{"id":11619,"date":"2025-10-27T14:21:58","date_gmt":"2025-10-27T13:21:58","guid":{"rendered":"https:\/\/qika.org\/?post_type=lexo-post&#038;p=11619"},"modified":"2025-10-27T14:21:59","modified_gmt":"2025-10-27T13:21:59","slug":"grua-jete-liri-feministet-siriane-qe-ndertuan-nje-bote-te-re-ne-nje-toke-lufte","status":"publish","type":"lexo-post","link":"https:\/\/qika.org\/en\/lexo-post\/grua-jete-liri-feministet-siriane-qe-ndertuan-nje-bote-te-re-ne-nje-toke-lufte\/","title":{"rendered":"\u2018Grua, jet\u00eb, liri\u2019: feministet siriane q\u00eb nd\u00ebrtuan nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb re n\u00eb nj\u00eb tok\u00eb lufte"},"content":{"rendered":"\n<p>N\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb nga konflikti dhe mizogjinia, rajoni autonom i Rojav\u00ebs ka nj\u00eb qeveri me ndoshta barazin\u00eb m\u00eb t\u00eb plot\u00eb n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cT\u00eb jesh grua,\u201d thot\u00eb gruaja q\u00eb q\u00ebndron n\u00eb sken\u00eb p\u00ebrball\u00eb meje, \u201cnuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb jam k\u00ebtu vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb rritur f\u00ebmij\u00eb. T\u00eb qenit grua do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb shkruar historin\u00eb. Grat\u00eb mund t\u00eb flasin. Ne mund t\u00eb k\u00ebndojm\u00eb. Askush nuk do t\u00eb na hesht\u00eb.\u201d Rreth meje shp\u00ebrthen nj\u00eb duartrokitje miratimi.<\/p>\n\n\n\n<p>Jam ulur n\u00eb nj\u00eb sall\u00eb t\u00eb madhe konferencash n\u00eb Hasakah, nj\u00eb qytet n\u00eb veri-lindje t\u00eb Siris\u00eb. Gruaja n\u00eb sken\u00eb, nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtare q\u00eb quhet Mizgin Tahir, me flok\u00eb ka\u00e7urrela t\u00eb shkurt\u00ebr dhe \u00ebsht\u00eb veshur me \u00e7izme e fund, nd\u00ebrsa grat\u00eb p\u00ebrreth meje jan\u00eb t\u00eb veshura n\u00eb stile t\u00eb ndryshme &#8211; disa me fustane tradicionale kurde t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb zbukuruar me q\u00ebndisje shk\u00eblqyese, t\u00eb tjerat me shami n\u00eb kok\u00eb dhe pallto t\u00eb thjeshta, e disa me mbulesa t\u00eb komunitetit jazidi, t\u00eb stolisura me rruaza t\u00eb varura. T\u00eb gjitha po brohorasin. Tahir ka p\u00ebrfunduar tani fjalimin dhe \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb kthehet n\u00eb vendin e saj, por grat\u00eb n\u00eb sall\u00eb nuk e l\u00ebn\u00eb. \u201cK\u00ebndo p\u00ebr ne!\u201d th\u00ebrrasin ato. \u201cK\u00ebndo!\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo kthehet pas, ngre mikrofonin dhe k\u00ebndon, me z\u00ebrin e saj t\u00eb thell\u00eb q\u00eb p\u00ebrhapet mes audienc\u00ebs. Kur p\u00ebrfundon, salla plot me gra ngrihet n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe fillon t\u00eb brohoras\u00eb \u201cjin, jiyan, azad\u00ee\u201d (\u201cgrua, jet\u00eb, liri\u201d), me duart e djathta t\u00eb ngritura si shenj\u00eb simbolike t\u00eb paqes.<\/p>\n\n\n\n<p>Kam ardhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb konference n\u00eb dit\u00ebn time t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb veri-lindje t\u00eb Siris\u00eb, nj\u00eb zon\u00eb e njohur si Rojava. Udh\u00ebtimi im k\u00ebtu m\u00eb \u00e7oi nga Kurdistani i Irakut, p\u00ebrtej lumit Tig\u00ebr, ku zogjt\u00eb e bardh\u00eb egret ecin mbi ujin e ngadalt\u00eb, dhe pastaj n\u00eb peizazhin e zymt\u00eb t\u00eb Siris\u00eb veriore n\u00eb dim\u00ebr. K\u00ebtu, fushat pa pem\u00eb shtrihen larg n\u00eb horizont, ajri \u00ebsht\u00eb i mbushur me tym nga nafta q\u00eb digjet, dhe burra t\u00eb armatosur n\u00eb pika kontrolli q\u00eb t\u00eb kontrollojn\u00eb \u00e7do pak kilometra. Prandaj kam nj\u00eb ndjenj\u00eb ngroht\u00ebsie dhe ndihem e mbushur me energji q\u00eb gjendem mes kaq shum\u00eb grash t\u00eb vendosura, dhe t\u00eb pasionuara.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, njer\u00ebzit pan\u00eb sirian\u00ebt duke festuar r\u00ebnien e regjimit brutal t\u00eb Assad-it. Edhe n\u00eb Rojava festuan, nga g\u00ebzimi q\u00eb pan\u00eb fundin e nj\u00eb qeverie q\u00eb kishte sjell\u00eb shum\u00eb vuajtje. Edhe k\u00ebtu, u rr\u00ebzuan statuja dhe njer\u00ebzit dol\u00ebn n\u00eb rrug\u00eb, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt luteshin p\u00ebr kthimin e t\u00eb dashurve t\u00eb zhdukur n\u00eb qelit\u00eb e burgjeve. Por situata n\u00eb Rojava nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj si n\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb vendit. Si fillim, regjimi ve\u00e7se ishte t\u00ebrhequr nga kjo zon\u00eb. N\u00eb vitin 2012, kur kryengritjet po shtypeshin brutalisht n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb Siris\u00eb, nj\u00eb rebelim i udh\u00ebhequr nga kurd\u00ebt mori kontrollin e shumic\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij territori. Ata arrit\u00ebn t\u00eb krijonin administrat\u00ebn e tyre, e cila tani njihet si Administrata Autonome Demokratike e Siris\u00eb s\u00eb Veriut dhe Lindjes, ose Daanes.