{"id":3558,"date":"2022-01-19T11:16:13","date_gmt":"2022-01-19T10:16:13","guid":{"rendered":"https:\/\/qika.org\/?post_type=lexo-post&#038;p=3558"},"modified":"2022-01-19T11:17:17","modified_gmt":"2022-01-19T10:17:17","slug":"per-grate-vrapimi-eshte-ende-nje-akt-sfidues","status":"publish","type":"lexo-post","link":"https:\/\/qika.org\/en\/lexo-post\/per-grate-vrapimi-eshte-ende-nje-akt-sfidues\/","title":{"rendered":"P\u00ebr grat\u00eb vrapimi \u00ebsht\u00eb ende nj\u00eb akt sfidues"},"content":{"rendered":"\n<p>Vrapueset gra kan\u00eb luftuar prej koh\u00ebsh p\u00ebr njohjen dhe statusin e nj\u00ebjt\u00eb si t\u00eb burrave. Rachel Hewitt pyet pse vrapimi nuk u ofron grave lirin\u00eb e duhur.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Rreth or\u00ebs pes\u00eb t\u00eb pasdites m\u00eb 28 tetor 2018, dit\u00ebn kur u nd\u00ebrrua ora n\u00eb Britani, mbatha k\u00ebpuc\u00ebt e mia t\u00eb vrapimit dhe dola nga sht\u00ebpia. Rruga q\u00eb b\u00ebj zakonisht \u00ebsht\u00eb rreth shtat\u00eb milje (11km). Fillon n\u00eb qytetin me mure mesjetare t\u00eb York-ut, duke vazhduar n\u00eb shtigjet e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr \u00e7iklist\u00eb, m\u00eb pas n\u00eb shtigje m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe p\u00ebrmes nj\u00eb pylli t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb fshatin af\u00ebr Bishopthrope, p\u00ebr tu kthyer m\u00eb pas p\u00ebrmes disa rrugicave periferike, n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb rrug\u00eb garash dhe nj\u00eb shteg t\u00eb shtruar buz\u00eb lumit. \u00cbsht\u00eb i shesht\u00eb dhe i patrazuar nga makinat, dhe e b\u00ebj k\u00ebt\u00eb vrapim nj\u00eb apo dy her\u00eb n\u00eb jav\u00eb i cili zgjat\u00eb nj\u00eb or\u00eb e nj\u00eb, dy apo tre minuta ndonj\u00ebher\u00eb. P\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb radha ime p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb gjum\u00eb dhe mund t\u00eb nd\u00ebrroj rrobat momentin kur p\u00ebrfundoj pun\u00ebn, mund t\u00eb dal p\u00ebr vrap dhe t\u00eb kthehem n\u00eb sht\u00ebpi para per\u00ebndimit t\u00eb diellit. Por n\u00eb dit\u00ebn q\u00eb u nd\u00ebrrua ora, un\u00eb llogarita koh\u00ebn gabimisht dhe n\u00eb or\u00ebn pes\u00eb pasdite ishte err\u00ebsuar tashm\u00eb. Kjo nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi. Ngrita supet p\u00ebr t\u00eb veshur nj\u00eb jelek, vendosa shirita krah\u00ebsh dhe ky\u00e7esh, vendosa llamb\u00ebn e drit\u00ebs n\u00eb kok\u00eb dhe dola nga sht\u00ebpia.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb kam vrapuar p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb, q\u00eb kur i kisha 25 vje\u00e7are. Kur fillova p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb m\u00eb solli k\u00ebnaq\u00ebsi. Vrapova vet\u00ebm p\u00ebr disa jav\u00eb me hove t\u00eb shkurtra apo n\u00eb makin\u00eb t\u00eb vrapimit (treadmill), kur m\u00eb n\u00eb fund vendosa t\u00eb vrapoja tet\u00eb milje p\u00ebrgjat\u00eb rrug\u00ebs nga nj\u00eb vil\u00eb pushimesh n\u00eb Yorkshire Dales deri n\u00eb qytetin m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt. Mbatha nj\u00eb pal\u00eb patike t\u00eb vjetra dhe arrita n\u00eb Pateley Bridge me tedonit akut t\u00eb thembr\u00ebs.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Por un\u00eb vazhdova t\u00eb vrapoja. Kjo ushqeu prirjen time p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrlidhur vler\u00ebn me sasin\u00eb. I vler\u00ebsoja gj\u00ebrat q\u00eb mund t\u00eb num\u00ebroheshin dhe ato t\u00eb cilave u matej progresi. M\u00eb p\u00eblqenin t\u00eb dh\u00ebnat: distancat, arritjet personale, kalorit\u00eb e djegura. Por m\u00ebsova se vrapimi ishte fizikisht i pak\u00ebndsh\u00ebm. M\u00eb dhimbnin kofsha dhe gjuri. Pija ibuprofen p\u00ebr t\u00eb kaluar nj\u00eb gjysm\u00eb maraton\u00eb, derisa nuk mund t\u00eb vrapoja nga dhimbja dhe m\u00eb duhej t\u00eb ndaloja. Vrapoja sepse e ndjeja se duhet t\u00eb b\u00ebhesha vrapuese. P\u00ebr shkak q\u00eb kisha dhimbje dhe nuk isha kurr\u00eb aq e shpejt\u00eb sa doja, vrapimet e mia u mbush\u00ebn me nj\u00eb ndjenj\u00eb d\u00ebshtimi.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Vet\u00ebm pasi b\u00ebra f\u00ebmij\u00eb n\u00eb mesin e t\u00eb tridhjetave vrapimi u shnd\u00ebrrua n\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr. Papritur, duheshin shtat\u00eb muaj pushim i detyruar gjat\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb dhe fizioterapi p\u00ebr dhimbje dhe p\u00ebr shkak t\u00eb keq vendosjes s\u00eb legenit. T\u00eb vrapoja p\u00ebrs\u00ebri m\u00eb dukej si di\u00e7ka e re. Nd\u00ebrrova rrug\u00ebn ku vrapoja m\u00eb par\u00eb, p\u00ebr t\u00eb vrapuar n\u00eb shtigje m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mbroja legenin tim. N\u00eb fillim, fillova t\u00eb vrapoja rreth perimetrit me balt\u00eb t\u00eb parkut lokal t\u00eb Londr\u00ebs, pastaj n\u00eb pyllin Epping. Kur u shp\u00ebrngul\u00ebm n\u00eb York, zbulova North York Moors dhe k\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb q\u00eb t\u00eb jepnin distancat e gjata n\u00ebp\u00ebr fushat e lul\u00ebzuara t\u00eb purpurta, n\u00ebp\u00ebr tokat pyjore antike dhe p\u00ebrgjat\u00eb shk\u00ebmbinjve q\u00eb zbresin deri n\u00eb plazhet ku kishte kajsi. Vrapimi m\u00eb jepte liri. T\u00eb kalosh nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb kodra ishte e rrall\u00eb, koh\u00eb e \u00e7mueshme p\u00ebr trupin dhe mendjen time, ku un\u00eb mund t\u00eb isha vet\u00ebm, pa f\u00ebmij\u00eb q\u00eb m\u00eb k\u00ebrkonin \u00ebmb\u00eblsira apo tu pastroja jasht\u00ebqitjen.