{"id":2075,"date":"2021-06-23T10:30:12","date_gmt":"2021-06-23T09:30:12","guid":{"rendered":"https:\/\/qika.org\/?post_type=lexo-post&#038;p=2075"},"modified":"2021-06-23T10:55:55","modified_gmt":"2021-06-23T09:55:55","slug":"pse-perimenopauza-eshte-ende-nje-mister","status":"publish","type":"lexo-post","link":"https:\/\/qika.org\/en\/lexo-post\/pse-perimenopauza-eshte-ende-nje-mister\/","title":{"rendered":"Pse perimenopauza \u00ebsht\u00eb ende nj\u00eb mister?"},"content":{"rendered":"\n<p>Mbi 1 miliard gra n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn do t\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb perimenopauz\u00ebn deri n\u00eb vitin 2025. Mir\u00ebpo, arsyeja pse nuk dim\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u00ebsht\u00eb rrjedhoj\u00eb e nj\u00eb kulture e cila p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra ka anashkaluar k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n\n\n\n<p>Angie McKaig e quan \u201cperi-truri\u201d n\u00eb takime. Kjo ndodh\u00eb kur 49 vje\u00e7arja ka momente t\u00eb mjegulluara q\u00eb lidhen me perimenopauz\u00ebn, t\u00eb cilat jan\u00eb aq t\u00eb forta sa q\u00eb ajo harron se \u00e7ka po mundohet t\u00eb thot\u00eb n\u00eb mes t\u00eb fjalis\u00eb. Ndonj\u00ebher\u00eb kjo ndodh\u00eb kur ajo \u00ebsht\u00eb duke prezantuar para koleg\u00ebve t\u00eb saj p\u00ebr marketingun dixhital n\u00eb bank\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Kanadas\u00eb n\u00eb Toronto. Por, kjo mund t\u2019i ndodh\u00eb kudo, ajo ka harruar dy her\u00eb adres\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb saj.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto simptoma ishin befasi kur zonja McKaig filloi t\u2019i p\u00ebrjetonte ato n\u00eb vitin 2018, menj\u00ebher\u00eb pasi i vdiq n\u00ebna. Ajo kishe menstruacione t\u00eb \u00e7rregullta, momente kur i vinte shum\u00eb nxeht\u00eb, pagjum\u00ebsi dhe r\u00ebnie masive t\u00eb flok\u00ebve s\u00eb bashku me problemet me kujtes\u00ebn q\u00eb ajo i p\u00ebrshkruan \u201csikur dikush t\u00eb m\u00eb kishte marr\u00eb trurin dhe t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb skic\u00eb Etch A\u201d q\u00eb n\u00ebnkupton sikur t\u00eb kishte tundur at\u00eb derisa t\u00eb ishte bosh.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo mendoi se mund t\u00eb kishte simptoma t\u00eb hershme t\u00eb Alzheimer, ose se k\u00ebto ndryshime ishin nj\u00eb p\u00ebrgjigje fizike e pik\u00ebllimit t\u00eb saj, derisa terapisti i saj i tha se simptomat e saj ishin shenja tipike t\u00eb perimenopauz\u00ebs, e cila njihet si vitet e fundit t\u00eb jet\u00ebs riprodhuese t\u00eb nj\u00eb gruaje deri n\u00eb nd\u00ebrprerjen e menstruacioneve t\u00eb saj, ose fillimit t\u00eb menopauz\u00ebs. Zakonisht fillon n\u00eb t\u00eb 40-tat e nj\u00eb gruaje dhe karakterizohet nga hormone t\u00eb luhatshme dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb simptomash mendore dhe fizike q\u00eb jan\u00eb \u201cmjaft shqet\u00ebsuese\u201d ku 90% e grave shkojn\u00eb tek mjek\u00ebt e tyre p\u00ebr k\u00ebshilla se si ta p\u00ebrballojn\u00eb situat\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Zonja McKaig \u00ebsht\u00eb shum\u00eb transparente n\u00eb pun\u00eb p\u00ebr gjendjen e saj t\u00eb \u201cperi trurit\u201d, sepse ajo \u201ce kuptoi se sa pak njer\u00ebzit flasin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe sa pak informacion na jepet. K\u00ebshtu q\u00eb jam p\u00ebrpjekur q\u00eb ta normalizoj k\u00ebt\u00eb gjendje\u201d, tha ajo.