{"id":10388,"date":"2024-12-11T13:45:51","date_gmt":"2024-12-11T12:45:51","guid":{"rendered":"https:\/\/qika.org\/?post_type=lexo-post&#038;p=10388"},"modified":"2024-12-11T13:45:52","modified_gmt":"2024-12-11T12:45:52","slug":"une-dhe-menopauza-ime","status":"publish","type":"lexo-post","link":"https:\/\/qika.org\/en\/lexo-post\/une-dhe-menopauza-ime\/","title":{"rendered":"\u201cUn\u00eb dhe menopauza ime\u201d"},"content":{"rendered":"\n<p>Miliona gra jan\u00eb zhg\u00ebnjyer nga mungesa e mb\u00ebshtetjes gjat\u00eb dhe pas menopauz\u00ebs. Ne u k\u00ebrkuam gjasht\u00eb grave, nga Brazili n\u00eb Bangladesh, t\u00eb ndajn\u00eb historit\u00eb e tyre t\u00eb luftimit t\u00eb stigm\u00ebs, trajtimin e simptomave dhe mb\u00ebshtetjen nga t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb revolucion po nxitet nga grat\u00eb n\u00eb Afrik\u00eb. T\u00eb lodhura nga stigmatizimi i menopauz\u00ebs dhe t\u00eb frustruara nga mungesa e informacionit dhe mungesa e qasjes n\u00eb ndihm\u00eb profesionale, ato po flasin, po krijojn\u00eb grupe mb\u00ebshtet\u00ebse, po organizojn\u00eb trajnime n\u00eb vendet e pun\u00ebs dhe madje po e ngren\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje deri n\u00eb parlament.<\/p>\n\n\n\n<p>Diskutime t\u00eb ngjashme kan\u00eb nisur edhe n\u00eb Azi dhe Amerik\u00ebn Latine, ku grat\u00eb teksa po rriten n\u00eb mosh\u00eb po sfidojn\u00eb pik\u00ebpamjet tradicionale. Lobo nga Rio de Janeiro tha: \u201cMenopauza \u00ebsht\u00eb nj\u00eb etiket\u00eb q\u00eb thot\u00eb se je e vjet\u00ebr dhe kjo \u00ebsht\u00eb si vdekja p\u00ebr nj\u00eb grua braziliane, por gjetja e nj\u00eb rrjeti mb\u00ebshtet\u00ebs n\u00eb internet q\u00eb flasin hapur p\u00ebr p\u00ebrvojat e tyre ka qen\u00eb nj\u00eb ndihm\u00eb e madhe\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nivel global, numri i grave q\u00eb kalojn\u00eb menopauz\u00ebn po rritet. N\u00eb vitin 2021, grat\u00eb e moshave mbi 50 vje\u00e7 p\u00ebrb\u00ebnin 26% t\u00eb t\u00eb gjitha grave dhe vajzave n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, nga 22% &nbsp;sa ishin 10 vjet m\u00eb par\u00eb. Megjithat\u00eb, pak prej tyre kan\u00eb qasje n\u00eb k\u00ebshillat ose kujdesin q\u00eb duan dhe p\u00ebr t\u00eb cilat kan\u00eb nevoj\u00eb. Ne u k\u00ebrkuam gjasht\u00eb grave q\u00eb t\u00eb ndajn\u00eb p\u00ebrvojat e tyre dhe ndryshimet q\u00eb do t\u00eb donin t\u00eb shihnin.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Brazil<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb etiket\u00eb q\u00eb thot\u00eb se je e vjet\u00ebr dhe kjo \u00ebsht\u00eb si vdekja p\u00ebr nj\u00eb grua braziliane\u201d<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Kika Lobo, 59 vje\u00e7, Rio de Zhaneiro<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr Ana Cristina Kika Lobo, menopauza ka qen\u00eb si nj\u00eb tunel i gjat\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilin askush nuk t\u00eb thot\u00eb asgj\u00eb. Tani 59 vje\u00e7, ajo kishte p\u00ebrjetuar menopauz\u00ebn n\u00eb mosh\u00ebn 47 vje\u00e7are pasi u trajtua p\u00ebr kancer endometrial. Kanceri i saj tani \u00ebsht\u00eb duke u zhdukur, por ajo ende vuan nga simptomat e menopauz\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Simptomat q\u00eb e mundojn\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti jan\u00eb t\u00eb nxehtit, djersitjet gjat\u00eb nat\u00ebs, t\u00eb dridhurat, that\u00ebsia vaginale, kruajtjet, si dhe humbja e libidos. Por ka edhe t\u00eb tjera, ve\u00e7an\u00ebrisht mjegulla e trurit, nervozizmi, lodhja dhe shtimi n\u00eb pesh\u00eb. \u201cA doni t\u00eb dini di\u00e7ka tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn askush nuk ju paralajm\u00ebron? Mjekrra! Do t\u2019ju rritet nj\u00eb qime k\u00ebtu, nj\u00eb qime atje\u201d, thot\u00eb Lobo.<\/p>\n\n\n\n<p>Terapia e z\u00ebvend\u00ebsimit t\u00eb hormoneve (HRT) \u00ebsht\u00eb e disponueshme n\u00eb Brazil, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe sistemin e sh\u00ebndetit publik Sistema \u00danico de Sa\u00fade, por Lobo \u00ebsht\u00eb rekomanduar t\u00eb mos e p\u00ebrdor p\u00ebr shkak t\u00eb historis\u00eb s\u00eb saj me kancerin. Ajo ka provuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb trajtimesh t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar shqet\u00ebsimet e saj, duke p\u00ebrfshir\u00eb terapin\u00eb e shtrenjt\u00eb t\u00eb lazerit vaginal, si dhe n\u00eb baza ditore mb\u00ebshtetet n\u00eb ushtrimet e rregullta dhe her\u00eb pas here trajtohet me antidepresiant\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe pse Lobo mendon