{"id":12672,"date":"2026-06-23T13:30:30","date_gmt":"2026-06-23T12:30:30","guid":{"rendered":"https:\/\/qika.org\/?post_type=lexo-post&#038;p=12672"},"modified":"2026-06-23T13:30:31","modified_gmt":"2026-06-23T12:30:31","slug":"lumturia-si-akt-rezistence","status":"publish","type":"lexo-post","link":"https:\/\/qika.org\/en\/lexo-post\/lumturia-si-akt-rezistence\/","title":{"rendered":"Lumturia si akt rezistence"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>&nbsp;A kemi t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb lumtur n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb plot padrejt\u00ebsi<\/em><em>? &nbsp;Kjo ishte pyetja q\u00eb Simone de Beauvoir ia shtroi Albert Kamys\u00eb. Beauvoir shqet\u00ebsohej se p\u00ebrqendrimi tek lumturia personale n\u00ebnkuptonte shk\u00ebputje nga realiteti politik p\u00ebrreth. Por p\u00ebr aq koh\u00eb sa lumturia jon\u00eb nuk lind nga injoranca apo apatia, p\u00ebr aq koh\u00eb sa \u00ebsht\u00eb autentike, edhe ekzistencialist\u00ebt mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lumtur. N\u00eb fakt, ata duhet t\u00eb jen\u00eb. Lumturia mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb form\u00eb rezistence kund\u00ebr padrejt\u00ebsis\u00eb dhe absurditetit t\u00eb jet\u00ebs.<\/em><em><\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Teksa konsumimi i vazhduesh\u00ebm i p\u00ebrmbajtjeve negative n\u00eb rrjete sociale po b\u00ebhet ritual i p\u00ebrditsh\u00ebm i var\u00ebsis\u00eb, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e leht\u00eb t\u00eb pushtohemi nga ndjenjat e munges\u00ebs s\u00eb lumturis\u00eb dhe fuqis\u00eb. Duke pasur parasysh val\u00ebn e pandalshme t\u00eb pandemive, marr\u00ebzit\u00eb e vazhdueshme politike, ndryshimet klimatike, diskriminimin, shfryt\u00ebzimin dhe vuajtjet n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, me fjal\u00ebt e men\u00e7ura t\u00eb Audre Lorde pyesim: \u201ccili p\u00ebrbind\u00ebsh i degjeneruar mund t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb i lumtur?\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb mekaniz\u00ebm mbrojt\u00ebs \u00ebsht\u00eb apatia. Ka aq shum\u00eb vuajtje dhe tmerre n\u00eb bot\u00eb q\u00eb po na serviren para syve \u00e7do dit\u00eb, saq\u00eb tundohemi t\u00eb zhvillojm\u00eb at\u00eb q\u00eb filozofja ekzistencialiste Simone de Beauvoir e quan nj\u00eb lloj \u201ctetanozi t\u00eb imagjinat\u00ebs\u201d. Beauvoir ra n\u00eb paraliz\u00eb psikologjike kur lexoi gazetat q\u00eb raportonin p\u00ebr Luft\u00ebn e Algjeris\u00eb n\u00eb vitin 1961. P\u00ebr Beauvoir, p\u00ebrvoja kolektive e m\u00ebsimit me mizorit\u00eb e p\u00ebrditshme \u00ebsht\u00eb faza p\u00ebrfundimtare e demoralizimit p\u00ebr nj\u00eb komb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mes gjith\u00eb tmerrit t\u00eb bot\u00ebs, a \u00ebsht\u00eb moralisht gabim t\u00eb p\u00ebrdor\u00ebsh apatin\u00eb p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb disa momente t\u00eb vogla lumturie? A \u00ebsht\u00eb gabim t\u00eb festosh dit\u00eblindjen e shoqes s\u00eb ngusht\u00eb apo t\u00eb shijosh pamjen e bukur t\u00eb h\u00ebn\u00ebs duke qen\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e varianteve t\u00eb ndryshme t\u00eb fashizmit dhe COVID-19? N\u00eb fundin e viteve 1940, pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, Beauvoir po diskutonte me mikun e saj t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm Albert Kamy lidhur me lumturin\u00eb. Beauvoir kuptoi se fiksimi i saj pas lumturis\u00eb e kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb pavet\u00ebdijshme ndaj realiteteve politike. Kamy pa nj\u00eb rrug\u00eb p\u00ebrpara. Ai u shpreh i zhg\u00ebnjyer nga njer\u00ebzit q\u00eb ndiheshin n\u00eb faj pse ishin t\u00eb lumtur dhe e k\u00ebshilloi Beauvoir-in: \u201cLumturia ekziston dhe \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme; pse ta refuzosh? Ti nuk e p\u00ebrkeq\u00ebson palumturin\u00eb e t\u00eb tjer\u00ebve duke e pranuar at\u00eb; madje kjo t\u00eb ndihmon t\u00eb luftosh p\u00ebr ta.