{"id":5039,"date":"2023-01-23T13:54:24","date_gmt":"2023-01-23T12:54:24","guid":{"rendered":"https:\/\/qika.org\/?post_type=lexo-post&#038;p=5039"},"modified":"2023-01-23T13:54:48","modified_gmt":"2023-01-23T12:54:48","slug":"pse-policia-dhe-burgjet-nuk-mund-ti-japin-fund-dhunes-gjinore","status":"publish","type":"lexo-post","link":"https:\/\/qika.org\/en\/lexo-post\/pse-policia-dhe-burgjet-nuk-mund-ti-japin-fund-dhunes-gjinore\/","title":{"rendered":"Pse policia dhe burgjet nuk mund t&#8217;i japin fund dhun\u00ebs gjinore?"},"content":{"rendered":"\n<p>Pothuajse n\u00eb t\u00eb gjitha debatet p\u00ebr policin\u00eb dhe heqjen e burgjeve, dikush pa dyshim do t\u00eb pyes\u00eb: Po p\u00ebr p\u00ebrdhunuesit si t\u2019ia b\u00ebjm\u00eb? Ne i tregojm\u00eb vetes storje tejet t\u00eb thjesht\u00ebzuara mbi dhun\u00ebn gjinore, ve\u00e7an\u00ebrisht mbi sulmet seksuale. Storjet zakonisht duken k\u00ebshtu: n\u00ebse je i lig\u00eb, shkon n\u00eb burg, por n\u00ebse je i mir\u00eb, policia do t\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb. Burgjet jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme sepse i mbajn\u00eb t\u00eb mbyllur p\u00ebrdhunuesit &#8211; dhe njer\u00ebzit q\u00eb abuzojn\u00eb me grat\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi &#8211; p\u00ebr t\u00eb mbrojtur popullat\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo storje, edhe pse e p\u00ebrshtatshme, err\u00ebson t\u00eb v\u00ebrteta m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuara. T\u00eb mbijetuarat e dhun\u00ebs gjinore \u2013 ve\u00e7an\u00ebrisht ato q\u00eb jan\u00eb zezake, queer, trans, indigjene, t\u00eb varfra ose jobinare \u2013 shpesh jan\u00eb edhe viktima t\u00eb dhun\u00ebs shtet\u00ebrore. Shumica e grave dhe vajzave n\u00eb burgje jan\u00eb t\u00eb mbijetuara t\u00eb abuzimit seksual; mij\u00ebra nga to tani p\u00ebrballen me forma t\u00eb nd\u00ebrlikuara t\u00eb dhun\u00ebs prapa hekurave. Policia shpesh injoron ose kriminalizon personat q\u00eb raportojn\u00eb dhun\u00ebn seksuale, nj\u00eb nga arsyet pse m\u00eb pak se 31% e sulmeve seksuale raportohen n\u00eb polici. Ato q\u00eb raportojn\u00eb marrin drejt\u00ebsi t\u00eb pamjaftueshme. Vet\u00ebm 5% e sulmeve seksuale \u00e7ojn\u00eb n\u00eb arrestim t\u00eb abuzuesit dhe vet\u00ebm 1,3% i referohen prokuroris\u00eb. M\u00eb keq akoma, dhuna seksuale \u00ebsht\u00eb forma e dyt\u00eb m\u00eb e shpesht\u00eb e raportuar e policis\u00eb, pas p\u00ebrdorimit t\u00eb forc\u00ebs s\u00eb tepruar. Familjet e personave polic\u00eb kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb gjasa t\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb dhun\u00eb n\u00eb familje sesa popullsia e p\u00ebrgjithshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Rezulton se shum\u00eb nga njer\u00ebzit dhe vendet q\u00eb pretendojn\u00eb se mbrojn\u00eb popullat\u00ebn nga dhuna gjinore jan\u00eb shpesh burime t\u00eb tmerrshme t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs dhun\u00eb. Dhe \u2013 ndryshe nga nj\u00eb fqinj, partner ose an\u00ebtar i familjes \u2013 abuzimi i till\u00eb mbart fuqin\u00eb dhe mbrojtjen e shtetit. Papritur, storjet tona t\u00eb thjesht\u00ebzuara shp\u00ebrb\u00ebhen; zgjidhjet b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb turbullta. K\u00eb telefononi kur p\u00ebrdhunuesi \u00ebsht\u00eb vet\u00eb polici? \u00c7far\u00eb b\u00ebni kur thirrja juaj n\u00eb polici p\u00ebr t\u00eb raportuar dhunuesin tuaj sjell m\u00eb shum\u00eb dhun\u00eb e jo leht\u00ebsim n\u00eb der\u00ebn tuaj?<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb sfida e trajtuar nga Angela Y. Davis, Gina Dent, Erica R. Meiners dhe Beth E. Richie n\u00eb librin e tyre t\u00eb ri <em>Abolicioniz\u00ebm. Feminiz\u00ebm. Tani.<\/em> Ato i njoftojn\u00eb lexuesit me nj\u00eb l\u00ebvizje globale t\u00eb t\u00eb mbijetuarave, kryesisht zezake, queer dhe trans, t\u00eb cilat dekada m\u00eb par\u00eb e kuptuan se dhuna n\u00eb sht\u00ebpi nuk mund t\u00eb zgjidhej me dhun\u00eb nga shteti. Kujdesi dhe siguria q\u00eb i nevojitet t\u00eb mbijetuarave kurr\u00eb nuk do t\u00eb ofrohet nga njer\u00ebzit dhe vendet q\u00eb dhunojn\u00eb dhe burgosin. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, k\u00ebto t\u00eb mbijetuara refuzuan zgjidhjet karceral dhe nd\u00ebrtuan sisteme t\u00eb reja t\u00eb kujdesit, mb\u00ebshtetjes dhe llogaridh\u00ebnies t\u00eb bazuara n\u00eb komunitet. Ato organizuan ndihm\u00eb t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbijetuarat; grumbulluan dhe ndan\u00eb para, koh\u00eb dhe burime p\u00ebr t\u00eb liruar familjen dhe miqt\u00eb nga burgu; dhe luftuan me gjak e djers\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur qytetet iu p\u00ebrgjigj\u00ebn dhun\u00ebs duke shteruar sh\u00ebrbimet publike dhe duke nxitur burgosjet masive. Ky \u00ebsht\u00eb feminizmi abolicionist: bashkimi i dy l\u00ebvizjeve (nj\u00ebra q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb bot\u00eb q\u00eb mohon nevoj\u00ebn p\u00ebr burgje dhe polici, tjetra q\u00eb k\u00ebrkon t&#8217;i jap\u00eb fund dhun\u00ebs gjinore) i cili objektiv ka ekzaminimin e formave t\u00eb dhun\u00ebs t\u00eb rr\u00ebnjosura thell\u00eb e q\u00eb i mbajn\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb bllokuar, n\u00eb rrezik dhe duksh\u00ebm pa liri.