{"id":7123,"date":"2023-07-05T11:20:25","date_gmt":"2023-07-05T10:20:25","guid":{"rendered":"https:\/\/qika.org\/?post_type=lexo-post&#038;p=7123"},"modified":"2023-08-15T09:48:30","modified_gmt":"2023-08-15T08:48:30","slug":"jeta-nen-kthetrat-e-depresionit-pas-lindjes","status":"publish","type":"lexo-post","link":"https:\/\/qika.org\/en\/lexo-post\/jeta-nen-kthetrat-e-depresionit-pas-lindjes\/","title":{"rendered":"Jeta n\u00ebn kthetrat e depresionit pas lindjes"},"content":{"rendered":"\n<p>N\u00ebse lindni nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara, gjasat jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb gjat\u00eb procesit do t\u00eb m\u00ebsoni di\u00e7ka p\u00ebr depresionin pas lindjes \u2013 nga mjeku apo mamia juaj, ndoshta edhe nga nj\u00eb personazh i famsh\u00ebm apo rrjetet sociale.<\/p>\n\n\n\n<p>Por p\u00ebr shum\u00eb gra, depresioni i paslindjes \u00ebsht\u00eb tejet izolues\u2013 nj\u00eb p\u00ebrzierje e ndjenjave t\u00eb trishtimit, d\u00ebshp\u00ebrimit dhe lodhjes q\u00eb rrjedhin jo vet\u00ebm nga trazirat hormonale t\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb dhe periudha pas lindjes, por nga shum\u00eb faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb si mungesa e pushimit me pages\u00eb, sh\u00ebrbimet e pamjaftueshme t\u00eb kujdesit p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb marramend\u00ebse p\u00ebr t&#8217;u kujdesur p\u00ebr nj\u00eb foshnje t\u00eb pafuqishme.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo gjendje e cila mund t\u00eb p\u00ebrjetohet gjat\u00eb vitit t\u00eb par\u00eb pas lindjes, dallon nga &#8220;baby blues&#8221; (ndjenja m\u00ebrzie q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrjetohen n\u00eb dit\u00ebt e para pas lindjes s\u00eb nj\u00eb f\u00ebmije) q\u00eb zgjasin relativisht pak. Ajo tani njihet si nj\u00eb nga nd\u00ebrlikimet m\u00eb t\u00eb zakonshme t\u00eb lindjes dhe prek nj\u00eb n\u00eb tet\u00eb n\u00ebna t\u00eb reja. Problemet e sh\u00ebndetit mendor jan\u00eb shkaku kryesor i vdekjeve t\u00eb lidhura me shtatz\u00ebnin\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara, kryesisht p\u00ebrmes vet\u00ebvrasjes dhe mbidoz\u00ebs s\u00eb drog\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr depresionin pas lindjes tani ka m\u00eb shum\u00eb opsione trajtimi se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb ila\u00e7et e para t\u00eb krijuara posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr ta trajtuar at\u00eb. Por faktor\u00eb si stigma dhe ekzaminimi joadekuat i pengojn\u00eb shum\u00eb n\u00ebna n\u00eb marrjen e ndihm\u00ebs. Qendrat p\u00ebr Kontrollin dhe Parandalimin e S\u00ebmundjeve vler\u00ebsojn\u00eb se rreth 20% e grave nuk jan\u00eb pyetur p\u00ebr depresionin gjat\u00eb kontrolleve para lindjes dhe se m\u00eb shum\u00eb se gjysma e grave me depresion pas lindjes vazhdojn\u00eb t\u00eb mos marrin trajtim.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb pranver\u00ebn e k\u00ebtij viti, <em>The New York Times<\/em> kaloi koh\u00eb me kat\u00ebr n\u00ebna, t\u00eb cilat gjat\u00eb nj\u00eb periudhe t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre p\u00ebrjetuan depresionin pas lindjes. Ato ofruan nj\u00eb v\u00ebshtrim t\u00eb qart\u00eb dhe intim t\u00eb p\u00ebrvojave t\u00eb tyre, p\u00ebrmes fjal\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p><em>Bisedat e m\u00ebposhtme jan\u00eb redaktuar dhe p\u00ebrmbledhur p\u00ebr hir t\u00eb qart\u00ebsis\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Tregimi i