{"id":10670,"date":"2025-02-11T10:26:54","date_gmt":"2025-02-11T09:26:54","guid":{"rendered":"https:\/\/qika.org\/?post_type=lexo-post&#038;p=10670"},"modified":"2025-02-11T10:26:55","modified_gmt":"2025-02-11T09:26:55","slug":"revolucioni-qe-si-cliron-grate-e-sirise-nuk-eshte-revolucion","status":"publish","type":"lexo-post","link":"https:\/\/qika.org\/en\/lexo-post\/revolucioni-qe-si-cliron-grate-e-sirise-nuk-eshte-revolucion\/","title":{"rendered":"Revolucioni q\u00eb s\u2019i \u00e7liron grat\u00eb e Siris\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb revolucion"},"content":{"rendered":"\n<p>Grat\u00eb q\u00eb po festojn\u00eb shkat\u00ebrrimin e burgjeve dhe qelive tani po pyesin veten pse nuk po shkat\u00ebrrohet edhe shtypja ndaj tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Tremb\u00ebdhjet\u00eb vjet pasi iu bashkuan val\u00ebs revolucionare q\u00eb p\u00ebrfshiu Lindjen e Mesme dhe Afrik\u00ebn e Veriut, sirian\u00ebt mund t\u00eb thon\u00eb se emri i Bashar al-Asadit ka mbetur tashm\u00eb n\u00eb librat e historis\u00eb, krahas Hosni Mubarakut t\u00eb Egjiptit, Zine al-Abidine Ben Ali t\u00eb Tunizis\u00eb, Muamar Gadafit t\u00eb Libis\u00eb dhe Ali Abdullah Saleh t\u00eb Jemenit. Por, si\u00e7 kan\u00eb d\u00ebshmuar k\u00ebto 13 vite n\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto vende, \u00e7lirimi \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa largimi i nj\u00eb njeriu nga pallati presidencial. Ne grat\u00eb, sidomos, e dim\u00eb m\u00eb s\u00eb miri k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Sot jam duke menduar p\u00ebr Razan Zaitouneh, nj\u00eb revolucionare siriane e cila bashk\u00eb me tre prej shok\u00ebve t\u00eb saj, t\u00eb njohur gjer\u00ebsisht si Kat\u00ebrshja e Doum\u00ebs, u zhduk n\u00eb nj\u00eb territor t\u00eb kontrolluar nga rebel\u00ebt m\u00eb 9 dhjetor 2013 \u2013 &nbsp;11 vjet, pa nj\u00eb dit\u00eb, para rr\u00ebzimit t\u00eb Asadit. Revolucioni i Zaitouneh ishte i drejtuar nj\u00ebsoj ndaj t\u00eb gjith\u00ebve: regjimit t\u00eb Asadit, grupeve rebele dhe militant\u00ebve islamist\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNe nuk b\u00ebm\u00eb revolucionin dhe nuk humb\u00ebm mij\u00ebra jet\u00eb q\u00eb t\u00eb till\u00eb p\u00ebrbind\u00ebsha t\u00eb vijn\u00eb e t\u00eb p\u00ebrs\u00ebrisin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn histori t\u00eb padrejt\u00eb,\u201d i shkroi ajo mikut t\u00eb saj dhe aktivistit p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut, Nadim Houry, n\u00eb nj\u00eb email t\u00eb dat\u00ebs maj 2013. \u201cK\u00ebta njer\u00ebz ashtu si regjimi, duhet t\u00eb mbahen p\u00ebrgjegj\u00ebs.\u201d \u00c7far\u00eb vlere ka z\u00ebvend\u00ebsimi i nj\u00eb shtyp\u00ebsi me nj\u00eb shtyp\u00ebs tjet\u00ebr?<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb pun\u00ebs time si gazetare, kam intervistuar gra nga Tunizia, Siria, Libia dhe Egjipti lidhur me p\u00ebrvojat e tyre gjat\u00eb kryengritjeve popullore. P\u00ebr grat\u00eb, gjithmon\u00eb kan\u00eb pasur dy revolucione p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb: nj\u00eb lufta krah p\u00ebr krah me burrat kund\u00ebr regjimeve q\u00eb shtypin t\u00eb gjith\u00eb, dhe nj\u00eb tjet\u00ebr kund\u00ebr regjimeve t\u00eb lagjes e t\u00eb dhom\u00ebs s\u00eb gjumit, t\u00eb cilat, bashk\u00eb me regjimin n\u00eb pushtet, shtypin k\u00ebdo q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb burr\u00eb cisgjinor dhe heteroseksual. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrballje me kultur\u00ebn dhe fen\u00eb, me sundimtar\u00ebt autoritar\u00eb dhe islamist\u00ebt \u2013 dy an\u00ebt e s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs monedh\u00eb t\u00eb autoritarizmit. Nj\u00eb p\u00ebrballje e till\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb thelb feministe. Dhe \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb fundit, do t\u00eb na \u00e7liroj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Duhet t\u00eb na \u00e7oj\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve p\u00ebrtej zem\u00ebrimit fakti q\u00eb imagjinatat revolucionare pothuajse gjithmon\u00eb ndalen jasht\u00eb dyerve t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb. \u201cT\u00eb gjith\u00eb ata compa\u00f1eros [shok\u00eb burra], sado radikal\u00eb q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb n\u00eb kafene, sindikata e madje edhe n\u00eb grupe afiniteti, duket se heqin kostumet e tyre si dashamir\u00ebs t\u00eb \u00e7lirimit t\u00eb grave n\u00eb pragun e sht\u00ebpive t\u00eb tyre. Brenda, ata sillen me \u2018compa\u00f1eras\u2019 e tyre nj\u00ebsoj si burrat e zakonsh\u00ebm,\u201d shkroi anarkistja dhe luft\u00ebtarja e rezistenc\u00ebs spanjolle Lola Iturbe n\u00eb vitin 1935.<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb dua q\u00eb ta largojm\u00eb Asadin jo vet\u00ebm nga pallati presidencial, por ta p\u00ebrmbysim at\u00eb nga lagjja dhe dhomat e gjumit. Dua q\u00eb \u00e7do revolucion t\u00eb shemb\u00eb jo vet\u00ebm statujat e tiranit, por at\u00eb q\u00eb un\u00eb e quaj treshja e patriarkatit \u2013 tiranin q\u00eb jeton n\u00eb shtet, n\u00eb rrug\u00eb dhe n\u00eb sht\u00ebpi. Dhe revolucioni m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb nga t\u00eb gjith\u00eb \u00ebsht\u00eb ai brenda sht\u00ebpis\u00eb, sepse t\u00eb gjith\u00eb diktator\u00ebt shkojn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n\n\n\n<p>Sado t\u00eb lumtur q\u00eb jemi kur shohim diktator\u00ebt teksa rr\u00ebzohen, dhe sado t\u00eb entuziazmuar q\u00eb jemi kur shohim ato vende t\u00eb ecin drejt \u00e7lirimit dhe drejt\u00ebsis\u00eb, sado i ngath\u00ebt qoft\u00eb ky proces, jam plot\u00ebsisht e vet\u00ebdijshme se, megjith\u00ebse grat\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb barrikaduar krah p\u00ebr krah me burrat, pas revolucionit, ato jan\u00eb n\u00eb rrezik t\u00eb humbin edhe ato t\u00eb drejta q\u00eb tashm\u00eb i kan\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ishte e mrekullueshme t\u00eb marshonim s\u00eb bashku, t\u00eb rrezikonim jet\u00ebt tona duke u p\u00ebrballur me regjimin, por \u00e7far\u00eb ndodh pasi t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb protesta? Cila \u00ebsht\u00eb vlera e revolucionit kund\u00ebr shtetit, p\u00ebr aq koh\u00eb sa sht\u00ebpia mbetet vendi m\u00eb i rreziksh\u00ebm p\u00ebr grat\u00eb dhe vajzat n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Sirin\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p>Grat\u00eb n\u00eb Siri, q\u00eb festojn\u00eb shkat\u00ebrrimin e burgjeve dhe qelive q\u00eb p\u00ebr dekada mbajt\u00ebn qindra e mij\u00ebra kund\u00ebrshtar\u00eb politik\u00eb, duhet t\u00eb jen\u00eb duke pyetur veten kur do t\u00eb shkat\u00ebrrohen edhe burgjet e patriarkatit. Vajzat, t\u00eb indoktrinuara ashtu si gjenerata t\u00eb t\u00ebra t\u00eb sirian\u00ebve p\u00ebr pagabueshm\u00ebrin\u00eb e dinastis\u00eb 53-vje\u00e7are t\u00eb Asadit, vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb par\u00eb r\u00ebnien e saj, duhet t\u00eb pyesin pse \u201c\u00ebsht\u00eb kultura jon\u00eb\u201d ose \u201c\u00ebsht\u00eb feja jon\u00eb\u201d apo \u00e7far\u00ebdo justifikimi tjet\u00ebr q\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb veshin, p\u00ebr t\u00eb kufizuar lirin\u00eb e tyre t\u00eb l\u00ebvizjes apo p\u00ebr t\u2019i detyruar n\u00eb martes\u00eb t\u00eb hershme, nuk mund t\u00eb shkat\u00ebrrohet gjithashtu.<\/p>\n\n\n\n<p>Individ\u00ebt queer n\u00eb Siri, duke par\u00eb se si ajo q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb u ishte th\u00ebn\u00eb se ishte e pamundur po b\u00ebhet e mundur, duhet t\u00eb pyesin veten pse \u00e7lirimi i tyre nga homofobia dhe transfobia duhet t\u00eb mbetet ende i pamundur.