<\/p>\n\n\n\n<p><em>Abolicioniz\u00ebm. Feminiz\u00ebm. Tani<\/em> n\u00eb \u00e7do form\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkes\u00eb. Ai i shtyn lexuesit t\u00eb mos pranojn\u00eb storje t\u00eb thjeshta, por t\u00eb p\u00ebrqafojn\u00eb kompleksitetin dhe m\u00ebnyrat e reja t\u00eb t\u00eb menduarit. Por \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb kremtim i rebel\u00ebve feminist\u00eb dhe aktivist\u00ebve t\u00eb liris\u00eb q\u00eb minojn\u00eb shtetin karceral teksa nd\u00ebrtojn\u00eb burime t\u00eb reja sigurie, riparimi dhe llogaridh\u00ebnieje. Kremtim i nj\u00eb l\u00ebvizjeje gjithnj\u00eb n\u00eb ndryshim, n\u00eb rritje dhe n\u00eb zhvillim q\u00eb i vendos t\u00eb mbijetuarat n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb analiz\u00ebs s\u00eb saj, e jo n\u00eb periferi. Kremtim i nj\u00eb beteje historike e politike q\u00eb e konsideron lirin\u00eb si t\u00eb vlefshme. Dhe n\u00eb fund, autor\u00ebt e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb qart\u00eb se feminizmi abolicionist nuk e pengon aspak k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje; nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb tashm\u00eb po shpaloset vet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>NIA EVANS<\/strong>: <em>Abolicioniz\u00ebm. Feminiz\u00ebm. Tani<\/em> n\u00ebnkupton shum\u00eb gj\u00ebra n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb: nj\u00eb gjenealogji e l\u00ebvizjes, nj\u00eb kremtim i pun\u00ebs p\u00ebr liri, nj\u00eb thirrje p\u00ebr veprim dhe nj\u00eb sfid\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb mendojn\u00eb p\u00ebr abolicionizmin dhe feminizmin si politika t\u00eb ndara ose edhe t\u00eb papajtueshme me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb feminizmi abolicionist? Pse \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kuptojm\u00eb momentin ton\u00eb politik?<\/p>\n\n\n\n<p><strong>BETH RICHIE<\/strong>: Feminizmi abolicionist \u00ebsht\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb politike aspiruese q\u00eb k\u00ebrkon q\u00eb ne t\u00eb kuptojm\u00eb lirin\u00eb dhe \u00e7lirimin si thelb\u00ebsore n\u00eb q\u00ebllimin e vendosjes s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb kur shkaktohet d\u00ebm. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb ideologji &#8211; nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e t\u00eb menduarit &#8211; q\u00eb i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkushtuar siguris\u00eb dhe sh\u00ebrimit jo si objektiva p\u00ebrfundimtare, por si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar mund\u00ebsi q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb jetojn\u00eb jet\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbushura. Ai k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb mendojm\u00eb p\u00ebrtej krizave aty p\u00ebr aty dhe t\u00eb \u00e7lirojm\u00eb imagjinat\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb menduar se si duam t\u00eb jet\u00eb jeta jon\u00eb; si duam t\u00eb jetojm\u00eb, kush duam t\u00eb jemi, \u00e7far\u00eb duam p\u00ebr t\u00eb ardhmen dhe \u00e7far\u00eb mund t\u00eb kontribuojm\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>ANGELA DAVIS<\/strong>: T\u00eb pakt\u00ebn q\u00eb nga mesi deri n\u00eb fund t\u00eb viteve 1990, e kam konsideruar abolicionizmin si nj\u00eb projekt feminist. Kur organizuam konferenc\u00ebn e <em>Rezistenc\u00ebs Kritike<\/em> t\u00eb vitit 1998, t\u00eb quajtur <em>P\u00ebrtej Kompleksit Industrial t\u00eb Burgut, <\/em>feminizmi ishte integral si n\u00eb strategjit\u00eb tona analitike ashtu edhe n\u00eb strategjit\u00eb tona organizuese. Kur po shkruanim k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, ne u kthyem dhe shikuam numrin e grave dhe personave jobinar\u00eb q\u00eb ishin n\u00eb komitetin organizues p\u00ebr <em>Rezistenc\u00ebn Kritike<\/em>, dhe kuptuam se shumica d\u00ebrrmuese ishin ose gra ose persona jobinar\u00eb, rreth nj\u00ebzet e pes\u00eb nga nj\u00ebzet e n\u00ebnt\u00eb n\u00eb total. Por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, nuk mendoj se ne e kishim shprehur ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite lidhjen midis abolicionizmit dhe feminizmit. Madje pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb tensioneve midis feminizmit konvencional dhe asaj q\u00eb ne tani e quajm\u00eb feminiz\u00ebm karceral dhe abolicionist. Trajtimi feminist i abolicionit nuk \u00ebsht\u00eb se ne thjesht duam t&#8217;u kushtojm\u00eb v\u00ebmendje grave dhe personave jobinar\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb mbijetuar t\u00eb dhun\u00ebs shtet\u00ebrore dhe dhun\u00ebs intime, por q\u00eb ne duam t\u00eb kuptojm\u00eb lidhjet midis dhun\u00ebs q\u00eb ushtrohet nga policia dhe dhun\u00ebs q\u00eb ushtrohet nga dikush n\u00eb t\u00eb cilin e mbijetuara e imagjinonte veten t\u00eb dashuruar. Ky \u00ebsht\u00eb thelbi i dimensionit feminist t\u00eb abolicionit, se ne nuk p\u00ebrqendrohemi thjesht n\u00eb projekte diskrete p\u00ebr t\u00eb hequr qafe policin\u00eb ose p\u00ebr t\u00eb hequr qafe burgun, por q\u00eb ne kuptojm\u00eb lidhjet ekonomike, marr\u00ebdh\u00ebniet me kapitalizmin global dhe betejat n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>NIA EVANS<\/strong>: Libri nd\u00ebrlikon nocionet popullore dhe narrativet e thjesht\u00ebzuara rreth dhun\u00ebs gjinore dhe kapacitetit t\u00eb shtetit p\u00ebr ta trajtuar at\u00eb. \u00c7far\u00eb na mbetet mang\u00ebt kur i drejtohemi policis\u00eb dhe burgjeve si zgjidhje p\u00ebr dhun\u00ebn gjinore?<\/p>\n\n\n\n<p><strong>ERICA MEINERS<\/strong>: Gjith\u00e7ka na mbetet mang\u00ebt. Fakti q\u00eb shteti, n\u00eb form\u00ebn e burgjeve dhe t\u00eb policis\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga burimet m\u00eb t\u00eb shpeshta t\u00eb dhun\u00ebs gjinore. Fakti q\u00eb p\u00ebrgjigja e shtetit, burgjeve dhe policis\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje e rreme ndaj dhun\u00ebs gjinore. T\u00eb dh\u00ebnat e dhjet\u00ebra viteve tregojn\u00eb se policia dhe burgjet nuk i japin fund dhun\u00ebs gjinore, madje as nuk veprojn\u00eb si parandalues t\u00eb saj. Fakti q\u00eb komunitetet kan\u00eb histori t\u00eb gjat\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht ato t\u00eb grave t\u00eb komuniteteve me ngjyr\u00eb, q\u00eb refuzuan k\u00ebto p\u00ebrgjigje shtet\u00ebrore, k\u00ebto p\u00ebrgjigje karcerale ndaj dhun\u00ebs gjinore dhe seksuale.