{"id":2614,"date":"2021-09-02T10:22:14","date_gmt":"2021-09-02T09:22:14","guid":{"rendered":"https:\/\/qika.org\/?post_type=lexo-post&#038;p=2614"},"modified":"2021-09-02T13:47:50","modified_gmt":"2021-09-02T12:47:50","slug":"hyr-brenda-dhomes-rrotulloje-celesin","status":"publish","type":"lexo-post","link":"https:\/\/qika.org\/en\/lexo-post\/hyr-brenda-dhomes-rrotulloje-celesin\/","title":{"rendered":"Hyr brenda dhom\u00ebs. Rrotulloje \u00e7el\u00ebsin."},"content":{"rendered":"\n<p>Pse vendosa t\u00eb ringjall\u00eb Virginia Woolf-in? Un\u00eb jam britaneze, me rr\u00ebnj\u00eb n\u00eb klas\u00ebn pun\u00ebtore dhe prejardhje qipriote. Me k\u00ebt\u00eb prapavij\u00eb vjen nj\u00eb nd\u00ebrgjegje e thell\u00eb e klas\u00ebs. K\u00ebshtu q\u00eb sa her\u00eb q\u00eb d\u00ebgjoj p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb (pes\u00ebqind paund n\u00eb vit) t\u00eb Virginia Woolf-it, trash\u00ebgimi e cila ia largonte asaj shqet\u00ebsimin dhe nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb gjetur pun\u00eb p\u00ebr siguruar nj\u00eb \u00e7ati mbi kok\u00ebn e saj dhe ushqim p\u00ebr goj\u00ebn e saj, m\u00eb dhemb pak shpirti.<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb kam dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsim p\u00ebr l\u00ebnd\u00ebn e shkrimit kreativ n\u00eb SH.B.A. p\u00ebr nj\u00ebzet e dy vite, ku shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb prej atyre viteve kam punuar me gjysm\u00eb orari dhe poashtu kam pasur nj\u00eb pun\u00eb me orar t\u00eb plot\u00eb n\u00eb zyr\u00eb. Nd\u00ebrsa tani jam profesore me orar t\u00eb plot\u00eb. Kjo pun\u00eb, n\u00eb nj\u00eb jav\u00eb t\u00eb mir\u00eb, m\u00eb obligon t\u00eb lexoj p\u00ebraf\u00ebrsisht 280 faqe me shkrim kreativ t\u00eb student\u00ebve, pastaj t\u00eb shkruaj 34 faqe me vler\u00ebsime n\u00eb jav\u00eb. Nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb jav\u00eb t\u00eb keqe, m\u00eb obligon t\u00eb lexoj af\u00ebrsisht 1,400 faqe me shkrim kreativ t\u00eb student\u00ebve dhe t\u00eb shkruaj 44 faqe me vler\u00ebsime. Parat\u00eb q\u00eb fitoj nga kjo pun\u00eb, megjithat\u00eb m\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb t\u00eb blej <em>Nj\u00eb Dhom\u00eb M\u00eb Vete<\/em> si dhe m\u00eb mbetet edhe nj\u00eb shum\u00eb ekuivalente e dit\u00ebs moderne prej pes\u00ebqind paund\u00ebsh.<\/p>\n\n\n\n<p>Koh\u00ebt kan\u00eb ndryshuar. Shumica e grave shkrimtare q\u00eb njoh punojn\u00eb me orar t\u00eb plot\u00eb. Shumica e mbajn\u00eb vetveten; disa madje jan\u00eb edhe sigurueset e vetme p\u00ebr familjet e tyre. P\u00ebrpos k\u00ebsaj, shumica e grave shkrimtare me t\u00eb cilat punoj kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb pun\u00eb &#8211; nj\u00eb me orar t\u00eb plot\u00eb, plus nj\u00eb tjet\u00ebr me orar t\u00eb pjessh\u00ebm. Kur d\u00ebgjoj shkrimtare gra duke folur, nuk d\u00ebgjoj k\u00ebrkesa p\u00ebr dhoma, por p\u00ebr koh\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Pse kam shkruar intervist\u00ebn vijuese? Si studente universitare dhe pasuniversitare kam punuar me orar t\u00eb plot\u00eb dhe kam shkuar n\u00eb shkoll\u00eb gjat\u00eb nat\u00ebs. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb t\u00eb jet\u00ebs sime (si vajza e nj\u00eb burri dhe gruaje t\u00eb paarsimuar), un\u00eb kisha shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shkrimtare grua t\u00eb klas\u00ebs pun\u00ebtore p\u00ebr t\u00eb m\u00eb frym\u00ebzuar. Isha e uritur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb frym\u00ebzim; pa t\u00eb do t\u00eb ndieja q\u00eb shkrimi ishte vet\u00ebm di\u00e7ka q\u00eb nj\u00eb grua e klas\u00ebs s\u00eb mesme ose e klas\u00ebs s\u00eb lart\u00eb me para t\u00eb trash\u00ebguara mund t\u00eb b\u00ebnte.<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb e ringjalla Virginia Woolf-in p\u00ebr t\u00eb inkurajuar grat\u00eb q\u00eb punojn\u00eb, q\u00eb jan\u00eb shkrimtare, t\u00eb pyesin veten se \u00e7far\u00eb ndiejn\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr &#8220;dhom\u00ebn&#8221; dhe ekuivalentin e sot\u00ebm t\u00eb pes\u00ebqind paund\u00ebve n\u00eb vit? P\u00ebr mua, pyetja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb kjo: N\u00eb shekullin 21, si gra q\u00eb e marrim veten seriozisht si shkrimtare n\u00eb bot\u00eb, \u00e7far\u00eb na nevojitet m\u00eb s\u00eb shumti??<\/p>\n\n\n\n<p>&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;.<\/p>\n\n\n\n<p>I: S\u00eb pari, m\u00eb lejoni t\u00eb them sa e nderuar jam q\u00eb m\u00eb mund\u00ebsove kryerjen e k\u00ebsaj interviste. Un\u00eb kam p\u00ebrgatitur disa pyetje, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos humbas as edhe nj\u00eb minut\u00eb tuajin t\u00eb \u00e7muar. Ajo q\u00eb lexuesit e mi do t\u00eb d\u00ebshironin t\u00eb dinin \u00ebsht\u00eb n\u00ebse e shihni bot\u00ebn e sotme si shum\u00eb t\u00eb ndryshme nga bota e vitit 1941?<\/p>\n\n\n\n<p>VW: Para se t\u00eb zhytem n\u00eb mendimet se si vitet e para t\u00eb shekullit 21 ndryshojn\u00eb nga shekulli i 20, m\u00eb lejoni s\u00eb pari t\u00eb them se e konsideroj nj\u00eb privilegj t\u00eb kthehem p\u00ebr t\u00eb adresuar disa nga shqet\u00ebsimet me t\u00eb cilat grat\u00eb shkrimtare t\u00eb sotme duhet t\u00eb p\u00ebrballen.<\/p>\n\n\n\n<p>Meqen\u00ebse koha \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet e \u00e7muar, le t\u00eb fillojm\u00eb: Po, bota juaj sigurisht ndryshon nga bota q\u00eb i referohem n\u00eb <em>Nj\u00eb Dhom\u00eb M\u00eb Vete<\/em>, por nga ajo koh\u00eb ka akoma shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb vlejn\u00eb edhe sot. Ajo q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e dobishme p\u00ebr gruan shkrimtare t\u00eb sotme \u00ebsht\u00eb t\u00eb mendoj se si fjal\u00ebt e mija mund t\u00eb interpretohen n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb fitohet liria p\u00ebr t\u00eb shkruar.<\/p>\n\n\n\n<p>I: Lexuesit e mi do t\u00eb d\u00ebshironin t&#8217;ju d\u00ebgjonin duke folur p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si po i ri-interpretoni pun\u00ebn tuaj. A do ta kishit problem t\u00eb flisni m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p>VW: Aspak. Ajo q\u00eb s\u00eb pari m\u00eb vjen nd\u00ebrmend \u00ebsht\u00eb se q\u00eb nga vdekja ime, feminizmi u ka ofruar grave shum\u00eb p\u00ebrparime pozitive, por, si n\u00eb \u00e7do l\u00ebvizje, progresi nuk \u00ebsht\u00eb kurr\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb lineare; gjat\u00eb rrug\u00ebs ka pengesa p\u00ebr t\u00eb kap\u00ebrcyer. Kur shkrova \u201cpes\u00ebqind paund\u00eb n\u00eb vit japin fuqin\u00eb p\u00ebr t\u00eb menduar,. . . nj\u00eb dry n\u00eb der\u00eb do t\u00eb thot\u00eb fuqi p\u00ebr t\u00eb menduar vet\u00eb&#8221;, kjo nuk ishte pjes\u00eb e p\u00ebrvoj\u00ebs sime q\u00eb grat\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb mund t\u00eb ishin sigurueset e vetme p\u00ebr familjet e tyre. Gjithashtu nuk ishte pjes\u00eb e p\u00ebrvoj\u00ebs sime q\u00eb grat\u00eb mund t\u00eb merrnin pjes\u00eb n\u00eb kolegj p\u00ebr t\u00eb studiuar pran\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tyre. K\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, kur rrethanat jan\u00eb t\u00eb tilla, un\u00eb do t&#8217;i k\u00ebshilloja grat\u00eb t\u00eb mendonin seriozisht se si do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga pes\u00ebqind paund\u00ebt e tyre. (Sa do t\u00eb ishte vlera e 500 paund\u00ebve n\u00eb vitin 2013 p\u00ebr grat\u00eb tuaja vendase? P\u00ebraf\u00ebrsisht 50,000 dollar\u00eb?). Un\u00eb guxoj t\u00eb shtoj se pyetja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb nj\u00eb grua shkrimtare mund t&#8217;i b\u00ebj\u00eb tani vetes \u00ebsht\u00eb: \u00c7far\u00eb lloj dryni do t\u00eb blija?<\/p>\n\n\n\n<p>I: N\u00ebse nuk e keni problem, un\u00eb kam d\u00ebshir\u00eb t\u00eb ndaj\u00eb me ju nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb veproj\u00eb si nj\u00eb rrug\u00eb e shkurt\u00ebr p\u00ebr t&#8217;ju ndihmuar t\u00eb kuptoni m\u00eb tej sesi ka ndryshuar jeta p\u00ebr grat\u00eb q\u00eb nga vdekja juaj.<\/p>\n\n\n\n<p>VW: Ju lutem vazhdoni. Un\u00eb mir\u00ebpres \u00e7do informacion q\u00eb m\u00eb ndihmon t\u00eb kuptoj jet\u00ebn e grave shkrimtare t\u00eb sotme m\u00eb thell\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>I: N\u00eb vitin 1991, isha duke shikuar nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb televizion me dy shkrimtar\u00eb &#8211; nj\u00eb burr\u00eb dhe nj\u00eb grua &#8211; t\u00eb cil\u00ebt kishin botuar s\u00eb fundmi nga nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb re. Intervistuesi pyeti shkrimtar\u00ebt se si ishte t\u00eb punoje p\u00ebr librat e tyre. Burri foli i pari. &#8220;Un\u00eb u mbylla n\u00eb zyr\u00ebn time dhe nuk i pash\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e mi p\u00ebr pes\u00eb vjet&#8221;, tha ai.<\/p>\n\n\n\n<p>Pastaj intervistuesi i b\u00ebri gruas t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pyetje. &#8220;Un\u00eb jam nj\u00eb n\u00ebn\u00eb e vetme me dy f\u00ebmij\u00eb dhe nj\u00eb pun\u00eb me orar t\u00eb plot\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb nganj\u00ebher\u00eb ulesha tek makina e shkrimit me nj\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebt e mi n\u00eb preh\u00ebr, i cili t\u00ebrhiqte vathin tim nd\u00ebrsa un\u00eb shtypja&#8221;, tha ajo.