{"id":1934,"date":"2021-06-11T09:19:05","date_gmt":"2021-06-11T08:19:05","guid":{"rendered":"https:\/\/qika.org\/?post_type=lexo-post&#038;p=1934"},"modified":"2021-06-11T09:35:04","modified_gmt":"2021-06-11T08:35:04","slug":"feminizmi-i-1-perqindshit-con-ne-elitizem-ii","status":"publish","type":"lexo-post","link":"https:\/\/qika.org\/en\/lexo-post\/feminizmi-i-1-perqindshit-con-ne-elitizem-ii\/","title":{"rendered":"Feminizmi i 1-p\u00ebrqindshit \u00e7on n\u00eb elitiz\u00ebm (II)"},"content":{"rendered":"\n<p>\u2013\u00a0<em>vazhdon\u00a0<\/em>nga <strong><a href=\"https:\/\/qika.org\/lexime\/feminizmi-i-1-perqindshit-con-ne-elitizemi\/\">pjesa e par\u00eb<\/a><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>RM \u2013 \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se lufta mbi riprodhimin shoq\u00ebror mund t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb blloku kund\u00ebr neoliberalizmit dhe kapitalizmit. Po n\u00eb lidhje me marr\u00ebdh\u00ebniet patriarkale \u2013 a mund ta luftojm\u00eb dhun\u00ebn mashkullore brenda termave t\u00eb luft\u00ebs mbi riprodhimin? A mund ta p\u00ebrdorim k\u00ebt\u00eb front p\u00ebr t\u00eb ndryshuar marr\u00ebdh\u00ebniet tona me grat\u00eb e tjera dhe, mbi t\u00eb gjitha, me burrat?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>NF<\/strong>&nbsp;\u2013 Po ia nis duke p\u00ebrmendur l\u00ebvizjen #MeToo, imazhi publik i s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb Hollivud, tek aktoret e mir\u00ebpaguara, humorist\u00ebt, mediat etj. Po masa e gjer\u00eb e grave m\u00eb pak t\u00eb privilegjuara e jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb pre e sulmeve dhe ngacmimeve seksuale n\u00eb pun\u00eb. U referohem pun\u00ebtoreve t\u00eb sektorit bujq\u00ebsor, disa prej t\u00eb cilave nuk kan\u00eb as dokumente, ku mungesa e burimeve dhe fuqis\u00eb ato m\u00eb t\u00eb cenueshme ndaj k\u00ebrkesave t\u00eb pronar\u00ebve dhe administrator\u00ebve. Nj\u00ebsoj ndodh edhe me pun\u00ebtoret e sektorit t\u00eb hoteleris\u00eb \u2013 p\u00ebr shembull, me rastin e Dominique Strauss-Kahn \u2013 apo atyre q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb pastrimin e zyrave. Personat q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb kujdesin sht\u00ebpiak jan\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht m\u00eb t\u00eb ekspozuar ndaj dhun\u00ebs dhe sulmeve seksuale.<\/p>\n\n\n\n<p>L\u00ebvizja #MeToo, n\u00ebse mendohet m\u00eb gjer\u00ebsisht, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb luft\u00eb mbar\u00ebpun\u00ebtore. \u00cbsht\u00eb luft\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vend pune t\u00eb sigurt dhe pa iu n\u00ebnshtruar abuzimeve. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq q\u00eb mediat lundrojn\u00eb vet\u00ebm n\u00eb sip\u00ebrfaqe sepse b\u00ebn t\u00eb duket sikur kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb luft\u00eb klasore. Megjithat\u00eb, n\u00eb instanc\u00eb t\u00eb fundit, \u00e7\u00ebshtja e riprodhimit shoq\u00ebror lidhet gjithashtu me ndryshimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve midis prodhimit dhe riprodhimit e, rrjedhimisht, dhe ndryshimit t\u00eb ekuilibrave t\u00eb pushtetit n\u00eb vatr\u00ebn sht\u00ebpiake.<\/p>\n\n\n\n<p>Riprodhimi shoq\u00ebror nuk duhet reduktuar vet\u00ebm n\u00eb pun\u00eb grash (gjinizuar). Ky proces p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme shoq\u00ebrore, disa aspekte t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme dhe krijuese. Burrat duhet t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, duke ndar\u00eb dhe marr\u00eb plot\u00ebsisht p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse. Kjo lidhet gjithashtu me ndryshimin e dinamikave n\u00eb vatr\u00ebn familjare. Natyrisht q\u00eb feminizmi p\u00ebr 99-p\u00ebrqind\u00ebshin \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr \u00e7far\u00ebdolloj dhune ndaj grave, personave trans dhe jo-cis, kund\u00ebr racizmit etj.