{"id":2205,"date":"2021-07-05T10:25:10","date_gmt":"2021-07-05T09:25:10","guid":{"rendered":"https:\/\/qika.org\/?post_type=lexo-post&#038;p=2205"},"modified":"2021-07-19T10:28:21","modified_gmt":"2021-07-19T09:28:21","slug":"kriza-e-fshehur-e-perdhunimit-ne-dhomat-e-gjumit-ne-britani","status":"publish","type":"lexo-post","link":"https:\/\/qika.org\/en\/lexo-post\/kriza-e-fshehur-e-perdhunimit-ne-dhomat-e-gjumit-ne-britani\/","title":{"rendered":"Kriza e fshehur e p\u00ebrdhunimit n\u00eb dhomat e gjumit n\u00eb Britani"},"content":{"rendered":"\n<p>Nj\u00eb sondazh i&nbsp; fundit zbuloi se nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e grave jan\u00eb sulmuar seksualisht nga partneri i tyre gjersa ishin n\u00eb gjum\u00eb. Tani shum\u00eb prej tyre po flasin hapur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Niamh N\u00ed Dhomhnail ishte n\u00eb lidhje me partnerin e saj pothuaj p\u00ebr nj\u00eb vit kur ajo zbuloi se ai e kishte p\u00ebrdhunuar gjersa ajo po flinte. At\u00eb koh\u00eb ajo ishte 25 vje\u00e7 dhe ishte m\u00ebsuese gjuhe n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb n\u00eb Dublin. Partneri i saj, Magnus Meyer Hustveit, ishte norvegjez. \u00c7ifti kishin vendosur t\u00eb bashk\u00ebjetojn\u00eb pak muaj pasi u njoh\u00ebn, por gj\u00ebrat mes tyre ishin t\u00eb tensionuara. Nuk ishte nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie e lumtur.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb nat\u00eb, N\u00ed Dhomhnaill kishte dal\u00eb me Hustveit dhe miq t\u00eb tjer\u00eb, por iki vet\u00ebm m\u00eb her\u00ebt sepse nuk ndihej mir\u00eb. \u201cKisha pir\u00eb vet\u00ebm uj\u00eb dhe shkova t\u00eb flija sepse isha e lodhur\u201d, tha ajo. \u201cNuk e d\u00ebgjova Magnus-in kur u kthye, gj\u00eb q\u00eb ishte e pazakont\u00eb sepse un\u00eb gjithmon\u00eb kam pasur gjum\u00eb t\u00eb leht\u00eb.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Kur u zgjua pa se i kishte t\u00eb zhveshura pizhamet e poshtme dhe se kishte sperm\u00eb n\u00eb trup. Magnus-i ishte duke fjetur pran\u00eb saj.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cE pyeta: A ke b\u00ebr\u00eb seks me mua nd\u00ebrsa isha duke fjetur? Dhe ai tha \u201cPo\u201d. Isha aq e tronditur dhe e hutuar. Si nuk e kisha v\u00ebrejtur? Ndihesha shum\u00eb e s\u00ebmur\u00eb poashtu. Po p\u00ebrpiqesha t\u00eb kuptoja gjith\u00e7ka. I thash\u00eb: \u201cNuk mund t\u00eb jap miratimin tim kur jam duke fjetur. Mos e b\u00ebj kurr\u00eb m\u00eb k\u00ebt\u00eb.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Dy jav\u00eb m\u00eb von\u00eb, N\u00ed Dhomhnaill u zgjua n\u00eb tre t\u00eb m\u00ebngjesit dhe e kuptoi se ai kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. \u201cI thash\u00eb, \u2018E ke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrs\u00ebri, e ndjeva\u201d, dhe m\u00eb pas e pyeta: \u201cA e k\u00eb b\u00ebr\u00eb rregullisht k\u00ebt\u00eb gj\u00eb?\u201d, \u201cGjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs\u201d, ishte p\u00ebrgjigja shkat\u00ebrruese e Hustveit-it. \u201cAi m\u00eb tha se e kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb mesatarisht tre her\u00eb n\u00eb jav\u00eb q\u00eb kur kemi qen\u00eb s\u00eb bashku.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Kur e kuptoi k\u00ebt\u00eb asaj i vinte p\u00ebr t\u00eb vjell\u00eb. \u201cU ula dhe po villja n\u00eb nj\u00eb kov\u00eb\u201d, tha N\u00ed Dhomhnaill. \u201cTani i di arsyet fizike q\u00eb m\u00eb b\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb vjell\u00eb, por at\u00eb koh\u00eb nuk kisha provuar kurr\u00eb di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb. Kjo ishte tregues i qart\u00eb i tronditjes time. Ishte ora tre e m\u00ebngjesit, nuk dija \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebja.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cDola nga sht\u00ebpia n\u00eb momentin q\u00eb e dija q\u00eb do t\u00eb gjeja ndonj\u00eb kafene t\u00eb hapur dhe shoqja ime erdhi t\u00eb m\u00eb takonte. I tregova q\u00eb Magnus-i kishte b\u00ebr\u00eb seks me mua p\u00ebrderisa un\u00eb isha n\u00eb gjum\u00eb dhe ajo tha: \u201cNuk \u00ebsht\u00eb seks. \u00cbsht\u00eb p\u00ebrdhunim.\u201d N\u00eb at\u00eb moment u bllokova. Nuk mund ta p\u00ebrdorja at\u00eb fjal\u00eb.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb e pamundur t\u00eb dim\u00eb se sa gra jan\u00eb p\u00ebrdhunuar ose sulmuar seksualisht nga partner\u00ebt e tyre derisa jan\u00eb n\u00eb gjum\u00eb, megjith\u00ebse nj\u00eb hulumtim i koh\u00ebve t\u00eb fundit sugjeron se numri mund t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb i lart\u00eb sesa mund ta mendojm\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb prill, Dr. Jessica Taylor, themeluese e VictimFocus, firm\u00eb hulumtimi dhe konsulence e fokusuar n\u00eb psikologjin\u00eb forenzike, feminiz\u00ebm dhe sh\u00ebndet mendor, publikoi nj\u00eb raport mbi nj\u00eb studim q\u00eb kishte p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb vler\u00ebsonte shkall\u00ebn e dhun\u00ebs ndaj grave. Duke em\u00ebrtuar akte specifike n\u00eb vend se t\u00eb p\u00ebrdornin terma t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb till\u00eb si \u201cabuzim\u201d apo \u201cp\u00ebrdhunim\u201d, n\u00eb sondazhin e saj, kompania pyeti m\u00eb shum\u00eb se 22,000 gra n\u00ebse ishin p\u00ebshtyr\u00eb, ngulfatur, shkelmuar ose kafshuar. T\u00eb intervistuarat u pyet\u00ebn n\u00ebse ishin zgjuar ndonj\u00ebher\u00eb dhe kishin par\u00eb partnerin e tyre duke b\u00ebr\u00eb seks me to apo duke kryer veprime seksuale p\u00ebrderisa ato ishin n\u00eb gjum\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pyetje 51% u p\u00ebrgjigj\u00ebn po.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo nuk ishte most\u00ebr e rast\u00ebsishme, sondazhi u shp\u00ebrnda n\u00eb internet dhe pjes\u00ebmarr\u00ebsit u zgjodh\u00ebn vet\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb falsifikosh t\u00eb dh\u00ebnat. Rezultatet ndez\u00ebn p\u00ebrgjigje t\u00eb polarizuara n\u00eb internet. \u201cKjo \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht e vlefshme p\u00ebr mua, pas viteve t\u00eb t\u00ebra q\u00eb mendoja \u201cA po m\u00eb p\u00ebrdhunojn\u00eb?\u201d Nuk jam e vetmja\u201d, shkroi nj\u00eb grua n\u00eb Twitter. \u201c13 vjet m\u00eb von\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse un\u00eb tani hidhem p\u00ebrpjet\u00eb n\u00ebse dikush m\u00eb afrohet but\u00ebsisht derisa jam duke fjetur\u201d, shkroi nj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>Katie Russell, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebse p\u00ebr Rape Crisis, tha se ajo \u201cnuk ishte shum\u00eb e befasuar\u201d nga gjetjet e sondazhit. \u201cNuk ka shum\u00eb hulumtime p\u00ebr m\u00ebnyrat e shumta q\u00eb grat\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb dhun\u00eb nga burra q\u00eb ato i njohin personalisht, por ne e dim\u00eb q\u00eb numrat jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se \u00e7do statistik\u00eb zyrtare\u201d, tha ajo.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cMitet e p\u00ebrdhunimit jan\u00eb ende shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapura. Zakonisht, besohet se n\u00ebse \u00ebsht\u00eb i dashuri apo bashk\u00ebshorti juaj dhe ju ndani nj\u00eb shtrat, n\u00ebse jeni t\u00eb zhveshur dhe n\u00ebse jeni pajtuar m\u00eb her\u00ebt, at\u00ebher\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrdhunim. Ka nj\u00eb dallim t\u00eb madh mes zgjimit t\u00eb partnerit tuaj p\u00ebr t\u00eb kryer aktin seksual dhe mes penetrimit apo b\u00ebrjes s\u00eb veprimeve seksuale kur partneri \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb gjum\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cAkti i Kund\u00ebrvajtjeve Seksuale i vitit 2003 \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb\u201d, vazhdoi ajo. \u201cMiratimi p\u00ebr nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb b\u00ebhet vet\u00ebm kur keni aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb at\u00eb zgjedhje, dhe n\u00ebse jeni n\u00eb gjum\u00eb ose pa ndjenja, nuk mund t\u00eb miratoni. Ne k\u00ebtu po flasim p\u00ebr p\u00ebrdhunim, 100%\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb Russell, p\u00ebrdhunimi gjat\u00eb gjumit ndodh m\u00eb shpesh n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet abuzive dhe kontrolluese. N\u00eb k\u00ebto raste, psikologjia nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr tu kuptuar. Martha*, 21 vje\u00e7are, studente n\u00eb Universitetin e Oksfordit, e cila ka p\u00ebrjetuar nj\u00eb p\u00ebrdhunim t\u00eb till\u00eb me t\u00eb dashurin e saj t\u00eb par\u00eb, beson se gjith\u00e7ka kishte t\u00eb b\u00ebnte me pushtetin, e drejta e tij p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb donte kur t\u00eb donte.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cIsha 16 vje\u00e7, nuk e dija se \u00e7ka konsiderohej normale n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie\u201d, tha ajo. \u201cAi ishte nj\u00eb vit m\u00eb i madh se un\u00eb, dhe n\u00eb fillim gjith\u00e7ka ishte mir\u00eb, por m\u00eb pas ai u b\u00eb shum\u00eb abuziv. Ai u p\u00ebrpoq t\u00eb kontrollonte gjith\u00e7ka q\u00eb b\u00ebja, ku t\u00eb shkoja dhe \u00e7far\u00eb mund t\u00eb vishja. Nuk m\u00eb lejonte t\u00eb pija duhan apo t\u00eb p\u00ebrtypja \u00e7am\u00e7ak\u00ebz. Ai ky\u00e7ej n\u00eb rrjetet e mia sociale p\u00ebr t\u00eb m\u00eb kontrolluar.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Ai e kishte goditur at\u00eb dy her\u00eb dhe e kishe p\u00ebrplasur n\u00eb mur, i kishte goditur pjes\u00ebn e pasme t\u00eb kok\u00ebs dhe e kishe shkelmuar sepse e kishte par\u00eb duke pir\u00eb duhan n\u00eb Instagram Story t\u00eb dikujt. (At\u00eb koh\u00eb, ai po tregohej i pabes\u00eb, por sipas tij pirja e duhanit ishte m\u00eb e keqe se tradhtia.)<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cT\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto i kam kaluar\u201d tha Martha. \u201cPor deri m\u00eb sot, ndoshta e vetmja gj\u00eb q\u00eb ende ndikon tek un\u00eb \u00ebsht\u00eb koha kur ai ka b\u00ebr\u00eb seks me mua derisa un\u00eb flija.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo kishte ndodhur n\u00eb shtratin e saj tek sht\u00ebpia e familjes s\u00eb saj. Ata ishin ngjitur, ku Martha gjendej e mb\u00ebshtetur mes tij dhe murit. \u201cU zgjova papritur dhe e kuptova \u00e7far\u00eb po b\u00ebnte dhe u trondita.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cUn\u00eb nuk thash asgj\u00eb, as nuk l\u00ebviza dhe nuk rezistova, prandaj jam e zem\u00ebruar me veten time deri m\u00eb sot. Ndihesha e s\u00ebmur\u00eb pas asaj q\u00eb ndodhi dhe n\u00eb m\u00ebngjes kur ai iku nga sht\u00ebpia, un\u00eb si 16 vje\u00e7are k\u00ebrkova n\u00eb Google. Lexova se kjo gj\u00eb ishte p\u00ebrdhunim. Edhe tani, n\u00ebse jam duke fjetur me dik\u00eb, nuk fle kurr\u00eb e mb\u00ebshtetur n\u00eb mur ku nuk mund t\u00eb \u00e7ohem leht\u00ebsisht nga shtrati dhe gjithmon\u00eb rri zgjuar derisa e di se personi \u00ebsht\u00eb duke fjetur. Nuk kam pasur nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb q\u00eb nga at\u00ebher\u00eb.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb rastin e Mart\u00ebs, p\u00ebrdhunimi ndodhi vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb, por p\u00ebr disa burra t\u00eb b\u00ebrit seks me parter\u00ebt e tyre gjersa ato jan\u00eb n\u00eb gjum\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb preferenc\u00eb aktive, fetish i quajtur somnophilia. Svein Overland, psikolog norvegjez, \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebt q\u00eb ka studiuar k\u00ebt\u00eb fenomen. Interesi i tij erdhi pjes\u00ebrisht nga puna e tij n\u00eb burgje, duke u munduar t\u00eb kuptonte motivet e personave q\u00eb kan\u00eb kryer sulme seksuale dhe poashtu nga puna e tij me viktimat e \u201cp\u00ebrdhunimit n\u00eb after party\u201d si\u00e7 e quajn\u00eb norvegjez\u00ebt, pra sulme ndaj grave t\u00eb cilat jan\u00eb duke fjetur apo jan\u00eb droguar.