzim. N\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, n\u00ebse grat\u00eb fermere do t\u00eb kishin t\u00eb nj\u00ebjtat t\u00eb drejta ekonomike dhe ligjore si burrat, rendimentet globale t\u00eb t\u00eb korrave mund t\u00eb rriteshin deri n\u00eb 30%, duke e b\u00ebr\u00eb prodhimin bujq\u00ebsor m\u00eb efikas dhe duke kufizuar humbjet e m\u00ebtejshme mjedisore. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, mbyllja e hendekut gjinor bujq\u00ebsor mund t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb nga uria deri n\u00eb 150 milion\u00eb njer\u00ebz n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Hendeku gjinor bujq\u00ebsor sh\u00ebrben si shembull se si iniciativat sociale mund t\u00eb japin rezultate pozitive mjedisore. Sigurimi i qasjes m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb arsim dhe kujdes sh\u00ebndet\u00ebsor cil\u00ebsor, rrjedhimisht fuqizimi i grave p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb vendimmarr\u00ebse m\u00eb aktive n\u00eb komunitetet e tyre, mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shtytje unike efektive n\u00eb rritjen dhe zhvillimin ekonomik.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>R\u00ebnd\u00ebsia e grave n\u00eb politik\u00ebb\u00ebrjen mjedisore<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb thelb\u00ebsore q\u00eb ligjv\u00ebn\u00ebsit\/et t\u00eb kuptojn\u00eb se si \u00e7\u00ebshtjet sociale jan\u00eb t\u00eb lidhura me ndikimet n\u00eb mjedis. Ndryshimet klimatike nuk i prekin njer\u00ebzit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb dhe politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsit\/et duhet t\u00eb kuptojn\u00eb se si t&#8217;i luftojn\u00eb k\u00ebto pabarazi me legjislacion klimatik q\u00eb nxit drejt\u00ebsin\u00eb socio-ekonomike nj\u00ebkoh\u00ebsisht duke trajtuar kriz\u00ebn klimatike.<\/p>\n\n\n\n<p>Ashtu si n\u00eb shum\u00eb sfera politike dhe vendimmarr\u00ebse, grat\u00eb jan\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb alarmante t\u00eb n\u00ebnp\u00ebrfaq\u00ebsuara n\u00eb politik\u00ebb\u00ebrjen globale mjedisore. Grat\u00eb mbajn\u00eb vet\u00ebm 12% t\u00eb posteve t\u00eb larta ministrore komb\u00ebtare n\u00eb sektor\u00ebt e mjedisit n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. E kombinuar me munges\u00ebn e p\u00ebrgjegj\u00ebsive vendimmarr\u00ebse q\u00eb u jepen grave n\u00eb komunitetet lokale, z\u00ebri i politik\u00ebb\u00ebrjes mjedisore ka qen\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb disproporcionale mashkullor.<\/p>\n\n\n\n<p>Fuqizimi i grave nuk duhet t\u00eb ndalet tek sigurimi i qasjes n\u00eb arsim dhe kujdes sh\u00ebndet\u00ebsor. Grave u duhet d\u00ebgjuar z\u00ebri n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet dhe t\u00eb marrin pjes\u00eb aktive n\u00eb politik\u00ebb\u00ebrjen mjedisore. Kur kjo t\u00eb ndodh\u00eb, ka prirje t\u00eb arrihet n\u00eb rezultate m\u00eb efektive t\u00eb politikave mjedisore.<\/p>\n\n\n\n<p>Grat\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb investuara n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet sociale, duke p\u00ebrfshir\u00eb arsimin, kujdesin sh\u00ebndet\u00ebsor dhe ndikimet mjedisore. Hulumtimet tregojn\u00eb gjithashtu se grat\u00eb q\u00eb mbajn\u00eb nj\u00eb post publik priren t&#8217;i japin p\u00ebrpar\u00ebsi zgjidhjes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb prekshme q\u00eb prekin drejtp\u00ebrdrejt grat\u00eb, familjet dhe f\u00ebmij\u00ebt. Duke qen\u00eb se grat\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebt jan\u00eb t\u00eb prekur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb disproporcionale nga ndryshimet klimatike, grat\u00eb n\u00eb politik\u00eb kan\u00eb treguar se jan\u00eb m\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijshme p\u00ebr ndikimet mjedisore dhe kan\u00eb integruar zgjidhjet p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb axhendat