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo administrat\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me sfida t\u00eb vazhdueshme. Shteti Islamik (IS) shkaktoi kaos n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rajonin nga viti 2014 deri n\u00eb vitin 2019, dhe mij\u00ebra t\u00eb burgosur t\u00eb IS-it, p\u00ebrfshir\u00eb britaniken Shamima Begum, vazhdojn\u00eb t\u00eb mbahen n\u00eb kampe t\u00eb mbipopulluara burgu. Qeveria turke, e cila e akuzon administrat\u00ebn se \u00ebsht\u00eb e lidhur me PKK-n\u00eb, grupin militant kurd q\u00eb vepron n\u00eb lindje t\u00eb Turqis\u00eb &#8211; nuk ka pushuar kurr\u00eb s\u00eb sulmuari at\u00eb, tani ajo okupon zona t\u00eb veriut t\u00eb Siris\u00eb dhe koh\u00ebt e fundit ka shtuar sulmet ajrore dhe sulmet p\u00ebrmes policive lokale. Edhe pse SHBA-ja e mb\u00ebshteti administrat\u00ebn n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr IS-it, askush n\u00eb komunitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar nuk e njeh Daanes-in si qeveri. Por ajo ka mbijetuar p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 10 vjet, dhe jo vet\u00ebm kaq. Eksperimentet e saj t\u00eb guximshme me ndarjen e pushtetit dhe demokracin\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb at\u00eb nj\u00eb burim frym\u00ebzimi t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr shum\u00eb socialist\u00eb dhe feministe.<\/p>\n\n\n\n<p>Jam k\u00ebtu tani p\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00eb shum\u00eb rreth k\u00ebtyre eksperimenteve, sepse aktualisht po shkruaj nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb merret me pyetjen: \u00e7far\u00eb lloj feminizmi na duhet sot? N\u00eb nj\u00eb bot\u00eb me mizogjini n\u00eb rritje, konflikte dhe shkat\u00ebrrim mjedisor, ku jan\u00eb grat\u00eb q\u00eb ende po bashkohen, pavar\u00ebsisht gjith\u00e7kaje, me shpres\u00ebn p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb bot\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb? Si po e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb? Dhe \u00e7far\u00eb shanse kan\u00eb p\u00ebr sukses? Edhe pse k\u00ebtu nuk \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e leht\u00eb t\u00eb dallosh se ku mbaron retorika dhe ku fillon realiteti, nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb e kuptoj menj\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb k\u00ebto gra jan\u00eb ndoshta feministet m\u00eb t\u00eb vendosura q\u00eb kam takuar ndonj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb revolucion i grave,\u201d thot\u00eb fol\u00ebsja e par\u00eb n\u00eb konferenc\u00eb, Rihan Loqo. Ajo p\u00ebrfaq\u00ebson Kongra Star, rrjetin e grave t\u00eb Rojav\u00ebs, e cila \u00ebsht\u00eb edhe organizata ime prit\u00ebse gjat\u00eb q\u00ebndrimit tim n\u00eb rajon. Ajo q\u00ebndron e buz\u00ebqeshur dhe me vet\u00ebbesim, e veshur me nj\u00eb fustan t\u00eb gjat\u00eb jeshil dhe ngjyr\u00eb ari, me flok\u00ebt e err\u00ebt t\u00eb l\u00ebshuar. \u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb luft\u00eb historike kund\u00ebr \u00e7do dhune, kund\u00ebr \u00e7do shtypjeje,\u201d thot\u00eb ajo.<\/p>\n\n\n\n<p>Slogani \u201cgrua, jet\u00eb, liri\u201d u krijua k\u00ebtu n\u00eb Rojava, por veprimet e k\u00ebtyre grave shkojn\u00eb p\u00ebrtej nj\u00eb slogani. Nj\u00eb dit\u00eb, shkova t\u00eb vizitoj Leyla Saroxan, bashk\u00ebkryetaren e komitetit lokal p\u00ebr bujq\u00ebsi dhe ekonomi. Vet\u00eb titulli m\u00eb l\u00eb t\u00eb kuptoj nj\u00eb p\u00ebrparim thelb\u00ebsor: strukturat qeveris\u00ebse t\u00eb administrat\u00ebs jan\u00eb t\u00eb bazuara n\u00eb ndarjen strikte t\u00eb pushtetit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb mes burrave dhe grave. Ajo ka ngritur rrjete t\u00eb nd\u00ebrlikuara komitetesh dhe k\u00ebshillash q\u00eb funksionojn\u00eb nga niveli i lagj\u00ebs deri n\u00eb at\u00eb rajonal, dhe secili prej tyre ka nj\u00eb bashk\u00ebkryetar burr\u00eb dhe nj\u00eb bashk\u00ebkryetare grua. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, kjo administrat\u00eb mund t\u00eb pretendoj\u00eb se \u00ebsht\u00eb struktura politike m\u00eb e barabart\u00eb n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe pse ajo ka nj\u00eb paraqitje konservatore, veshur me nj\u00eb shall bezh\u00eb, fustan t\u00eb zi dhe k\u00ebpuc\u00eb l\u00ebkure me shk\u00eblqim, Saroxani \u00ebsht\u00eb qartazi e udh\u00ebhequr nga idet\u00eb progresive q\u00eb qarkullojn\u00eb k\u00ebtu. \u201cShumica e shteteve n\u00eb bot\u00eb jan\u00eb nd\u00ebrtuar mbi parime kapitaliste. Parimi mbi t\u00eb cilin punojm\u00eb ne k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb ai i nj\u00eb ekonomie sociale. Ne pyesim: si mund t\u2019u sh\u00ebrbesh nevojave shoq\u00ebrore, jo vet\u00ebm si t\u00eb fitosh para?\u201d thot\u00eb ajo me vendosshm\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa diskutojm\u00eb p\u00ebr at\u00eb n\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb e mundur, nj\u00eb djal\u00eb i ri hyn e del duke na sh\u00ebrbyer \u00e7aj e kafe. P\u00ebrkthyesja komenton n\u00eb rolet gjinore q\u00eb po shohim, dhe Saroxani qesh. Ajo pajtohet se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb jo vet\u00ebm grat\u00eb t\u00eb marrin role q\u00eb shkojn\u00eb kund\u00ebr tradit\u00ebs, por edhe burrat t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. Ajo pranon se shpesh \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb apo injoruar nga burrat p\u00ebrreth saj, por megjithat\u00eb ka b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn e saj dhe ka q\u00ebndruar e pal\u00ebkundur n\u00eb pozicionin e saj.