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb statistik\u00eb e cituar shpesh nga Shoqata e Menopauz\u00ebs n\u00eb Amerik\u00ebn e Veriut \u00ebsht\u00eb se deri n\u00eb vitin 2025, m\u00eb shum\u00eb se 1 miliard gra n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn do t\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb post-menopauz\u00ebn. Studimi shkencor i perimenopauz\u00ebs ka vazhduar p\u00ebr dekada dhe diskutimi kulturor i k\u00ebtij kap\u00ebrcimi t\u00eb mendjes dhe trupit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eblloj si t\u00eb flasim p\u00ebr nj\u00eb lloj ethe t\u00eb re, me disa libra mbi k\u00ebt\u00eb tem\u00eb dhe buja e kompanis\u00eb \u201cfemtech\u201d q\u00eb zotohen p\u00ebr t\u00eb prishur perimenopauz\u00ebn. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse p\u00ebrvoja e perimenopauz\u00ebs \u00ebsht\u00eb kaq universale, pse pothuajse \u00e7do person i intervistuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb artikull tha di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb si: askush nuk m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb jet\u00eb k\u00ebshtu?<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cJu po d\u00ebgjoni at\u00eb q\u00eb po d\u00ebgjoj edhe un\u00eb, \u2018Askush nuk m\u00eb ka treguar kurr\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, n\u00ebna ime nuk m\u00eb ka treguar kurr\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb,\u2019 dhe un\u00eb kisha t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn p\u00ebrvoj\u00eb me n\u00ebn\u00ebn time vite m\u00eb par\u00eb\u201d, tha Dr. Lila Nachtigall, profesoresh\u00eb e obstetrik\u00ebs dhe gjinekologjis\u00eb n\u00eb N.Y.U n\u00eb Shkoll\u00ebn e Mjek\u00ebsis\u00eb Grossman, e cila ka trajtuar grat\u00eb n\u00eb perimenopauz\u00eb p\u00ebr 50 vite, dhe \u00ebsht\u00eb k\u00ebshilluese n\u00eb telemjek\u00ebsin\u00eb Elektra Health.<\/p>\n\n\n\n<p>Dr.Nachtigall tha se n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj i vinte shum\u00eb nxeht\u00eb, edhe pse jetonin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn sht\u00ebpi kur n\u00ebna e saj po p\u00ebrjetonte simptomat e perimenopauz\u00ebs, ato kurr\u00eb nuk diskutuan p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. \u201cKjo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e tabus\u00eb. Ti duhet t\u00eb vuash n\u00eb heshtje.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Fsheht\u00ebsia rreth funksioneve t\u00eb pjes\u00ebve intime t\u00eb trupit t\u00eb grave \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr arsyet q\u00eb ekspert\u00ebt p\u00ebrmendin p\u00ebr munges\u00ebn e njohurive publike p\u00ebr sh\u00ebndetin e grave n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb mesme. Por t\u00eb kuptuarit mjek\u00ebsor dhe kulturor t\u00eb perimenopauz\u00ebs p\u00ebrmes historis\u00eb zbulohet se si ky rit i kalimit, ndonj\u00ebher\u00eb i krahasuar me pubertet t\u00eb dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb anashkaluar dhe ka qen\u00eb pak i diskutuar.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nga \u201cferri i grave\u201d tek \u201cmosha e p\u00ebrtritjes\u201d:<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Sipas Susan Mattern, profesore e historis\u00eb n\u00eb Universitetin e Gjerogjis\u00eb, n\u00eb librin e saj \u201cThe Slow Moon Climbs: The Science, History and Meaning of Menopause\u201d thot\u00eb se megjith\u00ebse grek\u00ebt dhe romak\u00ebt e lasht\u00eb e dinin q\u00eb pjelloria e nj\u00eb gruaje p\u00ebrfundon n\u00eb mosh\u00ebn e mesme, ka pak referenca p\u00ebr menopauz\u00ebn n\u00eb tekstet e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Termi \u201cmenopauz\u00eb\u201d nuk u p\u00ebrdor deri rreth vitit 1820, kur u shpik nga mjeku francez Charles de Gardanne. Sipas Dr. Mattern para termit \u201cmenopauz\u00eb\u201d, n\u00eb biseda p\u00ebrdorej \u201cferri i grave\u201d, \u201cpleq\u00ebria e gjelb\u00ebr\u201d dhe \u201cvdekja e seksit\u201d. Dr. de Gardanne citoi 50 gjendje q\u00eb lidhen me menopauz\u00ebn q\u00eb ting\u00ebllojn\u00eb disi absurde p\u00ebr modernitetin, t\u00eb tilla si \u201cepilepsi, nimfomani, histeri dhe kancer.