Allie-t<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Pritej q\u00eb t\u00eb lindja djalin tim n\u00eb fund t\u00eb shtatorit, por n\u00eb fund t\u00eb gushtit, un\u00eb fillova t\u00eb ndjeja kontraktime. Fillimisht tentova t\u00eb mohoja mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb ai do t\u00eb lindte kaq her\u00ebt. Procesi i lindjes nuk ishte aspak p\u00ebrvoj\u00eb e mir\u00eb. Ma vun\u00eb djalin n\u00eb gjoks dhe kisha koh\u00eb t&#8217;i prekja kurrizin dhe t\u2019i thoja vetes: \u201cKy \u00ebsht\u00eb f\u00ebmija im.\u201d Pastaj e mor\u00ebn. Isha aq larg tij saq\u00eb vazhdova t\u00eb pyesja: \u201cKu \u00ebsht\u00eb ai? \u00c7far\u00eb po ndodh?\u201d I gjith\u00eb trupi m\u00eb ishte mbushur me panik. Por pas pak e kthyen djalin te un\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb dit\u00ebn ton\u00eb t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb spital, fillova t\u00eb p\u00ebrjetoj \u201cbaby blues\u201d. N\u00ebse e shikoja foshnj\u00ebn time p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, filloja t\u00eb qaja. N\u00ebse m\u00eb duhej t&#8217;ia jepja foshnj\u00ebn burrit tim q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb shkoja n\u00eb banj\u00eb, filloja t\u00eb qaja. Sapo shkuam n\u00eb sht\u00ebpi, e vendosa shtratin e foshnj\u00ebs af\u00ebr shtratit ton\u00eb, por edhe at\u00ebher\u00eb, rrija zgjuar dhe thjesht e shikoja. Nata ishte koha m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Sapo per\u00ebndonte dielli, ndjeja nj\u00eb m\u00ebrzi t\u00eb thell\u00eb: Sa do mund t\u00eb flem\u00eb sonte? Po sikur t\u00eb flem\u00eb dhe foshnj\u00ebs i ndodh\u00eb di\u00e7ka? Ne p\u00ebrdornim video-monitorin kur foshnja flinte, por edhe at\u00ebher\u00eb, shtrihesha duke e d\u00ebgjuar at\u00eb teksa merrte frym\u00eb. Thjesht nuk mund t\u2019ia hiqja syt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Fillova t\u00eb punoja me nj\u00eb terapist p\u00ebrpara se t\u00eb mbetesha shtatz\u00ebn\u00eb dhe e dija se isha n\u00eb rrezik m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr \u00e7rregullime t\u00eb sh\u00ebndetit mendor pas lindjes, sepse kisha nj\u00eb histori ankthi dhe depresioni. Tre jav\u00eb pas lindjes, u detyrova t\u00eb nd\u00ebrroj barnat. M\u00eb ndihmuan, por gjithmon\u00eb gjeja di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn frik\u00ebsohesha. A po pi foshnja mjaft qum\u00ebsht? Po sikur t\u2019i ndodh\u00eb di\u00e7ka derisa jemi jasht\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb kontrollin nj\u00ebmujor me pediatrin, un\u00eb plot\u00ebsova nj\u00eb nga ata pyet\u00ebsor\u00ebt q\u00eb pyesin p\u00ebr problemet e sh\u00ebndetit mendor pas lindjes dhe e dija q\u00eb p\u00ebrgjigjet e mia do t\u00eb ishin nj\u00eb sinjalizues aspak i mir\u00eb. P\u00ebrgjigje q\u00eb do i alarmonin mjek\u00ebt. Por ata nuk than\u00eb kurr\u00eb asgj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Dy muaj m\u00eb par\u00eb, gjeta nj\u00eb terapiste t\u00eb re q\u00eb punon specifikisht me n\u00ebnat pas lindjes. E takoj dy her\u00eb n\u00eb muaj dhe zyra e saj \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb mund ta sjell edhe djalin. Ajo nuk ka qen\u00eb nj\u00eb kur\u00eb p\u00ebr gjith\u00e7ka, por m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb disa mjete p\u00ebr t\u00eb m\u00eb ndihmuar t\u00eb menaxhoj ankthin tim. Nj\u00eb prej mjeteve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb list\u00eb pyetjesh q\u00eb mund t&#8217;i b\u00ebj vetes p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar problemin: A \u00ebsht\u00eb ky mendim i bazuar n\u00eb logjik\u00eb? Apo i bazuar n\u00eb emocione? Sa ka gjasa q\u00eb problemi t\u00eb ndodh\u00eb realisht?