{"id":11696,"date":"2025-11-17T12:08:30","date_gmt":"2025-11-17T11:08:30","guid":{"rendered":"https:\/\/qika.org\/?post_type=lexo-post&#038;p=11696"},"modified":"2025-11-17T12:35:53","modified_gmt":"2025-11-17T11:35:53","slug":"pabarazia-gjinore-ne-shekullin-e-21-te-si-e-shpjegon-sociologjia","status":"publish","type":"lexo-post","link":"https:\/\/qika.org\/en\/lexo-post\/pabarazia-gjinore-ne-shekullin-e-21-te-si-e-shpjegon-sociologjia\/","title":{"rendered":"Pabarazia gjinore n\u00eb shekullin e 21-t\u00eb: Si e shpjegon sociologjia?"},"content":{"rendered":"\n<p><strong>Pabarazia gjinore n\u00eb shekullin e 21-t\u00eb: Si e shpjegon sociologjia?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Pavar\u00ebsisht p\u00ebrparimit n\u00eb arsim, pun\u00ebsim dhe pjes\u00ebmarrje politike, pabarazia gjinore vazhdon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga problemet e vazhdueshme shoq\u00ebrore t\u00eb shekullit 21. Nga pagat e deri te ndarjet e pun\u00ebve t\u00eb kujdesit n\u00eb familje, nga portretizimi mediatik te p\u00ebrfaq\u00ebsimi global, pabarazia gjinore vazhdon t\u00eb ekzistoj\u00eb duksh\u00ebm. Sociologjia, si studim sistematik i shoq\u00ebris\u00eb dhe sjelljes njer\u00ebzore, ofron mjete t\u00eb vlefshme p\u00ebr t\u00eb kuptuar, analizuar dhe adresuar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Sociologjia argumenton se pabarazia gjinore nuk \u00ebsht\u00eb pashmangshm\u00ebri biologjike, por fenomen i konstruktuar nga shoq\u00ebria e i rr\u00ebnjosur thell\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e pushtetit, normat kulturore dhe strukturat institucionale.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky artikull e shqyrton pabarazin\u00eb gjinore p\u00ebrmes nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimi sociologjik, duke theksuar evolucionin, format dhe perspektivat teorike q\u00eb shpjegojn\u00eb vazhdim\u00ebsin\u00eb e saj. Gjithashtu shqyrton se si globalizimi, teknologjia dhe nd\u00ebrthurshm\u00ebria kan\u00eb riform\u00ebsuar marr\u00ebdh\u00ebniet gjinore n\u00eb shekullin e 21-t\u00eb dhe cilat sfida vazhdojn\u00eb t\u00eb ekzistojn\u00eb n\u00eb arritjen e drejt\u00ebsis\u00eb gjinore.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>T\u00eb kuptuarit e gjinis\u00eb dhe pabarazis\u00eb gjinore<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Gjiniai referohet roleve, sjelljeve, dhe atributeve q\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri i konsideron t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr burrat dhe grat\u00eb. Ndryshe nga seksi, i cili p\u00ebrcaktohet biologjikisht, gjinia \u00ebsht\u00eb konstrukt shoq\u00ebror q\u00eb ndryshon me kalimin e koh\u00ebs dhe n\u00ebp\u00ebr kultura t\u00eb ndryshme. Prandaj, pabarazia gjinore lind nga shp\u00ebrndarja e pabarabart\u00eb e pushtetit, burimeve dhe mund\u00ebsive midis burrave dhe grave, dhe gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb midis identiteteve t\u00eb ndryshme gjinore.<\/p>\n\n\n\n<p>Sociologjikisht, pabarazia gjinore shfaqet n\u00eb shum\u00eb fusha &#8211; arsim, pun\u00ebsim, politik\u00eb, familje dhe kultur\u00eb. Pabarazia gjinore kufizon potencialin e individ\u00ebve dhe riprodhon sisteme t\u00eb dominimit dhe n\u00ebnshtrimit. Vlen t\u00eb theksohet se pabarazia gjinore nuk \u00ebsht\u00eb e izoluar, ajo nd\u00ebrthuret me klas\u00ebn, rac\u00ebn, etnin\u00eb dhe fen\u00eb ashtu q\u00eb krijojn\u00eb hierarki komplekse t\u00eb privilegjit dhe shtypjes.