{"id":5095,"date":"2023-02-16T12:46:52","date_gmt":"2023-02-16T11:46:52","guid":{"rendered":"https:\/\/qika.org\/?post_type=lexo-post&#038;p=5095"},"modified":"2023-04-04T06:32:55","modified_gmt":"2023-04-04T05:32:55","slug":"fuqia-e-grave-elena-ferrante-mbi-patriarkalitetin-dhe-protestat-ne-iran","status":"publish","type":"lexo-post","link":"https:\/\/qika.org\/en\/lexo-post\/fuqia-e-grave-elena-ferrante-mbi-patriarkalitetin-dhe-protestat-ne-iran\/","title":{"rendered":"Fuqia e grave: Elena Ferrante mbi patriarkalitetin dhe protestat n\u00eb Iran"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shiva Akhavan Rad \u00ebsht\u00eb gazetare e pavarur iraniane. Ajo punoi si psikologe p\u00ebrpara se t\u00eb fillonte t\u00eb shkruante p\u00ebr filmin dhe kultur\u00ebn n\u00eb gazetat dhe revistat lokale iraniane.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Elena Ferrante \u00ebsht\u00eb autore e shum\u00eb librave, p\u00ebrfshir\u00eb Novelat Napolitane me kat\u00ebr v\u00ebllime, t\u00eb cilat tregojn\u00eb historin\u00eb e dy vajzave, Lila dhe Len\u00f9, t\u00eb lindura n\u00eb Napoli n\u00eb vitin 1944, t\u00eb cilat p\u00ebrpiqen t\u00eb krijojn\u00eb jet\u00eb p\u00ebr veten e tyre brenda nj\u00eb kulture t\u00eb dhunshme dhe represive.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebtu, dy autoret diskutojn\u00eb p\u00ebr protest\u00ebn, patriarkalizmin dhe fuqin\u00eb e gruas.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rad: Grat\u00eb iraniane po jetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb tmerrshme. Ato po heqin shamit\u00eb e tyre n\u00eb shenj\u00eb proteste kund\u00ebr hixhabit t\u00eb detyruesh\u00ebm dhe po ecin n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb pa i mbuluar flok\u00ebt dhe pa frik\u00eb nga arrestimi. Disa prej tyre shkuan p\u00ebrtej dhe djeg\u00ebn shamit\u00eb e tyre, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb e nj\u00eb revolucioni t\u00eb madh n\u00eb Iran.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr mendimin tim, t\u00eb jesh grua n\u00eb Iran \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt politik. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse disa njer\u00ebz besojn\u00eb se l\u00ebvizja q\u00eb \u00ebsht\u00eb formuar sot n\u00eb Iran \u00ebsht\u00eb revolucioni i par\u00eb feminist n\u00eb bot\u00eb, i cili u prezantua me sloganin &#8220;Zan, Zendegi, Azadi&#8221; (Grua, Jet\u00eb, Liri). Ne jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb mjedis patriarkal dhe pasi lexova romanet tuaja napolitane dhe pash\u00eb serialin televiziv, ndjeva shum\u00eb ngjashm\u00ebri mes atmosfer\u00ebs s\u00eb Iranit dhe atmosfer\u00ebs s\u00eb Italis\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, dhe u identifikova fort psikologjikisht me personazhet e Lil\u00ebs dhe Len\u00f9s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pyes veten se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebnin Lila dhe Len\u00f9 n\u00ebse do t\u00eb jetonin n\u00eb Iranin e k\u00ebtyre trazirave? Ose \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebnit ju n\u00ebse do t\u00eb jetonit n\u00eb Iran?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ferrante: \u00c7far\u00eb t\u00eb t\u00eb them? Lila me siguri do t\u00eb ishte n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb t\u00eb frontit dhe Len\u00f9, p\u00ebr t\u00eb mbajtur hapin, p\u00ebr t\u00eb mos humbur asgj\u00eb, do ta ndiqte, madje edhe n\u00eb burg dhe deri n\u00eb vdekje.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sa p\u00ebr mua, kam turp t\u00eb b\u00ebj ndonj\u00eb pretendim: jam larg dhe n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb sigurt. Por prej jav\u00ebsh kam ndjekur at\u00eb q\u00eb po ndodh.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shtypja \u00ebsht\u00eb q\u00eb po ndodh\u00eb \u00ebsht\u00eb e tmerrshme, por \u00ebsht\u00eb e mrekullueshme q\u00eb njer\u00ebzit nga prapavija t\u00eb ndryshme q\u00ebndrojn\u00eb krah p\u00ebr krah, duke rezistuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb emocionuesja nga krejt kjo, \u00ebsht\u00eb q\u00eb grat\u00eb jan\u00eb qendra e v\u00ebmendjes. Motivet e grave iraniane jan\u00eb motive urgjente t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb sot, n\u00eb Iran dhe n\u00eb bot\u00eb, luftojn\u00eb p\u00ebr dinjitet dhe autonomi, p\u00ebr lirin\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur se si t\u2019i p\u00ebrdorin trupat e tyre, jet\u00ebt e tyre. M\u00eb prekin ve\u00e7an\u00ebrisht grat\u00eb q\u00eb i ekspozohen rrezikut me gjith\u00eb zem\u00ebr, me vendosm\u00ebri absolute. T\u00eb demonstrosh n\u00eb rrezik t\u00eb jet\u00ebs k\u00ebrkon guxim t\u00eb madh, d\u00ebshp\u00ebrim ekstrem, nj\u00eb fije shprese.