<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb ka ndihmuar shum\u00eb t\u00eb di se edhe n\u00ebnat e tjera p\u00ebrjetojn\u00eb mendime intruzive \u2013 edhe ato shqet\u00ebsohen se do t\u2019i bie f\u00ebmija nga duart kur ecin shkall\u00ebve ose se di\u00e7ka do i ndodh\u00eb f\u00ebmij\u00ebs derisa ato jan\u00eb duke vozitur. Por terapistja m\u00eb ka ndihmuar t\u00eb kuptoj q\u00eb edhe pse disa ndjenja jan\u00eb t\u00eb zakonshme, prap\u00eb se prap\u00eb ato nuk jan\u00eb &#8220;normale&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Tregimi i Carrie-t<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ne provuam p\u00ebr rreth pes\u00eb vjet derisa mbeta shtatz\u00ebn\u00eb me Lily. Kam pasur aborte t\u00eb shumta dhe m\u00eb shum\u00eb shtatz\u00ebni kimike sesa mund t\u2019i num\u00ebroj. Un\u00eb mendoj se infertiliteti dyt\u00ebsor m\u00eb shkaktoi nj\u00eb lloj traume. Un\u00eb hyra n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtatz\u00ebni duke u ndjer\u00eb tejet mir\u00ebnjoh\u00ebse dhe me q\u00ebllimin q\u00eb t\u00eb shijoj \u00e7do sekond\u00eb t\u00eb procesit. N\u00eb muajin e par\u00eb pasi linda Lily-n isha euforike. Por m\u00eb pas, edhe pse e urrej ta them, mu duk sikur magjia e saj thjesht u shua. Gjith\u00e7ka filloi t\u00eb m\u00eb shkaktonte ndjenja t\u00eb r\u00ebnda.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb muajin e kat\u00ebrt t\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb, fillova t\u00eb vizitoja nj\u00eb terapiste t\u00eb specializuar n\u00eb aborte dhe infertilitet. Ishin seanca online, p\u00ebrmes platform\u00ebs <em>BetterHelp<\/em>. Sigurimi yn\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsor nuk paguante p\u00ebr k\u00ebto seanca, por un\u00eb kisha nj\u00eb kupon q\u00eb m\u00eb mund\u00ebsonte zbritje p\u00ebr shtat\u00eb seanca. Tani q\u00eb e mendoj, do duhej t\u00eb kisha vazhduar seancat, por mbaj mend q\u00eb e pyeta burrin tim: &#8220;A mund t\u00eb p\u00ebrballojm\u00eb nj\u00eb shpenzim prej 350 dollar\u00ebve n\u00eb muaj?&#8221; P\u00ebr ne, kjo ishte pages\u00eb ekuivalente me blerjen e nj\u00eb veture t\u00eb re.<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb jam pronare e nj\u00eb biznesi ku prodhoj mbulesa p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb dhe nuk mora asnj\u00eb dit\u00eb pushim edhe gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb. Mora tre jav\u00eb pushim pasi linda vajz\u00ebn &#8211; n\u00ebse do merrja m\u00eb shum\u00eb pushim, un\u00eb dhe burri im nuk do mund t\u00eb paguanim qiran\u00eb e banes\u00ebs. Mendoja q\u00eb do ta merrja Lily-n n\u00eb pun\u00eb me mua, por nuk e kisha menduar faktin q\u00eb sapo t\u00eb mbaroj pun\u00ebn, do shkoja n\u00eb sht\u00ebpi, ku do gjeja edhe dy f\u00ebmij\u00ebt e par\u00eb t\u00eb cil\u00ebt ishin shum\u00eb energjik\u00eb dhe q\u00eb poashtu kishin nevoj\u00eb p\u00ebr mua.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr momentin ndjehem e rraskapitur, sikur nuk jam e denj\u00eb. N\u00eb pun\u00eb, ndihem sikur po b\u00ebj minimumin. \u00cbsht\u00eb sikur pasioni im p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb dua ka humbur krejt\u00ebsisht. N\u00eb sht\u00ebpi, ndihem si zombie. Vajz\u00ebs sime 7-vje\u00e7are i p\u00eblqen t\u00eb b\u00ebj\u00eb projekte artizanale me mua. Gjat\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb, koha e shpenzuar duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebto projekte me t\u00eb m\u00eb p\u00eblqente shum\u00eb. Por tani, gjat\u00eb depresionit pas lindjes, e shoh m\u00eb shum\u00eb si nj\u00eb pun\u00eb obligative e rutinore. Fakti q\u00eb ndihem sikur nuk mund t\u00eb jem plot\u00ebsisht aty p\u00ebr familjen time apo p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb dua, shton nj\u00eb nivel tjet\u00ebr depresioni mbi \u00e7rregullimet hormonale.