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Zbulova se vrapimi lart e posht\u00eb kodrave, kap\u00ebrcimi i rr\u00ebnj\u00ebve t\u00eb pem\u00ebve p\u00ebrgjat\u00eb shtigjeve pyjore, t\u00eb sjell\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi fizike t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb e t\u00eb pap\u00ebrshkrueshme; aj\u00ebr i past\u00ebr n\u00eb mushk\u00ebri. Nj\u00eb rrebesh i papritur mbi l\u00ebkur\u00ebn e kripur. Nj\u00eb birr\u00eb e ftoht\u00eb n\u00eb nj\u00eb pub buz\u00eb liqenit pas nj\u00eb vrapimi n\u00eb ver\u00eb dhe nj\u00eb filxhan \u00e7aj me buk\u00eb t\u00eb thekur n\u00eb nj\u00eb kafene t\u00eb fshatit n\u00eb dim\u00ebr. \u00c7lirimi i mrekulluesh\u00ebm nga t\u00ebrheqja e gravitetit n\u00eb maj\u00eb t\u00eb nj\u00eb kodre, e shoq\u00ebruar nga loj\u00ebra f\u00ebmij\u00ebsh n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb 28 tetor milja e par\u00eb q\u00eb b\u00ebra ishte p\u00ebrgjat\u00eb shtigjeve t\u00eb bi\u00e7ikletave t\u00eb cilat dukeshin t\u00eb verdha n\u00ebn shk\u00eblqimin e dritave n\u00eb rrug\u00eb. Ishte temperatur\u00eb perfekte, mjaftuesh\u00ebm e fresk\u00ebt sa t\u00eb dep\u00ebrtonte n\u00ebp\u00ebr plog\u00ebshtin\u00eb q\u00eb m\u00eb kishte shkaktuar nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb zyr\u00eb me ndri\u00e7im fluoreshent.&nbsp; Vrapimi m\u00eb ktheu p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb trupin tim, sikur t\u00eb kisha nj\u00eb shpirt t\u00eb l\u00ebngsh\u00ebm q\u00eb stoik\u00ebt grek\u00eb e quanin pneuma, dhe kjo po m\u00eb kthehej p\u00ebrs\u00ebri duke u futur thell\u00eb n\u00eb l\u00ebkur\u00ebn time dhe duke m\u00eb mbushur me jet\u00eb. M\u00eb b\u00ebri t\u00eb ndihem mrekulluesh\u00ebm.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Pas miljes s\u00eb par\u00eb, nd\u00ebrrova rrug\u00ebn n\u00eb nj\u00eb pist\u00eb q\u00eb dilte n\u00eb fushat e zbraz\u00ebta. \u00c7do hap para u kthye n\u00eb ngjyr\u00eb argjendi p\u00ebr shkak t\u00eb drit\u00ebs s\u00eb lidhur n\u00eb kok\u00ebn time, por rreth e rrotull ishte qymyr i pa varg\u00ebzuar. Po m\u00eb p\u00ebrzihej barku dhe rrahjet e zemr\u00ebs m\u00eb shtoheshin. Fillova t\u00eb shpejtoj\u00eb hapat, duke kaluar pengesat e trungjeve me nj\u00eb shpejt\u00ebsi tjet\u00ebr. \u201cA jam idiote?\u201d, pyeta veten, \u201cq\u00eb kam dal\u00eb k\u00ebtu, n\u00eb err\u00ebsir\u00eb, vet\u00ebm?\u201d.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Kur vrapoj, provoj t\u00eb meditoj p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb thjeshta (si p.sh. t\u00eb merrem me ngjyrat p\u00ebr dhom\u00ebn q\u00eb po dekoroj) ose punoj me enigma matematikore (si p.sh., koha q\u00eb do t\u00eb m\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrfundoj nj\u00eb gar\u00eb t\u00eb ardhshme). Ndonj\u00ebher\u00eb k\u00ebto mendime shnd\u00ebrrohen n\u00eb \u00e7udira t\u00eb frikshme, t\u00eb tilla si a do t\u00eb mb\u00ebrrij\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi e sigurt. E di q\u00eb grat\u00eb jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb prekshme nga sulmet n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre sesa n\u00eb rrugica t\u00eb err\u00ebta apo n\u00eb parqe. E di q\u00eb deri tani shumica e p\u00ebrdhunimeve, sulmeve dhe vrasjeve t\u00eb grave kryhen nga burra q\u00eb i njohin ato. E di q\u00eb jo t\u00eb gjith\u00eb burrat jan\u00eb t\u00eb dhunsh\u00ebm, por gjithashtu di se n\u00eb vitet 2017-2018 n\u00eb Britani 93% e rasteve q\u00eb u proceduan p\u00ebr dhun\u00eb ndaj vajzave dhe grave ishin nga burrat. E di q\u00eb ka pasur gra t\u00eb sulmuara apo t\u00eb vrara gjersa po vraponin, nd\u00ebr to jan\u00eb Karina Vetrano, Mollie Tibbetts, Wendy Martinez, q\u00eb t\u00eb gjitha nga viti 2016. Grat\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb rrezikuara n\u00eb sht\u00ebpi, por nuk jan\u00eb domosdoshm\u00ebrisht m\u00eb t\u00eb sigurta jasht\u00eb saj.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Frika ime nuk \u00ebsht\u00eb e gjitha n\u00eb kok\u00ebn time. Jam ndjekur dy her\u00eb nga burra gjersa vrapoja. Nj\u00ebri vraponte pran\u00eb meje me nj\u00eb cigare t\u00eb ndezur p\u00ebr gati nj\u00eb milje, i cili m\u00eb pas u largua kur un\u00eb shpejtova. I dyti ishte m\u00eb i keq, dhe mu desh t\u00eb hyja af\u00ebr sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb nj\u00eb t\u00eb panjohuri dhe t\u00eb b\u00ebja sikur trokisja n\u00eb der\u00eb. Kam qen\u00eb e rrethuar nga burra n\u00eb moto\u00e7ikleta q\u00eb th\u00ebrrisnin \u201cCunt! Cunt! Cunt!\u201d(fjal\u00eb ofenduese n\u00eb gjuh\u00ebn angleze q\u00eb i referohet organeve gjenitale fem\u00ebrore)&nbsp; M\u00eb \u00ebsht\u00eb hedhur tymi i cigares q\u00ebllimisht n\u00eb fytyr\u00eb, m\u00eb kan\u00eb p\u00ebshtyr\u00eb, i kan\u00eb r\u00ebn\u00eb boris\u00eb duke th\u00ebn\u00eb \u201cDukesh si pedofile n\u00eb ato tuta!\u201d, \u201cA nuk mund t\u00eb vraposh m\u00eb shpejt se aq?\u201d, \u201cNa jep nj\u00eb buz\u00ebqeshje e dashur!\u201d&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk jam vet\u00ebm. Koh\u00eb m\u00eb par\u00eb shkrova n\u00eb Twitter \u201cVrapuese gra, a do t\u00eb vraponit vet\u00ebm n\u00eb err\u00ebsir\u00eb?\u201d. Pati v\u00ebrshim historish: nj\u00eb grua vrapon nat\u00ebn vet\u00ebm n\u00ebse fqinj\u00ebt e saj jan\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr t\u00eb par\u00eb kur kthehet ajo. Grat\u00eb q\u00eb ndaluan s\u00eb vrapuari n\u00eb err\u00ebsir\u00eb pasi q\u00eb ishin ndjekur ose inkurajuar q\u00eb t\u00eb hipnin n\u00eb makin\u00ebn e nj\u00eb t\u00eb panjohuri, ndaluan s\u00eb vrapuari vet\u00ebm p\u00ebr shkak q\u00eb u p\u00ebrball\u00ebn me k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb ngjashme dhe m\u00eb pas ndaluan s\u00eb vrapuari t\u00ebr\u00ebsisht. Grat\u00eb q\u00eb vrapojn\u00eb vet\u00ebm dalin ve\u00e7 n\u00ebse kan\u00eb nj\u00eb qen apo alarm p\u00ebrdhunimi me vete, nd\u00ebrsa n\u00eb Amerika n\u00ebse kan\u00eb nj\u00eb topuz apo arm\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e mbajn\u00eb n\u00ebn rrobat sportive. T\u00eb papriturat emocionale t\u00eb vrapimit t\u00eb japin nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb thell\u00eb lirie s\u00eb bashku me momente t\u00eb g\u00ebzimit euforik. Por i gjith\u00eb ky g\u00ebzim m\u00eb ndalon si pasoj\u00eb e frik\u00ebs q\u00eb gjersa vrapoj vet\u00ebm nj\u00eb burr\u00eb do t\u00eb m\u00eb rr\u00ebmbej\u00eb, p\u00ebrdhunoj\u00eb, sulmoj\u00eb ose vras\u00eb.