{"id":12530,"date":"2026-05-14T13:49:09","date_gmt":"2026-05-14T12:49:09","guid":{"rendered":"https:\/\/qika.org\/?post_type=lexo-post&#038;p=12530"},"modified":"2026-05-14T13:49:11","modified_gmt":"2026-05-14T12:49:11","slug":"manifest-per-nje-feminizem-te-ri","status":"publish","type":"lexo-post","link":"https:\/\/qika.org\/en\/lexo-post\/manifest-per-nje-feminizem-te-ri\/","title":{"rendered":"Manifest p\u00ebr nj\u00eb feminiz\u00ebm t\u00eb ri"},"content":{"rendered":"\n<p><em>N\u00eb pothuajse \u00e7do vend, t\u00eb drejtat e grave po k\u00ebrc\u00ebnohen nga lufta, ndryshimet klimatike dhe politikat toksike. Natasha Walter argumenton p\u00ebr nj\u00eb l\u00ebvizje globale q\u00eb shkon p\u00ebrtej fuqizimit individual.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Ekrani i telefonit tim ndizet. \u201cE dashur, derisa po t\u00eb shkruaj k\u00ebt\u00eb mesazh tani, bombardimet po intensifikohen s\u00ebrish. Zhurmat e shp\u00ebrthimeve jan\u00eb tmerruese. F\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb jan\u00eb t\u00eb frik\u00ebsuar\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Mesazhi \u00ebsht\u00eb shkruar nga Tayma, nj\u00eb grua e re q\u00eb jeton n\u00eb Bejrut, p\u00ebrderisa bombat izraelite godisnin qytetin e saj. Taym\u00ebn e kam takuar kur isha n\u00eb Liban m\u00eb her\u00ebt n\u00eb pranver\u00eb. Kisha shkuar p\u00ebr t\u00eb vizituar nj\u00eb qend\u00ebr t\u00eb drejtuar nga organizata bamir\u00ebse \u2018Makani\u2019, ku grat\u00eb q\u00eb kishin ikur nga Siria drejt Libanit po p\u00ebrpiqeshin t\u00eb rind\u00ebrtonin jet\u00ebn e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Qendra ndodhet n\u00eb katin e dyt\u00eb t\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtese t\u00eb madhe n\u00eb Corniche al-Mazraa, nj\u00eb rrug\u00eb e ngarkuar n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Bejrutit, e mbushur me banesa, zyra, dyqane dhe kafene. Kur hyra brenda, zhurma e trafikut q\u00eb vinte nga posht\u00eb u zbeh dhe u z\u00ebvend\u00ebsua nga nj\u00eb gum\u00ebzhim\u00eb t\u00eb but\u00eb z\u00ebrash dhe t\u00eb qeshurash. Krahas edukimit dhe terapis\u00eb, grat\u00eb n\u00eb qend\u00ebr kryejn\u00eb pun\u00eb artizanale, duke prodhuar punime t\u00eb bukura me grep dhe q\u00ebndisje. Teksa gishtat e tyre l\u00ebvizin shpejt n\u00ebp\u00ebr fije leshi shum\u00ebngjyr\u00ebshe ose q\u00ebndisin modele t\u00eb gjalla mbi p\u00eblhur\u00eb t\u00eb trash\u00eb, ato bisedojn\u00eb me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00ebra prej grave, Fedwa, \u00ebsht\u00eb 69 vje\u00e7e. Ajo u largua nga sht\u00ebpia e saj n\u00eb Siri n\u00eb vitin 2012. Fedwa \u00ebsht\u00eb e ve. Tre nga f\u00ebmij\u00ebt e saj tani jetojn\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb, nj\u00ebri nga djemt\u00eb vdiq n\u00eb Siri dhe nj\u00eb tjet\u00ebr humbi jet\u00ebn gjat\u00eb rrug\u00ebtimit drejt Evrop\u00ebs. P\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, ajo pranon se ndihej plot\u00ebsisht e shkat\u00ebrruar nga detyrimi p\u00ebr t\u00eb braktisur vendin e saj dhe nga humbja e njer\u00ebzve t\u00eb dashur. Por takimet me gra t\u00eb tjera i ka rikthyer p\u00ebrve\u00e7se n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb pavar\u00ebsie ekonomike, por n\u00eb nj\u00eb komunitet. \u201cK\u00ebtu jam pjes\u00eb e nj\u00eb familjeje,\u201d thot\u00eb ajo.