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Mjek\u00ebt n\u00eb shekullin XIX besuan se marrja e lajmeve t\u00eb k\u00ebqija mund t\u00eb shkaktonte menopauz\u00eb t\u00eb hershme dhe se grat\u00eb q\u00eb punonin n\u00eb profesione q\u00eb nuk konsiderohen p\u00ebr gra, t\u00eb tilla si peshkataria, ishin m\u00eb t\u00eb rrezikuara, sipas \u201cThe Curse: A Cultural History of Menstruaion\u201d nga Emily Toth, Janice Delaney dhe Mary Lupton. K\u00ebta mjek\u00eb viktorian\u00eb gjithashtu besuan se grat\u00eb n\u00eb menopauz\u00eb p\u00ebsuan rritje t\u00eb gjinjve dhe p\u00ebrjetuan nj\u00eb \u201chumbje t\u00eb hirit fem\u00ebror\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Gj\u00ebrat nuk u p\u00ebrmir\u00ebsuan p\u00ebr grat\u00eb n\u00eb perimenopauz\u00eb gjat\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb fundit t\u00eb shekullit XIX. Sipas \u201cThe Curse\u201d, \u201cnj\u00eb grua q\u00eb konsultohej me gjinekologun amerikan Andrew Currier n\u00eb 1890 do t\u2019i thuhej se shushunjat ishin ila\u00e7i efektiv p\u00ebr organet gjenitale\u201d e njohur si dhimbja e legenit. Mjek\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb epok\u00ebs menduan se grat\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn e menopauz\u00ebs ishin m\u00eb t\u00eb ndjeshme ndaj s\u00ebmundjeve mendore, t\u00eb tilla si \u201cirracionaliteti i s\u00ebmur\u00eb\u201d, \u201cforma t\u00eb vogla t\u00eb histeris\u00eb\u201d, melankolia dhe impulse p\u00ebr t\u00eb vjedhur dhe vrar\u00eb.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shekullit XX, u zbulua hormoni estrogjen dhe u sqarua deri diku roli i tij n\u00eb menopauz\u00eb, pra, pasi menstruacionet e nj\u00eb gruaje ndalojn\u00eb, nivelet e saj t\u00eb estrogjenit jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta sesa q\u00eb ishin gjat\u00eb viteve t\u00eb saj pjellore. Edhe pse mjek\u00ebt nuk mendonin m\u00eb se grat\u00eb n\u00eb menopauz\u00eb ishin vras\u00ebse, idet\u00eb kulturore rreth tyre mbet\u00ebn t\u00eb nj\u00ebjtat.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vitet 1980 studimet afatgjata t\u00eb cilat ndoq\u00ebn nj\u00eb grup t\u00eb grave p\u00ebr vite me radh\u00eb, thelluan njohurit\u00eb e publikut p\u00ebr rolin e hormoneve gjat\u00eb menopauz\u00ebs. Para k\u00ebsaj, mjek\u00ebt mendonin se perimenopauza ishte nj\u00eb kullim i ngadalt\u00eb i niveleve t\u00eb estrogjenit derisa t\u00eb ndalonin menstruacionet. \u201cPor ajo q\u00eb kemi m\u00ebsuar \u00ebsht\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb proces i trazuar dhe hormonet l\u00ebvizin\u201d, tha Dr. Stephanie Faubion, drejtore mjek\u00ebsore e Shoqat\u00ebs se Menopauz\u00ebs n\u00eb Amerik\u00ebn e Veriut.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe tani perimenopauza p\u00ebrshkruhet n\u00eb hulumtimet mjek\u00ebsore si nj\u00eb \u201cperiudh\u00eb e s\u00ebmundjes\u201d e karakterizuar kryesisht nga shterimi i vezores dhe nga menstruacione t\u00eb \u00e7rregullta (por n\u00ebse dikush ka \u00e7rregullime t\u00eb menstruacioneve q\u00eb moti, nj\u00eblloj si\u00e7 kan\u00eb 14-25% e grave, \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb dallosh se kur fillon ky tranzicion). Kjo periudh\u00eb kohore shpesh quhet menopauz\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn e zakonshme, por menopauza n\u00eb gjuh\u00ebn mjek\u00ebsore p\u00ebrkufizohet vet\u00ebm si nj\u00eb dit\u00eb, pra dita e fundit e menstruacioneve, edhe pse diagnostikohet kur ka kaluar nj\u00eb vit i t\u00ebr\u00eb pa menstruacione.