<\/p>\n\n\n\n<p>A po shkoj shum\u00eb larg? A e kam l\u00ebn\u00eb lirin\u00eb t\u00eb m\u00eb futet n\u00eb kok\u00eb? Jo, pik\u00ebrisht aty duhet t\u00eb shkoj\u00eb liria, sepse beteja p\u00ebr trupat e grave mund t\u00eb fitohet vet\u00ebm me revolucion t\u00eb mendjes. Shpesh, grat\u00eb qortohen p\u00ebr guximin q\u00eb tregojn\u00eb kur flasin p\u00ebr politikat e identitetit dhe nxitohen t\u00eb l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e grave p\u00ebr q\u00ebllimin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb solidaritetit apo besnik\u00ebris\u00eb ndaj revolucionit. Kjo \u00ebsht\u00eb gabim. Pik\u00ebrisht tani, kur para nesh \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb rind\u00ebrtuar dhe rikrijuar, duhet t\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulim me forc\u00eb p\u00ebr \u00e7lirimin e t\u00eb gjith\u00ebve. \u00cbsht\u00eb momenti q\u00eb t\u00eb vendosim \u00e7far\u00eb t\u00eb kapim derisa gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb n\u00eb aj\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>Q\u00eb revolucioni t\u00eb na \u00e7liroj\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve, ai duhet t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr sesa ndryshim regjimi. Un\u00eb dua nj\u00eb revolucion shum\u00eb m\u00eb ambicioz. Synoni m\u00eb lart! K\u00ebrkoni nj\u00eb revolucion q\u00eb ndryshon njer\u00ebzit.<\/p>\n\n\n\n<p>Revolucionet kan\u00eb qen\u00eb prej koh\u00ebsh rreth burrave \u2013 \u00e7far\u00eb duan ata dhe si e arrijn\u00eb \u2013 sepse patriarkati p\u00ebrcakton fjal\u00ebt q\u00eb p\u00ebrdorim dhe m\u00ebnyrat si i shohim gj\u00ebrat. Ligjet dhe leksiku i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut nuk e njohin dhun\u00ebn nga partner\u00ebt intim\u00eb si nj\u00eb form\u00eb torture, sepse merret seriozisht vet\u00ebm ajo q\u00eb shteti mund t\u2019u b\u00ebj\u00eb burrave \u2013 nd\u00ebrsa ajo q\u00eb burrat u b\u00ebjn\u00eb grave shihet thjesht si \u201cdhun\u00eb n\u00eb familje\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Po ashtu, revolucionet rrall\u00ebher\u00eb quhen t\u00eb suksesshme, p\u00ebrve\u00e7se kur burrat mund t\u00eb thon\u00eb se kan\u00eb ndryshuar regjimin \u2013 dometh\u00ebn\u00eb, kan\u00eb rr\u00ebmbyer nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pushtetit t\u00eb shtetit p\u00ebr vete. Na thuhet se \u201crevolucioni i v\u00ebrtet\u00eb,\u201d ai q\u00eb regjistrohet nga media dhe librat e historis\u00eb, ndodh atje jasht\u00eb, kund\u00ebr shtetit, nga burrat dhe p\u00ebr burrat, dhe se, n\u00ebse nuk e ndryshojm\u00eb regjimin, asgj\u00eb nuk ka ndryshuar.<\/p>\n\n\n\n<p>Kur po shkruaja librin <em>\u201cShamit\u00eb dhe Himeni: Pse Lindja e Mesme Ka Nevoj\u00eb p\u00ebr Revolucion Seksual\u201d<\/em>, disa burra thonin se \u201cnuk ishte koha p\u00ebr feminiz\u00ebm.\u201d \u201cAs burrat nuk jan\u00eb t\u00eb lir\u00eb, e di,\u201d m\u00eb thoshin ata, pa kurrfar\u00eb ironie apo ndonj\u00eb grim\u00eb kuptimi p\u00ebr d\u00ebmet q\u00eb patriarkati u shkakton edhe atyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe p\u00ebrgjigjja ime gjithmon\u00eb ishte: \u201cPa dyshim, shteti na shtyp t\u00eb gjith\u00ebve, burrave dhe grave. Megjithat\u00eb, s\u00eb bashku, shteti, rruga dhe sht\u00ebpia shtypin grat\u00eb.\u201d \u00cbsht\u00eb revolucioni kund\u00ebr k\u00ebsaj tresheje t\u00eb patriarkatit q\u00eb do t\u00eb na \u00e7liroj\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Revolucioni i v\u00ebrtet\u00eb, beteja e v\u00ebrtet\u00eb, \u00ebsht\u00eb mes patriarkatit dhe grave e vajzave. Derisa zem\u00ebrimi t\u00eb zhvendoset nga shtyp\u00ebsit n\u00eb pallatet presidenciale te shtyp\u00ebsit n\u00eb rrug\u00ebt dhe sht\u00ebpit\u00eb tona \u2013 derisa t\u00eb rr\u00ebzojm\u00eb tiranin n\u00eb mendjet tona, n\u00eb dhomat tona t\u00eb gjumit dhe n\u00eb cepat e rrug\u00ebve tona \u2013 revolucioni yn\u00eb as q\u00eb ka filluar ende.