{"id":12968,"date":"2026-09-23T10:58:41","date_gmt":"2026-09-23T09:58:41","guid":{"rendered":"https:\/\/qika.org\/?post_type=lexo-post&#038;p=12968"},"modified":"2026-09-23T10:58:42","modified_gmt":"2026-09-23T09:58:42","slug":"mjeket-nuk-e-marrin-seriozisht-dhimbjen-e-grave","status":"publish","type":"lexo-post","link":"https:\/\/qika.org\/en\/lexo-post\/mjeket-nuk-e-marrin-seriozisht-dhimbjen-e-grave\/","title":{"rendered":"Mjek\u00ebt nuk e marrin seriozisht dhimbjen e grave"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjesin e nj\u00eb t\u00eb m\u00ebrkureje, d\u00ebgjova nj\u00eb klithm\u00eb t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar &#8211; pastaj heshtje.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vrapova drejt dhom\u00ebs s\u00eb gjumit dhe pash\u00eb gruan time, Rachel, duke dal\u00eb me v\u00ebshtir\u00ebsi nga banja, e k\u00ebrrusur m\u00eb dysh &#8211; sikur po e p\u00ebrqafonte veten, nga dhimbja e madhe.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cDi\u00e7ka nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull\u201d, tha ajo me v\u00ebshtir\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">U tremba. Rachel nuk \u00ebsht\u00eb nga ata njer\u00ebz q\u00eb alarmojn\u00eb p\u00ebr \u00e7do pickim apo dhimbje t\u00eb vog\u00ebl. Nj\u00eb her\u00eb, kur jetonim n\u00eb Iowa City, e preu keq gishtin dhe gjat\u00eb gjith\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Spitalin Mercy b\u00ebnte shaka, nd\u00ebrsa lecka e mb\u00ebshtjell\u00eb rreth plag\u00ebs i skuqej nga gjaku. Nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr, e l\u00ebnduar gjat\u00eb st\u00ebrvitjes pak para nj\u00eb maratone, ajo megjithat\u00eb edhe duke \u00e7aluar shkoi deri n\u00eb vij\u00ebn e finishit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Prandaj, kur pash\u00eb Rachel t\u00eb rr\u00ebzohej n\u00eb shtratin ton\u00eb, me duart q\u00eb shtr\u00ebngoheshin dhe \u00e7liroheshin si duart e nj\u00eb foshnjeje, thirra ambulanc\u00ebn. Ua dhash\u00eb adres\u00ebn ton\u00eb, pastaj e ndihmova gruan time t\u00eb shkonte n\u00eb banj\u00eb p\u00ebr t\u00eb vjell\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk e di sa koh\u00eb iu desh ambulanc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur tek ne at\u00eb m\u00ebngjes t\u00eb s\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs. Dhimbja dhe paniku shpesh din\u00eb t\u00eb ta shtremb\u00ebrojn\u00eb koh\u00ebn, duke e zgjatur e m\u00eb pas duke e ngjeshur s\u00ebrish. Por kur d\u00ebgjuam sirenat q\u00eb ul\u00ebrinin diku larg, sikur u leht\u00ebsova.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk e dija se pritja jon\u00eb sapo kishte filluar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">U hapa der\u00ebn mjek\u00ebve dhe i shoq\u00ebrova p\u00ebr n\u00eb apartamentin ton\u00eb. Ne iu p\u00ebrgjigj\u00ebm pyetjeve t\u00eb tyre: Kur filloi dhimbja? At\u00eb m\u00ebngjes. Sa ishte dhimbja n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb nga nj\u00eb n\u00eb 10, ku 10 \u00ebsht\u00eb m\u00eb e keqja?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201c<em>Nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb<\/em>\u201d, tha Rachel me z\u00eb t\u00eb ngjirur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Derisa po hipnim n\u00eb ambulanc\u00eb, ja \u00e7far\u00eb nuk dinim: Rachel kishte nj\u00eb cist\u00eb n\u00eb vezore, di\u00e7ka mjaft e zakonshme. Por ajo ishte rritur pa u zbuluar, derisa u b\u00eb aq i madh sa m\u00eb n\u00eb fund e r\u00ebndoi vezoren e saj, duke p\u00ebrdredhur tubin fallopian sikur t\u00eb shtrydhje nj\u00eb sfungjer. Kjo quhet p\u00ebrdredhje e vezores dhe shkakton nj\u00eb dhimbje t\u00eb llojit q\u00eb shfaqet kur nj\u00eb organ po p\u00ebson d\u00ebshtim &#8211; nj\u00eb dhimbje q\u00eb pak njer\u00ebz e p\u00ebrjetojn\u00eb dhe arrijn\u00eb t\u00eb mbijetojn\u00eb p\u00ebr ta treguar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cP\u00ebrdredhja e vezores p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb urgjenc\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kirurgjikale\u201d, thuhet n\u00eb nj\u00eb artikull n\u00eb revist\u00ebn mjek\u00ebsore <em>Case Reports in Emergency Medicine<\/em>. \u201cDyshimi i lart\u00eb klinik \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. \u2026 Pasojat p\u00ebrfshijn\u00eb humbjen e vezores, infeksionin intra-abdominal, seps\u00ebn dhe madje edhe vdekjen.