{"id":4219,"date":"2022-06-06T13:05:18","date_gmt":"2022-06-06T12:05:18","guid":{"rendered":"https:\/\/qika.org\/?post_type=lexo-post&#038;p=4219"},"modified":"2022-06-06T13:05:18","modified_gmt":"2022-06-06T12:05:18","slug":"nje-leter-per-burrat-talebane-qe-me-debuan-nga-shtepia-ime","status":"publish","type":"lexo-post","link":"https:\/\/qika.org\/en\/lexo-post\/nje-leter-per-burrat-talebane-qe-me-debuan-nga-shtepia-ime\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb let\u00ebr p\u00ebr burrat taleban\u00eb q\u00eb m\u00eb d\u00ebbuan nga sht\u00ebpia ime"},"content":{"rendered":"\n<p><em><strong>Muaj pas pushtimit t\u00eb Afganistanit nga taliban\u00ebt, nj\u00eb grua q\u00eb ishte n\u00eb \u201clist\u00ebn e vrasjeve\u201d u detyrua t\u00eb ikte dhe tani vajton p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb ka humbur.<\/strong><\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Taliban\u00eb,<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb jam larg nga ju tani. Rreth meje shoh fytyra t\u00eb reja, t\u00eb ndryshme nga fytyra ime, fytyra nga shum\u00eb vende. Dhoma n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhem \u00ebsht\u00eb e mbushur plot, \u00ebsht\u00eb e nxeht\u00eb dhe e mbushur me er\u00ebn e qindra t\u00eb huajve. Gruaja q\u00eb kam p\u00ebrball\u00eb \u00ebsht\u00eb e d\u00ebshp\u00ebruar. Ajo po kruan b\u00ebrrylin e saj, duke ekspozuar nj\u00eb krah t\u00eb bukur. Flok\u00ebt e saj jan\u00eb t\u00eb yndyrsh\u00ebm dhe ajo po shikon nga un\u00eb. Pse po vazhdon t\u00eb m\u00eb shikoj\u00eb mua? Nuk m\u00eb p\u00eblqen kjo gj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Burri i ulur pran\u00eb meje ka nj\u00eb frym\u00ebmarrje t\u00eb zhurmshme. Ai po e mb\u00ebshtet krahun e tij n\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsen e karriges q\u00eb ndodhet mes nesh. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb af\u00ebr meje. Ata thon\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb \u201corientim\u201d p\u00ebr tu vendosur n\u00eb Kanada. Pothuajse mund ti d\u00ebgjoj ata duke biseduar, por z\u00ebrat e tyre jan\u00eb t\u00eb turbulluar dhe t\u00eb paqart\u00eb. Ata po na tregojn\u00eb p\u00ebr motin i cili \u00ebsht\u00eb ndryshe nga ai n\u00eb Afganistan. P\u00ebrve\u00e7 tij, rrug\u00ebt, dyqanet, ushqimi, kultura dhe besimet e tyre jan\u00eb ndryshe nga ato tonat.<\/p>\n\n\n\n<p>Tani, jam duke djersitur. Zemra ime po rrah fort, po godet vrullsh\u00ebm gjoksin tim. N\u00eb kok\u00ebn time po d\u00ebgjoj nj\u00eb zile me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb e cila m\u00eb b\u00ebn t\u00eb qohem nga karrigia p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb tualet. Edhe tualeti \u00ebsht\u00eb ndryshe. Fytyrat q\u00eb ngjasojn\u00eb me timen, fytyra t\u00eb cilat do t\u00eb m\u00eb qet\u00ebsonin, ato t\u00eb cilat i njoh \u2013 t\u00eb familjes dhe miqve t\u00eb mi \u2013 kan\u00eb mbetur pas n\u00eb vendin q\u00eb na keni pushtuar.<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb jam nj\u00eb grua afgane. Kam qen\u00eb gazetare. Isha e suksesshme. Un\u00eb e mbaja familjen time dhe kisha miq q\u00eb m\u00eb mb\u00ebshtesnin. Tani, ndodhem qindra milje larg nga gjith\u00e7ka q\u00eb kam njohur. Jam duke q\u00ebndruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend p\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb vend i bukur. Mund t\u00eb shoh malet nga dritarja dhe ndjej paqe. Por, kam t\u00eb nj\u00ebjtat rroba me t\u00eb cilat dola nga sht\u00ebpia. Ndonj\u00ebher\u00eb, n\u00ebse iu marr er\u00eb rrobave, e ndjej ende er\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb. Kjo er\u00eb m\u00eb ndjek nga pas dhe nuk mund t\u00eb vazhdoj para.