{"id":1785,"date":"2021-05-25T13:12:21","date_gmt":"2021-05-25T12:12:21","guid":{"rendered":"https:\/\/qika.org\/?post_type=lexo-post&#038;p=1785"},"modified":"2021-05-27T09:48:57","modified_gmt":"2021-05-27T08:48:57","slug":"sigurisht-qe-sindromi-paramenstrual-ekziston-por-pse-nuk-ka-ende-sherim","status":"publish","type":"lexo-post","link":"https:\/\/qika.org\/en\/lexo-post\/sigurisht-qe-sindromi-paramenstrual-ekziston-por-pse-nuk-ka-ende-sherim\/","title":{"rendered":"Sigurisht q\u00eb Sindromi Paramenstrual ekziston. Por, pse nuk ka ende sh\u00ebrim?"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shkrimtari Frank Bures ngjalli polemika me artikullin e botuar n\u00eb Slate t\u00eb quajtur \u201cA \u00ebsht\u00eb Sindormi Paramenstrual (SPM) i v\u00ebrtet\u00eb?\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr rreth 75% t\u00eb grave t\u00eb grave me menstruacione q\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb Sindromin Paramenstrual (SMP), pyetja n\u00eb titull ishte e pakuptimt\u00eb dhe fyese. Sigurisht q\u00eb SPM \u00ebsht\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb, than\u00eb shum\u00eb gra t\u00eb cilat p\u00ebrjetojn\u00eb simptoma t\u00eb tilla si ng\u00ebr\u00e7et, fryrja e barkut, nervoza, lodhja dhe depresioni p\u00ebr \u00e7do muaj.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Argumenti i Bures nuk \u00ebsht\u00eb aq i ngath\u00ebt sa tituli. Ai citon hulumtime q\u00eb sugjerojn\u00eb se SPM dhe \u00e7rregullimi disforik para menstrual i njohur si PMDD mund t\u00eb jen\u00eb \u201ct\u00eb nd\u00ebrtuara kulturalisht\u201d sesa nj\u00eb pashmangshm\u00ebri rrept\u00ebsisht biologjike.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Hulumtimi q\u00eb citon Bures \u00ebsht\u00eb mjaft interesant. Duket se ka ndryshime nd\u00ebrkulturore n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si grat\u00eb raportojn\u00eb p\u00ebr p\u00ebrvojat e tyre me SPM grat\u00eb kineze raportojn\u00eb se jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ndjeshme ndaj t\u00eb ftohtit, nd\u00ebrsa grat\u00eb amerikane jo. Grat\u00eb amerikane raportojn\u00eb simptoma negative emocionale, nd\u00ebrsa grat\u00eb kineze jo. Nj\u00eb studim zbuloi se grat\u00eb q\u00eb mb\u00ebshtesin rolet tradicionale gjinore kan\u00eb tendenc\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb shqet\u00ebsime menstruale. Nj\u00eb studim tjet\u00ebr zbuloi se sa m\u00eb gjat\u00eb q\u00eb grat\u00eb e pakicave etnike t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb SHBA, aq m\u00eb shum\u00eb ka mund\u00ebsi t\u00eb raportojn\u00eb p\u00ebr PMDD.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por ky hulumtim nuk i p\u00ebrafrohet konkludimit t\u00eb Bures se \u201cn\u00ebse SPM \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sindrom, \u00ebsht\u00eb me siguri sindrom kulturor\u201d. Si\u00e7 shpjegon obstet\u00ebr-gjinekologia, Amy Tuteur, n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb blogun e saj si p\u00ebrgjigje ndaj Bures, \u201ck\u00ebto studime nuk tregojn\u00eb se SPM \u00ebsht\u00eb e nd\u00ebrtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kulturore, thjesht m\u00ebnyra se si grat\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb dhe flasin p\u00ebr simptomat e tyre mund t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsohet kulturalisht. Fakti q\u00eb reagimi ndryshon midis kulturave nuk \u00ebsht\u00eb prov\u00eb se sindroma n\u00eb vetvete ekziston vet\u00ebm n\u00eb mendjet e atyre q\u00eb vuajn\u00eb.