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00ebse kujdesemi p\u00ebr lumturin\u00eb ton\u00eb, duhet t\u00eb luftojm\u00eb kund\u00ebr p\u00ebrbind\u00ebshave si apatia. Sabotimi i lumturis\u00eb son\u00eb nuk i ndihmon askujt. Dhe pasiviteti i korrupton jet\u00ebt tona dhe i mpin p\u00ebrvojat tona. Injoranca e q\u00ebllimshme \u00ebsht\u00eb ngush\u00eblluese, por na jep nj\u00eb pamje t\u00eb rreme t\u00eb situatave. T\u00eb shp\u00ebrfill\u00ebsh kontekstin real t\u00eb ekzistenc\u00ebs son\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb Beauvoir e quante keqbesim, nj\u00eb lloj vet\u00eb-mashtrimi q\u00eb minon lirin\u00eb. \u00cbsht\u00eb keqbesim t\u00eb ik\u00ebsh nga realiteti dhe t\u00eb mos b\u00ebsh asgj\u00eb p\u00ebrball\u00eb padrejt\u00ebsive. P\u00ebr t\u00eb shmangur keqbesimin dhe p\u00ebr t\u00eb krijuar mund\u00ebsi p\u00ebr lumturi autentike, na duhet t\u00eb projektojm\u00eb veten pozitivisht dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstruktive n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb nd\u00ebrtosh lumturi autentike do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb luftosh p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb zgjedhjet tona mbi jet\u00ebn ton\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht kultivojm\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb bazuara n\u00eb respekt me njer\u00ebzit e tjer\u00eb dhe me bot\u00ebn. Ashtu si gur\u00ebt q\u00eb mb\u00ebshtesin nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb nj\u00eb hark, njer\u00ebzimi \u00ebsht\u00eb i sh\u00ebndetsh\u00ebm kur individ\u00ebt lul\u00ebzojn\u00eb s\u00eb bashku. Lorde v\u00ebren se: \u201cT\u00eb vetmit njer\u00ebz v\u00ebrtet t\u00eb lumtur q\u00eb kam takuar ndonj\u00ebher\u00eb jan\u00eb ata q\u00eb n\u00eb mesin ton\u00eb luftojn\u00eb kund\u00ebr k\u00ebtyre vdekjeve me gjith\u00eb energjin\u00eb e jet\u00ebs son\u00eb, duke e pranuar palumturin\u00eb e thell\u00eb dhe themelore nga e cila rrethohemi, derisa n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb luftojm\u00eb q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrmbytemi prej saj.\u201d T\u00eb jesh njeri do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh n\u00ebn tensionin e p\u00ebrhesh\u00ebm mes p\u00ebrpjekjes p\u00ebr t\u00eb kontrolluar bot\u00ebn p\u00ebrreth nesh dhe shmangies s\u00eb t\u00eb qenit t\u00eb shtypur prej saj. Asnj\u00ebri prej nesh nuk \u00ebsht\u00eb zot. Ne nuk mund ta kontrollojm\u00eb plot\u00ebsisht bot\u00ebn ton\u00eb, por p\u00ebr aq koh\u00eb sa arrijm\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb mbi sip\u00ebrfaqe, ekzistojn\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr momente lumturie autentike n\u00eb hap\u00ebsirat mes fundosjes dhe notimit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb librin <em>The Ethics of Ambiguity<\/em>, Beauvoir shkruan se t\u00eb duash lirin\u00eb \u201cdo t\u00eb thot\u00eb t\u00eb duash zbulimin e qenies n\u00eb g\u00ebzimin e ekzistenc\u00ebs; n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ideja e \u00e7lirimit t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb kuptim konkret, g\u00ebzimi i ekzistenc\u00ebs duhet t\u00eb afirmohet tek secili, n\u00eb \u00e7do \u00e7ast; l\u00ebvizja drejt liris\u00eb e merr figur\u00ebn e saj reale, prej mishi dhe gjaku, n\u00eb bot\u00eb duke u shnd\u00ebrruar n\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi, n\u00eb lumturi.\u201d Lumturia autentike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj lul\u00ebzimi q\u00eb vjen nga p\u00ebrfshirja n\u00eb bot\u00eb. Gjith\u00e7ka q\u00eb b\u00ebjm\u00eb ka kuptim vet\u00ebm n\u00ebse mund t\u00eb gjejm\u00eb g\u00ebzim n\u00eb ekzistenc\u00eb, n\u00ebse mund t\u00eb krijojm\u00eb momente lumturie duke pir\u00eb nj\u00eb got\u00eb ver\u00eb, duke p\u00ebrqafuar nj\u00eb mike apo duke d\u00ebgjuar t\u00eb qeshur\u00ebn e nj\u00eb f\u00ebmije.