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk e mbaj mend emrin e autorit, por mbaj mend emrin e autores: Toni Morrison. (Nj\u00eb grua bashk\u00ebkohore shkrimtare me q\u00ebndrim dhe vler\u00ebsim t\u00eb lart\u00eb.) P\u00ebr grat\u00eb shkrimtare t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb sotme, f\u00ebmija i ulur n\u00eb prehrin e nj\u00eb n\u00ebne \u00ebsht\u00eb nj\u00eb simbol i koh\u00ebs son\u00eb. Grat\u00eb vazhdimisht duhet t\u00eb nd\u00ebrrojn\u00eb vendin e p\u00ebrgjegj\u00ebsive t\u00eb tyre. Pyes veten se \u00e7far\u00eb mendoni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ide? Shum\u00eb gra shkrimtare po i p\u00ebrmbahen asaj. (P\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe veten time.) A keni ndonj\u00eb mendim se si mund t\u00eb lidhet kjo me iden\u00eb tuaj t\u00eb tanishme se si duhet ta pyesim veten se \u00e7far\u00eb lloj dryni do t\u00eb blinim?<\/p>\n\n\n\n<p>VW: Faleminderit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb anekdot\u00eb. Un\u00eb jam nj\u00eb adhuruese e pun\u00ebs s\u00eb zonj\u00ebs Morrison. (Jeta e p\u00ebrtejme ka nj\u00eb bibliotek\u00eb t\u00eb gjer\u00eb.) Historia juaj tregon qart\u00eb se si koh\u00ebt kan\u00eb ndryshuar. Gjithashtu m\u00eb ndihmon t\u00eb p\u00ebrsos k\u00ebshillat e mia. Un\u00eb mund t\u00eb shoh pse grat\u00eb shkrimtare do t&#8217;i p\u00ebrmbahen k\u00ebtij lloj frym\u00ebzimi. Ajo p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po b\u00ebhet fjal\u00eb k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb vendosm\u00ebria. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr mua n\u00eb bot\u00ebn tuaj bashk\u00ebkohore \u00ebsht\u00eb se parat\u00eb mund t\u00eb blejn\u00eb nj\u00eb lloj lirie t\u00eb caktuar dhe gjithashtu mund t\u00eb blejn\u00eb nj\u00eb dry. Por duket sikur rrotullimi i \u00e7el\u00ebsit tani \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pengesa kryesore. N\u00ebse do t\u00eb rishikoja fjal\u00ebt e mia p\u00ebr gruan shkrimtare t\u00eb shekullit 21, do t\u00eb shtoja ndjenj\u00ebn time origjinale n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Pes\u00ebqind paund\u00eb n\u00eb vit mund\u00ebsojn\u00eb fuqin\u00eb p\u00ebr t\u00eb menduar,. . .<\/p>\n\n\n\n<p>nj\u00eb dry n\u00eb der\u00eb mund\u00ebson fuqin\u00eb p\u00ebr t\u00eb menduar vet\u00eb. . .<\/p>\n\n\n\n<p>rrotullimi i \u00e7el\u00ebsit do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb vendos\u00ebsh pun\u00ebn t\u00ebnde n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb. &#8220;<\/p>\n\n\n\n<p>I: N\u00ebse ju kuptoj sakt\u00eb, ju po u k\u00ebrkoni grave shkrimtare t\u00eb sotme t\u00eb mendojn\u00eb se \u00e7far\u00eb i duhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta vendosin pun\u00ebn e tyre n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>VW: Pik\u00ebrisht. \u00c7far\u00eb dobie ka nj\u00eb dry i hapur? Fokusi i k\u00ebshillave t\u00eb mia \u00ebsht\u00eb zhytja n\u00eb procesin e shkrimit, pa nd\u00ebrprerjen e ideve, nevojave dhe k\u00ebrkesave t\u00eb njer\u00ebzve tjer\u00eb. Ajo q\u00eb nuk ka ndryshuar me kalimin e koh\u00ebs \u00ebsht\u00eb se si grat\u00eb pritet t\u00eb jen\u00eb aty p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit dhe p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj vendosja e shkrimeve t\u00eb tyre n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb luft\u00eb e vazhdueshme.