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Konteksti historik: nga patriarkati te revolucionet feministe<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Pabarazia gjinore ka rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb thella historike n\u00eb sistemet shoq\u00ebrore patriarkale, ku burrat tradicionalisht kan\u00eb mbajtur autoritetin n\u00eb familje, politik\u00eb dhe ekonomi. P\u00ebr shekuj me radh\u00eb, grat\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtuara nga arsimi, e drejta e pron\u00ebs dhe pjes\u00ebmarrja politike. Sociologia Sylvia Walby e p\u00ebrcakton patriarkatin si &#8220;nj\u00eb sistem strukturash dhe praktikash shoq\u00ebrore n\u00eb t\u00eb cilin burrat dominojn\u00eb, shtypin dhe shfryt\u00ebzojn\u00eb grat\u00eb&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>L\u00ebvizjet feministe t\u00eb shekujve 19-t\u00eb dhe 20-t\u00eb e sfiduan k\u00ebt\u00eb rend. Vala e par\u00eb e feminizmit luftoi p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs s\u00eb grave dhe t\u00eb drejtat ligjore; vala e dyt\u00eb (vitet 1960-1980) u p\u00ebrqendrua n\u00eb barazin\u00eb n\u00eb vendin e pun\u00ebs, arsim, dhe familje; vala e tret\u00eb e zgjeroi diskursin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb rac\u00ebn, seksualitetin dhe identitetin. N\u00eb shekullin e 21-t\u00eb, feminizmi ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb val\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt, duke theksuar aktivizmin dixhital, feminizmin e nd\u00ebrthurur dhe solidaritetin global.<\/p>\n\n\n\n<p>Pavar\u00ebsisht progresit, parimet patriarkale vazhdojn\u00eb t\u00eb form\u00ebsojn\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. Institucionet moderne, duke p\u00ebrfshir\u00eb korporatat, median dhe madje edhe qeverit\u00eb, shpesh riprodhojn\u00eb paragjykime gjinore n\u00ebn mask\u00ebn e neutralitetit ose meritokracis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Teorit\u00eb sociologjike q\u00eb shpjegojn\u00eb pabarazin\u00eb gjinore<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Sociologjia ofron korniza t\u00eb shumta teorike p\u00ebr t\u00eb kuptuar pabarazin\u00eb gjinore. \u00c7do teori thekson dimensione t\u00eb ndryshme t\u00eb problemit &#8211; struktur\u00ebn, kultur\u00ebn, pushtetin dhe agjencin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>1. Perspektiva Funksionaliste<\/p>\n\n\n\n<p>Nga pik\u00ebpamja funksionaliste, rolet gjinore sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme shoq\u00ebrore. Funksionalist\u00ebt e hersh\u00ebm si Talcott Parsons argumentojn\u00eb se burrat dhe grat\u00eb kryejn\u00eb role plot\u00ebsuese thelb\u00ebsore p\u00ebr stabilitetin shoq\u00ebror &#8211; burrat si mbajt\u00ebs t\u00eb familjes dhe grat\u00eb si kujdestare. Megjithat\u00eb, sociolog\u00ebt bashk\u00ebkohor\u00eb e kritikojn\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00ebpamje p\u00ebr justifikimin e pabarazis\u00eb dhe injorimin e ndikimit kufizues t\u00eb roleve t\u00eb ngurta gjinore. N\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb moderne, funksionalizmi ndihmon n\u00eb shpjegimin se si normat gjinore transmetohen p\u00ebrmes institucioneve si familja, shkolla dhe media, por d\u00ebshtojn\u00eb&nbsp; n\u00eb adresimin e nevoj\u00ebs p\u00ebr barazi gjinore.<\/p>\n\n\n\n<p>2. Teoria e Konfliktit<\/p>\n\n\n\n<p>E rr\u00ebnjosur n\u00eb idet\u00eb e Karl Marksit, teoria e konfliktit e sheh pabarazin\u00eb gjinore si rezultat t\u00eb luft\u00ebrave p\u00ebr pushtet midis burrave dhe grave. Ashtu si kapitalizmi krijon pabarazi klasore, patriarkati krijon pabarazi gjinore. Teoricien\u00ebt feminist\u00eb t\u00eb konfliktit argumentojn\u00eb se burrat, si grupi dominues, kontrollojn\u00eb burimet dhe institucionet p\u00ebr t\u00eb ruajtur privilegjet e tyre. Hendeku gjinor i pagave, barriera e padukshme dhe ndarja e pabarabart\u00eb e pun\u00ebve t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb shihen si mjete shtypjeje q\u00eb p\u00ebrforcojn\u00eb dominimin mashkullor.