<\/p>\n\n\n\n<p>Tayma, vet\u00ebm 24 vje\u00e7e, \u00ebsht\u00eb koordinatore e qendr\u00ebs; nj\u00eb figur\u00eb energjike q\u00eb l\u00ebviz vazhdimisht, duke shtruar ushqimin, duke sistemuar fijet e q\u00ebndisjes dhe duke ma shpjeguar pun\u00ebn. Edhe ajo \u00ebsht\u00eb refugjate nga Siria dhe \u00ebsht\u00eb martuar n\u00eb mosh\u00ebn 16-vje\u00e7are pa e p\u00ebrfunduar arsimin. Fillimisht mori pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb pun\u00ebtori n\u00eb qend\u00ebr dhe m\u00eb pas u b\u00eb pjes\u00eb e stafit. \u201cKjo pun\u00eb m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ndihem shum\u00eb krenare p\u00ebr veten,\u201d thot\u00eb ajo. \u201cSinqerisht, nuk e shoh k\u00ebt\u00eb vend vet\u00ebm si nj\u00eb pun\u00eb. Kujdesem thell\u00ebsisht p\u00ebr t\u00eb dhe ndiej se edhe ky vend kujdeset p\u00ebr mua. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndjenj\u00eb e rrall\u00eb dhe shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Kur u largova nga Libani, mora me vete nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb k\u00ebtyre grave. Edhe pse ishin detyruar t\u00eb largoheshin nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre n\u00eb Siri, ato po rind\u00ebrtonin jo vet\u00ebm streh\u00ebn fizike, por edhe emocionin e t\u00eb qenit n\u00eb sht\u00ebpi, e cila mb\u00ebshtetet n\u00eb nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb rrall\u00eb dhe shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse\u201d, si\u00e7 e quajti Tayma, t\u00eb kujdesesh p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt dhe t\u00eb ndihesh e p\u00ebrkujdesur.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj u trondita kur, vet\u00ebm pak jav\u00eb pas vizit\u00ebs sime, fillova t\u00eb marr mesazhe nga Tayma dhe Fedwa p\u00ebr bomba dhe evakuime, n\u00eb vend t\u00eb bisedave p\u00ebr punimet me grep dhe q\u00ebndisje.<\/p>\n\n\n\n<p>Bombardimet e fundit izraelite n\u00eb Liban jan\u00eb kryer me q\u00ebllimin e deklaruar p\u00ebr t\u00eb neutralizuar Hezbollah-un, grupin e armatosur t\u00eb mb\u00ebshtetur nga Irani, i themeluar si p\u00ebrgjigje ndaj nj\u00eb pushtimi t\u00eb m\u00ebhersh\u00ebm izraelit dhe q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrkushtuar ndaj shkat\u00ebrrimit t\u00eb Izraelit. Por, ashtu si n\u00eb Rripin e Gaz\u00ebs, sulmet izraelite shpesh kan\u00eb tejkaluar n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe objektivat ushtarake. Fshatra t\u00eb t\u00ebra jan\u00eb rrafshuar dhe jan\u00eb l\u00ebshuar urdhra p\u00ebr evakuim masiv.<\/p>\n\n\n\n<p>Derisa bombat binin, qendra u mbyll, q\u00ebndisja u nd\u00ebrpre dhe shum\u00eb nga grat\u00eb q\u00eb kishin ardhur fillimisht n\u00eb Bejrut si refugjate u detyruan t\u00eb zhvendoseshin s\u00ebrish. Fedwa m\u00eb tregon se disa prej grave fjet\u00ebn n\u00eb plazhe dhe n\u00eb rrug\u00eb, nd\u00ebrsa disa madje u kthyen n\u00eb Siri. Por sht\u00ebpia e vjet\u00ebr e Fedw\u00ebs n\u00eb Damask ishte shkat\u00ebrruar prej koh\u00ebsh dhe ajo vendosi se nuk kishte zgjidhje tjet\u00ebr ve\u00e7se t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb Bejrut, n\u00eb kampin e mbipopulluar t\u00eb refugjat\u00ebve Shatila Refugee Camp. \u201cI d\u00ebgjoj bombardimet. Por nuk kam ku tjet\u00ebr t\u00eb shkoj\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb prill, edhe vet\u00eb Corniche al-Mazraa u godit. Tayma m\u00eb d\u00ebrgoi nj\u00eb video ku shihej tymi q\u00eb ngrihej nga nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb n\u00eb shembje; nj\u00eb bomb\u00eb kishte r\u00ebn\u00eb vet\u00ebm pak metra larg qendr\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke lexuar mesazhet e grave gjat\u00eb jav\u00ebve t\u00eb fundit, kam ndier tmerr, por edhe zem\u00ebrim. N\u00eb raportimet mediatike p\u00ebr luft\u00ebn n\u00eb Lindjen e Mesme, vazhdimisht na k\u00ebrkohet t\u00eb p\u00ebrqendrohemi te motivet dhe ambiciet e burrave t\u00eb pushtetsh\u00ebm. Titull pas titulli shkruan se sa t\u00eb suksessh\u00ebm jan\u00eb ata n\u00eb p\u00ebrkuljen e bot\u00ebs sipas d\u00ebshirave t\u00eb tyre: \u201cBenjamin Netanyahu duket se do t\u00eb