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjithmon\u00eb kam admiruar ata q\u00eb p\u00ebrballen hapur me dhun\u00ebn e pushtetit dhe gjithmon\u00eb pyes veten n\u00ebse do t\u00eb isha e aft\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. E mendoj veten si t\u00eb ndrojtur, por nuk mund t\u00eb toleroj ask\u00ebnd q\u00eb m\u00eb fut frik\u00ebn. Qytetar\u00ebt duhet t\u2019i fusin frik\u00ebn pushtetar\u00ebve t\u00eb tyre represiv\u00eb: e kund\u00ebrta m\u00eb t\u00ebrbon. Dhe inati, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, m\u00eb b\u00ebn t\u00eb harroj frik\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebshtu, konsideroj q\u00eb po t\u00eb isha aty, do t\u00eb isha n\u00eb rrug\u00eb, si Lila, me pasion e inat; por edhe si Len\u00f9, nga detyra, nevoja p\u00ebr t\u00eb par\u00eb, p\u00ebr t\u00eb kuptuar dhe p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrpjekur p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rad: N\u00eb v\u00ebllimin e par\u00eb t\u00eb kuartetit, shoqja ime brilante, Lila i tregon Len\u00f9-s p\u00ebr bised\u00ebn e saj me Pasquale: \u201cAi shpjegon p\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb kan\u00eb ndodhur para nesh\u2026 Ne nuk dim\u00eb asgj\u00eb, as kur ishim f\u00ebmij\u00eb dhe as tani. Prandaj, ne nuk jemi n\u00eb gjendje t\u00eb kuptojm\u00eb asgj\u00eb.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mendoj se nj\u00eb nga temat kryesore t\u00eb romanit \u00ebsht\u00eb se ne nuk m\u00ebsojm\u00eb nga ndodhit\u00eb e t\u00eb kaluar\u00ebs, prandaj p\u00ebrs\u00ebrisim gabimet historike t\u00eb gjeneratave t\u00eb m\u00ebparshme. Lila e kupton q\u00eb prind\u00ebrit e saj nuk din\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn dhe historin\u00eb e Italis\u00eb, as p\u00ebr fashizmin, as p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb, shtypjen dhe shfryt\u00ebzimin. Lila \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit historik, por \u00ebsht\u00eb viktim\u00eb e nj\u00eb sistemi tradicional familjar, shoq\u00ebris\u00eb patriarkale dhe bandave kriminale si Camorra. Mendoj se historia \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb jet\u00ebn e k\u00ebtyre personazheve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb Iran, l\u00ebvizja p\u00ebr liri dhe lufta kund\u00ebr tiranis\u00eb kan\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb aty q\u00eb nga revolucioni kushtetues. Forcat progresive dhe komb\u00ebtare, si dhe t\u00eb majt\u00ebt, jan\u00eb shtypur gjithmon\u00eb nga qeveri t\u00eb ndryshme, por lufta e popullit p\u00ebr liri ka vazhduar n\u00eb forma t\u00eb ndryshme gjat\u00eb historis\u00eb. Dhe tani brezi i ri po ec\u00ebn s\u00ebrish n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb arritur lirin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas jush, si mund t\u00eb ndihmoj\u00eb ky nd\u00ebrgjegj\u00ebsim historik l\u00ebvizjen e grave n\u00eb Iran dhe emancipimin e tyre? A ka mund\u00ebsi t\u00eb kap\u00ebrcejn\u00eb gabimet historike dhe t\u00eb mos bien s\u00ebrish n\u00eb grop\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ferrante: Arsimimi \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor. Studimi, kujtimi dhe vet\u00eb-analiza jan\u00eb t\u00eb domosdoshme p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb zgjedhje t\u00eb vet\u00ebdijshme p\u00ebr form\u00ebn q\u00eb d\u00ebshirojm\u00eb t&#8217;i japim jet\u00ebs. E th\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu, megjithat\u00eb, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb lineare. Nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb se \u00e7do qenie njer\u00ebzore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nyj\u00eb e lidhur n\u00eb vete. Epoka t\u00eb ndryshme, mosp\u00ebrputhshm\u00ebria n\u00eb mendime dhe ndjenjat kontradiktore jan\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb p\u00ebrziera n\u00eb ne.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebtu n\u00eb Evrop\u00eb ne tentojm\u00eb t\u00eb thjeshtojm\u00eb kompleksitetin e rrug\u00ebs son\u00eb drejt liris\u00eb. Kur mendojm\u00eb se kemi fituar, l\u00ebm\u00eb m\u00ebnjan\u00eb dhimbjen, mosp\u00ebrputhjet dhe problemet e pazgjidhura.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjithat\u00eb, historia q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet e dobishme p\u00ebr ne grat\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb historia q\u00eb paraqitet si nj\u00eb marsh triumfues, por, p\u00ebrkundrazi, historia q\u00eb na kujton vuajtjet dhe padrejt\u00ebsit\u00eb e p\u00ebrjetuara nga brezat e kaluar: historia q\u00eb siguron q\u00eb ne t&#8217;u japim drejt\u00ebsi, q\u00eb ne nuk e mashtrojm\u00eb veten p\u00ebr fitoret tona, se fillojm\u00eb p\u00ebrs\u00ebri pas disfatave tona dhe mbetemi t\u00eb vet\u00ebdijshme se \u00e7do brez, edhe pse m\u00ebson nga gjeneratat e m\u00ebparshme, p\u00ebrfundon duke b\u00ebr\u00eb gabimet e veta. Duhet t\u00eb jemi vigjilente. Nuk ka triumf.