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Mona Eltahawy<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>E p\u00ebrktheu: Blenda Asllani<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Artikullin e plot\u00eb e gjeni<strong> <\/strong><a href=\"https:\/\/www.theguardian.com\/commentisfree\/2024\/dec\/11\/assad-revolution-women-syria-president-street?fbclid=IwY2xjawIWrZZleHRuA2FlbQIxMAABHaYG-pXLv1jGxh7Jh-UKpjCX6gHlr_QfYl6DO25ZsS5EmVztgxof_daNcw_aem_HO4GUVX8ciS-mS2DDRO6Iw\"><strong>k\u00ebtu.<\/strong><\/a><\/p>\n","protected":false},"featured_media":10671,"template":"","class_list":["post-10670","lexo-post","type-lexo-post","status-publish","has-post-thumbnail","hentry"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v23.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Revolucioni q\u00eb s\u2019i \u00e7liron grat\u00eb e Siris\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb revolucion - QIKA<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/revolucioni-qe-si-cliron-grate-e-sirise-nuk-eshte-revolucion\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Revolucioni q\u00eb s\u2019i \u00e7liron grat\u00eb e Siris\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb revolucion - QIKA\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Grat\u00eb q\u00eb po festojn\u00eb shkat\u00ebrrimin e burgjeve dhe qelive tani po pyesin veten pse nuk po shkat\u00ebrrohet edhe shtypja ndaj tyre. Tremb\u00ebdhjet\u00eb vjet pasi iu bashkuan val\u00ebs revolucionare q\u00eb p\u00ebrfshiu Lindjen e Mesme dhe Afrik\u00ebn e Veriut, sirian\u00ebt mund t\u00eb thon\u00eb se emri i Bashar al-Asadit ka mbetur tashm\u00eb n\u00eb librat e historis\u00eb, krahas Hosni [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/revolucioni-qe-si-cliron-grate-e-sirise-nuk-eshte-revolucion\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"QIKA\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2025-02-11T09:26:55+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/Revolucioni-qe-si-cliron-grate-e-Sirise-nuk-eshte-revolucion_web-1024x576.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1024\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"576\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/revolucioni-qe-si-cliron-grate-e-sirise-nuk-eshte-revolucion\/\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/revolucioni-qe-si-cliron-grate-e-sirise-nuk-eshte-revolucion\/\",\"name\":\"Revolucioni q\u00eb s\u2019i \u00e7liron grat\u00eb e Siris\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb revolucion - QIKA\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/revolucioni-qe-si-cliron-grate-e-sirise-nuk-eshte-revolucion\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/revolucioni-qe-si-cliron-grate-e-sirise-nuk-eshte-revolucion\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/Revolucioni-qe-si-cliron-grate-e-Sirise-nuk-eshte-revolucion_web.png\",\"datePublished\":\"2025-02-11T09:26:54+00:00\",\"dateModified\":\"2025-02-11T09:26:55+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/revolucioni-qe-si-cliron-grate-e-sirise-nuk-eshte-revolucion\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/revolucioni-qe-si-cliron-grate-e-sirise-nuk-eshte-revolucion\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/revolucioni-qe-si-cliron-grate-e-sirise-nuk-eshte-revolucion\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/Revolucioni-qe-si-cliron-grate-e-Sirise-nuk-eshte-revolucion_web.png\",\"contentUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/Revolucioni-qe-si-cliron-grate-e-Sirise-nuk-eshte-revolucion_web.png\",\"width\":4269,\"height\":2400},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/revolucioni-qe-si-cliron-grate-e-sirise-nuk-eshte-revolucion\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/qika.org\/en\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Revolucioni