{"id":11407,"date":"2025-07-29T10:26:33","date_gmt":"2025-07-29T09:26:33","guid":{"rendered":"https:\/\/qika.org\/?post_type=lexo-post&#038;p=11407"},"modified":"2025-07-29T10:26:35","modified_gmt":"2025-07-29T09:26:35","slug":"silvia-federici-mbi-gjuetine-e-shtrigave-politikat-e-trupit-dhe-ritualet-e-rezistences","status":"publish","type":"lexo-post","link":"https:\/\/qika.org\/en\/lexo-post\/silvia-federici-mbi-gjuetine-e-shtrigave-politikat-e-trupit-dhe-ritualet-e-rezistences\/","title":{"rendered":"Silvia Federici mbi gjuetin\u00eb e shtrigave, politikat e trupit dhe ritualet e rezistenc\u00ebs"},"content":{"rendered":"\n<p>Magjia dhe shtrigat jan\u00eb kthyer n\u00eb fjal\u00eb ky\u00e7e t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit. N\u00eb mod\u00eb, filma, seriale dhe rrjete sociale, grat\u00eb po rikthehen tek kuptimet e saj historike dhe simbolike, duke e p\u00ebrdorur si nj\u00eb arketip kund\u00ebr patriarkatit. Por shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb ekzistonte hashtag-u #witchesofinstagram, autorja e majt\u00eb feministe Silvia Federici kishte eksploruar lidhjet aspak sip\u00ebrfaq\u00ebsore midis gjuetis\u00eb s\u00eb shtrigave, patriarkatit dhe lindjes s\u00eb kapitalizmit.<\/p>\n\n\n\n<p>Libri i saj m\u00eb i njohur mbi k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, \u201cKalibani dhe Shtriga: Grat\u00eb, Trupi dhe Akumulimi Fillestar\u201d, mbush nj\u00ebzet vjet k\u00ebt\u00eb vit. Ky lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb hulumtim i thell\u00eb mbi rr\u00ebnj\u00ebt e kapitalizmit dhe lindjen e tij p\u00ebrmes gjuetive t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb shtrigave n\u00eb Evrop\u00eb, krahas kolonizimit evropian t\u00eb Bot\u00ebs s\u00eb Re. Kjo vep\u00ebr mbetet nj\u00eb aktakuz\u00eb e fuqishme kund\u00ebr dhun\u00ebs patriarkale t\u00eb ngulitur n\u00eb kapitaliz\u00ebm, duke e vendosur figur\u00ebn e shtrig\u00ebs n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb rezistenc\u00ebs kund\u00ebr kapitalit.<\/p>\n\n\n\n<p>Federici argumenton se gjuetia e madhe e shtrigave n\u00eb Evrop\u00eb ishte rezultat i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i procesit t\u00eb akumulimit p\u00ebrmes t\u00eb cilit u formua kapitalizmi. Edhe pse vjen nga tradita marksiste, ajo ndahet k\u00ebtu nga Marksi, duke pohuar se dhuna e gjyqeve ndaj shtrigave \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e vet\u00eb kapitalizmit &#8211; dhun\u00eb q\u00eb ushtrohet mbi popullsit\u00eb indigjene, t\u00eb varfrit, grat\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb ndodhen jasht\u00eb qendrave t\u00eb pushtetit n\u00eb sistemin kapitalist, sa her\u00eb q\u00eb ky sistem zgjerohet ekonomikisht.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas saj, p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb kund\u00ebrshtim me Marksin, kapitalizmi nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb sistem progresiv dhe as nj\u00eb kusht i domosdosh\u00ebm historik p\u00ebr zhvillimin e nj\u00eb shoq\u00ebrie jo-shfryt\u00ebzuese.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjuetia e shtrigave ndodhi n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb ndryshimeve t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Evrop\u00eb dhe Amerik\u00eb, por Federici pohon se mbi t\u00eb gjitha, kjo ndihmoi n\u00eb shtrimin e rrug\u00ebs p\u00ebr lindjen e kapitalizmit n\u00eb tre m\u00ebnyra kryesore: n\u00ebp\u00ebrmjet n\u00ebnshtrimit t\u00eb trupit rebel dhe popujve indigjen\u00eb (pra Kalibanit t\u00eb librit), mekanizimit t\u00eb bot\u00ebs, dhe zhvleft\u00ebsimin pun\u00ebs s\u00eb grave me shfaqjen e pun\u00ebs s\u00eb paguar.<\/p>\n\n\n\n<p>Mbi t\u00eb gjitha q\u00ebndron lufta p\u00ebr trupin e gruas, si vendi par\u00ebsor i prodhimit t\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore. Federici mbetet e pal\u00ebkundur n\u00eb bindjen e saj se lufta p\u00ebr trupin e gruas, dhe p\u00ebr autonomin\u00eb trupore n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, duhet t\u00eb jet\u00eb forca shtyt\u00ebse e \u00e7do l\u00ebvizjeje antikapitaliste. Si\u00e7 na tha gjat\u00eb takimit me t\u00eb: \u201cLufta p\u00ebr trupin e gruas \u00ebsht\u00eb kufiri i fundit i kapitalizmit.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Bisedova me Silvia Federici-n n\u00eb apartamentin e saj n\u00eb Brooklyn, simbolikisht kjo q\u00eblloi n\u00eb Dit\u00ebn e Tok\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb diskutuar rreth Kaliban-it nj\u00ebzet vjet m\u00eb von\u00eb, rezistenc\u00ebs indigjene dhe luft\u00ebs s\u00eb vazhdueshme kund\u00ebr kapitalizmit patriarkal.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Kan\u00eb kaluar nj\u00ebzet vjet q\u00eb nga botimi i Kalibani dhe Shtriga. Natyrisht, peizazhi politik ka ndryshuar ndjesh\u00ebm, por disa \u00e7\u00ebshtje duket se mbeten po aq urgjente si dikur, si p\u00ebr shembull ajo e autonomis\u00eb trupore t\u00eb grave. Do t\u00eb doja t\u00eb nisnim me pyetjen: Si e shihni sot pozit\u00ebn e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb abortit n\u00eb diskursin e majt\u00eb bashk\u00ebkohor? A mendoni se po trajtohet me v\u00ebmendjen q\u00eb meriton?