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb per\u00ebndim besojm\u00eb se definitivisht i kemi fituar disa t\u00eb drejta, duke harruar se asnj\u00eb e drejt\u00eb \u2013 ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr ne grat\u00eb \u2013 nuk fitohet kurr\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rad: Italia ka nj\u00eb tradit\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb socio-politike. N\u00eb Itali, shum\u00eb romane me kontekst social-politik dhe antifashist u shkruan nga shkrimtar\u00eb me ndikim si Ignazio Silone, Cesare Pavese dhe Pier Paolo Pasolini. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin kontekst jan\u00eb krijuar edhe romanet tuaja. A ju ka frym\u00ebzuar ndonj\u00eb nga k\u00ebta shkrimtar\u00eb italian\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas jush, cili \u00ebsht\u00eb ndryshimi midis veprave tuaja dhe veprave t\u00eb tyre dhe pse jan\u00eb kaq t\u00eb njohura n\u00eb Itali dhe n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ferrante: M\u00ebsova nga shkrimtaret gra m\u00eb shum\u00eb se nga burrat: Elsa Morante, Natalia Ginzburg, Alba de C\u00e9spedes, disa emra nga brezat e m\u00ebparsh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sa i p\u00ebrket librave t\u00eb mi, nuk e di: u p\u00ebrpoqa t\u00eb p\u00ebrshkruaj p\u00ebrpjekjet e grave t\u00eb brezit tim p\u00ebr t\u00eb shpikur p\u00ebr veten e tyre \u2013 do t\u00eb insistoja t\u00eb \u201cshpiknin p\u00ebr veten e tyre\u201d \u2013 nj\u00eb jet\u00eb q\u00eb nuk i n\u00ebnshtrohet kultur\u00ebs dhe fuqis\u00eb s\u00eb patriarkatit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rad: A ka ndonj\u00eb arsye t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb shkruani n\u00ebn pseudonimin Elena Ferrante? Ndoshta edhe ju ndiheni nj\u00ebsoj si Lila, e cila pasi kalon p\u00ebrvojat e saj tragjike, shkrimi dhe fama b\u00ebhen nj\u00eb preokupim i par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe modest p\u00ebr t\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dua t\u00eb them, ke arritur k\u00ebt\u00eb mentalitet se fama nuk \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe se t\u00eb shkruarit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb anonime \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj rritjeje e rrall\u00eb n\u00eb tejkalimin e fam\u00ebs. Ndoshta Lila, e zhdukur dhe askush nuk di p\u00ebr t\u00eb, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkrimtare e njohur q\u00eb shkruan me pseudonim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ferrante: P\u00ebrgjigja sot, p\u00ebrderisa po ju shkruaj, m\u00eb duket e thjesht\u00eb: E b\u00ebra sepse shmangia e suksesit dhe fam\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga m\u00ebnyrat e shumta p\u00ebr t&#8217;u ndjer\u00eb plot\u00ebsisht e lir\u00eb. Por kam edhe nj\u00eb p\u00ebrgjigje pak m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Njeriu nuk \u00ebsht\u00eb autor t\u00ebr\u00eb koh\u00ebn. P\u00ebr shembull, n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme b\u00ebj shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera t\u00eb vogla q\u00eb jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr mua. D\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb shkruar \u00ebsht\u00eb momenti im i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe. E quaj at\u00eb moment Elena Ferrante, q\u00eb p\u00ebr mua dhe p\u00ebr lexuesit \u00ebsht\u00eb emri im i v\u00ebrtet\u00eb dhe i vet\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rad: Duket se personazhi i Lil\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grua, perceptimi i s\u00eb cil\u00ebs p\u00ebr jet\u00ebn shkon p\u00ebrtej koh\u00ebs s\u00eb saj dhe gjithmon\u00eb sheh horizonte t\u00eb larg\u00ebta, megjith\u00ebse kjo nuk e pengon at\u00eb t\u00eb gaboj\u00eb, t\u00eb vuaj\u00eb dhe t\u00eb jet\u00eb viktim\u00eb \u2013 p\u00ebrkundrazi, duket se vuan m\u00eb s\u00eb shumti. A \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shkak se ju i keni frym\u00ebzuar shpirtin k\u00ebtij personazhi dhe se keni pasur p\u00ebrvoja t\u00eb v\u00ebshtira dhe t\u00eb dhimbshme n\u00eb jet\u00ebn tuaj si ajo?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ferrante: Historia ime e jet\u00ebs \u00ebsht\u00eb e par\u00ebnd\u00ebsishme. N\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe, Lila ngjan shum\u00eb prej grave t\u00eb nd\u00ebrlikuara q\u00eb kam njohur dhe dashuruar, por q\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb jan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb me to.