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb shkruarit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje serioze. Nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb b\u00ebhet duke u ulur n\u00eb divan me f\u00ebmij\u00eb ose me nj\u00eb bashk\u00ebshort q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrpret p\u00ebr t\u00eb pyetur se ku i keni l\u00ebn\u00eb biskotat ose \u00e7el\u00ebsat e automjetit. Nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb b\u00ebhet p\u00ebrderisa nd\u00ebrpreheni nga nj\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i cili iu telefonon nat\u00ebn p\u00ebr t\u00eb pyetur se ku i vendosni raportet e pun\u00ebs t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. Jam e sigurt q\u00eb edhe ju keni shembuj personal se si bota nd\u00ebrhyn n\u00eb pun\u00ebn tuaj. Jam e interesuar t\u00eb d\u00ebgjoj historin\u00eb tuaj.<\/p>\n\n\n\n<p>I: Nuk prita q\u00eb qendra e v\u00ebmendjes t\u00eb binte mbi shkrimet e mia. Nga nj\u00ebra an\u00eb, m\u00eb duket si nj\u00eb bekim t\u00eb d\u00ebgjohem nga Virginia Woolf dhe nga ana tjet\u00ebr ndihem e ekspozuar. Sidoqoft\u00eb, un\u00eb do t\u00eb flas sinqerisht.<\/p>\n\n\n\n<p>Disa vjet m\u00eb par\u00eb m&#8217;u dha nj\u00eb dhurat\u00eb q\u00eb nuk e kam harruar kurr\u00eb: dy muaj papun\u00ebsi. Kjo ishte hera e vetme n\u00eb jet\u00ebn time si e rritur q\u00eb nuk po punoja me orar t\u00eb plot\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebrkimit t\u00eb pun\u00ebs, angazhimi im i vet\u00ebm ishte t\u00eb shkruaja. Ky interval i ve\u00e7ant\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilin kisha koh\u00eb t\u00eb bollshme, ishte nj\u00eb risi p\u00ebr mua: lexova dhe shkrova me nj\u00eb pangop\u00ebsi q\u00eb m\u00eb zuri n\u00eb befasi &#8211; ishte sikur t\u00eb kisha pritur t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb liri. Di\u00e7ka tjet\u00ebr po aq befasuese ndodhi: gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe t\u00eb shkurt\u00ebr papun\u00ebsie, kur u ula t\u00eb shkruaj m\u00eb shum\u00eb poezi (deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kisha shkruar vet\u00ebm poezi), shkrova pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb faqe proz\u00eb. Pastaj dy muaj m\u00eb von\u00eb pata tridhjet\u00eb faqe proz\u00eb. Pasi u ktheva n\u00eb pun\u00eb me orar t\u00eb plot\u00eb, vazhdova t\u00eb shkruaj proz\u00eb (megjith\u00ebse ishte copa-copa). P\u00ebrfundimisht, m\u00eb duhej t\u00eb pranoja se po shkruaja nj\u00eb roman dhe jo vet\u00ebm ndonj\u00eb roman, por nj\u00eb roman historik, nj\u00eb q\u00eb m\u00eb k\u00ebrkonte t\u00eb b\u00ebja k\u00ebrkime mbi dy gra nga shekulli 19. Nj\u00ebr\u00ebs prej k\u00ebtyre grave t\u00eb shekullit t\u00eb 19-t\u00eb i jepej nj\u00eb ndihm\u00eb prej pes\u00ebqind paundesh n\u00eb vit nga babai i saj, k\u00ebshtu q\u00eb si ju, ajo nuk kishte pse t\u00eb shqet\u00ebsohej p\u00ebr para dhe u \u00e7lirua p\u00ebr t&#8217;iu p\u00ebrkushtuar profesionit s\u00eb saj. Si rezultat, emri i saj u b\u00eb sinonim i heroizmit. Gruaja tjet\u00ebr &#8211; personazhi im kryesor &#8211; pasardh\u00ebse e njer\u00ebzve q\u00eb u skllav\u00ebruan \u2013 u lind n\u00eb nj\u00eb familje pun\u00ebtore, pa trash\u00ebgimi, por ajo nuk e la q\u00eb kjo ta pengonte.