{"id":4109,"date":"2022-04-28T09:53:58","date_gmt":"2022-04-28T08:53:58","guid":{"rendered":"https:\/\/qika.org\/?post_type=lexo-post&#038;p=4109"},"modified":"2022-04-28T09:53:59","modified_gmt":"2022-04-28T08:53:59","slug":"gjinia-dhe-tik-a-jemi-duke-bere-perparim-ne-feminizimin-kibernetik","status":"publish","type":"lexo-post","link":"https:\/\/qika.org\/en\/lexo-post\/gjinia-dhe-tik-a-jemi-duke-bere-perparim-ne-feminizimin-kibernetik\/","title":{"rendered":"Gjinia dhe TIK: A jemi duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim n\u00eb feminizimin kibernetik?"},"content":{"rendered":"\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull un\u00eb shqyrtoj marr\u00ebdh\u00ebnien midis gjinis\u00eb dhe teknologjis\u00eb nga perspektiva feministe n\u00eb Katalonj\u00eb. Ky k\u00ebndv\u00ebshtrim ndikohet nga puna e m\u00ebparshme e b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb me grupin e grave dhe teknologjis\u00eb &#8211; <em>Donestech<\/em> si dhe nga k\u00ebrkimet kiberfeministe t\u00eb kryera q\u00eb nga viti 2006. Por artikulli gjithashtu bazohet n\u00eb p\u00ebrpjekjet dhe teorizimet e nj\u00ebpasnj\u00ebshme k\u00ebrkimore t\u00eb nd\u00ebrmarra nga akademik\u00ebt e frym\u00ebzuar t\u00eb teknologjis\u00eb feministe, nga k\u00ebtu dhe vende t\u00eb tjera, q\u00eb nga vitet 1970. Mbi t\u00eb gjitha, po shkruaj nga nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim privilegji dhe modestie nga i cili mund t\u00eb kujtoj dhe vler\u00ebsoj fjal\u00ebt dhe veprimet e panum\u00ebrta p\u00ebr dobin\u00eb ton\u00eb t\u00eb ndara nd\u00ebr vite nga qindra teknologe dhe feministe t\u00eb t\u00eb gjitha shtresave.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nga feminizmat teknofeminim<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Si gjinia ashtu edhe teknologjia kan\u00eb qen\u00eb qendra n\u00eb shpjegimin e ndryshimeve kryesore n\u00eb dekadat e fundit dhe t\u00eb ardhmen e shoq\u00ebris\u00eb moderne. Prandaj, zhvillimi i teorive feministe t\u00eb teknologjis\u00eb shkon paralelisht me rrjedh\u00ebn feministe t\u00eb shum\u00ebanshme, por edhe me vazhdim\u00ebsin\u00eb e inovacioneve teknologjike. Praktikisht t\u00eb gjitha teorit\u00eb feministe kan\u00eb mbuluar marr\u00ebdh\u00ebnien e feminizmit me teknologjin\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ose tjet\u00ebr. Megjithat\u00eb, cyborg feminist\u00ebt, feminist\u00ebt kibernetik, technofeminist\u00ebt, TransHackFeminist\u00ebt, technoqueers dhe xenofeminist\u00ebt jan\u00eb grupet q\u00eb fokusohen specifikisht n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Teorit\u00eb feministe t\u00eb teknologjis\u00eb formulohen si reflektim dhe shprehje e nj\u00eb procesi t\u00eb gjer\u00eb dhe kompleks t\u00eb krijimit teorik dhe veprimit feminist n\u00eb lidhje me konceptet, p\u00ebrmbajtjen, studimin, k\u00ebrkimin, politik\u00ebn dhe praktik\u00ebn e zhvillimit teknologjik dhe marr\u00ebdh\u00ebniet e tij me gjinin\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb proces ato rrit\u00ebn n\u00eb num\u00ebr. Me shkall\u00eb intensiteti m\u00eb t\u00eb madhe ose m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl ato v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim seksizmin, pabarazin\u00eb dhe diskriminimin gjinor, androcentrizmin, patriarkalizmin dhe heteronormativitetin n\u00eb lidhje me teknologjin\u00eb. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, ato ndajn\u00eb synimin p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb zhvillimin dhe reflektimin teknologjik n\u00eb lidhje me p\u00ebrfshirjen, fuqizimin, ve\u00e7orit\u00eb, emancipimin dhe \u00e7lirimin gjinor n\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie midis gjinis\u00eb dhe teknologjis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Evolucioni i teorive feministe t\u00eb teknologjis\u00eb ka propozuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb strategjish p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim n\u00eb transformimet gjinore n\u00eb teknologji, fillimisht me p\u00ebrfshirjen e m\u00eb shum\u00eb grave n\u00eb teknologji dhe m\u00eb pas me ndryshimet n\u00eb p\u00ebrkufizimet dhe kultur\u00ebn e bot\u00ebs teknologjike. Ata tani kan\u00eb vazhduar drejt t\u00eb kuptuarit se gjinia dhe teknologjia jan\u00eb form\u00ebsuar reciprokisht n\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb vazhdimisht b\u00ebhet dhe zhb\u00ebhet (Wajcman, 2010).<\/p>\n\n\n\n<p>Sot, \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb kuptohen ndryshimet moderne shoq\u00ebrore pa TIK dhe anasjelltas. Ne e dim\u00eb se teknologjia nuk \u00ebsht\u00eb neutrale. Krijimi dhe zhvillimi i TIK-ut \u00ebsht\u00eb i plot\u00ebsuar me gjini. Avancimet b\u00ebhen teknosociale dhe gjithmon\u00eb ka vende ku prodhohen dhe p\u00ebrdoren. P\u00ebr feministet moderne, k\u00ebto vende jan\u00eb ende t\u00eb njohura nga nj\u00eb aleanc\u00eb e fort\u00eb midis kapitalizmit, kolonializmit dhe seksizmit. Prandaj, nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me teknologjin\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb privilegj p\u00ebr disa vende, komunitete, ideologji dhe njer\u00ebz, teksa t\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtuar. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ne ende kemi nevoj\u00eb p\u00ebr politik\u00ebn feministe dhe duhet t\u00eb kontribojm\u00eb n\u00eb zb\u00ebrthimin se \u00e7far\u00eb n\u00ebnkupton praktika jon\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, dhe n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb artikull n\u00eb fush\u00ebn e dukshm\u00ebrive dhe p\u00ebrfshirjeve, un\u00eb argumentoj se \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb nd\u00ebrrojm\u00eb drejtimin e v\u00ebmendjes ton\u00eb nga mosp\u00ebrfshirja dhe ta vendosim edhe nj\u00eb her\u00eb n\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e pranis\u00eb s\u00eb grave dhe grupeve t\u00eb ndryshme LGBTIQ* n\u00eb TIK. \u00cbsht\u00eb e nevojshme t&#8217;i b\u00ebjm\u00eb ato t\u00eb dukshme, p\u00ebrve\u00e7 p\u00ebrvojave feministe, edhe d\u00ebshirat pas tyre dhe ndikimet e tyre. Kjo do t\u00eb na ndihmoj\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn drejt feminizimit t\u00eb TIK-ut. Por, p\u00ebrfundimisht m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, \u00ebsht\u00eb nevoja e feminimizimit t\u00eb teknologjis\u00eb nga rr\u00ebnj\u00ebt deri te trungu, gjethet dhe frytet e zhvillimit aktual kibernetik.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nga mosp\u00ebrfshirja e grave<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Tradicionalisht, k\u00ebrkimi dhe veprimi i gjinis\u00eb dhe TIK-ut jan\u00eb fokusuar kryesisht n\u00eb shfaqjen dhe shpjegimin e munges\u00ebs dhe p\u00ebrjashtimit t\u00eb grave n\u00eb TIK. Burrat p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb ende shumic\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb student\u00ebve, punonj\u00ebsve dhe drejtuesve n\u00eb TIK. Rezultatet e k\u00ebtyre studimeve kan\u00eb qen\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb thelb\u00ebsore e nxjerrjes n\u00eb pah t\u00eb dominimit mashkullor dhe seksist t\u00eb teknologjis\u00eb. Ato kan\u00eb qen\u00eb gjithashtu thelb\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb treguar situat\u00ebn e diskriminimit gjinor dhe dhun\u00ebs me t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrballen grat\u00eb n\u00eb TIK. E gjith\u00eb kjo na ka lejuar t\u00eb identifikojm\u00eb problemet dhe nevojat e veprimit publik dhe gjithashtu t\u00eb gjenerojm\u00eb tregues dhe t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr analiz\u00ebn e tyre (Cohoon &amp; Aspray, 2006; Casta\u00f1o Collado, 2008; Gil-Ju\u00e1rez et al., 2011).<\/p>\n\n\n\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb lidhje me mos\u00ebp\u00ebrfshirj\u00ebn, narrativat dhe veprimet tona priren t\u00eb p\u00ebrqendrohen n\u00eb bot\u00ebn e burrave (cisgender). Prandaj, ato vet\u00ebm nxisin nj\u00eb ndryshim te grat\u00eb dhe grupet e tjera t\u00eb p\u00ebrjashtuara, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb propozojn\u00eb ndryshime n\u00eb nivelet sektoriale, strukturore dhe t\u00eb p\u00ebrgjithshme shoq\u00ebrore. Nga p\u00ebrspektiva e p\u00ebrjashtimit dallojm\u00eb vet\u00ebm problemin n\u00eb sasi, i cili v\u00ebzhgohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb binare, duke krahasuar vet\u00ebm dy gjini. Ky vizion ka nxitur perceptim teknofobik dhe pesimist p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnien midis grave dhe teknologjis\u00eb, duke qen\u00eb se \u00ebsht\u00eb fokusuar vet\u00ebm n\u00eb aspektet negative, mungesat dhe pengesat q\u00eb duhen kap\u00ebrcyer nga grat\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u201cb\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb burrat\u201d. Prandaj, ka kontribuar n\u00eb p\u00ebrsjelljen e nj\u00eb mesazhi pesimist dhe riviktimues tek njer\u00ebzit p\u00ebrgjegj\u00ebs t\u00eb politikave publike, institucionet akademike, grat\u00eb dhe pjesa tjet\u00ebr t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. P\u00ebrtej k\u00ebsaj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb paradigme ne largohemi nga analiza e propozimeve feministe q\u00eb jan\u00eb m\u00eb moderne dhe t\u00eb hapura ndaj optimizmit kritik dhe transformues.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjithat\u00eb, ende duhet b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim drejt nj\u00eb paradigme m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse q\u00eb fokusohet n\u00eb prezencat, p\u00ebrvojat, kontributet dhe d\u00ebshirat e grave t\u00eb ndryshme dhe grupeve LGBTIQ* n\u00eb TIK. Kjo na lejon t\u00eb braktisim diskursin e ankoruar n\u00eb sasi dhe t\u00eb p\u00ebrparojm\u00eb drejt cil\u00ebsis\u00eb. Kjo e mund\u00ebson vizualizimin e implikimeve t\u00eb shum\u00ebfishta t\u00eb k\u00ebtyre prezencave n\u00eb TIK dhe t\u00eb kontigjent\u00ebve t\u00eb tyre, n\u00eb vazhdim\u00ebsi me rrug\u00ebt, mund\u00ebsit\u00eb dhe potencialin p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen e plot\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre grupeve n\u00eb p\u00ebrparimet e sotme teknologjike (Faulkner&amp;Lie, 2007; Verg\u00e9s Bosch, 2012). Pra, pse \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb p\u00ebrfshihet gjinia me TIK-un?