<\/p>\n\n\n\n<p>Afgan\u00ebt kan\u00eb vuajtur p\u00ebr 40 vite. N\u00ebna dhe babi im kan\u00eb vuajtur p\u00ebr 40 vite. Kan\u00eb ikur nga atdheu i tyre dhe jan\u00eb kthyer p\u00ebrs\u00ebri. Un\u00eb jam 24 vje\u00e7are dhe tani po e kuptoj se kam vuajtur p\u00ebr 24 vite. Kjo p\u00ebr shkak t\u00eb humbjes s\u00eb madhe q\u00eb po ndjej tani. Pas 20 vjet\u00ebsh ju keni pushtuar p\u00ebrs\u00ebri Afganistanin, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb mij\u00ebra njer\u00ebz t\u00eb l\u00ebn\u00eb atdheun e tyre dhe t\u00eb ikin nga ju, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe mua. Na keni kthyer prapa n\u00eb koh\u00eb. Arritjet tona nuk kan\u00eb m\u00eb vler\u00eb n\u00eb Afganistan. Un\u00eb isha personi i fundit q\u00eb vendosa t\u00eb largohesha. Po shpresoja q\u00eb nuk kisha nevoj\u00eb ta b\u00ebj\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Por, ju m\u00eb detyruat.<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb isha pjes\u00eb e nj\u00eb prej listave tuaja vitin e kaluar \u2013 \u201clista e vrasjeve\u201d t\u00eb taliban\u00ebve, k\u00ebshtu e quanin. N\u00ebna ime shqet\u00ebsohej se ju do t\u00eb m\u00eb gjenit dhe do t\u00eb m\u00eb vrisnit. Ajo m\u00eb tha se duhet t\u00eb largohesha. M\u00eb tha se nuk kisha nevoj\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsohesha p\u00ebr t\u00eb dhe p\u00ebr v\u00ebllez\u00ebrit e motrat. Gjith\u00e7ka do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb rregull, m\u00eb tha ajo. Por, kam humbur besimin dhe nuk po i p\u00ebrdor aft\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilat kam punuar kaq shum\u00eb. M\u00eb duhet t\u00eb veproj n\u00eb baz\u00eb t\u00eb informacionit q\u00eb m\u00eb japin n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u201corientim\u201d. Por, e kam t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendrohem. E kam t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb d\u00ebgjoj. M\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrtoj nj\u00eb jet\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb re. Por, nuk po b\u00ebj asgj\u00eb p\u00ebrve\u00e7se po rri e ulur n\u00eb nj\u00eb vend, si e ngrir\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Afgan\u00ebt jan\u00eb t\u00eb aft\u00eb, t\u00eb talentuar, inteligjent, t\u00eb guximsh\u00ebm, pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb zellsh\u00ebm dhe njer\u00ebz t\u00eb sjellsh\u00ebm. Afgan\u00ebt jan\u00eb krenar\u00eb dhe meritojn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mbrojn\u00eb familjet e tyre. Disa t\u00eb tjer\u00eb, nj\u00eblloj si un\u00eb, kan\u00eb udh\u00ebtuar n\u00eb vende t\u00eb reja, duke l\u00ebn\u00eb atdheun e tyre p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb re, sepse nuk kemi zgjidhje tjet\u00ebr. Por pyes veten n\u00ebse t\u00eb tjer\u00ebt po ndihen nj\u00eblloj si un\u00eb dhe nuk din\u00eb se si t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb re.<\/p>\n\n\n\n<p>Taliban\u00eb, jam shum\u00eb larg nga ju tani. Por, ende nuk mund t\u00eb tregoj emrin apo fytyr\u00ebn time p\u00ebr shkak t\u00eb atyre q\u00eb lash pas. Gushtin e vitit t\u00eb kaluar, shoqja ime e ngusht\u00eb ishte me mua n\u00eb aeroportin e Kabulit me viz\u00eb n\u00eb dor\u00eb. Ajo ishte gazetare poashtu dhe plot\u00ebsuam dhe dor\u00ebzuam aplikimin s\u00eb bashku. Kishim b\u00ebr\u00eb plane s\u00eb bashku. Por, nuk u larguam nga Afganistani s\u00eb bashku. Ajo mbeti atje. Pse u largova un\u00eb? Pas shum\u00eb or\u00ebsh dhe p\u00ebrpjekjesh, ajo u fut n\u00eb kanalin e aeroportit. Nj\u00eblloj si un\u00eb. P\u00ebr nj\u00eb moment, ajo ishte aq af\u00ebr. Nj\u00eblloj si un\u00eb. Por, ajo nuk arriti n\u00eb aeroport. Ajo nuk arriti ta kalonte port\u00ebn. Ajo nuk arriti t\u00eb siguronte veten e saj.