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebshtu, p\u00ebrderisa shtegu i err\u00ebt vazhdonte n\u00eb rrug\u00ebn e nj\u00eb fshati aty pran\u00eb dhe m\u00eb \u00e7onte n\u00eb sheshet me drit\u00eb nga pubet dhe dyqanet e peshkut, psher\u00ebtiva e leht\u00ebsuar. Por shpejt u gjenda p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb err\u00ebsir\u00eb, duke vrapuar n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb rrugic\u00eb me shteg t\u00eb pandri\u00e7uar q\u00eb rrethohej me fusha t\u00eb thella. N\u00eb larg\u00ebsi, shihej nj\u00eb drit\u00eb e vog\u00ebl e cila po afrohej: nj\u00eb \u00e7iklist. \u201cFaleminderit zotit, \u00ebsht\u00eb polic\u201d mendova. Por pastaj dyshova \u201cNdoshta \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdhunues?\u201d Isha n\u00eb panik, por u p\u00ebrpoqa t\u00eb arsyetoja frik\u00ebn time. Ndoshta nga larg\u00ebsia nuk dallohem q\u00eb jam grua? Por gjithsesi un\u00eb nuk jam e gjat\u00eb dhe lart\u00ebsia e drit\u00ebs s\u00eb vendosur n\u00eb kok\u00eb e b\u00ebn t\u00eb qart\u00eb k\u00ebt\u00eb. Ndoshta mund ta tejkaloja? Por nuk mund t\u00eb tejkaloja nj\u00eb bi\u00e7iklet\u00eb.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Gjersa kaluam af\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit, un\u00eb shikoja posht\u00eb, nuk doja t\u00eb b\u00ebja kontakt me sy. Frika ime ishte shum\u00eb e madhe, por jo e pabazuar. Si e kalibron frik\u00ebn n\u00eb nj\u00eb rrezik t\u00eb vog\u00ebl, por megjithat\u00eb ekzistues? Cili \u00ebsht\u00eb niveli i duhur i frik\u00ebs p\u00ebr t\u00eb kuptuar se ndoshta nuk do t\u00eb sulmoheni? Si t\u00eb frik\u00ebsohesh m\u00eb pak?&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Liria q\u00eb t\u00eb jep vrapimi \u00ebsht\u00eb e komplikuar p\u00ebr shum\u00eb gra. Shpesh fitohet me v\u00ebshtir\u00ebsi, me hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb kufizuar, ndoshta e kufizuar brenda nj\u00eb jave q\u00eb dominohet nga nd\u00ebrrimi i dyt\u00eb i kujdesit p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt apo pun\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb, apo nga ndjenja e faj\u00ebsis\u00eb q\u00eb po i braktis\u00eb ato pun\u00eb. Liria t\u00eb dal\u00ebsh e pa ngarkuar nga sht\u00ebpia , vet\u00ebm me nj\u00eb \u00e7el\u00ebs t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb xhep \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht dometh\u00ebn\u00ebse p\u00ebr grat\u00eb q\u00eb jan\u00eb m\u00ebsuar me pesh\u00ebn e \u00e7antave me gj\u00ebsende. Dhe si\u00e7 e kisha zbuluar kur isha e re, vrapimi mund t\u00eb jet\u00eb aleat i forcave psikologjike dhe sociale q\u00eb na frenojn\u00eb dhe kontrollojn\u00eb, t\u00eb tilla si anoreksia, ortoreksia, ocd, dhe k\u00ebshtu vrapimi ka potencialin p\u00ebr t\u00eb na \u00e7liruar nga ato.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb atij vrapimi, fillova t\u00eb mendoja p\u00ebr orarin e burrave gjat\u00eb nat\u00ebs. Po t\u00eb mos kisha k\u00ebt\u00eb frik\u00eb, \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebja nat\u00ebn? Asgj\u00eb dramatike: thjesht jeta ime do t\u00eb shpalosej n\u00eb 24 or\u00ebt e plota t\u00eb dit\u00ebs dhe nat\u00ebs. Do t\u00eb vrapoja e vetme n\u00eb nj\u00eb pyll pasi t\u00eb err\u00ebsohej, pa pasur ankth. Pas nj\u00eb mbr\u00ebmje q\u00eb kisha dal\u00eb, do t\u00eb bija drejt n\u00eb shtrat pa pasur nevoj\u00ebn t\u00eb di se t\u00eb gjitha shoqet me t\u00eb cilat kam dal\u00eb kan\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb sigurta. Nuk do t\u00eb kontrolloja dy apo tre her\u00eb dritaret dhe dyert, si\u00e7 kam b\u00ebr\u00eb \u00e7do nat\u00eb q\u00eb kur kisha 20 vje\u00e7 pasi u zgjova dhe pash\u00eb nj\u00eb burr\u00eb t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb shtratin tim, sepse kishte hyr\u00eb nga dritarja e hapur. Nuk do t\u00eb kisha nevoj\u00eb t\u00eb kujtoja ngjarjet e fqinj\u00ebs s\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb e cila u p\u00ebrdhunua n\u00eb nj\u00eb nat\u00eb t\u00eb nxeht\u00eb vere nga nj\u00eb burr\u00eb q\u00eb u ngjit n\u00eb ballkonin e saj. Nuk do t\u00eb kisha nevoj\u00eb t\u00eb ecja me nj\u00eb arm\u00eb t\u00eb improvizuar \u00e7el\u00ebsash t\u00eb futur midis gisht\u00ebrinjve t\u00eb mi, si\u00e7 kam b\u00ebr\u00eb q\u00eb nga mosha 14 vje\u00e7are, pasi q\u00eb vajzat pas shkoll\u00ebs m\u00ebsonin si t\u00eb mbroheshin nga p\u00ebrdhunimi, sikur p\u00ebrdhunimi t\u00eb ishte nj\u00eb forc\u00eb e pashmangshme natyrore, dhe jo si rezultat i vendimeve t\u00eb burrave. (Djemt\u00eb nuk iu n\u00ebnshtruan seancave paralajm\u00ebruese q\u00eb i k\u00ebshillonin ata p\u00ebr t\u00eb mos p\u00ebrdhunuar grat\u00eb.)&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb biseda t\u00eb ngjashme n\u00eb Twitter koh\u00ebt e fundit grat\u00eb kan\u00eb diskutuar se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebnin n\u00ebse burrat do t\u00eb zhdukeshin p\u00ebr 24 or\u00eb. Mij\u00ebra gra mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb diskutim. Nj\u00eblloj si un\u00eb, shum\u00eb t\u00eb tjera imagjinonin t\u00eb p\u00ebrdornin kufje apo t\u00eb mbathnin taka nat\u00ebn, t\u00eb linin dritaret hapur, t\u00eb shkonin vet\u00ebm n\u00eb sht\u00ebpi pas nj\u00eb koncerti, t\u00eb hiqnin sytjenat, t\u00eb rezervonin apartamente m\u00eb t\u00eb lira n\u00eb lokacione m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija. Por n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve \u00ebndrrat e grave ishin variacione t\u00eb t\u00eb qenit n\u00eb gjendje \u201ct\u00eb ecnin vet\u00ebm nat\u00ebn, kudo q\u00eb d\u00ebshironin duke mos pasur frik\u00eb\u201d ose \u201ct\u00eb dilnin p\u00ebr vrap nat\u00ebn von\u00eb\u201d. Imagjinata e tyre \u00ebsht\u00eb e \u00e7uditshme n\u00eb banalitetin e tyre.