<\/p>\n\n\n\n<p>Patriarkati \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb q\u00eb n\u00eb fakt nuk dua t\u00eb p\u00ebrdor sepse jep nj\u00eb imazh dual t\u00eb pushtetit \u2013 mjeshtrin dhe sh\u00ebrb\u00ebtorin si t\u00eb n\u00ebnshtruar ndaj tij. Po format e v\u00ebrteta t\u00eb qend\u00ebrzuara t\u00eb pushtetit n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb ekzistojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb impersonale dhe strukturore, duke ndrydhur k\u00ebshtu mund\u00ebsit\u00eb e klas\u00ebs pun\u00ebtore dhe njer\u00ebzve t\u00eb varf\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj mendoj se \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebrvijijmi i nj\u00eb imazhi tjet\u00ebr mbi pushtetin. Ai ushtrohet n\u00ebp\u00ebrmjet bankave dhe FMN-s\u00eb, p\u00ebrmes organizimit t\u00eb financave dhe industris\u00eb, si dhe p\u00ebrmes nd\u00ebrtimit t\u00eb tregjeve t\u00eb pun\u00ebs me diskriminim gjinor e racor. Kjo p\u00ebrcakton se kush ka qasje n\u00eb burime dhe kush mund t\u2019i p\u00ebrligj\u00eb pretendimet e veta dhe kush mund t\u00eb funksionoj\u00eb si i barabart\u00eb edhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet familjare dhe personale.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><strong>RM \u2013 Kur flisni p\u00ebr drejt\u00ebsi sociale, nd\u00ebr t\u00eb tjera ju shquani tri nivele: at\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndarjes (ekonomis\u00eb), njohjes (kultur\u00ebs) dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimit (politik\u00ebs). Deri n\u00eb \u00e7far\u00eb mase jan\u00eb k\u00ebto tri nivele t\u00eb pranishme n\u00eb ciklin e ri t\u00eb feminizmit?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>NF \u2013&nbsp;<\/strong>Jemi t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr t\u00eb gjitha nivelet, t\u00eb cilat jan\u00eb nj\u00ebfar\u00ebsoj t\u00eb nd\u00ebrlidhura me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Nuk mund t\u00eb ndryshohet sfera ekonomike dhe marr\u00ebdh\u00ebniet shp\u00ebrndar\u00ebse, n\u00ebse nuk ndodh ndryshimi edhe n\u00eb nivelet e tjera.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7ka llogaritet si \u00e7\u00ebshtje politike shpesh p\u00ebrcaktohet n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve ekonomike. Forcat e kapitalit k\u00ebmb\u00ebngulin se \u00e7\u00ebshtjet e lidhura me pun\u00ebsimin duhet t\u00eb p\u00ebrcaktohen nga tregjet dhe shefat, si dhe k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me vendimmarrjen demokratike, politike dhe kolektive. Ka nj\u00eb vij\u00eb ndar\u00ebse midis asaj q\u00eb vendosin pronar\u00ebt privat\u00eb t\u00eb kapitalit dhe asaj q\u00eb vendosim ne si shumic\u00eb demokratike.<\/p>\n\n\n\n<p>Shum\u00eb nga k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje lidhen me kultur\u00ebn \u2013 me gjuh\u00ebt q\u00eb kemi n\u00eb dispozicion p\u00ebr t\u00eb kuptuar situat\u00ebn. A kemi koncepte si ngacmimi seksual dhe takim-p\u00ebrdhunimet, nj\u00eb terminologji me t\u00eb cil\u00ebn mund t\u00eb komunikojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb identifikuar se \u00e7far\u00eb nuk shkon n\u00eb shoq\u00ebri, t\u00eb flasim p\u00ebr p\u00ebrvoj\u00ebn ton\u00eb dhe t\u00eb ngrem\u00eb pretendimet tona?<\/p>\n\n\n\n<p>Feminizmi ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje n\u00eb krijimin e nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb re dhe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, n\u00eb ndryshimin e kultur\u00ebs, n\u00eb ndryshimin e bot\u00ebkuptimit t\u00eb njer\u00ebzve p\u00ebr t\u00eb drejtat dhe panegociueshm\u00ebrin\u00eb e tyre. \u00cbsht\u00eb zgjeruar sfera e ligj\u00ebrimit politik dhe \u00e7\u00ebshtjeve potenciale p\u00ebr vendimmarrjen demokratike, duke shkuar p\u00ebrtej vendimeve private t\u00eb familjes ose firm\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n\n\n\n<p>Kemi b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrparim n\u00eb nivelin kulturor sesa n\u00eb ndryshimin dhe transformimin institucional, si n\u00eb sfer\u00ebn politike ashtu edhe at\u00eb ekonomike. E gjitha varet nga nd\u00ebrlidhja midis k\u00ebtyre tri elementeve.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>RM \u2013 Keni theksuar se neoliberalizmi ka p\u00ebrvet\u00ebsuar dhe shfryt\u00ebzuar n\u00eb dobi t\u00eb tij disa nga kritikat dhe k\u00ebrkesat e ngritura nga feminizmi i val\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb dhe l\u00ebvizjet e tjera t\u00eb viteve 1970. A mund t\u00eb ndodh\u00eb kjo s\u00ebrish me format e reja t\u00eb feminizmit \u2013 dhe \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb p\u00ebr ta shmangur?