<\/p>\n\n\n\n<p>Puna p\u00ebr k\u00ebt\u00eb roman po m\u00eb m\u00ebson p\u00ebr vendosm\u00ebrin\u00eb, vet\u00ebvendosjen dhe p\u00ebr m\u00ebnyrat se si drynat dhe \u00e7el\u00ebsat mund t\u00eb na mbyllin ose t\u00eb na bllokojn\u00eb. Zonja Woolf, un\u00eb duhet t\u00eb rr\u00ebfehem: dera e dhom\u00ebs time u mbyll pas meje dhe aksidentalisht un\u00eb e bllokova dhom\u00ebn me \u00e7el\u00ebs nga brenda.<\/p>\n\n\n\n<p>VW: E dashur, kjo nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka mbi t\u00eb cil\u00ebn ke nevoj\u00eb t\u00eb d\u00ebshp\u00ebrohesh. Dryni mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet. Ajo q\u00eb m\u00eb shqet\u00ebson \u00ebsht\u00eb pse nuk e keni z\u00ebvend\u00ebsuar tashm\u00eb at\u00eb? \u00c7far\u00eb keni b\u00ebr\u00eb q\u00eb kur e mbyll\u00ebt?<\/p>\n\n\n\n<p>I: Un\u00eb po shkruaj n\u00eb makin\u00eb, n\u00eb metro, madje edhe n\u00eb terminale t\u00eb aeroportit. Un\u00eb gjithashtu po shkruaj n\u00eb tryez\u00ebn e kuzhin\u00ebs p\u00ebrderisa darka \u00ebsht\u00eb ne furr\u00eb dhe n\u00eb lavanderi nd\u00ebrsa rrobat thahen. Mundohem t\u00eb shkruaj kudo dhe kurdo q\u00eb mundem.<\/p>\n\n\n\n<p>Zonja Woolf, ndihem e vet\u00ebdijshme q\u00eb kam marr\u00eb koh\u00ebn tuaj me shqet\u00ebsimet e mia, por pastaj e di q\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e mia vlejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt dhe k\u00ebshtu jam e guximshme t\u00eb p\u00ebrmend nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb fundit. A do ta kishit problem sikur t\u00eb p\u00ebrdorja fjal\u00ebt e nj\u00eb shkrimtareje tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb shpjeguar se si ndihem.<\/p>\n\n\n\n<p>VW: Aspak. Gjithmon\u00eb jam duke k\u00ebrkuar frym\u00ebzim. Vdekja nuk m\u00eb ka ndaluar t\u00eb \u00ebnd\u00ebrroj.<\/p>\n\n\n\n<p>I: Shkrimtarja, H\u00e9l\u00e8ne Cixous, dikur shkroi: \u201cDikush mund t\u00eb vdes\u00eb nga t\u00eb qenit i paaft\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkruar n\u00eb koh\u00eb librin q\u00eb ka brenda trupit t\u00eb vet. Ky \u00ebsht\u00eb libri q\u00eb duhet t\u00eb ballafaqohet dhe k\u00ebrkon nga un\u00eb nj\u00eb guxim q\u00eb me ngulm k\u00ebrkoj ta gjej n\u00eb vetvete. &#8220;<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo ndjenj\u00eb \u00ebsht\u00eb sakt\u00ebsisht ajo q\u00eb un\u00eb ndjej p\u00ebr pun\u00ebn time dhe jam e sigurt se kjo ndjenj\u00eb ndihet nga nj\u00eb shumic\u00eb e madhe e lexuesve t\u00eb mi. Prandaj, pyetja ime e fundit para se t\u00eb ktheheni n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrtejme \u00ebsht\u00eb: Duke marr\u00eb parasysh fjal\u00ebt e Cixous, a keni ndonj\u00eb k\u00ebshill\u00eb p\u00ebr t\u2019i ndihmuar atyre q\u00eb ju kan\u00eb mbyllur dhomat nga brenda?<\/p>\n\n\n\n<p>VW: Po: Nd\u00ebrrojeni drynin. (Por n\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e kushtueshme, edhe nj\u00eb dry i koduar funksion.) Hyr brenda. Rrotulloje \u00e7el\u00ebsin.