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrkushtimi i pal\u00ebkundur ndaj t\u00eb drejtave t\u00eb grave b\u00ebn q\u00eb ajo t\u2019i shoh me shum\u00eb dyshim pushtetar\u00ebt e rinj n\u00eb Damask. Ajo nuk \u00ebsht\u00eb e vetme n\u00eb k\u00ebt\u00eb. Sado q\u00eb kan\u00eb mir\u00ebpritur r\u00ebnien e Asadit, grat\u00eb k\u00ebtu tani ndihen sikur q\u00ebndrojn\u00eb buz\u00eb nj\u00eb humnere. Ato nuk kan\u00eb asnj\u00eb ide n\u00ebse pushtetar\u00ebt e rinj n\u00eb Damask do t\u2019i respektojn\u00eb arritjet q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb, dhe se \u00e7far\u00eb q\u00ebndrimi do t\u00eb mbaj komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar &#8211; a do t\u2019i n\u00ebnvler\u00ebsoj\u00eb apo mb\u00ebshtes ato.<\/p>\n\n\n\n<p>Grupi q\u00eb rr\u00ebzoi regjimin e Asadit, Hayat Tahrir al-Sham, drejtohet nga Ahmed al-Sharaa, i cili m\u00eb par\u00eb ishte an\u00ebtar i al-Kaid\u00ebs n\u00eb Irak. Zonat e Siris\u00eb q\u00eb m\u00eb par\u00eb kontrolloheshin nga ky grup raportuan ndarje gjinore dhe abuzime ndaj grave dhe minoriteteve, por tani Sharaa dhe koleg\u00ebt e tij po paraqiten me nj\u00eb fytyr\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb moderuar.<\/p>\n\n\n\n<p>A \u00ebsht\u00eb bindur Saroxani nga kjo fytyr\u00eb e moderuar? Jo. \u201cDuhet t\u00eb behemi realist p\u00ebr at\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb kjo qeveri e re. Ushtria q\u00eb mundi regjimin dhe t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e saj kryesor\u00eb kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb par\u00eb gangster\u00eb dhe islamist\u00eb.\u201d Gra t\u00eb tjera m\u00eb flasin me tmerr p\u00ebr videon q\u00eb qarkulloi n\u00eb rrjetet sociale, ku shihej ministri i ri i drejt\u00ebsis\u00eb duke mbik\u00ebqyrur ekzekutimin e dy grave n\u00eb vitin 2015. Dhe ato flasin me frik\u00eb p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnien e ngusht\u00eb mes pushtetar\u00ebve t\u00eb rinj sirian\u00eb dhe qeveris\u00eb turke.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Kur e pyes Saroxanin p\u00ebr ndjenjat e saj n\u00eb lidhje me lirin\u00eb fetare, ajo p\u00ebrgjigjet me qet\u00ebsi. \u201cUn\u00eb mbaj shami, nd\u00ebrsa shoqja ime k\u00ebtu jo,\u201d thot\u00eb ajo, duke b\u00ebr\u00eb me dor\u00eb nga nj\u00eb kolege pa shami, \u201cpor ne t\u00eb dyja punojm\u00eb bashk\u00eb.\u201d N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, kur udh\u00ebtoj n\u00ebp\u00ebr Hasakah dhe Qamishli, dy nga qytetet kryesore n\u00eb rajon, vrej se shumica e grave jan\u00eb pa shami. N\u00eb dyqane, kafene dhe universitet, grat\u00eb jan\u00eb duke ecur me shoqe ose vet\u00ebm, madje pin\u00eb shisha n\u00eb kafene apo k\u00ebrcejn\u00eb n\u00eb rrug\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb demonstrat\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb protest\u00eb kund\u00ebr femicidit, t\u00eb cil\u00ebs i bashkohem n\u00eb mesdit\u00ebn me diell n\u00eb Qamishli, filloj t\u00eb bisedoj me nj\u00eb grup grash n\u00eb fillim t\u00eb t\u00eb nj\u00ebzetave.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00ebr\u00ebn prej tyre, Imanin, e pyes se \u00e7far\u00eb do t\u00eb donte q\u00eb grat\u00eb n\u00eb Britani t\u00eb dinin p\u00ebr grat\u00eb k\u00ebtu. \u201cQ\u00eb ne nuk do t\u00eb kthehemi prapa,\u201d thot\u00eb ajo shkurt. \u201cKemi p\u00ebrparuar shum\u00eb. Kemi marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb luft\u00eb, b\u00ebjm\u00eb \u00e7do lloj pune. Qeveria e re duhet t\u00eb na d\u00ebgjoj\u00eb.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo ndjenj\u00eb vet\u00ebbesimi nuk ka ardhur nga hi\u00e7i. Grat\u00eb e kan\u00eb nd\u00ebrtuar me vet\u00ebdije revolucionin e tyre q\u00eb nga themeli. Nj\u00eb dit\u00eb, vizitoj <em>mala jin<\/em>, ose \u201csht\u00ebpin\u00eb e grave\u201d n\u00eb Qamishli. K\u00ebto sht\u00ebpi t\u00eb grave u krijuan si hap\u00ebsira t\u00eb ngritura nga vet\u00eb grat\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ofruar mb\u00ebshtetje dhe mbrojtje p\u00ebr ato q\u00eb p\u00ebrballeshin me dhun\u00eb n\u00eb familje ose me mosmarr\u00ebveshje civile. Menaxherja k\u00ebtu, Bahiya Mourad, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grua n\u00eb t\u00eb gjasht\u00ebdhjetat, gjithmon\u00eb e buz\u00ebqeshur. \u201cSht\u00ebpit\u00eb e para t\u00eb grave u krijuan n\u00eb vitin 2011,\u201d thot\u00eb ajo, \u201ckur regjimi ende qeveriste k\u00ebtu n\u00eb Qamishli. Nj\u00eb dit\u00eb, regjimi erdhi n\u00eb qend\u00ebr dhe tha se duhej t\u00eb mbylleshim. Ne mor\u00ebm shkopinj dhe i d\u00ebbuam.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fillim, kur u krijuan sht\u00ebpit\u00eb e grave, pak gra shkonin atje. \u201cN\u00eb at\u00eb koh\u00eb,\u201d thot\u00eb Mourad, \u201cne nuk e njihnim forc\u00ebn ton\u00eb. Grat\u00eb kishin frik\u00eb se do t\u00eb p\u00ebrballeshin me pasoja n\u00ebse p\u00ebrpiqeshin t\u00eb flisnin. Ndoshta do t\u2019u merreshin f\u00ebmij\u00ebt, ose do t\u00eb nd\u00ebshkoheshin.