se debati mbi menopauz\u00ebn ka p\u00ebrparuar q\u00eb kur ajo p\u00ebrjetoi k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb saj, thot\u00eb se kjo tem\u00eb mbetet kryesisht tabu n\u00eb Brazil. \u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb etiket\u00eb q\u00eb thot\u00eb se je e vjet\u00ebr dhe kjo \u00ebsht\u00eb si vdekja p\u00ebr nj\u00eb grua braziliane,\u201d thot\u00eb ajo, duke shtuar se kjo \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb Rio, nj\u00eb qytet i fiksuar pas paraqitjes dhe m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb jetes\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Lobo flet me dy vajzat rreth t\u00eb nj\u00ebzetave dhe partnerin e saj p\u00ebr menopauz\u00ebn, por ata nuk jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb hapur. Shoqet e saj duan t&#8217;i japin fund tem\u00ebs. Edhe t\u00eb flas\u00ebsh me profesionist\u00eb mjek\u00ebsor\u00eb \u00ebsht\u00eb sfid\u00eb, sipas p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb saj. \u201c\u00c7\u00ebshtja e menopauz\u00ebs nuk diskutohet as me mjekun derisa ne e hapim vet\u00eb tem\u00ebn\u201d, tha ajo.<\/p>\n\n\n\n<p>Lobo ka themeluar nj\u00eb rrjet mb\u00ebshtet\u00ebs n\u00eb rrjetet sociale. \u201cInfluencer\u00ebt n\u00eb internet luajn\u00eb nj\u00eb rol shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb ofrimin e informacionit\u201d, thot\u00eb ajo. Ajo ndjek nj\u00eb num\u00ebr influencuer\u00ebsh n\u00eb internet, si S\u00e2mara Irum\u00e9 dhe No Pausa, dhe p\u00ebrdor llogarin\u00eb e saj n\u00eb Instagram p\u00ebr t\u00eb postuar p\u00ebrvoj\u00ebn e saj. \u201cNe duhet ta shnd\u00ebrrojm\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb nj\u00eb diskutim t\u00eb madh e t\u00eb hapur\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Sudani Jugor<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u201cGrat\u00eb supozohet t\u00eb lindin f\u00ebmij\u00eb derisa t\u00eb vdesin\u201d<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Lucia Valentino Roman, 48 vje\u00e7, Juba<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vitin 2013, kur Lucia Valentino Roman filloi t\u00eb mos kishte m\u00eb menstruacione, ajo mendoi se mund t\u00eb ishte shtatz\u00ebn\u00eb. \u201cIsha vet\u00ebm 38 vje\u00e7e\u201d, kujton n\u00ebna e pes\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, e cila nuk donte m\u00eb f\u00ebmij\u00eb dhe po fliste burrin e saj lidhur me planifikimin familjar dhe kontraceptiv\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb vizit\u00eb te mjeku zbuloi se ajo po p\u00ebrjetonte menopauz\u00eb t\u00eb hershme. \u201cDoktori tha se mund t\u00eb ishte shkaktuar nga mungesa e aktivitetit seksual,\u201d kujton ajo, pasi burri i saj nuk ishte n\u00eb sht\u00ebpi shumic\u00ebn e koh\u00ebs. \u201cDoktori m\u00eb ngush\u00ebllonte me faktin se tashm\u00eb kisha pes\u00eb f\u00ebmij\u00eb dhe fajin ia vuri burrit tim\u201d, thot\u00eb ajo duke qeshur.<\/p>\n\n\n\n<p>Pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb pasur m\u00eb shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb nuk e m\u00ebrziti Roman-in, pasi ajo tashm\u00eb ishte dakorduar me burrin e saj se pes\u00eb ishin mjaftuesh\u00ebm. Por shpejt simptomat e menopauz\u00ebs u b\u00ebn\u00eb shum\u00eb t\u00eb bezdisshme, si t\u00eb nxehtit &#8211; t\u00eb cilin ajo e p\u00ebrjeton ende edhe pas 10 vitesh, ashtu dhe shtimi n\u00eb pesh\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo gjithashtu humbi interesimin p\u00ebr jet\u00ebn e saj sociale. \u201cUn\u00eb u izolova,\u201d kujton ajo. \u201cDikur prisja shum\u00eb miq n\u00eb sht\u00ebpi, por pasi hyra n\u00eb menopauz\u00eb, preferoja t\u00eb rrija vet\u00ebm, t\u00eb lexoja Bibl\u00ebn dhe t\u00eb shikoja televizorin.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Duke punuar si zyrtare e sh\u00ebndetit riprodhues n\u00eb Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb t\u00eb Sudanit Jugor me komunitete anemban\u00eb vendit, Roman ka m\u00ebsuar shum\u00eb p\u00ebr q\u00ebndrimet e Sudanit Jugor ndaj seksualitetit dhe menopauz\u00ebs. \u201cP\u00ebr grat\u00eb n\u00eb shum\u00eb komunitete, t\u00eb mos ken\u00eb m\u00eb menstruacione dhe t\u00eb mos mbeteni shtatz\u00ebn\u00eb nd\u00ebrsa jeni ende e re \u00ebsht\u00eb turp i madh\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cGrat\u00eb supozohet t\u00eb lindin f\u00ebmij\u00eb derisa t\u00eb vdesin; familjet e burrave t\u00eb tyre besojn\u00eb se ata kan\u00eb paguar lop\u00eb p\u00ebr t\u2019u martuar me ta ashtu q\u00eb t\u00eb ken\u00eb 10 apo 12 f\u00ebmij\u00eb\u201d thot\u00eb ajo, duke kujtuar historit\u00eb e burrave q\u00eb akuzonin grat\u00eb e tyre p\u00ebr p\u00ebrdorimin t\u00eb fsheht\u00eb t\u00eb kontraceptiv\u00ebve, ose i akuzonin se ishin t\u00eb mallkuara.