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>BETH RICHIE<\/strong>: Nga dhuna humbasim mund\u00ebsin\u00eb e liris\u00eb. Edhe n\u00ebse mund t\u2019i premtojm\u00eb dikujt &#8220;siguri aty p\u00ebr aty&#8221; (gj\u00eb q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk mund ta b\u00ebjm\u00eb), prap\u00ebseprap\u00eb asaj ende i duhet t\u00eb ekzistoj\u00eb brenda kufijve t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie, komuniteti ose marr\u00ebdh\u00ebnieje brenda t\u00eb cil\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb e lir\u00eb. M\u00eb konkretisht, n\u00ebse i drejtohemi vet\u00ebm policis\u00eb dhe burgjeve, ne i drejtohemi ndoshta institucionit m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm t\u00eb situat\u00ebs dhe i l\u00ebm\u00eb personat q\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb dhun\u00eb gjinore n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e nj\u00eb grupi politikash dhe praktikash t\u00eb ashpra, denigruese, kontrolluese, t\u00eb dhunshme. Kjo nuk do t\u00eb funksionoj\u00eb. Nuk do t\u00eb funksionoj\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr personat q\u00eb jan\u00eb m\u00eb n\u00eb rrezik p\u00ebrball\u00eb atyre politikave. P\u00ebr grat\u00eb e zeza, personat queer dhe trans, t\u00eb rinjt\u00eb, personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara, emigrant\u00ebt dhe shum\u00eb grupe t\u00eb tjera.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>GINA DENT<\/strong>: Na mbesin mang\u00ebt marr\u00ebdh\u00ebniet e nd\u00ebrsjella. Ne citojm\u00eb Mari Matsuda-n n\u00eb fillim t\u00eb librit p\u00ebr t\u00eb theksuar nevoj\u00ebn q\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb jemi kureshtar. Ne po p\u00ebrpiqemi t\u00eb theksojm\u00eb vargun e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb nd\u00ebrsjella q\u00eb faktikisht na kan\u00eb shtypur. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ne shikojm\u00eb p\u00ebrtej nocioneve t\u00eb thjeshta q\u00eb sqarojn\u00eb se \u00e7ka n\u00ebnkuptojn\u00eb policia e burgu. Ne duhet t\u00eb trajtojm\u00eb kompleksin industrial t\u00eb burgjeve dhe t\u00eb gjith\u00eb aren\u00ebn e karceralitetit.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>NIA EVANS<\/strong>: Dhuna gjinore dhe sulmet seksuale n\u00eb ve\u00e7anti, po marrin v\u00ebmendje m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb, por ne zakonisht i kuptojm\u00eb ato si probleme t\u00eb nxitura nga akter\u00eb t\u00eb lig\u00eb. Megjithat\u00eb, ju shkruani se \u201clufta kund\u00ebr dhun\u00ebs individuale e intime \u00ebsht\u00eb e lidhur me luft\u00ebn kund\u00ebr dhun\u00ebs shtet\u00ebrore e strukturore\u201d. Ju argumentoni se kur fokusohemi vet\u00ebm te kryesit e veprave si individ, ne neglizhojm\u00eb &#8220;bazat strukturore dhe institucionale t\u00eb sulmeve seksuale dhe formave t\u00eb tjera t\u00eb dhun\u00ebs gjinore&#8221;. Si e plot\u00ebson librin analiza strukturore?<\/p>\n\n\n\n<p><strong>BETH RICHIE<\/strong>: Analiza strukturore \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr t&#8217;iu p\u00ebrgjigjur \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb dhun\u00ebs gjinore. Po, dhuna u ndodh individ\u00ebve. Shpesh brenda kontekstit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve. \u00cbsht\u00eb personale. P\u00ebrfshin\u00eb trupa fizik\u00eb t\u00eb l\u00ebnduar, t\u00eb traumatizuar p\u00ebrgjithmon\u00eb. P\u00ebrfshin\u00eb frik\u00eb, izolim, degradim, mund\u00ebsi t\u00eb rr\u00ebnuara shoq\u00ebrore e ekonomike, vdekje. Po, k\u00ebto p\u00ebrjetohen si trauma individuale shum\u00eb thell\u00ebsisht. Por ato reflektohen n\u00eb dhun\u00ebn strukturore dhe p\u00ebrforcohen nga ajo. N\u00eb nivelin m\u00eb fillestar, individ\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb ndihm\u00eb dhe dhimbja e tyre mohohet ose minimizohet nga t\u00eb ashtuquajturat &#8220;institucione ndihm\u00ebse&#8221;. M\u00eb gjer\u00ebsisht, dhuna gjinore \u00ebsht\u00eb rezultat i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i pushtetit t\u00eb pabarabart\u00eb social, politik, racor dhe gjinor. Targetet e dhun\u00ebs vuajn\u00eb nga shum\u00eb burime dhune\u2014madje edhe ata q\u00eb kan\u00eb status m\u00eb elitar n\u00eb shoq\u00ebri. T\u00eb kthehemi tek pyetja e par\u00eb, n\u00ebse nuk i shikojm\u00eb shkaqet rr\u00ebnj\u00ebsore t\u00eb dhun\u00ebs gjinore \u2013 se si ajo mund\u00ebsohet nga dominimi shoq\u00ebror \u2013 at\u00ebher\u00eb do t\u00eb jemi gati t\u2019i p\u00ebrgjigjemi (vet\u00ebm) incidenteve individuale, rast pas rasti. Mb\u00ebshtetja e njer\u00ebzve n\u00eb koh\u00eb kriz\u00eb \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore. Po. Por \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore edhe analizimi i strukturave q\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb shfaqjen e dhun\u00ebs dhe goditjen q\u00eb dhuna i jep jet\u00ebve t\u00eb njer\u00ebzve.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>ERICA MEINERS:<\/strong> Feminizmi q\u00eb ne po shtyjm\u00eb p\u00ebrpara \u00ebsht\u00eb queer, anti-kapitalist, anti-racist, anti-ableist. K\u00ebto terma na kujtojn\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb m\u00ebnyrat n\u00eb t\u00eb cilat jet\u00ebt e njer\u00ebzve kufizohen nga heteropatriarkati kapitalist e me ep\u00ebrsi t\u00eb t\u00eb bardh\u00ebve. Jet\u00ebt tona jan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb cenueshme p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb kujdesit p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor, pagave minimale t\u00eb denja, strehimit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta faktor\u00eb krijojn\u00eb dob\u00ebsi n\u00eb jet\u00ebn intime e t\u00eb brendshme t\u00eb njer\u00ebzve. Ne jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb ku jet\u00ebt e njer\u00ebzve nd\u00ebrtohen si leht\u00eb t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsueshme p\u00ebrmes sistemeve t\u00eb homofobis\u00eb dhe ep\u00ebrsis\u00eb s\u00eb bardh\u00eb. K\u00ebto d\u00ebme ndihen n\u00eb jet\u00ebn e njer\u00ebzve t\u00eb zakonsh\u00ebm, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb jet\u00ebt e grave. Gjithmon\u00eb ka pasur nj\u00eb organizim q\u00eb ka p\u00ebrforcuar dhe i ka kushtuar v\u00ebmendje atyre <em>izmave<\/em> t\u00eb m\u00ebdha, atyre sistemeve dhe strukturave t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb krijojn\u00eb cenueshm\u00ebri p\u00ebr komunitete dhe njer\u00ebz m\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. L\u00ebvizjet kryesore kund\u00ebr dhun\u00ebs shpesh p\u00ebrqendrohen vet\u00ebm tek individi: \u00c7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb p\u00ebr t\u00eb trajtuar situat\u00ebn tuaj jet\u00ebsore n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment? Askush nga ne nuk po thot\u00eb se kjo nuk \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, n\u00ebse