\u201d Mund\u00ebsia m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nj\u00eb vezore t\u00eb p\u00ebrdredhur \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrhyrja kirurgjikale brenda tet\u00eb or\u00ebve nga fillimi i dhimbjes.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk ka asgj\u00eb m\u00eb trondit\u00ebse sesa t\u00eb shoh\u00ebsh nj\u00eb njeri t\u00eb dashur duke p\u00ebrjetuar nj\u00eb dhimbje t\u00eb tmerrshme, potencialisht vdekjeprur\u00ebse. Muskujt t\u00eb mbushen me gjak, gati p\u00ebr t\u00eb luftuar ose p\u00ebr t\u00eb vrapuar. Ndihesha sikur mund t\u00eb p\u00ebrthyeja hekurin, t\u00eb shqyeja najlonin, gjat\u00eb 10 minutave t\u00eb udh\u00ebtimit me ambulanc\u00eb dhe teksa hynim n\u00eb korridoret pa dritare t\u00eb bodrumit t\u00eb spitalit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhe aty u ndal\u00ebm. Radha e pritjes ishte e gjat\u00eb &#8211; nj\u00eb varg krevatesh shtrihej p\u00ebrgjat\u00eb korridorit t\u00eb err\u00ebt. Dikush solli nj\u00eb barel\u00eb p\u00ebr Rachel-in. Duke u dridhur, ajo u fut mes \u00e7ar\u00e7af\u00ebve, u shtri dhe zyrtarisht u b\u00eb paciente.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pacient\u00ebt n\u00eb urgjenc\u00eb duhet t\u00eb vler\u00ebsohen dhe trajtohen menj\u00ebher\u00eb, n\u00eb p\u00ebrputhje me urgjenc\u00ebn e gjendjes s\u00eb tyre. Shumica e spitaleve p\u00ebrdorin <em>Emergency Severity Index<\/em>, nj\u00eb sistem me pes\u00eb nivele q\u00eb i kategorizon pacient\u00ebt nga \u201creanimim\u201d (trajtim i menj\u00ebhersh\u00ebm) deri te \u201cjo urgjent\u201d (trajtim brenda dy deri n\u00eb 24 or\u00ebsh).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E dija se n\u00eb cilin skaj t\u00eb spektrit ndodheshim. Rachel ishte thuajse e kryq\u00ebzuar nga dhimbja, me krah\u00ebt e saj t\u00eb shtr\u00ebnguar fort pas parmak\u00ebve metalik\u00eb t\u00eb krevatit, aq fort sa gishtat i ishin zbardhur. I b\u00ebra shenj\u00eb infermieres s\u00eb par\u00eb q\u00eb gjeta.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cGruaja ime\u201d, i thash\u00eb. \u201cNuk e kam par\u00eb kurr\u00eb k\u00ebshtu. Di\u00e7ka nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull; duhet ta shihni.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cDuhet t\u00eb pres\u00eb radh\u00ebn\u201d, tha ajo. Reagimet e infermiereve varionin nga shp\u00ebrfill\u00ebse deri te p\u00ebr\u00e7muese. \u201cThjesht po ndien pak dhimbje, zem\u00ebr\u201d, i tha nj\u00ebra Rachel-it, duke i p\u00ebrk\u00ebdhelur kok\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ne nuk e dinim se vezorja e saj po kolapsonte, duke dh\u00ebn\u00eb alarmin n\u00eb gjuh\u00ebn m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr q\u00eb njeh trupi. Un\u00eb shihja vet\u00ebm m\u00ebnyr\u00ebn se si e gjith\u00eb fytyra e Rachel-it shtremb\u00ebrohej nga dhimbja.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shpejt fillova ta kuptoja &#8211; me nj\u00eb lloj paniku &#8211; se nuk po zbatohej asnj\u00eb sistem triazhimi. Pacient\u00ebt e tjer\u00eb n\u00eb radh\u00eb flinin t\u00eb qet\u00eb, shikonin tavanin t\u00eb m\u00ebrzitur ose bisedonin me t\u00eb af\u00ebrmit e tyre. Dukej se radha e arritjes, dhe jo ashp\u00ebrsia e simptomave, do t\u00eb p\u00ebrcaktonte se kur do t\u00eb na shihnin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Teksa po afroheshim te dera e hapur e repartit, nj\u00eb infermiere erdhi p\u00ebr t\u2019ia matur Rachel-it tensionin e gjakut. Deri at\u00ebher\u00eb, Rachel po p\u00ebrp\u00eblitej aq pakontrolluesh\u00ebm nga dhimbja, sa infermierja nuk arrinte t\u2019ia merrte vler\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo psher\u00ebtiu dhe e uli aparatin e matjes.