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cN\u00eb Sudanin Jugor njer\u00ebzit nuk din\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr menopauz\u00ebn e hershme\u201d, thot\u00eb Roman. N\u00eb zonat rurale n\u00eb ve\u00e7anti, grat\u00eb priren t\u00eb injorojn\u00eb simptomat. Nd\u00ebrsa tek grat\u00eb n\u00eb kryeqytetin Juba nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi \u00ebsht\u00eb pak m\u00eb i lart\u00eb p\u00ebr shkak se mund t\u00eb qasen m\u00eb leht\u00eb tek mjek\u00ebt specialist\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vitin 2016, burri i Roman-it, i cili punonte si shofer p\u00ebr nj\u00eb organizat\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, vdiq n\u00eb nj\u00eb incident t\u00eb dhunsh\u00ebm n\u00eb veri t\u00eb vendit. \u2018Trash\u00ebgimi i gruas\u2019 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb e zakonshme n\u00eb Sudanin Jugor, e cila p\u00ebrfshir\u00eb grupin etnik t\u00eb burrit t\u00eb ndjer\u00eb. Prandaj, Roman mund t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb gruaja e nj\u00eb v\u00ebllai ose nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrmi tjet\u00ebr burr\u00eb t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj pas vdekjes s\u00eb tij. Menopauza ndihmoi n\u00eb shmangien e k\u00ebsaj situate. \u201cUn\u00eb u tregova se nuk mund t\u00eb kem m\u00eb f\u00ebmij\u00eb dhe ata m\u00eb braktis\u00ebn\u201d tha ajo.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo u b\u00ebn thirrje grave sudaneze t\u00eb jugut q\u00eb t\u00eb vizitojn\u00eb mjekun sapo t\u00eb shohin ndonj\u00eb ndryshim n\u00eb menstruacionet e tyre dhe t\u00eb turp\u00ebrohen q\u00eb t\u2019u tregojn\u00eb burrave t\u00eb tyre p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cMos kini frik\u00eb nga menopauza, mos u zhg\u00ebnjeni\u201d, thot\u00eb Roman. \u201cDuhet ta pranoni at\u00eb.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Ekuador<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u2018Val\u00ebt e nxeht\u00ebsis\u00eb quhen bochornos, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb siklet n\u00eb spanjisht\u2019<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Albeley Rodr\u00edguez Bencomo, 51 vje\u00e7, Quito<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Simptomat e menopauz\u00ebs s\u00eb saj jan\u00eb n\u00ebn kontroll, t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr momentin. Pas k\u00ebshillave nga miqt\u00eb e saj, vendimi i Albeley Rodr\u00edguez Bencomo p\u00ebr Vitin e Ri ishte q\u00eb t\u00eb ushqehej m\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb ishte m\u00eb aktive. Ajo hoqi dor\u00eb nga \u00ebmb\u00eblsirat dhe filloi t\u00eb shkonte n\u00eb joga kat\u00ebr her\u00eb n\u00eb jav\u00eb. Dukej se po funksiononte.<\/p>\n\n\n\n<p>Por jo shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, tregon ajo, val\u00ebt e nxeht\u00ebsis\u00eb kishin jasht\u00eb kontrollit. \u201cMund t\u00eb isha duke biseduar me ty dhe papritmas b\u00ebhesha krejt e kuqe, dhe djersitja shum\u00eb,\u201d tha ajo.<\/p>\n\n\n\n<p>Net\u00ebt ishin m\u00eb t\u00eb k\u00ebqijat. Ajo zhytej n\u00eb djers\u00eb dhe i duhej t\u00eb hi\u00e7te batanijet, pastaj zgjohej e ftoht\u00eb dhe duhej t&#8217;i vendoste p\u00ebrs\u00ebri, disa her\u00eb brenda nj\u00eb nate. Fatmir\u00ebsisht, k\u00ebto simptoma i jan\u00eb zbehur.<\/p>\n\n\n\n<p>Rodr\u00edguez, nj\u00eb profesore e shkencave humane dhe n\u00ebn\u00eb beqare e nj\u00eb vajze 13 vje\u00e7, ka humbje t\u00eb leht\u00eb t\u00eb kujtes\u00ebs, momente kur nuk mund t\u00eb fokusohet dhe e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kontrolloj\u00eb pesh\u00ebn e saj.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo ndihet me fat q\u00eb kishte disa shoqe t\u00eb cilat poashtu po kalonin menopauz\u00ebn. \u201c\u00cbsht\u00eb leht\u00ebsim t\u00eb kesh njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebrreth q\u00eb po kalojn\u00eb di\u00e7ka t\u00eb ngjashme,\u201d tha ajo. \u201cNe b\u00ebjm\u00eb shaka lidhur me k\u00ebt\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Por ajo nuk \u00ebsht\u00eb kaq e hapur me t\u00eb gjith\u00eb. \u201cMenopauza, dhe gjith\u00e7ka rreth saj, \u00ebsht\u00eb tabu n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb tabu edhe pleq\u00ebria\u201d, tha ajo, duke shtuar se si Ekuadori ashtu edhe Venezuela