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sidoqoft\u00eb, Bures shp\u00ebrfill faktorin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm kulturor t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr sh\u00ebndetin e grave: tendenca jon\u00eb p\u00ebr t\u00eb zvog\u00ebluar dhimbjen e grave dhe p\u00ebrvojat e tyre, si dhe p\u00ebr ti trajtuar nevojat e tyre si m\u00eb pak urgjente sesa ato t\u00eb burrave. Kjo mund t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb shpjegimin pse SPM ka mbetur nj\u00eb mister i till\u00eb mjek\u00ebsor.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Nevojat sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb grave merren seriozisht m\u00eb pak krahasuar me ato t\u00eb burrave:<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Bures diskuton historin\u00eb e fjal\u00ebs \u201chisteri\u201d, e cila p\u00ebr shekuj me radh\u00eb u p\u00ebrdor p\u00ebr t\u00eb hedhur posht\u00eb vuajtjet e grave duke i konsideruar ato t\u00eb paarsyeshme, por ai nxjerr p\u00ebrfundime t\u00eb gabuara prej saj. SPM nuk \u00ebsht\u00eb, si\u00e7 sugjeron Bures, nj\u00eb lloj ringjalljeje i mitit t\u00eb vjet\u00ebr se \u201cmitra l\u00ebviz\u00ebse\u201d e grave i b\u00ebn ato t\u00eb \u00e7mendura. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, ato mite shpjegojn\u00eb pse shqet\u00ebsimet sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb grave t\u00eb tilla si SPM shpesh injorohen.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Studimet zbulojn\u00eb se mjek\u00ebt nuk i marrin seriozisht raportimet e grave p\u00ebr dhimbje krahasuar me ato t\u00eb burrave, kjo pik\u00ebrisht si pasoj\u00eb e paragjykimeve seksiste t\u00eb tilla si grat\u00eb jan\u00eb m\u00eb emocionale dhe t\u00eb paarsyeshme. N\u00eb nj\u00eb studim t\u00eb pacient\u00ebve q\u00eb shkuan n\u00eb dhom\u00ebn e urgjenc\u00ebs me dhimbje akute t\u00eb barkut, burrat prisnin mesatarisht 49 minuta para se t\u00eb ju jepeshin qet\u00ebsues p\u00ebr dhimbjet, nd\u00ebrsa grat\u00eb prisnin mesatarisht 65 minuta.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shkrimtari Joe Fassler shkroi nj\u00eb artikull t\u00eb tmerrsh\u00ebm p\u00ebr The Atlantic rreth asaj se si mund t\u00eb duket SPM n\u00eb praktik\u00eb. Gruaja e tij Rachel, kishte p\u00ebrdredhje t\u00eb vezoreve, e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb urgjenc\u00eb mjek\u00ebsore q\u00eb k\u00ebrkon operacion. Por, kur shkuan n\u00eb urgjenc\u00eb Rachel kishte dhimbje torturuese dhe stafi nuk po e trajtonte at\u00eb si rast urgjent, ashtu si\u00e7 ishte n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Rachel u diagnostikua me gur\u00eb n\u00eb veshka nga nj\u00eb mjek burr\u00eb dhe iu desh\u00ebn m\u00eb shum\u00eb se 14 or\u00eb q\u00eb nj\u00eb mjek tjet\u00ebr (n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast grua) t\u00eb zbulonte gabimin dhe t\u00eb fuste Rachel n\u00eb operacion.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjthashtu, grat\u00eb jan\u00eb t\u00eb n\u00ebn p\u00ebrfaq\u00ebsuara n\u00eb provat mjek\u00ebsore. Studiuesit shpesh nuk arrijn\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb grat\u00eb, shpjegoi Taryn Hillin, sepse me pak fjal\u00eb, trupat e grave jan\u00eb m\u00eb t\u00eb komplikuar sesa t\u00eb burrave. Hormonet e tyre ndryshojn\u00eb gjat\u00eb cikleve t\u00eb tyre menstruale, ata p\u00ebrdorin kontrollin hormonal t\u00eb lindjes, mbeten shtatz\u00ebn\u00eb dhe kalojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr menopauz\u00eb dhe k\u00ebto luhatje mund t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si treten barnat. Pik\u00ebrisht kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore t\u00eb p\u00ebrfshihen m\u00eb shum\u00eb gra n\u00eb provat klinike, p\u00ebrndryshe mjek\u00ebt nuk do t\u00eb ken\u00eb ide se si ila\u00e7e t\u00eb caktuara mund t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb trupin e gruas.