<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Hezitoj t\u00eb flas p\u00ebr \u2019t\u00eb majt\u00ebn\u2019, meq\u00eb nuk jam m\u00eb e sigurt se \u00e7far\u00eb n\u00ebnkuptohet me k\u00ebt\u00eb term. Krahasuar me vitet 1970, sot kemi l\u00ebvizje t\u00eb reja shoq\u00ebrore, si l\u00ebvizja ekologjike, l\u00ebvizja feministe dhe ajo queer, p\u00ebr shembull, &nbsp;q\u00eb nuk reduktohen dot n\u00eb at\u00eb q\u00eb dikur quhej e majta ortodokse, madje as n\u00eb t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn \u2018E Majta e Re\u2019.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb l\u00ebvizjet e grave sot, aborti \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje qendrore. Ajo q\u00eb mungon ende, megjithat\u00eb &#8211; t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb shum\u00eb grupe feministe t\u00eb bardha &#8211; \u00ebsht\u00eb njohja se kontrolli mbi trupin ton\u00eb k\u00ebrkon luft\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb: p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar kushtet n\u00eb t\u00eb cilat lindim, n\u00eb t\u00eb cilat rrisim f\u00ebmij\u00ebt, dhe p\u00ebr t\u00eb siguruar burimet q\u00eb na lejojn\u00eb t\u00eb b\u00ebhemi n\u00ebna pa sakrifikuar jet\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, zezaket, si Loretta Ross, e kan\u00eb kritikuar konceptin e zgjedhjes riprodhuese dhe n\u00eb vend t\u00eb tij kan\u00eb k\u00ebrkuar l\u00ebvizje p\u00ebr drejt\u00ebsi riprodhuese.<\/p>\n\n\n\n<p>Sado e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb lufta p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e abortit, nuk mund t\u00eb harrojm\u00eb se mij\u00ebra gra zezake, latine dhe t\u00eb klas\u00ebs pun\u00ebtore n\u00eb SHBA jan\u00eb sterilizuar me dhun\u00eb dhe u \u00ebsht\u00eb mohuar mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb pasur f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb d\u00ebshironin. Edhe sot, kur zezaket, imigrantet ose grat\u00eb me t\u00eb ardhura t\u00eb ul\u00ebta vendosin t\u00eb ken\u00eb f\u00ebmij\u00eb, ato p\u00ebrballen me praktika t\u00eb shumta abuzive nga shteti, policia dhe sistemi mjek\u00ebsor.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb mbrojtjes s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb fetusit, grat\u00eb jan\u00eb arrestuar pasi kan\u00eb p\u00ebsuar aksidente me makin\u00eb, pasi kan\u00eb humbur shtatz\u00ebnin\u00eb, ose pasi u jan\u00eb b\u00ebr\u00eb analiza gjaku me rezultate t\u00eb paqarta &#8211; dhe m\u00eb pas jan\u00eb akuzuar se kan\u00eb p\u00ebrdorur drog\u00eb, duke rrezikuar sigurin\u00eb e fetusit.<\/p>\n\n\n\n<p>Justifikimi p\u00ebr k\u00ebto abuzime b\u00ebhet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb mbrojtjes s\u00eb jet\u00ebs, por n\u00eb thelb ato jan\u00eb forma t\u00eb racizmit dhe diskriminimit klasor. Tendenca \u00ebsht\u00eb q\u00eb fetusi t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb t\u00eb drejta se gruaja, p\u00ebrve\u00e7 rasteve kur ajo ka burime q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mos varet nga institucionet publike.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo na tregon se lufta p\u00ebr kontrollin mbi trupin ton\u00eb duhet t\u00eb rikonceptohet, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb nj\u00eb horizont shum\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Ju flisni shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb n\u00eb \u2018Kalibani dhe Shtriga\u2019, p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si e gjitha kjo buron nga mekanizimi i trupit me shfaqjen e kapitalizmit.<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Si\u00e7 kam shkruar (dhe jo vet\u00ebm un\u00eb), kapitali dhe shteti e kan\u00eb shnd\u00ebrruar trupin e gruas n\u00eb mjet p\u00ebr prodhimin e pun\u00ebtor\u00ebve dhe ushtar\u00ebve. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse ata kan\u00eb qen\u00eb kaq k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs n\u00eb rregullimin e seksualitetit dhe kapacitetit ton\u00eb riprodhues, dhe kan\u00eb qen\u00eb &nbsp;kaq nd\u00ebshkues ndaj \u00e7do shkeljeje t\u00eb rregullave. Flitet p\u00ebr \u2018foshnja n\u00eb epruvet\u00eb\u2019, por foshnjat nuk lindin n\u00eb epruveta, ato lindin nga trupat e grave, dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pushtet q\u00eb shteti \u00ebsht\u00eb i vendosur ta kontrolloj\u00eb me \u00e7do mjet edhe sot. Ata duan t\u00eb vendosin kush ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb riprodhohet dhe kush jo.<\/p>\n\n\n\n<p>Trupi i gruas \u00ebsht\u00eb kufiri i fundit q\u00eb kapitalizmi synon t\u00eb pushtoj\u00eb, sepse kapitalizmi e sheh pun\u00ebn njer\u00ebzore si mjetin kryesor p\u00ebr akumulimin e pasuris\u00eb&nbsp; dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, duhet t\u00eb kontrolloj\u00eb burimin e saj. Sa f\u00ebmij\u00eb lindim ne ndikon drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb madh\u00ebsin\u00eb e fuqis\u00eb pun\u00ebtore. Po ashtu, m\u00ebnyra se si i rrisim ata ndikon n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si e shohin bot\u00ebn, si dhe p\u00ebr \u00e7far\u00eb luftojn\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse ekzistojn\u00eb politikat e kontrollit t\u00eb popullsis\u00eb, q\u00eb shpesh zbatohen p\u00ebrmes sterilizimeve t\u00eb detyruara. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse shteti p\u00ebrpiqet t\u00eb imponoj\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb vendosur kush ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb lind\u00eb dhe kush jo.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Kam nj\u00eb mike q\u00eb shkoi n\u00eb &nbsp;Virgin Islands &nbsp;t\u00eb SHBA-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar pas uraganit Maria. Nj\u00eb nga gj\u00ebrat q\u00eb ajo mori me vete ishte kontraceptiv\u00eb, sepse atje nuk po shp\u00ebrndaheshin.<\/em><\/strong><em> <strong>\u00c7far\u00eb mendoni p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si kultura jon\u00eb politike e trajton sh\u00ebndetin riprodhues dhe drejt\u00ebsin\u00eb riprodhuese si kategori t\u00eb ndara, &nbsp;jo vet\u00ebm nga kujdesi sh\u00ebndet\u00ebsor, por edhe nga t\u00eb gjitha diskutimet e tjera mbi shtypjen dhe padrejt\u00ebsin\u00eb?<\/strong><\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Kur shteti ofron forma t\u00eb mbrojtjes, zakonisht ndodh n\u00eb m\u00ebnyra q\u00eb grat\u00eb nuk i kontrollojn\u00eb vet\u00eb. Ofron injeksione si Depo-Provera, ose pajisje si IUD-t\u00eb (spiralet), forma kontracepsioni q\u00eb vendosen n\u00eb trupin e gruas dhe q\u00eb ajo nuk mund t\u2019i heq\u00eb vet\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se duke shkuar te mjeku. Sot ekziston nj\u00eb ndarje brenda klas\u00ebs sunduese sa i p\u00ebrket kontrollit t\u00eb lindjeve n\u00eb t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn \u201cBot\u00eb e Tret\u00eb\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt bota e kolonizuar, e cila kurr\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7kolonizuar plot\u00ebsisht. Krahu liberal i shtetit e promovon kontrollin e lindjeve sepse synon t\u00eb shfryt\u00ebzoj\u00eb pun\u00ebn e grave, p\u00ebr shembull n\u00eb \u2018maquiladoras\u2019, zonat ekonomike speciale, ku t\u00eb largojn\u00eb nga puna n\u00ebse mbetesh shtatz\u00ebn\u00eb. Ekziston gjithashtu nj\u00eb frik\u00eb nga shp\u00ebrthimi i nj\u00eb vale t\u00eb re rezistence, si ajo q\u00eb ndodhi gjat\u00eb l\u00ebvizjeve antikoloniale. Duke promovuar kontracepsionin, ekziston shpresa p\u00ebr t\u00eb sterilizuar rezistenc\u00ebn, por prap\u00eb po promovohen forma q\u00eb grat\u00eb nuk i kontrollojn\u00eb vet\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, t\u00eb djatht\u00ebt besojn\u00eb se mund ta kontrolloj\u00eb \u00e7do rebelim p\u00ebrmes dhun\u00ebs s\u00eb armatosur. Ai gjithashtu e mb\u00ebshtet zhvillimin e nj\u00eb tregu global t\u00eb foshnjave, p\u00ebrmes bir\u00ebsimeve dhe surrogacis\u00eb. Riprodhimi, edhe sot si n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, mbetet nj\u00eb fush\u00eb shtypjeje, diskriminimi dhe dhune. Si\u00e7 ishte dhuna e t\u00eb sjellurit n\u00eb jet\u00eb t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb m\u00eb pas t\u00eb detyrojn\u00eb t\u2019i dor\u00ebzosh, dikur gjat\u00eb skllav\u00ebris\u00eb, njashtu sot p\u00ebrmes bir\u00ebsimeve p\u00ebr shkak t\u00eb varf\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Ekziston nj\u00ebfar\u00eb ankthi reaksionar se, n\u00ebse njer\u00ebzit &nbsp;nga grupet e margjinalizuara b\u00ebjn\u00eb f\u00ebmij\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb duke marr\u00eb ndihm\u00eb sociale dhe se do t\u00eb na duhet t\u2019u sigurojm\u00eb kujdes sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Po, kjo \u00ebsht\u00eb logjik\u00eb e gabuar, e pabaz\u00eb dhe thell\u00ebsisht raciste. Ajo niset nga supozimi se \u2018k\u00ebta njer\u00ebz\u2019 jan\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb varf\u00ebri dhe nuk do t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb mb\u00ebshtesin f\u00ebmij\u00ebt e tyre. Por, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb luftohet p\u00ebr t\u2019u siguruar q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb ken\u00eb burimet e nevojshme p\u00ebr t\u00eb krijuar familje, ajo q\u00eb k\u00ebrkohet \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb shtypje. Harrohet fakti se programet si Ndihma p\u00ebr F\u00ebmij\u00ebt n\u00eb Var\u00ebsi (Aid for Dependent Children), t\u00eb cilat thuajse jan\u00eb shkat\u00ebrruar sot, u krijuan fillimisht p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb grave t\u00eb veja mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb rrisnin f\u00ebmij\u00ebt pa qen\u00eb t\u00eb detyruara t\u00eb hynin menj\u00ebher\u00eb n\u00eb tregun e pun\u00ebs kur u vdiste burri. Dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, kan\u00eb qen\u00eb pik\u00ebrisht grat\u00eb e klas\u00ebs pun\u00ebtore, shumica t\u00eb bardha, ato q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfituar m\u00eb shum\u00eb nga k\u00ebto programe.