jan\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb rinin\u00eb dhe bukurin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo reflektohet edhe n\u00eb gjuh\u00eb, tha ajo. Val\u00ebt e nxeht\u00ebsis\u00eb quhen \u2018bochornos\u2019 q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb \u2018siklet\u2019. \u201cGrat\u00eb e p\u00ebrdorin gjithashtu si m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb fyer grat\u00eb e tjera q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb n\u00eb humor t\u00eb keq, duke u th\u00ebn\u00eb: \u201cJu jeni n\u00eb menopauz\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Simptomat e Rodr\u00edguez filluan dy vjet m\u00eb par\u00eb, menj\u00ebher\u00eb pas histerektomis\u00eb s\u00eb saj. Ajo kishte vite q\u00eb vuante nga nj\u00eb fibroid i mitr\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilin tani beson se ishte pararend\u00ebs i menopauz\u00ebs dhe ndryshimit t\u00eb niveleve t\u00eb hormoneve. Megjithat\u00eb, asnj\u00eb mjek nuk i tregoi asaj n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, bile as gjinekologu i saj nuk e paralajm\u00ebroi se mund t\u00eb p\u00ebrjetonte menopauz\u00ebn pas operacionit.<\/p>\n\n\n\n<p>Q\u00eb at\u00ebher\u00eb ajo nuk ka shkuar m\u00eb n\u00eb spital apo tek gjinekologu, duke th\u00ebn\u00eb se asgj\u00eb q\u00eb ka p\u00ebrjetuar deri m\u00eb tani nuk ka qen\u00eb m\u00eb e dhimbshme sa fibroidi.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Indi<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u201cMjek\u00ebt m\u00eb than\u00eb t\u00eb qeshja dhe ta duroja\u201d<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Payal Talreja, 57 vje\u00e7, Delhi<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Duke u rritur, nga Payal Talreja pritej q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb grua e fort\u00eb q\u00eb mund t\u00eb merrte gjith\u00e7ka n\u00ebn kujdesin e saj. K\u00ebshtu, kur simptomat e menopauz\u00ebs iu shfaq\u00ebn n\u00eb mesin e t\u00eb 50-ave, ajo u p\u00ebrpoq t\u00eb p\u00ebrballonte lodhjen fizike dhe mendore, val\u00ebt e nxeht\u00ebsis\u00eb, mjegull\u00ebn e trurit, humbjen e d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr aktivitet seksual dhe ndjenj\u00ebn e g\u00ebzimit q\u00eb e b\u00ebnte t\u00eb ndihej vet\u00ebm \u2018gjysm\u00eb e gjall\u00eb\u2019.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo p\u00ebrfundimisht u konsultua me mjek\u00ebt, por hasi n\u00eb shp\u00ebrfillje. \u201cLodhja m\u00eb godiste si nj\u00eb tull\u00eb \u00e7do m\u00ebngjes, por ata m\u00eb than\u00eb se simptomat e mia nuk ishin aq t\u00eb r\u00ebnda. U trondita nga mungesa e empatis\u00eb s\u00eb mjek\u00ebve, bile edhe nga mjeket gra. M\u00eb than\u00eb t\u00eb qeshja dhe t\u00eb duroja\u201d, thot\u00eb Talreja.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cN\u00ebse t\u2019i tregoj simptomat, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb fillosh t&#8217;i kesh ato\u201d, i tha nj\u00eb mjek, sikur grat\u00eb ishin thjesht sugjestive dhe histerike.<\/p>\n\n\n\n<p>HRT \u00ebsht\u00eb i disponuesh\u00ebm n\u00eb qytetet indiane, por nuk u konsiderua n\u00eb rastin e Talreja sepse simptomat e saj nuk ishin mjaft \u201cserioze\u201d. Bashk\u00ebshorti i saj, Sunil, m\u00ebrzitej nga luhatjet e humorit dhe plog\u00ebshtia e saj, ve\u00e7an\u00ebrisht pasi ajo m\u00eb par\u00eb kishte qen\u00eb e shoq\u00ebrueshme dhe optimiste.<\/p>\n\n\n\n<p>Por martesa e tyre ishte karakterizuar gjithmon\u00eb nga diskutimi i sinqert\u00eb rreth ndjenjave t\u00eb tyre. \u201cSi shum\u00eb burra, mendoj se ai fillimisht u ndje nervoz dhe i pafuqish\u00ebm, duke menduar n\u00ebse mjek\u00ebt nuk ofrojn\u00eb ndonj\u00eb trajtim a zgjidhje, at\u00ebher\u00eb kujt t&#8217;i drejtohemi?\u201d, thot\u00eb ajo, derisa shton: \u201cUn\u00eb ndava gjith\u00e7ka me t\u00eb dhe ai ishte shum\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs dhe i duruesh\u00ebm\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Bashk\u00ebshorti i saj e nxiti Talrej\u00ebn q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte m\u00eb shum\u00eb ushtrime dhe iu bashkua asaj n\u00eb sh\u00ebtitje dhe joga.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cPatjet\u00ebr q\u00eb m\u00eb ka ndihmuar, m\u00eb b\u00ebnte t\u00eb ndihesha m\u00eb pak e plog\u00ebsht. Por un\u00eb ende vuaj nga rraskapitja emocionale\u201d, tha ajo. \u201cThjesht nuk isha e interesuar p\u00ebr asgj\u00eb, sidomos p\u00ebr shoq\u00ebrim\u201d, shtoi ajo.