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">John Guillebaud, profesor i sh\u00ebndetit riprodhues n\u00eb University College London, tregoi p\u00ebr The Quartz, se p\u00ebr disa gra dhimbja e menstruacioneve mund t\u00eb jet\u00eb \u201cpothuajse aq e keqe sa t\u00eb kesh nj\u00eb sulm n\u00eb zem\u00ebr\u201d. N\u00eb raportimin ton\u00eb, ne kemi biseduar me gra q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrjetuar emocione paramenstruale, dhimbje dhe depresion, sa q\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb pun\u00ebn dhe jan\u00eb ndjer\u00eb sikur donin t\u00eb b\u00ebnin vet\u00ebvrasje \u00e7do muaj. Megjithat\u00eb, shum\u00eb mjek\u00ebve u thuhet se ibuprofeni mjafton p\u00ebr t\u00eb trajtuar SPM. \u201cBurrat nuk e p\u00ebrdorin at\u00eb, prandaj nuk i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb v\u00ebmendja e duhur\u201d, tha Guillebaud.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pastaj ekziston fakti se \u00e7\u00ebshtjet sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb grave si kontrolli i lindjeve dhe aborti jan\u00eb politizuar, shpesh trajtohen si eksperimente t\u00eb t\u00eb menduarit mbi konceptimin dhe moralin, n\u00eb vend t\u00eb shqet\u00ebsimeve mjek\u00ebsore q\u00eb prekin trupat e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb grave.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kulturalisht ne jemi b\u00ebr\u00eb indiferent\u00eb ndaj vuajtjeve t\u00eb grave. P\u00ebr shkak se burrat nuk p\u00ebrjetojn\u00eb SPM, ata nganj\u00ebher\u00eb nuk e kuptojn\u00eb thell\u00ebsisht se pse kjo \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Madje shum\u00eb gra jan\u00eb rritur duke besuar se vuajtjet e tyre jan\u00eb \u201cnatyrore\u201d apo \u201ct\u00eb tilla si\u00e7 jan\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>\u201cA \u00ebsht\u00eb SPM i v\u00ebrtet\u00eb?\u201d \u00ebsht\u00eb pyetja e gabuar p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb:<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb korrekt me Bures, shkrimtar\u00ebt shpesh nuk zgjedhin titujt e tyre. Ai u p\u00ebrpoq disa her\u00eb n\u00eb shkrimin e tij t\u00eb shpjegonte q\u00eb ai nuk mendon se grat\u00eb po krijojn\u00eb SPM. Vet\u00ebm se di\u00e7ka \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201ckonstrukt shoq\u00ebror\u201d, shkruan ai, \u201cnuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ne nuk e p\u00ebrjetojm\u00eb at\u00eb, kjo thjesht do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb simptomat tona \u201creale\u201d fiziologjike mund t\u00eb ken\u00eb rr\u00ebnj\u00eb n\u00eb mendjen ton\u00eb si dhe n\u00eb trupin ton\u00eb.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por at\u00ebher\u00eb pse citohet rreth \u201creales\u201d? Pse anektoda hap\u00ebse patronizuese p\u00ebr koh\u00ebn kur gruaja e tij u zem\u00ebrua (me t\u00eb drejt\u00eb) me t\u00eb p\u00ebr pyetjen q\u00eb i b\u00ebri n\u00ebse gjendja e saj e keqe lidhej me menstruacionet e saj? Pse ekziston sugjerimi i \u00e7uditsh\u00ebm q\u00eb (PMDD) nuk \u00ebsht\u00eb s\u00ebmundje e v\u00ebrtet\u00eb mendore, sepse nuk i njohim \u201cbarnat\u201d p\u00ebr t\u00eb kuptuar sakt\u00ebsisht si ndikojn\u00eb n\u00eb hormone? N\u00eb fund t\u00eb fundit, DSM-5 \u00ebsht\u00eb plot s\u00ebmundje mendore q\u00eb mund t\u00eb diagnostikohen vet\u00ebm bazuar n\u00eb simptomat e tyre.