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Pas 12 minutash t\u00eb tjera vrapimi, shtegu ku un\u00eb ndodhesha iu bashkua nj\u00eb rruge dhe m\u00eb pas nj\u00eb sht\u00ebpie dhe tani isha e sigurt\u00eb! Ndalova or\u00ebn time: ritmi mesatar ishte 15 sekonda p\u00ebr kilomet\u00ebr, m\u00eb shpejt se zakonisht. Hapa der\u00ebn kryesore. Rrahjet e zemr\u00ebs u ngadal\u00ebsuan dhe u ula n\u00eb shkall\u00eb. Mendova se ndoshta nuk do t\u00eb vrapoj m\u00eb jasht\u00eb shtigjeve rrugore nat\u00ebn e vetme. Vrapimi ose m\u00eb sakt\u00eb t\u00eb mos vraposh \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrshtatje q\u00eb grat\u00eb e b\u00ebjn\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb vitit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ti shmangen faktit t\u00eb t\u00eb qenit viktim\u00eb e sulmit, p\u00ebrshtatje t\u00eb cilat b\u00ebhen m\u00eb urgjente n\u00eb dim\u00ebr kur jeta jon\u00eb kufizohet p\u00ebr shkak t\u00eb dit\u00ebve m\u00eb t\u00eb shkurta. Shikoni si po flas p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, sikur ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb gabim k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrrimi i stin\u00ebve, apo animi i boshtit t\u00eb Tok\u00ebs, ose vendimi n\u00eb 1916 p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrruar or\u00ebn n\u00eb vjesht\u00eb p\u00ebr t\u00eb rritur produktivitetin n\u00eb m\u00ebngjes, \u00e7do gj\u00eb p\u00ebrve\u00e7 faktit q\u00eb disa burra q\u00ebllimisht frik\u00ebsojn\u00eb, sulmojn\u00eb dhe vrasin gra, dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr rezultatet e vogla por jo t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb shum\u00eb gra nuk dalin t\u00eb vrapojn\u00eb vet\u00ebm n\u00eb err\u00ebsir\u00eb.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Burrat jan\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb kontrollojn\u00eb vrapimin e grave prej koh\u00ebsh. N\u00eb shekullin XVIII, mij\u00ebra spektator\u00eb v\u00ebzhguan grat\u00eb q\u00eb vraponin n\u00eb \u201csmock-races\u201d (\u00e7mimi ishte zakonisht nj\u00eb smock) n\u00eb panairet e fshatit. N\u00eb shekullin XIX burrat vinin bast p\u00ebr grat\u00eb q\u00eb ecnin me shpejt\u00ebsi duke p\u00ebrshkuar pista n\u00ebp\u00ebr kopshte pubesh. Disa gra vrapuese, t\u00eb tilla si Atalanta n\u00eb mitologjin\u00eb greke e cila vrau pretendent\u00ebt burra q\u00eb ajo tejkaloi, refuzuan gjurm\u00ebt e feminitetit. Ato sfiduan gjith\u00e7ka q\u00eb i mbante ato t\u00eb n\u00ebnshtruara seksualisht, t\u00eb varura fizikisht dhe servile n\u00eb sht\u00ebpi. Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi q\u00eb burrat u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u2019i kontrollonin dhe kufizonin ato.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Disa burra p\u00ebrpiqeshin t\u00eb sabotonin b\u00ebmat e grave sportiste. N\u00eb nj\u00eb pub n\u00eb Bradford n\u00eb 1864, Emma Sharp e cila po p\u00ebrpiqej t\u00eb kalonte 1000 milje n\u00eb 1000 or\u00eb, u mbrojt me pistolet\u00eb kund\u00ebr burrave q\u00eb p\u00ebrpiqeshin t\u00eb fitonin bastet e tyre duke hedhur p\u00eblhura t\u00eb lagura me kloroform n\u00eb fytyr\u00ebn e saj. N\u00eb 1874 nj\u00eb fermer i Wolverhampton i quajtur James Alcock u d\u00ebnua p\u00ebr sulm ndaj Rebecca Richards, e cila ishte konkurrente n\u00eb vrapim.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Kritika pati edhe nga pjes\u00eb t\u00eb tjera por q\u00ebllimi ishte i nj\u00ebjt\u00eb: t\u00eb ndalonin grat\u00eb n\u00eb shtigjet e tyre. Gazetar\u00ebt e p\u00ebrqesh\u00ebn gar\u00ebn e grave si \u201ct\u00eb panatyrshme\u201d dhe \u201ct\u00eb rrezikshme\u201d. Kjo pasqyroi rritjen e pretendimeve mjek\u00ebsore pseudo-shkencore n\u00eb lidhje me dob\u00ebsin\u00eb fiziologjike dhe psikologjike t\u00eb grave. N\u00eb vitin 1827, nj\u00eb mjek paralajm\u00ebroi se \u201csforcimi\u201d i dhunsh\u00ebm tek grat\u00eb q\u00eb kishin kaluar pubertetin k\u00ebrc\u00ebnonte sh\u00ebndetin e tyre riprodhues \u201cduke lodhur fuqit\u00eb e trupit\u201d. N\u00eb vitin 1928 gazetat raportuan r\u00ebnien e dukshme t\u00eb grave atlete n\u00eb vij\u00ebn e finishit t\u00eb 800 metrave n\u00eb Loj\u00ebrat Olimpike t\u00eb Amsterdamit. Nj\u00eb gazetar arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se \u201cgrat\u00eb nuk jan\u00eb nd\u00ebrtuar fizikisht p\u00ebr t\u2019iu n\u00ebnshtruar tendosjes s\u00eb garave. Natyra i krijoi ato p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb f\u00ebmij\u00eb\u201d, sikur lindja t\u00eb ishte nj\u00eb sh\u00ebtitje n\u00eb park. Grat\u00eb m\u00eb pas u ndaluan t\u00eb merrnin pjes\u00eb n\u00eb gara m\u00eb t\u00eb gjata se 100 metra, af\u00ebrsisht gjat\u00ebsia e nj\u00eb fushe futbolli. Deri n\u00eb fund t\u00eb viteve 1970, zyrtar\u00ebt e arsyetuan k\u00ebt\u00eb p\u00ebrjashtim mbi baz\u00ebn se \u201cgrat\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb dob\u00ebta dhe t\u00eb brishta\u201d dhe \u201corganet e tyre riprodhuese d\u00ebmtohen\u201d.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vitin 1967 Kathrine Switzer hyri n\u00eb Maraton\u00ebn e Bostonit e cila ishte vet\u00ebm p\u00ebr burra, n\u00ebn inicialet K.V Switzer. Sapo filloi gara, zyrtari i gar\u00ebs Jock Semple e kuptoi se nj\u00eb grua po vraponte dhe u p\u00ebrpoq ta pengoj\u00eb, duke b\u00ebrtitur \u201cdil nga gara ime\u201d para se partneri i vrapimit t\u00eb Switzer ta shtynte at\u00eb m\u00ebnjan\u00eb. Switzer p\u00ebrfundoi vrapimin p\u00ebr 4 or\u00eb e 20 minuta, duke hedhur posht\u00eb pretendimet se grat\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb dob\u00ebta p\u00ebr t\u00eb vrapuar n\u00eb distanca t\u00eb gjata. Drejtori i Shoqat\u00ebs Atletike t\u00eb Bostonit, Will Cloney, reagoi duke k\u00ebrc\u00ebnuar se \u201cn\u00ebse ajo vajz\u00eb do t\u00eb ishte vajza ime, do ta godisja.\u201d Por n\u00eb 1972 drejtor\u00ebt e Maraton\u00ebs s\u00eb Bostonit zyrtarisht lejuan q\u00eb grat\u00eb t\u00eb vrapojn\u00eb. Maratona t\u00eb tjera ndoq\u00ebn shembullin e nj\u00ebjt\u00eb, por ndryshimi ishte i ngadalt\u00eb. Ngjarjet p\u00ebr vrapimin e grave n\u00eb distanca m\u00eb t\u00eb gjata se 1500 metra nuk u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb Loj\u00ebrat Olimpike deri n\u00eb 1984.