<\/p>\n\n\n\n<p>Disa jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, hyra n\u00eb disa mendime tejet t\u00eb r\u00ebnda: \u201cUn\u00eb kam k\u00ebt\u00eb f\u00ebmij\u00eb k\u00ebtu q\u00eb po m\u00eb pamund\u00ebson pun\u00ebn, por n\u00ebse do mund t\u00eb punoja, do t\u00eb fitoja m\u00eb shum\u00eb para\u201d. Ishin ndjenja zhg\u00ebnjimi e zem\u00ebrimi. E thirra burrin tim dhe i thash\u00eb: &#8220;Kam nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb kthehesh nga puna n\u00eb k\u00ebto momente&#8221;. Ai erdhi nd\u00ebrsa un\u00eb b\u00ebrtisja e qaja. Ai e mori vajz\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb un\u00eb t\u00eb pushoj. Fjeta p\u00ebr gati pes\u00eb or\u00eb dhe m\u00eb pas telefonova n\u00ebn\u00ebn time e cila m\u00eb tha se un\u00eb duhej t\u00eb flisja me ndonj\u00eb profesionist.<\/p>\n\n\n\n<p>U takova me gjinekologen time e cila m\u00eb sugjeroi t\u00eb p\u00ebrdor barnat Zoloft dhe m\u00eb vuri n\u00eb kontakt me nj\u00eb punonj\u00ebse sociale e cila tha se do t\u00eb m\u00eb drejtonte te nj\u00eb terapiste, por kjo procedur\u00eb do merrte kat\u00ebr deri n\u00eb gjasht\u00eb jav\u00eb. U trondita por gjithashtu u ndjeva sikur nuk e meritoj v\u00ebrtet k\u00ebt\u00eb ndihm\u00eb. N\u00ebse do t\u00eb duhen gjasht\u00eb jav\u00eb deri n\u00eb fillim t\u00eb terapis\u00eb, at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se ka njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00eb shum\u00eb se un\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Mua depresioni m\u00eb shkakton si nj\u00eb lloj peshe fizike &#8211; sikur do t\u00eb mund ta hiqja at\u00eb nga vetja me duar. Sikur do mundesha t\u00eb fus duart n\u00eb gjoks dhe ta nxirrja at\u00eb jasht\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Tregimi i Janelle<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Kam ndjer\u00eb disa ndjenja depresioni kur u b\u00ebra n\u00ebn\u00eb p\u00ebr her\u00ebn e par\u00eb. Mora trajtimin e nevojsh\u00ebm, por mu duk sikur ndjenjat ishin ende t\u00eb pranishme dhe gjat\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb s\u00eb dyt\u00eb u kthyen plot\u00ebsisht. Nuk isha e vet\u00ebdijshme se po i ndjeja p\u00ebrs\u00ebri deri gjasht\u00eb jav\u00eb pas lindjes. Partneri im n\u00eb fakt e vuri re p\u00ebrpara meje dhe m\u00eb tha: &#8220;Janelle, mendoj se po ndodh p\u00ebrs\u00ebri&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>Pik\u00ebrisht at\u00ebher\u00eb fillova t\u00eb kuptoja se s\u00eb shpejti do t\u00eb m\u00eb duhej t\u00eb kthehesha n\u00eb pun\u00eb. Un\u00eb jam nj\u00eb infermiere dhe gjithmon\u00eb e kam lidhur k\u00ebt\u00eb me identitetin tim, por fillova t\u00eb ndihem sikur nuk doja t\u00eb jem m\u00eb infermiere, sikur doja t\u00eb hidhja licenc\u00ebn n\u00eb kosh t\u00eb plehrave.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk mund t\u00eb p\u00ebrqendrohesha n\u00eb gj\u00ebra. Isha e mbistimuluar dhe isha shum\u00eb nervoze \u2013 me partnerin dhe familjen time. U ndjeva sikur gjith\u00e7ka ishte e tep\u00ebrt. Thjesht ndihesha e d\u00ebrrmuar. Ulesha n\u00eb divan dhe vet\u00ebm shikoja filma. P\u00ebrpiqesha t\u00eb ngrihesha n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe t\u00eb b\u00ebja di\u00e7ka, por m\u00eb dukej sikur kisha ngecur.