<\/p>\n\n\n\n<p>3. Nd\u00ebrveprimi simbolik<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo perspektiv\u00eb, e zhvilluar nga George Herbert Mead dheErving Goffman, p\u00ebrqendrohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si gjinia nd\u00ebrtohet dhe realizohet p\u00ebrmes nd\u00ebrveprimeve t\u00eb p\u00ebrditshme. Gjinia nuk \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb dikush &#8220;\u00ebsht\u00eb&#8221;, por ajo q\u00eb dikush &#8220;b\u00ebn&#8221;. P\u00ebr shembull, m\u00ebnyra se si njer\u00ebzit vishen, flasin ose sillen pasqyron pritjet shoq\u00ebrore t\u00eb maskulinitetit dhe feminitetit. K\u00ebto nd\u00ebrveprime p\u00ebrforcojn\u00eb stereotipet, duke e b\u00ebr\u00eb pabarazin\u00eb t\u00eb duket edhe e natyrshme edhe e pashmangshme. N\u00eb shekullin e 21-t\u00eb, mediat sociale e kan\u00eb zmadhuar k\u00ebt\u00eb aspekt performativ t\u00eb gjinis\u00eb, duke ndikuar n\u00eb formimin e identiteteve dhe normave shoq\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p>4. Teorit\u00eb feministe<\/p>\n\n\n\n<p>Sociologjia feministe trajton drejtp\u00ebrdrejt pabarazin\u00eb gjinore si nj\u00eb problem strukturor dhe kulturor. Variantet kryesore p\u00ebrfshijn\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p>Feminizmin Liberal: Mb\u00ebshtet qasjen e barabart\u00eb n\u00eb arsim, pun\u00ebsim dhe t\u00eb drejta ligjore brenda sistemeve ekzistuese.<\/p>\n\n\n\n<p>Feminizmin Radikal: P\u00ebrqendrohet n\u00eb \u00e7rr\u00ebnjosjen e patriarkatit dhe dominimit mashkullor n\u00eb t\u00eb gjitha format, duke p\u00ebrfshir\u00eb familjen dhe seksualitetin.<\/p>\n\n\n\n<p>Feminizmin Marksist\/Socialist: Lidh shtypjen gjinore me shfryt\u00ebzimin kapitalist.<\/p>\n\n\n\n<p>Feminizmin i Nd\u00ebrthurur: I prezantuar nga Kimberl\u00e9 Crenshaw, thekson se si gjinia bashk\u00ebdyzohet me rac\u00ebn, klas\u00ebn dhe seksualitetin, duke krijuar shtresa t\u00eb shum\u00ebfishta diskriminimi.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7do perspektiv\u00eb feministe pasuron kuptimin ton\u00eb se si funksionon pushteti n\u00eb nivele t\u00eb ndryshme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Format e pabarazis\u00eb gjinore n\u00eb shekullin e 21-t\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Pavar\u00ebsisht nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit global, pabarazia gjinore vazhdon t\u00eb ekizstoj\u00eb n\u00eb forma t\u00eb ndryshme:<\/p>\n\n\n\n<p>1. Pabarazia ekonomike<\/p>\n\n\n\n<p>Grat\u00eb ende fitojn\u00eb m\u00eb pak se burrat n\u00eb nivel global. Sipas Forumit Ekonomik Bot\u00ebror (2024), hendeku global i pagave nd\u00ebrmjet gjinive \u00ebsht\u00eb rreth 20%. Grat\u00eb jan\u00eb t\u00eb mbip\u00ebrfaq\u00ebsuara n\u00eb pun\u00eb me paga t\u00eb ul\u00ebta, joformale dhe me gjys\u00ebm orar. Fenomeni i \u201ctavanit prej xhami\u201d pengon grat\u00eb q\u00eb t\u00eb ngjiten n\u00eb pozita t\u00eb larta, derisa fenomeni i njohur si \u201cdyshemeja ngjit\u00ebse\u201d i mban ato t\u00eb kufizuara n\u00eb pun\u00eb me paga t\u00eb ul\u00ebta. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, pun\u00ebt e papaguara t\u00eb sht\u00ebpis edhe&nbsp; kujdesit &#8211; kryesisht t\u00eb kryera nga grat\u00eb &#8211; mbeten t\u00eb n\u00ebnvler\u00ebsuara ekonomikisht.