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Historia e p\u00ebrjashtimit t\u00eb grave ende varet nga bota drejtuese. Librat mbi vrapimin zakonisht shfaqin nj\u00eb siluet\u00eb t\u00eb nj\u00eb fiziku t\u00eb hijsh\u00ebm mashkullor n\u00eb kopertin\u00eb. Grat\u00eb jan\u00eb kryesisht t\u00eb padukshme n\u00eb historit\u00eb e librave m\u00eb t\u00eb shitur si\u00e7 \u00ebsht\u00eb \u201cBorn to run\u201d i Christopher McDougall, mbi vrapuesit n\u00eb Meksik\u00eb dhe Amerik\u00eb. Ato gra q\u00eb paraqiten n\u00eb libra v\u00ebzhgohen me v\u00ebshtrimin mashkullor. N\u00eb autobiografin\u00eb e tij \u201cWhat I Talk About When I Talk About Running\u201d, novelisti Haruki Murakami, p\u00ebrshkruan vrapimin n\u00eb distanca t\u00eb gjata si nj\u00eb sprov\u00eb serioze e q\u00ebndres\u00ebs mendore dhe fizike q\u00eb lidhet ngusht\u00eb me shkrimin e romanit. Por n\u00eb librin e tij vet\u00ebm burrat jan\u00eb n\u00eb detyr\u00eb. Grat\u00eb n\u00eb lib\u00ebr, me \u201cflok\u00ebt bionde t\u00eb kapura bisht dhe m\u00eb nj\u00eb pal\u00eb d\u00ebgjuese t\u00eb reja\u201d jan\u00eb \u201cm\u00eb t\u00eb prira mend\u00ebrisht p\u00ebr vrapime t\u00eb shkurtra me shpejt\u00ebsi t\u00eb madhe.\u201d Murakami ngush\u00ebllon veten e tij se \u201cEnde \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e mrekullueshme t\u00eb shikosh k\u00ebto vajza t\u00eb bukura duke vrapuar.\u201d&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrjashtimi i grave nga vrapimi mu kujtua n\u00eb korrik t\u00eb vitit t\u00eb kaluar n\u00eb gar\u00ebn Ultimate Trails, nj\u00eb rrug\u00eb 55 kilometra rreth zon\u00ebs s\u00eb liqenit t\u00eb Anglis\u00eb. Krahasuar me garat e tjera n\u00eb t\u00eb cilat kam marr\u00eb pjes\u00eb, numri i grave n\u00eb vijat startuese ishte jasht\u00ebzakonisht i lart\u00eb. Pjes\u00ebmarrja e grave n\u00eb vrapim \u00ebsht\u00eb rritur vazhdimisht n\u00eb t\u00eb gjitha distancat dhe nivelet q\u00eb nga vitet 1980. Prania e grave n\u00eb gara me distanca shum\u00eb t\u00eb gjata u rrit prej rreth 5% e t\u00eb gjith\u00eb garues\u00ebve n\u00eb vitin 1990 n\u00eb rreth 20-25% n\u00eb dit\u00ebn e sotme, por ende nuk ka barazi.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Shkaku dhe pasoja e k\u00ebtij \u00e7ekuilibri \u00ebsht\u00eb se shumica e garave dizajnohen duke pasur burra n\u00eb mendje. Rregullat shpesh bazohen n\u00eb supozimin se vrapuesit kan\u00eb trupa mashkullor. Ultra-Trail du Mont Blanc me 106 milje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga garat e shtigjeve m\u00eb t\u00eb njohura n\u00eb bot\u00eb. Vrapuesit q\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kan\u00eb punuar shum\u00eb, por q\u00eb mund t\u00eb l\u00ebndohen mund ta shtyjn\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb. Por konkurrenteve gra t\u00eb cilat mbeten shtatz\u00ebn\u00eb ose lindin nuk u ofrohet e nj\u00ebjta mund\u00ebsi, dhe mund t\u00eb marrin nj\u00eb rimbursim vet\u00ebm n\u00ebse gara ndodh\u00eb brenda 15 dit\u00ebve nga lindja, pas s\u00eb cil\u00ebs grat\u00eb konsiderohet se rikthejn\u00eb format trupore p\u00ebr gar\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb fotografi e nj\u00eb vrapuese e quajtur Sophie Power gjat\u00eb gar\u00ebs n\u00eb 2018, duke ushqyer me gji djalin e saj tre muajsh, u b\u00eb virale si nj\u00eb imazh \u201ci fuqish\u00ebm dhe pozitiv\u201d i identitetit dhe forc\u00ebs autonome t\u00eb nj\u00eb n\u00ebne.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Garat n\u00eb distanca t\u00eb gjata zakonisht vendosin \u201cnd\u00ebrprerje\u201d, q\u00eb jan\u00eb afate t\u00eb cilat vrapuesit duhet t\u00eb ken\u00eb kaluar disa pika t\u00eb caktuara apo t\u00eb ken\u00eb mbaruar vrapin. Nd\u00ebrprerjet lejojn\u00eb organizator\u00ebt t\u00eb rihapin rrug\u00ebt, por gjithashtu t\u00eb dallojn\u00eb vrapuesit m\u00eb t\u00eb ngadalt\u00eb gjat\u00eb gar\u00ebs. N\u00eb t\u00eb gjitha nivelet, prej amator\u00ebve deri n\u00eb elit\u00eb, si dhe n\u00eb t\u00eb gjitha distancat, nga 100 metra n\u00eb 1000 milje, aft\u00ebsia m\u00eb e madhe aerobike e burrave, dhjami i trupit, p\u00ebrmbajtja m\u00eb e madhe e hemoglobin\u00ebs dhe masa muskulore, p\u00ebrqindja e madhe e muskujve me dridhje t\u00eb shpejt\u00eb, e b\u00ebjn\u00eb vrapuesin mesatar burr\u00eb rreth 10% m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb se konkurrentja mesatare grua (edhe pse kjo ndryshon n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb distanc\u00ebs).&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Ky fenomen \u00ebsht\u00eb i duksh\u00ebm n\u00eb maraton\u00ebn vjetore Lakeland Trails rreth zon\u00ebs liqenore t\u00eb Coniston. Ekzistojn\u00eb dy versione: t\u00eb dyja kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjat\u00ebsi, por Sfida q\u00ebndron se ka nd\u00ebrprerje prej tet\u00eb or\u00ebsh, nd\u00ebrsa Gara p\u00ebrfundon vet\u00ebm pas gjasht\u00eb or\u00ebsh. Pjes\u00ebmarrja e grave \u00ebsht\u00eb e lart\u00eb, rreth 50%. Studimet e shkenc\u00ebs sportive konfirmojn\u00eb implikimin e duksh\u00ebm se burrat kan\u00eb tendenc\u00eb t\u00eb mbivler\u00ebsojn\u00eb shpejt\u00ebsin\u00eb e tyre, por grat\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn duke n\u00ebnvler\u00ebsuar aft\u00ebsit\u00eb e tyre.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Kur grat\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb gara shpesh ekziston nj\u00eb inat. Garave t\u00eb grave u kushtohet m\u00eb pak koh\u00eb dhe hap\u00ebsir\u00eb sesa atyre t\u00eb burrave. Shoqata English Cross Country, nj\u00ebherit organi drejtues i vrapimit n\u00eb Angli, ende lejon grat\u00eb n\u00eb kampionatet komb\u00ebtare t\u00eb vrapojn\u00eb vet\u00ebm 8 kilometra, dy t\u00eb tretat e gjat\u00ebsis\u00eb s\u00eb gar\u00ebs p\u00ebr burra. N\u00eb kampionatin e Jugut t\u00eb Anglis\u00eb, burrat vrapojn\u00eb pothuajse dy her\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa grat\u00eb. Shoqata Bot\u00ebrore e Vrapimit n\u00eb Bjeshk\u00eb kishte t\u00eb nj\u00ebjtat rregulla, grat\u00eb m\u00eb t\u00eb moshuara garuan 8 kliometra n\u00eb krahasim me 12 kilometra t\u00eb burrave deri n\u00eb Janar 2017, kur u barazua distanca p\u00ebr grat\u00eb dhe burrat nga 10 kilometra secili.