<\/p>\n\n\n\n<p><strong>P\u00ebr p\u00ebrfshirjen e gjinis\u00eb n\u00eb TIK<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb pari, teknologjia \u00ebsht\u00eb padyshim vet\u00ebm nj\u00eb nga shum\u00eb fusha n\u00eb t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb arrihet drejt\u00ebsia gjinore. \u00cbsht\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb shumica e popullsis\u00eb t\u00eb mund t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb TIK n\u00eb baza t\u00eb barabarta. Tradicionalisht, grat\u00eb dhe grupet e tjera jan\u00eb p\u00ebrjashtuar dhe diskriminuar n\u00eb TIK. N\u00eb fakt, p\u00ebr disa koh\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb imperativ ligjor q\u00eb t\u00eb punohet n\u00eb drejtim t\u00eb mosdiskriminimit dhe barazis\u00eb. Kjo mund\u00ebson p\u00ebrfshirjen e grave t\u00eb ndryshme bashk\u00eb me perspektivat, interesat dhe nevojat e tyre. Kjo barazi do t\u00eb mund\u00ebsonte braktisjen e ides\u00eb se teknologjia \u00ebsht\u00eb pun\u00eb e burrave, dhe m\u00eb konkretisht e nj\u00eb tipit t\u00eb caktuar t\u00eb burrit: i bardh\u00eb, nga per\u00ebndimi, heteroseksual, me burime, pa diversitet funksional\u2026 Gjithashtu kjo barazi do t\u00eb g\u00ebrryente binarizmin gjinor dhe pabarazit\u00eb e tjera.<\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb dyti, sektori i TIK-ut luan nj\u00eb rol ky\u00e7 n\u00eb zhvillimin e shoq\u00ebrive t\u00eb ardhshme. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb linj\u00eb pune prestigjioze me paga dhe kushte shum\u00eb t\u00eb mira.Ky \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb nga sektor\u00ebt e pakt\u00eb ku ka pun\u00eb edhe n\u00eb koh\u00eb krize(Gonz\u00e1lez Ramos &amp; Verg\u00e9s Bosch, 2017). P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, TIK \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur tani me zhvillim n\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb gjitha fushat e veprimtaris\u00eb njer\u00ebzore. N\u00eb dekadat e fundit grat\u00eb kan\u00eb zhvilluar talente dhe tani ne p\u00ebrb\u00ebjm\u00eb shumic\u00ebn e njer\u00ebzve me kualifikim t\u00eb lart\u00eb si n\u00eb Katalonj\u00eb ashtu edhe n\u00eb Evrop\u00eb. Talenti i fituar n\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto fusha, duke p\u00ebrfshir\u00eb teknologjin\u00eb, duhet t\u00eb njihet. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb jemi v\u00ebrtet t\u00eb mir\u00ebpritura n\u00eb bot\u00ebn e TIK-ut dhe t\u00eb jemi t\u00eb gatshme t\u00eb investojm\u00eb n\u00eb t\u00eb njohurit\u00eb tona, metodat e pun\u00ebs dhe stilin e jetes\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb treti, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr shkak t\u00eb ndikimeve pozitive t\u00eb diversitetit. Hulumtimet tregojn\u00eb se angazhimi ndaj diversitetit \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht i dobish\u00ebm p\u00ebr komunitetet, kompanit\u00eb dhe projektet (Ruiz-Jim\u00e9nez &amp; Fuentes-Fuentes, 2016; Nielsen et al., 2018). Diversiteti gjinor ka ndikim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sidomos n\u00eb ekipe dhe menaxhment. Jan\u00eb krijuar mjedise m\u00eb t\u00eb mira pune dhe njer\u00ebzit tani duan t\u00eb punojn\u00eb me njer\u00ebz t\u00eb ndrysh\u00ebm. Kjo gjithashtu g\u00ebrryen binarizmat dhe pabarazit\u00eb gjinore dhe redukton rreziqet fatale. Opinionet e ndryshme p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb vendimmarrjen dhe rezultatet e projektit dhe gjithashtu kontribojn\u00eb n\u00eb kreativitet dhe inovacion. Kjo b\u00ebn t\u00eb mundur gjetjen e zgjidhjeve t\u00eb reja p\u00ebr problemet e vjetra dhe ndihmon grupet dhe fushat e paprivilegjuara m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti, kemi nevoj\u00eb p\u00ebr teknologji q\u00eb fokusohet n\u00eb transformimin social dhe rishp\u00ebrndarjen e burimeve, n\u00eb kujdesin, n\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e jet\u00ebs dhe t\u00eb mjedisit ton\u00eb dhe t\u00eb gjitha q\u00ebllimet q\u00eb tradicionalisht u caktohen grave t\u00eb n\u00ebnvler\u00ebsuara n\u00eb zhvillimin e TIK-ut. Kthimi i v\u00ebmendjes son\u00eb ndaj t\u00eb gjitha k\u00ebtyre nevojave dhe interesave q\u00eb jan\u00eb injoruar n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn gjithashtu zgjeron fush\u00ebn ton\u00eb t\u00eb veprimit dhe ndikimit. Efektet pozitive arrijn\u00eb p\u00ebrtej nj\u00eb numri t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb privilegjuar\u00ebve t\u00eb zakonsh\u00ebm dhe jan\u00eb t\u00eb dobishme p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr m\u00eb t\u00eb madh njer\u00ebzish, duke p\u00ebrmbushur nevojat dhe d\u00ebshirat e tyre. Duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe efektet rishp\u00ebrndar\u00ebse n\u00eb familje dhe komunitete n\u00eb pajisjen s\u00eb grave me m\u00eb shum\u00eb burime dhe njohuri teknologjike (McQuillan, 2010).