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr diabetin, Talreja konsultoi me nj\u00eb praktikuese t\u00eb \u2018ayurvedic\u2019, e cila i tha asaj se sipas mjekimi alternativ, menopauza \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201czbehje e forc\u00ebs jet\u00ebsore brenda saj\u201d dhe i rekomandoi nj\u00eb diet\u00eb me shum\u00eb proteina, gjalp\u00eb, arra dhe fara p\u00ebr t\u00eb riaktivizuar forc\u00ebn e jet\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNuk e kam iden\u00eb n\u00ebse p\u00ebrkujdesja dietike kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ndryshimin, por mund t\u00eb them se simpatia q\u00eb ajo tregoi p\u00ebr mua ishte nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim i madh n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn time me profesionet mjek\u00ebsore,\u201d thot\u00eb Talreja.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo kishte filluar terapin\u00eb p\u00ebr arsye q\u00eb nuk kishin lidhje me k\u00ebt\u00eb dhe zbuloi se kjo e ndihmoi gjithashtu, duke e inkurajuar at\u00eb t\u00eb gjente koh\u00eb p\u00ebr veten dhe t\u00eb fokusohej n\u00eb nevojat e saj pa u ndjer\u00eb n\u00eb faj.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Kenia<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u201cDuhet ta normalizojm\u00eb diskutimin p\u00ebr t\u00eb\u201d<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Naijeria Toweett, 49 vje\u00e7, Nairobi<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Pasi p\u00ebrjetoi ndjesi t\u00eb papritura t\u00eb nxeht\u00ebsis\u00eb s\u00eb trupit dhe djersitjeve gjat\u00eb nat\u00ebs, periudhave t\u00eb pagjum\u00ebsis\u00eb dhe d\u00ebshir\u00eb t\u00eb ul\u00ebt seksuale, Naijeria Toweett ndjeu nj\u00eb dridhje. M\u00eb pas i ndaluan mensturacionet dhe ajo kuptoi se po hynte n\u00eb menopauz\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Fillimisht, ajo nuk e mori shum\u00eb seriozisht. M\u00eb pas, simptomat e saj u p\u00ebrkeq\u00ebsuan. Zakonisht e organizuar deri n\u00eb detaje, Toweett filloi t\u00eb ndihej gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb e hutuar nga gj\u00ebra t\u00eb vogla. N\u00ebna e tre f\u00ebmij\u00ebve harronte t\u00eb shtonte krip\u00eb n\u00eb \u2018chapatis\u2019 t\u00eb saj, humbiste vazhdimisht syzet ose kthehej nga dyqani pa bler\u00eb ushqimet q\u00eb i duheshin. Asaj po i rritej ankthi dhe filloi t\u00eb kishte luhatje t\u00eb papritura t\u00eb humorit.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cN\u00eb nj\u00eb moment isha duke qeshur nd\u00ebrsa momentin tjet\u00ebr doja thjesht t\u00eb ngjitesha n\u00eb shtrat dhe t\u00eb qaja. Nuk e dija pse\u201d, thot\u00eb Toweett, 49 vje\u00e7, e cila nga nj\u00eb ekstroverte u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb person t\u00eb mbyllur n\u00eb vete q\u00eb fik telefonin p\u00ebr jav\u00eb t\u00eb t\u00ebra.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb sht\u00ebpi, bezdit\u00eb e vogla q\u00eb ndiznin shp\u00ebrthime e habisnin burrin e saj. N\u00eb pun\u00eb, hidh\u00ebrimet e vogla shnd\u00ebrroheshin n\u00eb bezdi t\u00eb padurueshme. Toweett, e cila \u00ebsht\u00eb inxhiniere softuer\u00ebsh dhe punon nga sht\u00ebpia, thot\u00eb se fleksibiliteti i pun\u00ebs s\u00eb saj p\u00ebr t\u00eb ishte rrug\u00eb shp\u00ebtimi, meq\u00eb i mund\u00ebsonte asaj q\u00eb t\u00eb mbante larg nga koleg\u00ebt e saj v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb me t\u00eb cilat po p\u00ebrballej.<\/p>\n\n\n\n<p>Shakat\u00eb p\u00ebr \u2018ver\u00ebn personale\u2019 dhe barkun e menopauz\u00ebs mes shoqeve t\u00eb saj e b\u00ebn\u00eb at\u00eb t\u00eb ndihej e kuptuar, por gjithashtu e shqet\u00ebsonte se sa shum\u00eb duhej t\u00eb kalonin t\u00eb gjitha ato pa asnj\u00eb mb\u00ebshtetje apo k\u00ebshill\u00eb. Toweett, e cili ka punuar n\u00eb fush\u00ebn e sh\u00ebndetit riprodhues p\u00ebr gati dy dekada, thot\u00eb se ndryshe nga menstruacionet, seksi dhe s\u00ebmundjet seksualisht t\u00eb transmetueshme, ka shum\u00eb pak informacion publik p\u00ebr menopauz\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cInformacioni \u00ebsht\u00eb leht\u00ebsisht i disponuesh\u00ebm p\u00ebr grat\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn e lindjes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, por kur jeni n\u00eb t\u00eb 40-at dhe 50-at, njer\u00ebzit presin se duke qen\u00eb m\u00eb e vjet\u00ebr, ju i dini vet\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra\u201d, tha ajo.