<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p>E p\u00ebrktheu: Riola Morina<\/p>\n\n\n\n<p>Tekstin origjinal mund ta gjeni n\u00eb:&nbsp;<a href=\"https:\/\/www.goddard.edu\/masters-degree\/mfa-in-creative-writing\/turn-the-key-an-interview-with-virginia-woolf\/?fbclid=IwAR2E6eOsmxf6DS2NrkRh7PPvnJuiILNzqaiuPBmwrkw3n3JEvpx1RGrmzYo\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\">https:\/\/www.goddard.edu\/masters-degree\/mfa-in-creative-writing\/turn-the-key-an-interview-with-virginia-woolf\/?fbclid=IwAR2E6eOsmxf6DS2NrkRh7PPvnJuiILNzqaiuPBmwrkw3n3JEvpx1RGrmzYo <\/a><\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"featured_media":2615,"template":"","class_list":["post-2614","lexo-post","type-lexo-post","status-publish","has-post-thumbnail","hentry"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v23.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Hyr brenda dhom\u00ebs. Rrotulloje \u00e7el\u00ebsin. - QIKA<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/qika.org\/lexime\/hyr-brenda-dhomes-rrotulloje-celesin\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Hyr brenda dhom\u00ebs. Rrotulloje \u00e7el\u00ebsin. - QIKA\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Pse vendosa t\u00eb ringjall\u00eb Virginia Woolf-in? Un\u00eb jam britaneze, me rr\u00ebnj\u00eb n\u00eb klas\u00ebn pun\u00ebtore dhe prejardhje qipriote. Me k\u00ebt\u00eb prapavij\u00eb vjen nj\u00eb nd\u00ebrgjegje e thell\u00eb e klas\u00ebs. K\u00ebshtu q\u00eb sa her\u00eb q\u00eb d\u00ebgjoj p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb (pes\u00ebqind paund n\u00eb vit) t\u00eb Virginia Woolf-it, trash\u00ebgimi e cila ia largonte asaj shqet\u00ebsimin dhe nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb gjetur pun\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/qika.org\/lexime\/hyr-brenda-dhomes-rrotulloje-celesin\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"QIKA\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-09-02T12:47:50+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/1_uxFxR7UApbLIyMDVB3EhCg.jpeg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"700\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"525\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/hyr-brenda-dhomes-rrotulloje-celesin\/\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/hyr-brenda-dhomes-rrotulloje-celesin\/\",\"name\":\"Hyr brenda dhom\u00ebs. Rrotulloje \u00e7el\u00ebsin. - QIKA\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/hyr-brenda-dhomes-rrotulloje-celesin\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/hyr-brenda-dhomes-rrotulloje-celesin\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/1_uxFxR7UApbLIyMDVB3EhCg.jpeg\",\"datePublished\":\"2021-09-02T09:22:14+00:00\",\"dateModified\":\"2021-09-02T12:47:50+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/hyr-brenda-dhomes-rrotulloje-celesin\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/qika.org\/lexime\/hyr-brenda-dhomes-rrotulloje-celesin\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/hyr-brenda-dhomes-rrotulloje-celesin\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/1_uxFxR7UApbLIyMDVB3EhCg.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/1_uxFxR7UApbLIyMDVB3EhCg.jpeg\",\"width\":700,\"height\":525},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/hyr-brenda-dhomes-rrotulloje-celesin\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/qika.org\/en\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Hyr brenda dhom\u00ebs. Rrotulloje \u00e7el\u00ebsin.