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cDuhet t\u00eb rrish pa l\u00ebvizur, p\u00ebrndryshe do t\u00eb na duhet ta fillojm\u00eb nga e para\u201d, tha ajo.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb n\u00eb fund, e fut\u00ebm shtratin e saj brenda. I lidh\u00ebn rreth ky\u00e7it t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb Rachel-it nj\u00eb byzylyk plastik, si gjysma e nj\u00eb prange.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, m\u00ebsohemi t\u00eb respektojm\u00eb disa rregulla baz\u00eb shoq\u00ebrore: <em>Ji i sjellsh\u00ebm. K\u00ebrko me mir\u00ebsjellje. Prit radh\u00ebn t\u00ebnde.<\/em> Por gjat\u00eb nj\u00eb emergjence, rregullat e zakonshme zhduken &#8211; prandaj ambulancat mund t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb semafor t\u00eb kuq dhe t\u00eb ecin n\u00eb an\u00ebn e gabuar t\u00eb rrug\u00ebs. E gjeta veten duke u lutur, pa dobi, p\u00ebr at\u00eb lloj trajtimi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Vazhdimisht m\u00eb vinte nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb e \u00e7uditshme t\u00eb nxirrja telefonin dhe t\u00eb telefonoja 911, sikur kjo t\u00eb mund t\u00eb na kthente n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb urgjente dhe reaguese, ku emergjencat ekzistojn\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pacienti mesatar n\u00eb urgjencat e Shteteve t\u00eb Bashkuara pret 28 minuta para se t\u00eb vizitohet nga nj\u00eb mjek. M\u00eb von\u00eb m\u00ebsova se n\u00eb <em>Brooklyn Hospital Center<\/em>, ku ndodheshim ne, pritja mesatare ishte pothuajse tri her\u00eb m\u00eb e gjat\u00eb, nj\u00eb or\u00eb e 49 minuta. Pritja jon\u00eb do t\u00eb ishte shum\u00eb, shum\u00eb m\u00eb e gjat\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb gjith\u00eb ata me t\u00eb cil\u00ebt u p\u00ebrball\u00ebm p\u00ebrpiqeshin t\u00eb m\u00eb siguronin se kjo nuk ishte nj\u00eb emergjenc\u00eb. \u201cGur\u00eb\u201d, kishte th\u00ebn\u00eb nj\u00ebra prej infermiereve. Kjo kishte kuptim. Mund ta besoja. E dija se gur\u00ebt n\u00eb veshka shkaktojn\u00eb dhimbje t\u00eb tmerrshme, por nuk \u00e7ojn\u00eb kurr\u00eb n\u00eb vdekje. Ajo do t\u00eb ishte mir\u00eb, e bindja veten, n\u00ebse vet\u00ebm do t\u00eb mund t\u2019i jepnin di\u00e7ka p\u00ebr dhimbjen.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb or\u00ebn 10:00, shtrati i Rachel-it ishte zhvendosur n\u00eb \u201czon\u00ebn e kuqe\u201d t\u00eb urgjenc\u00ebs, nj\u00eb dhom\u00eb katrore me rreth 30 shtret\u00ebr t\u00eb vendosur p\u00ebrgjat\u00eb tri mureve. Ajo mezi e vuri re kur mjeku kujdestar erdhi dhe iu afrua shtratit t\u00eb saj; pothuajse nuk e vura re as un\u00eb. Ai nuk e preku fare. B\u00ebri disa pyetje t\u00eb shpejta dhe m\u00eb pas u largua. Vizita e tij ishte aq e shkurt\u00ebr, saq\u00eb as nuk e kuptova se ai ishte personi p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr kujdesin ndaj Rachel-it.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rreth or\u00ebs 10:45, dikush erdhi me nj\u00eb shishe t\u00eb kthyer p\u00ebrmbys dhe filloi t\u2019i vendoste nj\u00eb fash\u00eb shtr\u00ebnguese rreth krahut t\u00eb dridhur t\u00eb Rachel-it. Ne nuk e dinim, por mjeku kishte p\u00ebrshkruar trajtimin standard p\u00ebr menaxhimin e dhimbjes te pacient\u00ebt me gur\u00eb n\u00eb veshka: hidromorfon p\u00ebr dhimbjen, i ndjekur nga nj\u00eb skanim CT.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ila\u00e7i kund\u00ebr dhimbjes filloi t\u00eb vepronte. Rachel ra n\u00eb nj\u00eb lloj gjendjeje t\u00eb turbullt vet\u00ebdijeje, zgjuar, por e heshtur, me goj\u00ebn e ngrir\u00eb n\u00eb nj\u00eb shprehje t\u00eb tmerrshme dhe t\u00eb dhimbshme. Por, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb at\u00eb m\u00ebngjes, ajo pushoi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Eseja e Leslie Jamison, <em>Grand Unified Theory of Female Pain<\/em>, shqyrton m\u00ebnyrat se si forma t\u00eb ndryshme t\u00eb vuajtjes s\u00eb grave minimizohen, p\u00ebrqeshen dhe shtyhen drejt heshtjes. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb librin e saj <em>The Empathy Exams<\/em>, ajo foli p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkrim dhe tha: \u201cMuaj pasi e shkrova at\u00eb ese, nj\u00ebra nga shoqet e mia m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebrjetoi nj\u00eb dhimbje shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb q\u00eb nuk u mor seriozisht n\u00eb urgjenc\u00eb.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo po fliste p\u00ebr Rachel-in.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cP\u00ebr mua, kjo ishte nj\u00eb mish\u00ebrim thell\u00ebsisht personal dhe thell\u00ebsisht trondit\u00ebs i asaj q\u00eb ishte n\u00eb loj\u00eb\u201d, tha ajo. \u201cJo vet\u00ebm nga ana e sistemit mjek\u00ebsor &#8211; ku dhimbja e grave mund t\u00eb perceptohet si e sajuar ose e ekzagjeruar &#8211; por edhe nga ana e vet\u00eb gruas: Shoqja ime ka reflektuar vazhdimisht mbi frik\u00ebn e saj se mos duket dramatike.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cDhimbja e grave mund t\u00eb perceptohet si e sajuar ose e ekzagjeruar\u201d: K\u00ebt\u00eb e pam\u00eb q\u00eb nga momenti kur hym\u00eb n\u00eb spital, kur stafi e minimizonte dhimbjen e Rachel-it, madje e shp\u00ebrfillte fare. N\u00eb esen\u00eb e saj, Jamison i referohet studimit <em>The Girl Who Cried Pain<\/em>, i cili identifikon m\u00ebnyrat se si paragjykimi gjinor shfaqet n\u00eb trajtimin klinik t\u00eb dhimbjes. \u201cGrat\u00eb kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb gjasa t\u00eb trajtohen m\u00eb pak aktivisht gjat\u00eb kontakteve t\u00eb para me sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor, derisa t\u00eb \u2018d\u00ebshmojn\u00eb se jan\u00eb po aq t\u00eb s\u00ebmura sa pacient\u00ebt burra\u201d, p\u00ebrfundon studimi &#8211; nj\u00eb fenomen q\u00eb n\u00eb komunitetin mjek\u00ebsor njihet si \u201csindroma Yentl\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb spital, nj\u00eb teknik laboratori bisedonte shkujdesur me mua dhe m\u00eb pyeti se si m\u00eb p\u00eblqente t\u00eb jetoja n\u00eb Brooklyn, nd\u00ebrsa gruaja ime p\u00ebrpiqej t\u00eb q\u00ebndronte mjaftuesh\u00ebm e pal\u00ebvizur q\u00eb skanimi CT t\u00eb mund t\u00eb merrte nj\u00eb imazh t\u00eb qart\u00eb t\u00eb barkut t\u00eb saj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKa shum\u00eb pacient\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt na duhet t\u00eb kujdesemi, zem\u00ebr\u201d, d\u00ebgjonim vazhdimisht kur luteshim p\u00ebr qet\u00ebsues m\u00eb t\u00eb fort\u00eb. \u201cMos qaj.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr k\u00ebt\u00eb isha i sigurt: Diagnoza e gur\u00ebve n\u00eb veshka &#8211; e p\u00ebrs\u00ebritur nga infermieret dhe e konfirmuar nga trajtimi q\u00eb kishte p\u00ebrshkruar mjeku kujdestar &#8211; ishte nj\u00eb mohim i natyr\u00ebs specifikisht fem\u00ebrore t\u00eb dhimbjes s\u00eb Rachel-it. Nj\u00eb mjek q\u00eb do ta kishte ekzaminuar m\u00eb me kujdes do ta kishte kuptuar nevoj\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb vler\u00ebsim gjinekologjik; m\u00eb von\u00eb, mjek\u00ebt na than\u00eb se vezorja e \u00ebnjtur e Rachel-it me shum\u00eb gjas\u00eb mund t\u00eb prekej p\u00ebrmes sip\u00ebrfaqes s\u00eb l\u00ebkur\u00ebs. Por kjo urgjenc\u00eb, si shum\u00eb t\u00eb tjera n\u00eb SHBA, nuk kishte nj\u00eb gjinekolog-obstet\u00ebr kujdestar. Dhe \u00e7do ngritje supesh nga infermieret dukej sikur thoshte: \u201cGrat\u00eb qajn\u00eb &#8211; \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebsh?\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb mbar\u00eb vendin, burrat presin mesatarisht 49 minuta para se t\u00eb marrin nj\u00eb qet\u00ebsues p\u00ebr dhimbje akute t\u00eb barkut. Grat\u00eb presin mesatarisht 65 minuta p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. Rachel priti diku nga 90 minuta deri n\u00eb dy or\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cShoqja ime ka reflektuar vazhdimisht mbi frik\u00ebn e saj se mos duket dramatike.