<\/p>\n\n\n\n<p>2. Pabarazit\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e arsimit<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa hendeqet gjinore n\u00eb arsimin fillor jan\u00eb pak\u00ebsuar, pabarazit\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranishme n\u00eb arsimin e lart\u00eb dhe fushat STEM (Shkenc\u00eb, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematik\u00eb). N\u00eb vendet n\u00eb zhvillim, martesa e hershme, tabut\u00eb kulturore dhe varf\u00ebria pengojn\u00eb shum\u00eb vajza t\u00eb vazhdojn\u00eb shkollimin. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb ekonomit\u00eb e avancuara, \u201ckurrikula e fshehur\u201d- nj\u00eb s\u00ebr\u00eb m\u00ebsimesh \u201ct\u00eb cilat m\u00ebsohen por nuk synohet t\u00eb m\u00ebsohen hapurazi\u201d n\u00eb shkoll\u00eb dhe paragjykimet gjinore vazhdojn\u00eb t\u00eb dekurajojn\u00eb grat\u00eb t\u00eb ndjekin karrierat n\u00eb fushat teknike ose t\u00eb orientuara drejt lidershipit.<\/p>\n\n\n\n<p>3. N\u00ebn-p\u00ebrfaq\u00ebsimi politik<\/p>\n\n\n\n<p>Grat\u00eb z\u00ebn\u00eb vet\u00ebm rreth 26% t\u00eb vendeve parlamentare n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. Sistemet politike patriarkale, mungesa e mb\u00ebshtetjes financiare dhe stereotipet gjinore pengojn\u00eb pjes\u00ebmarrjen e grave. Edhe kur grat\u00eb arrijn\u00eb pozitat e pushtetit, shpesh p\u00ebrballen me seksiz\u00ebm, ngacmime dhe p\u00ebrpjekje p\u00ebr fshirjen e tyre n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb pushtetit.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;4. Dhuna dhe ngacmimet<\/p>\n\n\n\n<p>Dhuna me baz\u00eb gjinore mbetet kriz\u00eb globale. Nga abuzimi n\u00eb familje te ngacmimet n\u00eb vendin e pun\u00ebs dhe ngacmimet online, grat\u00eb dhe pakicat gjinore p\u00ebrballen me d\u00ebmtime fizike dhe psikologjike t\u00eb rr\u00ebnjosura n\u00eb strukturat patriarkale t\u00eb pushtetit. L\u00ebvizja #MeToo (#Edhe un\u00eb) ekspozoi prevalenc\u00ebn e ngacmimit seksual n\u00eb vendet e pun\u00ebs, duke d\u00ebshmuar se sa t\u00eb normalizuara jan\u00eb b\u00ebr\u00eb sjelljet e tilla.<\/p>\n\n\n\n<p>5. Mediat dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimi kulturor<\/p>\n\n\n\n<p>Mediat e komunikimit masiv vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrforcoj\u00ebn\u00eb stereotipet gjinore p\u00ebrmes p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb pabarabart\u00eb, objektivizimit dhe hiperseksualizimit t\u00eb grave. Dominimi mashkullor n\u00eb prodhimin mediatik gjithashtu form\u00ebson m\u00ebnyr\u00ebn se si nd\u00ebrtohen narrativat rreth gjinis\u00eb. Mediat sociale, megjith\u00ebse ofrojn\u00eb platforma p\u00ebr aktiviz\u00ebm feminist, kan\u00eb krijuar gjithashtu arena t\u00eb reja p\u00ebr ngacmime online.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Globalizimi dhe gjinia n\u00eb shekullin e 21-t\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Globalizimi ka sjell\u00eb si progres ashtu edhe sfida t\u00eb reja p\u00ebr barazin\u00eb gjinore. Nga nj\u00ebra an\u00eb, ka leht\u00ebsuar pjes\u00ebmarrjen e grave n\u00eb ekonomin\u00eb globale, ka p\u00ebrhapur idet\u00eb feministe dhe ka krijuar bashk\u00ebpunime nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr avancimin e t\u00eb drejtave t\u00eb grave. Nga ana tjet\u00ebr, globalizimi gjithashtu ka p\u00ebrforcuar hierarkit\u00eb gjinore n\u00eb tregun e pun\u00ebs &#8211; p\u00ebr shembull, p\u00ebrmes shfryt\u00ebzimit t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb lir\u00eb (q\u00eb paguhet shum\u00eb m\u00eb pak) t\u00eb grave n\u00eb fabrikat e tekstilit, pun\u00ebve t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb dhe ekonomit\u00eb e kujdesit n\u00eb vendet n\u00eb zhvillim.