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tuteur p\u00ebrdori nj\u00eb eksperiment t\u00eb dobish\u00ebm t\u00eb mendimit p\u00ebr t\u00eb shpjeguar pse q\u00ebndrimi i Bures ishte i gabuar:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Imagjinoni sikur t\u00eb pyesja n\u00ebse mosfunksionimi erektil \u00ebsht\u00eb real ose n\u00ebse \u00ebsht\u00eb konstrukt shoq\u00ebror. Do t\u00eb shkruaja di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb si:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mosfunksionimi erektil \u00ebsht\u00eb pranuar gjer\u00ebsisht t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb \u00e7rregullim i v\u00ebrtet\u00eb dhe ekziston nj\u00eb industri e t\u00ebr\u00eb e p\u00ebrkushtuar p\u00ebr ta trajtuar at\u00eb me gjith\u00e7ka, nga ila\u00e7et deri te pajisjet mekanike. Por, a pasqyron mosfunksionimi erektil shkaqet biologjike apo \u00ebsht\u00eb krijim i kultur\u00ebs son\u00eb ambivalente seksuale dhe p\u00ebrqafimit t\u00eb roleve tradicionale gjinore nga burrat?&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ndoshta ju do t\u00eb mendonit se isha i lajthitur.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Si dikush q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ka (PMDD), un\u00eb (Emily) e di mir\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Un\u00eb kam v\u00ebshtir\u00ebsi me simptoma q\u00eb varijojn\u00eb nga \u201csjellja t\u00eb \u00e7rregullta\u201d deri te \u201c\u00e7aste t\u00eb lodhshme\u201d me t\u00eb cilat p\u00ebrcaktoj kalendarin tim, dhe q\u00eb zhduken n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paparashikueshme disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebshtu funksionojn\u00eb \u00e7rregullimet paramenstruale. Sipas PubMed Health, grat\u00eb me SPM ndjenj\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shqet\u00ebsimesh fizike t\u00eb tilla si dhimbje barku dhe ng\u00ebr\u00e7, dhimbje shpine, dhimbje koke, fryrje t\u00eb stomakut, shtim n\u00eb pesh\u00eb, dhimbje t\u00eb gjirit dhe nd\u00ebrprerje n\u00eb gjum\u00eb dhe tretje. Simptoma m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija jan\u00eb ato psikologjike t\u00eb tilla si trishtimi, ankthi, nervoza, vet\u00ebvler\u00ebsimi i ul\u00ebt dhe nj\u00eb ndjenj\u00eb e lodhjes.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Simptomat psikologjike jan\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht akute n\u00eb rastet e (PMDD), t\u00eb cilat i p\u00ebrjetojn\u00eb rreth nj\u00eb n\u00eb nj\u00ebzet gra. Pjesa m\u00eb e pabesueshme \u00ebsht\u00eb se pothuajse sapo fillojn\u00eb menstruacionet e nj\u00eb gruaje, simptomat zhduken n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve; niveli i energjis\u00eb rikthehet, dhimbjet dhe fryrja e barkut zhduken, dhe disponimi ngrihet p\u00ebrs\u00ebri.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Simptomat nuk jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta p\u00ebr secil\u00ebn grua, por gjithsesi shum\u00eb nga ne p\u00ebrjetojm\u00eb nj\u00eb kombinim t\u00eb tyre. Pra, pyetja \u00ebsht\u00eb se \u00e7far\u00eb i shkakton ato, dhe si ti trajtojm\u00eb ato.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Shkaqet e (PMS) dhe (PMDD) jan\u00eb ende nj\u00eb mister, por nuk jan\u00eb nivele anormale t\u00eb hormoneve:<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb Bures ka t\u00eb drejt\u00eb: N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb zhg\u00ebnjyese, shkenc\u00ebtar\u00ebt nuk i kuptojn\u00eb shkaqet e sakta t\u00eb (PMS) dhe (PMDD) dhe pse disa gra vuajn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb tjerat. Kjo mund t\u00eb mos jet\u00eb aq befasuese kur e merr parasysh se si p\u00ebrgjith\u00ebsisht hulumtimi mbi grat\u00eb \u00ebsht\u00eb i n\u00ebn-financuar. (Sipas ResearchGate, ka pes\u00eb her\u00eb m\u00eb shum\u00eb studime mbi mosfunksionimin erektil sesa p\u00ebr (PMS).