\u201d Rachel v\u00ebrtet p\u00ebrballet me k\u00ebt\u00eb edhe sot. Sa koh\u00eb \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrshtatshme t\u00eb vazhdosh ta p\u00ebrpunosh nj\u00eb ngjarje traumatike p\u00ebrmes gjuh\u00ebs, p\u00ebrmes rr\u00ebfimit t\u00eb saj vazhdimisht? Miqt\u00eb e kan\u00eb d\u00ebgjuar historin\u00eb dhe megjithat\u00eb ajo e gjen veten duke k\u00ebrkuar s\u00ebrish fjal\u00ebt p\u00ebr ta treguar, p\u00ebrs\u00ebri e p\u00ebrs\u00ebri, sikur p\u00ebrvoja t\u00eb ishte nj\u00eb territor i pafund q\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrfshihet kurr\u00eb plot\u00ebsisht brenda fjal\u00ebve. Megjithat\u00eb, mes dhimbjes s\u00eb padurueshme, ajo p\u00ebrpiqej t\u00eb kafshonte buz\u00ebn, t\u00eb priste radh\u00ebn e saj dhe t\u00eb sillej mir\u00eb p\u00ebrpara mjek\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr or\u00eb t\u00eb t\u00ebra, asgj\u00eb nuk ndodhi. Rreth or\u00ebs 3 pasdite, b\u00ebm\u00eb skanimin CT dhe u kthyem n\u00eb urgjenc\u00eb. P\u00ebrndryshe, Rachel q\u00ebndronte aty, gjysm\u00eb e p\u00ebrgjumur, duke vuajtur n\u00eb heshtje. M\u00eb von\u00eb, do t\u00eb m\u00eb tregonte se hidromorfoni nuk e ndaloi v\u00ebrtet dhimbjen &#8211; vet\u00ebm e mpinte pak. Kryesisht, e b\u00ebnte t\u00eb ndihej e droguar, tep\u00ebr e lodhur p\u00ebr t\u00eb luftuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb n\u00eb fund, mjeku &#8211; burri q\u00eb kishte ardhur shkurtimisht dhe vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb pran\u00eb shtratit t\u00eb Rachel-it &#8211; mblodhi \u00e7ant\u00ebn e tij dhe u largua. Ai kishte qen\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebs n\u00eb urgjenc\u00eb, kryesisht duke v\u00ebshtruar nj\u00eb kompjuter. Vet\u00ebm m\u00eb von\u00eb m\u00ebsuam se ai kishte qen\u00eb personi q\u00eb kishte fuqin\u00eb t\u00eb na shp\u00ebtonte ose t\u00eb na harronte.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur nj\u00eb mjeke m\u00eb e re erdhi n\u00eb nd\u00ebrrimin e saj p\u00ebr ta z\u00ebvend\u00ebsuar, i b\u00ebra me shenj\u00eb. I thash\u00eb se po prisnim rezultatet e skanimit CT dhe k\u00ebmb\u00ebngula derisa ajo pranoi t\u00eb kontrollonte n\u00ebse rezultatet kishin dal\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur hapi kartel\u00ebn e Rachel-it, syt\u00eb iu zgjeruan.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201c\u00c7far\u00eb rr\u00ebmuje \u00ebsht\u00eb kjo?\u201d tha ajo. Beb\u00ebzat e syve i l\u00ebviznin teksa skanonte faqen, me ekranin q\u00eb pasqyrohej n\u00eb syt\u00eb e saj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cOh, Zot\u201d, p\u00ebshp\u00ebriti ajo, sikur un\u00eb t\u00eb mos isha aty p\u00ebr ta d\u00ebgjuar. \u201cAi nuk e ka ekzaminuar fare.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mjeku kishte p\u00ebrshkruar trajtimin standard p\u00ebr gur\u00ebt n\u00eb veshka &#8211; Dilaudid p\u00ebr dhimbjen dhe nj\u00eb skanim CT p\u00ebr t\u00eb konfirmuar pranin\u00eb e gur\u00ebve. Gjat\u00eb gjith\u00eb or\u00ebve q\u00eb Rachel kishte kaluar n\u00ebn kujdesin e tij, ai nuk ishte kthyer asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebr ta kontrolluar pas vizit\u00ebs s\u00eb par\u00eb. Ai ishte aq i bindur. Sipas tij, puna e tij kishte p\u00ebrfunduar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00ebse Rachel do t\u00eb kishte qen\u00eb vet\u00ebm, pa ask\u00ebnd q\u00eb t\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulte p\u00ebr kujdesin ndaj saj, nuk dihet se sa gjat\u00eb mund t\u00eb kishte pritur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kaloi pothuajse edhe nj\u00eb or\u00eb para se t\u00eb merrnim rezultatet e CT-s\u00eb. Por kur erdh\u00ebn, gjith\u00e7ka ndryshoi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKa nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb barkun e saj\u201d, tha mjekja. \u201cNuk e dim\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">At\u00ebher\u00eb e humb\u00ebm toruan. Jo vet\u00ebm sepse mendjet tona u mbush\u00ebn me fjal\u00eb si <em>tumor<\/em>, <em>kancer<\/em> dhe <em>malinj<\/em>. Jo vet\u00ebm sepse Rachel pothuajse ishte \u00e7mendur nga pritja dhe dhimbja. Por sepse