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00c7far\u00eb mund t&#8217;ju them p\u00ebr to? Ato jan\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe t\u00eb v\u00ebshtira, josh\u00ebse dhe t\u00eb tmerrshme. Jeta e tyre \u00ebsht\u00eb e mbushur me vuajtje t\u00eb zgjatura dhe g\u00ebzime t\u00eb papritura; jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb ndjeshme. Ato l\u00ebvizin shpejt dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paparashikueshme, edhe pse duken t\u00eb pal\u00ebvizshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sigurisht, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar Lil\u00ebn jam bazuar edhe n\u00eb veten time, nga ajo ana q\u00eb e njoh m\u00eb pak dhe q\u00eb m\u00eb frik\u00ebson. Por n\u00ebse nuk do e futja karakterin e Len\u00f9-s\u00eb si m\u00eb t\u00eb kontrolluesh\u00ebm, nuk do t\u00eb kisha mundur t\u00eb shkruaja p\u00ebr Lil\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rad: Nj\u00eb nga personazhet tjera interesante n\u00eb romanin tuaj \u00ebsht\u00eb Antonio, i cili p\u00ebrfundimisht shp\u00ebton veten nga pragu i \u00e7menduris\u00eb dhe shkon n\u00eb Gjermani. Tani q\u00eb e analizoj, shoh q\u00eb romani juaj \u00ebsht\u00eb plot me n\u00ebn-rr\u00ebfime q\u00eb jan\u00eb bazuar thell\u00eb n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb rr\u00ebfimit kryesor dhe plot personazhe tjera melankolike, jet\u00ebt e t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb tragjike, dhe \u00ebsht\u00eb gjenialiteti juaj n\u00eb shkrimin e tregimeve q\u00eb m\u00eb magjeps m\u00eb s\u00eb shumti.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ju jeni mjeshtre e krijimit t\u00eb personazheve introverte me shum\u00eb kompleksitet si Antonio, Enzo dhe Len\u00f9. K\u00ebto personazhe i keni marr\u00eb nga jeta reale apo vijn\u00eb nga imagjinata juaj?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ferrante: K\u00ebto personazhe kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e jet\u00ebs sime gjithmon\u00eb. Jeta e tyre ka qen\u00eb kaotike, me shum\u00eb mosp\u00ebrputhje dhe momente t\u00eb err\u00ebta. Por qeniet njer\u00ebzore nuk jan\u00eb n\u00eb vetvete nj\u00eb garancion<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">p\u00ebr let\u00ebrsi solide. K\u00ebto qenie mund t\u2019i p\u00ebrfshish n\u00eb histori vet\u00ebm n\u00ebse gjen m\u00ebnyra p\u00ebr t\u2019i trajtuar ato me imagjinat\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rad: Ju keni th\u00ebn\u00eb nj\u00eb her\u00eb n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb se dhuna \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb mashkullore, por dhuna q\u00eb po ndodh sot n\u00eb Iran nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ndaj grave, por edhe burrat jan\u00eb viktima t\u00eb dhun\u00ebs shtet\u00ebrore dhe dhun\u00ebs n\u00eb familje. P\u00ebr shembull, grat\u00eb q\u00eb tradhtojn\u00eb burrat po kryejn\u00eb nj\u00eb lloj dhune. Mund t\u00eb kem mendimin tuaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ferrante: Ne grat\u00eb, kudo q\u00eb jemi n\u00eb bot\u00eb, jemi t\u00eb zhytura n\u00eb kultur\u00ebn mashkullore q\u00eb nga lindja. Gjuha \u00ebsht\u00eb mashkullore, familja \u00ebsht\u00eb mashkullore, feja \u00ebsht\u00eb mashkullore, ligjet jan\u00eb mashkullore, institucionet qeveritare jan\u00eb mashkullore, let\u00ebrsia \u00ebsht\u00eb mashkullore, artet jan\u00eb mashkullore, shkencat jan\u00eb mashkullore, arsimi &#8211; si mashkull ashtu edhe fem\u00ebr &#8211; \u00ebsht\u00eb mashkull.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00c7far\u00eb dua t\u00eb them? Dua t\u00eb them se, n\u00eb t\u00eb gjitha manifestimet tona \u2013 madje edhe perceptimi i trupit ton\u00eb, madje edhe am\u00ebsia \u2013 ne marrim form\u00ebn e nj\u00eb gruaje p\u00ebrmes formave q\u00eb sundimi patriarkal ka shpikur p\u00ebr ne gjat\u00eb mij\u00ebvje\u00e7ar\u00ebve. Gjith\u00e7ka q\u00eb un\u00eb, nj\u00eb grua, k\u00ebrkoj t\u00eb shpreh rrjedh detyrimisht nga brenda tradit\u00ebs mashkullore dhe dhuna nuk b\u00ebn p\u00ebrjashtim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Le t\u00eb pranojm\u00eb se edhe tradhtia bashk\u00ebshortore e gruas \u00ebsht\u00eb nj\u00eb form\u00eb dhune ndaj partnerit. Epo, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt i dhunsh\u00ebm q\u00eb gruaja kryen nga brenda, nj\u00eb koncept krejt\u00ebsisht mashkullor t\u00eb besnik\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb pabesis\u00eb, nj\u00eb koncept i bazuar n\u00eb thelb n\u00eb mbik\u00ebqyrjen obsesive t\u00eb trupit t\u00eb gruas.