po mendojm\u00eb p\u00ebr l\u00ebvizjet p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb fund dhun\u00ebs gjinore dhe seksuale, ne gjithashtu kemi nevoj\u00eb p\u00ebr sisteme dhe ndryshime strukturore. \u00c7\u00ebshtja strukturore gjithmon\u00eb sjell tension n\u00eb organizim. Si t&#8217;i mbajm\u00eb syt\u00eb tek q\u00ebllimi dhe t\u00eb punojm\u00eb drejt ndryshimit sistematik dhe strukturor n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb q\u00eb mb\u00ebshtesim nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb situata q\u00eb po na d\u00ebmtojn\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p><strong>NIA EVANS:<\/strong> Dua t\u00eb diskutoj rr\u00ebnj\u00ebt radikale t\u00eb l\u00ebvizjes kund\u00ebr dhun\u00ebs dhe rolin q\u00eb luajt\u00ebn feministet e zeza n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb praktike feministe abolicioniste. Libri juaj tregon se ka \u2013 dhe ka pasur gjithmon\u00eb \u2013 dallime reale midis t\u00eb mbijetuarve si dhe mosmarr\u00ebveshje t\u00eb thella midis atyre q\u00eb p\u00ebrqafojn\u00eb Kompleksin Industrial t\u00eb Burgut si zgjidhje (ose feminizmin karceral) dhe atyre q\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulin p\u00ebr feminiz\u00ebm abolicionist. A mund t\u00eb m\u00eb shpjegoni historin\u00eb e tensionit midis feminizmit karceral dhe feminizmit abolicionist dhe pse ky dallim ka r\u00ebnd\u00ebsi sot?<\/p>\n\n\n\n<p><strong>BETH RICHIE:<\/strong> Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori e gjat\u00eb. P\u00ebrndryshe nga mendimet aktuale, aktivistet e zeza e t\u00eb tjera kan\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar dhe duke punuar kund\u00ebr asaj q\u00eb un\u00eb e quaj nd\u00ebrtimi i nj\u00eb kombi burgu dhe kund\u00ebr zgjidhjeve karcerale ndaj dhun\u00ebs gjinore q\u00eb nga fillimi i l\u00ebvizjes moderne kund\u00ebr dhun\u00ebs. Ne e dinim se ishte e gabuar t\u00eb mb\u00ebshteteshim vet\u00ebm n\u00eb strategjit\u00eb ligjore dhe legjislative p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb siguri dhe liri n\u00eb komunitetin ton\u00eb. Pse do t\u00eb duhej q\u00eb zgjidhjet p\u00ebr dhun\u00ebn gjinore t\u00eb ishin ndryshe? Nj\u00eb rishikim i sh\u00ebnimeve nga takimet e hershme, deklaratat e pozicioneve t\u00eb koalicioneve, dokumentet e politikave, deklaratat e misionit organizativ zbulojn\u00eb se kishte njer\u00ebz me ngjyr\u00eb q\u00eb paralajm\u00ebronin &#8211; pa pushim \u2013 mbi rrezikun e mb\u00ebshtetjes s\u00eb tep\u00ebrt te shteti. Nd\u00ebrsa fuqia e l\u00ebvizjes qendrore (t\u00eb bardh\u00eb) feministe evoluoi, k\u00ebto kritika u injoruan. Dhe si\u00e7 them n\u00eb librin tim <em>Arrested Justice<\/em>, ky grup mori qendr\u00ebn, por humbi l\u00ebvizjen. Ata jo vet\u00ebm pohuan r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e burgjeve, policimit dhe politikave si zgjidhje (karceraliteti), por poashtu braktis\u00ebn t\u00eb gjitha aspektet e tjera radikale t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr drejt\u00ebsi gjinore: organizimin politik, strategjit\u00eb e rezistenc\u00ebs, ndihm\u00ebn e nd\u00ebrsjell\u00eb n\u00eb vend t\u00eb mb\u00ebshtetjes n\u00eb financimin e shtetit, etj. Sot v\u00ebrejm\u00eb tensione t\u00eb shumta teksa shohim grupe radikale q\u00eb rreshtohen me l\u00ebvizjen q\u00eb k\u00ebrkon zbritjen e fondeve p\u00ebr policin\u00eb dhe feministet konservatore karcerale q\u00eb thon\u00eb se ne duhet t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb m\u00ebnjan\u00eb nga ato k\u00ebrkesa t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb racore n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t&#8217;i mbajm\u00eb grat\u00eb t\u00eb sigurta. <a href=\"https:\/\/wscadv.org\/news\/moment-of-truth-statement-of-commitment-to-black-lives\/\"><em>Deklarata e Momentit t\u00eb s\u00eb V\u00ebrtet\u00ebs<\/em><\/a> q\u00eb ne p\u00ebrshkruajm\u00eb n\u00eb lib\u00ebr flet mbi versionin bashk\u00ebkohor t\u00eb atij tensioni.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>NIA EVANS:<\/strong> Ekziston nj\u00eb histori kaq e pasur e mjeteve, taktikave dhe nd\u00ebrhyrjeve feministe abolicioniste, t\u00eb cilat p\u00ebrmenden n\u00eb lib\u00ebr. Nga fushatat e lirimit me kusht t\u00eb bazuara n\u00eb komunitet n\u00eb vitet 70-ta nga njer\u00ebz jasht\u00eb dhe brenda burgjeve, deri tek p\u00ebrs\u00ebritjet e dit\u00ebve moderne si fushata e Mary Hooks <em>Black Mama&#8217;s Bail Out<\/em>, ju e b\u00ebni t\u00eb qart\u00eb se feminizmi abolicionist nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb teori abstrakte apo nj\u00eb ushtrim intelektual; ajo del, si\u00e7 thoni ju, &#8220;nga praktikat e p\u00ebrditshme, eksperimentet kolektive t\u00eb nxitura nga nevoja, praktika dhe reflektimi&#8221;. Si duket feminizmi abolicionist n\u00eb praktik\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p><strong>BETH RICHIE:<\/strong> Librat si <em>Instrumentet e Nd\u00ebrhyrjeve Kreative<\/em>, <em>P\u00ebrplasja drejt Riparimit<\/em> dhe <em>T\u00eb Mbijetuar dhe t\u00eb Nd\u00ebshkuar<\/em> jan\u00eb shembuj t\u00eb shk\u00eblqyer t\u00eb feminizmit abolicionist n\u00eb praktik\u00eb. K\u00ebto nd\u00ebrhyrje 1) e marrin shum\u00eb seriozisht problemin e dhun\u00ebs gjinore dhe ofrojn\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr t\u00eb mbijetuarit; 2) p\u00ebrdorin qasje t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb transformuese dhe ndihm\u00eb reciproke p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb; 3) analizojn\u00eb shkaqet rr\u00ebnj\u00ebsore t\u00eb dhun\u00ebs dhe zhvillojn\u00eb strategji p\u00ebr t\u00eb ndryshuar ato kushte t\u00eb analizuara; 4) nd\u00ebrtojn\u00eb koalicione me grupet e tjera t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb sociale t\u00eb udh\u00ebhequra nga vet\u00eb grupet e margjinalizuara; 5) vler\u00ebsojn\u00eb fushatat e tyre kur d\u00ebshtojn\u00eb, rigrupohen dhe provojn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri; dhe 6) njohin dhe forcojn\u00eb strategjit\u00eb e p\u00ebrditshme t\u00eb abolicionizmit q\u00eb njer\u00ebzit p\u00ebrdorin p\u00ebr tu kujdesur p\u00ebr veten dhe nj\u00ebri-tjetrin pa u mb\u00ebshtetur n\u00eb shtetin karceral. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb formul\u00eb strikte, por m\u00eb tep\u00ebr nj\u00eb grup praktikash q\u00eb jan\u00eb t\u00eb orientuara drejt q\u00ebllimeve feministe abolicioniste.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>GINA DENT:<\/strong> Asnj\u00eb nd\u00ebrhyrje nuk \u00ebsht\u00eb kurr\u00eb e p\u00ebrsosur. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb pranoni v\u00ebshtir\u00ebsin\u00eb e detyr\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb. Ka kaq shum\u00eb burime dhune dhe m\u00ebnyra p\u00ebr t&#8217;u sh\u00ebruar, k\u00ebshtu q\u00eb edhe p\u00ebrgjigjet tona duhet t\u00eb jen\u00eb lokale dhe t\u00eb bazuara n\u00eb komunitet. N\u00eb fund t\u00eb fundit, feminist\u00ebt abolicionist praktikojn\u00eb artin e \u201ct\u00eb dyjave\u201d. Ne nuk ia dalim vet\u00ebm duke trajtuar d\u00ebmin q\u00eb ndodh momentalisht. Poashtu nuk flasim n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb abstrakte se si mund t\u00eb ndryshonim gjith\u00e7ka, p\u00ebrderisa nuk veprojm\u00eb. Ne po kalojm\u00eb vazhdimisht nd\u00ebrmjet atyre regjistrave dhe mendoj se \u00e7do projekt dhe organizat\u00eb e suksesshme \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb angazhohet me k\u00ebt\u00eb praktik\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>NIA EVANS:<\/strong> \u00c7far\u00eb i shton perspektiva internacionaliste k\u00ebsaj lufte? \u00c7far\u00eb arrihet kur e kuptojm\u00eb feminizmin abolicionist si nj\u00eb p\u00ebrpjekje globale?<\/p>\n\n\n\n<p><strong>ANGELA DAVIS:<\/strong> Ne kemi theksuar se sa shum\u00eb e marrim seriozisht dimensionin antiracist dhe antikapitalist t\u00eb feminizmit abolicionist. Kjo domosdoshm\u00ebrisht p\u00ebrfshin nj\u00eb dimension nd\u00ebrkomb\u00ebtar. P\u00ebr shum\u00eb vite ka pasur nj\u00eb tendenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur termin &#8220;transnacional&#8221; &#8211; &#8220;feminiz\u00ebm transnacional&#8221; e k\u00ebshtu me radh\u00eb &#8211; por ne e p\u00ebrqafojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite nocionin m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb internacionalizmit pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb implikimeve t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr kapitalizmit, sfidimit t\u00eb imperializmit dhe luft\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb bot\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. \u00cbsht\u00eb gjithashtu e nevojshme q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb nxiten t\u00eb b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr ndikimin ideologjik t\u00eb ep\u00ebrsis\u00eb s\u00eb SHBA-s\u00eb. Edhe aktivist\u00ebt shpesh supozojn\u00eb se n\u00ebse ndodhen n\u00eb Shtetet e Bashkuara, ata mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb pun\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se aktivist\u00ebt n\u00eb Afrik\u00ebn e Jugut. Ajo q\u00eb ne p\u00ebrpiqemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatim nj\u00eb q\u00ebndrim shum\u00eb m\u00eb modest, p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar nga betejat q\u00eb po shpalosen, p\u00ebr shembull, n\u00eb Brazil, ku rastet e dhun\u00ebs raciste policore jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha sesa k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara. M\u00ebsojm\u00eb nga Afrika e Jugut, ku mund ta kuptojm\u00eb ndoshta edhe m\u00eb qart\u00eb racizmin strukturor, duke pasur parasysh faktin se edhe pse aparteidi u shp\u00ebrb\u00eb, strukturat &nbsp;e racizmit ende ekzistojn\u00eb dhe p\u00ebrcaktojn\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si funksionojn\u00eb policia dhe burgjet. Ose nga Palestina. Ne m\u00ebsuam aq shum\u00eb p\u00ebr karakterin strukturor t\u00eb racizmit n\u00eb lidhje me dhun\u00ebn policore nga aktivist\u00ebt palestinez\u00eb. Ky lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb testament p\u00ebr kolektivet feministe q\u00eb jan\u00eb angazhuar n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn dhe n\u00eb t\u00eb gjitha llojet e projekteve jasht\u00ebzakonisht kreative t\u00eb cilat na ndihmojn\u00eb teksa p\u00ebrpiqemi t\u00eb ecim p\u00ebrpara k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>NIA EVANS:<\/strong> N\u00eb lib\u00ebr ju argumentoni se feminist\u00ebt abolicionist po ndjekin nj\u00eb &#8220;Rind\u00ebrtim Radikal&#8221; t\u00eb frym\u00ebzuar nga vizioni i Du Bois p\u00ebr heqjen e demokracis\u00eb n\u00eb <em>Black Reconstruction<\/em> (1935). A mund t\u00eb flisni p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e <em>Black Reconstruction<\/em> dhe se si libri form\u00ebson p\u00ebrpjekjet moderne feministe abolicioniste?<\/p>\n\n\n\n<p><strong>ANGELA DAVIS<\/strong>: <em>Black Reconstruction<\/em> \u00ebsht\u00eb n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb <em>Abolicioniz\u00ebm. Feminiz\u00ebm. Tani<\/em>. Na ndihmon t\u00eb kuptojm\u00eb se ku jemi sot nd\u00ebrsa p\u00ebrpiqemi t\u00eb trajtojm\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb nuk u pranuan, aq m\u00eb pak u zgjidh\u00ebn, pas skllav\u00ebris\u00eb. Argumenti i Du Bois n\u00eb <em>Black Reconstruction<\/em> \u00ebsht\u00eb se evolucioni nuk p\u00ebrqendrohet thjesht n\u00eb procesin negativ t\u00eb heqjes qafe t\u00eb zinxhir\u00ebve, t\u00eb \u00e7montimit t\u00eb institucionit t\u00eb skllav\u00ebris\u00eb, por m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb p\u00ebrgjigjen e pyetjes se si t\u00eb krijohet nj\u00eb lloj demokracie q\u00eb do t\u00eb lejoj\u00eb t\u00eb skllav\u00ebruarit e m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb ky\u00e7e e saj. Kjo pyetje nuk mori kurr\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb mjaftueshme. Edhe gjat\u00eb asaj q\u00eb mund ta quajm\u00eb epoka e dyt\u00eb e abolicionit, ose epok\u00ebs s\u00eb t\u00eb drejtave civile, \u00e7\u00ebshtja kryesore nuk ishte se si t\u00eb transformoheshin strukturat e shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb garantohej pjes\u00ebmarrja e njer\u00ebzve q\u00eb n\u00eb thelb ishin konsideruar t\u00eb vdekur n\u00eb aspektin civil. \u00c7\u00ebshtja kryesore ishte se si t\u00eb garantohej asimilimi n\u00eb gjendjen ekzistuese