gjat\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebs kishim k\u00ebrkuar t\u00eb prisnim radh\u00ebn ton\u00eb &#8211; m\u00eb gjat\u00eb se nj\u00eb turn i zakonsh\u00ebm pune &#8211; vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb zbuluar se kishim qen\u00eb rast urgjent gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Papritur, bota filloi t\u00eb reagonte me urgjenc\u00ebn q\u00eb kishim k\u00ebrkuar. E ndihmova nj\u00eb infermiere ta shtynte shtratin e Rachel-it p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb korridori t\u00eb gjat\u00eb dhe vrapova pran\u00eb saj, me nj\u00eb nxitim t\u00eb \u00e7mendur, q\u00eb t\u00eb arrinim n\u00eb laboratorin e ekografis\u00eb para se t\u00eb mbyllej. Dukej e pamundur, por na than\u00eb se, n\u00ebse nuk arrinim ta kapnim teknikun para se t\u00eb largohej, kujdesi ndaj Rachel-it do t\u00eb duhej t\u00eb shtyhej deri n\u00eb m\u00ebngjes.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201c\u00c7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb\u201d, m\u00eb tha Rachel nd\u00ebrsa tekniku p\u00ebrgatiste aparatur\u00ebn, \u201cmos m\u00eb l\u00ebr t\u00eb q\u00ebndroj k\u00ebtu gjat\u00eb nat\u00ebs. Nuk do t\u2019ia dal. Nuk m\u00eb intereson \u00e7far\u00eb t\u00eb thon\u00eb &#8211; e di q\u00eb nuk mundem.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shpejt, tekniku po shihte Rachel-it p\u00ebrmes nj\u00eb ekrani gri. Un\u00eb nuk mund ta shihja at\u00eb q\u00eb shihte ai, ndaj v\u00ebshtroja fytyr\u00ebn e tij. Tiparet iu ndryshuan n\u00eb nj\u00eb shprehje mosbesimi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Deri at\u00ebher\u00eb, Rachel dhe un\u00eb po kapeshim pas \u00e7do mund\u00ebsie. Mendonim: kancer. Mendonim: histerektomi. E shtrir\u00eb aty, n\u00eb drit\u00ebn e zbeht\u00eb, Rachel pothuajse dukej e leht\u00ebsuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cMund t\u00eb jetoj pa mitr\u00ebn time\u201d, tha ajo me nj\u00eb buz\u00ebqeshje t\u00eb but\u00eb e t\u00eb dob\u00ebt. \u201cMund ta heqin dhe do t\u2019ia dal.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo do ta pranonte me d\u00ebshir\u00eb k\u00ebt\u00eb kompromis, n\u00ebse kjo do t\u00eb n\u00ebnkuptonte se dhimbja do t\u00eb ndalej.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas ekografis\u00eb, e drejtuam krevatin &#8211; ngadal\u00eb, k\u00ebt\u00eb her\u00eb &#8211; p\u00ebrgjat\u00eb korridorit t\u00eb gjat\u00eb drejt urgjenc\u00ebs, e cila tashm\u00eb ishte mbushur plot me shtret\u00ebr. Gjetja e nj\u00eb vendi p\u00ebr shtratin e Rachel-it ishte si t\u00eb p\u00ebrpiqeshe t\u00eb lundroje n\u00ebp\u00ebr trafik t\u00eb dendur t\u00eb orarit t\u00eb pikut.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pastaj erdhi nj\u00eb tjet\u00ebr lajm i keq. N\u00eb or\u00ebn 20:00, duhej ta lironin katin p\u00ebr vizit\u00ebn mjek\u00ebsore. Kushdo q\u00eb nuk ishte infermier\/e ose nuk ishte i shtrir\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtrat, duhej t\u00eb largohej nga ambientet derisa orari i vizitave t\u00eb fillonte s\u00ebrish n\u00eb or\u00ebn 21:00.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur m\u00eb lan\u00eb t\u00eb kthehesha nj\u00eb or\u00eb m\u00eb von\u00eb, e gjeta Rachel-in vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb an\u00ebsore t\u00eb urgjenc\u00ebs. Kishin ndodhur kaq shum\u00eb gj\u00ebra. Nj\u00eb tjet\u00ebr mjek i kishte th\u00ebn\u00eb se masa ishte vezorja e saj, m\u00eb tregoi ajo. Kishte di\u00e7ka q\u00eb quhej p\u00ebrdredhje e vezores &#8211; tubi fallopian ishte p\u00ebrdredhur, duke nd\u00ebrprer\u00eb qarkullimin e gjakut. Nuk kishte m\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr ta shp\u00ebtuar. Duhej ta hiqnin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rachel dukej e sigurt dhe e gatshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cAi \u00ebsht\u00eb mjek i mir\u00eb\u201d, tha ajo. \u201cNuk mund ta besonte q\u00eb m\u00eb kishin l\u00ebn\u00eb k\u00ebtu gjith\u00eb dit\u00ebn. E di sa shum\u00eb m\u00eb dhemb.