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb 13 viteve t\u00eb fundit, Mourad ndien se e kan\u00eb p\u00ebrmbysur k\u00ebt\u00eb situat\u00eb. Ajo dhe koleget e saj kan\u00eb shkuar nga sht\u00ebpi n\u00eb sht\u00ebpi gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve, duke nd\u00ebrtuar vet\u00ebdijen e grave p\u00ebr t\u00eb drejtat e tyre. Me pak humor m\u00eb tregon p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrhyrje q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e para. Kishin d\u00ebgjuar p\u00ebr nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb re q\u00eb mbahej e burgosur n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e v\u00ebllait t\u00eb saj. Ajo dhe nj\u00eb grua tjet\u00ebr m\u00eb e moshuar trokit\u00ebn n\u00eb der\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb dhe than\u00eb se po k\u00ebrkonin nj\u00eb vend p\u00ebr t\u2019u lutur. Pasi hyn\u00eb brenda, pyet\u00ebn p\u00ebr vajz\u00ebn e re dhe e bind\u00ebn v\u00ebllain t\u2019a linte t\u00eb dilte. I gjet\u00ebn nj\u00eb pun\u00eb. \u201cIa ndryshuam jet\u00ebn asaj, dhe familjes s\u00eb saj. Na lan\u00eb t\u00eb hyjm\u00eb sepse menduan: \u00e7\u2019t\u00eb keqe mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb k\u00ebto gra t\u00eb moshuara? Por ka fuqi te grat\u00eb. Jam e moshuar, por jam e fort\u00eb.\u201d&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb tregojn\u00eb se dhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb ato ndihmonin nj\u00eb ose dy gra n\u00eb muaj; tani numri ka arritur deri n\u00eb 100. P\u00ebr shembull, tani ekzistojn\u00eb ligje kund\u00ebr martesave t\u00eb vajzave t\u00eb mitura dhe n\u00ebse d\u00ebgjojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vajz\u00eb q\u00eb do t\u00eb martohet, ato shkojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb bindur familjen t\u00eb mendojn\u00eb s\u00ebrish. Po ashtu, ato punojn\u00eb me familje ku djemt\u00eb dhe vajzat jan\u00eb dashuruar dhe duan t\u00eb martohen kund\u00ebr d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb prind\u00ebrve. \u201cDhe shpesh p\u00ebrfundojm\u00eb duke k\u00ebrcyer n\u00eb dasmat e tyre.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Transformimi politik k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb udh\u00ebhequr nga grat\u00eb kurde, \u00e7lirimi i t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb i lidhur ngusht\u00eb me rimarrjen e identitetit t\u00eb tyre kurd. N\u00eb konferenc\u00eb m\u00eb afrohet nj\u00eb grua me fytyr\u00eb serioze, Anahita Sino. Si bashk\u00ebkryetare e unionit t\u00eb intelektual\u00ebve, ajo \u00ebsht\u00eb kurioze t\u00eb dij\u00eb se \u00e7far\u00eb e ka sjell\u00eb nj\u00eb shkrimtare britanike n\u00eb veri-lindje t\u00eb Siris\u00eb. Disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, e vizitoj at\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj, n\u00eb nj\u00eb banes\u00eb t\u00eb qet\u00eb n\u00eb Qamishli. Ne ulemi n\u00eb divanet rreth dhom\u00ebs, me t\u00eb, vajz\u00ebn e saj dhe burrin, dhe flasim p\u00ebr libra dhe p\u00ebr liri. Kultura kurde ishte aq e shtypur n\u00ebn regjimin e Asadit, saq\u00eb ajo dhe shkrimtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb kurd\u00eb i shkruanin poezit\u00eb dhe tregimet me dor\u00eb dhe i fshihnin letrat n\u00ebp\u00ebr rroba, duke shkuar nga sht\u00ebpia n\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebrndar\u00eb. \u201cKur b\u00ebnim lexime, vendosnim djem n\u00eb \u00e7ati dhe n\u00eb qoshe p\u00ebr t\u00eb v\u00ebzhguar policin\u00eb, q\u00eb t\u00eb na paralajm\u00ebronin.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Tani, Sino dhe koleg\u00ebt e saj tani kan\u00eb ngritur nj\u00eb bibliotek\u00eb n\u00eb nj\u00eb kopsht, ku shkrimtar\u00ebt dhe lexuesit mund t\u00eb mblidhen. Disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, e vizitoj k\u00ebt\u00eb \u2018kopsht t\u00eb leximit\u2019. Qamishli \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytet i zhurmsh\u00ebm dhe i ndotur, por k\u00ebtu ka shtret\u00ebr tr\u00ebndafilash t\u00eb rrethuar me gur\u00eb t\u00eb bardh\u00eb, dhe pem\u00eb eukalipti q\u00eb na mbrojn\u00eb nga rruga. N\u00eb qend\u00ebr jan\u00eb libraria dhe salla e leximit, dhe nj\u00eb shat\u00ebrvan &#8211; tani i thar\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb ujit &#8211; n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb peme dhe nj\u00eb libri. Kujdesi me t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar ky kopsht \u00ebsht\u00eb i duksh\u00ebm. Sino m\u00eb dhuron nj\u00eb nga librat e saj, duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb p\u00ebr dashurin\u00eb. \u201cShkrimtar\u00ebt nuk mund t\u00eb punojn\u00eb pa liri,\u201d thot\u00eb ajo. \u201cEdhe n\u00eb Per\u00ebndim, shkrimtar\u00ebt nuk jan\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb lir\u00eb t\u00eb thon\u00eb \u00e7far\u00eb duan. Duhet t\u00eb luftojm\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb ton\u00eb kudo.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Por transformimi k\u00ebtu nuk p\u00ebrfshin vet\u00ebm grat\u00eb kurde. Siria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri jasht\u00ebzakonisht e larmishme, ku armen\u00eb, sirian\u00eb, turkmen\u00eb dhe pakica t\u00eb tjera etnike e fetare bashk\u00ebjetojn\u00eb me shumic\u00ebn arabe. Nj\u00eb grua siriane e krishter\u00eb q\u00eb takoj, Georgette Barsoum, m\u00eb kujton se edhe k\u00ebto pakica t\u00eb tjera ishin t\u00eb shtypura nga regjimi i Asadit. \u201cDeri n\u00eb fund, regjimi p\u00ebrpiqej t\u00eb na k\u00ebrc\u00ebnonte. Nuk mund ta p\u00ebrshkruaj si u ndjeva kur ra regjimi. Lumturia ishte e pap\u00ebrshkrueshme: isha si nj\u00eb zog q\u00eb i liruar nga kafazi.