e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Grat\u00eb n\u00eb role vendimmarr\u00ebse gjithashtu kan\u00eb treguar prirje m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr mbrojtjen e burimeve natyrore. Nj\u00eb p\u00ebrmbledhje e politikave t\u00eb vitit 2015 katalogonte pjes\u00ebmarrjen e grave n\u00eb politik\u00ebb\u00ebrjen lokale dhe komb\u00ebtare mjedisore n\u00eb El Salvador, Kili dhe Vietnam. Raporti zbuloi se grat\u00eb jan\u00eb shpesh n\u00eb pozita m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr t\u00eb aplikuar njohurit\u00eb lokale ndaj p\u00ebrgjigjeve klimatike dhe priren t&#8217;i japin p\u00ebrpar\u00ebsi ruajtjes s\u00eb burimeve natyrore.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrve\u00e7 predispozicionit p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime n\u00eb lidhje me mbrojtjen e mjedisit n\u00eb nivel lokal, grat\u00eb vendimmarr\u00ebse kan\u00eb d\u00ebshmuar gjithashtu se jan\u00eb negociatore m\u00eb t\u00eb mira dhe kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb gjasa t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb n\u00eb paktet nd\u00ebrkomb\u00ebtare mjedisore. Nj\u00eb studim i vitit 2005 zbuloi se vendet me nj\u00eb p\u00ebrqindje m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb grave n\u00eb qeveri kishin m\u00eb shum\u00eb gjasa t\u00eb ratifikonin traktatet nd\u00ebrkomb\u00ebtare mjedisore. Studimi zbuloi gjithashtu se grat\u00eb n\u00eb politik\u00eb kishin duksh\u00ebm m\u00eb pak gjasa t\u00eb impononin rreziqe mjedisore dhe sh\u00ebndet\u00ebsore ndaj t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Ka nj\u00eb num\u00ebr n\u00eb rritje studimesh dhe raportesh n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn q\u00eb tregojn\u00eb se si grat\u00eb priren t&#8217;i japin p\u00ebrpar\u00ebsi mbrojtjes s\u00eb mjedisit dhe veprimit aktiv klimatik. Nj\u00eb studim australian i vitit 2014 zbuloi se grat\u00eb priren ta konsiderojn\u00eb ambientalizmin nj\u00eb pjes\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb identitetit t\u00eb tyre personal sesa burrat. Nj\u00eb studim i pronar\u00ebve\/eve t\u00eb sht\u00ebpive amerikane pohoi se grat\u00eb shpesh jan\u00eb m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjshme p\u00ebr gjurm\u00ebt mjedisore t\u00eb produkteve q\u00eb konsumojn\u00eb. Nj\u00eb rishikim i hulumtimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb midis 1988 dhe 1998 arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se grat\u00eb kan\u00eb q\u00ebndrime dhe sjellje mjedisore m\u00eb t\u00eb forta se burrat, pavar\u00ebsisht nga mosha ose vendi i origjin\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb studim i vitit 2021 analizoi demografin\u00eb e aktivist\u00ebve\/eve mjedisor\u00eb duke anketuar 367 persona n\u00eb 66 vende. Studimi arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se brezi m\u00eb i ri i aktivist\u00ebve\/eve klimatike jan\u00eb gra. Nga t\u00eb anketuarit\/at e studimit q\u00eb ishin mbi 65 vje\u00e7, vet\u00ebm nj\u00eb e kat\u00ebrta ishin gra. Nga t\u00eb anketuarit\/at n\u00ebn 25 vje\u00e7, dy t\u00eb tretat ishin gra. Ky trend pasqyron nj\u00eb zhvendosje demografike t\u00eb aktivizmit klimatik. Brezi m\u00eb i ri i aktivist\u00ebve\/eve klimatik priret t\u00eb jet\u00eb i mbushur me t\u00eb rinj\u00eb, gra dhe persona me arsim t\u00eb lart\u00eb. Vendet e zhvilluara dhe ato n\u00eb zhvillim duhet t&#8217;i shfryt\u00ebzojn\u00eb k\u00ebto tendenca dhe t&#8217;i fuqizojn\u00eb vajzat e reja p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb udh\u00ebheq\u00ebse politike n\u00eb l\u00ebvizjen klimatike.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Rishikim i Ekofeminizmit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>L\u00ebvizja ekofeministe u p\u00ebrpoq t\u00eb p\u00ebrcaktonte se si p\u00ebrkufizimet binare dhe strukturat hierarkike p\u00ebrcaktojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet gjinore dhe marr\u00ebdh\u00ebniet e njer\u00ebzimit me mjedisin. Ndoshta teoria ishte shum\u00eb p\u00ebrpara koh\u00ebs s\u00eb saj, pasi ndikimet joproporcionale t\u00eb ndryshimeve klimatike tek grat\u00eb ende nuk mund t\u00eb vizualizoheshin.