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Kjo \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb form\u00eb p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs shteti imponon nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb caktuar trajtimi ndaj grave &#8211; duke kriminalizuar autonomin\u00eb riprodhuese &#8211; dhe m\u00eb pas nuk merr asnj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr grat\u00eb apo p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tyre pas lindjes.<\/em><\/strong><em><\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Ashtu \u00ebsht\u00eb. Shteti kujdeset p\u00ebr fetusin, por n\u00eb momentin q\u00eb fetusi lind dhe b\u00ebhet f\u00ebmij\u00eb, ai nuk kujdeset m\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb i interesuar p\u00ebr mir\u00ebqenien e brezit t\u00eb ri, por p\u00ebr disiplinimin e grave. Sipas logjik\u00ebs s\u00eb shtetit, pasi f\u00ebmij\u00ebt lindin, mund edhe t\u00eb vdesin. N\u00eb rastin e f\u00ebmij\u00ebve zezak\u00eb, n\u00eb fakt, b\u00ebhet shum\u00eb pak p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb ata t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb lindje t\u00eb sigurt. Sot kemi raporte q\u00eb tregojn\u00eb se grat\u00eb zezake, nga t\u00eb gjitha klasat shoq\u00ebrore, p\u00ebrballen me nj\u00eb shkall\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb vdekshm\u00ebris\u00eb s\u00eb foshnjave sesa grat\u00eb e bardha &#8211; si pasoj\u00eb e stresit t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm q\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb nga jetesa n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri raciste, por edhe p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb kujdesit q\u00eb marrin n\u00eb spitale. Kjo tregon hipokrizin\u00eb dhe dyfytyr\u00ebsin\u00eb e \u2018mbrojt\u00ebsve t\u00eb jet\u00ebs\u2019 q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb pas l\u00ebvizjes \u2018E drejta p\u00ebr jet\u00eb\u2019.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Zakonisht, kur njer\u00ebzit kritikojn\u00eb k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje, fokusohen tek aspektet fetare fundamentaliste, por shum\u00eb pak e kritikojn\u00eb shtetin ose kapitalizmin, &nbsp;t\u00eb pakt\u00ebn jo n\u00eb diskursin popullor rreth drejt\u00ebsis\u00eb riprodhuese.<\/em><\/strong><em><\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb nga problemet me t\u00eb cilat p\u00ebrballemi \u00ebsht\u00eb prirja e p\u00ebrhapur p\u00ebr t\u2019u fokusuar vet\u00ebm te shkaqet e menj\u00ebhershme, dhe jo te tendencat strukturore. Fundamentalist\u00ebt fetar\u00eb, dhe e djathta n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb interesat e shtetit dhe kapitalit. Si\u00e7 e p\u00ebrmenda edhe m\u00eb her\u00ebt, sot klasa sunduese \u00ebsht\u00eb m\u00eb e ndar\u00eb se n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn sa i p\u00ebrket \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb kontrollit t\u00eb lindjeve dhe, natyrisht, abortit. Por nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb luft\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr ta fituar t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr abort n\u00eb SHBA n\u00eb vitet e \u201970-ta.<\/p>\n\n\n\n<p>Deri s\u00eb fundmi, klasa kapitaliste ka qen\u00eb e unifikuar n\u00eb vendosm\u00ebrin\u00eb e saj p\u00ebr t\u2019u mohuar grave t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb vendosur mbi riprodhimin e tyre. Qofshin Demokrat\u00eb apo Republikan\u00eb, q\u00ebndrimi i tyre nuk ka qen\u00eb shum\u00eb i ndrysh\u00ebm nga ai i Pap\u00ebs apo i l\u00ebvizjes \u2018E drejta p\u00ebr jet\u00eb\u2019.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb dyja partit\u00eb kan\u00eb qen\u00eb dakord me lejimin apo edhe promovimin e sterilizimeve t\u00eb zezakeve dhe, n\u00eb disa periudha &#8211; p\u00ebr shembull gjat\u00eb Depresionit t\u00eb Madh &#8211; edhe t\u00eb grave t\u00eb bardha, t\u00eb papuna e t\u00eb klas\u00ebs pun\u00ebtore, kur ato perceptoheshin si t\u00eb pamoralshme.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>N\u00eb lib\u00ebr flisni s\u00ebrish p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si ajo q\u00eb sot do ta quanim bestytni, magji popullore, apo animiz\u00ebm, \u00ebsht\u00eb par\u00eb si di\u00e7ka q\u00eb duhej zhdukur p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00eb zhvillimit t\u00eb kapitalizmit. Sot po jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb nj\u00eb rilindjeje t\u00eb re okulte. Magjia dhe shtrig\u00ebria po b\u00ebhen gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb pranishme. Un\u00eb vet\u00eb praktikoj shtrig\u00ebri. Pa dyshim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prirje n\u00eb rritje, por duket se rrezikon t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsohet nga kapitalizmi.