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Parandalimi i grave p\u00ebr t\u00eb vrapuar aq sa burrat \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebrisht trash\u00ebgimi e ankthit viktorian p\u00ebr munges\u00ebn e q\u00ebndres\u00ebs s\u00eb grave, dhe pjes\u00ebrisht e bazuar n\u00eb argumentin \u201ctradicionalist\u201d se \u201cgrat\u00eb nuk jan\u00eb aq t\u00eb shpejta prandaj k\u00ebrkojn\u00eb gara t\u00eb shkurta n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb vrapojn\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn sasi kohe.\u201d Por, si\u00e7 thekson fushata Maud Hodson, grat\u00eb nuk jan\u00eb nj\u00eb e treta apo gjysm\u00eb m\u00eb t\u00eb ngadalta krahasuar me burrat. N\u00eb \u00e7do rast Kampionati i Jugut t\u00eb Anglis\u00eb nuk barazon koh\u00ebn e kaluar n\u00eb garat e burrave dhe grave. Vrapues\u00ebve burra u jepet dyfishi i koh\u00ebs q\u00eb kan\u00eb grat\u00eb, pra 90 minuta krahasuar me 45 minuta t\u00eb grave, q\u00eb supozon se ata n\u00eb fakt vrapojn\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shpejt\u00ebsi. Me dyfishin e koh\u00ebs dhe pothuajse dyfishin e distanc\u00ebs s\u00eb grave, a konsiderohen burrat \u201cdy her\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm\u201d?&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb grat\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb garat e vrapimit, q\u00eb t\u00eb merren parasysh specifikat e trupit dhe jet\u00ebs ton\u00eb. Prania e grave t\u00eb tjera n\u00eb vrapim mund t\u00eb ofroj\u00eb nj\u00eb lloj solidariteti, zhdukje t\u00eb sikletit si pasoj\u00eb e p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt trupore, ve\u00e7an\u00ebrisht kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr aspektet m\u00eb intime t\u00eb vrapimit, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb t\u00eb kryesh nevojat fiziologjike n\u00eb ambient t\u00eb hapur. M\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, vrapimi ofron g\u00ebzime specifike q\u00eb shpesh mungojn\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e grave: fokusi n\u00eb forc\u00eb, sh\u00ebndet dhe k\u00ebnaq\u00ebsi.Nuk duhet t\u00eb na mohohen k\u00ebto mund\u00ebsi.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb m\u00ebngjesin e gar\u00ebs Ultimate Trails, parashikimi jasht\u00ebzakonisht i nxeht\u00eb i motit b\u00ebri q\u00eb drejtor\u00ebt e gar\u00ebs t\u00eb rishikojn\u00eb list\u00ebn e detyrueshme t\u00eb pajisjeve. U k\u00ebshilluam q\u00eb t\u00eb mbanin af\u00ebr dy litra uj\u00eb. Isha e vet\u00ebdijshme p\u00ebr pesh\u00ebn shtes\u00eb n\u00eb \u00e7ant\u00ebn time t\u00eb vrapit sapo u larguam nga Ambleside. Dhimbja n\u00eb pjes\u00ebn e poshtme t\u00eb shpin\u00ebs gradualisht m\u00eb kaloi n\u00eb kofsh\u00eb. N\u00eb koh\u00ebn kur arrit\u00ebm n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb rrug\u00ebs q\u00eb ngrihej pjerr\u00ebsisht e em\u00ebruar \u201cThe Struggle\u201d, \u00e7do ngritje e k\u00ebmb\u00ebs u b\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb gravitetit. \u00c7anta q\u00eb kisha ishte e reklamuar si unisex. N\u00eb realitet ajo \u00e7ant\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr trupin e nj\u00eb burri.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Pajisjet p\u00ebr vrapimin e grave jan\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme q\u00eb nga 1980. K\u00ebpuc\u00ebt tani i p\u00ebrshtaten fiziologjis\u00eb s\u00eb grave. Por grat\u00eb ende kan\u00eb shum\u00eb pak zgjedhje krahasuar me burrat. Dyqani i vrapimit Ultramarathon aktualisht shet kat\u00ebr her\u00eb m\u00eb shum\u00eb pajisje t\u00eb b\u00ebra p\u00ebr burra sesa p\u00ebr gra. Kurr\u00eb nuk kam gjetur nj\u00eb kapel\u00eb vrapimi ose nj\u00eb pal\u00eb dor\u00ebza t\u00eb ngushta aq sa t\u00eb p\u00ebrshtaten n\u00eb trupin tim. N\u00eb gara madh\u00ebsia m\u00eb e vog\u00ebl e bluz\u00ebs \u00ebsht\u00eb gjithsesi shum\u00eb e madhe.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Mungesa e kushteve specifike pasqyron padyshim pjes\u00ebmarrjen m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb grave n\u00eb vrapim. Sytjenat e pap\u00ebrshtatshme, kapelat dhe dritat q\u00eb vendosim n\u00eb kok\u00eb e q\u00eb na rr\u00ebshqasin mbi sy jan\u00eb t\u00eb gjitha irrituese dhe shp\u00ebrfytyrojn\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb ton\u00eb dhe dekurajojn\u00eb grat\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb gara. Ky shqet\u00ebsim \u00ebsht\u00eb i hersh\u00ebm. Veshjet sportive t\u00eb reklamuara p\u00ebr vajzat jan\u00eb vazhdimisht m\u00eb pak t\u00eb q\u00ebndrueshme, m\u00eb pak t\u00eb pap\u00ebrshkueshme nga uji dhe m\u00eb pak t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr l\u00ebvizje krahasuar me ato t\u00eb djemve.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Gj\u00ebrat po ndryshojn\u00eb ngadal\u00eb. Qasja standarde p\u00ebr t\u00eb dizajnuar veshjet e grave ka qen\u00eb zvog\u00eblimi i mas\u00ebs dhe nd\u00ebrrimi i ngjyr\u00ebs s\u00eb versionit t\u00eb veshjeve p\u00ebr burra, thot\u00eb Helen Stuart, dizajnere n\u00eb Inov-8. Stuart fillon s\u00eb pari me modelin e veshjeve t\u00eb grave dhe pastaj e p\u00ebrshtat\u00eb at\u00eb p\u00ebr burrat. Krijimi i produkteve p\u00ebr trupat e grave \u00ebsht\u00eb m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb k\u00ebshtu q\u00eb filloj me to, argumenton ajo. Firma inovative t\u00eb tilla si evb Sport jan\u00eb duke prodhuar veshje posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e perineumit t\u00eb grave, fundin e legenit dhe muskujt.