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb, studiuesit menduan se shkaku mund t\u00eb ishte niveli anormal i hormoneve, megjith\u00ebse ata tani jan\u00eb distancuar nga kjo ide.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKur krahasoni nivelet e hormoneve t\u00eb grave t\u00eb cilat p\u00ebrjetojn\u00eb SPM me ato q\u00eb nuk e kan\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje, ato jan\u00eb praktikisht t\u00eb mbivendosura\u201d, tha Dr. Peter Schmidt, mjek dhe studiues, i cili ka studiuar p\u00ebr SPM dhe (PMDD) p\u00ebr dekada t\u00eb t\u00ebra n\u00eb Institutin Komb\u00ebtar t\u00eb Sh\u00ebndetit. Pra, nuk ka munges\u00eb apo tepric\u00eb hormonale n\u00eb k\u00ebto gra, madje edhe ato gra qe p\u00ebrjetojn\u00eb (PMDD) m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">SPM dhe (PMDD) jan\u00eb t\u00eb lidhura me ciklin menstrual dhe me hormonet n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse Dr.Barbara Levy, obstet\u00ebr-gjinekologe me seli n\u00eb Uashington DC, p\u00ebrshkruan SPM si \u201cnj\u00eb p\u00ebrgjigje anormale ndaj hormoneve normale\u201d. N\u00eb ve\u00e7anti, ndryshimet n\u00eb hormone mund t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb nj\u00eb sinjal n\u00eb tru q\u00eb nxit disponimin negativ. Pse ndodh\u00eb kjo mbetet ende nj\u00eb mister.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjithashtu studiuesit nuk e kuptojn\u00eb pse ndryshimet normale n\u00eb ciklin e nj\u00eb gruaje ndikojn\u00eb n\u00eb disa gra m\u00eb r\u00ebnd\u00eb se t\u00eb tjerat. Ata kan\u00eb marr\u00eb parasysh t\u00eb gjitha aspektet; nivelet e st\u00ebrvitjes, historikun e depresionit apo traum\u00ebs, munges\u00ebn e vitaminave, indeksi i mas\u00ebs trupore dhe sigurisht niveli i hormoneve, dhe asnj\u00eb nga k\u00ebto nuk garantojn\u00eb n\u00ebse nj\u00eb grua do t\u00eb p\u00ebrjetoj\u00eb (SPM, PMDD) apo asnj\u00eb simptom\u00eb para menstruacioneve. Disa studime kan\u00eb zbuluar se gjenetika mund t\u00eb ndikoj\u00eb, megjithat\u00eb hulumtuesit tani po studiojn\u00eb nd\u00ebrveprimin mes faktor\u00ebve mjedisor\u00eb dhe gjenetik.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Nuk ka sh\u00ebrim p\u00ebr PMS:<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sa i p\u00ebrket m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb trajtimit t\u00eb simptomave para menstruale, ka disa gj\u00ebra q\u00eb mund t\u00eb ndihmojn\u00eb grat\u00eb, megjith\u00ebse gjetja e ila\u00e7it m\u00eb t\u00eb mir\u00eb zakonisht k\u00ebrkon shum\u00eb prova dhe gabime, dhe k\u00ebto qasje nuk do t\u00eb ndihmojn\u00eb domosdoshm\u00ebrisht t\u00eb gjitha grat\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Disa gra mendojn\u00eb se ushtrimet n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e dit\u00ebve mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb dobishme, edhe pse hulumtimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i sakt\u00eb. Ka studime q\u00eb sugjerojn\u00eb marrjen e anti-depresant\u00ebve SSRI vet\u00ebm n\u00eb faz\u00ebn luteale t\u00eb ciklit p\u00ebr t\u00eb zvog\u00ebluar simptomat e (PMS), por kjo mund t\u00eb ket\u00eb efekte an\u00ebsore.