<\/p>\n\n\n\n<p>Grat\u00eb kan\u00eb 14 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb gjasa t\u00eb vdesin nga nj\u00eb fatkeq\u00ebsi klimatike sesa burrat si dhe vuajn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb disproporcionale nga shterimi i burimeve dhe varf\u00ebria q\u00eb p\u00ebson. K\u00ebto ndikime shkaktohen nga rolet tradicionale gjinore q\u00eb kufizojn\u00eb mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr grat\u00eb e mungesa e qasjes n\u00eb arsim dhe sh\u00ebrbime t\u00eb kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor vet\u00ebm sa e p\u00ebrkeq\u00ebsojn\u00eb gjendjen.<\/p>\n\n\n\n<p>Teksa qasjet moderne si drejt\u00ebsia mjedisore jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb gjer\u00ebsisht se si ndryshimet klimatike prekin njer\u00ebz t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme, marr\u00ebdh\u00ebnia midis mjedisit dhe gjinis\u00eb mund t\u00eb hedh\u00eb drit\u00eb mbi zgjidhje shum\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb dyja \u00e7\u00ebshtjet dhe duhet t\u00eb trajtohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb specifike nga politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsit\/et. Kuptimi i lidhjes midis mjedisit dhe gjinis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb ndikimit joproporcional gjinor t\u00eb ndryshimeve klimatike, por edhe p\u00ebr shkak t\u00eb zgjidhjeve t\u00eb mundshme mjedisore q\u00eb mund t\u00eb shfaqen kur fuqizohen grat\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrve\u00e7 arsimit shtetet duhet t&#8217;u ofrojn\u00eb grave burimet e nevojshme p\u00ebr t\u00eb financuar ambiciet e tyre. Mikrofinancimi, nj\u00eb lloj sh\u00ebrbimi financiar ose kreditues q\u00eb synon drejtp\u00ebrdrejt individ\u00ebt dhe firmat e vogla q\u00eb p\u00ebrndryshe nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb ken\u00eb qasje n\u00eb sh\u00ebrbimet bankare tradicionale, ka rezultuar ve\u00e7an\u00ebrisht i suksessh\u00ebm n\u00eb fuqizimin e grave n\u00eb zonat rurale. Mikrofinancimi mund t\u00eb ofrohet nga komunitetet lokale, qeverit\u00eb, OJQ-t\u00eb ose nga institucione t\u00eb specializuara mikrofinanciare.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke fuqizuar grat\u00eb dhe duke u dh\u00ebn\u00eb atyre qasje t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbimet thelb\u00ebsore, vendet mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb ekonomit\u00eb e tyre, t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb efikasitetin e prodhimit t\u00eb tyre ekonomik e material dhe t\u00eb ulin emetimet e tyre ndjesh\u00ebm. Fuqizimi i grave p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb aktive n\u00eb politik\u00ebb\u00ebrjen mjedisore n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet mund\u00ebson gjithashtu nj\u00eb z\u00eb politik m\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuar dhe proporcional.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb korniz\u00eb si ekofeminizmi mund t\u00eb shtyej\u00eb p\u00ebrpara t\u00eb njohurit se si \u00e7\u00ebshtjet sociale dhe mjedisi jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrthurura dhe se si zgjidhjet n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn fush\u00eb mund t\u00eb ndikojn\u00eb pozitivisht n\u00eb tjetr\u00ebn. Aty ku kryq\u00ebzohen pabarazit\u00eb sociale dhe ndryshimet klimatike, shpesh gjenden rezolutat dhe masat politike m\u00eb me ndikim. T\u00eb diturit se ku ndodhen k\u00ebto kryq\u00ebzime dhe gjetja e m\u00ebnyrave p\u00ebr t&#8217;iu p\u00ebrgjigjur atyre \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore n\u00eb sigurimin e q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb barabart\u00eb dhe n\u00eb kuptimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb njer\u00ebzimit me mjedisin.