<\/p>\n\n\n\n<p>Feminizmi transnacional thekson se nd\u00ebrsa shoq\u00ebrit\u00eb per\u00ebndimore kremtojn\u00eb fuqizimin individual, grat\u00eb n\u00eb Jugun Global vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me pabarazi strukturore t\u00eb formuara nga trash\u00ebgimia koloniale dhe kapitalizmi global. Rrjedhimisht, pabarazia gjinore duhet t\u00eb kuptohet jo vet\u00ebm brenda kufijve komb\u00ebtar\u00eb, por si nj\u00eb sistem global pushteti.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nd\u00ebrthurja: p\u00ebrtej gjinis\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Sociologia Patricia Hill Collins dhe studiuesja ligjore Kimberl\u00e9 Crenshawprezantuan nd\u00ebrthurjen (intersectionality)&nbsp; p\u00ebr t\u00eb shpjeguar se si gjinia nd\u00ebrvepron me rac\u00ebn, klas\u00ebn, kast\u00ebn dhe seksualitetin. P\u00ebr shembull, nj\u00eb grua e varf\u00ebr&nbsp; n\u00eb Indi p\u00ebrballet me shtypje t\u00eb shum\u00ebfishta q\u00eb ndryshojn\u00eb nga ato t\u00eb nj\u00eb gruaje t\u00eb klas\u00ebs s\u00eb lart\u00eb. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngjashme, individ\u00ebt LGBTIQ+ p\u00ebrjetojn\u00eb diskriminim si nga sistemet patriarkale ashtu edhe brenda vet\u00eb l\u00ebvizjeve gjinore.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrthurja zhvendos k\u00ebshtu fokusin nga &#8220;gruaja universale&#8221; n\u00eb p\u00ebrvojat e ndryshme t\u00eb p\u00ebrjetuara. N\u00eb shekullin e 21-t\u00eb, sociolog\u00ebt theksojn\u00eb se politikat duhet t&#8217;i njohin nd\u00ebrthurshm\u00ebrin\u00eb e pabarazive p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb v\u00ebrtet\u00eb efektive.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Teknologjia, mediat sociale dhe feminizmi digjital<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Revolucioni digjital ka riform\u00ebsuar peisazhin gjinor. Platformat online kan\u00eb fuqizuar z\u00ebrat e grave dhe kan\u00eb mund\u00ebsuar fushata globale si <strong>#<\/strong>MeToo (#Edhe un\u00eb),<strong> #<\/strong>HeForShe (#Ai p\u00ebr ajo) dhe <strong>#<\/strong>TimesUp (#Koha mbaroi). Komunitetet feministe tani mobilizohen p\u00ebrtej kufijve, duke sfiduar seksizmin dhe duke promovuar solidaritetin.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjithat\u00eb, hap\u00ebsira digjitale riprodhon paragjykime gjinore &#8211; nga diskriminimi me baz\u00eb n\u00eb algorit\u00ebm deri te abuzimi online ndaj aktivisteve gra. &#8220;Ndarja digjitale&#8221; do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb grat\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb vendet e&nbsp; zhvilluara, kan\u00eb m\u00eb pak qasje n\u00eb teknologji, duke kufizuar pjes\u00ebmarrjen e tyre n\u00eb ekonomin\u00eb digjitale.<\/p>\n\n\n\n<p>Sociologjikisht, kjo pasqyron se si strukturat e vjetra t\u00eb pushtetit p\u00ebrshtaten me mjediset e reja teknologjike, duke e b\u00ebr\u00eb shkrim-leximin digjital dhe p\u00ebrfshirjen nj\u00eb domosd\u00ebshm\u00ebri p\u00ebr barazin\u00eb gjinore.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Pabarazia gjinore n\u00eb Indi: Nj\u00eb v\u00ebshtrim sociologjik<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>India paraqet nj\u00eb pamje komplekse t\u00eb pabarazis\u00eb gjinore &#8211; t\u00eb rr\u00ebnjosur n\u00eb patriarkat, klasa, religjion dhe pabarazit\u00eb ekonomike. Pavar\u00ebsisht mbrojtjeve ligjore dhe nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit n\u00eb rritje, sfidat vazhdojn\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7ekuilibri n\u00eb raportin gjinor p\u00ebr shkak t\u00eb vrasjes s\u00eb fetuseve fem\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p>Pjes\u00ebmarrja e ul\u00ebt e grave n\u00eb pun\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb zonat rurale.