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/\",\"name\":\"QIKA\",\"description\":\"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Hyr brenda dhom\u00ebs. Rrotulloje \u00e7el\u00ebsin. - QIKA","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/qika.org\/lexime\/hyr-brenda-dhomes-rrotulloje-celesin\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Hyr brenda dhom\u00ebs. Rrotulloje \u00e7el\u00ebsin. - QIKA","og_description":"Pse vendosa t\u00eb ringjall\u00eb Virginia Woolf-in? Un\u00eb jam britaneze, me rr\u00ebnj\u00eb n\u00eb klas\u00ebn pun\u00ebtore dhe prejardhje qipriote. Me k\u00ebt\u00eb prapavij\u00eb vjen nj\u00eb nd\u00ebrgjegje e thell\u00eb e klas\u00ebs. K\u00ebshtu q\u00eb sa her\u00eb q\u00eb d\u00ebgjoj p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb (pes\u00ebqind paund n\u00eb vit) t\u00eb Virginia Woolf-it, trash\u00ebgimi e cila ia largonte asaj shqet\u00ebsimin dhe nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb gjetur pun\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/qika.org\/lexime\/hyr-brenda-dhomes-rrotulloje-celesin\/","og_site_name":"QIKA","article_modified_time":"2021-09-02T12:47:50+00:00","og_image":[{"width":700,"height":525,"url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/1_uxFxR7UApbLIyMDVB3EhCg.jpeg","type":"image\/jpeg"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/hyr-brenda-dhomes-rrotulloje-celesin\/","url":"https:\/\/qika.org\/lexime\/hyr-brenda-dhomes-rrotulloje-celesin\/","name":"Hyr brenda dhom\u00ebs. Rrotulloje \u00e7el\u00ebsin. - QIKA","isPartOf":{"@id":"https:\/\/qika.org\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/hyr-brenda-dhomes-rrotulloje-celesin\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/hyr-brenda-dhomes-rrotulloje-celesin\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/1_uxFxR7UApbLIyMDVB3EhCg.jpeg","datePublished":"2021-09-02T09:22:14+00:00","dateModified":"2021-09-02T12:47:50+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/hyr-brenda-dhomes-rrotulloje-celesin\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/qika.org\/lexime\/hyr-brenda-dhomes-rrotulloje-celesin\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/hyr-brenda-dhomes-rrotulloje-celesin\/#primaryimage","url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/1_uxFxR7UApbLIyMDVB3EhCg.jpeg","contentUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/1_uxFxR7UApbLIyMDVB3EhCg.jpeg","width":700,"height":525},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/hyr-brenda-dhomes-rrotulloje-celesin\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/qika.org\/en\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Hyr brenda dhom\u00ebs. Rrotulloje \u00e7el\u00ebsin."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/qika.org\/#website","url":"https:\/\/qika.org\/","name":"QIKA","description":"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/lexo-post\/2614","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/lexo-post"}],"about":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/lexo-post"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2615"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2614"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}