<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb kalova dhe fluturova p\u00ebr n\u00eb Kuvajt, e vetme. Jam shum\u00eb me fat. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb ia kujtoj vetes \u00e7do dit\u00eb. Jam fal\u00ebnderuese p\u00ebr njer\u00ebzit nga e gjith\u00eb bota, t\u00eb cil\u00ebt t\u00eb shtyr\u00eb nga dhembshuria, po mb\u00ebshtesin afgan\u00ebt me aplikimet p\u00ebr viza dhe po na mb\u00ebshtesin kur mb\u00ebrrijm\u00eb n\u00eb vende t\u00eb reja. Por, humbja, faji, d\u00ebshtimi dhe zemra e thyer nuk po shkoqen nga un\u00eb, p\u00ebr faktin se ajo ishte shum\u00eb af\u00ebr p\u00ebr t\u00eb kaluar port\u00ebn, por nuk ia doli. P\u00ebrgjat\u00eb viteve ne b\u00ebnim gjith\u00e7ka q\u00eb bashku. Sht\u00ebpia e saj ishte si e imja dhe anasjelltas. Tani, q\u00eb t\u00eb dyja jemi pa sht\u00ebpi. Ajo nuk \u00ebsht\u00eb e sigurt.<\/p>\n\n\n\n<p>Larg kaosit shkat\u00ebrrues n\u00eb aeroport, ju u vendos\u00ebt n\u00eb kryeqytet. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb po shihja se si do t\u00eb vendosni t\u00eb qeverisni k\u00ebt\u00eb her\u00eb. A do t\u00eb ishte nj\u00eblloj si n\u00eb koh\u00ebn e n\u00ebn\u00ebs time? T\u00eb gjith\u00eb i kishin syt\u00eb nga ju. T\u00eb gjith\u00eb donim t\u00eb dinim planin tuaj. \u00c7far\u00eb planifikoni p\u00ebr vendet tona t\u00eb pun\u00ebs dhe ekonomin\u00eb ton\u00eb? Cili ishte plani p\u00ebr grat\u00eb? P\u00ebr gazetaret afgane?<\/p>\n\n\n\n<p>Afgan\u00ebt jan\u00eb zhg\u00ebnjyer kaq shum\u00eb. Jemi zhg\u00ebnjyer nga Amerika dhe nga ju. Sepse tani po ju shohim n\u00eb drit\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb. Ju nuk keni asnj\u00eb plan p\u00ebr ne dhe nuk na lejoni q\u00eb ne t\u00eb b\u00ebjm\u00eb plane. Tashm\u00eb n\u00eb krahina, z\u00ebrat e miqve dhe koleg\u00ebve t\u00eb mi po shuhen. Gazetar\u00ebt afgan\u00eb jan\u00eb t\u00eb rrezikuar p\u00ebr t\u00eb vazhduar pun\u00ebn e tyre. Edhe ata m\u00eb t\u00eb ndriturit dhe m\u00eb t\u00eb guximshmit kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr mbrojtje. Gazetar\u00ebt e huaj kan\u00eb qasjen m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb raportimin e rasteve. Por, fillimisht ata duhet t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb afgan\u00ebt, sepse \u00ebsht\u00eb radha e tyre p\u00ebr t\u00eb folur. Le ti shp\u00ebrndajm\u00eb z\u00ebrat dhe fjal\u00ebt e tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sigurt dhe me dinjitet. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Shoqja ime vazhdon t\u00eb raportoj\u00eb, por fshehurazi, n\u00eb kanalet private t\u00eb Telegramit. Jam e shqet\u00ebsuar p\u00ebr t\u00eb, por e di se ajo nuk do t\u00eb ndalet s\u00eb raportuari. Ajo \u00ebsht\u00eb gazetare dhe pasioni i saj \u00ebsht\u00eb t\u00eb tregoj\u00eb storien e afgan\u00ebve. At\u00eb dit\u00eb n\u00eb aeroport, gjersa po kthehej me makin\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj, m\u00eb d\u00ebrgoi nj\u00eb mesazh: \u201cNes\u00ebr \u00ebsht\u00eb dit\u00eb e re dhe un\u00eb do t\u00eb provoj p\u00ebrs\u00ebri\u201d. Ajo ka shpres\u00eb se do t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr tu bashkuar me mua. Un\u00eb do t\u00eb p\u00ebrpiqem t\u00eb jem e fort\u00eb me gjith\u00eb energjin\u00eb q\u00eb kam, t\u00eb jem e fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb. I d\u00ebrgoj email-a \u00e7do dit\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta ndihmuar t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb rrug\u00ebdalje.