jet\u00eb humb\u00ebsi m\u00eb i madh\u201d, thot\u00eb nj\u00ebri. \u201cPse Vladimir Putin \u00ebsht\u00eb fituesi m\u00eb i madh\u201d, thot\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr. Ose \u201cMiratimi p\u00ebr Donald Trump bie\u201d, ose \u201cLufta me Iranin ka qen\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr Keir Starmer\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Por pasojat e luft\u00ebs mbi grat\u00eb q\u00eb detyrohen t\u00eb ikin ose t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb bombardimet, duke par\u00eb sht\u00ebpit\u00eb dhe pun\u00ebt e tyre t\u00eb shkat\u00ebrruara, familjet e cop\u00ebtuara dhe f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb qajn\u00eb, shum\u00eb shpesh injorohen ose reduktohen n\u00eb imazhe n\u00eb ekranin e telefonit, teksa ne vazhdojm\u00eb t\u00eb l\u00ebvizim pa u ndalur.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb 20 viteve t\u00eb fundit, kam punuar me gra refugjate, aktualisht me Makani n\u00eb Liban, dhe m\u00eb par\u00eb me organizat\u00ebn Women for Refugee Women, t\u00eb cil\u00ebn e themelova gati 20 vjet m\u00eb par\u00eb, dhe mendoj se kjo pun\u00eb m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kuptim shum\u00eb m\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb rreziqeve me t\u00eb cilat p\u00ebrballen grat\u00eb. Ajo m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb gjithashtu, besoj, nj\u00eb ndjeshm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb kuptuar se ku mund t\u00eb gjendet ende shpresa.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr t\u00eb nisur me rreziqet: ato jan\u00eb reale dhe po rriten. Edhe para konfliktit m\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb Lindjen e Mesme, dy vitet e fundit kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb rrezikshmet p\u00ebr sa i p\u00ebrket konflikteve t\u00eb armatosura q\u00eb nga p\u00ebrfundimi i Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. N\u00eb shum\u00eb prej k\u00ebtyre konflikteve, civil\u00ebt po sh\u00ebnjestrohen drejtp\u00ebrdrejt ose ushtrit\u00eb po tregojn\u00eb shp\u00ebrfillje t\u00eb plot\u00eb ndaj vuajtjeve t\u00eb tyre, dhe k\u00ebta civil\u00eb jan\u00eb shum\u00eb shpesh gra.<\/p>\n\n\n\n<p>Vajza n\u00eb shkoll\u00eb, gazetare, punonj\u00ebse spitalesh, njer\u00ebz t\u00eb zhvendosur, gra t\u00eb zakonshme, t\u00eb cilave ua shohim arkivolet, lexojm\u00eb d\u00ebshmit\u00eb e d\u00ebshmitar\u00ebve dhe megjithat\u00eb, her\u00eb pas here, nuk ka hetime dhe drejt\u00ebsia nuk arrihet. \u00cbndrra e pasluft\u00ebs e shekullit XX, se e drejta nd\u00ebrkomb\u00ebtare mund t\u00eb ndihmonte n\u00eb krijimin e nj\u00eb bote m\u00eb t\u00eb sigurt, sot duket se ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb hi.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrderisa bota po b\u00ebhet m\u00eb e rrezikshme, qeverit\u00eb autoritare po b\u00ebhen m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse, sepse \u201cburrat e fort\u00eb\u201d shihen si p\u00ebrgjigjja e domosdoshme ndaj pasiguris\u00eb n\u00eb rritje. K\u00ebshtu hyjm\u00eb n\u00eb nj\u00eb cik\u00ebl gjithnj\u00eb e m\u00eb shtr\u00ebngues, nj\u00eb lloj mbytjeje, ku forca b\u00ebhet nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe pyetja, edhe p\u00ebrgjigjja. T\u00eb gjitha qeverit\u00eb autoritare i cenojn\u00eb t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e grave dhe, nga nj\u00eb vend n\u00eb tjetrin, drejtimi i zhvillimeve p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave po shkon prapa. Ka dallime reale n\u00eb shkall\u00ebn e shtypjes s\u00eb grave nga qeveri t\u00eb ndryshme n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, duke filluar nga aparteidi gjinor ekstrem n\u00eb Arabin\u00eb Saudite dhe Afganistan, deri te qeverit\u00eb q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u2019i kufizojn\u00eb lirit\u00eb e grave n\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb t\u00eb fshehta.