\u201d&nbsp; &nbsp; &nbsp; &nbsp; &nbsp; &nbsp; &nbsp; &nbsp; &nbsp; &nbsp; &nbsp; &nbsp; &nbsp; &nbsp; &nbsp; &nbsp; &nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Barsoum m\u00eb kujton me ngulm se grat\u00eb siriane t\u00eb komunitetit siriak dhe t\u00eb tjerat kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb dhe e kan\u00eb mb\u00ebshtetur Daanes q\u00eb nga fillimi. Megjithat\u00eb, p\u00ebr shum\u00eb kritik\u00eb mungesa e mb\u00ebshtetjes p\u00ebr administrat\u00ebn nga popullsia arabe n\u00eb veri-lindje t\u00eb Siris\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga kufizimet kryesore t\u00eb administrat\u00ebs. Ka edhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera q\u00eb shqet\u00ebsojn\u00eb kritik\u00ebt. Lidhja e ngusht\u00eb midis partis\u00eb dominuese t\u00eb administrat\u00ebs, PYD-s\u00eb, dhe grupit militant PKK, i cili klasifikohet si organizat\u00eb terroriste nga shum\u00eb shtete, p\u00ebrfshir\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb penges\u00eb p\u00ebr pranimin e saj nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Angazhimi i PYD-s\u00eb ndaj liris\u00eb s\u00eb shprehjes dhe kund\u00ebrshtimit politik shpesh vihet n\u00eb dyshim, dhe akuza p\u00ebr shkelje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, p\u00ebrfshir\u00eb keqtrajtimin e t\u00eb burgosurve t\u00eb IS-it, jan\u00eb ngritur kund\u00ebr k\u00ebsaj administrate.<\/p>\n\n\n\n<p>Kritik\u00eb t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb thjesht skeptik\u00eb n\u00ebse administrata ka arritur aq sa pretendon, dhe m\u00eb tregojn\u00eb se pararend\u00ebset e \u00e7liruara t\u00eb grave nuk kan\u00eb arritur ende t\u00eb sjellin ndryshimet kulturore t\u00eb gjera q\u00eb nevojiten. \u201cKy revolucion i grave funksionon p\u00ebr disa gra, por jo p\u00ebr shumic\u00ebn\u201d m\u00eb thot\u00eb nj\u00eb shkrimtare q\u00eb do ta quaj Aliya. Ajo punon n\u00eb media, ku thot\u00eb q\u00eb stili i saj i pavarur i jet\u00ebs e ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb konflikt me burra t\u00eb tjer\u00eb dhe me familjen e saj. \u201cBurrat thon\u00eb se jan\u00eb dakord me k\u00ebt\u00eb, por n\u00eb fund martohen me nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb re me vlera tradicionale. Shoq\u00ebria nuk ndryshohet aq shpejt sa do t\u00eb donin.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb tranzicioni, \u00e7do gj\u00eb &#8211; \u00e7do p\u00ebrparim, \u00e7do d\u00ebshtim &#8211; \u00ebsht\u00eb i diskutuesh\u00ebm. Megjithat\u00eb, m\u00eb bie n\u00eb sy se askush nga ata q\u00eb takoj nuk thot\u00eb se d\u00ebshiron q\u00eb administrata autonome t\u00eb ndahet nga qeveria e re siriane. T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb i takoj thon\u00eb se duan t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb Sirie ku t\u00eb gjitha grat\u00eb dhe pakicat mund t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb t\u00eb drejtat e tyre. Shum\u00eb gra flasin p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si federalizmi demokratik dhe ndarja e barabart\u00eb e pushtetit mes gjinive n\u00eb administrat\u00eb mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si model p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Sirin\u00eb. Por askush nuk \u00ebsht\u00eb i sigurt se kjo mund t\u00eb ndodh\u00eb, dhe disa duken qart\u00eb se po p\u00ebrgatiten p\u00ebr betej\u00eb. Si\u00e7 thot\u00eb Loqo n\u00eb konferenc\u00eb: \u201cK\u00ebto arritje i kemi bler\u00eb me qindra martir\u00eb, dhe do t\u00eb luftojm\u00eb p\u00ebr t\u2019i mbrojtur ato.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo gjuh\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb thjesht retorik\u00eb. Shum\u00eb prej nesh n\u00eb Per\u00ebndim kemi par\u00eb imazhet e ushtareve kurde me flok\u00eb t\u00eb err\u00ebta t\u00eb g\u00ebrshetuara dhe me Kalashnikov\u00eb, t\u00eb cilat pat\u00ebn rol vendimtar n\u00eb shkat\u00ebrrimin e IS-it. N\u00eb 2014-t\u00eb, nj\u00ebsit\u00eb e grave, YPJ, u p\u00ebrball\u00ebn me forc\u00ebn m\u00eb mizogjene n\u00eb bot\u00eb dhe u vler\u00ebsuan p\u00ebr kthimin e rrjedh\u00ebs s\u00eb betej\u00ebs n\u00eb qytetin Koban\u00ee. Sot, YPJ-ja \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Forcave Demokratike Siriane, ushtria e administrat\u00ebs autonome, e cila aktualisht po negocion me v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00ebse dhe se si mund t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e ushtris\u00eb s\u00eb re komb\u00ebtare siriane, t\u00eb udh\u00ebhequr nga Damasku.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo q\u00eb nuk e kisha kuptuar deri sa erdha k\u00ebtu, \u00ebsht\u00eb se sa me entuziaz\u00ebm nderohen k\u00ebto luft\u00ebtare. Tahir, p\u00ebr shembull, e cila k\u00ebndoi n\u00eb konferenc\u00eb, thot\u00eb me pasion: \u201cPse askush nuk mund t\u00eb m\u00eb hesht\u00eb? Sepse YPJ-ja m\u00eb mb\u00ebshtet.