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, gjithashtu i tregoj se \u00e7do dit\u00eb p\u00ebrballem me sfida. Nuk i tregoj se ka raste kur mbyllem n\u00eb tualet. Tani, ka pes\u00eb minuta q\u00eb jam n\u00eb tualet. E nj\u00ebjta pyetje m\u00eb sillet n\u00eb kok\u00eb: pse u largova un\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Lynzy Billing<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>E p\u00ebrktheu: Greta Avdyli<\/p>\n\n\n\n<p>Tekstin origjinal mund ta gjeni n\u00eb: <a href=\"https:\/\/www.aljazeera.com\/features\/2022\/5\/4\/a-letter-to-the-taliban-who-drove-me-from-my-home\">https:\/\/www.aljazeera.com\/features\/2022\/5\/4\/a-letter-to-the-taliban-who-drove-me-from-my-home<\/a><\/p>\n","protected":false},"featured_media":4220,"template":"","class_list":["post-4219","lexo-post","type-lexo-post","status-publish","has-post-thumbnail","hentry"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v23.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Nj\u00eb let\u00ebr p\u00ebr burrat taleban\u00eb q\u00eb m\u00eb d\u00ebbuan nga sht\u00ebpia ime - QIKA<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/qika.org\/lexime\/nje-leter-per-burrat-talebane-qe-me-debuan-nga-shtepia-ime\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Nj\u00eb let\u00ebr p\u00ebr burrat taleban\u00eb q\u00eb m\u00eb d\u00ebbuan nga sht\u00ebpia ime - QIKA\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Muaj pas pushtimit t\u00eb Afganistanit nga taliban\u00ebt, nj\u00eb grua q\u00eb ishte n\u00eb \u201clist\u00ebn e vrasjeve\u201d u detyrua t\u00eb ikte dhe tani vajton p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb ka humbur. Taliban\u00eb, Un\u00eb jam larg nga ju tani. Rreth meje shoh fytyra t\u00eb reja, t\u00eb ndryshme nga fytyra ime, fytyra nga shum\u00eb vende. Dhoma n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhem \u00ebsht\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/qika.org\/lexime\/nje-leter-per-burrat-talebane-qe-me-debuan-nga-shtepia-ime\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"QIKA\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/Lettertotalibanfinal.webp\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"770\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"513\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/webp\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/nje-leter-per-burrat-talebane-qe-me-debuan-nga-shtepia-ime\/\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/nje-leter-per-burrat-talebane-qe-me-debuan-nga-shtepia-ime\/\",\"name\":\"Nj\u00eb let\u00ebr p\u00ebr burrat taleban\u00eb q\u00eb m\u00eb d\u00ebbuan nga sht\u00ebpia ime - QIKA\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/nje-leter-per-burrat-talebane-qe-me-debuan-nga-shtepia-ime\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/nje-leter-per-burrat-talebane-qe-me-debuan-nga-shtepia-ime\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/Lettertotalibanfinal.webp\",\"datePublished\":\"2022-06-06T12:05:18+00:00\",\"dateModified\":\"2022-06-06T12:05:18+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/nje-leter-per-burrat-talebane-qe-me-debuan-nga-shtepia-ime\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/qika.org\/lexime\/nje-leter-per-burrat-talebane-qe-me-debuan-nga-shtepia-ime\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/nje-leter-per-burrat-talebane-qe-me-debuan-nga-shtepia-ime\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/Lettertotalibanfinal.webp\",\"contentUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/Lettertotalibanfinal.webp\",\"width\":770,\"height\":513},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/nje-leter-per-burrat-talebane-qe-me-debuan-nga-shtepia-ime\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/qika.org\/en\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Nj\u00eb