<\/p>\n\n\n\n<p>Normat kulturore q\u00eb kufizojn\u00eb l\u00ebvizshm\u00ebrin\u00eb dhe autonomin\u00eb e grave.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhuna me baz\u00eb gjinore, duke p\u00ebrfshir\u00eb vdekjet p\u00ebr shkak t\u00eb prik\u00ebs dhe vrasjet p\u00ebr nder.<\/p>\n\n\n\n<p>Sociologet si Leela Dube dhe Patricia Uberoi kan\u00eb theksuar se si sistemet e farefisnis\u00eb, hierarkit\u00eb e klasave shoq\u00ebrore dhe ideologjit\u00eb kulturore p\u00ebrforcojn\u00eb patriarkatin n\u00eb Indi. Megjithat\u00eb, ka pasur edhe p\u00ebrparim &#8211; grat\u00eb kan\u00eb fituar qasje n\u00eb arsim, p\u00ebrfaq\u00ebsim politik p\u00ebrmes nj\u00eb sistemi t\u00eb vet\u00ebqeverisjes lokale p\u00ebr zonat rurale n\u00eb Indi i njohur me emrin \u201cpanchayati raj\u201d (qeverisja lokale n\u00eb fshatra), si dhe reformave ligjore q\u00eb mb\u00ebshtesin barazin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Qasjet sociologjike p\u00ebr uljen e pabarazis\u00eb gjinore<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Sociologjia jo vet\u00ebm q\u00eb shpjegon pabarazin\u00eb, por ofron edhe njohuri p\u00ebr ndryshim. Qasjet kryesore p\u00ebrfshijn\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p>Reform\u00ebn Arsimore: Promovimi i kurrikulave t\u00eb ndjeshme ndaj gjinis\u00eb dhe bashk\u00eb-arsimit q\u00eb sfidojn\u00eb stereotipet.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrhyrjet Politike<strong>: <\/strong>zbatim i nism\u00ebs p\u00ebr diversitet, transparenc\u00ebs n\u00eb paga dhe politikave p\u00ebr lejen prind\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p>L\u00ebvizjet e Fuqizimit<strong>: <\/strong>Mb\u00ebshtetja e organizatave t\u00eb grave n\u00eb nivel baz\u00eb dhe trajnimi p\u00ebr lidership.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndryshimi Kulturor<strong>: <\/strong>Adresimi i paragjykimeve gjinore n\u00eb media, religjion dhe struktura familjare.<\/p>\n\n\n\n<p>Hartimi i Politikave Nd\u00ebrthurr<strong>\u00ebs<\/strong>e<strong>:<\/strong> Njohja e nd\u00ebrlidhjes s\u00eb kast\u00ebs, klas\u00ebs dhe gjinis\u00eb n\u00eb hartimin e politikave.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndryshimi shoq\u00ebror k\u00ebrkon si reforma strukturore ashtu edhe ndryshime n\u00eb vet\u00ebdijen kulturore.<\/p>\n\n\n\n<p>Pabarazia gjinore n\u00eb shekullin e 21-t\u00eb mbetet nj\u00eb nga sfidat m\u00eb urgjente sociologjike t\u00eb njer\u00ebzimit. Nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim n\u00eb t\u00eb drejtat ligjore, arsim dhe nd\u00ebrgjegj\u00ebsim global, vazhdim\u00ebsia e normave patriarkale dhe strukturave t\u00eb pabarabarta t\u00eb pushtetit vazhdon t\u00eb form\u00ebsoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet gjinore n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Sociologjia zbulon se pabarazia gjinore nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje paragjykimesh individuale por nj\u00eb sistem thell\u00ebsisht i institucionalizuar q\u00eb ndikon n\u00eb \u00e7do aspekt t\u00eb jet\u00ebs &#8211; nga familja dhe ekonomia te politika dhe kultura. Shekulli i 21-t\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb qasje transformuese &#8211; nj\u00eb qasje q\u00eb kombinon nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin nd\u00ebrsektorial, aktivizmin digjital dhe bashk\u00ebpunimin global.