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhun\u00eb bazike q\u00eb na b\u00ebn ta ndiejm\u00eb tradhtin\u00eb e grave si nj\u00eb akt t\u00eb dhunsh\u00ebm dhe nj\u00eb m\u00ebkat, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb d\u00ebnuesh\u00ebm me vdekje. (Tradhtia e burrave p\u00ebrgjith\u00ebsisht konsiderohet me dashamir\u00ebsi, konsiderohet si nj\u00eb manifestim i vitalitetit t\u00eb tepruar mashkullor: \u00ebsht\u00eb legjitimuar.)<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe sot, n\u00eb Itali, nj\u00eb grua q\u00eb tradhton ose braktis partnerin p\u00ebr nj\u00eb burr\u00eb tjet\u00ebr, v\u00eb n\u00eb rrezik jet\u00ebn e saj. Jo, jo, ne duhet t\u00eb st\u00ebrvitemi q\u00eb t\u00eb mos e konsiderojm\u00eb si t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb absolute mashkullin. Raca njer\u00ebzore nuk ekziston: raca fem\u00ebrore ekziston, e vulosur p\u00ebr mij\u00ebvje\u00e7ar\u00eb brenda rregullave t\u00eb rac\u00ebs mashkullore, brenda kultur\u00ebs patriarkale, e cila \u00ebsht\u00eb e ngadalt\u00eb t\u00eb vdes\u00eb edhe mes burrave m\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm, atyre q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb pran\u00eb nesh, me synimet tona.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe kur ne grat\u00eb ushtrojm\u00eb dhun\u00eb \u2013 dhe tani nuk po flas p\u00ebr tradhtin\u00eb bashk\u00ebshortore, por p\u00ebr dhun\u00ebn n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi \u2013 ne e b\u00ebjm\u00eb at\u00eb sipas formave q\u00eb jan\u00eb krijuar nga burrat dhe bazuar n\u00eb ankthet dhe frik\u00ebn mashkullore. Format tona t\u00eb dhun\u00ebs \u2013 n\u00ebse ekzistojn\u00eb, dhe shpresoj jo \u2013 duhet t\u00eb evulojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rad: Slavoj \u017di\u017eek, mendimtari politik, koh\u00ebt e fundit n\u00eb reagim ndaj protestave t\u00eb grave n\u00eb Iran tha: \u201cAjo q\u00eb po ndodh tani n\u00eb Iran ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi historike bot\u00ebrore: ajo nd\u00ebrthur beteja t\u00eb ndryshme (kund\u00ebr shtypjes s\u00eb grave, kund\u00ebr fundamentalizmit fetar, p\u00ebr lirin\u00eb politike kund\u00ebr shtetit) n\u00eb nj\u00eb unitet organik.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8220;Irani nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e per\u00ebndimit t\u00eb zhvilluar, k\u00ebshtu q\u00eb slogani &#8216;Zan, Zendegi, Azadi&#8217; \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i ndrysh\u00ebm nga MeToo n\u00eb vendet per\u00ebndimore: ai mobilizon miliona gra t\u00eb zakonshme dhe \u00ebsht\u00eb i lidhur drejtp\u00ebrdrejt me luft\u00ebn e t\u00eb gjith\u00ebve, p\u00ebrfshir\u00eb burrat &#8211; nuk ka tendenc\u00eb anti-mashkullore n\u00eb t\u00eb, si\u00e7 ndodh shpesh me feminizmin per\u00ebndimor. Grat\u00eb dhe burrat jan\u00eb bashk\u00eb n\u00eb t\u00eb, armiku \u00ebsht\u00eb fundamentalizmi fetar i mb\u00ebshtetur nga terrori shtet\u00ebror\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00c7far\u00eb mendon ti p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ferrante: N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, un\u00eb jam dakord me \u017di\u017eek: kund\u00ebrshtari \u00ebsht\u00eb fundamentalizmi fetar, lufta i kalon t\u00eb gjitha kufijt\u00eb, p\u00ebrfshin\u00eb klasa t\u00eb ndryshme, burra dhe gra, etj. Por kini kujdes t\u00eb mos harroni, duke bashkuar k\u00ebto aleanca, se jan\u00eb grat\u00eb iraniane ato q\u00eb jan\u00eb motori i protest\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00c7do luft\u00eb e grave sot ka nj\u00eb b\u00ebrtham\u00eb t\u00eb pashmangshme q\u00eb p\u00ebr mendimin tim \u00ebsht\u00eb si vijon: ne kurr\u00eb nuk do t\u00eb jemi t\u00eb lira p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb ne duhet t\u00eb shprehemi, n\u00eb \u00e7do fush\u00eb, nga lenset mashkullore. Cila \u00ebsht\u00eb gjinia e atyre q\u00eb na shtypin, q\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb teokraci despotike, q\u00eb na mohojn\u00eb t\u00eb drejtat tona?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe kur rebelohemi, rebelim i cili na kushton me jet\u00eb, edhe kur jemi protagonistet absolute t\u00eb rebelimit ton\u00eb, duhet t\u00eb kemi kujdes nga kategorit\u00eb e burrave q\u00eb rrezikojm\u00eb t\u2019i p\u00ebrdorim p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb llogari p\u00ebr veten dhe rebelimin ton\u00eb. Ne duhet t&#8217;i kritikojm\u00eb ato kategori dhe t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb reja, tonat.