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr shkak se hormonet luhaten fuqish\u00ebm gjat\u00eb perimenopauz\u00ebs, mund t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb testohet. Mosha mesatare e fillimit t\u00eb perimenopauz\u00ebs \u00ebsht\u00eb 47 vje\u00e7 dhe mosha mesatare e menopauz\u00ebs \u00ebsht\u00eb 51, megjithat\u00eb gjat\u00ebsia e periudh\u00ebs s\u00eb tranzicionit mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e madhe dhe shfaqja e simptomave mund t\u00eb ndodh\u00eb her\u00ebt ose von\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ekzistojn\u00eb kat\u00ebr simptoma t\u00eb perimenopauz\u00ebs q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb zakonshmet: nxeht\u00ebsia e madhe, problemet me gjum\u00eb, depresioni dhe that\u00ebsia vagjinale e njohur si \u201ckat\u00ebrshja thelb\u00ebsore\u201d sipas ekspert\u00ebve t\u00eb menopauz\u00ebs. Por pasqyra e plot\u00eb e simptomave q\u00eb lidhet me tranzicionin e perimenopauz\u00ebs \u201cnuk dihet ende\u201d, tha Dr. Nanette Santoro, kryetarja e obstetrik\u00ebs dhe gjinekologjis\u00eb n\u00eb Shkoll\u00ebn e Mjek\u00ebsis\u00eb t\u00eb Universitetit t\u00eb Kolorados. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, periudha e perimenopauz\u00ebs shoq\u00ebrohet me rreth 34 s\u00ebmundje t\u00eb ndryshme duke filluar nga r\u00ebnia e flok\u00ebve deri t\u00eb \u201csindroma e djegies s\u00eb goj\u00ebs\u201d, e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndjesi shpuese ose mpirjeje n\u00eb buz\u00eb, mish dhe gjuh\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ekziston edhe ajo q\u00eb Dr. Faubion i referohet si \u201cvakuumi i menaxhimit t\u00eb menopauz\u00ebs\u201d. Si\u00e7 i shpjegoi ajo Lisa Selin Davis, kontribueses s\u00eb Times, asnj\u00eb specializim mjek\u00ebsor nuk \u201czot\u00ebron\u201d me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb trajtimin e grave n\u00eb perimenopauz\u00eb dhe menopauz\u00eb, sepse simptomat prekin shum\u00eb sisteme dhe pjes\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb trupit. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, m\u00eb pak se 7% e mjek\u00ebve than\u00eb se ndiheshin \u201ct\u00eb p\u00ebrgatitur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb adekuate\u201d p\u00ebr t\u00eb menaxhuar grat\u00eb q\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb menopauz\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjith\u00ebse imazhet e grave t\u00eb mosh\u00ebs s\u00eb mesme jan\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar p\u00ebrfundimisht, nj\u00eb meme e njohur krahason Jennifer Lopez, e cila n\u00eb mosh\u00ebn 50 vje\u00e7are po vall\u00ebzonte n\u00eb Super Bowl me Rue McClanahan, e cila n\u00eb mosh\u00ebn 51 vje\u00e7are n\u00eb 1985 ishte n\u00eb \u201cGolden Girls\u201d, pra ka ende shum\u00eb progres p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb. K\u00ebt\u00eb vit nj\u00eb fjalor arabisht n\u00eb internet ndryshoi p\u00ebrshkrimin e menopauz\u00ebs nga \u201cmosha e d\u00ebshp\u00ebrimit\u201d n\u00eb \u201cmosh\u00ebn e p\u00ebrtritjes\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Me t\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb prapavij\u00eb negative kulturore, kaq t\u00eb panjohura rreth simptomave dhe koh\u00ebs, si dhe kaq pak mjek\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb n\u00eb trajtimin e grave t\u00eb mosh\u00ebs s\u00eb mesme, \u201cnuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi q\u00eb njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb hutuar\u201d, tha Dr. Nachtigall.