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, nga Rusia n\u00eb Kin\u00eb, nga Turqia n\u00eb Argjentin\u00eb, nga Iraku n\u00eb Koren\u00eb Jugore, problemet p\u00ebr grat\u00eb po shtohen, kurse &nbsp;z\u00ebrat kund\u00ebrshtues po heshten, t\u00eb drejtat riprodhuese po kufizohen dhe dhuna mbetet e pand\u00ebshkuar.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, po shohim se burimet po zhvendosen nga kujdesi te konflikti, nga mir\u00ebqenia te arm\u00ebt. N\u00eb vitin 2025, k\u00ebrkesa p\u00ebr buxhetin e mbrojtjes s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr vitin 2026 u rrit p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 13%, duke arritur pothuajse n\u00eb 1 trilion dollar\u00eb. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, miliarda dollar\u00eb jan\u00eb shkurtuar nga sh\u00ebrbimet sh\u00ebndet\u00ebsore dhe nga programet e ndihm\u00ebs ushqimore p\u00ebr amerikan\u00ebt me t\u00eb ardhura t\u00eb ul\u00ebta, kurse t\u00eb pakt\u00ebn 80% e ndihm\u00ebs s\u00eb jashtme amerikane \u00ebsht\u00eb reduktuar. Grat\u00eb preken ve\u00e7an\u00ebrisht nga shkurtimet n\u00eb programet sh\u00ebndet\u00ebsore dhe sociale, prandaj politika e dhun\u00ebs ka pasoja zinxhirore edhe n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb \u2018paq\u00ebsore\u2019. Vet\u00ebm jav\u00ebn e kaluar, drejtuesi i United Nations Development Programme paralajm\u00ebroi se rritja e borxhit si pasoj\u00eb e luft\u00ebs n\u00eb Lindjen e Mesme po i godet ve\u00e7an\u00ebrisht grat\u00eb n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, nd\u00ebrsa shpenzimet sociale po reduktohen drejt minimumit.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr gj\u00eb q\u00eb m\u00eb ka m\u00ebsuar puna me grat\u00eb refugjate \u00ebsht\u00eb t\u00eb mos e n\u00ebnvler\u00ebsoj kurr\u00eb p\u00ebrmas\u00ebn e luft\u00ebs tjet\u00ebr kund\u00ebr grave, jo luft\u00ebn e ushtrive dhe bombave, por luft\u00ebn e dhun\u00ebs personale.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7do grua refugjate q\u00eb kam takuar mbart me vete nj\u00eb histori t\u00eb till\u00eb dhune; nga ngacmimi dhe sulmi, deri te brutaliteti ekstrem dhe tortura seksuale. Vitet e fundit na kan\u00eb m\u00ebsuar se kjo epidemi dhune nuk kufizohet n\u00eb nj\u00eb vend apo kultur\u00eb t\u00eb vetme, nga nj\u00eb qytet i vog\u00ebl n\u00eb ndonj\u00eb provinc\u00eb deri te nj\u00eb ishull luksoz i p\u00ebrdorur si streh\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasurit, burrat vazhdojn\u00eb t\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb trupat e grave n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo ndjenj\u00eb e p\u00ebrhapur e s\u00eb drejt\u00ebs q\u00eb burrat mendojn\u00eb se kan\u00eb mbi trupat e grave po p\u00ebrkeq\u00ebsohet edhe m\u00eb shum\u00eb nga rritja e mizogjinis\u00eb n\u00eb internet. Dhe, megjith\u00ebse debati rreth \u2018manosfer\u00ebs\u2019 \u00ebsht\u00eb intensifikuar ndjesh\u00ebm, mungesa e veprimit p\u00ebr ta adresuar at\u00eb vazhdon dhe do t\u00eb vazhdoj\u00eb p\u00ebr aq koh\u00eb sa ata q\u00eb mbajn\u00eb pushtet dhe ndikim vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb financiarisht nga k\u00ebto rrjete t\u00eb urrejtjes.