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rad: Shoq\u00ebria italiane ka p\u00ebrjetuar epok\u00ebn e tmerrshme t\u00eb fashizmit dhe diktatur\u00ebs s\u00eb Musolinit dhe ne kemi vite q\u00eb p\u00ebrjetojm\u00eb diktatur\u00eb t\u00eb ngjashme n\u00eb Iran. K\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb do t\u00eb doja t&#8217;ju pyesja se sa shum\u00eb simpatizoni t\u00eb rinjt\u00eb rebel\u00eb iranian\u00eb q\u00eb po luftojn\u00eb kund\u00ebr k\u00ebsaj diktature. Dhe a jeni t\u00eb gatsh\u00ebm t&#8217;i mb\u00ebshtesni ata? Keni nj\u00eb mesazh p\u00ebr ta?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ferrante: \u00c7do luft\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb jetuar jet\u00ebn ton\u00eb ashtu si\u00e7 duam, duke marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb totale p\u00ebr zgjedhjet tona dhe duke mos i dh\u00ebn\u00eb askujt t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb zgjedhur p\u00ebr ne, \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb dhe duhet t\u00eb mb\u00ebshtetet plot\u00ebsisht.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb jam n\u00eb an\u00ebn e luft\u00ebs suaj, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb an\u00ebn e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb grave p\u00ebr t\u00eb krijuar jet\u00ebn e tyre n\u00eb liri t\u00eb plot\u00eb, ashtu si\u00e7 d\u00ebshirojn\u00eb ato, \u00e7far\u00ebdo qoft\u00eb ajo.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Beteja juaj ka shkuar p\u00ebrtej kufijve komb\u00ebtar\u00eb dhe po mbart natyr\u00ebn e saj specifike n\u00eb luft\u00ebn e t\u00eb gjitha grave n\u00eb bot\u00eb. Ju na kujtoni edhe nj\u00eb her\u00eb se asnj\u00eb e drejt\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb dhe se objektivi par\u00ebsor i pushtetit, pas mask\u00ebs s\u00eb mizoris\u00eb, si dhe atij t\u00eb dashamir\u00ebsis\u00eb, \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb na imponoj\u00eb forma t\u00eb reja skllav\u00ebrie.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rad: Lila dhe Len\u00f9 luftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb jet\u00eb normale. Ato nuk duan t\u00eb kalojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rrug\u00eb si n\u00ebnat e tyre dhe grat\u00eb e tjera t\u00eb Napolit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim ka nj\u00eb ngjashm\u00ebri mes tyre dhe vajzave t\u00eb reja iraniane q\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb normale. Ne grat\u00eb iraniane kemi shum\u00eb vite q\u00eb d\u00ebshirojm\u00eb nj\u00eb jet\u00eb normale.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kam jetuar me romanet napolitane dhe shum\u00eb her\u00eb kam imagjinuar se duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb shpres\u00eb p\u00ebr Lil\u00ebn. Uroj q\u00eb jeta e saj t\u00eb mos ishte aq e hidhur dhe e trisht\u00eb. Duket se nuk ka asnj\u00eb burim qet\u00ebsie p\u00ebr jet\u00ebn super tragjike t\u00eb Lil\u00ebs. N\u00ebse ka, \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ferrante: Te Lila mund t\u00eb shoh\u00ebsh nevoj\u00ebn e saj dhe ankthin p\u00ebr ndryshim. Sikur t\u00eb thoshte: gjendja ime \u00ebsht\u00eb e patolerueshme, duhet ta ndryshoj, por n\u00eb t\u00eb u rrita dhe n\u00ebse e prish l\u00eb pas jo vet\u00ebm pik\u00ebllime, por edhe afeksione e rutina; rebelimi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm i mir\u00eb p\u00ebr mua, por edhe i d\u00ebmsh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, Lila tregon se nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb shkosh p\u00ebrtej kufijve n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt jemi t\u00eb mbyllur dhe sa e dhimbshme \u00ebsht\u00eb \u2013 jo vet\u00ebm e g\u00ebzueshme \u2013 t\u00eb detyrosh t\u00eb hap\u00ebsh, mes kontradiktave t\u00eb panum\u00ebrta, kafazet ku jemi mbyllur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">A do t\u00eb gjej\u00eb paqe? Jo, paqja \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb mund t\u00eb k\u00ebnaqen me liri t\u00eb pjesshme. \u00cbsht\u00eb n\u00eb natyr\u00ebn e saj q\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb kufij t\u00eb rinj p\u00ebr t&#8217;i kap\u00ebrcyer, dhe sado q\u00eb Len\u00f9 p\u00ebrpiqet t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb me t\u00eb, ajo do ta humbas\u00eb nga syt\u00eb n\u00eb fund.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rad: A keni pasur n\u00eb jet\u00ebn tuaj nj\u00eb m\u00ebsues apo mentor si Pasquale q\u00eb e njoftoi Lil\u00ebn me fashizmin, nazizmin dhe komunizmin?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ferrante: Po, nj\u00eb shoqja ime. Por von\u00eb, kur isha rreth t\u00eb 20-tave.