<\/p>\n\n\n\n<p>Fillova t\u00eb takoj nj\u00eb terapiste q\u00eb punon me klinik\u00ebn time t\u00eb gjinekologjis\u00eb. Nuk ishte terapiste e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr mua, por ajo m\u00eb tregoi p\u00ebr nj\u00eb vend t\u00eb quajtur \u201cQendra e N\u00ebn\u00ebs\u201d q\u00eb ofron nj\u00eb nivel m\u00eb intensiv t\u00eb kujdesit. Aty mund t\u00eb q\u00ebndroni gjat\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebs, nga ora 10:00 deri n\u00eb 15:00. E dija q\u00eb kisha nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb, por gjithashtu ndihesha sikur po e ekzagjeroj dhe k\u00ebshtu vura n\u00eb dyshim nevoj\u00ebn p\u00ebr ndihm\u00eb. Ishte e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb pajtohesha me faktin se kam nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb p\u00ebr sh\u00ebndetin mendor. Gjithsesi iu bashkova programit nga dhjetori deri n\u00eb shkurt.<\/p>\n\n\n\n<p>Disa muaj pasi linda foshnj\u00ebn, ndjehesha sikur nuk p\u00ebrkisja. Ishin ndjenja t\u00eb ankthit, sikur di\u00e7ka e keqe do t\u00eb ndodhte shum\u00eb shpejt. Nuk fola kurr\u00eb p\u00ebr k\u00ebto ndjenja asokohe, sepse ndihesha e turp\u00ebruar. A thuhen k\u00ebto gj\u00ebra me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb? Nj\u00eb frik\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb kisha \u00ebsht\u00eb se do m\u2019i merrnin f\u00ebmij\u00ebt n\u00ebse i pranoj k\u00ebto p\u00ebrjetime. Ekziston nj\u00eb stigm\u00eb mbi gjith\u00eb k\u00ebto situata &#8211; edhe mbi faktin q\u00eb un\u00eb jam pjes\u00eb e k\u00ebsaj interviste.<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb jam duke marr\u00eb Prozac, po vazhdoj t\u00eb shkoj n\u00eb seanca terapeutike dhe jam duke u p\u00ebrmir\u00ebsuar, megjith\u00ebse ende kaloj jav\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. Un\u00eb dua q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb din\u00eb se am\u00ebsia \u00ebsht\u00eb tejet komplekse por edhe e bukur. Marrja e trajtimit dhe t\u00eb qenit e hapur ndaj dob\u00ebsive \u00ebsht\u00eb tejet e r\u00ebnd\u00ebsishme. Sepse vet\u00ebm gjat\u00eb pranimit q\u00eb keni dob\u00ebsi, ju jeni n\u00eb gjendje t\u00eb ecni p\u00ebrpara.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Tregimi i Shivani-t<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Kam pasur shum\u00eb probleme t\u00eb lidhura me fertilitetin. Un\u00eb dhe partneri im u p\u00ebrpoq\u00ebm p\u00ebr shtatz\u00ebni p\u00ebr nj\u00eb vit dhe pastaj abortova. Pas k\u00ebsaj, un\u00eb pata nj\u00eb shtatz\u00ebni ektopike p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u desh\u00ebn tre muaj p\u00ebr t&#8217;u diagnostikuar dhe m\u00eb pas na u desh nj\u00eb vit i t\u00ebr\u00eb pas k\u00ebsaj p\u00ebr t\u00eb mbetur p\u00ebrs\u00ebri shtatz\u00ebn\u00eb. Nj\u00eb muaj para lindjes s\u00eb djalit, burrit tim iu shfaq pneumonia mykotike. Mu desh t\u2019ia riktheja frym\u00ebmarrjen me ofrim t\u00eb ndihm\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe ai u d\u00ebrgua n\u00eb spital q\u00eb t\u00eb intubohej. Mendoj se e gjith\u00eb kjo situat\u00eb kontribuoi n\u00eb at\u00eb q\u00eb p\u00ebrjetova pas lindjes.