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nj\u00eb moment:<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ajo q\u00eb Angie McKaig po p\u00ebrpiqet t\u00eb b\u00ebj\u00eb n\u00eb nj\u00eb nivel mikro duke ndar\u00eb lirish\u00ebm p\u00ebrvojat e saj t\u00eb menopauz\u00ebs m\u00eb koleg\u00ebt e saj, fillestar\u00ebt e kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor, kompanit\u00eb e bukuris\u00eb dhe ajo q\u00eb po b\u00ebjn\u00eb shkrimtar\u00ebt n\u00eb nj\u00eb nivel makro \u00ebsht\u00eb ngritja e vet\u00ebdijes p\u00ebr p\u00ebrvoj\u00ebn e k\u00ebsaj periudhe n\u00eb jet\u00ebn e nj\u00eb gruaje.<\/p>\n\n\n\n<p>Kompanit\u00eb \u201cFemtech\u201d si\u00e7 jan\u00eb ofruesit e telemjek\u00ebsis\u00eb Elektra Health dhe Gennev po shkojn\u00eb drejt tregut t\u00eb perimenopauz\u00ebs. Stilistja Stacy London, sapo ka hapur nj\u00eb kompani t\u00eb kujdesit t\u00eb l\u00ebkur\u00ebs t\u00eb quajtur \u201cThe State of Menopause\u201d, dhe persona t\u00eb famsh\u00ebm si Michelle Obama dhe Gwyneth Paltrow kan\u00eb folur sinqerisht p\u00ebr simptomat e tyre t\u00eb perimenstropauz\u00ebs (edhe pse Paltrow e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb promovimit t\u00eb nj\u00eb suplementi t\u00eb quajtur \u201cMadam Ovary\u201d q\u00eb ajo e shet n\u00eb faqen e saj t\u00eb internetit Goop).<\/p>\n\n\n\n<p>Librat nga Heather Corinna, eksperte e sh\u00ebndetit seksual, si dhe nga Dr. Jen Gunter, kontribuues n\u00eb Times dhe Gjinekologe\/Obstetrike, jan\u00eb publikuar k\u00ebt\u00eb pranver\u00eb; gazetat dhe komuniteti online si TueNight dhe The Black Girl\u2019s Guide to Surviving Menopause jan\u00eb duke marr\u00eb v\u00ebmendjen e mij\u00ebra lexues\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb komunitet q\u00eb synon t\u00eb bashkoj\u00eb grat\u00eb gjat\u00eb tranzicionit t\u00eb tyre n\u00eb perimenopauz\u00eb quhet The Woolfer, i em\u00ebruar sipas shkrimtares Virginia Woolf. Ueb faqja dhe platforma sociale filluan si nj\u00eb grup n\u00eb Facebook i quajtur \u201cWhat Would Virginia Woolf Do? Emri i grupit u formua si \u201cshaka e err\u00ebt\u201d, tha 51 vje\u00e7arja Nina Lorez Collins, nj\u00ebherit themeluese dhe drejtore ekzekutive e The Woolfer, n\u00eb kuptimin q\u00eb \u201cA duhet vet\u00ebm t\u00eb marrim nj\u00eb peshqir dhe t\u00eb bredhim lumenjve\u201d, si\u00e7 b\u00ebri Woolf?<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrgjigja natyrisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb jo. Zonja Collins tha se grupi i saj i ka ndihmuar grat\u00eb t\u00eb normalizojn\u00eb simptomat m\u00eb trondit\u00ebse t\u00eb tranzicionit t\u00eb menopauz\u00ebs. Ato poashtu kan\u00eb filluar t\u00eb konsiderojn\u00eb udh\u00ebtimin drejt menopauz\u00ebs si nj\u00eb triumf dhe jo si di\u00e7ka e par\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Zhvendosja e narrativ\u00ebs dhe t\u00eb k\u00ebrkuarit ndihm\u00eb:<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Megjith\u00ebse perimenopauza paraqet simptoma t\u00eb ndryshme, ka trajtime t\u00eb disponueshme. Sidoqoft\u00eb, \u201cnuk ka nj\u00eb zgjidhje t\u00eb vetme\u201d, tha Dr. Faubion. Trajtimi varet nga simptomat: N\u00ebse \u00ebsht\u00eb problemi i gjakderdhjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb apo t\u00eb \u00e7rregullt, por nj\u00eb pajisje intrauterinare ose nj\u00eb pilul\u00eb e kontrollit t\u00eb lindjes mund t\u00eb ndihmojn\u00eb. Nj\u00eb doz\u00eb e ul\u00ebt e pilul\u00ebs s\u00eb kontrollit t\u00eb lindjes gjithashtu mund t\u00eb leht\u00ebsoj\u00eb periudhat kur na vjen shum\u00eb nxeht\u00eb. \u201cPilulat e kontrollit t\u00eb lindjes p\u00ebrb\u00ebhen nga shum\u00eb nd\u00ebrrime dhe kombinime t\u00eb ndryshme t\u00eb hormoneve\u201d, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb diskutohet se cila \u00ebsht\u00eb e duhura bazuar n\u00eb historin\u00eb mjek\u00ebsore dhe nevojat individuale, tha Dr. Nachtigall. N\u00ebse problemet me humorin jan\u00eb ankesa m\u00eb e madhe, p\u00ebrdorimi i anti-depresant\u00ebve mund t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm. (Terapia hormonale mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr disa gra p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb leht\u00ebsimin e simptomave, por ajo zakonisht p\u00ebrshkruhet pas menopauz\u00ebs).