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Disa gra kan\u00eb zbuluar se p\u00ebrdorimi i hapave p\u00ebr kontroll t\u00eb lindjes ka zbutur dhimbjet e ciklit t\u00eb tyre, por p\u00ebr t\u00eb tjerat ky trajtim nuk q\u00ebndron aspak. Sipas PubMed Health, ka disa prova q\u00eb suplementet dietike si piridoksina vitamina B6, kalciumi dhe ekstrakte t\u00eb pem\u00ebve mund t\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb leht\u00ebsimin e simptomave. Sigurisht qet\u00ebsuesit q\u00eb jepen pa recet\u00eb t\u00eb till\u00eb si ibuprofen mund t\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb zvog\u00eblimin e dhimbjes nga menstruacionet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjithat\u00eb, si linj\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb trajtimit, mjek\u00ebt sugjerojn\u00eb t\u00eb b\u00ebni t\u00eb gjitha aktivitetet q\u00eb b\u00ebni normalisht p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm; ti p\u00ebrmbaheni diet\u00ebs s\u00eb balancuar, t\u00eb b\u00ebni sasi t\u00eb konsiderueshme t\u00eb gjumit, t\u00eb shmangni alkoolin, kafein\u00ebn dhe sheqerin, si dhe t\u00eb b\u00ebni ushtrime fizike. Por, p\u00ebr fat t\u00eb keq k\u00ebto praktika nuk zvog\u00eblojn\u00eb simptomat te t\u00eb gjitha grat\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pra, n\u00eb thelb, nuk ka asnj\u00eb \u201ckur\u00eb\u201d p\u00ebr (PMS), sepse nuk e dim\u00eb se \u00e7far\u00eb e shkakton at\u00eb sakt\u00ebsisht.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Hapi i par\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e problemeve sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb grave \u00ebsht\u00eb q\u00eb ato t\u00eb merren seriozisht:<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Bures nuk \u00ebsht\u00eb mjek apo gazetar mjek\u00ebsor, ai \u00ebsht\u00eb shkrimtar udh\u00ebtimesh q\u00eb ka studiuar s\u00ebmundje t\u00eb \u00e7uditshme q\u00eb ndodhin vet\u00ebm n\u00eb disa kultura, por jo n\u00eb t\u00eb tjera, t\u00eb tilla si \u201csulmet e er\u00ebs\u201d n\u00eb Kamboxhia ose vjedhja magjike e penisit n\u00eb Nigeri, dhe i cili ka arritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme n\u00eb p\u00ebrfundimin se (PMS) mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb fenomen i ngjash\u00ebm.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjithat\u00eb, shum\u00eb reagime p\u00ebr shkrimin e Bures u p\u00ebrqendruan n\u00eb gjinin\u00eb e tij. K\u00ebtu, p\u00ebrs\u00ebri ishte nj\u00eb burr\u00eb q\u00eb p\u00ebrpiqej tu tregonte grave se ai i kuptonte m\u00eb mir\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e tyre sesa ato. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse u shpik fjala \u201cmansplaining\u201d, n\u00eb fund t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me t\u00eb cil\u00ebn grat\u00eb duhet t\u00eb merren shum\u00eb shpesh.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Duhet t\u00eb ekzistoj\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebrtej \u201cmansplaining\u201d q\u00eb p\u00ebrshkruan burrat t\u00eb cil\u00ebt u shpjegojn\u00eb grave p\u00ebr trupat e tyre. Di\u00e7ka speciale vet\u00ebm p\u00ebr ta. \u2013 Jessica Valenti&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, nuk ka asgj\u00eb t\u00eb gabuar n\u00ebse burrat raportojn\u00eb ose komentojn\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb grave. Shum\u00eb studiues t\u00eb sh\u00ebndetit t\u00eb grave dhe gjinekolog\u00eb me reputacion jan\u00eb burra. Kemi nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb burra q\u00eb do ti marrin seriozisht \u00e7\u00ebshtjet e grave duke punuar seriozisht p\u00ebr ti ndihmuar grat\u00eb n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e jet\u00ebs s\u00eb tyre.