<\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb fundi, ne mund t\u00eb krijojm\u00eb modele shembuj dhe vet\u00ebp\u00ebrfshirje n\u00ebse i b\u00ebjm\u00eb t\u00eb duksh\u00ebm k\u00ebta njer\u00ebz dhe kontributet e tyre. Sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb shfaqemi, aq m\u00eb shum\u00eb do t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb shprehje si: &#8220;Un\u00eb dua t\u00eb jem si ajo&#8221; dhe &#8220;Un\u00eb njoh nj\u00eb grua q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb&#8221;. Edhe sot jemi pak t\u00eb njohur me emrat e njer\u00ebzve si Ada Lovelace, Alan Turing, Hedy Lamarr, Ursula Burns, Radia Perlman, Radhika Gupta, Shirley Ann Jackson, N\u00faria Sal\u00e1n ose Alba G. Corral, pa p\u00ebrmendur edhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Duke vepruar k\u00ebshtu, ne sfidojm\u00eb edhe dinamik\u00ebn ekzistuese t\u00eb fuqis\u00eb dhe tregojm\u00eb se jemi k\u00ebtu me alternativa t\u00eb reja dhe transformuese p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar zhvillimin dhe shprehjen e TIK-ut q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me shoq\u00ebrin\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nga feminizimi i TIK-ut<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Duke par\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrfshirjes s\u00eb gjinis\u00eb n\u00eb lidhje me TIK-un, mund t\u00eb jet\u00eb e dobishme t\u00eb sqarohen disa nga strategjit\u00eb dhe taktikat q\u00eb jan\u00eb propozuar dhe zbatuar nga teorit\u00eb feministe t\u00eb teknologjis\u00eb. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb feminizimi i TIK-ut?<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat fillimisht treguan nj\u00eb ndarje gjinore t\u00eb qart\u00eb. Kjo do t\u00eb thot\u00eb, grat\u00eb kan\u00eb p\u00ebrdorur TIK n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl se burrat dhe gjithashtu studionin dhe punuan n\u00eb TIK shum\u00eb m\u00eb pak. Kjo e b\u00ebri t\u00eb nevojshme denoncimin e pabarazis\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb dhe rritjen e numrit t\u00eb grave n\u00eb TIK. Gjat\u00eb dekadave t\u00eb fundit jan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb masa t\u00eb shumta. Raportimi i diskriminimit \u00ebsht\u00eb shum\u00ebfishuar dhe ka pasur rritje n\u00eb shkrim-leximin dixhital te grat\u00ebe, njohjen e grave kryesore n\u00eb TIK si Ada Lovelace, aktivitetetsi \u00e7mimet Dona TIC t\u00eb Katalonj\u00ebs p\u00ebr grat\u00eb n\u00eb TIK dhe eventet si &#8220;dit\u00ebt e vajzave&#8221; n\u00eb universitete p\u00ebr t\u00eb inkurajuar grat\u00eb t\u00eb studiojn\u00eb inxhinieri. Por, a mjafton rritja e numrit t\u00eb grave n\u00eb TIK?<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr momentin, edhe pse pjes\u00ebmarrja e m\u00eb shum\u00eb grave \u00ebsht\u00eb e dobishme, fokusimi vet\u00ebm n\u00eb sasi nuk ka dh\u00ebn\u00eb frytet e shpresuara. S\u00eb pari, ekziston nj\u00eb tendenc\u00eb p\u00ebr t&#8217;i mbajtur vet\u00ebm grat\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb pun\u00ebn dhe ndryshimet q\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb. N\u00eb \u00e7do rast, do t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb rritet numri i grave dhe grupeve tradicionalisht t\u00eb margjinalizuara, n\u00ebse pritet q\u00eb ato t\u00eb hyjn\u00eb, t\u00eb p\u00ebrshtaten dhe t\u00eb zhvillohen n\u00eb mjedise tep\u00ebr t\u00eb maskulinizuara , t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb paracaktuara dhe t\u00eb pandryshueshme. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, rritja e numrit t\u00eb grave n\u00eb TIK nuk do t\u00eb thot\u00eb domosdoshm\u00ebrisht se bota e TIK-ut do t\u00eb jet\u00eb cil\u00ebsisht m\u00eb e feminizuar. Pa ndryshuar struktura dhe p\u00ebrmbajtja do t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb b\u00ebhen transformime gjinore t\u00eb \u00e7far\u00ebdo lloji. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, p\u00ebrpjekjet e m\u00ebvonshme u fokusuan n\u00eb feminizimin e mjeteve, p\u00ebrmbajtjes dhe objektivave pas TIK (Natansohn , 2013).<\/p>\n\n\n\n<p>Teorit\u00eb feministe kan\u00eb kritikuar munges\u00ebn e dukshm\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrmbajtjes q\u00eb i p\u00ebrgjigjet interesave t\u00eb grave n\u00eb TIK, p\u00ebrve\u00e7 munges\u00ebs s\u00eb perspektiv\u00ebs gjinore n\u00eb hartimin e aplikacioneve dhe mjeteve dixhitale. P\u00ebr shembull, n\u00eb hartimin e <em>Apple HealthKit<\/em> fillimisht ata &#8220;harruan&#8221; t\u00eb p\u00ebrfshinin opsionin e monitorimit t\u00eb menstruacioneve. Gjithashtu n\u00eb programimin e <em>Siri<\/em>-t ata \u201charruan\u201d t\u00eb p\u00ebrfshinin opsionin e k\u00ebrkimit t\u00eb ndihm\u00ebs n\u00eb rastin e sulmit seksual. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00ebsht\u00eb e nevojshme inkurajimi i zhvillimit t\u00eb mjeteve dhe p\u00ebrmbajtjeve t\u00eb cilat lidhen me njer\u00ebzit q\u00eb ata ndikojn\u00eb. Nj\u00eb shembull do t\u00eb ishte mbushja e Wikipedia-s me artikuj rreth grave. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kategori b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb edhe projekte si <em>WikiWomen<\/em> dhe veprime si <em>WikiFem<\/em>. Propozohet gjithashtu mbushja e internetit me p\u00ebrmbajtje q\u00eb lidhen me interesa t\u00eb feminzuara, si ato q\u00eb lidhen me pun\u00ebn riprodhuese dhe t\u00eb kujdesit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, gjuha seksiste dhe stili i komunikimit q\u00eb ende dominon bot\u00ebn e TIK-ut vihet n\u00eb dyshim. Gjuha jo-seksiste n\u00eb stil komunikimi, respektuese dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse n\u00eb raport me grat\u00eb, propozohet p\u00ebr p\u00ebrdorim online.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb \u00e7do rast, theksimi i k\u00ebtij feminizimi t\u00eb p\u00ebrmbajtjes, ndon\u00ebse \u00ebsht\u00eb gjithashtu i domosdosh\u00ebm, rrezikon t&#8217;u kthehet stereotipeve, esencializmave dhe dikotomive gjinore dhe si rrjedhoj\u00eb, si\u00e7 kan\u00eb paralajm\u00ebruar TransHackfeminist\u00ebt dhe teknoqueers, te binarizmi heteropatriarkal. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, duke marr\u00eb parasysh \u00e7do nd\u00ebrseksion q\u00eb mund t\u00eb prodhohet nga diskriminime\/privilegje t\u00eb shumta, nd\u00ebrmarrjet duhet t\u00eb b\u00ebhen p\u00ebr nevojat dhe interesat tona t\u00eb vendosura brenda kushteve dhe situat\u00ebs son\u00eb specifike, derisa, si\u00e7 na kujtojn\u00eb feminist\u00ebt etnik\u00eb, post dhe dekolonial, marrim parasysh t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>P\u00ebr t\u00eb na feminizuar me TIK<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj, \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore t\u00eb merren parasysh teorit\u00eb m\u00eb t\u00eb fundit feministe t\u00eb teknologjis\u00eb, t\u00eb cilat pohojn\u00eb se gjinia dhe teknologjia formojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rrjedhshme dhe dinamike, dhe t\u00eb kuptojm\u00eb se emancipimi nuk do t\u00eb jet\u00eb i mundur pa pasur politik\u00eb feministe n\u00eb t\u00eb. P\u00ebr feminist\u00ebt e sot\u00ebm \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se teknologjia nuk \u00ebsht\u00eb neutrale. Nuk \u00ebsht\u00eb se TIK \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb vakum ose nuk p\u00ebrdoret kudo. \u00cbsht\u00eb e nevojshme at\u00ebher\u00eb, t\u00eb propozojm\u00eb drejtp\u00ebrdrejt teknologjit\u00eb, rrjetet dhe hap\u00ebsirat virtuale t\u00eb past\u00ebrta feministe, duke u ripolitizuar teknologjikisht me k\u00ebto teori feministe. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb at\u00ebher\u00eb feminizimi i TIK-ut?<\/p>\n\n\n\n<p>Disa lloje t\u00eb TIK-ut feminist duhet t\u00eb dizajnohen, administrohen, udh\u00ebhiqen dhe popullohen nga persona t\u00eb ndrysh\u00ebm feminist\u00eb, me k\u00ebndv\u00ebshtrimin ton\u00eb, por t\u00eb shum\u00ebfisht\u00eb dhe t\u00eb hapur ndaj k\u00ebndv\u00ebshtrimeve t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve. Server\u00ebt <em>Syster<\/em>, faqet e internetit feministe dhe takimet si festat <em>FemHack<\/em> jan\u00eb shembuj se si kjo mund t\u00eb funksionoj\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ka shum\u00eb kundv\u00ebshtrime teknosociale q\u00eb konvergojn\u00eb me kundv\u00ebshtrimet feministe, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se mund t\u00eb krijohen aleanca. Si fillim, ne mund t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb teknologjikisht m\u00eb shum\u00eb me radio komunitetin, sovranitetin teknologjik, softuerin e lir\u00eb dhe rrjetet e tregtis\u00eb s\u00eb ndershme. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb krijohen hap\u00ebsira dhe rrjete shoq\u00ebruese, aleanca dhe bashk\u00ebpunime me nj\u00ebri-tjetrin dhe me t\u00eb tjer\u00ebt. M\u00eb tej, ia vlen t\u00eb zhvillohet TIK-u p\u00ebr t\u00eb krijuar ura t\u00eb reja nga vendi ku jemi tani n\u00eb at\u00eb ku po shkojm\u00eb, duke iu p\u00ebrkushtuar konceptit trans n\u00eb t\u00eb gjitha kuptimet: trangenderizimi, transeksualizimi, transdisiplinimi, transkulturalizimi, transversalizimi, transformimi\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb gjithashtu kritike q\u00eb TIK-u t\u00eb depatriarkalizohet . Mjetet, diskursi, hap\u00ebsirat, institucionet, politikat, kompanit\u00eb, organizatat, rrjetet teknologjike, etj. pavar\u00ebsisht, duhet t\u00eb rishikohen t\u00ebr\u00ebsisht me an\u00eb t\u00eb rregullave t\u00eb loj\u00ebs nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi feminist. P\u00ebr shembull, personat feminist\u00eb duhet t\u00eb ken\u00eb pozita p\u00ebrgjegj\u00ebsie dhe vendimmarr\u00ebse me synimin p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb funksion nj\u00eb pushtet m\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb, horizontal, kolektiv, t\u00eb kujdessh\u00ebm, t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, transformues, \u00e7lirues\u2026 dhe m\u00eb pak patriarkal. \u00cbsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e fuqis\u00eb p\u00ebr t\u00eb vepruar, n\u00eb vend t\u00eb fuqis\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbizotruar (De la Fuente V\u00e1zquez, 2015). P\u00ebr shembull n\u00ebse duam t\u00eb jemi feminist\u00eb dhe aleat\u00eb, burrat (cis) ose grat\u00eb e bardha mund t\u00eb fillojn\u00eb duke reflektuar, vepruar dhe duke njohur privilegjet e tyre. Kjo gjithashtu do t\u00eb thot\u00eb, ndalimi i ngacmimit kibernetik, shpjegimi i nj\u00ebanshem nga burrat, shpjegimi i nj\u00ebanshem nga raca e bardh\u00eb dhe \u201cbropropiating\u201d ose anashkalimi i k\u00ebtyre rasteve. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb formohen mjedise teknologjike miq\u00ebsore, t\u00eb sigurta dhe realisht falas online dhe offline. Kjo gjithashtu do t\u00eb thot\u00eb, pa dhun\u00eb seksiste online dhe offline. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt kemi m\u00ebsuar shum\u00eb nga motrat tona latino-amerikane. Materialet, udh\u00ebzuesit dhe mjetet e ofruara nga grupet si <em>Ciberseguras<\/em> , <em>APC <\/em>dhe <em>Donestech<\/em> jan\u00eb t\u00eb dobishme n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n\n\n\n<p>Me TIK ne (ne dhe makinat) mund t\u00eb deshifrojm\u00eb dhe rikodojm\u00eb identitetet dhe sjelljet e m\u00ebsuara. P\u00ebr shembull, p\u00ebr shkak t\u00eb inercis\u00eb seksiste q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e posedojm\u00eb, ne kemi m\u00ebsuar imazhe kompjuterike nga fotografit\u00eb e <em>Playboy<\/em>. Por kritika feministe inkurajoi gjithashtu pun\u00ebn me imazhe alternative. Si\u00e7 shihet n\u00eb disa nga eksperimentet e fundit, ka ende paragjykime t\u00eb m\u00ebdha gjinore p\u00ebrshembull n\u00eb algoritmet e k\u00ebrkimit n\u00eb Google, dhe ato t\u00eb p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb stafit n\u00eb Amazon (Dastin, 2018). P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, makinat ende m\u00ebsojn\u00eb dhe shfaqin identitete binare, stereotipe gjinore dhe diskriminojn\u00eb. Megjithat\u00eb, pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye dhe duke marr\u00eb parasysh teorit\u00eb feministe, ato gjithashtu mund t\u00eb shqyrtohen dhe rikodohen. Wellner dhe Rothman (2019) deklarojn\u00eb se p\u00ebrdoruesit dhe nj\u00ebashtu zhvilluesit duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e paragjykimeve gjinore. Vet\u00ebm k\u00ebshtu mund ta parandalojm\u00eb, kap\u00ebrcejm\u00eb, p\u00ebrmbysim ose shfarosim at\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Teorit\u00eb feministe na kujtojn\u00eb domosdoshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb vazhdimin e t\u00eb v\u00ebnurit n\u00eb dyshim dhe zhdukjen e pabarazis\u00eb sociale dhe gjinore. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, TIK ende mund t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb rritur nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin rreth diskriminimit dhe p\u00ebr t\u00eb mobilizuar m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz p\u00ebr t\u00eb mbrojtur k\u00ebrkesat feministe. Ka shembuj t\u00eb shumt\u00eb, si aksionet e 8 Marsit, \u00eb grevat dhe fushatat online si #MeToo. TIK-u \u00ebsht\u00eb gjithashtu i dobish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb rritur nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin e nevojsh\u00ebm e t\u00eb p\u00ebrkushtuarit ndaj teknologjis\u00eb me burim t\u00eb hapur, joekskluzive dhe t\u00eb ndershme q\u00eb gjeneron autonomi. Na vet\u00ebdij\u00ebson p\u00ebr situat\u00ebn e tmerrshme t\u00eb grave n\u00eb Kongo, kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb minierave t\u00eb kobaltit, dhe se si dhe nga kush menaxhohen mbetjet tona elektronike. Dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, \u00ebsht\u00eb e dobishme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrforcuar solidaritetin, organizimin dhe veprimet globale n\u00eb k\u00ebto drejtime.<\/p>\n\n\n\n<p>Me TIK-un mund t\u00eb dokumentojm\u00eb dhe vizualizojm\u00eb rolin e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb luajn\u00eb grat\u00eb dhe personat LGBTIQ* n\u00eb ndryshimet teknosociale, si\u00e7 d\u00ebshmohet nga historit\u00eb e ndryshme gjinore dhe teknologjike q\u00eb jan\u00eb n\u00eb dizpozicion n\u00eb internet. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, \u00ebsht\u00eb gjithashtu i dobish\u00ebm p\u00ebr edukimin dhe trajnimin, duke pasur parasysh se institucionet kryesore arsimore ende po tregojn\u00eb shum\u00eb rezistenc\u00eb ndaj p\u00ebrmbajtjes dhe formave feministe. M\u00eb konkretisht, ato duhet t\u00eb ndryshojn\u00eb androcentrizmin dhe heteronormativitetin dhe mbi t\u00eb gjitha, t\u00eb b\u00ebhet pasqyrimi i diversitetit, kujdesit, njohjes, qasjes dhe liris\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb gra. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye duhet t\u00eb vazhdojm\u00eb gjenerimin e informacioneve, mjeteve dhe p\u00ebrmbajtjeve n\u00eb favor t\u00eb barazis\u00eb dhe liris\u00eb gjinore. Shembuj t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jan\u00eb revistat dixhitale si <em>Mujeres en Red <\/em>dhe <em>Pikara Magazine.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb fundi, nuk mund t\u00eb harrojm\u00eb at\u00eb q\u00eb po vjen. Ne duhet t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb rigjenerojm\u00eb kapacitetin ton\u00eb n\u00eb nxitjen e feministave potencial. TIK paralajm\u00ebron p\u00ebrdorimin e rreziqeve t\u00eb mundshme, por mbi t\u00eb gjitha na informon p\u00ebr alternativat e mundshme dhe konceptet e reja tekno\/kiberfeministe q\u00eb mund t\u00eb realizohen si \u00e7lirime gjinore. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb teoricienet dhe teknoartist\u00ebt feminist\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht krijuesit e fantashkenc\u00ebs, si Mary Shelley, Joanna Russ, Nnedi Okorafor, Lola Robles, Elia Barcel\u00f3 dhe Blanca Mart kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb her\u00eb p\u00ebr ne n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. Me pak fjal\u00eb, \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb kjo teknologji t\u00eb ndjek\u00eb dhe t&#8217;i sh\u00ebrbej\u00eb kauzave dhe axhendave feministe dhe t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb transformime n\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto aspekte. \u00cbsht\u00eb e nevojshme t\u00eb ripolitizohen reciprocikisht teorit\u00eb dhe teknologjia feministe. Un\u00eb propozova vet\u00ebm nj\u00eb hap t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebrpara dhe tani ju pyes juve si lexues se \u00e7far\u00eb propozimesh feministe propozoni p\u00ebr t\u00eb vazhduar me procesin e feministizimit kibernetik?<\/p>\n\n\n\n<p><em><strong>N\u00faria Verg\u00e9s Bosch<\/strong><\/em><\/p>\n\n\n\n<p>E p\u00ebrktheu: Gentin\u00eb Vranjolli<\/p>\n\n\n\n<p>Tekstin origjinal mund ta gjeni n\u00eb:\u00a0<a href=\"https:\/\/revistaidees.cat\/en\/genere-i-tic-avancem-en-la-ciberfeministitzacio\/?fbclid=IwAR0sRKEjb37Sl12t51dPqq8f3HrYcHcgcKR5G9VZRQn3f3mqxchgTiXxPxo\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\">https:\/\/revistaidees.cat\/en\/genere-i-tic-avancem-en-la-ciberfeministitzacio\/?fbclid=IwAR0sRKEjb37Sl12t51dPqq8f3HrYcHcgcKR5G9VZRQn3f3mqxchgTiXxPxo<\/a><\/p>\n","protected":false},"featured_media":4110,"template":"","class_list":["post-4109","lexo-post","type-lexo-post","status-publish","has-post-thumbnail","hentry"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v23.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Gjinia dhe TIK: A jemi duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim n\u00eb feminizimin kibernetik? - QIKA<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/qika.org\/lexime\/gjinia-dhe-tik-a-jemi-duke-bere-perparim-ne-feminizimin-kibernetik\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Gjinia dhe TIK: A jemi duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim n\u00eb feminizimin kibernetik? - QIKA\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"N\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull un\u00eb shqyrtoj marr\u00ebdh\u00ebnien midis gjinis\u00eb dhe teknologjis\u00eb nga perspektiva feministe n\u00eb Katalonj\u00eb. Ky k\u00ebndv\u00ebshtrim ndikohet nga puna e m\u00ebparshme e b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb me grupin e grave dhe teknologjis\u00eb &#8211; Donestech si dhe nga k\u00ebrkimet kiberfeministe t\u00eb kryera q\u00eb nga viti 2006. Por artikulli gjithashtu bazohet n\u00eb p\u00ebrpjekjet dhe teorizimet e nj\u00ebpasnj\u00ebshme k\u00ebrkimore [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/qika.org\/lexime\/gjinia-dhe-tik-a-jemi-duke-bere-perparim-ne-feminizimin-kibernetik\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"QIKA\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2022-04-28T08:53:59+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/15-Genere-tic-v1.