<br><br><strong>Shkrimin origjinal mund ta gjeni <a href=\"https:\/\/earth.org\/ecofeminism\/\">k\u00ebtu<\/a><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>P\u00ebrktheu: <\/strong>Riola Morina<\/p>\n\n\n\n<p><strong>___________________________________________________________<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ky artikull mb\u00ebshtetet nga qeveria gjermane dhe zbatohet p\u00ebrmes Deutsche Gesellschaft f\u00fcr Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Forumit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Grat\u00eb, Paqen dhe Sigurin\u00eb 2024 &#8211; \u201cSkema e Mb\u00ebshtetjes s\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb Civile (CSS)\u201d organizuar nga Zyra e President\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Pik\u00ebpamjet dhe mendimet e shprehura n\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull jan\u00eb t\u00eb autorit. Ato nuk synojn\u00eb t\u00eb pasqyrojn\u00eb opinionet apo pik\u00ebpamjet e GIZ-it dhe Zyr\u00ebs s\u00eb President\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"featured_media":10049,"template":"","class_list":["post-10047","lexo-post","type-lexo-post","status-publish","has-post-thumbnail","hentry"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v23.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Ekofeminizmi: Aty ku gjinia dhe ndryshimet klimatike nd\u00ebrthuren - QIKA<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/ekofeminizmi-aty-ku-gjinia-dhe-ndryshimet-klimatike-nderthuren\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Ekofeminizmi: Aty ku gjinia dhe ndryshimet klimatike nd\u00ebrthuren - QIKA\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Fuqizimi i grave renditet si nj\u00eb nd\u00ebr masat m\u00eb thelb\u00ebsore q\u00eb qeverit\u00eb mund t\u00eb marrin p\u00ebr t\u00eb zbutur kriz\u00ebn klimatike. Edukimi dhe fuqizimi i grave mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ndikim t\u00eb matsh\u00ebm n\u00eb uljen e emetimeve dhe p\u00ebrfshirja aktive e grave n\u00eb diskutimet mbi politikat klimatike shpesh mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb rezultate me m\u00eb shum\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/ekofeminizmi-aty-ku-gjinia-dhe-ndryshimet-klimatike-nderthuren\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"QIKA\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2024-10-04T12:22:24+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/patriarchy-not-the-planet.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"930\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"488\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"18 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/ekofeminizmi-aty-ku-gjinia-dhe-ndryshimet-klimatike-nderthuren\/\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/ekofeminizmi-aty-ku-gjinia-dhe-ndryshimet-klimatike-nderthuren\/\",\"name\":\"Ekofeminizmi: Aty ku gjinia dhe ndryshimet klimatike nd\u00ebrthuren - QIKA\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/ekofeminizmi-aty-ku-gjinia-dhe-ndryshimet-klimatike-nderthuren\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/ekofeminizmi-aty-ku-gjinia-dhe-ndryshimet-klimatike-nderthuren\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/patriarchy-not-the-planet.jpg\",\"datePublished\":\"2024-10-04T12:22:22+00:00\",\"dateModified\":\"2024-10-04T12:22:24+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/ekofeminizmi-aty-ku-gjinia-dhe-ndryshimet-klimatike-nderthuren\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/ekofeminizmi-aty-ku-gjinia-dhe-ndryshimet-klimatike-nderthuren\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/ekofeminizmi-aty-ku-gjinia-dhe-ndryshimet-klimatike-nderthuren\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/patriarchy-not-the-planet.