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb vitin 1946, Beauvoir shkroi nj\u00eb ese t\u00eb quajtur \u201cJean-Paul Sartre\u201d p\u00ebr nj\u00eb filozof t\u00eb quajtur Jean-Paul Sartre, i cili ishte gjithashtu partneri i saj. Sartre ishte nj\u00eb shembull i nj\u00eb personi t\u00eb cilin Beauvoir e shihte si autentikisht t\u00eb lumtur (t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb koh\u00ebn kur shkruante). Sartre ishte i lumtur sepse ishte plot\u00ebsisht i zgjuar ndaj jet\u00ebs. Ai angazhohej vazhdimisht me bot\u00ebn, shk\u00ebputej pareshtur nga e kaluara e tij dhe e tejkalonte at\u00eb q\u00eb faktet e jet\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebrcaktonin. Lumturia e tij vinte nga harmonia q\u00eb p\u00ebrjetonte duke qen\u00eb n\u00eb gjendje ta afirmonte veten si liri e past\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas Beauvoir-it, Sartre ishte \u201ci lumtur pa ngurrim sepse \u00ebsht\u00eb i bindur se \u00e7do njeri mund, pak a shum\u00eb leht\u00ebsisht, t\u00eb zbuloj\u00eb nj\u00eb g\u00ebzim po aq t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm sa i tiji n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb vetes dhe n\u00eb vet\u00ebdijen p\u00ebr lirin\u00eb e tij.\u201d Por Sartre ishte me sh\u00ebndet t\u00eb mir\u00eb. Ai ishte burr\u00eb i bardh\u00eb dhe i arsimuar mir\u00eb, me fuqi shoq\u00ebrore p\u00ebr ta ushtruar lirin\u00eb e tij kryesisht n\u00eb m\u00ebnyrat q\u00eb vet\u00eb zgjidhte. Megjith\u00ebse Beauvoir shkruan se Sartre \u201cndien m\u00eb shum\u00eb se kushdo gjith\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb e tmerrshme dhe shqet\u00ebsuese n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb\u201d, ajo m\u00eb von\u00eb shkruan n\u00eb librin <em>Seksi i Dyt\u00eb<\/em> se nj\u00eb q\u00ebndrim i till\u00eb, q\u00eb supozon se t\u00eb gjith\u00eb mund ta gjejn\u00eb lumturin\u00eb po aq leht\u00eb sa Sartre, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb anashkalosh realitetet e ekzistenc\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb tjer\u00eb (ani pse ajo nuk e p\u00ebrmend Sartre-in n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shqet\u00ebsimi i Beauvoir-it ishte se supozimet mbi aft\u00ebsin\u00eb e njer\u00ebzve t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb veten t\u00eb lumtur mund t\u00eb p\u00ebrdoren si mjet shtypjeje. Beauvoir shkruan: \u201c\u00cbsht\u00eb gjithmon\u00eb e leht\u00eb ta p\u00ebrshkruash si t\u00eb lumtur situat\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn d\u00ebshiron t\u2019i vendos\u00ebsh [t\u00eb tjer\u00ebt].\u201d Problemi \u00ebsht\u00eb se p\u00ebrshkrimi i nj\u00eb situate si t\u00eb lumtur n\u00ebnkupton se nuk ka asgj\u00eb q\u00eb nuk shkon. T\u00eb thuash se njer\u00ebzit duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb gjejn\u00eb lumturi n\u00eb situata shtyp\u00ebse &#8211; vet\u00ebm duke u p\u00ebrpjekur m\u00eb shum\u00eb, p\u00ebr shembull &#8211; \u00ebsht\u00eb mbrojtje e status quo-s\u00eb, q\u00eb justifikon situata t\u00eb padrejta dhe shtyp apo \u00e7armatos p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb ndryshuar ose vepruar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr shembull, ideja se duke ia dal\u00eb vet\u00eb me forcat e tua do t\u00eb b\u00ebhesh i suksessh\u00ebm dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb i lumtur, anashkalon diskriminimin sistematik dhe strukturat e pushtetit q\u00eb pengojn\u00eb suksesin e shum\u00eb njer\u00ebzve. Mistifikimi i feminitetit t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, i cili pretendon se fati m\u00eb i madh i grave e rrjedhimisht edhe lumturia e tyre \u00ebsht\u00eb t\u00eb b\u00ebhen bashk\u00ebshorte dhe n\u00ebna, fshihet pas justifikimeve p\u00ebr t\u2019ua hequr grave t\u00eb drejtat mbi trupin e tyre dhe i inkurajon ato t\u00eb n\u00ebnshtrohen duke ekzistuar p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb kurriz t\u00eb vetvetes. Njer\u00ebzit e shtypur shpesh vendosin nj\u00eb fytyr\u00eb t\u00eb lumtur jo sepse jan\u00eb autentikisht t\u00eb lumtur, por sepse kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb pritet prej tyre. Lumturia performative b\u00ebhet nj\u00eb tjet\u00ebr detyrim dhe paradoksalisht, nj\u00eb burim i ri palumturie.