<\/p>\n\n\n\n<p>Barazia e v\u00ebrtet\u00eb do t\u00eb shfaqet vet\u00ebm kur shoq\u00ebrit\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebrtej reformave simbolike dhe t\u00eb adresojn\u00eb shkaqet rr\u00ebnj\u00ebsore t\u00eb pushtetit gjinor. Si\u00e7 na m\u00ebson sociologjia, ndryshimi i strukturave shoq\u00ebrore fillon me ndryshimin e vet\u00ebdijes shoq\u00ebrore &#8211; dhe ky \u00ebsht\u00eb revolucioni i v\u00ebrtet\u00eb i koh\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>HS Special Desk<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrktheu: Anita Mazrekaj<\/p>\n\n\n\n<p>Shkrimin origjinal e gjeni<a href=\"https:\/\/hubsociology.com\/gender-inequality-in-the-21st-century-what-socio\/#google_vignette\"> k\u00ebtu.<\/a><\/p>\n","protected":false},"featured_media":11697,"template":"","class_list":["post-11696","lexo-post","type-lexo-post","status-publish","has-post-thumbnail","hentry"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v23.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Pabarazia gjinore n\u00eb shekullin e 21-t\u00eb: Si e shpjegon sociologjia? - QIKA<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/pabarazia-gjinore-ne-shekullin-e-21-te-si-e-shpjegon-sociologjia\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Pabarazia gjinore n\u00eb shekullin e 21-t\u00eb: Si e shpjegon sociologjia? - QIKA\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Pabarazia gjinore n\u00eb shekullin e 21-t\u00eb: Si e shpjegon sociologjia? Pavar\u00ebsisht p\u00ebrparimit n\u00eb arsim, pun\u00ebsim dhe pjes\u00ebmarrje politike, pabarazia gjinore vazhdon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga problemet e vazhdueshme shoq\u00ebrore t\u00eb shekullit 21. Nga pagat e deri te ndarjet e pun\u00ebve t\u00eb kujdesit n\u00eb familje, nga portretizimi mediatik te p\u00ebrfaq\u00ebsimi global, pabarazia gjinore vazhdon t\u00eb ekzistoj\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/pabarazia-gjinore-ne-shekullin-e-21-te-si-e-shpjegon-sociologjia\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"QIKA\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2025-11-17T11:35:53+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/pabarazia-gjinore.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1366\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"768\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/pabarazia-gjinore-ne-shekullin-e-21-te-si-e-shpjegon-sociologjia\/\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/pabarazia-gjinore-ne-shekullin-e-21-te-si-e-shpjegon-sociologjia\/\",\"name\":\"Pabarazia gjinore n\u00eb shekullin e 21-t\u00eb: Si e shpjegon sociologjia? - QIKA\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/pabarazia-gjinore-ne-shekullin-e-21-te-si-e-shpjegon-sociologjia\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/pabarazia-gjinore-ne-shekullin-e-21-te-si-e-shpjegon-sociologjia\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/pabarazia-gjinore.png\",\"datePublished\":\"2025-11-17T11:08:30+00:00\",\"dateModified\":\"2025-11-17T11:35:53+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/pabarazia-gjinore-ne-shekullin-e-21-te-si-e-shpjegon-sociologjia\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/pabarazia-gjinore-ne-shekullin-e-21-te-si-e-shpjegon-sociologjia\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/pabarazia-gjinore-ne-shekullin-e-21-te-si-e-shpjegon-sociologjia\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/pabarazia-gjinore.png\",\"contentUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/pabarazia-gjinore.png\",\"width\":1366,\"height\":768},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/pabarazia-gjinore-ne-shekullin-e-21-te-si-e-shpjegon-sociologjia\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/qika.org\/en\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Pabarazia gjinore n\u00eb shekullin e 21-t\u00eb: Si e shpjegon sociologjia?