<\/p>\n\n\n\n<p>Overland beson se somnophilia \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e si\u00e7 e quan ai \u201cseks i nj\u00ebansh\u00ebm\u201d. Hulumtimi i tij n\u00eb pornografin\u00eb n\u00eb internet tregoi nj\u00eb rritje t\u00eb madhe gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb kaluar t\u00eb kategoris\u00eb \u201csleeping sex\u201d, si dhe forma t\u00eb tjera t\u00eb seksit q\u00eb bazohen n\u00eb mosrespektim, por vet\u00ebm n\u00eb plot\u00ebsimin e nevojave personale. (\u201cFlexi dolls\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr shembull ku grat\u00eb pretendojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb kukulla seksi.)<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto preferenca shp\u00ebrndahen nga pornografia, thot\u00eb Overland. \u201cMe seks t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm, me pornografi, me masturbim, nuk ka joshje dhe nd\u00ebrveprim\u201d, tha ai. \u201cSa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb vrojtoja k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, aq m\u00eb shum\u00eb e kupton se shum\u00eb burra kan\u00eb frik\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb seks. Shoq\u00ebria po dominohet nga pornografia, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb shum\u00eb studime tregojn\u00eb se njer\u00ebzit po b\u00ebhen m\u00eb pak aktiv\u00eb seksualisht. Ka burra t\u00eb rinj q\u00eb p\u00ebrdorin Viagra, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb paaft\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur ereksionin.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb grua q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke fjetur nuk p\u00ebrben k\u00ebrc\u00ebnim, ajo nuk \u00ebsht\u00eb prezent, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb objekt. Kur Overland pyeti pun\u00ebtor\u00ebt e seksit n\u00eb Oslo n\u00ebse somnophilia ishte di\u00e7ka q\u00eb ata hasnin tek klient\u00ebt e tyre, disa prej tyre pohuan p\u00ebr k\u00ebto raste. \u201cNuk ishte e zakonshme, por nuk ishte e pazakont\u00eb poashtu\u201d, tha ai. \u201cNj\u00ebra m\u00eb tha se ajo kishte klient\u00eb q\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb u beson, duke i l\u00ebn\u00eb ta drogojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ata t\u00eb vazhdojn\u00eb procedur\u00ebn.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Si perversitet midis dy t\u00eb rriturve q\u00eb japin p\u00eblqim p\u00ebr aktivitet seksual, somnophilia ka rregulla problematike t\u00eb tilla si \u201cblanket consent\u201d dhe \u201cp\u00eblqim pa-p\u00eblqim\u201d. K\u00ebrkon besim t\u00eb thell\u00eb dhe komunikim t\u00eb vazhduesh\u00ebm. Sidoqoft\u00eb, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb besohet se 51% q\u00eb iu p\u00ebrgjigj\u00ebn sondazhit t\u00eb Dr.Taylor vijn\u00eb nga ky komunitet dhe p\u00ebr shumic\u00ebn e grave kjo \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrruese, tha Russell.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cDuket se ekziston nj\u00eb perceptim se di\u00e7ka e till\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201ckrim m\u00eb i vog\u00ebl\u201d sepse nuk ndodh\u00eb nga nj\u00eb i huaj por nga partneri juaj. Por, \u00e7ka do t\u00eb ndikonte m\u00eb keq? T\u00eb vidhesh nga nj\u00eb i huaj apo nga dikush q\u00eb e do dhe i beson?\u201d pyeti ajo. \u201cIdeja q\u00eb je n\u00eb gjum\u00eb dhe k\u00ebshtu kjo nuk k\u00ebrkon p\u00ebrdorim t\u00eb dhun\u00ebs \u00ebsht\u00eb poashtu shum\u00eb e rrezikshme. Penetrimi n\u00eb trupin e dikujt pa lejen e tyre \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akti i dhunsh\u00ebm.