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb pik\u00ebn e par\u00eb t\u00eb gar\u00ebs, n\u00eb maj\u00eb t\u00eb Kirkstone Pass, kisha nevoj\u00eb t\u00eb leht\u00ebsoja dhimbjen q\u00eb po m\u00eb shkaktonte \u00e7anta ku kisha vendosur ujin. Vendosa t\u00eb zvog\u00ebloj pesh\u00ebn e saj, duke e zbrazur at\u00eb. Me nj\u00eb kilogram m\u00eb pak, k\u00ebmb\u00ebt e mia filluan t\u00eb p\u00ebrshpejtohen n\u00eb rrug\u00ebn drejt Brothers Water, nj\u00eb shteg i gjat\u00eb teposht\u00eb, i mbushur me gur\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj dhe t\u00eb paq\u00ebndruesh\u00ebm q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb k\u00ebmb\u00eb t\u00eb shkath\u00ebta p\u00ebr t\u00eb mos u l\u00ebnduar. Brenda nj\u00eb milje, jo vet\u00ebm q\u00eb u ktheva n\u00eb mir\u00ebqenien mendore dhe fizike, por kap\u00ebrceva p\u00ebrtej saj n\u00eb at\u00eb q\u00eb quhet \u201crunner\u2019s high\u201d: g\u00ebzimi q\u00eb muskujt dhe mushk\u00ebrit\u00eb punojn\u00eb me efikasitet, harrimi i dhimbjes ose lodhjes, dielli n\u00eb fytyr\u00ebn time dhe malet q\u00eb pasqyroheshin n\u00eb ujin e qet\u00eb.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Duke zbritur nga nj\u00eb shk\u00ebmb n\u00eb Grasmere q\u00eb ishte i rreziksh\u00ebm p\u00ebr ky\u00e7et e k\u00ebmb\u00ebve, mu desh t\u00eb ndaloja dhe t\u00eb kthehesha prapa nj\u00eb shkurre. Q\u00eb kur linda binjak\u00eb n\u00eb 2014, fundi i legenit tim \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb cop\u00eb. Un\u00eb jam nj\u00eb nga rreth 35% e grave n\u00eb Britani q\u00eb preken nga \u00e7rregullimet e fundit t\u00eb legenit (krahasuar me rreth 4% t\u00eb burrave), nj\u00eb prirje q\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur nga shtatz\u00ebnia dhe lindja, dhe p\u00ebrkeq\u00ebsohet nga mungesa e kujdesit t\u00eb paslindjes. N\u00eb Franc\u00eb, fizioterapia e fundit t\u00eb legenit u ofrohet grave pas lindjes si sh\u00ebrbim standard, por jo edhe aq n\u00eb Britani. Sportet me ndikim t\u00eb lart\u00eb t\u00eb tilla si vrapimi, q\u00eb tendosin fundin e legenit, pa kontroll fizik ose k\u00ebshilla t\u00eb p\u00ebrshtatshme rezultojn\u00eb n\u00eb d\u00ebmtime edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Lindja e f\u00ebmij\u00ebve m\u00eb ka shkaktuar cystocele dhe rectocele (kur fshik\u00ebza dhe rektumi bien n\u00eb murin vaginal) dhe nj\u00eb prolapse n\u00eb mit\u00ebr (kur mitra bie n\u00eb vagjin\u00eb). K\u00ebto ndikojn\u00eb n\u00eb vrapimin tim. Prolapsi i mitr\u00ebs \u00ebsht\u00eb i dhimbsh\u00ebm. Por un\u00eb kam t\u00eb vendosur nj\u00eb unaz\u00eb silikoni, pak m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl se p\u00ebll\u00ebmba, e cila rri n\u00ebn qaf\u00ebn e mitr\u00ebs dhe sh\u00ebrben si pateric\u00eb p\u00ebr mitr\u00ebn time t\u00eb l\u00ebshuar. P\u00ebr shkak t\u00eb cystocele, un\u00eb poashtu kam nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur peceta kur vrapoj. Ato kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb nd\u00ebrrohen shpesh dhe gjat\u00eb gar\u00ebs Ultimate Trails un\u00eb p\u00ebrdora pes\u00eb peceta.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb e sikletshme poashtu. Garat n\u00eb shtigje rrall\u00eb kan\u00eb tualete publike dhe shumica prej tyre jan\u00eb t\u00eb pap\u00ebrdorshme gjithsesi. N\u00eb Britani, q\u00eb nga viti 2010 k\u00ebshillet kan\u00eb hequr dor\u00eb nga mir\u00ebmbajtja e 13% t\u00eb objekteve publike dhe madje se nj\u00eb e treta jan\u00eb mbyllur plot\u00ebsisht. Kur jam duke vrapuar, m\u00eb duhet t\u00eb fshihem pas nj\u00eb shkurre ose muri p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrruar pecet\u00ebn time \u00e7do 12 kilometra. N\u00ebse nuk ndalem n\u00eb koh\u00eb, peceta ime v\u00ebrshon, duke i b\u00ebr\u00eb pis pantallonat me urin\u00eb. Gjat\u00eb menstruacioneve, e gjith\u00eb procedura b\u00ebhet edhe m\u00eb e komplikuar, andaj mbaj me vete nj\u00eb pako t\u00eb vog\u00ebl me peceta t\u00eb lagura p\u00ebr t\u00eb pastruar duart e mia nga gjaku. Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi q\u00eb sondazhi i grave vrapuese tregoi se shum\u00eb prej tyre pengohen nga vrapimi n\u00eb distanca t\u00eb gjata si pasoj\u00eb e munges\u00ebs s\u00eb tualetit. Megjithat\u00eb garat n\u00eb qytet paraqesin nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb ekspozimit dhe sikletit. Louise Greenwook, drejtore e gar\u00ebs s\u00eb Canalathon Ultra n\u00eb Rochdale, ka siguruar leje nga pubet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb konkurrentet t\u2019i p\u00ebrdorin tualetet e tyre.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Vrapimi aq sa ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me kujdesin p\u00ebr trupin tuaj lidhet edhe me ndjenj\u00ebn q\u00eb t\u00eb jep nj\u00eb peizazh i bukur. Trupi i \u00e7do vrapuesi ka nj\u00eb seri \u201ctregimesh\u201d elokuente. Kam m\u00ebsuar se jam hidratuar, jam djersitur dhe ushqyer n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb adekuate, dhe z\u00ebri im i brendsh\u00ebm m\u00eb thot\u00eb \u201cMe t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ndihem mir\u00eb\u201d.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa iu afrova dy miljeve t\u00eb fundit t\u00eb gar\u00ebs, e dija se ia dola me sukses. Kisha energji t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb shpejtuar vrapin, duke kaluar mbi shpatin e fundit t\u00eb asfaltuar, duke u ngritur mbi ur\u00ebn e k\u00ebmb\u00ebve dhe mbi vij\u00ebn e p\u00ebrfundimit p\u00ebr 10 or\u00eb e 12 minuta. Fotografia n\u00eb vij\u00ebn e p\u00ebrfundimit t\u00eb gar\u00ebs m\u00eb pasqyron t\u00eb djersitur, t\u00eb pluhurosur, plot\u00ebsisht triumfuese, krenare, t\u00eb fort\u00eb dhe t\u00eb lumtur.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Rachel Hewitt<\/strong> <\/p>\n\n\n\n<p>E p\u00ebrktheu: Greta Avdyli<\/p>\n\n\n\n<p>Tekstin origjinal mund ta gjeni n\u00eb: https:\/\/www.economist.com\/1843\/2019\/04\/29\/for-women-running-is-still-an-act-of-defiance <\/p>\n","protected":false},"featured_media":3559,"template":"","class_list":["post-3558","lexo-post","type-lexo-post","status-publish","has-post-thumbnail","hentry"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v23.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>P\u00ebr grat\u00eb vrapimi \u00ebsht\u00eb ende nj\u00eb akt sfidues - QIKA<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/qika.org\/lexime\/per-grate-vrapimi-eshte-ende-nje-akt-sfidues\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"P\u00ebr grat\u00eb vrapimi \u00ebsht\u00eb ende nj\u00eb akt sfidues - QIKA\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Vrapueset gra kan\u00eb luftuar prej koh\u00ebsh p\u00ebr njohjen dhe statusin e nj\u00ebjt\u00eb si t\u00eb burrave. Rachel Hewitt pyet pse vrapimi nuk u ofron grave lirin\u00eb e duhur.