<\/p>\n\n\n\n<p>Ekziston edhe stigmatizim, ndoshta p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrfundimit t\u00eb viteve riprodhuese t\u00eb gruas &#8211; nj\u00eb pjes\u00eb qendrore e identitetit fem\u00ebror p\u00ebr shum\u00eb gra. Toweet-it nuk i kujtohet q\u00eb n\u00ebna e saj 72-vje\u00e7are ta ket\u00eb udh\u00ebzuar apo m\u00ebsuar se \u00e7far\u00eb t\u00eb pres\u00eb, si\u00e7 kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr probleme t\u00eb tjera t\u00eb sh\u00ebndetit riprodhues.<\/p>\n\n\n\n<p>Toweett gjeti informacion n\u00eb internet dhe u ndihmua nga nj\u00eb ish-kolege, e cila po trajnohej p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb trajnere e certifikuar e menopauz\u00ebs dhe e k\u00ebshilloi at\u00eb p\u00ebr simptomat, trajtimet mjek\u00ebsore dhe rregullimin e m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb jetes\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo gjithashtu iu bashkua grupeve mb\u00ebshtet\u00ebse n\u00eb internet me an\u00ebtar\u00ebsime mbar\u00ebglobale, por d\u00ebshironte q\u00eb t\u00eb kishte m\u00eb shum\u00eb komunitete keniane ku mund t\u00eb gjente k\u00ebshilla m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatura p\u00ebr planet dietike dhe qasjen n\u00eb trajtime mjek\u00ebsore si HRT n\u00eb vend. Disa spitale ofrojn\u00eb trajtim, por \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrballuesh\u00ebm p\u00ebr shum\u00eb gra. Ajo po ndan informacionin dhe p\u00ebrvojat e saj me dy vajzat e saj, me shpres\u00ebn se ato do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb informuara p\u00ebr menopauz\u00ebn sesa ajo.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cDuhet ta normalizojm\u00eb diskutimin p\u00ebr t\u00eb, si p\u00ebr ato q\u00eb e kalojn\u00eb menopauz\u00ebn ashtu edhe p\u00ebr ata q\u00eb jan\u00eb pran\u00eb tyre,\u201d tha Toweett.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Bangladesh<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u201cShumica e koleg\u00ebve t\u00eb mi burra nuk e kan\u00eb iden\u00eb se \u00e7ka \u00ebsht\u00eb menopauza\u201d<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Farhana Jahan, 47 vje\u00e7, Dhaka<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb korrik t\u00eb vitit t\u00eb kaluar Farhana Jahan p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb ndjeu se di\u00e7ka nuk shkonte. Artistja 47 vje\u00e7are kishte menstruacione t\u00eb \u00e7rregullta, por m\u00eb pas simptomat e saj u p\u00ebrkeq\u00ebsuan n\u00eb lodhje, val\u00eb t\u00eb nxeht\u00ebsis\u00eb dhe parehati t\u00eb p\u00ebrgjithshme. N\u00eb tetor, menstruacionet i ishin ndalur krejt\u00ebsisht.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cN\u00eb fillim mendova se kisha ndonj\u00eb cist\u00eb. Pastaj mendova se isha shtatz\u00ebn\u00eb\u201d, thot\u00eb Jahan. \u201cNuk m\u00eb shkoi mendja se mund t\u00eb ishte menopauza\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Pasi e diskutoi me shoqet e saj, ajo la nj\u00eb takim me mjekun. \u201cM\u00eb than\u00eb se ishte krejt\u00ebsisht normale dhe e natyrshme p\u00ebr nj\u00eb grua n\u00eb mosh\u00ebn time, por nuk mund t\u00eb mos trishtohesha p\u00ebr k\u00ebt\u00eb\u201d, kujton Jahan, e cila mendoi me vete: \u201cGjith\u00e7ka do t\u00eb shkoj\u00eb mbrapsht\u00eb tash e tutje\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Muajt e fundit kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Val\u00ebt e nxeht\u00ebsis\u00eb jan\u00eb shpeshtuar dhe ajo djersitet kur m\u00eb s\u00eb paku e pret. \u201cKam probleme me gjumin gjat\u00eb nat\u00ebs dhe m\u00eb pas ndihem e irrituar gjat\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebs. Si dhe kam filluar t\u00eb harroj\u201d, tha Jahan, e cila gjithashtu vuan nga migrena dhe dhimbja e ky\u00e7eve.<\/p>\n\n\n\n<p>At\u00eb e ndihmon fakti q\u00eb ajo ka me k\u00eb t\u00eb flas\u00eb. \u201cUn\u00eb flas me burrin tim p\u00ebr gjith\u00e7ka dhe ai m\u00eb ka mb\u00ebshtetur shum\u00eb,\u201d tha Jahan, e cila ka dy f\u00ebmij\u00eb adoleshent\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cF\u00ebmij\u00ebt e mi e kan\u00eb v\u00ebn\u00eb re se humbas leht\u00eb temperamentin, k\u00ebshtu q\u00eb ne i kemi shpjeguar se un\u00eb po p\u00ebrjetoj disa ndryshime dhe se her\u00eb pas here kam nevoj\u00eb p\u00ebr hap\u00ebsir\u00eb\u201d, tregon ajo.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr Jahan-\u00ebn q\u00eb n\u00eb pun\u00eb t\u00eb shpjegoj\u00eb se \u00e7far\u00eb po p\u00ebrjeton, ve\u00e7an\u00ebrisht koleg\u00ebve burra. \u201cShumica prej tyre nuk e kan\u00eb iden\u00eb se \u00e7ka \u00ebsht\u00eb menopauza dhe t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb vet\u00ebm do t&#8217;i b\u00ebnte t\u00eb ndiheshin jorehat.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cPor gjithashtu, pse duhet q\u00eb un\u00eb t\u00eb jap shpjegime?