\u201d Kudo q\u00eb shkoj, n\u00ebp\u00ebr mure ka portrete t\u00eb ushtareve t\u00eb r\u00ebna. N\u00eb \u00e7do moment, n\u00eb at\u00eb konferenc\u00eb, slogani \u201cjin, jiyan, azadi\u201d shnd\u00ebrrohet n\u00eb m\u00eb agresiven \u201c\u015feh\u00eed namirin\u201d (\u201cmartir\u00ebt nuk vdesin kurr\u00eb\u201d). Nj\u00eb pasdite, vizitoj YPJ-n\u00eb n\u00eb zyrat q\u00ebndrore t\u00eb tyr\u00eb n\u00eb Hasakah. Aty m\u00eb pret nj\u00eb nga z\u00ebdh\u00ebn\u00ebset e tyre, Ruksen Mohammed, nj\u00eb grua e re me q\u00ebndrim, si dhe gra t\u00eb tjera nga YPJ, si dhe nga forca e mbrojtjes civile t\u00eb grave. Ulem me to, pim\u00eb \u00e7aj dhe flasim p\u00ebr feminizmin dhe luft\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Ruksen thot\u00eb se ajo i pa sulmet e IS-it n\u00eb Rojava si nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb q\u00ebllimshme p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar p\u00ebrparimin e grave: \u201cI d\u00ebrguan t\u00eb na sulmonin sepse grat\u00eb po luanin nj\u00eb rol udh\u00ebheq\u00ebs n\u00eb shoq\u00ebri.\u201d Ato jan\u00eb jasht\u00ebzakonisht krenare p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb. \u201cNe e mund\u00ebm IS-in jo vet\u00ebm p\u00ebr ne, por p\u00ebr njer\u00ebzimin dhe p\u00ebr bot\u00ebn. Ne po luftojm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb nes\u00ebrme t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Kur u them se e njoh guximin e tyre, por nuk mund t\u00eb pajtohem me k\u00ebt\u00eb glorifikim t\u00eb militarizmit, ato p\u00ebrgjigjen me entuziaz\u00ebm. Nj\u00eb grua nga YPJ m\u00eb sfidon p\u00ebr historin\u00eb e feminizmit n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar: \u201cN\u00eb vendin tuaj, kur ishte e nevojshme, sufragjistet u kthyen n\u00eb militante.\u201d Nj\u00eb tjet\u00ebr, nga nj\u00ebsia e mbrojtjes civile, shton se ato e shohin at\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb si vet\u00ebmbrojtje. \u201cN\u00ebse grat\u00eb nuk mund t\u00eb mbrojn\u00eb veten, ne i dim\u00eb rreziqet. \u00c7far\u00eb u ndodh atyre? Shih grat\u00eb e Afganistanit, t\u00eb Iranit. Ne nuk i marrim arm\u00ebt sepse i duam, por sepse duhet.\u201d&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Shum\u00eb shpesh, m\u00eb duket se n\u00eb diskutimet n\u00eb Per\u00ebndim p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Siris\u00eb, ky feminiz\u00ebm i zjarrt\u00eb shp\u00ebrfillet krejt\u00ebsisht. Ndoshta \u00ebsht\u00eb shum\u00eb kurd. Ndoshta \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr i militarizuar. Ndoshta \u00ebsht\u00eb shum\u00eb socialist. Ndoshta \u00ebsht\u00eb thjesht shum\u00eb i pamundur. Ndoshta ajo q\u00eb shikuesit per\u00ebndimor\u00eb duan kur mendojn\u00eb p\u00ebr feminizmin n\u00eb Lindjen e Mesme \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka m\u00eb e sjellshme, m\u00eb e but\u00eb, m\u00eb pak e zem\u00ebruar? Por \u00e7do dit\u00eb q\u00eb jam n\u00eb veri-lindje t\u00eb Siris\u00eb, qoft\u00eb kur vizitoj nj\u00eb universitet ose nj\u00eb k\u00ebshill drejt\u00ebsie, nj\u00eb akademi ekologjie apo nj\u00eb protest\u00eb, ndjej frym\u00ebn q\u00eb m\u00eb merret nga thell\u00ebsia e p\u00ebrkushtimit q\u00eb grat\u00eb tregojn\u00eb ndaj asaj q\u00eb kan\u00eb krijuar k\u00ebtu. Si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb dikur feministja amerikane Robin Morgan: \u201cMund t\u00eb shtir\u00ebsh se ke arritur orgazm\u00ebn, por nuk mund t\u00eb shtiresh se ke krijuar nj\u00eb l\u00ebvizje.\u201d Qoft\u00eb kur grat\u00eb e verilindjes s\u00eb Siris\u00eb flasin p\u00ebr per\u00ebndesha t\u00eb Mesopotamis\u00eb apo p\u00ebr Rosa Luxemburg, p\u00ebr urrejtjen e tyre ndaj pushtimit turk apo dashurin\u00eb ndaj liris\u00eb, d\u00ebshira e tyre e pal\u00ebkundur p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb drejtat e tyre ting\u00ebllon fort dhe qart\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb pasdite tjet\u00ebr, udh\u00ebtoj disa or\u00eb nga Qamishli drejt Jinwar. Krijuar si nj\u00eb lloj strehimi, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fshat ku jetojn\u00eb vet\u00ebm gra. Tani \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpia e rreth 20 familjeve t\u00eb grave dhe f\u00ebmij\u00ebve. Ata p\u00ebrfshijn\u00eb nj\u00eb grua Yazidi q\u00eb ka mbijetuar gjenocidin dhe jeton k\u00ebtu me f\u00ebmij\u00ebn e saj, si dhe gra t\u00eb tjera q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr solidaritetin q\u00eb ofron ky vend unik. Secila prej sht\u00ebpive t\u00eb vogla kan\u00eb nj\u00eb kopsht, dhe grat\u00eb punojn\u00eb n\u00eb tokat e tyre, duke rritur barishte dhe perime, si dhe kontribojn\u00eb n\u00eb nd\u00ebrmarrjet e fshatit, duke p\u00ebrfshir\u00eb pjekjen e buk\u00ebs dhe prodhimin e ila\u00e7eve bimore tradicionale. Eci p\u00ebrmes fshatit n\u00eb drit\u00ebn e pasdites, e kam m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb marr\u00eb frym\u00eb. N\u00eb murin e nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb furr\u00ebs ndodhet nj\u00eb vizatim i Nisab\u00ebs, per\u00ebndesh\u00ebs s\u00eb lasht\u00eb mesopotamiane t\u00eb shkrimit dhe grurit. Vazhdimisht, n\u00eb bisedat q\u00eb kam pasur me grat\u00eb k\u00ebtu, ato kan\u00eb folur p\u00ebr frym\u00ebzimin q\u00eb marrin nga ideja se para se t\u00eb kishte patriarkat n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon, ekzistonin shoq\u00ebri t\u00eb lashta egalitare ku grat\u00eb ndanin pushtetin me burrat. K\u00ebtu, ato kan\u00eb p\u00ebrpjekur ta mish\u00ebrojn\u00eb k\u00ebt\u00eb tradit\u00eb n\u00eb nj\u00eb form\u00eb t\u00eb re. Ngjitem shkall\u00ebve drejt \u00e7atis\u00eb s\u00eb nj\u00ebr\u00ebs prej sht\u00ebpive.