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Emily Crockett dhe Julia Belluz<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E p\u00ebrktheu: Greta Avdyli<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tekstin origjinal mund ta gjeni&nbsp;n\u00eb: https:\/\/www.vox.com\/science-and-health\/2016\/11\/29\/13765740\/is-pms-real-slate-research-cure<\/p>\n","protected":false},"featured_media":1802,"template":"","class_list":["post-1785","lexo-post","type-lexo-post","status-publish","has-post-thumbnail","hentry"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v23.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Sigurisht q\u00eb Sindromi Paramenstrual ekziston. Por, pse nuk ka ende sh\u00ebrim? - QIKA<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/qika.org\/lexime\/sigurisht-qe-sindromi-paramenstrual-ekziston-por-pse-nuk-ka-ende-sherim\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Sigurisht q\u00eb Sindromi Paramenstrual ekziston. Por, pse nuk ka ende sh\u00ebrim? - QIKA\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shkrimtari Frank Bures ngjalli polemika me artikullin e botuar n\u00eb Slate t\u00eb quajtur \u201cA \u00ebsht\u00eb Sindormi Paramenstrual (SPM) i v\u00ebrtet\u00eb?\u201d P\u00ebr rreth 75% t\u00eb grave t\u00eb grave me menstruacione q\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb Sindromin Paramenstrual (SMP), pyetja n\u00eb titull ishte e pakuptimt\u00eb dhe fyese. Sigurisht q\u00eb SPM \u00ebsht\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb, than\u00eb shum\u00eb gra t\u00eb cilat p\u00ebrjetojn\u00eb simptoma [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/qika.org\/lexime\/sigurisht-qe-sindromi-paramenstrual-ekziston-por-pse-nuk-ka-ende-sherim\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"QIKA\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-05-27T08:48:57+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/globalnews_720x480_pms_v22.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1000\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"667\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/sigurisht-qe-sindromi-paramenstrual-ekziston-por-pse-nuk-ka-ende-sherim\/\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/sigurisht-qe-sindromi-paramenstrual-ekziston-por-pse-nuk-ka-ende-sherim\/\",\"name\":\"Sigurisht q\u00eb Sindromi Paramenstrual ekziston. Por, pse nuk ka ende sh\u00ebrim? - QIKA\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/sigurisht-qe-sindromi-paramenstrual-ekziston-por-pse-nuk-ka-ende-sherim\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/sigurisht-qe-sindromi-paramenstrual-ekziston-por-pse-nuk-ka-ende-sherim\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/globalnews_720x480_pms_v22.jpg\",\"datePublished\":\"2021-05-25T12:12:21+00:00\",\"dateModified\":\"2021-05-27T08:48:57+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/sigurisht-qe-sindromi-paramenstrual-ekziston-por-pse-nuk-ka-ende-sherim\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/qika.org\/lexime\/sigurisht-qe-sindromi-paramenstrual-ekziston-por-pse-nuk-ka-ende-sherim\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/sigurisht-qe-sindromi-paramenstrual-ekziston-por-pse-nuk-ka-ende-sherim\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/globalnews_720x480_pms_v22.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/globalnews_720x480_pms_v22.jpg\",\"width\":1000,\"height\":667},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/sigurisht-qe-sindromi-paramenstrual-ekziston-por-pse-nuk-ka-ende-sherim\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/qika.org\/en\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Sigurisht q\u00eb Sindromi Paramenstrual ekziston. Por, pse nuk ka ende sh\u00ebrim?