<\/p>\n\n\n\n<p>Kisha shum\u00eb dhimbje pas lindjes, deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb sa nuk mund t\u00eb ulesha n\u00eb shtrat dhe isha tejet e rraskapitur. Gjithashtu e kisha t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ushqeja djalin me gji &#8211; ai thjesht nuk e pranonte qum\u00ebshtin. Kur erdhi koha p\u00ebr kontrollin e par\u00eb me pediatrin e djalit ton\u00eb, e d\u00ebrguan burri dhe mamaja ime, sepse nuk isha t\u00eb gjendje t\u00eb l\u00ebvizja, nuk mund t\u00eb ulesha, gjith\u00e7ka dukej e v\u00ebshtir\u00eb. Un\u00eb qava gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ata shkuan. Ndihesha si nj\u00eb n\u00ebn\u00eb e d\u00ebshtuar.<\/p>\n\n\n\n<p>Sa her\u00eb e kisha Rishavin (djalin) n\u00eb gji, filloja t\u00eb qaja. Kisha frik\u00eb ta ushqeja \u00e7do dy or\u00eb. E dija se ai po mb\u00ebshtetej tek un\u00eb p\u00ebr ushqim, por gjidh\u00ebnia m\u00eb shkaktonte shum\u00eb dhimbje dhe ai nuk po ngopej mjaftuesh\u00ebm. Kalova n\u00eb ushqimin e tij p\u00ebrmes pompimit, por ndihesha n\u00eb faj, n\u00eb dhimbje dhe n\u00eb turp qe nuk po e ushqeja me gji. Nuk e ndjeja lidhjen e menj\u00ebhershme e t\u00eb af\u00ebrt me t\u00eb. Kam pasur momente, q\u00eb nuk zgjasnin shum\u00eb e nuk do i ktheja kurr\u00eb n\u00eb veprim, kur pyesja veten n\u00ebse djali im do ishte m\u00eb mir\u00eb pa mua. A nuk jam nj\u00eb n\u00ebn\u00eb e mir\u00eb? Apo thjesht nuk e kam brumin p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb n\u00ebn\u00eb e mir\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p>Rreth kat\u00ebr ose pes\u00eb jav\u00eb pas lindjes, u takova me terapisten time (kisha qen\u00eb n\u00eb terapi m\u00eb par\u00eb dhe caktova takimin kur isha shtatz\u00ebn\u00eb) dhe i thash\u00eb: \u201cPo qaj gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs. Nuk mendoj se k\u00ebto ndjenja jan\u00eb thjesht\u00eb \u2018baby blues\u2019\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb kontrollin tim gjasht\u00eb-javor pas lindjes, ende ndjeja sikur di\u00e7ka nuk ishte mir\u00eb fizikisht. Ndjeja ende shum\u00eb presion dhe nuk e dija n\u00ebse dhimbjen po e shkaktonin qepjet apo di\u00e7ka tjet\u00ebr. Gjinekologia ime m\u00eb referoi te nj\u00eb terapiste fizike dhe urogjinekologe. Kur ajo u ngrit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb q\u00eb t\u00eb dilte nga dhoma, i thash\u00eb: \u201cPrit! P\u00ebrpara se t\u00eb shkoni, ka di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn dua t\u00eb flas me ju, dua t\u00eb flas p\u00ebr sh\u00ebndetin tim mendor.\u201d Dhe pik\u00ebrisht at\u00eb moment fillova t\u00eb qaja. Ajo m\u00eb fal\u00ebnderoi q\u00eb e solla k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb diskutim e m\u00eb tha se p\u00ebr shkak se kan\u00eb tejet ngarkes\u00eb n\u00eb pun\u00eb, ajo nuk \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb gjendje ta diskutoj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Kisha poashtu nj\u00eb infeksion urinar dhe urogjinekologia m\u00eb diagnostikoi me prolaps t\u00eb mitr\u00ebs dhe t\u00eb rektumit. Fatmir\u00ebsisht, burri im ka sigurim sh\u00ebndet\u00ebsor t\u00eb mir\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb munda t\u00eb kryeja seanca te nj\u00eb terapist fizik.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb muajin e n\u00ebnt\u00eb pas lindjes, fillova t\u00eb ndihesha shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb emocionalisht. Mendoj se shum\u00eb nga kjo kishte t\u00eb b\u00ebnte me faktin se m\u00eb n\u00eb fund ndihesha m\u00eb mir\u00eb edhe fizikisht. Padyshim q\u00eb ende jam n\u00eb proces t\u00eb sh\u00ebrimit, por tani q\u00eb djali im \u00ebsht\u00eb 1 vje\u00e7, gjith\u00eb ato p\u00ebrvoja i shoh si me \u00e7udi por them me vete: \u201cWow, kam p\u00ebrparuar shum\u00eb\u201d. Ky mendim n\u00eb vete mban\u00eb nj\u00eb lloj mesazhi shprese.