\u201d, pyeti ajo. Jahan beson se vendet e pun\u00ebs duhet t\u00eb marrin iniciativa p\u00ebr t\u00eb edukuar stafin dhe p\u00ebr t\u00eb krijuar mjedise miq\u00ebsore p\u00ebr menopauz\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Jahan \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb b\u00ebj\u00eb ndryshime n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e jetes\u00ebs, duke ngr\u00ebn\u00eb m\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm dhe duke ushtruar m\u00eb shum\u00eb. Ajo gjithashtu ka p\u00ebrdorur artin e saj si terapi, ka piktura t\u00eb mrekullueshme t\u00eb pikturuara me dor\u00eb, t\u00eb cilat gjenden n\u00ebp\u00ebr apartamentin e saj n\u00eb Dhaka. \u201cM\u00eb ndihmon t\u00eb jem m\u00eb e nd\u00ebrgjegjshme dhe t\u00eb menaxhoj m\u00eb mir\u00eb ankthin\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n\n\n\n<p>Grat\u00eb q\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb menopauz\u00eb duhet t\u00eb ken\u00eb qasje n\u00eb k\u00ebshillim, beson Jahan. \u201cNuk ekziston sistem i duhur mb\u00ebshtet\u00ebs,\u201d thot\u00eb ajo. \u201cV\u00ebshtir\u00eb se ka ndonj\u00eb informacion n\u00eb dispozicion nga sektori i sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb na duhet ta k\u00ebrkojm\u00eb vet\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cN\u00ebse grat\u00eb dhe vajzat do t\u00eb ishin m\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijshme p\u00ebr ndikimet fizike, mendore dhe emocionale, ato mund t\u00eb p\u00ebrgatiteshin m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Ose t\u00eb pakt\u00ebn ta shohin at\u00eb duke ardhur\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb Bangladesh po p\u00ebrpiqen ta trajtojn\u00eb. Dr Zinnat Nasreen, n\u00eb Shoqat\u00ebn e Menopauz\u00ebs n\u00eb Bangladesh, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb rris\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin p\u00ebr menopauz\u00ebn dhe mb\u00ebshtetjen e disponueshme p\u00ebr grat\u00eb. Ekipi i grave organizon ngjarje dhe seminare p\u00ebr grat\u00eb n\u00eb menopauz\u00eb dhe profesionist\u00ebt mjek\u00ebsor\u00eb t\u00eb ngarkuar me ndihm\u00ebn p\u00ebr to.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cMenopauza \u00ebsht\u00eb moment historik i madh n\u00eb jet\u00ebn e nj\u00eb gruaje, por shum\u00eb gra detyrohen t\u00eb vuajn\u00eb n\u00eb heshtje\u201d, thot\u00eb Nasreen. \u201cNd\u00ebrgjegj\u00ebsimi \u00ebsht\u00eb \u00e7el\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb reduktuar stigm\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb inkurajuar njer\u00ebzit t\u00eb flasin m\u00eb hapur\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Constance Malleret, Florence Miettaux, Kimberley Brown, Amrit Dhillon, Caroline Kimeu, Thaslima Begum.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>E p\u00ebrktheu: <strong>Blenda Asllani<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Shkrimin origjinal mund ta gjeni <a href=\"https:\/\/www.theguardian.com\/global-development\/2024\/feb\/07\/menopause-reproductive-health-stigma-medical-treatment-information-mood-anxiety-support?fbclid=IwAR2qpcgmC4s8CuD-AGr-bJXdyfEw9oFMgpjSrvblrlPTL__ns47ewK1QJKs\">k\u00ebtu.<\/a><\/p>\n","protected":false},"featured_media":10389,"template":"","class_list":["post-10388","lexo-post","type-lexo-post","status-publish","has-post-thumbnail","hentry"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v23.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>\u201cUn\u00eb dhe menopauza ime\u201d - QIKA<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/une-dhe-menopauza-ime\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u201cUn\u00eb dhe menopauza ime\u201d - QIKA\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Miliona gra jan\u00eb zhg\u00ebnjyer nga mungesa e mb\u00ebshtetjes gjat\u00eb dhe pas menopauz\u00ebs. Ne u k\u00ebrkuam gjasht\u00eb grave, nga Brazili n\u00eb Bangladesh, t\u00eb ndajn\u00eb historit\u00eb e tyre t\u00eb luftimit t\u00eb stigm\u00ebs, trajtimin e simptomave dhe mb\u00ebshtetjen nga t\u00eb tjer\u00ebt. Nj\u00eb revolucion po nxitet nga grat\u00eb n\u00eb Afrik\u00eb. T\u00eb lodhura nga stigmatizimi i menopauz\u00ebs dhe t\u00eb frustruara [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/une-dhe-menopauza-ime\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"QIKA\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2024-12-11T12:45:52+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/menopause-severity-can-affect-womens-cognition-1440x810-2.