t\u00eb shtetit. K\u00ebshtu mandati i feminizmit abolicionist \u00ebsht\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb bot\u00ebn, jo thjesht t\u00eb garantoj\u00eb q\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb shtyr\u00eb jasht\u00eb kufijve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb t\u00eb ken\u00eb kapacitetin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e tanishme, por p\u00ebr t\u00eb ndryshuar at\u00eb bot\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb impulsi revolucionar i feminizmit abolicionist. E shihni, ka nj\u00eb thelb anti-kapitalist t\u00eb feminizmit abolicionist, ashtu si\u00e7 ka nj\u00eb thelb anti-racist. Po, frym\u00ebzimi yn\u00eb vjen nga feminizmi i aktivisteve t\u00eb zeza, i cili daton q\u00eb nga Anna Julia Cooper dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Por ne gjithashtu e zgjerojm\u00eb k\u00ebt\u00eb sepse disa feminizma t\u00eb tilla mund t\u00eb mos jen\u00eb domosdoshm\u00ebrisht antikapitaliste. Ne k\u00ebmb\u00ebngulim p\u00ebr nj\u00eb dimension antikapitalist dhe antiracist t\u00eb feminizmit dhe t\u00eb abolicionizmit. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga frym\u00ebzimet shum\u00eb t\u00eb thella t\u00eb Du Bois.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>GINA DENT<\/strong>: Ne v\u00ebrtet donim t\u00eb krijonim nj\u00eb lidhje gjenealogjike me projektin q\u00eb shtron Du Bois dhe m\u00ebnyr\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai shpjegoi at\u00eb q\u00eb ndodhi n\u00eb shekullin e n\u00ebnt\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ekzistonte kjo ndjenj\u00eb e vrullit dialektik. Shpresojm\u00eb se ne mund t\u00eb ekspozojm\u00eb korniz\u00ebn \u00e7lirimtare t\u00eb atij teksti. Fakti q\u00eb Du Bois ka qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb thot\u00eb se ishin skllev\u00ebrit ata q\u00eb e \u00e7liruan veten, kundrejt grupeve t\u00eb tjera q\u00eb e b\u00ebnin at\u00eb pun\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb v\u00ebrtet e r\u00ebnd\u00ebsishme e projektit t\u00eb tij, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebr ne, feministet abolicionist\u00eb jan\u00eb ato q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb \u00e7lirimin e tyre. . Njer\u00ebzit brenda (burgjeve) jan\u00eb shpesh ata q\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u00e7liruar veten.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>NIA EVANS:<\/strong> Nga fundi i librit, ju shkruani, &#8220;nj\u00eb perspektiv\u00eb feministe abolicioniste na m\u00ebson se puna jon\u00eb nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb thjesht me &#8216;fitimin&#8217; e fushatave specifike, por riformulimin e terrenit mbi t\u00eb cilin zhvillohet lufta p\u00ebr liri&#8221;. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pik\u00eb tejet e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe bie ndesh me shum\u00eb mendime mbi efikasitetin e l\u00ebvizjeve shoq\u00ebrore. A mund t\u00eb zgjeroni iden\u00eb se si duket suksesi p\u00ebr l\u00ebvizjet feministe abolicioniste? Si e form\u00ebson kapitalizmi racor kuptimin ton\u00eb t\u00eb &#8220;fitimit&#8221;?<\/p>\n\n\n\n<p><strong>GINA DENT<\/strong>: Shpesh \u00ebsht\u00eb josh\u00ebse t\u00eb mendosh p\u00ebr k\u00ebt\u00eb n\u00eb aspektin gjuh\u00ebsor &#8211; se feminizmi abolicionist do t\u00eb jet\u00eb i suksessh\u00ebm n\u00ebse njer\u00ebzit fillojn\u00eb t\u00eb thon\u00eb &#8220;feminizmi abolicionist&#8221;. Un\u00eb mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ashtu si\u00e7 nuk e definuam ne, se n\u00eb fakt nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ne q\u00eb etiketa, &#8220;feminizmi abolicionist&#8221;, t&#8217;u ngjitet gj\u00ebrave qoft\u00eb historike, qoft\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen. Ajo q\u00eb na intereson \u00ebsht\u00eb se m\u00ebnyrat n\u00eb t\u00eb cilat njer\u00ebzit analizojn\u00eb situatat dhe punojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar zgjidhje n\u00eb terren jan\u00eb t\u00eb form\u00ebsuara nga nj\u00eb qasje e \u201ct\u00eb dyjave\u201d; dhe se ato integrojn\u00eb shqet\u00ebsimet q\u00eb kemi pranuar nga grat\u00eb feministe t\u00eb zeza, queer, trans dhe me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara. Korniza e feminizmit abolicionist ndryshon m\u00ebnyr\u00ebn se si njer\u00ebzit mendojn\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb dhe \u00e7far\u00eb lloj drejt\u00ebsie i lejon me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb lul\u00ebzojn\u00eb dhe t\u00eb sh\u00ebrohen.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>ANGELA DAVIS<\/strong>: N\u00eb lib\u00ebr, ne shikuam shembuj t\u00eb shumt\u00eb t\u00eb grupeve dhe kolektiveve q\u00eb kan\u00eb ndihmuar n\u00eb rikonfigurimin e terrenit t\u00eb aktivizmit. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb suksesi, ndryshimi i aren\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs, rikonfigurimi i gjuh\u00ebs dhe i hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb aktivizmit, p\u00ebrndryshe nga shum\u00eb \u201cmat\u00ebs\u201d diskret\u00eb q\u00eb organizatat filantropike ju k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktoni p\u00ebr matjen e suksesit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, periudha aktuale ka treguar se kemi arritur disa suksese. Jemi n\u00eb nj\u00eb moment ku njer\u00ebzit b\u00ebjn\u00eb thirrje p\u00ebr zbritjen e fondeve t\u00eb policis\u00eb dhe p\u00ebrqafimin e abolicionizmit. Natyrisht, na \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb gjithashtu se shkalla e krimit po rritet dhe njer\u00ebzit tani duan m\u00eb shum\u00eb prezenc\u00eb t\u00eb policis\u00eb, por kjo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e procesit. Nuk mund t\u00eb supozojm\u00eb se kemi qen\u00eb t\u00eb pasuksessh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtij momenti reaksionar. Vet\u00eb fakti q\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb burg tani merren seriozisht \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sukses i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Sepse, si nj\u00eb person q\u00eb kam qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb diskutim p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, m\u00eb kujtohet kur askush nuk donte t\u00eb fliste p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje. Edhe an\u00ebtar\u00ebt e familjes hezitonin t\u00eb flisnin p\u00ebr baballar\u00ebt, v\u00ebllez\u00ebrit, motrat dhe n\u00ebnat e tyre q\u00eb ishin pas hekurave. Jemi duke nisur biseda t\u00eb reja. P\u00ebr mua, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull i rikonfigurimit t\u00eb terrenit. Dhe mendoj se n\u00ebse arrijm\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb, do t\u00eb jemi jasht\u00ebzakonisht t\u00eb suksessh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>NIA EVANS:<\/strong> \u00c7far\u00eb shpresoni se lexuesit do t\u00eb mbajn\u00eb mend nga ky lib\u00ebr?