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb hulumtimit p\u00ebr librin tim t\u00eb ri, \u201cFeminism for a World on Fire\u201d, ky ishte realiteti q\u00eb e dija se duhej ta pasqyroja: m\u00ebnyra se si t\u00eb gjitha rreziqet me t\u00eb cilat p\u00ebrballen grat\u00eb sot jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhura. Kjo nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me nj\u00eb konflikt apo nj\u00eb vend t\u00eb vet\u00ebm. Kjo mizogjini q\u00eb ndryshon vazhdimisht \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrkufizuar, por pasojat e saj ndihen nga grat\u00eb n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, madje edhe nga ato prej nesh q\u00eb jetojm\u00eb larg qendrave t\u00eb konfliktit. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur historit\u00eb dhe imazhet kalojn\u00eb kufijt\u00eb kaq leht\u00eb, grat\u00eb ndiejn\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim t\u00eb thell\u00eb teksa shohin se bota p\u00ebrreth po b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb armiq\u00ebsore ndaj lirive tona, dhe se gra si ne, diku tjet\u00ebr, jetojn\u00eb n\u00eb frik\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr aq koh\u00eb sa sfidat p\u00ebr grat\u00eb po rriten n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, kemi nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb grave q\u00eb t\u00eb ngrihet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mas\u00eb me to. Megjithat\u00eb, lloji i feminizmit q\u00eb shpesh hasim n\u00eb rrjedh\u00ebn kryesore t\u00eb debatit publik nuk arrin t\u2019i lidh\u00eb k\u00ebto kriza mes tyre. Shum\u00eb shpesh, diskutimet feministe p\u00ebrqendrohen vet\u00ebm te rrug\u00ebtimi individual i nj\u00eb gruaje drejt suksesit. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb shqyrtojm\u00eb se si mund t\u2019i p\u00ebrballojm\u00eb k\u00ebto beteja s\u00eb bashku, nj\u00eb feminiz\u00ebm q\u00eb feston vet\u00ebm fuqizimin personal ia ngarkon secil\u00ebs grua barr\u00ebn p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb mjaftuesh\u00ebm e shpejt\u00eb dhe e fort\u00eb p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar vet\u00eb flak\u00ebve q\u00eb po p\u00ebrhapen.<\/p>\n\n\n\n<p>Madje, n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb t\u00eb rrezikshme, ekziston edhe nj\u00eb prirje p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar mure dhe p\u00ebr t\u2019u mb\u00ebshtetur te ndarjet. Gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz, burra dhe gra, faj\u00ebsojn\u00eb t\u00eb varfrit dhe t\u00eb zhvendosurit, nd\u00ebrsa shp\u00ebrfillin komunitete dhe qytet\u00ebrime t\u00eb t\u00ebra. Kjo b\u00ebn q\u00eb grat\u00eb q\u00eb ndodhen n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb t\u00eb konflikteve dhe represionit, vet\u00eb grat\u00eb refugjate, t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb padukshme dhe t\u00eb trajtohen si t\u00eb konsumueshme. Gjat\u00eb 20 viteve t\u00eb fundit, politikat dhe ligjet kund\u00ebr l\u00ebvizjes s\u00eb njer\u00ebzve jan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb ashpra, kufijt\u00eb jan\u00eb militarizuar m\u00eb shum\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb grat\u00eb e zhvendosura t\u00eb gjejn\u00eb siguri dhe komunitet.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb q\u00eb rreziku dhe ndarjet po shtohen, ka edhe shum\u00eb gra q\u00eb po ndjekin rrug\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb tjera. Nd\u00ebrsa shkruaja librin tim t\u00eb ri, u befasova vazhdimisht nga q\u00ebndrueshm\u00ebria dhe rezistenca e grave n\u00eb \u00e7do vend, t\u00eb cilat punojn\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar alternativa frym\u00ebzuese. Ka gra q\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar drejt\u00ebsi p\u00ebr dhun\u00ebn, gra q\u00eb angazhohen p\u00ebr rregullimin e p\u00ebrmbajtjeve ekstremiste, gra q\u00eb mb\u00ebshtesin t\u00eb mbijetuarat, gra q\u00eb luftojn\u00eb pabarazin\u00eb, gra q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb rind\u00ebrtojn\u00eb demokracin\u00eb dhe gra q\u00eb b\u00ebjn\u00eb z\u00ebrin e tyre t\u00eb d\u00ebgjohet n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo rezistenc\u00eb nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me slogane dhe protesta, me thirrje dhe zem\u00ebrim, megjith\u00ebse ato mbeten thelb\u00ebsore. Ajo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjithashtu me lidhjen dhe kujdesin, me nd\u00ebrtimin dhe rind\u00ebrtimin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve p\u00ebrball\u00eb atyre q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u2019i shkat\u00ebrrojn\u00eb ato.<\/p>\n\n\n\n<p>Dit\u00ebn kur bombat pushuan s\u00eb r\u00ebni mbi Beirut, Tayma u kthye n\u00eb qend\u00ebr. Ajo dhe koleget e saj pastruan dyshemen\u00eb, sistemuan materialet p\u00ebr nj\u00eb projekt t\u00eb ri p\u00ebr prodhimin e sapunit, telefonuan grat\u00eb q\u00eb ishin zhvendosur, shp\u00ebrndan\u00eb ndihma financiare p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur nevojat urgjente dhe diskutuan se kur mund ta rifillonin pun\u00ebn me grep.<\/p>\n\n\n\n<p>Kur e pyeta n\u00ebse ishte e sigurt t\u00eb kthehej n\u00eb pun\u00eb, Tayma m\u00eb kujtoi sa e r\u00ebnd\u00ebsishme ishte kjo, teksa shprehet se \u201cgrat\u00eb i harrojn\u00eb shqet\u00ebsimet e tyre kur jan\u00eb k\u00ebtu. Ato e konsiderojn\u00eb qendr\u00ebn si sht\u00ebpin\u00eb dhe familjen e tyre t\u00eb dyt\u00eb dhe jan\u00eb shum\u00eb krenare q\u00eb punojn\u00eb me ne.\u201d Kudo n\u00eb bot\u00eb, grat\u00eb i p\u00ebrvishen pun\u00ebs, pastrojn\u00eb rr\u00ebmuj\u00ebn dhe kujdesen p\u00ebr mbijetes\u00ebn e njer\u00ebzve. Gjat\u00eb koh\u00ebs kur burrat e pushtetsh\u00ebm l\u00ebvizin shpejt dhe shkat\u00ebrrojn\u00eb gj\u00ebra, grat\u00eb e zakonshme veprojn\u00eb me durim dhe ndihmojn\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin e komunitetit.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo lloj pune e ngadalt\u00eb dhe e but\u00eb shpesh anashkalohet kur mendojm\u00eb p\u00ebr ndryshimet q\u00eb duam t\u00eb shohim n\u00eb bot\u00eb. Por, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, nuk ka asgj\u00eb t\u00eb pazakont\u00eb n\u00eb qendr\u00ebn q\u00eb vizitova n\u00eb Beirut. Nuk mu desh t\u00eb shkoja n\u00eb Liban p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjetuar k\u00ebt\u00eb lloj rezistence t\u00eb bazuar n\u00eb lidhje dhe jo n\u00eb ndarje. N\u00eb vendin tim, vizitoj shpesh nj\u00eb qend\u00ebr p\u00ebr refugjat\u00eb n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb Londr\u00ebs, ku \u00e7do dit\u00eb fqinj\u00ebt dhe migrant\u00ebt ulen dhe han\u00eb s\u00eb bashku. Gjithashtu, b\u00ebj pun\u00eb vullnetare n\u00eb nj\u00eb pem\u00ebtore komunitare q\u00eb nj\u00eb mike e ka ngritur pran\u00eb nj\u00eb shkolle lokale.<\/p>\n\n\n\n<p>Njer\u00ebzit q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb k\u00ebto vende marrin pjes\u00eb n\u00eb fushata p\u00ebr ndryshim politik, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb investojn\u00eb koh\u00ebn dhe energjin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb kultivuar farat e nj\u00eb bote m\u00eb t\u00eb but\u00eb. E di sa rraskapit\u00ebse mund t\u00eb jet\u00eb t\u00eb jesh pjes\u00eb e projekteve q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb komunitete, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kudo burrat e pushtetsh\u00ebm jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb shkat\u00ebrrim. Por puna vazhdon dhe na kujton se politika jon\u00eb duhet t\u00eb rind\u00ebrtohet duke e vendosur n\u00eb qend\u00ebr frym\u00ebn e kujdesit dhe t\u00eb lidhjes njer\u00ebzore.