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cImagjinoni sikur jeni n\u00eb gjum\u00eb dhe zgjoheni e gjeni dik\u00eb q\u00eb po prek gj\u00ebrat tuaja personale\u201d, vazhdoi ajo. \u201cTani imagjinoni se \u00ebsht\u00eb trupi juaj ai i cili po preket.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr N\u00ed Dhomhnaill, fakti q\u00eb ajo ishte ne gjum\u00eb dhe p\u00ebr arsye t\u00eb pashpjegueshme nuk ishte zgjuar, ishte tmerrues. (Ajo e pyeti Hustveit-in n\u00ebse ai e kishte droguar, pasi n\u00eb fund t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb tyre ajo ndihej e s\u00ebmur\u00eb dhe e rraskapitur vazhdimisht, por ai e mohoi nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.) \u201cP\u00ebr shkak q\u00eb kujtimet q\u00eb kam jan\u00eb kaq t\u00eb paqarta, t\u00eb l\u00ebn\u00eb me nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb pasiguris\u00eb, fajit dhe turpit\u201d, tha ajo. \u201cKur kemi pak informacion, truri yn\u00eb tenton t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb boshll\u00ebqet.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cN\u00eb fillim kur u ndava me t\u00eb nuk mund t\u00eb flija. Rrija shtrir\u00eb e zgjuar t\u00ebr\u00eb nat\u00ebn dhe kisha halucinacione, t\u00eb tilla si ai duke m\u00eb p\u00ebrdhunuar. Ato kujtime, ajo p\u00ebrgjigje ndaj traum\u00ebs ishte mendja dhe trupi q\u00eb po p\u00ebrpiqeshin t\u00eb mblidhnin cop\u00ebzat s\u00eb bashku. Edhe tani, n\u00ebnt\u00eb vjet pas k\u00ebsaj ngjarje, prap zgjohem n\u00eb or\u00ebn dy \u00e7do m\u00ebngjes. Nuk kam nevoj\u00eb as ta shikoj or\u00ebn. E dim\u00eb q\u00eb trupi ruan kujtimet e traum\u00ebs dhe un\u00eb mendoj se ora dy e m\u00ebngjesit \u00ebsht\u00eb koha kur ai m\u00eb p\u00ebrdhunonte.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Sa e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb ndjekja penale e k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve? Duke qen\u00eb se shifrat e fundit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme treguan se n\u00eb Angli dhe Uells, m\u00eb pak se 1 n\u00eb 60 p\u00ebrdhunime t\u00eb regjistruara rezultuan n\u00eb aktakuz\u00eb, p\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, thot\u00eb Russell. \u201cUn\u00eb nuk dua t\u2019i dekurajoj njer\u00ebzit t\u00eb raportojn\u00eb\u201d, tha ajo. \u201cN\u00ebse ndodh\u00eb \u00ebsht\u00eb krim dhe \u00e7\u00ebshtjet jan\u00eb ndjekur penalisht. Por, kur nuk ka prova fizike dhe d\u00ebshmitar\u00eb, at\u00ebher\u00eb sfidat shtohen.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Lisa*, 40 vje\u00e7are, raportoi ish partnerin e saj p\u00ebr p\u00ebrdhunim nd\u00ebrsa ajo ishte n\u00eb gjum\u00eb. Kjo kishte ndodhur n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2019 pasi ata ishin ndar\u00eb dhe Lisa po kalonte nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb ishte miq\u00ebsore n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb shmangte pengesat lidhur me kujdestarin\u00eb e vajz\u00ebs s\u00eb \u00e7iftit. \u201cAi kishte qen\u00eb gjithmon\u00eb jasht\u00ebzakonisht dominues, pavar\u00ebsisht n\u00ebse ishte mbi at\u00eb q\u00eb vishja, \u00e7far\u00eb blija, ku i vendosja gj\u00ebrat n\u00eb dhom\u00eb, ku shkoja\u201d, tha Lisa \u201cdhe ai kurr\u00eb nuk respektonte kufijt\u00eb. Ai m\u00eb ka ngulfatur nj\u00ebher\u00eb gjat\u00eb seksit, ai gjithmon\u00eb b\u00ebnte at\u00eb q\u00eb donte.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cAt\u00eb nat\u00eb un\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb dark\u00ebn. Ai kishte pir\u00eb shum\u00eb, k\u00ebshtu un\u00eb e lash\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb dhom\u00ebn q\u00eb ishte e lir\u00eb, por kur u zgjova e gjeta at\u00eb duke b\u00ebr\u00eb seks me mua.