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/\",\"name\":\"QIKA\",\"description\":\"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Sigurisht q\u00eb Sindromi Paramenstrual ekziston. Por, pse nuk ka ende sh\u00ebrim? - QIKA","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/qika.org\/lexime\/sigurisht-qe-sindromi-paramenstrual-ekziston-por-pse-nuk-ka-ende-sherim\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Sigurisht q\u00eb Sindromi Paramenstrual ekziston. Por, pse nuk ka ende sh\u00ebrim? - QIKA","og_description":"Shkrimtari Frank Bures ngjalli polemika me artikullin e botuar n\u00eb Slate t\u00eb quajtur \u201cA \u00ebsht\u00eb Sindormi Paramenstrual (SPM) i v\u00ebrtet\u00eb?\u201d P\u00ebr rreth 75% t\u00eb grave t\u00eb grave me menstruacione q\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb Sindromin Paramenstrual (SMP), pyetja n\u00eb titull ishte e pakuptimt\u00eb dhe fyese. Sigurisht q\u00eb SPM \u00ebsht\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb, than\u00eb shum\u00eb gra t\u00eb cilat p\u00ebrjetojn\u00eb simptoma [&hellip;]","og_url":"https:\/\/qika.org\/lexime\/sigurisht-qe-sindromi-paramenstrual-ekziston-por-pse-nuk-ka-ende-sherim\/","og_site_name":"QIKA","article_modified_time":"2021-05-27T08:48:57+00:00","og_image":[{"width":1000,"height":667,"url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/globalnews_720x480_pms_v22.jpg","type":"image\/jpeg"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/sigurisht-qe-sindromi-paramenstrual-ekziston-por-pse-nuk-ka-ende-sherim\/","url":"https:\/\/qika.org\/lexime\/sigurisht-qe-sindromi-paramenstrual-ekziston-por-pse-nuk-ka-ende-sherim\/","name":"Sigurisht q\u00eb Sindromi Paramenstrual ekziston. Por, pse nuk ka ende sh\u00ebrim? - QIKA","isPartOf":{"@id":"https:\/\/qika.org\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/sigurisht-qe-sindromi-paramenstrual-ekziston-por-pse-nuk-ka-ende-sherim\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/sigurisht-qe-sindromi-paramenstrual-ekziston-por-pse-nuk-ka-ende-sherim\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/globalnews_720x480_pms_v22.jpg","datePublished":"2021-05-25T12:12:21+00:00","dateModified":"2021-05-27T08:48:57+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/sigurisht-qe-sindromi-paramenstrual-ekziston-por-pse-nuk-ka-ende-sherim\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/qika.org\/lexime\/sigurisht-qe-sindromi-paramenstrual-ekziston-por-pse-nuk-ka-ende-sherim\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/sigurisht-qe-sindromi-paramenstrual-ekziston-por-pse-nuk-ka-ende-sherim\/#primaryimage","url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/globalnews_720x480_pms_v22.jpg","contentUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/globalnews_720x480_pms_v22.jpg","width":1000,"height":667},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/sigurisht-qe-sindromi-paramenstrual-ekziston-por-pse-nuk-ka-ende-sherim\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/qika.org\/en\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Sigurisht q\u00eb Sindromi Paramenstrual ekziston. Por, pse nuk ka ende sh\u00ebrim?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/qika.org\/#website","url":"https:\/\/qika.org\/","name":"QIKA","description":"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/lexo-post\/1785","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/lexo-post"}],"about":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/lexo-post"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1802"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1785"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}