<\/p>\n\n\n\n<p>Studimet e vazhdueshme afatgjata jan\u00eb duke hasur lidhshm\u00ebri mes grave me simptoma t\u00eb forta t\u00eb perimenopauz\u00ebs n\u00eb mosh\u00ebn e mesme dhe rreziqe nga s\u00ebmundjet e zemr\u00ebs dhe osteoporoz\u00ebs n\u00eb vitet e m\u00ebvonshme. Aktualisht, nuk ka prova q\u00eb mb\u00ebshtesin p\u00ebrdorimin e vitaminave ose suplementeve bimore ose magnez, q\u00eb bie n\u00eb kund\u00ebrshtim me pretendimet se k\u00ebto produkte ndihmojn\u00eb n\u00eb periudhat kur grat\u00eb mund ta ken\u00eb &nbsp;shum\u00eb nxeht\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Pavar\u00ebsisht hulumtimeve t\u00eb zgjeruara dhe t\u00eb vazhdueshme, t\u00eb gjesh nj\u00eb mjek t\u00eb ditur i cili nuk diagnostikon gabim simptomat ose q\u00eb t\u00eb tregon se nuk mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb asgj\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb p\u00ebr shum\u00eb gra. Znj. McKaig tha se megjith\u00ebse terapisti i saj e diagnostikoi at\u00eb me perimenopauz\u00eb, mjeku familjar i saj i tha se kjo gjendje nuk mund t\u00eb jet\u00eb perimenopauz\u00eb p\u00ebr shkak q\u00eb ajo ende ka menstruacione ndonj\u00ebher\u00eb. Ajo tha se \u201cka hequr dor\u00eb nga p\u00ebrpjekjet p\u00ebr ta edukuar at\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr grat\u00eb e zeza ekziston nj\u00eb tjet\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb gjetjen e nj\u00eb mjeku t\u00eb duhur, p\u00ebr shkak t\u00eb paragjykimeve racore mbi simptomat. Si\u00e7 theksoi The Washington Post k\u00ebt\u00eb vit, grat\u00eb e zeza \u201ckan\u00eb nj\u00eb rrezik m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb nxeht\u00ebsi t\u00eb shumt\u00eb trupore, por ka m\u00eb pak t\u00eb ngjar\u00eb tu ofrohet terapi efektive e z\u00ebvend\u00ebsimit t\u00eb hormoneve\u201d. Jennifer White, 46 vje\u00e7are, gazetare e cila u zhvendos s\u00eb fundmi n\u00eb zon\u00ebn e Washington D.C, ka p\u00ebrjetuar pagjum\u00ebsi q\u00eb lidhet me perimenopauz\u00ebn, si dhe menstruacione t\u00eb dhimbshme dhe t\u00eb \u00e7rregullta p\u00ebr nj\u00eb vit t\u00eb t\u00ebr\u00eb. \u201cT\u00eb gjesh nj\u00eb mjek t\u00eb duhur q\u00eb merr seriozisht shqet\u00ebsimet e mia si nj\u00eb grua e zez\u00eb dhe q\u00eb nuk m\u00eb thot\u00eb t\u00eb mos shqet\u00ebsohem, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme\u201d, tha ajo.<\/p>\n\n\n\n<p>Ueb faqja e Shoqat\u00ebs s\u00eb Menopauz\u00ebs s\u00eb Amerik\u00ebs Veriore liston mjek\u00eb t\u00eb kualifikuar brenda dhe jasht\u00eb vendit, por n\u00ebse jeton jasht\u00eb zonave kryesore metropolitane, zgjedhjet mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pakta (p.sh. ka vet\u00ebm dy praktikues t\u00eb \u00e7ertifikuar t\u00eb menopauz\u00ebs t\u00eb listuar n\u00eb t\u00ebr\u00eb shtetin e Wyoming). Telemjek\u00ebsia po synon t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb boshll\u00ebkun, por edhe n\u00eb epok\u00ebn e COVID-19 ka kufizime dhe komplikime p\u00ebr praktikimin e mjek\u00ebsis\u00eb p\u00ebrmes linjave shtet\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjith\u00ebse t\u00eb gjesh nj\u00eb mjek t\u00eb kualifikuar mund t\u00eb jet\u00eb sfiduese, zhvendosja e narrativ\u00ebs kulturore mund t\u00eb jet\u00eb po aq jetike.