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb m\u00ebngjes ajo shkoi n\u00eb stacionin lokal t\u00eb policis\u00eb. \u201cNuk isha e sigurt n\u00ebse po mbi reagoja\u201d, tha ajo. \u201cDy oficer\u00eb pyet\u00ebn n\u00ebse ai e kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb me dhun\u00eb. Jo, isha n\u00eb gjum\u00eb. Ai nuk ka p\u00ebrdorur forc\u00eb, nuk ka pasur rezistenc\u00eb. Ata than\u00eb se nuk ishin t\u00eb sigurt\u00eb n\u00ebse kjo ishte nj\u00eb krim.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen, nj\u00eb rreshter telefonoi Lis\u00ebn p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb se ai e kishte lexuar raportin e oficer\u00ebve dhe ishte i shqet\u00ebsuar se ky akt nuk ishte konsideruar si p\u00ebrdhunim. \u201cAi m\u00eb telefonoi disa her\u00eb, por un\u00eb nuk doja t\u00eb flisja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb\u201d, tha Lisa. \u201cHumba besimin n\u00eb ta.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ed Dhomhnaill nuk pati asnj\u00eb dyshim se ajo donte t\u00eb ndiqte penalisht Hustveit-in. \u201cIshte shum\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr mua se sjellja e tij ishte e rrezikshme\u201d, tha ajo, \u201cpor un\u00eb nuk kisha prova. E vetmja m\u00ebnyr\u00eb ishte q\u00eb ta b\u00ebja at\u00eb q\u00eb ta pranonte \u00e7far\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo i d\u00ebrgoi atij nj\u00eb email duke e pyetur sakt\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb dhe pse&nbsp; e kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, dhe p\u00ebr \u00e7udi ai u p\u00ebrgjigj detajisht menj\u00ebher\u00eb. \u201cIshte klinike, procedurale, nuk kishte ndjenj\u00eb t\u00eb fajit. Ai dukej plot\u00ebsisht i shk\u00ebputur nga fjal\u00ebt e tij. Arsyeja q\u00eb e kishte b\u00ebr\u00eb ishte vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e tij. N\u00eb fund tha: \u201cmund t\u00eb m\u00eb ndjek\u00ebsh penalisht dhe shpresoj v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb t\u00eb mos e b\u00ebsh.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo e ndoqi penalisht. N\u00eb korrik 2015, Hustveit u deklarua fajtor n\u00eb Gjykat\u00ebn Penale Qendrore t\u00eb Irland\u00ebs ndaj akuz\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrdhunim dhe sulm seksual. Ai u d\u00ebnua me kusht, por nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb Gjykata e Apelit n\u00eb Dublin e konsideroi k\u00ebt\u00eb si d\u00ebnim \u201ct\u00eb but\u00eb\u201d dhe Hustveit u burgos p\u00ebr 15 muaj. N\u00ed Dhomhnaill filloi procedurat civile t\u00eb gjykat\u00ebs s\u00eb lart\u00eb duke k\u00ebrkuar d\u00ebmshp\u00ebrblim p\u00ebr akte t\u00eb shumta t\u00eb p\u00ebrdhunimit dhe sulmit seksual p\u00ebrderisa ajo ishte n\u00eb gjum\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb shkurt 2020, ajo i tha juris\u00eb: \u201cCdo pjes\u00eb e imja n \u00ebsht\u00eb ndikuar thell\u00ebsisht\u201d dhe menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebsaj ajo vuante me PTSD dhe kishte tentuar t\u00eb vriste veten. Ajo tha se ishte ndjer\u00eb \u201ce pasigurt\u00eb kudo\u201d, kishte frik\u00eb tu besonte njer\u00ebzve, madje edhe prind\u00ebrve t\u00eb saj. Hustveit nuk kund\u00ebrshtoi asnj\u00eb nga pohimet dhe juria e ngarkoi me d\u00ebmshp\u00ebrblim prej 1 milion euro (\u00a3863,000).<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebnt\u00eb vitet e fundit kan\u00eb qen\u00eb nj\u00eb proces i ngadalt\u00eb por i q\u00ebndruesh\u00ebm i rim\u00ebk\u00ebmbjes. N\u00ed Dhomhnaill, tani 34 vje\u00e7are, u ri-kualifikua si psikologe dhe aktualisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb trajnim klinik. Ajo beson se e kaluara e saj e b\u00ebn at\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e saj. \u201cMendoj q\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e bukur dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb mund t\u00eb ofroj kur jam n\u00eb dhom\u00eb me dik\u00eb i cili \u00ebsht\u00eb i l\u00ebnduar, apo ka mendime p\u00ebr vet\u00ebvrasje, \u00ebsht\u00eb ndjenja e shpres\u00ebs\u201d, tha ajo. \u201cEdhe n\u00ebse ata nuk besojn\u00eb, e di se di\u00e7ka mund t\u00eb ndryshoj\u00eb, dhe k\u00ebshtu un\u00eb shpresoj p\u00ebr ta.