&nbsp;&nbsp; Rreth or\u00ebs pes\u00eb t\u00eb pasdites m\u00eb 28 tetor 2018, dit\u00ebn kur u nd\u00ebrrua ora n\u00eb Britani, mbatha k\u00ebpuc\u00ebt e mia t\u00eb vrapimit dhe dola nga sht\u00ebpia. Rruga q\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/qika.org\/lexime\/per-grate-vrapimi-eshte-ende-nje-akt-sfidues\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"QIKA\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2022-01-19T10:17:17+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/Kathrine_Switzer_una_delle_prime_donne_partecipanti_a_una_maratona_Boston_1967.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"873\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"501\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"21 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/per-grate-vrapimi-eshte-ende-nje-akt-sfidues\/\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/per-grate-vrapimi-eshte-ende-nje-akt-sfidues\/\",\"name\":\"P\u00ebr grat\u00eb vrapimi \u00ebsht\u00eb ende nj\u00eb akt sfidues - QIKA\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/per-grate-vrapimi-eshte-ende-nje-akt-sfidues\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/per-grate-vrapimi-eshte-ende-nje-akt-sfidues\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/Kathrine_Switzer_una_delle_prime_donne_partecipanti_a_una_maratona_Boston_1967.jpg\",\"datePublished\":\"2022-01-19T10:16:13+00:00\",\"dateModified\":\"2022-01-19T10:17:17+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/per-grate-vrapimi-eshte-ende-nje-akt-sfidues\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/qika.org\/lexime\/per-grate-vrapimi-eshte-ende-nje-akt-sfidues\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/per-grate-vrapimi-eshte-ende-nje-akt-sfidues\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/Kathrine_Switzer_una_delle_prime_donne_partecipanti_a_una_maratona_Boston_1967.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/Kathrine_Switzer_una_delle_prime_donne_partecipanti_a_una_maratona_Boston_1967.jpg\",\"width\":873,\"height\":501},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/per-grate-vrapimi-eshte-ende-nje-akt-sfidues\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/qika.org\/en\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"P\u00ebr grat\u00eb vrapimi \u00ebsht\u00eb ende nj\u00eb akt sfidues\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/\",\"name\":\"QIKA\",\"description\":\"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"P\u00ebr grat\u00eb vrapimi \u00ebsht\u00eb ende nj\u00eb akt sfidues - QIKA","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/qika.org\/lexime\/per-grate-vrapimi-eshte-ende-nje-akt-sfidues\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"P\u00ebr grat\u00eb vrapimi \u00ebsht\u00eb ende nj\u00eb akt sfidues - QIKA","og_description":"Vrapueset gra kan\u00eb luftuar prej koh\u00ebsh p\u00ebr njohjen dhe statusin e nj\u00ebjt\u00eb si t\u00eb burrave. Rachel Hewitt pyet pse vrapimi nuk u ofron grave lirin\u00eb e duhur.&nbsp;&nbsp; Rreth or\u00ebs pes\u00eb t\u00eb pasdites m\u00eb 28 tetor 2018, dit\u00ebn kur u nd\u00ebrrua ora n\u00eb Britani, mbatha k\u00ebpuc\u00ebt e mia t\u00eb vrapimit dhe dola nga sht\u00ebpia. Rruga q\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/qika.org\/lexime\/per-grate-vrapimi-eshte-ende-nje-akt-sfidues\/","og_site_name":"QIKA","article_modified_time":"2022-01-19T10:17:17+00:00","og_image":[{"width":873,"height":501,"url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/Kathrine_Switzer_una_delle_prime_donne_partecipanti_a_una_maratona_Boston_1967.jpg","type":"image\/jpeg"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Est. reading time":"21 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/per-grate-vrapimi-eshte-ende-nje-akt-sfidues\/","url":"https:\/\/qika.org\/lexime\/per-grate-vrapimi-eshte-ende-nje-akt-sfidues\/","name":"P\u00ebr grat\u00eb vrapimi \u00ebsht\u00eb ende nj\u00eb akt sfidues - QIKA","isPartOf":{"@id":"https:\/\/qika.org\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/per-grate-vrapimi-eshte-ende-nje-akt-sfidues\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/per-grate-vrapimi-eshte-ende-nje-akt-sfidues\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/Kathrine_Switzer_una_delle_prime_donne_partecipanti_a_una_maratona_Boston_1967.jpg","datePublished":"2022-01-19T10:16:13+00:00","dateModified":"2022-01-19T10:17:17+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/per-grate-vrapimi-eshte-ende-nje-akt-sfidues\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/qika.org\/lexime\/per-grate-vrapimi-eshte-ende-nje-akt-sfidues\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/per-grate-vrapimi-eshte-ende-nje-akt-sfidues\/#primaryimage","url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/Kathrine_Switzer_una_delle_prime_donne_partecipanti_a_una_maratona_Boston_1967.jpg","contentUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/Kathrine_Switzer_una_delle_prime_donne_partecipanti_a_una_maratona_Boston_1967.jpg","width":873,"height":501},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/per-grate-vrapimi-eshte-ende-nje-akt-sfidues\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/qika.org\/en\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"P\u00ebr grat\u00eb vrapimi \u00ebsht\u00eb ende nj\u00eb akt sfidues"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/qika.org\/#website","url":"https:\/\/qika.org\/","name":"QIKA","description":"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/lexo-post\/3558","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/lexo-post"}],"about":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/lexo-post"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3559"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3558"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}