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Lumturia autentike mund t\u00eb jet\u00eb burim force kur e pranojm\u00eb privilegjin ton\u00eb, mbetemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr situatat tona dhe vazhdojm\u00eb t\u00eb luftojm\u00eb kund\u00ebr padrejt\u00ebsive. Lumturia e konceptuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim ekzistencial nuk n\u00ebnkupton qet\u00ebsi pasive apo mosveprim. Lumturia \u00ebsht\u00eb efekt an\u00ebsor i p\u00ebrfshirjes s\u00eb plot\u00eb n\u00eb jet\u00eb, ushtrimit t\u00eb liris\u00eb son\u00eb dhe marrjes s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr form\u00ebsimin e bot\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetojm\u00eb. Lumturia autentike \u00ebsht\u00eb ngusht\u00ebsisht e lidhur me lirin\u00eb e t\u00eb tjer\u00ebve: kur b\u00ebhemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr lirin\u00eb ton\u00eb, krijojm\u00eb g\u00ebzim n\u00eb shfaqjen e liris\u00eb dhe shohim t\u00eb tjer\u00ebt duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb gabim t\u00eb rr\u00ebmbejm\u00eb momente lumturie aty ku mundemi, por lumturia \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mir\u00eb kur i p\u00ebrballemi situatave tona me qart\u00ebsi dhe dim\u00eb se edhe t\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. Beauvoir e p\u00ebrmbledh idealin: \u201cI lumtur \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb mund ta shoh\u00eb drejt n\u00eb sy t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e jet\u00ebs s\u00eb tij dhe t\u00eb g\u00ebzohet me t\u00eb; i lumtur \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb mund ta lexoj\u00eb at\u00eb n\u00eb fytyra miq\u00ebsore.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Skye C. Cleary<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>E p\u00ebrktheu: Blenda Asllani<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Lexoni artikullin e plot\u00eb <a href=\"https:\/\/iai.tv\/articles\/happiness-as-an-act-of-resistance-auid-2190?fbclid=IwY2xjawSgj1VleHRuA2FlbQIxMABicmlkETFiYkY3NUNsZ2d1b0xvYU0wc3J0YwZhcHBfaWQQMjIyMDM5MTc4ODIwMDg5MgABHhDf0IwAJs9RX7y_5iIhr-lcgqP-ev1CI8Z7e7lzXUv8LuSFDtC3YHjxEpoR_aem_YWdncwP_y8H3uFbbia4g2scxlL-o&amp;brid=YWdncwElFQH22y012pjVGez5HZPv\"><strong><em>k\u00ebtu.<\/em><\/strong><\/a><\/p>\n","protected":false},"featured_media":12673,"template":"","class_list":["post-12672","lexo-post","type-lexo-post","status-publish","has-post-thumbnail","hentry"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v23.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Lumturia si akt rezistence - QIKA<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/lumturia-si-akt-rezistence\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Lumturia si akt rezistence - QIKA\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&nbsp;A kemi t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb lumtur n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb plot padrejt\u00ebsi? &nbsp;Kjo ishte pyetja q\u00eb Simone de Beauvoir ia shtroi Albert Kamys\u00eb. Beauvoir shqet\u00ebsohej se p\u00ebrqendrimi tek lumturia personale n\u00ebnkuptonte shk\u00ebputje nga realiteti politik p\u00ebrreth. Por p\u00ebr aq koh\u00eb sa lumturia jon\u00eb nuk lind nga injoranca apo apatia, p\u00ebr aq koh\u00eb sa \u00ebsht\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/lumturia-si-akt-rezistence\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"QIKA\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2026-06-23T12:30:31+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/simone-beauvoir-biographie.