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/patriarchy-not-the-planet.jpg\",\"width\":930,\"height\":488},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/ekofeminizmi-aty-ku-gjinia-dhe-ndryshimet-klimatike-nderthuren\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/qika.org\/en\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Ekofeminizmi: Aty ku gjinia dhe ndryshimet klimatike nd\u00ebrthuren\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/\",\"name\":\"QIKA\",\"description\":\"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Ekofeminizmi: Aty ku gjinia dhe ndryshimet klimatike nd\u00ebrthuren - QIKA","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/ekofeminizmi-aty-ku-gjinia-dhe-ndryshimet-klimatike-nderthuren\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Ekofeminizmi: Aty ku gjinia dhe ndryshimet klimatike nd\u00ebrthuren - QIKA","og_description":"Fuqizimi i grave renditet si nj\u00eb nd\u00ebr masat m\u00eb thelb\u00ebsore q\u00eb qeverit\u00eb mund t\u00eb marrin p\u00ebr t\u00eb zbutur kriz\u00ebn klimatike. Edukimi dhe fuqizimi i grave mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ndikim t\u00eb matsh\u00ebm n\u00eb uljen e emetimeve dhe p\u00ebrfshirja aktive e grave n\u00eb diskutimet mbi politikat klimatike shpesh mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb rezultate me m\u00eb shum\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/ekofeminizmi-aty-ku-gjinia-dhe-ndryshimet-klimatike-nderthuren\/","og_site_name":"QIKA","article_modified_time":"2024-10-04T12:22:24+00:00","og_image":[{"width":930,"height":488,"url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/patriarchy-not-the-planet.jpg","type":"image\/jpeg"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Est. reading time":"18 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/ekofeminizmi-aty-ku-gjinia-dhe-ndryshimet-klimatike-nderthuren\/","url":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/ekofeminizmi-aty-ku-gjinia-dhe-ndryshimet-klimatike-nderthuren\/","name":"Ekofeminizmi: Aty ku gjinia dhe ndryshimet klimatike nd\u00ebrthuren - QIKA","isPartOf":{"@id":"https:\/\/qika.org\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/ekofeminizmi-aty-ku-gjinia-dhe-ndryshimet-klimatike-nderthuren\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/ekofeminizmi-aty-ku-gjinia-dhe-ndryshimet-klimatike-nderthuren\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/patriarchy-not-the-planet.jpg","datePublished":"2024-10-04T12:22:22+00:00","dateModified":"2024-10-04T12:22:24+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/ekofeminizmi-aty-ku-gjinia-dhe-ndryshimet-klimatike-nderthuren\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/qika.org\/lexo-post\/ekofeminizmi-aty-ku-gjinia-dhe-ndryshimet-klimatike-nderthuren\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/ekofeminizmi-aty-ku-gjinia-dhe-ndryshimet-klimatike-nderthuren\/#primaryimage","url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/patriarchy-not-the-planet.jpg","contentUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/patriarchy-not-the-planet.jpg","width":930,"height":488},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/ekofeminizmi-aty-ku-gjinia-dhe-ndryshimet-klimatike-nderthuren\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/qika.org\/en\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Ekofeminizmi: Aty ku gjinia dhe ndryshimet klimatike nd\u00ebrthuren"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/qika.org\/#website","url":"https:\/\/qika.org\/","name":"QIKA","description":"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/lexo-post\/10047","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/lexo-post"}],"about":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/lexo-post"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10049"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10047"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}