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"2000\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"800\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/gjinia-dhe-tik-a-jemi-duke-bere-perparim-ne-feminizimin-kibernetik\/\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/gjinia-dhe-tik-a-jemi-duke-bere-perparim-ne-feminizimin-kibernetik\/\",\"name\":\"Gjinia dhe TIK: A jemi duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim n\u00eb feminizimin kibernetik? - QIKA\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/gjinia-dhe-tik-a-jemi-duke-bere-perparim-ne-feminizimin-kibernetik\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/gjinia-dhe-tik-a-jemi-duke-bere-perparim-ne-feminizimin-kibernetik\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/15-Genere-tic-v1.jpg\",\"datePublished\":\"2022-04-28T08:53:58+00:00\",\"dateModified\":\"2022-04-28T08:53:59+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/gjinia-dhe-tik-a-jemi-duke-bere-perparim-ne-feminizimin-kibernetik\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/qika.org\/lexime\/gjinia-dhe-tik-a-jemi-duke-bere-perparim-ne-feminizimin-kibernetik\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/gjinia-dhe-tik-a-jemi-duke-bere-perparim-ne-feminizimin-kibernetik\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/15-Genere-tic-v1.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/15-Genere-tic-v1.jpg\",\"width\":2000,\"height\":800},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/gjinia-dhe-tik-a-jemi-duke-bere-perparim-ne-feminizimin-kibernetik\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/qika.org\/en\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Gjinia dhe TIK: A jemi duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim n\u00eb feminizimin kibernetik?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/\",\"name\":\"QIKA\",\"description\":\"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Gjinia dhe TIK: A jemi duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim n\u00eb feminizimin kibernetik? - QIKA","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/qika.org\/lexime\/gjinia-dhe-tik-a-jemi-duke-bere-perparim-ne-feminizimin-kibernetik\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Gjinia dhe TIK: A jemi duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim n\u00eb feminizimin kibernetik? - QIKA","og_description":"N\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull un\u00eb shqyrtoj marr\u00ebdh\u00ebnien midis gjinis\u00eb dhe teknologjis\u00eb nga perspektiva feministe n\u00eb Katalonj\u00eb. Ky k\u00ebndv\u00ebshtrim ndikohet nga puna e m\u00ebparshme e b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb me grupin e grave dhe teknologjis\u00eb &#8211; Donestech si dhe nga k\u00ebrkimet kiberfeministe t\u00eb kryera q\u00eb nga viti 2006. Por artikulli gjithashtu bazohet n\u00eb p\u00ebrpjekjet dhe teorizimet e nj\u00ebpasnj\u00ebshme k\u00ebrkimore [&hellip;]","og_url":"https:\/\/qika.org\/lexime\/gjinia-dhe-tik-a-jemi-duke-bere-perparim-ne-feminizimin-kibernetik\/","og_site_name":"QIKA","article_modified_time":"2022-04-28T08:53:59+00:00","og_image":[{"width":2000,"height":800,"url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/15-Genere-tic-v1.jpg","type":"image\/jpeg"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/gjinia-dhe-tik-a-jemi-duke-bere-perparim-ne-feminizimin-kibernetik\/","url":"https:\/\/qika.org\/lexime\/gjinia-dhe-tik-a-jemi-duke-bere-perparim-ne-feminizimin-kibernetik\/","name":"Gjinia dhe TIK: A jemi duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim n\u00eb feminizimin kibernetik? - QIKA","isPartOf":{"@id":"https:\/\/qika.org\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/gjinia-dhe-tik-a-jemi-duke-bere-perparim-ne-feminizimin-kibernetik\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/gjinia-dhe-tik-a-jemi-duke-bere-perparim-ne-feminizimin-kibernetik\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/15-Genere-tic-v1.jpg","datePublished":"2022-04-28T08:53:58+00:00","dateModified":"2022-04-28T08:53:59+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/gjinia-dhe-tik-a-jemi-duke-bere-perparim-ne-feminizimin-kibernetik\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/qika.org\/lexime\/gjinia-dhe-tik-a-jemi-duke-bere-perparim-ne-feminizimin-kibernetik\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/gjinia-dhe-tik-a-jemi-duke-bere-perparim-ne-feminizimin-kibernetik\/#primaryimage","url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/15-Genere-tic-v1.jpg","contentUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/15-Genere-tic-v1.jpg","width":2000,"height":800},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/gjinia-dhe-tik-a-jemi-duke-bere-perparim-ne-feminizimin-kibernetik\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/qika.org\/en\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Gjinia dhe TIK: A jemi duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim n\u00eb feminizimin kibernetik?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/qika.org\/#website","url":"https:\/\/qika.org\/","name":"QIKA","description":"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/lexo-post\/4109","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/lexo-post"}],"about":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/lexo-post"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/4110"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4109"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}