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1440\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"810\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"18 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/une-dhe-menopauza-ime\/\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/une-dhe-menopauza-ime\/\",\"name\":\"\u201cUn\u00eb dhe menopauza ime\u201d - QIKA\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/une-dhe-menopauza-ime\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/une-dhe-menopauza-ime\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/menopause-severity-can-affect-womens-cognition-1440x810-2.jpg\",\"datePublished\":\"2024-12-11T12:45:51+00:00\",\"dateModified\":\"2024-12-11T12:45:52+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/une-dhe-menopauza-ime\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/une-dhe-menopauza-ime\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/une-dhe-menopauza-ime\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/menopause-severity-can-affect-womens-cognition-1440x810-2.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/menopause-severity-can-affect-womens-cognition-1440x810-2.jpg\",\"width\":1440,\"height\":810},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/une-dhe-menopauza-ime\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/qika.org\/en\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u201cUn\u00eb dhe menopauza ime\u201d\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/\",\"name\":\"QIKA\",\"description\":\"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u201cUn\u00eb dhe menopauza ime\u201d - QIKA","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/une-dhe-menopauza-ime\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"\u201cUn\u00eb dhe menopauza ime\u201d - QIKA","og_description":"Miliona gra jan\u00eb zhg\u00ebnjyer nga mungesa e mb\u00ebshtetjes gjat\u00eb dhe pas menopauz\u00ebs. Ne u k\u00ebrkuam gjasht\u00eb grave, nga Brazili n\u00eb Bangladesh, t\u00eb ndajn\u00eb historit\u00eb e tyre t\u00eb luftimit t\u00eb stigm\u00ebs, trajtimin e simptomave dhe mb\u00ebshtetjen nga t\u00eb tjer\u00ebt. Nj\u00eb revolucion po nxitet nga grat\u00eb n\u00eb Afrik\u00eb. T\u00eb lodhura nga stigmatizimi i menopauz\u00ebs dhe t\u00eb frustruara [&hellip;]","og_url":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/une-dhe-menopauza-ime\/","og_site_name":"QIKA","article_modified_time":"2024-12-11T12:45:52+00:00","og_image":[{"width":1440,"height":810,"url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/menopause-severity-can-affect-womens-cognition-1440x810-2.jpg","type":"image\/jpeg"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Est. reading time":"18 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/une-dhe-menopauza-ime\/","url":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/une-dhe-menopauza-ime\/","name":"\u201cUn\u00eb dhe menopauza ime\u201d - QIKA","isPartOf":{"@id":"https:\/\/qika.org\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/une-dhe-menopauza-ime\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/une-dhe-menopauza-ime\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/menopause-severity-can-affect-womens-cognition-1440x810-2.jpg","datePublished":"2024-12-11T12:45:51+00:00","dateModified":"2024-12-11T12:45:52+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/une-dhe-menopauza-ime\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/qika.org\/lexo-post\/une-dhe-menopauza-ime\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/une-dhe-menopauza-ime\/#primaryimage","url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/menopause-severity-can-affect-womens-cognition-1440x810-2.jpg","contentUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/menopause-severity-can-affect-womens-cognition-1440x810-2.jpg","width":1440,"height":810},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/une-dhe-menopauza-ime\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/qika.org\/en\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u201cUn\u00eb dhe menopauza ime\u201d"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/qika.org\/#website","url":"https:\/\/qika.org\/","name":"QIKA","description":"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/lexo-post\/10388","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/lexo-post"}],"about":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/lexo-post"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10389"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10388"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}