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cN\u00eb fakt mendoj se \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb ndryshojm\u00eb diskursin mbi k\u00ebt\u00eb tem\u00eb. Sepse shum\u00eb nga ato q\u00eb d\u00ebgjoni p\u00ebr perimenopauz\u00ebn fliten n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb anti-feministe\u201d, tha Dr. Lucy Hunter, psikiatre n\u00eb New York. Ajo tha se shum\u00eb prej pacienteve t\u00eb saj t\u00eb cil\u00ebt po p\u00ebrjetojn\u00eb k\u00ebto ndryshime t\u00eb mosh\u00ebs s\u00eb mesme po i konsiderojn\u00eb si fuqizuese. Ato ndihen m\u00eb t\u00eb forta dhe po e zbulojn\u00eb veten n\u00eb brend\u00ebsi\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Di\u00e7ka q\u00eb vjen me mosh\u00eb \u00ebsht\u00eb men\u00e7uria, por shum\u00eb gra mendojn\u00eb se pasi t\u00eb kalojn\u00eb tranzicionin e menopauz\u00ebs, nuk e ndjenj\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb paraqitshme p\u00ebr bot\u00ebn. Si\u00e7 tha Dr. Hunter \u201cNdihem e \u00e7liruar sepse nuk po p\u00ebrpiqem t\u00eb kujdesem p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ose t\u00eb p\u00ebrshtatem me pik\u00ebpamjen shoq\u00ebrore t\u00eb askujt. Un\u00eb jam \u00e7liruar nga prangat.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Jessica Grose<\/p>\n\n\n\n<p>E p\u00ebrktheu: Greta Avdyli<\/p>\n\n\n\n<p>Tekstin origjinal mund ta gjeni n\u00eb: <a href=\"https:\/\/www.nytimes.com\/2021\/04\/29\/well\/perimenopause-women.html\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\">https:\/\/www.nytimes.com\/2021\/04\/29\/well\/perimenopause-women.html<\/a><\/p>\n","protected":false},"featured_media":2076,"template":"","class_list":["post-2075","lexo-post","type-lexo-post","status-publish","has-post-thumbnail","hentry"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v23.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Pse perimenopauza \u00ebsht\u00eb ende nj\u00eb mister? - QIKA<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/qika.org\/lexime\/pse-perimenopauza-eshte-ende-nje-mister\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Pse perimenopauza \u00ebsht\u00eb ende nj\u00eb mister? - QIKA\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Mbi 1 miliard gra n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn do t\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb perimenopauz\u00ebn deri n\u00eb vitin 2025. Mir\u00ebpo, arsyeja pse nuk dim\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u00ebsht\u00eb rrjedhoj\u00eb e nj\u00eb kulture e cila p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra ka anashkaluar k\u00ebt\u00eb proces. Angie McKaig e quan \u201cperi-truri\u201d n\u00eb takime. Kjo ndodh\u00eb kur 49 vje\u00e7arja ka momente t\u00eb mjegulluara [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/qika.org\/lexime\/pse-perimenopauza-eshte-ende-nje-mister\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"QIKA\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-06-23T09:55:55+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/27Well-perimenopause-superJumbo.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1750\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"1004\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/pse-perimenopauza-eshte-ende-nje-mister\/\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/pse-perimenopauza-eshte-ende-nje-mister\/\",\"name\":\"Pse perimenopauza \u00ebsht\u00eb ende nj\u00eb mister? - QIKA\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/pse-perimenopauza-eshte-ende-nje-mister\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/pse-perimenopauza-eshte-ende-nje-mister\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/27Well-perimenopause-superJumbo.jpg\",\"datePublished\":\"2021-06-23T09:30:12+00:00\",\"dateModified\":\"2021-06-23T09:55:55+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/pse-perimenopauza-eshte-ende-nje-mister\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/qika.org\/lexime\/pse-perimenopauza-eshte-ende-nje-mister\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/pse-perimenopauza-eshte-ende-nje-mister\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/27Well-perimenopause-superJumbo.