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/\",\"name\":\"QIKA\",\"description\":\"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Pabarazia gjinore n\u00eb shekullin e 21-t\u00eb: Si e shpjegon sociologjia? - QIKA","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/pabarazia-gjinore-ne-shekullin-e-21-te-si-e-shpjegon-sociologjia\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Pabarazia gjinore n\u00eb shekullin e 21-t\u00eb: Si e shpjegon sociologjia? - QIKA","og_description":"Pabarazia gjinore n\u00eb shekullin e 21-t\u00eb: Si e shpjegon sociologjia? Pavar\u00ebsisht p\u00ebrparimit n\u00eb arsim, pun\u00ebsim dhe pjes\u00ebmarrje politike, pabarazia gjinore vazhdon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga problemet e vazhdueshme shoq\u00ebrore t\u00eb shekullit 21. Nga pagat e deri te ndarjet e pun\u00ebve t\u00eb kujdesit n\u00eb familje, nga portretizimi mediatik te p\u00ebrfaq\u00ebsimi global, pabarazia gjinore vazhdon t\u00eb ekzistoj\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/pabarazia-gjinore-ne-shekullin-e-21-te-si-e-shpjegon-sociologjia\/","og_site_name":"QIKA","article_modified_time":"2025-11-17T11:35:53+00:00","og_image":[{"width":1366,"height":768,"url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/pabarazia-gjinore.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/pabarazia-gjinore-ne-shekullin-e-21-te-si-e-shpjegon-sociologjia\/","url":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/pabarazia-gjinore-ne-shekullin-e-21-te-si-e-shpjegon-sociologjia\/","name":"Pabarazia gjinore n\u00eb shekullin e 21-t\u00eb: Si e shpjegon sociologjia? - QIKA","isPartOf":{"@id":"https:\/\/qika.org\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/pabarazia-gjinore-ne-shekullin-e-21-te-si-e-shpjegon-sociologjia\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/pabarazia-gjinore-ne-shekullin-e-21-te-si-e-shpjegon-sociologjia\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/pabarazia-gjinore.png","datePublished":"2025-11-17T11:08:30+00:00","dateModified":"2025-11-17T11:35:53+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/pabarazia-gjinore-ne-shekullin-e-21-te-si-e-shpjegon-sociologjia\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/qika.org\/lexo-post\/pabarazia-gjinore-ne-shekullin-e-21-te-si-e-shpjegon-sociologjia\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/pabarazia-gjinore-ne-shekullin-e-21-te-si-e-shpjegon-sociologjia\/#primaryimage","url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/pabarazia-gjinore.png","contentUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/pabarazia-gjinore.png","width":1366,"height":768},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/pabarazia-gjinore-ne-shekullin-e-21-te-si-e-shpjegon-sociologjia\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/qika.org\/en\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Pabarazia gjinore n\u00eb shekullin e 21-t\u00eb: Si e shpjegon sociologjia?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/qika.org\/#website","url":"https:\/\/qika.org\/","name":"QIKA","description":"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/lexo-post\/11696","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/lexo-post"}],"about":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/lexo-post"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11697"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11696"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}