<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ajo q\u00eb sot shum\u00eb njer\u00ebz e quajn\u00eb magji ose shtrig\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb kishin n\u00eb mendje inkuizitor\u00ebt dhe gjykat\u00ebsit q\u00eb d\u00ebrguan mij\u00ebra gra drejt vdekjes. P\u00ebr ta, shtrig\u00ebria n\u00ebnkuptonte nj\u00eb pakt djall\u00ebzor mes njeriut dhe djallit p\u00ebr t\u00eb kryer vepra t\u00eb k\u00ebqija. N\u00eb realitet, ajo q\u00eb ata p\u00ebrndoq\u00ebn n\u00ebn emrin \u2018shtrig\u00ebri\u2019 ishte nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie tjet\u00ebr, m\u00eb e nd\u00ebrlidhur e m\u00eb kolektive&nbsp; mes vet\u00eb njer\u00ebzve, si dhe mes njer\u00ebzve dhe natyr\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb edhe bot\u00ebn shtazore. Shum\u00eb gra, p\u00ebr shembull, akuzoheshin si shtriga sepse sh\u00ebronin njer\u00ebzit dhe kafsh\u00ebt me bim\u00eb mjek\u00ebsore dhe me fjal\u00eb magjike, mbanin kafsh\u00eb t\u00eb caktuara ose merrnin pjes\u00eb n\u00eb evente&nbsp; si vall\u00ebzime, festa kolektive &#8211; q\u00eb konsideroheshin t\u00eb rrezikshme, t\u00eb pamoralshme apo djall\u00ebzore. P\u00ebrmes gjuetive t\u00eb shtrigave, kapitalizmi promovoi nj\u00eb koncept t\u00eb ri t\u00eb natyr\u00ebs &#8211; m\u00eb mekanik, m\u00eb \u2018shkencor\u2019, nj\u00eb ide sipas s\u00eb cil\u00ebs natyra duhej dhe mund t\u00eb kontrollohej. Rikthimi i koncepteve magjike t\u00eb natyr\u00ebs n\u00eb dit\u00ebt e sotme \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00ebse na ndihmon t\u00eb kuptojm\u00eb m\u00eb thell\u00eb bukurin\u00eb, fuqin\u00eb dhe krijimtarin\u00eb e bot\u00ebs natyrore. Por b\u00ebhet i rreziksh\u00ebm n\u00ebse nxit iden\u00eb se magjia \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb manipuluar marr\u00ebdh\u00ebniet, sepse kjo rrezikon t\u00eb rip\u00ebrs\u00ebris\u00eb pik\u00ebrisht at\u00eb vizion t\u00eb nd\u00ebrtuar, vdekjeprur\u00ebs dhe shtyp\u00ebs p\u00ebr shtrig\u00ebrin\u00eb dhe shtrigat.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Sa i p\u00ebrket nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt dhe m\u00eb t\u00eb ndjeshme me natyr\u00ebn, pavar\u00ebsisht pranis\u00eb s\u00eb gjithanshme t\u00eb kapitalizmit, si i shihni ju l\u00ebvizjet e rezistenc\u00ebs indigjene n\u00eb bot\u00eb, si p\u00ebr shembull Standing Rock?<\/em><\/strong><em><\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Jan\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Nd\u00ebr luft\u00ebrat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb po zhvillohen sot n\u00eb bot\u00eb. Ekzistenca dhe rezistenca e komuniteteve indigjene \u00ebsht\u00eb forc\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha l\u00ebvizjet, duke filluar nga l\u00ebvizja e grave. Komunitetet indigjene na tregojn\u00eb se ekzistojn\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb organizuar shoq\u00ebrin\u00eb. Vizioni i tyre p\u00ebr tok\u00ebn, kuptimi i thell\u00eb p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnies me tok\u00ebn p\u00ebr autonomin\u00eb personale, aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr vet\u00ebqeverisje, kultur\u00ebn dhe shpirt\u00ebroren, \u00ebsht\u00eb frym\u00ebzim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Sot, edhe brenda komuniteteve indigjene, grat\u00eb po marrin drejtimin, duke sfiduar format e patriarkalizmit q\u00eb ende ekzistojn\u00eb brenda tyre.<br>N\u00eb Standing Rock, ishin grat\u00eb ato q\u00eb organizuan jet\u00ebn dhe riprodhimin e p\u00ebrditsh\u00ebm t\u00eb kampit. Ato gjithashtu krijuan gjuh\u00ebn dhe imazhin e k\u00ebsaj l\u00ebvizjeje, duke e p\u00ebrshkruar veten si mbrojt\u00ebset e ujit.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Ndonj\u00ebher\u00eb e v\u00ebrej q\u00eb kur flas me t\u00eb majt\u00eb t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr rezistenc\u00ebn indigjene, ata nuk arrijn\u00eb ta kuptojn\u00eb dimensionin shpirt\u00ebror t\u00eb k\u00ebsaj rezistence, e sidomos at\u00eb t\u00eb rezistenc\u00ebs s\u00eb grave indigjene.<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, n\u00eb tradit\u00ebn marksiste ka ekzistuar nj\u00eb supozim i vazhduesh\u00ebm se transformimi shoq\u00ebror \u00ebsht\u00eb i mundur vet\u00ebm n\u00ebse ka ndodhur, apo po ndodh, nj\u00eb shkall\u00eb e lart\u00eb industrializimi. Por komunitetet indigjene po thon\u00eb \u2018jo.\u2019 Shum\u00eb prej tyre e refuzojn\u00eb k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb dhe e shohin zhvillimin kapitalist vet\u00ebm si zhvatje dhe dhun\u00eb. N\u00eb tradit\u00ebn marksiste, p\u00ebrkundrazi, ekziston bindja se zhvillimi kapitalist \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kusht i domosdosh\u00ebm p\u00ebr formimin e nj\u00eb shoq\u00ebrie komuniste. Supozohet se p\u00ebrmes rritjes s\u00eb produktivitetit t\u00eb pun\u00ebs, kapitalizmi krijon themelet materiale p\u00ebr komunizmin. Por p\u00ebr popujt indigjen\u00eb, kjo ide \u00ebsht\u00eb e papranueshme, sepse ata p\u00ebr shekuj me radh\u00eb e kan\u00eb paguar \u00e7mimin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u2018zhvillim\u2019. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb disa kan\u00eb b\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshje me kompanit\u00eb, por shumica mbajn\u00eb q\u00ebndrim antikapitalist. Grat\u00eb, n\u00eb ve\u00e7anti, q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb t\u00eb rezistenc\u00ebs; ato e din\u00eb se kur uji helmohet nga shpimet p\u00ebr naft\u00eb apo nga minierat e arit, njer\u00ebzit detyrohen t\u00eb largohen. Aty merr fund gjith\u00e7ka &#8211; kultura, gjuha, jeta e komunitetit. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb perspektiv\u00eb krejt ndryshe nga ajo e marksizmit tradicional. Sot, nd\u00ebrsa po p\u00ebrjetojm\u00eb katastrofat e shkaktuara nga ndryshimet klimatike dhe ndotjen e gjith\u00e7kaje q\u00eb ham\u00eb, pim\u00eb dhe marrim frym\u00eb, gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz po e drejtojn\u00eb v\u00ebmendjen nga popujt indigjen\u00eb p\u00ebr frym\u00ebzim. Mund t\u00eb shohim gjithashtu se fuqia prodhuese e pun\u00ebs \u00ebsht\u00eb zgjeruar n\u00eb maksimum, dhe megjithat\u00eb, nuk jemi aspak m\u00eb af\u00ebr revolucionit sesa n\u00eb koh\u00ebn e Marksit.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhuna n\u00eb rritje ndaj grave buron edhe nga fakti se n\u00eb shum\u00eb vende, grat\u00eb jan\u00eb ato q\u00eb po udh\u00ebheqin rezistenc\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>A do t\u00eb pajtoheshit me ekofeministet t\u00eb cilat argumentojn\u00eb se e trajtojm\u00eb tok\u00ebn si trupin e nj\u00eb gruaje? Apo se i trajtojm\u00eb trupat e grave si\u00e7 e trajtojm\u00eb tok\u00ebn?<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Amerik\u00ebn Latine, grat\u00eb thon\u00eb: \u201cTrupi im \u00ebsht\u00eb territori im i par\u00eb, prandaj duhet ta mbrojm\u00eb trupin ton\u00eb n\u00ebse duam t\u00eb mbrojm\u00eb tok\u00ebn, territoret tona.\u201d Ekofeministet nuk thon\u00eb se grat\u00eb jan\u00eb natyra, por theksojn\u00eb se ekziston nj\u00eb lidhje mes m\u00ebnyr\u00ebs se si kapitalizmi i ka shfryt\u00ebzuar trupat e grave dhe m\u00ebnyr\u00ebs se si ka shfryt\u00ebzuar bot\u00ebn natyrore &#8211; tokat, ujin, burimet. Ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shfryt\u00ebzuar toka, edhe shfryt\u00ebzimi i grave \u00ebsht\u00eb shembulli klasik i m\u00ebnyr\u00ebs se si kapitalizmi e ka nd\u00ebrtuar fuqin\u00eb e vet duke pla\u00e7kitur qeniet njer\u00ebzore dhe natyr\u00ebn pa asnj\u00eb rezerv\u00eb, dhe pa dh\u00ebn\u00eb asgj\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Peter Grey, magjistar i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm bashk\u00ebkohor,&nbsp; thot\u00eb se historikisht \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktosh se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb magjia, por shkruan se n\u00ebse shikon pas n\u00eb histori \u201cdo ta gjesh magjistaren n\u00eb fundin e nj\u00eb gishti t\u00eb drejtuar.\u201d \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se ka paralele mes m\u00ebnyr\u00ebs se si jan\u00eb p\u00ebrdorur akuzat p\u00ebr magji dhe m\u00ebnyr\u00ebs se si sot p\u00ebrdoren etiketime si kriminel, emigrant i paligjsh\u00ebm apo terrorist.<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Akuza p\u00ebr magji \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb kriminalizuar forma t\u00eb ndryshme t\u00eb sjelljes dhe popuj t\u00eb t\u00ebr\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt sistemi ka dashur t\u2019i zhduk\u00eb. Magjia \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aq t\u00eb paqart\u00eb sa n\u00ebn k\u00ebt\u00eb em\u00ebrtim mund t\u00eb bie \u00e7do lloj praktike. Gjat\u00eb gjyqeve p\u00ebr magji jan\u00eb futur edhe procedura t\u00eb reja gjyq\u00ebsore, ku i akuzuari d\u00ebnohej para se t\u00eb gjykohej. Gjat\u00eb gjuetive t\u00eb shtrigave, magjia p\u00ebrshkruhej si nj\u00eb krim ve\u00e7an\u00ebrisht pervers, gj\u00eb q\u00eb u jepte gjyqtar\u00ebve t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb p\u00ebrdornin tortur\u00ebn, ta mbanin t\u00eb akuzuarin n\u00eb izolim. Lejoheshin edhe denoncimet anonime, t\u00eb akuzuarat p\u00ebr magji nuk kishin t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb dinin se kush i kishte paditur apo cilat ishin akuzat kund\u00ebr tyre. Edhe sot, &#8216;lufta kund\u00ebr drog\u00ebs&#8217; dhe &#8216;lufta kund\u00ebr terrorit&#8217; p\u00ebrdorin procedura t\u00eb ngjashme.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Ti flet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb form\u00eb t\u00eb akumulimit primitiv si di\u00e7ka q\u00eb e p\u00ebrs\u00ebrisim vazhdimisht, pa pushim.<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Po. Bota korporative grumbullon fitime masive duke i zhveshur njer\u00ebzit nga mjetet e tyre t\u00eb riprodhimit dhe m\u00eb pas duke i kriminalizuar kur migrojn\u00eb, p\u00ebr t\u2019i shfryt\u00ebzuar si fuqi pun\u00ebtore t\u00eb lir\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb sistem v\u00ebrtet pervers. Fillimisht SHBA-ja dhe Evropa, me ndihm\u00ebn e institucioneve financiare si FMN-ja dhe Banka Bot\u00ebrore, i varf\u00ebrojn\u00eb miliona njer\u00ebz, e pastaj i burgosin kur k\u00ebta p\u00ebrpiqen t\u00eb migrojn\u00eb n\u00eb ato vende, pik\u00ebrisht aty ku jan\u00eb grumbulluar pasurit\u00eb q\u00eb dikur u p\u00ebrkisnin atyre.