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur takova ekipin kirurgjik, kuptova se Rachel kishte t\u00eb drejt\u00eb. Teksa flisja me ta, fjal\u00ebt q\u00eb kishim p\u00ebrdorur gjat\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebs &#8211; <em>e padurueshme<\/em>, <em>emergjenc\u00eb<\/em>, <em>nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb<\/em> &#8211; mor\u00ebn nj\u00eb kuptim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe urgjent. Ata donin t\u00eb ndihmonin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb or\u00ebn 22:30, gjith\u00e7ka ishte gati. Rachel dhe un\u00eb u p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebm para sall\u00ebs s\u00eb operacionit, 14 or\u00eb e gjysm\u00eb pasi kishte filluar dhimbja e saj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Plag\u00ebt fizike t\u00eb Rachel-it po sh\u00ebrohen dhe ajo mund t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb vrapimet e gjata q\u00eb i do, por ende po p\u00ebrballet me pasojat psikologjike &#8211; at\u00eb q\u00eb ajo e quan \u201ctrauma e t\u00eb mos qenit e dukshme\u201d. Disa net ka makthe. E zgjoj kur fillojn\u00eb t\u2019i dridhen gjymtyr\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ndonj\u00ebher\u00eb i shikojm\u00eb s\u00eb bashku plag\u00ebt n\u00eb trupin e saj, duke par\u00eb se si l\u00ebkura roz\u00eb dhe e ngritur fillon t\u00eb p\u00ebrzihet me l\u00ebkur\u00ebn e zakonshme. Ndoshta nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb padukshme. Ndoshta nuk do t\u00eb zhduken kurr\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Joe Fassler<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>P\u00ebrktheu<\/strong>: Anita Vllahiu<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Artikullin origjinal mund ta gjeni <a href=\"https:\/\/www.theatlantic.com\/health\/archive\/2015\/10\/emergency-room-wait-times-sexism\/410515\/\">k\u00ebtu<\/a><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n","protected":false},"featured_media":12969,"template":"","class_list":["post-12968","lexo-post","type-lexo-post","status-publish","has-post-thumbnail","hentry"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v23.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Mjek\u00ebt nuk e marrin seriozisht dhimbjen e grave - QIKA<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/mjeket-nuk-e-marrin-seriozisht-dhimbjen-e-grave\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Mjek\u00ebt nuk e marrin seriozisht dhimbjen e grave - QIKA\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjesin e nj\u00eb t\u00eb m\u00ebrkureje, d\u00ebgjova nj\u00eb klithm\u00eb t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar &#8211; pastaj heshtje. Vrapova drejt dhom\u00ebs s\u00eb gjumit dhe pash\u00eb gruan time, Rachel, duke dal\u00eb me v\u00ebshtir\u00ebsi nga banja, e k\u00ebrrusur m\u00eb dysh &#8211; sikur po e p\u00ebrqafonte veten, nga dhimbja e madhe. \u201cDi\u00e7ka nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull\u201d, tha ajo me v\u00ebshtir\u00ebsi. U [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/mjeket-nuk-e-marrin-seriozisht-dhimbjen-e-grave\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"QIKA\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2026-09-23T09:58:42+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/2346523-ill-patient.webp\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"1026\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/webp\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/mjeket-nuk-e-marrin-seriozisht-dhimbjen-e-grave\/\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/mjeket-nuk-e-marrin-seriozisht-dhimbjen-e-grave\/\",\"name\":\"Mjek\u00ebt nuk e marrin seriozisht dhimbjen e grave - QIKA\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/mjeket-nuk-e-marrin-seriozisht-dhimbjen-e-grave\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/mjeket-nuk-e-marrin-seriozisht-dhimbjen-e-grave\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/2346523-ill-patient.webp\",\"datePublished\":\"2026-09-23T09:58:41+00:00\",\"dateModified\":\"2026-09-23T09:58:42+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/mjeket-nuk-e-marrin-seriozisht-dhimbjen-e-grave\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/mjeket-nuk-e-marrin-seriozisht-dhimbjen-e-grave\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/mjeket-nuk-e-marrin-seriozisht-dhimbjen-e-grave\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/2346523-ill-patient.webp\",\"contentUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/2346523-ill-patient.webp\",\"width\":1600,\"height\":1026},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/mjeket-nuk-e-marrin-seriozisht-dhimbjen-e-grave\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/qika.org\/en\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Mjek\u00ebt nuk e marrin seriozisht dhimbjen e grave\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/\",\"name\":\"QIKA\",\"description\":\"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Mjek\u00ebt nuk e marrin seriozisht dhimbjen e grave - QIKA","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/mjeket-nuk-e-marrin-seriozisht-dhimbjen-e-grave\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Mjek\u00ebt nuk e marrin seriozisht dhimbjen e grave - QIKA","og_description":"Her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjesin e nj\u00eb t\u00eb m\u00ebrkureje, d\u00ebgjova nj\u00eb klithm\u00eb t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar &#8211; pastaj heshtje. Vrapova drejt dhom\u00ebs s\u00eb gjumit dhe pash\u00eb gruan time, Rachel, duke dal\u00eb me v\u00ebshtir\u00ebsi nga banja, e k\u00ebrrusur m\u00eb dysh &#8211; sikur po e p\u00ebrqafonte veten, nga dhimbja e madhe. \u201cDi\u00e7ka nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull\u201d, tha ajo me v\u00ebshtir\u00ebsi. U [&hellip;]","og_url":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/mjeket-nuk-e-marrin-seriozisht-dhimbjen-e-grave\/","og_site_name":"QIKA","article_modified_time":"2026-09-23T09:58:42+00:00","og_image":[{"width":1600,"height":1026,"url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/2346523-ill-patient.webp","type":"image\/webp"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/mjeket-nuk-e-marrin-seriozisht-dhimbjen-e-grave\/","url":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/mjeket-nuk-e-marrin-seriozisht-dhimbjen-e-grave\/","name":"Mjek\u00ebt nuk e marrin seriozisht dhimbjen e grave - QIKA","isPartOf":{"@id":"https:\/\/qika.org\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/mjeket-nuk-e-marrin-seriozisht-dhimbjen-e-grave\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/mjeket-nuk-e-marrin-seriozisht-dhimbjen-e-grave\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/2346523-ill-patient.webp","datePublished":"2026-09-23T09:58:41+00:00","dateModified":"2026-09-23T09:58:42+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/mjeket-nuk-e-marrin-seriozisht-dhimbjen-e-grave\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/qika.org\/lexo-post\/mjeket-nuk-e-marrin-seriozisht-dhimbjen-e-grave\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/mjeket-nuk-e-marrin-seriozisht-dhimbjen-e-grave\/#primaryimage","url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/2346523-ill-patient.webp","contentUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/2346523-ill-patient.webp","width":1600,"height":1026},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/mjeket-nuk-e-marrin-seriozisht-dhimbjen-e-grave\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/qika.org\/en\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Mjek\u00ebt nuk e marrin seriozisht dhimbjen e grave"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/qika.org\/#website","url":"https:\/\/qika.org\/","name":"QIKA","description":"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/lexo-post\/12968","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/lexo-post"}],"about":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/lexo-post"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12969"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12968"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}