<\/p>\n\n\n\n<p><strong>BETH RICHIE:<\/strong> Shpresoj q\u00eb lexuesit t\u00eb kuptojn\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb feminizmi abolicionist dhe mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb ai ofron. Shpresoj q\u00eb aktivist\u00ebt kund\u00ebr dhun\u00ebs do t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb ne t&#8217;i ridrejtojm\u00eb burimet larg shtetit dhe t\u00eb zhvillojm\u00eb, n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, nisma t\u00eb ndihm\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb. Shpresoj q\u00eb feministet karcerale do t\u00eb pranojn\u00eb d\u00ebmin q\u00eb ka shkaktuar puna e tyre dhe do t\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin e praktik\u00ebs abolicioniste. Shpresoj q\u00eb lexuesit t\u00eb inkurajohen t\u00eb eksperimentojn\u00eb me qasje t\u00eb tjera n\u00eb pun\u00ebn e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>ERICA MEINERS<\/strong>: Nj\u00eb mesazh thelb\u00ebsor p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb r\u00ebnd\u00ebsia e kolektivitetit dhe angazhimit. Q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb angazhohen n\u00eb pun\u00ebn e m\u00ebsimdh\u00ebnies, t\u00eb nx\u00ebnit dhe n\u00eb aft\u00ebsin\u00eb e t\u00eb qenurit t\u00eb hapur. Ky lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pik\u00eb hyr\u00ebse. Un\u00eb dua q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb p\u00ebrfshihen, t\u00eb gjejn\u00eb njer\u00ebz q\u00eb b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb dhe t\u00eb zhyten n\u00eb angazhim.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>ANGELA DAVIS:<\/strong> Un\u00eb dua q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb p\u00ebrqafojn\u00eb kompleksitetin. Ne shpesh kemi v\u00ebshtir\u00ebsi rreth gjuh\u00ebs t\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb lib\u00ebr. Sepse ne jemi t\u00eb vet\u00ebdijshme se njer\u00ebzit mund t\u00eb mos jen\u00eb m\u00ebsuar me disa nga konceptet q\u00eb ne p\u00ebrdorim. Ato koncepte mund t&#8217;i duken t\u00eb panjohura. Pra, si t&#8217;i b\u00ebjm\u00eb ato t\u00eb arritshme? Si t&#8217;i inkurajojm\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb luftojn\u00eb? Vet\u00eb leximi ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me luft\u00ebn. Kjo pasqyron poashtu procesin e organizimit. Angazhohuni n\u00eb proces dhe n\u00eb kompleksitetin e procesit. Ne duam q\u00eb njer\u00ebzit ta vler\u00ebsojn\u00eb at\u00eb dhe t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb se si ta shijojn\u00eb at\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>GINA DENT:<\/strong> Idet\u00eb q\u00eb do t\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb suksesin e feminizmit abolicionist vijn\u00eb nga vet\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb jan\u00eb t\u00eb injoruar, t\u00eb neglizhuar dhe shpesh t\u00eb burgosur. Ne, si kat\u00ebr njer\u00ebz q\u00eb kemi kapacitetin p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar e p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur, e kemi b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, por kryesisht ka qen\u00eb e suksesshme sepse ne ishim n\u00eb gjendje t\u00eb hedhim drit\u00eb mbi praktikat e tjera. Shpresoj q\u00eb njer\u00ebzit do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gjendje ta gjejn\u00eb veten n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr n\u00eb m\u00ebnyra q\u00eb pohojn\u00eb betejat n\u00eb t\u00eb cilat ata jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>ANGELA DAVIS<\/strong>: Shpresoj q\u00eb kjo t\u00eb ndodh\u00eb. Shpresoj t\u00eb shoh njer\u00ebz q\u00eb jan\u00eb duke lexuar librin kolektivisht dhe duke e gjetur veten n\u00eb lib\u00ebr dhe kur fola p\u00ebr at\u00eb iden\u00eb e luft\u00ebs me kompleksitetin e nd\u00ebrlidha me faktin q\u00eb kaq shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb jan\u00eb pas hekurave kan\u00eb m\u00ebsuar se si ta b\u00ebjn\u00eb at\u00eb luft\u00eb nga domosdoshm\u00ebria, sepse kjo \u00ebsht\u00eb e vetmja m\u00ebnyr\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ata mund t\u00eb jetojn\u00eb nj\u00eb jet\u00eb me kuptim. Un\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shpresoj q\u00eb t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb p\u00ebr grupe njer\u00ebzish prapa hekurave q\u00eb lexojn\u00eb k\u00ebt\u00eb tekst dhe na japin komente dhe na tregojn\u00eb se ku kemi gabuar.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nia Evans<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>E p\u00ebrktheu:&nbsp;<strong>Riola Morina<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Tekstin origjinal mund ta gjeni n\u00eb:\u00a0<a href=\"https:\/\/www.bostonreview.net\/articles\/why-policing-and-prisons-cant-end-gender-violence\/\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\">https:\/\/www.bostonreview.net\/articles\/why-policing-and-prisons-cant-end-gender-violence\/<\/a><\/p>\n","protected":false},"featured_media":5040,"template":"","class_list":["post-5039","lexo-post","type-lexo-post","status-publish","has-post-thumbnail","hentry"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v23.