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cShpresoj q\u00eb paqja t\u00eb mbizot\u00ebroj\u00eb,\u201d m\u00eb thot\u00eb Tayma nj\u00eb jav\u00eb pasi bombat pushuan s\u00eb r\u00ebni, teksa shton se ne duhet t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb punojm\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Natasha Walter<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>P\u00ebrktheu:<\/strong> Anita Vllahiu<\/p>\n\n\n\n<p>Artikullin e plot\u00eb mund ta gjeni<strong> <\/strong><a href=\"https:\/\/observer.co.uk\/style\/features\/article\/a-manifesto-for-a-new-feminism\"><strong>k\u00ebtu.<\/strong><\/a><\/p>\n","protected":false},"featured_media":12531,"template":"","class_list":["post-12530","lexo-post","type-lexo-post","status-publish","has-post-thumbnail","hentry"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v23.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Manifest p\u00ebr nj\u00eb feminiz\u00ebm t\u00eb ri - QIKA<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/manifest-per-nje-feminizem-te-ri\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Manifest p\u00ebr nj\u00eb feminiz\u00ebm t\u00eb ri - QIKA\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"N\u00eb pothuajse \u00e7do vend, t\u00eb drejtat e grave po k\u00ebrc\u00ebnohen nga lufta, ndryshimet klimatike dhe politikat toksike. Natasha Walter argumenton p\u00ebr nj\u00eb l\u00ebvizje globale q\u00eb shkon p\u00ebrtej fuqizimit individual. Ekrani i telefonit tim ndizet. \u201cE dashur, derisa po t\u00eb shkruaj k\u00ebt\u00eb mesazh tani, bombardimet po intensifikohen s\u00ebrish. Zhurmat e shp\u00ebrthimeve jan\u00eb tmerruese. F\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb jan\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/manifest-per-nje-feminizem-te-ri\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"QIKA\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2026-05-14T12:49:11+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/689751643_1483082163302125_4322150199183002842_n.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1024\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"768\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/manifest-per-nje-feminizem-te-ri\/\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/manifest-per-nje-feminizem-te-ri\/\",\"name\":\"Manifest p\u00ebr nj\u00eb feminiz\u00ebm t\u00eb ri - QIKA\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/manifest-per-nje-feminizem-te-ri\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/manifest-per-nje-feminizem-te-ri\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/689751643_1483082163302125_4322150199183002842_n.jpg\",\"datePublished\":\"2026-05-14T12:49:09+00:00\",\"dateModified\":\"2026-05-14T12:49:11+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/manifest-per-nje-feminizem-te-ri\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/manifest-per-nje-feminizem-te-ri\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/manifest-per-nje-feminizem-te-ri\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/689751643_1483082163302125_4322150199183002842_n.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/689751643_1483082163302125_4322150199183002842_n.jpg\",\"width\":1024,\"height\":768,\"caption\":\"Natasha Walter pictured at her north London home. Walter is a British feminist writer and human rights activist. She is the author of Living Dolls: The Return of Sexism and The New Feminism, and is the director of Women for Refugee Women. \u00a9 Daniel Hambury \/ eyevine Contact eyevine for more information about using this image: T: +44 (0) 20 8709 8709 E: info@eyevine.com http:\/\/www.eyevine.com\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/manifest-per-nje-feminizem-te-ri\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/qika.org\/en\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Manifest