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1356\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"762\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/lumturia-si-akt-rezistence\/\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/lumturia-si-akt-rezistence\/\",\"name\":\"Lumturia si akt rezistence - QIKA\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/lumturia-si-akt-rezistence\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/lumturia-si-akt-rezistence\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/simone-beauvoir-biographie.jpg\",\"datePublished\":\"2026-06-23T12:30:30+00:00\",\"dateModified\":\"2026-06-23T12:30:31+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/lumturia-si-akt-rezistence\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/lumturia-si-akt-rezistence\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/lumturia-si-akt-rezistence\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/simone-beauvoir-biographie.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/simone-beauvoir-biographie.jpg\",\"width\":1356,\"height\":762},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/lumturia-si-akt-rezistence\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/qika.org\/en\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Lumturia si akt rezistence\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/\",\"name\":\"QIKA\",\"description\":\"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Lumturia si akt rezistence - QIKA","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/lumturia-si-akt-rezistence\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Lumturia si akt rezistence - QIKA","og_description":"&nbsp;A kemi t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb lumtur n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb plot padrejt\u00ebsi? &nbsp;Kjo ishte pyetja q\u00eb Simone de Beauvoir ia shtroi Albert Kamys\u00eb. Beauvoir shqet\u00ebsohej se p\u00ebrqendrimi tek lumturia personale n\u00ebnkuptonte shk\u00ebputje nga realiteti politik p\u00ebrreth. Por p\u00ebr aq koh\u00eb sa lumturia jon\u00eb nuk lind nga injoranca apo apatia, p\u00ebr aq koh\u00eb sa \u00ebsht\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/lumturia-si-akt-rezistence\/","og_site_name":"QIKA","article_modified_time":"2026-06-23T12:30:31+00:00","og_image":[{"width":1356,"height":762,"url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/simone-beauvoir-biographie.jpg","type":"image\/jpeg"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/lumturia-si-akt-rezistence\/","url":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/lumturia-si-akt-rezistence\/","name":"Lumturia si akt rezistence - QIKA","isPartOf":{"@id":"https:\/\/qika.org\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/lumturia-si-akt-rezistence\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/lumturia-si-akt-rezistence\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/simone-beauvoir-biographie.jpg","datePublished":"2026-06-23T12:30:30+00:00","dateModified":"2026-06-23T12:30:31+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/lumturia-si-akt-rezistence\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/qika.org\/lexo-post\/lumturia-si-akt-rezistence\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/lumturia-si-akt-rezistence\/#primaryimage","url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/simone-beauvoir-biographie.jpg","contentUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/simone-beauvoir-biographie.jpg","width":1356,"height":762},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/lumturia-si-akt-rezistence\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/qika.org\/en\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Lumturia si akt rezistence"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/qika.org\/#website","url":"https:\/\/qika.org\/","name":"QIKA","description":"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/lexo-post\/12672","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/lexo-post"}],"about":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/lexo-post"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12673"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12672"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}