let\u00ebr p\u00ebr burrat taleban\u00eb q\u00eb m\u00eb d\u00ebbuan nga sht\u00ebpia ime\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/\",\"name\":\"QIKA\",\"description\":\"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Nj\u00eb let\u00ebr p\u00ebr burrat taleban\u00eb q\u00eb m\u00eb d\u00ebbuan nga sht\u00ebpia ime - QIKA","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/qika.org\/lexime\/nje-leter-per-burrat-talebane-qe-me-debuan-nga-shtepia-ime\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Nj\u00eb let\u00ebr p\u00ebr burrat taleban\u00eb q\u00eb m\u00eb d\u00ebbuan nga sht\u00ebpia ime - QIKA","og_description":"Muaj pas pushtimit t\u00eb Afganistanit nga taliban\u00ebt, nj\u00eb grua q\u00eb ishte n\u00eb \u201clist\u00ebn e vrasjeve\u201d u detyrua t\u00eb ikte dhe tani vajton p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb ka humbur. Taliban\u00eb, Un\u00eb jam larg nga ju tani. Rreth meje shoh fytyra t\u00eb reja, t\u00eb ndryshme nga fytyra ime, fytyra nga shum\u00eb vende. Dhoma n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhem \u00ebsht\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/qika.org\/lexime\/nje-leter-per-burrat-talebane-qe-me-debuan-nga-shtepia-ime\/","og_site_name":"QIKA","og_image":[{"width":770,"height":513,"url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/Lettertotalibanfinal.webp","type":"image\/webp"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/nje-leter-per-burrat-talebane-qe-me-debuan-nga-shtepia-ime\/","url":"https:\/\/qika.org\/lexime\/nje-leter-per-burrat-talebane-qe-me-debuan-nga-shtepia-ime\/","name":"Nj\u00eb let\u00ebr p\u00ebr burrat taleban\u00eb q\u00eb m\u00eb d\u00ebbuan nga sht\u00ebpia ime - QIKA","isPartOf":{"@id":"https:\/\/qika.org\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/nje-leter-per-burrat-talebane-qe-me-debuan-nga-shtepia-ime\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/nje-leter-per-burrat-talebane-qe-me-debuan-nga-shtepia-ime\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/Lettertotalibanfinal.webp","datePublished":"2022-06-06T12:05:18+00:00","dateModified":"2022-06-06T12:05:18+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/nje-leter-per-burrat-talebane-qe-me-debuan-nga-shtepia-ime\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/qika.org\/lexime\/nje-leter-per-burrat-talebane-qe-me-debuan-nga-shtepia-ime\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/nje-leter-per-burrat-talebane-qe-me-debuan-nga-shtepia-ime\/#primaryimage","url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/Lettertotalibanfinal.webp","contentUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/Lettertotalibanfinal.webp","width":770,"height":513},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/nje-leter-per-burrat-talebane-qe-me-debuan-nga-shtepia-ime\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/qika.org\/en\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Nj\u00eb let\u00ebr p\u00ebr burrat taleban\u00eb q\u00eb m\u00eb d\u00ebbuan nga sht\u00ebpia ime"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/qika.org\/#website","url":"https:\/\/qika.org\/","name":"QIKA","description":"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/lexo-post\/4219","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/lexo-post"}],"about":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/lexo-post"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/4220"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4219"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}