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Dua ta p\u00ebrfundoj k\u00ebt\u00eb bised\u00eb me nj\u00eb sh\u00ebnim disi m\u00eb shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebs. Kur ka kaq shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb po shkojn\u00eb keq n\u00eb bot\u00eb, &nbsp;\u00e7ka t\u00eb shtyen ende t\u00eb luftosh?<\/em><\/strong><em><\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Optimizmi im buron nga fakti se vala e dhun\u00ebs institucionale q\u00eb po p\u00ebrjetojm\u00eb sot \u00ebsht\u00eb, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, nj\u00eb p\u00ebrgjigje ndaj rritjes globale t\u00eb l\u00ebvizjeve q\u00eb e kuptojn\u00eb se kapitalizmi \u00ebsht\u00eb sistem mizor, shkat\u00ebrrues e i paq\u00ebndruesh\u00ebm. Vala e re e dhun\u00ebs kund\u00ebr grave, p\u00ebr shembull, lidhet drejtp\u00ebrdrejt me faktin se n\u00eb shum\u00eb vende jan\u00eb grat\u00eb ato q\u00eb po udh\u00ebheqin rezistenc\u00ebn. K\u00ebt\u00eb e kemi par\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb Amerik\u00ebn Latine, por edhe n\u00eb SHBA, &nbsp;si n\u00eb Standing Rock. Jan\u00eb grat\u00eb ato q\u00eb po luftojn\u00eb kund\u00ebr shpimeve hidraulike (fracking), p\u00ebr sh\u00ebrbime m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb komunitetet e tyre, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur kulturat e tyre dhe p\u00ebr t\u00eb rritur f\u00ebmij\u00ebt e tyre. Prandaj duhet t\u00eb shohim edhe an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb represionit. Luft\u00ebrat, torturat, burgosjet dhe format e shumta t\u00eb varf\u00ebrimit q\u00eb shohim sot n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn jan\u00eb p\u00ebrgjigje ndaj faktit se miliona njer\u00ebz po k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri tjet\u00ebr. Por k\u00ebto l\u00ebvizje do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb rriten, &nbsp;pavar\u00ebsisht dhun\u00ebs q\u00eb ushtrohet mbi to.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Sarah Lyons<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>E p\u00ebrktheu: Blenda Asllani<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Lexoni artikullin origjinal <\/strong><a href=\"https:\/\/blog.pmpress.org\/2019\/09\/15\/silvia-federici-on-witch-hunts-body-politics-rituals-of-resistance\/?fbclid=IwY2xjawKs4PdleHRuA2FlbQIxMABicmlkETFONVk3aTR1NjlETXBnMkVMAR5MTmfEvuUdBMymfRHY1jCqCg9SzHyD0YOGBaVaChaFUSDn63tHkdfnMamcdw_aem_jiAc3GCNyKSvBDm8zOh-vQ\">k\u00ebtu.<\/a><br><\/p>\n","protected":false},"featured_media":11408,"template":"","class_list":["post-11407","lexo-post","type-lexo-post","status-publish","has-post-thumbnail","hentry"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v23.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Silvia Federici mbi gjuetin\u00eb e shtrigave, politikat e trupit dhe ritualet e rezistenc\u00ebs - QIKA<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/silvia-federici-mbi-gjuetine-e-shtrigave-politikat-e-trupit-dhe-ritualet-e-rezistences\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Silvia Federici mbi gjuetin\u00eb e shtrigave, politikat e trupit dhe ritualet e rezistenc\u00ebs - QIKA\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Magjia dhe shtrigat jan\u00eb kthyer n\u00eb fjal\u00eb ky\u00e7e t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit. N\u00eb mod\u00eb, filma, seriale dhe rrjete sociale, grat\u00eb po rikthehen tek kuptimet e saj historike dhe simbolike, duke e p\u00ebrdorur si nj\u00eb arketip kund\u00ebr patriarkatit. Por shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb ekzistonte hashtag-u #witchesofinstagram, autorja e majt\u00eb feministe Silvia Federici kishte eksploruar lidhjet [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/silvia-federici-mbi-gjuetine-e-shtrigave-politikat-e-trupit-dhe-ritualet-e-rezistences\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"QIKA\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2025-07-29T09:26:35+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/Silvia-2.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1440\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"1079\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"18 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/silvia-federici-mbi-gjuetine-e-shtrigave-politikat-e-trupit-dhe-ritualet-e-rezistences\/\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/silvia-federici-mbi-gjuetine-e-shtrigave-politikat-e-trupit-dhe-ritualet-e-rezistences\/\",\"name\":\"Silvia Federici mbi gjuetin\u00eb e shtrigave, politikat e trupit dhe ritualet e rezistenc\u00ebs - QIKA\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/silvia-federici-mbi-gjuetine-e-shtrigave-politikat-e-trupit-dhe-ritualet-e-rezistences\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/silvia-federici-mbi-gjuetine-e-shtrigave-politikat-e-trupit-dhe-ritualet-e-rezistences\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/Silvia-2.jpg\",\"datePublished\":\"2025-07-29T09:26:33+00:00\",\"dateModified\":\"2025-07-29T09:26:35+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/silvia-federici-mbi-gjuetine-e-shtrigave-politikat-e-trupit-dhe-ritualet-e-rezistences\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/silvia-federici-mbi-gjuetine-e-shtrigave-politikat-e-trupit-dhe-ritualet-e-rezistences\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/silvia-federici-mbi-gjuetine-e-shtrigave-politikat-e-trupit-dhe-ritualet-e-rezistences\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/Silvia-2.