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rad: A Keni nj\u00eb figur\u00eb reale si Lila apo Len\u00f9 q\u00eb ju frym\u00ebzoi? Len\u00f9 e cila mendon se asgj\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme nuk do t&#8217;i ndodhte kurr\u00eb pa Lil\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ferrante: Po, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb lidhje me aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb bindur veten t\u00eb veproni n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb vet\u00eb do t&#8217;ju frik\u00ebsonte. Grat\u00eb si Len\u00f9 jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb shumta se ato si Lila, dhe kjo \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Lila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtytje e p\u00ebrhershme. Tek ajo buron gjith\u00e7ka, por asgj\u00eb nuk zgjidhet. Ajo jeton gjithmon\u00eb, me dhimbje, brenda metamorfoz\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Len\u00f9, nga ana tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb forma e re q\u00eb krijohet pas ndryshimit. Tek ajo metamorfoza b\u00ebhet e q\u00ebndrueshme, duke zbuluar gradualisht progresin q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, pamjaftueshm\u00ebrin\u00eb e saj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rad: Faleminderit shum\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn tuaj dhe shpresoj t&#8217;ju shohim diku n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Shiva Akhavan Rad dhe Elena Ferrante<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E p\u00ebrktheu: <strong>Medin\u00eb Dauti<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tekstin origjinal mund ta gjeni n\u00eb: <a href=\"https:\/\/www.theguardian.com\/books\/2022\/nov\/26\/the-power-of-women-acclaimed-italian-author-elena-ferrante-on-patriarchy-and-protest-in-iran?fbclid=IwAR2RKJOdTSbhdoYfvPjqA8ufgTYXo561cgX3s51ikRTqYRgLqel5nXW904c\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\">https:\/\/www.theguardian.com\/books\/2022\/nov\/26\/the-power-of-women-acclaimed-italian-author-elena-ferrante-on-patriarchy-and-protest-in-iran?fbclid=IwAR2RKJOdTSbhdoYfvPjqA8ufgTYXo561cgX3s51ikRTqYRgLqel5nXW904c<\/a><\/p>\n","protected":false},"featured_media":5096,"template":"","class_list":["post-5095","lexo-post","type-lexo-post","status-publish","has-post-thumbnail","hentry"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v23.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Fuqia e grave: Elena Ferrante mbi patriarkalitetin dhe protestat n\u00eb Iran - QIKA<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/qika.org\/lexime\/fuqia-e-grave-elena-ferrante-mbi-patriarkalitetin-dhe-protestat-ne-iran\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Fuqia e grave: Elena Ferrante mbi patriarkalitetin dhe protestat n\u00eb Iran - QIKA\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shiva Akhavan Rad \u00ebsht\u00eb gazetare e pavarur iraniane. Ajo punoi si psikologe p\u00ebrpara se t\u00eb fillonte t\u00eb shkruante p\u00ebr filmin dhe kultur\u00ebn n\u00eb gazetat dhe revistat lokale iraniane. Elena Ferrante \u00ebsht\u00eb autore e shum\u00eb librave, p\u00ebrfshir\u00eb Novelat Napolitane me kat\u00ebr v\u00ebllime, t\u00eb cilat tregojn\u00eb historin\u00eb e dy vajzave, Lila dhe Len\u00f9, t\u00eb lindura n\u00eb Napoli [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/qika.org\/lexime\/fuqia-e-grave-elena-ferrante-mbi-patriarkalitetin-dhe-protestat-ne-iran\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"QIKA\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2023-04-04T05:32:55+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/iran-protests-graphic-design-illustration-roundup_dezeen_2364_hero.webp\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1704\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"958\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/webp\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/fuqia-e-grave-elena-ferrante-mbi-patriarkalitetin-dhe-protestat-ne-iran\/\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/fuqia-e-grave-elena-ferrante-mbi-patriarkalitetin-dhe-protestat-ne-iran\/\",\"name\":\"Fuqia e grave: Elena Ferrante mbi patriarkalitetin dhe protestat n\u00eb Iran - QIKA\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/fuqia-e-grave-elena-ferrante-mbi-patriarkalitetin-dhe-protestat-ne-iran\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/fuqia-e-grave-elena-ferrante-mbi-patriarkalitetin-dhe-protestat-ne-iran\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/iran-protests-graphic-design-illustration-roundup_dezeen_2364_hero.webp\",\"datePublished\":\"2023-02-16T11:46:52+00:00\",\"dateModified\":\"2023-04-04T05:32:55+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/fuqia-e-grave-elena-ferrante-mbi-patriarkalitetin-dhe-protestat-ne-iran\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/qika.org\/lexime\/fuqia-e-grave-elena-ferrante-mbi-patriarkalitetin-dhe-protestat-ne-iran\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/fuqia-e-grave-elena-ferrante-mbi-patriarkalitetin-dhe-protestat-ne-iran\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/iran-protests-graphic-design-illustration-roundup_dezeen_2364_hero.webp\",\"contentUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/iran-protests-graphic-design-illustration-roundup_dezeen_2364_hero.webp\",\"width\":1704,\"height\":958},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexime\/fuqia-e-grave-elena-ferrante-mbi-patriarkalitetin-dhe-protestat-ne-iran\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/qika.org\/en\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Fuqia e grave: Elena Ferrante mbi patriarkalitetin dhe protestat n\u00eb Iran\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/\",\"name\":\"QIKA\",\"description\":\"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Fuqia e grave: Elena Ferrante mbi patriarkalitetin dhe protestat n\u00eb Iran - QIKA","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/qika.org\/lexime\/fuqia-e-grave-elena-ferrante-mbi-patriarkalitetin-dhe-protestat-ne-iran\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Fuqia e grave: Elena Ferrante mbi patriarkalitetin dhe protestat n\u00eb Iran - QIKA","og_description":"Shiva Akhavan Rad \u00ebsht\u00eb gazetare e pavarur iraniane. Ajo punoi si psikologe p\u00ebrpara se t\u00eb fillonte t\u00eb shkruante p\u00ebr filmin dhe kultur\u00ebn n\u00eb gazetat dhe revistat lokale iraniane. Elena Ferrante \u00ebsht\u00eb autore e shum\u00eb librave, p\u00ebrfshir\u00eb Novelat Napolitane me kat\u00ebr v\u00ebllime, t\u00eb cilat tregojn\u00eb historin\u00eb e dy vajzave, Lila dhe Len\u00f9, t\u00eb lindura n\u00eb Napoli [&hellip;]","og_url":"https:\/\/qika.org\/lexime\/fuqia-e-grave-elena-ferrante-mbi-patriarkalitetin-dhe-protestat-ne-iran\/","og_site_name":"QIKA","article_modified_time":"2023-04-04T05:32:55+00:00","og_image":[{"width":1704,"height":958,"url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/iran-protests-graphic-design-illustration-roundup_dezeen_2364_hero.webp","type":"image\/webp"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/fuqia-e-grave-elena-ferrante-mbi-patriarkalitetin-dhe-protestat-ne-iran\/","url":"https:\/\/qika.org\/lexime\/fuqia-e-grave-elena-ferrante-mbi-patriarkalitetin-dhe-protestat-ne-iran\/","name":"Fuqia e grave: Elena Ferrante mbi patriarkalitetin dhe protestat n\u00eb Iran - QIKA","isPartOf":{"@id":"https:\/\/qika.org\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/fuqia-e-grave-elena-ferrante-mbi-patriarkalitetin-dhe-protestat-ne-iran\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/fuqia-e-grave-elena-ferrante-mbi-patriarkalitetin-dhe-protestat-ne-iran\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/iran-protests-graphic-design-illustration-roundup_dezeen_2364_hero.webp","datePublished":"2023-02-16T11:46:52+00:00","dateModified":"2023-04-04T05:32:55+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/fuqia-e-grave-elena-ferrante-mbi-patriarkalitetin-dhe-protestat-ne-iran\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/qika.org\/lexime\/fuqia-e-grave-elena-ferrante-mbi-patriarkalitetin-dhe-protestat-ne-iran\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/fuqia-e-grave-elena-ferrante-mbi-patriarkalitetin-dhe-protestat-ne-iran\/#primaryimage","url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/iran-protests-graphic-design-illustration-roundup_dezeen_2364_hero.webp","contentUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/iran-protests-graphic-design-illustration-roundup_dezeen_2364_hero.webp","width":1704,"height":958},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/qika.org\/lexime\/fuqia-e-grave-elena-ferrante-mbi-patriarkalitetin-dhe-protestat-ne-iran\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/qika.org\/en\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Fuqia e grave: Elena Ferrante mbi patriarkalitetin dhe protestat n\u00eb Iran"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/qika.org\/#website","url":"https:\/\/qika.org\/","name":"QIKA","description":"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/lexo-post\/5095","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/lexo-post"}],"about":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/lexo-post"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5096"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5095"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}