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Pse policia dhe burgjet nuk mund t&#039;i japin fund dhun\u00ebs gjinore? - QIKA<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/qika.org\/lexime\/pse-policia-dhe-burgjet-nuk-mund-ti-japin-fund-dhunes-gjinore\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Pse policia dhe burgjet nuk mund t&#039;i japin fund dhun\u00ebs gjinore? - QIKA\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Pothuajse n\u00eb t\u00eb gjitha debatet p\u00ebr policin\u00eb dhe heqjen e burgjeve, dikush pa dyshim do t\u00eb pyes\u00eb: Po p\u00ebr p\u00ebrdhunuesit si t\u2019ia b\u00ebjm\u00eb? Ne i tregojm\u00eb vetes storje tejet t\u00eb thjesht\u00ebzuara mbi dhun\u00ebn gjinore, ve\u00e7an\u00ebrisht mbi sulmet seksuale. Storjet zakonisht duken k\u00ebshtu: n\u00ebse je i lig\u00eb, shkon n\u00eb burg, por n\u00ebse je i mir\u00eb, policia [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/qika.org\/lexime\/pse-policia-dhe-burgjet-nuk-mund-ti-japin-fund-dhunes-gjinore\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"QIKA\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2023-01-23T12:54:48+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/Angela-Davis-Abolition-Feminism-Now.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"811\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"19 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/pse-policia-dhe-burgjet-nuk-mund-ti-japin-fund-dhunes-gjinore\/\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/pse-policia-dhe-burgjet-nuk-mund-ti-japin-fund-dhunes-gjinore\/\",\"name\":\"Pse policia dhe burgjet nuk mund t'i japin fund dhun\u00ebs gjinore? - QIKA\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/pse-policia-dhe-burgjet-nuk-mund-ti-japin-fund-dhunes-gjinore\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/pse-policia-dhe-burgjet-nuk-mund-ti-japin-fund-dhunes-gjinore\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/Angela-Davis-Abolition-Feminism-Now.jpg\",\"datePublished\":\"2023-01-23T12:54:24+00:00\",\"dateModified\":\"2023-01-23T12:54:48+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/pse-policia-dhe-burgjet-nuk-mund-ti-japin-fund-dhunes-gjinore\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/qika.org\/lexime\/pse-policia-dhe-burgjet-nuk-mund-ti-japin-fund-dhunes-gjinore\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/pse-policia-dhe-burgjet-nuk-mund-ti-japin-fund-dhunes-gjinore\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/Angela-Davis-Abolition-Feminism-Now.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/Angela-Davis-Abolition-Feminism-Now.jpg\",\"width\":1200,\"height\":811},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/pse-policia-dhe-burgjet-nuk-mund-ti-japin-fund-dhunes-gjinore\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/qika.org\/en\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Pse policia dhe burgjet nuk mund t&#8217;i japin fund dhun\u00ebs gjinore?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/\",\"name\":\"QIKA\",\"description\":\"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Pse policia dhe burgjet nuk mund t'i japin fund dhun\u00ebs gjinore? - QIKA","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/qika.org\/lexime\/pse-policia-dhe-burgjet-nuk-mund-ti-japin-fund-dhunes-gjinore\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Pse policia dhe burgjet nuk mund t'i japin fund dhun\u00ebs gjinore? - QIKA","og_description":"Pothuajse n\u00eb t\u00eb gjitha debatet p\u00ebr policin\u00eb dhe heqjen e burgjeve, dikush pa dyshim do t\u00eb pyes\u00eb: Po p\u00ebr p\u00ebrdhunuesit si t\u2019ia b\u00ebjm\u00eb? Ne i tregojm\u00eb vetes storje tejet t\u00eb thjesht\u00ebzuara mbi dhun\u00ebn gjinore, ve\u00e7an\u00ebrisht mbi sulmet seksuale. Storjet zakonisht duken k\u00ebshtu: n\u00ebse je i lig\u00eb, shkon n\u00eb burg, por n\u00ebse je i mir\u00eb, policia [&hellip;]","og_url":"https:\/\/qika.org\/lexime\/pse-policia-dhe-burgjet-nuk-mund-ti-japin-fund-dhunes-gjinore\/","og_site_name":"QIKA","article_modified_time":"2023-01-23T12:54:48+00:00","og_image":[{"width":1200,"height":811,"url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/Angela-Davis-Abolition-Feminism-Now.jpg","type":"image\/jpeg"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Est. reading time":"19 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/pse-policia-dhe-burgjet-nuk-mund-ti-japin-fund-dhunes-gjinore\/","url":"https:\/\/qika.org\/lexime\/pse-policia-dhe-burgjet-nuk-mund-ti-japin-fund-dhunes-gjinore\/","name":"Pse policia dhe burgjet nuk mund t'i japin fund dhun\u00ebs gjinore? - QIKA","isPartOf":{"@id":"https:\/\/qika.org\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/pse-policia-dhe-burgjet-nuk-mund-ti-japin-fund-dhunes-gjinore\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/pse-policia-dhe-burgjet-nuk-mund-ti-japin-fund-dhunes-gjinore\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/Angela-Davis-Abolition-Feminism-Now.jpg","datePublished":"2023-01-23T12:54:24+00:00","dateModified":"2023-01-23T12:54:48+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/pse-policia-dhe-burgjet-nuk-mund-ti-japin-fund-dhunes-gjinore\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/qika.org\/lexime\/pse-policia-dhe-burgjet-nuk-mund-ti-japin-fund-dhunes-gjinore\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/pse-policia-dhe-burgjet-nuk-mund-ti-japin-fund-dhunes-gjinore\/#primaryimage","url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/Angela-Davis-Abolition-Feminism-Now.jpg","contentUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/Angela-Davis-Abolition-Feminism-Now.jpg","width":1200,"height":811},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/pse-policia-dhe-burgjet-nuk-mund-ti-japin-fund-dhunes-gjinore\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/qika.org\/en\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Pse policia dhe burgjet nuk mund t&#8217;i japin fund dhun\u00ebs gjinore?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/qika.org\/#website","url":"https:\/\/qika.org\/","name":"QIKA","description":"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/lexo-post\/5039","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/lexo-post"}],"about":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/lexo-post"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5040"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5039"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}