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Megjithat\u00eb, pavar\u00ebsisht gjith\u00e7kaje, ajo ende e z\u00eb veten e saj duke dyshuar n\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb i ka ndodhur asaj. \u201cNganj\u00ebher\u00eb, kam ende mendime q\u00eb ndoshta kam reaguar m\u00eb tep\u00ebr se q\u00eb duhet. Ende e mendoj k\u00ebt\u00eb gj\u00eb\u201d, pohoi ajo. \u201cMendoj se kjo \u00ebsht\u00eb akuz\u00eb p\u00ebr bot\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetojm\u00eb.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Emrat me shenj\u00ebn (*) jan\u00eb ndryshuar.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Anna Moore<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>E p\u00ebrktheu: Greta Avdyli<\/p>\n\n\n\n<p>Tekstin origjinal mund ta gjeni n\u00eb:\u00a0 <a href=\"https:\/\/www.theguardian.com\/society\/2021\/jun\/15\/the-sexual-assault-of-sleeping-women-the-hidden-horrifying-crisis-in-britains-bedrooms\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\">https:\/\/www.theguardian.com\/society\/2021\/jun\/15\/the-sexual-assault-of-sleeping-women-the-hidden-horrifying-crisis-in-britains-bedrooms<\/a><\/p>\n","protected":false},"featured_media":2206,"template":"","class_list":["post-2205","lexo-post","type-lexo-post","status-publish","has-post-thumbnail","hentry"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v23.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Kriza e fshehur e p\u00ebrdhunimit n\u00eb dhomat e gjumit n\u00eb Britani - QIKA<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/qika.org\/lexime\/kriza-e-fshehur-e-perdhunimit-ne-dhomat-e-gjumit-ne-britani\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kriza e fshehur e p\u00ebrdhunimit n\u00eb dhomat e gjumit n\u00eb Britani - QIKA\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nj\u00eb sondazh i&nbsp; fundit zbuloi se nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e grave jan\u00eb sulmuar seksualisht nga partneri i tyre gjersa ishin n\u00eb gjum\u00eb. Tani shum\u00eb prej tyre po flasin hapur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Niamh N\u00ed Dhomhnail ishte n\u00eb lidhje me partnerin e saj pothuaj p\u00ebr nj\u00eb vit kur ajo zbuloi se ai e kishte p\u00ebrdhunuar gjersa [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/qika.org\/lexime\/kriza-e-fshehur-e-perdhunimit-ne-dhomat-e-gjumit-ne-britani\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"QIKA\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-07-19T09:28:21+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/3643.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1020\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"612\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/kriza-e-fshehur-e-perdhunimit-ne-dhomat-e-gjumit-ne-britani\/\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/kriza-e-fshehur-e-perdhunimit-ne-dhomat-e-gjumit-ne-britani\/\",\"name\":\"Kriza e fshehur e p\u00ebrdhunimit n\u00eb dhomat e gjumit n\u00eb Britani - QIKA\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/kriza-e-fshehur-e-perdhunimit-ne-dhomat-e-gjumit-ne-britani\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/kriza-e-fshehur-e-perdhunimit-ne-dhomat-e-gjumit-ne-britani\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/3643.jpg\",\"datePublished\":\"2021-07-05T09:25:10+00:00\",\"dateModified\":\"2021-07-19T09:28:21+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/kriza-e-fshehur-e-perdhunimit-ne-dhomat-e-gjumit-ne-britani\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/qika.org\/lexime\/kriza-e-fshehur-e-perdhunimit-ne-dhomat-e-gjumit-ne-britani\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/kriza-e-fshehur-e-perdhunimit-ne-dhomat-e-gjumit-ne-britani\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/3643.