p\u00ebr nj\u00eb feminiz\u00ebm t\u00eb ri\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/\",\"name\":\"QIKA\",\"description\":\"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Manifest p\u00ebr nj\u00eb feminiz\u00ebm t\u00eb ri - QIKA","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/manifest-per-nje-feminizem-te-ri\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Manifest p\u00ebr nj\u00eb feminiz\u00ebm t\u00eb ri - QIKA","og_description":"N\u00eb pothuajse \u00e7do vend, t\u00eb drejtat e grave po k\u00ebrc\u00ebnohen nga lufta, ndryshimet klimatike dhe politikat toksike. Natasha Walter argumenton p\u00ebr nj\u00eb l\u00ebvizje globale q\u00eb shkon p\u00ebrtej fuqizimit individual. Ekrani i telefonit tim ndizet. \u201cE dashur, derisa po t\u00eb shkruaj k\u00ebt\u00eb mesazh tani, bombardimet po intensifikohen s\u00ebrish. Zhurmat e shp\u00ebrthimeve jan\u00eb tmerruese. F\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb jan\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/manifest-per-nje-feminizem-te-ri\/","og_site_name":"QIKA","article_modified_time":"2026-05-14T12:49:11+00:00","og_image":[{"width":1024,"height":768,"url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/689751643_1483082163302125_4322150199183002842_n.jpg","type":"image\/jpeg"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/manifest-per-nje-feminizem-te-ri\/","url":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/manifest-per-nje-feminizem-te-ri\/","name":"Manifest p\u00ebr nj\u00eb feminiz\u00ebm t\u00eb ri - QIKA","isPartOf":{"@id":"https:\/\/qika.org\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/manifest-per-nje-feminizem-te-ri\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/manifest-per-nje-feminizem-te-ri\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/689751643_1483082163302125_4322150199183002842_n.jpg","datePublished":"2026-05-14T12:49:09+00:00","dateModified":"2026-05-14T12:49:11+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/manifest-per-nje-feminizem-te-ri\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/qika.org\/lexo-post\/manifest-per-nje-feminizem-te-ri\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/manifest-per-nje-feminizem-te-ri\/#primaryimage","url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/689751643_1483082163302125_4322150199183002842_n.jpg","contentUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/689751643_1483082163302125_4322150199183002842_n.jpg","width":1024,"height":768,"caption":"Natasha Walter pictured at her north London home. Walter is a British feminist writer and human rights activist. She is the author of Living Dolls: The Return of Sexism and The New Feminism, and is the director of Women for Refugee Women. \u00a9 Daniel Hambury \/ eyevine Contact eyevine for more information about using this image: T: +44 (0) 20 8709 8709 E: info@eyevine.com http:\/\/www.eyevine.com"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/manifest-per-nje-feminizem-te-ri\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/qika.org\/en\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Manifest p\u00ebr nj\u00eb feminiz\u00ebm t\u00eb ri"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/qika.org\/#website","url":"https:\/\/qika.org\/","name":"QIKA","description":"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/lexo-post\/12530","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/lexo-post"}],"about":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/lexo-post"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12531"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12530"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}