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Feminizmi liberal, s\u00eb bashku me antiracizmin liberal, l\u00ebvizjet liberale LGBTQ dhe t\u00eb ashtuquajturin \u201ckapitaliz\u00ebm t\u00eb gjelb\u00ebr\u201d u hegjemonizuan \u2013 duke u p\u00ebrfshir\u00eb \u2013 n\u00eb nj\u00eb bllok sundues hegjemonik, i cili n\u00eb Shtetet e Bashkuara mori trajt\u00ebn e asaj q\u00eb un\u00eb e quaj \u201cneoliberalizmit p\u00ebrparimtar\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Karizma dhe ideologjia e k\u00ebtyre l\u00ebvizjeve u dhan\u00eb politikave t\u00eb tmerrshme si financiarizimi, prekarizimi i pun\u00ebs dhe ulja e pagave aur\u00ebn e t\u00eb qenit pro-homoseksual, pro-grave etj . K\u00ebshtu ka ndodhur, prandaj \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb vala e re e feminizmit t\u00eb distancohet nga ai lloj feminizmi dhe t\u00eb hap\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb re.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithmon\u00eb ekziston mund\u00ebsia p\u00ebr t\u2019u hegjemonizuar dhe p\u00ebrvet\u00ebsuar nga forcat m\u00eb t\u00eb pushtetshme, q\u00ebllimet e t\u00eb cilave n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs bien ndesh me tonat.&nbsp; \u00cbsht\u00eb gjithmon\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb l\u00ebvizjet e majta dhe emancipuese t\u00eb jen\u00eb t\u00eb v\u00ebmendshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Sot na thuhet se n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kemi vet\u00ebm dy mund\u00ebsi: ose populizmin autoritar t\u00eb krahut t\u00eb djatht\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb racist dhe ksenofob, ose t\u00eb kthehemi tek ithtar\u00ebt tan\u00eb liberal\u00eb dhe neoliberalizmi p\u00ebrparimtar. Megjithat\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zgjedhje e rrem\u00eb \u2013 ne duhet t\u2019i refuzojm\u00eb t\u00eb dyja opsionet.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb momenti i nj\u00eb krize t\u00eb madhe, t\u00eb cil\u00ebn kemi shansin ta kanalizojm\u00eb n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb ndryshme, duke nd\u00ebrtuar nj\u00eb l\u00ebvizje v\u00ebrtet antisistemike t\u00eb 99-p\u00ebrqind\u00ebshit, ku feminizmi p\u00ebr 99-p\u00ebrqind\u00ebshin \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rrym\u00eb me l\u00ebvizjet pun\u00ebtore, ambientalizmin p\u00ebr 99-p\u00ebrqind\u00ebshin, luft\u00ebn e 99-p\u00ebrqind\u00ebshit p\u00ebr t\u00eb drejtat e migrant\u00ebve etj.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>RM<\/strong>&nbsp;\u2013&nbsp;<strong>Keni shkruar q\u00eb shtet-kombi (n\u00eb at\u00eb q\u00eb ju e quani korniz\u00eb vestfaliano-kejnesiane) ka hyr\u00eb n\u00eb kriz\u00eb me neoliberalizmin dhe se k\u00ebto kufij tanim\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb shp\u00ebrhapur. Ju e em\u00ebrtoni si politik\u00eb t\u00eb shkornizuar \u201c<em>deframing<\/em>\u201c. Po cili \u00ebsht\u00eb roli i shtetit-komb sot? A mund t\u00eb themi se \u00ebsht\u00eb zhdukur?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>NF&nbsp;<\/strong>\u2013 Jo, nuk \u00ebsht\u00eb zhdukur. Historikisht, shteti-komb ka qen\u00eb forca kryesore q\u00eb ka siguruar mbrojtje dhe siguri n\u00eb \u00e7do nivel p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt n\u00eb raport me kapitalin. Edhe sot shteti-komb mbetet adresa kryesore e k\u00ebrkesave. Kur duam siguri, kur duam mb\u00ebshtetje sociale, kujt ia k\u00ebrkojm\u00eb? K\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb qeveria jon\u00eb t\u00eb na p\u00ebrgjigjet.