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/Silvia-2.jpg\",\"width\":1440,\"height\":1079,\"caption\":\"Screenshot\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/silvia-federici-mbi-gjuetine-e-shtrigave-politikat-e-trupit-dhe-ritualet-e-rezistences\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/qika.org\/en\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Silvia Federici mbi gjuetin\u00eb e shtrigave, politikat e trupit dhe ritualet e rezistenc\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/\",\"name\":\"QIKA\",\"description\":\"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Silvia Federici mbi gjuetin\u00eb e shtrigave, politikat e trupit dhe ritualet e rezistenc\u00ebs - QIKA","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/silvia-federici-mbi-gjuetine-e-shtrigave-politikat-e-trupit-dhe-ritualet-e-rezistences\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Silvia Federici mbi gjuetin\u00eb e shtrigave, politikat e trupit dhe ritualet e rezistenc\u00ebs - QIKA","og_description":"Magjia dhe shtrigat jan\u00eb kthyer n\u00eb fjal\u00eb ky\u00e7e t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit. N\u00eb mod\u00eb, filma, seriale dhe rrjete sociale, grat\u00eb po rikthehen tek kuptimet e saj historike dhe simbolike, duke e p\u00ebrdorur si nj\u00eb arketip kund\u00ebr patriarkatit. Por shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb ekzistonte hashtag-u #witchesofinstagram, autorja e majt\u00eb feministe Silvia Federici kishte eksploruar lidhjet [&hellip;]","og_url":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/silvia-federici-mbi-gjuetine-e-shtrigave-politikat-e-trupit-dhe-ritualet-e-rezistences\/","og_site_name":"QIKA","article_modified_time":"2025-07-29T09:26:35+00:00","og_image":[{"width":1440,"height":1079,"url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/Silvia-2.jpg","type":"image\/jpeg"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Est. reading time":"18 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/silvia-federici-mbi-gjuetine-e-shtrigave-politikat-e-trupit-dhe-ritualet-e-rezistences\/","url":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/silvia-federici-mbi-gjuetine-e-shtrigave-politikat-e-trupit-dhe-ritualet-e-rezistences\/","name":"Silvia Federici mbi gjuetin\u00eb e shtrigave, politikat e trupit dhe ritualet e rezistenc\u00ebs - QIKA","isPartOf":{"@id":"https:\/\/qika.org\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/silvia-federici-mbi-gjuetine-e-shtrigave-politikat-e-trupit-dhe-ritualet-e-rezistences\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/silvia-federici-mbi-gjuetine-e-shtrigave-politikat-e-trupit-dhe-ritualet-e-rezistences\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/Silvia-2.jpg","datePublished":"2025-07-29T09:26:33+00:00","dateModified":"2025-07-29T09:26:35+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/silvia-federici-mbi-gjuetine-e-shtrigave-politikat-e-trupit-dhe-ritualet-e-rezistences\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/qika.org\/lexo-post\/silvia-federici-mbi-gjuetine-e-shtrigave-politikat-e-trupit-dhe-ritualet-e-rezistences\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/silvia-federici-mbi-gjuetine-e-shtrigave-politikat-e-trupit-dhe-ritualet-e-rezistences\/#primaryimage","url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/Silvia-2.jpg","contentUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/Silvia-2.jpg","width":1440,"height":1079,"caption":"Screenshot"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/silvia-federici-mbi-gjuetine-e-shtrigave-politikat-e-trupit-dhe-ritualet-e-rezistences\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/qika.org\/en\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Silvia Federici mbi gjuetin\u00eb e shtrigave, politikat e trupit dhe ritualet e rezistenc\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/qika.org\/#website","url":"https:\/\/qika.org\/","name":"QIKA","description":"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/lexo-post\/11407","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/lexo-post"}],"about":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/lexo-post"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11408"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11407"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}