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/3643.jpg\",\"width\":1020,\"height\":612},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/kriza-e-fshehur-e-perdhunimit-ne-dhomat-e-gjumit-ne-britani\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/qika.org\/en\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kriza e fshehur e p\u00ebrdhunimit n\u00eb dhomat e gjumit n\u00eb Britani\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/\",\"name\":\"QIKA\",\"description\":\"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kriza e fshehur e p\u00ebrdhunimit n\u00eb dhomat e gjumit n\u00eb Britani - QIKA","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/qika.org\/lexime\/kriza-e-fshehur-e-perdhunimit-ne-dhomat-e-gjumit-ne-britani\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Kriza e fshehur e p\u00ebrdhunimit n\u00eb dhomat e gjumit n\u00eb Britani - QIKA","og_description":"Nj\u00eb sondazh i&nbsp; fundit zbuloi se nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e grave jan\u00eb sulmuar seksualisht nga partneri i tyre gjersa ishin n\u00eb gjum\u00eb. Tani shum\u00eb prej tyre po flasin hapur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Niamh N\u00ed Dhomhnail ishte n\u00eb lidhje me partnerin e saj pothuaj p\u00ebr nj\u00eb vit kur ajo zbuloi se ai e kishte p\u00ebrdhunuar gjersa [&hellip;]","og_url":"https:\/\/qika.org\/lexime\/kriza-e-fshehur-e-perdhunimit-ne-dhomat-e-gjumit-ne-britani\/","og_site_name":"QIKA","article_modified_time":"2021-07-19T09:28:21+00:00","og_image":[{"width":1020,"height":612,"url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/3643.jpg","type":"image\/jpeg"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/kriza-e-fshehur-e-perdhunimit-ne-dhomat-e-gjumit-ne-britani\/","url":"https:\/\/qika.org\/lexime\/kriza-e-fshehur-e-perdhunimit-ne-dhomat-e-gjumit-ne-britani\/","name":"Kriza e fshehur e p\u00ebrdhunimit n\u00eb dhomat e gjumit n\u00eb Britani - QIKA","isPartOf":{"@id":"https:\/\/qika.org\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/kriza-e-fshehur-e-perdhunimit-ne-dhomat-e-gjumit-ne-britani\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/kriza-e-fshehur-e-perdhunimit-ne-dhomat-e-gjumit-ne-britani\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/3643.jpg","datePublished":"2021-07-05T09:25:10+00:00","dateModified":"2021-07-19T09:28:21+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/kriza-e-fshehur-e-perdhunimit-ne-dhomat-e-gjumit-ne-britani\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/qika.org\/lexime\/kriza-e-fshehur-e-perdhunimit-ne-dhomat-e-gjumit-ne-britani\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/kriza-e-fshehur-e-perdhunimit-ne-dhomat-e-gjumit-ne-britani\/#primaryimage","url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/3643.jpg","contentUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/3643.jpg","width":1020,"height":612},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/kriza-e-fshehur-e-perdhunimit-ne-dhomat-e-gjumit-ne-britani\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/qika.org\/en\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kriza e fshehur e p\u00ebrdhunimit n\u00eb dhomat e gjumit n\u00eb Britani"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/qika.org\/#website","url":"https:\/\/qika.org\/","name":"QIKA","description":"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/lexo-post\/2205","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/lexo-post"}],"about":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/lexo-post"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2206"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2205"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}