<\/p>\n\n\n\n<p>Teksa politika \u00ebsht\u00eb ende e organizuar kryesisht n\u00eb baza komb\u00ebtare, \u00ebsht\u00eb e kuptueshme q\u00eb fushatat zgjedhore komb\u00ebtare t\u00eb jen\u00eb aktivitetet kryesore. Megjithat\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb e pamjaftueshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Mund ta dallojm\u00eb k\u00ebt\u00eb kur i referohemi migracionit, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nyje e madhe konflikti, tamam nj\u00eb kriz\u00eb m\u00eb vete. Kemi njer\u00ebz nga e gjith\u00eb bota q\u00eb nuk kan\u00eb shtete q\u00eb mund t\u2019u dalin&nbsp;n\u00eb mbrojtje apo t\u2019u sigurojn\u00eb \u00e7ka ne presim nga shtetet tona t\u00eb pasura. Ata q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb shtete t\u00eb d\u00ebshtuara, n\u00eb kampe refugjat\u00ebsh, jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb largohen nga dhuna politike, nga persekutimi fetar, nga fakti q\u00eb Shtetet e Bashkuara i kan\u00eb pushtuar dhe shkat\u00ebrruar vendet e tyre, nga kriza klimatike dhe nga shum\u00eb tipare t\u00eb kriz\u00ebs globale q\u00eb po jetojm\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Kur k\u00ebta njer\u00ebz vijn\u00eb, l\u00ebvizjet populiste t\u00eb krahut t\u00eb djatht\u00eb p\u00ebrforcojn\u00eb politikat e tyre nacionaliste dhe p\u00ebrjashtuese. Cili \u00ebsht\u00eb slogani i Trump-it? \u201cTa b\u00ebjm\u00eb Amerik\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb madhe\u201d \u2013 si\u00e7 ishte para se t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz me q\u00ebllime t\u00eb err\u00ebta t\u00eb shfaqeshin dhe ta shkat\u00ebrronin vendin ton\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb ideologjia e k\u00ebsaj l\u00ebvizjeje populiste. Pra, ne duhet t\u00eb mendojm\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transnacionale dhe globale p\u00ebr t\u00eb siguruar t\u00eb drejtat sociale p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb bot\u00eb. Ata kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb drejta q\u00eb t\u00eb mos iu duhet t\u00eb futen n\u00eb nj\u00eb vark\u00eb dhe t\u00eb rrezikojn\u00eb jet\u00ebn vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb vend p\u00ebr t\u00eb jetuar me dinjitet n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Intervist\u00eb me Nancy Fraser<\/p>\n\n\n\n<p>E p\u00ebrktheu&nbsp;Liri Ku\u00e7i<\/p>\n\n\n\n<p>Ky tekst \u00ebsht\u00eb publikuar fillimisht tek Teza11:\u00a0<a href=\"https:\/\/teza11.org\/feminizmi-i-1-perqindshit-con-ne-elitizem-ii\/\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\">https:\/\/teza11.org\/feminizmi-i-1-perqindshit-con-ne-elitizem-ii\/<\/a><\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p>Tekstin origjinal mund ta gjeni n\u00eb:\u00a0<a href=\"https:\/\/www.jacobinmag.com\/2019\/08\/feminism-for-99-percent-nancy-fraser\">https:\/\/www.jacobinmag.com\/2019\/08\/feminism-for-99-percent-nancy-fraser<\/a><\/p>\n","protected":false},"featured_media":1935,"template":"","class_list":["post-1934","lexo-post","type-lexo-post","status-publish","has-post-thumbnail","hentry"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v23.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Feminizmi i 1-p\u00ebrqindshit \u00e7on n\u00eb elitiz\u00ebm (II) - QIKA<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/qika.org\/lexime\/feminizmi-i-1-perqindshit-con-ne-elitizem-ii\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Feminizmi i 1-p\u00ebrqindshit \u00e7on n\u00eb elitiz\u00ebm (II) - QIKA\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"\u2013\u00a0vazhdon\u00a0nga pjesa e par\u00eb RM \u2013 \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se lufta mbi riprodhimin shoq\u00ebror mund t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb blloku kund\u00ebr neoliberalizmit dhe kapitalizmit. Po n\u00eb lidhje me marr\u00ebdh\u00ebniet patriarkale \u2013 a mund ta luftojm\u00eb dhun\u00ebn mashkullore brenda termave t\u00eb luft\u00ebs mbi riprodhimin? A mund ta p\u00ebrdorim k\u00ebt\u00eb front p\u00ebr t\u00eb ndryshuar marr\u00ebdh\u00ebniet [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/qika.org\/lexime\/feminizmi-i-1-perqindshit-con-ne-elitizem-ii\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"QIKA\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-06-11T08:35:04+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/Image.jpeg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1100\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"815\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/feminizmi-i-1-perqindshit-con-ne-elitizem-ii\/\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/feminizmi-i-1-perqindshit-con-ne-elitizem-ii\/\",\"name\":\"Feminizmi i 1-p\u00ebrqindshit \u00e7on n\u00eb elitiz\u00ebm (II) - QIKA\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/feminizmi-i-1-perqindshit-con-ne-elitizem-ii\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/feminizmi-i-1-perqindshit-con-ne-elitizem-ii\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/Image.jpeg\",\"datePublished\":\"2021-06-11T08:19:05+00:00\",\"dateModified\":\"2021-06-11T08:35:04+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/feminizmi-i-1-perqindshit-con-ne-elitizem-ii\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/qika.org\/lexime\/feminizmi-i-1-perqindshit-con-ne-elitizem-ii\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/feminizmi-i-1-perqindshit-con-ne-elitizem-ii\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/Image.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/Image.jpeg\",\"width\":1100,\"height\":815},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/feminizmi-i-1-perqindshit-con-ne-elitizem-ii\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/qika.org\/en\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Feminizmi i 1-p\u00ebrqindshit \u00e7on n\u00eb elitiz\u00ebm (II)\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/\",\"name\":\"QIKA\",\"description\":\"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Feminizmi i 1-p\u00ebrqindshit \u00e7on n\u00eb elitiz\u00ebm (II) - QIKA","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/qika.org\/lexime\/feminizmi-i-1-perqindshit-con-ne-elitizem-ii\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Feminizmi i 1-p\u00ebrqindshit \u00e7on n\u00eb elitiz\u00ebm (II) - QIKA","og_description":"\u2013\u00a0vazhdon\u00a0nga pjesa e par\u00eb RM \u2013 \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se lufta mbi riprodhimin shoq\u00ebror mund t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb blloku kund\u00ebr neoliberalizmit dhe kapitalizmit. Po n\u00eb lidhje me marr\u00ebdh\u00ebniet patriarkale \u2013 a mund ta luftojm\u00eb dhun\u00ebn mashkullore brenda termave t\u00eb luft\u00ebs mbi riprodhimin? A mund ta p\u00ebrdorim k\u00ebt\u00eb front p\u00ebr t\u00eb ndryshuar marr\u00ebdh\u00ebniet [&hellip;]","og_url":"https:\/\/qika.org\/lexime\/feminizmi-i-1-perqindshit-con-ne-elitizem-ii\/","og_site_name":"QIKA","article_modified_time":"2021-06-11T08:35:04+00:00","og_image":[{"width":1100,"height":815,"url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/Image.jpeg","type":"image\/jpeg"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/feminizmi-i-1-perqindshit-con-ne-elitizem-ii\/","url":"https:\/\/qika.org\/lexime\/feminizmi-i-1-perqindshit-con-ne-elitizem-ii\/","name":"Feminizmi i 1-p\u00ebrqindshit \u00e7on n\u00eb elitiz\u00ebm (II) - QIKA","isPartOf":{"@id":"https:\/\/qika.org\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/feminizmi-i-1-perqindshit-con-ne-elitizem-ii\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/feminizmi-i-1-perqindshit-con-ne-elitizem-ii\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/Image.jpeg","datePublished":"2021-06-11T08:19:05+00:00","dateModified":"2021-06-11T08:35:04+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/feminizmi-i-1-perqindshit-con-ne-elitizem-ii\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/qika.org\/lexime\/feminizmi-i-1-perqindshit-con-ne-elitizem-ii\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/feminizmi-i-1-perqindshit-con-ne-elitizem-ii\/#primaryimage","url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/Image.jpeg","contentUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/Image.jpeg","width":1100,"height":815},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/feminizmi-i-1-perqindshit-con-ne-elitizem-ii\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/qika.org\/en\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Feminizmi i 1-p\u00ebrqindshit \u00e7on n\u00eb elitiz\u00ebm (II)"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/qika.org\/#website","url":"https:\/\/qika.org\/","name":"QIKA","description":"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/lexo-post\/1934","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/lexo-post"}],"about":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/lexo-post"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1935"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1934"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}