<\/p>\n\n\n\n<p>Catherine Pearson<\/p>\n\n\n\n<p>E p\u00ebrktheu: <strong>Riola Morina<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Tekstin origjinal mund ta gjeni n\u00eb: <a href=\"https:\/\/www.nytimes.com\/2023\/06\/27\/well\/mind\/postpartum-depression-mental-health.html?utm_campaign=likeshopme&amp;utm_medium=instagram&amp;utm_source=dash%20hudson&amp;utm_content=ig-nytparenting&amp;fbclid=IwAR2BZ64cFPU8_m3B2CSJ3JX-QJZdpDdAhHopRqvyFs-dkTnzGYfU5ep_je8\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\">https:\/\/www.nytimes.com\/2023\/06\/27\/well\/mind\/postpartum-depression-mental-health.html?utm_campaign=likeshopme&amp;utm_medium=instagram&amp;utm_source=dash%20hudson&amp;utm_content=ig-nytparenting&amp;fbclid=IwAR2BZ64cFPU8_m3B2CSJ3JX-QJZdpDdAhHopRqvyFs-dkTnzGYfU5ep_je8<\/a><\/p>\n","protected":false},"featured_media":7124,"template":"","class_list":["post-7123","lexo-post","type-lexo-post","status-publish","has-post-thumbnail","hentry"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v23.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Jeta n\u00ebn kthetrat e depresionit pas lindjes - QIKA<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/jeta-nen-kthetrat-e-depresionit-pas-lindjes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Jeta n\u00ebn kthetrat e depresionit pas lindjes - QIKA\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"N\u00ebse lindni nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara, gjasat jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb gjat\u00eb procesit do t\u00eb m\u00ebsoni di\u00e7ka p\u00ebr depresionin pas lindjes \u2013 nga mjeku apo mamia juaj, ndoshta edhe nga nj\u00eb personazh i famsh\u00ebm apo rrjetet sociale. Por p\u00ebr shum\u00eb gra, depresioni i paslindjes \u00ebsht\u00eb tejet izolues\u2013 nj\u00eb p\u00ebrzierje e ndjenjave t\u00eb trishtimit, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/jeta-nen-kthetrat-e-depresionit-pas-lindjes\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"QIKA\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2023-08-15T08:48:30+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/Header_postpartum_discovery_efm.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"2000\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"1333\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/jeta-nen-kthetrat-e-depresionit-pas-lindjes\/\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/jeta-nen-kthetrat-e-depresionit-pas-lindjes\/\",\"name\":\"Jeta n\u00ebn kthetrat e depresionit pas lindjes - QIKA\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/jeta-nen-kthetrat-e-depresionit-pas-lindjes\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/jeta-nen-kthetrat-e-depresionit-pas-lindjes\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/Header_postpartum_discovery_efm.jpg\",\"datePublished\":\"2023-07-05T10:20:25+00:00\",\"dateModified\":\"2023-08-15T08:48:30+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/jeta-nen-kthetrat-e-depresionit-pas-lindjes\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/jeta-nen-kthetrat-e-depresionit-pas-lindjes\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/jeta-nen-kthetrat-e-depresionit-pas-lindjes\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/Header_postpartum_discovery_efm.