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga kjo \u00e7ati, fshati duket i vog\u00ebl, pothuajse i humbur n\u00eb fush\u00ebn q\u00eb shtrihet deri n\u00eb kufirin turk. N\u00eb nj\u00eb an\u00eb t\u00eb fshatit ndodhet nj\u00eb kopsht me pem\u00eb shege dhe ullinj, ku zogjt\u00eb k\u00ebndojn\u00eb mes deg\u00ebve t\u00eb tyre; n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb tjet\u00ebr disa lop\u00eb dhe dhi kullosin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb tok\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrruar, ndihet si nj\u00eb vend shprese. Posht\u00eb meje, grat\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebt po mblidhen rreth nj\u00eb zjarri t\u00eb vog\u00ebl; ata po pjekin arra dhe fara dhe qeshin n\u00eb drit\u00ebn e von\u00eb t\u00eb pasdites. K\u00ebtu, grat\u00eb e besimeve dhe p\u00ebrvojave t\u00eb ndryshme mund t\u00eb ndajn\u00eb kujdesin p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tyre, tok\u00ebn dhe vetveten. E qeshura e tyre p\u00ebrzihet dhe ngrihet n\u00eb ajrin e ftoht\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb kujtohen fjal\u00ebt e nj\u00eb prej pak grave arabe q\u00eb fol\u00ebn n\u00eb konferenc\u00eb n\u00eb dit\u00ebn time t\u00eb dyt\u00eb k\u00ebtu. Shahrazad al-Jassem nga Zenobiya, organizata e grave arabe t\u00eb veriut dhe lindjes s\u00eb Siris\u00eb, e cila foli me siguri t\u00eb madhe kur tha: \u201cNe nuk do t\u00eb t\u00ebrhiqemi, nuk do t\u2019i humbasim t\u00eb drejtat tona, do t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb Siri bazuar n\u00eb t\u00eb drejtat e grave, ne kemi ndezur nj\u00eb flak\u00eb t\u00eb re.\u201d N\u00eb k\u00ebt\u00eb drit\u00eb t\u00eb but\u00eb e t\u00eb art\u00eb, d\u00ebgjoj t\u00eb qeshurat e grave posht\u00eb meje, dhe shpresoj me gjith\u00eb zem\u00ebr q\u00eb flaka q\u00eb ato kan\u00eb ndezur t\u00eb mos shuhet kurr\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Natasha Walter<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>E p\u00ebrktheu: Erjona Thaqi<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Artikullin origjinal e gjeni<\/strong><a href=\"https:\/\/www.theguardian.com\/world\/2025\/feb\/09\/woman-life-freedom-the-syrian-feminists-who-forged-a-new-world-in-a-land-of-war?fbclid=IwY2xjawNcXsBleHRuA2FlbQIxMABicmlkETEwWWVUdnd0Nld3NWVHMHdVAR4AgXhycXfZS6xYmahilT5CMiFW30WrRL9CoWudHKV4XnlCxpeD71FnZmvwOA_aem_JOUI17pLBpWCU7jIcbvLxw\"> k\u00ebtu.<\/a><\/p>\n","protected":false},"featured_media":11620,"template":"","class_list":["post-11619","lexo-post","type-lexo-post","status-publish","has-post-thumbnail","hentry"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v23.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>\u2018Grua, jet\u00eb, liri\u2019: feministet siriane q\u00eb nd\u00ebrtuan nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb re n\u00eb nj\u00eb tok\u00eb lufte - QIKA<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/grua-jete-liri-feministet-siriane-qe-ndertuan-nje-bote-te-re-ne-nje-toke-lufte\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u2018Grua, jet\u00eb, liri\u2019: feministet siriane q\u00eb nd\u00ebrtuan nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb re n\u00eb nj\u00eb tok\u00eb lufte - QIKA\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"N\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb nga konflikti dhe mizogjinia, rajoni autonom i Rojav\u00ebs ka nj\u00eb qeveri me ndoshta barazin\u00eb m\u00eb t\u00eb plot\u00eb n\u00eb bot\u00eb. \u201cT\u00eb jesh grua,\u201d thot\u00eb gruaja q\u00eb q\u00ebndron n\u00eb sken\u00eb p\u00ebrball\u00eb meje, \u201cnuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb jam k\u00ebtu vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb rritur f\u00ebmij\u00eb. T\u00eb qenit grua do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb jam [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/grua-jete-liri-feministet-siriane-qe-ndertuan-nje-bote-te-re-ne-nje-toke-lufte\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"QIKA\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2025-10-27T13:21:59+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/7660.webp\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"700\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"420\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/webp\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"20 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/grua-jete-liri-feministet-siriane-qe-ndertuan-nje-bote-te-re-ne-nje-toke-lufte\/\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/grua-jete-liri-feministet-siriane-qe-ndertuan-nje-bote-te-re-ne-nje-toke-lufte\/\",\"name\":\"\u2018Grua, jet\u00eb, liri\u2019: feministet siriane q\u00eb nd\u00ebrtuan nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb re n\u00eb nj\u00eb tok\u00eb lufte - QIKA\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/grua-jete-liri-feministet-siriane-qe-ndertuan-nje-bote-te-re-ne-nje-toke-lufte\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/grua-jete-liri-feministet-siriane-qe-ndertuan-nje-bote-te-re-ne-nje-toke-lufte\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/7660.webp\",\"datePublished\":\"2025-10-27T13:21:58+00:00\",\"dateModified\":\"2025-10-27T13:21:59+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/grua-jete-liri-feministet-siriane-qe-ndertuan-nje-bote-te-re-ne-nje-toke-lufte\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/grua-jete-liri-feministet-siriane-qe-ndertuan-nje-bote-te-re-ne-nje-toke-lufte\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/grua-jete-liri-feministet-siriane-qe-ndertuan-nje-bote-te-re-ne-nje-toke-lufte\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/7660.webp\",\"contentUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/7660.webp\",\"width\":700,\"height\":420},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/grua-jete-liri-feministet-siriane-qe-ndertuan-nje-bote-te-re-ne-nje-toke-lufte\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/qika.org\/en\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u2018Grua, jet\u00eb, liri\u2019: feministet siriane q\u00eb nd\u00ebrtuan nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb re n\u00eb nj\u00eb tok\u00eb lufte\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/\",\"name\":\"QIKA\",\"description\":\"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u2018Grua, jet\u00eb, liri\u2019: feministet siriane q\u00eb nd\u00ebrtuan nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb re n\u00eb nj\u00eb tok\u00eb lufte - QIKA","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/grua-jete-liri-feministet-siriane-qe-ndertuan-nje-bote-te-re-ne-nje-toke-lufte\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"\u2018Grua, jet\u00eb, liri\u2019: feministet siriane q\u00eb nd\u00ebrtuan nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb re n\u00eb nj\u00eb tok\u00eb lufte - QIKA","og_description":"N\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb nga konflikti dhe mizogjinia, rajoni autonom i Rojav\u00ebs ka nj\u00eb qeveri me ndoshta barazin\u00eb m\u00eb t\u00eb plot\u00eb n\u00eb bot\u00eb. \u201cT\u00eb jesh grua,\u201d thot\u00eb gruaja q\u00eb q\u00ebndron n\u00eb sken\u00eb p\u00ebrball\u00eb meje, \u201cnuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb jam k\u00ebtu vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb rritur f\u00ebmij\u00eb. T\u00eb qenit grua do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb jam [&hellip;]","og_url":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/grua-jete-liri-feministet-siriane-qe-ndertuan-nje-bote-te-re-ne-nje-toke-lufte\/","og_site_name":"QIKA","article_modified_time":"2025-10-27T13:21:59+00:00","og_image":[{"width":700,"height":420,"url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/7660.webp","type":"image\/webp"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Est. reading time":"20 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/grua-jete-liri-feministet-siriane-qe-ndertuan-nje-bote-te-re-ne-nje-toke-lufte\/","url":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/grua-jete-liri-feministet-siriane-qe-ndertuan-nje-bote-te-re-ne-nje-toke-lufte\/","name":"\u2018Grua, jet\u00eb, liri\u2019: feministet siriane q\u00eb nd\u00ebrtuan nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb re n\u00eb nj\u00eb tok\u00eb lufte - QIKA","isPartOf":{"@id":"https:\/\/qika.org\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/grua-jete-liri-feministet-siriane-qe-ndertuan-nje-bote-te-re-ne-nje-toke-lufte\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/grua-jete-liri-feministet-siriane-qe-ndertuan-nje-bote-te-re-ne-nje-toke-lufte\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/7660.webp","datePublished":"2025-10-27T13:21:58+00:00","dateModified":"2025-10-27T13:21:59+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/grua-jete-liri-feministet-siriane-qe-ndertuan-nje-bote-te-re-ne-nje-toke-lufte\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/qika.org\/lexo-post\/grua-jete-liri-feministet-siriane-qe-ndertuan-nje-bote-te-re-ne-nje-toke-lufte\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/grua-jete-liri-feministet-siriane-qe-ndertuan-nje-bote-te-re-ne-nje-toke-lufte\/#primaryimage","url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/7660.webp","contentUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/7660.webp","width":700,"height":420},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/grua-jete-liri-feministet-siriane-qe-ndertuan-nje-bote-te-re-ne-nje-toke-lufte\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/qika.org\/en\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u2018Grua, jet\u00eb, liri\u2019: feministet siriane q\u00eb nd\u00ebrtuan nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb re n\u00eb nj\u00eb tok\u00eb lufte"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/qika.org\/#website","url":"https:\/\/qika.org\/","name":"QIKA","description":"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/lexo-post\/11619","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/lexo-post"}],"about":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/lexo-post"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11620"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11619"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}