q\u00eb s\u2019i \u00e7liron grat\u00eb e Siris\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb revolucion\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/\",\"name\":\"QIKA\",\"description\":\"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Revolucioni q\u00eb s\u2019i \u00e7liron grat\u00eb e Siris\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb revolucion - QIKA","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/revolucioni-qe-si-cliron-grate-e-sirise-nuk-eshte-revolucion\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Revolucioni q\u00eb s\u2019i \u00e7liron grat\u00eb e Siris\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb revolucion - QIKA","og_description":"Grat\u00eb q\u00eb po festojn\u00eb shkat\u00ebrrimin e burgjeve dhe qelive tani po pyesin veten pse nuk po shkat\u00ebrrohet edhe shtypja ndaj tyre. Tremb\u00ebdhjet\u00eb vjet pasi iu bashkuan val\u00ebs revolucionare q\u00eb p\u00ebrfshiu Lindjen e Mesme dhe Afrik\u00ebn e Veriut, sirian\u00ebt mund t\u00eb thon\u00eb se emri i Bashar al-Asadit ka mbetur tashm\u00eb n\u00eb librat e historis\u00eb, krahas Hosni [&hellip;]","og_url":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/revolucioni-qe-si-cliron-grate-e-sirise-nuk-eshte-revolucion\/","og_site_name":"QIKA","article_modified_time":"2025-02-11T09:26:55+00:00","og_image":[{"width":1024,"height":576,"url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/Revolucioni-qe-si-cliron-grate-e-Sirise-nuk-eshte-revolucion_web-1024x576.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/revolucioni-qe-si-cliron-grate-e-sirise-nuk-eshte-revolucion\/","url":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/revolucioni-qe-si-cliron-grate-e-sirise-nuk-eshte-revolucion\/","name":"Revolucioni q\u00eb s\u2019i \u00e7liron grat\u00eb e Siris\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb revolucion - QIKA","isPartOf":{"@id":"https:\/\/qika.org\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/revolucioni-qe-si-cliron-grate-e-sirise-nuk-eshte-revolucion\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/revolucioni-qe-si-cliron-grate-e-sirise-nuk-eshte-revolucion\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/Revolucioni-qe-si-cliron-grate-e-Sirise-nuk-eshte-revolucion_web.png","datePublished":"2025-02-11T09:26:54+00:00","dateModified":"2025-02-11T09:26:55+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/revolucioni-qe-si-cliron-grate-e-sirise-nuk-eshte-revolucion\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/qika.org\/lexo-post\/revolucioni-qe-si-cliron-grate-e-sirise-nuk-eshte-revolucion\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/revolucioni-qe-si-cliron-grate-e-sirise-nuk-eshte-revolucion\/#primaryimage","url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/Revolucioni-qe-si-cliron-grate-e-Sirise-nuk-eshte-revolucion_web.png","contentUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/Revolucioni-qe-si-cliron-grate-e-Sirise-nuk-eshte-revolucion_web.png","width":4269,"height":2400},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/revolucioni-qe-si-cliron-grate-e-sirise-nuk-eshte-revolucion\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/qika.org\/en\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Revolucioni q\u00eb s\u2019i \u00e7liron grat\u00eb e Siris\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb revolucion"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/qika.org\/#website","url":"https:\/\/qika.org\/","name":"QIKA","description":"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/lexo-post\/10670","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/lexo-post"}],"about":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/lexo-post"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10671"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10670"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}