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/Header_postpartum_discovery_efm.jpg\",\"width\":2000,\"height\":1333},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/jeta-nen-kthetrat-e-depresionit-pas-lindjes\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/qika.org\/en\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Jeta n\u00ebn kthetrat e depresionit pas lindjes\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/\",\"name\":\"QIKA\",\"description\":\"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Jeta n\u00ebn kthetrat e depresionit pas lindjes - QIKA","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/jeta-nen-kthetrat-e-depresionit-pas-lindjes\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Jeta n\u00ebn kthetrat e depresionit pas lindjes - QIKA","og_description":"N\u00ebse lindni nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara, gjasat jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb gjat\u00eb procesit do t\u00eb m\u00ebsoni di\u00e7ka p\u00ebr depresionin pas lindjes \u2013 nga mjeku apo mamia juaj, ndoshta edhe nga nj\u00eb personazh i famsh\u00ebm apo rrjetet sociale. Por p\u00ebr shum\u00eb gra, depresioni i paslindjes \u00ebsht\u00eb tejet izolues\u2013 nj\u00eb p\u00ebrzierje e ndjenjave t\u00eb trishtimit, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/jeta-nen-kthetrat-e-depresionit-pas-lindjes\/","og_site_name":"QIKA","article_modified_time":"2023-08-15T08:48:30+00:00","og_image":[{"width":2000,"height":1333,"url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/Header_postpartum_discovery_efm.jpg","type":"image\/jpeg"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/jeta-nen-kthetrat-e-depresionit-pas-lindjes\/","url":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/jeta-nen-kthetrat-e-depresionit-pas-lindjes\/","name":"Jeta n\u00ebn kthetrat e depresionit pas lindjes - QIKA","isPartOf":{"@id":"https:\/\/qika.org\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/jeta-nen-kthetrat-e-depresionit-pas-lindjes\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/jeta-nen-kthetrat-e-depresionit-pas-lindjes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/Header_postpartum_discovery_efm.jpg","datePublished":"2023-07-05T10:20:25+00:00","dateModified":"2023-08-15T08:48:30+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/jeta-nen-kthetrat-e-depresionit-pas-lindjes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/qika.org\/lexo-post\/jeta-nen-kthetrat-e-depresionit-pas-lindjes\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/jeta-nen-kthetrat-e-depresionit-pas-lindjes\/#primaryimage","url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/Header_postpartum_discovery_efm.jpg","contentUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/Header_postpartum_discovery_efm.jpg","width":2000,"height":1333},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/jeta-nen-kthetrat-e-depresionit-pas-lindjes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/qika.org\/en\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Jeta n\u00ebn kthetrat e depresionit pas lindjes"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/qika.org\/#website","url":"https:\/\/qika.org\/","name":"QIKA","description":"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/lexo-post\/7123","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/lexo-post"}],"about":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/lexo-post"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7124"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7123"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}