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/27Well-perimenopause-superJumbo.jpg\",\"width\":1750,\"height\":1004},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/pse-perimenopauza-eshte-ende-nje-mister\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/qika.org\/en\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Pse perimenopauza \u00ebsht\u00eb ende nj\u00eb mister?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/\",\"name\":\"QIKA\",\"description\":\"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Pse perimenopauza \u00ebsht\u00eb ende nj\u00eb mister? - QIKA","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/qika.org\/lexime\/pse-perimenopauza-eshte-ende-nje-mister\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Pse perimenopauza \u00ebsht\u00eb ende nj\u00eb mister? - QIKA","og_description":"Mbi 1 miliard gra n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn do t\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb perimenopauz\u00ebn deri n\u00eb vitin 2025. Mir\u00ebpo, arsyeja pse nuk dim\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u00ebsht\u00eb rrjedhoj\u00eb e nj\u00eb kulture e cila p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra ka anashkaluar k\u00ebt\u00eb proces. Angie McKaig e quan \u201cperi-truri\u201d n\u00eb takime. Kjo ndodh\u00eb kur 49 vje\u00e7arja ka momente t\u00eb mjegulluara [&hellip;]","og_url":"https:\/\/qika.org\/lexime\/pse-perimenopauza-eshte-ende-nje-mister\/","og_site_name":"QIKA","article_modified_time":"2021-06-23T09:55:55+00:00","og_image":[{"width":1750,"height":1004,"url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/27Well-perimenopause-superJumbo.jpg","type":"image\/jpeg"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/pse-perimenopauza-eshte-ende-nje-mister\/","url":"https:\/\/qika.org\/lexime\/pse-perimenopauza-eshte-ende-nje-mister\/","name":"Pse perimenopauza \u00ebsht\u00eb ende nj\u00eb mister? - QIKA","isPartOf":{"@id":"https:\/\/qika.org\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/pse-perimenopauza-eshte-ende-nje-mister\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/pse-perimenopauza-eshte-ende-nje-mister\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/27Well-perimenopause-superJumbo.jpg","datePublished":"2021-06-23T09:30:12+00:00","dateModified":"2021-06-23T09:55:55+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/pse-perimenopauza-eshte-ende-nje-mister\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/qika.org\/lexime\/pse-perimenopauza-eshte-ende-nje-mister\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/pse-perimenopauza-eshte-ende-nje-mister\/#primaryimage","url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/27Well-perimenopause-superJumbo.jpg","contentUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/27Well-perimenopause-superJumbo.jpg","width":1750,"height":1004},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/pse-perimenopauza-eshte-ende-nje-mister\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/qika.org\/en\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Pse perimenopauza \u00ebsht\u00eb ende nj\u00eb mister?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/qika.org\/#website","url":"https:\/\/qika.org\/","name":"QIKA","description":"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/lexo-post\/2075","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/lexo-post"}],"about":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/lexo-post"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2076"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2075"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}