{"id":7312,"date":"2023-08-08T13:33:04","date_gmt":"2023-08-08T12:33:04","guid":{"rendered":"https:\/\/qika.org\/?post_type=lexo-post&#038;p=7312"},"modified":"2023-08-08T13:33:06","modified_gmt":"2023-08-08T12:33:06","slug":"carmen-callil-shtylla-feministe-e-shtepise-botuese-virago","status":"publish","type":"lexo-post","link":"https:\/\/qika.org\/en\/lexo-post\/carmen-callil-shtylla-feministe-e-shtepise-botuese-virago\/","title":{"rendered":"Carmen Callil, shtylla feministe e sht\u00ebpis\u00eb botuese Virago"},"content":{"rendered":"\n<p>Carmen Callil-it nuk i ka munguar asnj\u00ebher\u00eb ambicia. Kur nj\u00eb vajz\u00eb e re aplikoi p\u00ebr pun\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e saj n\u00eb Lond\u00ebr n\u00eb vitet 1970 dhe pyeti Callil pse kishte themeluar Virago Press, nj\u00eb nga kompanit\u00eb e para botuese kushtuar pun\u00ebs s\u00eb shkrimtareve t\u00eb reja dhe t\u00eb l\u00ebna pas dore, ajo u p\u00ebrgjigj se q\u00ebllimi i saj ishte i thjesht\u00eb: &#8220;E nisa q\u00eb ta ndryshoj\u00eb bot\u00ebn e dashur.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Callil e cila vdiq n\u00eb mosh\u00ebn 84-vje\u00e7are, pati sukses n\u00eb q\u00ebllimin e saj. Megjith\u00ebse Virago nuk ishte e vetmja sht\u00ebpi botuese e udh\u00ebhequr nga grat\u00eb, q\u00eb buroi nga l\u00ebvizja feministe e viteve 1960 dhe 70, kompania rip\u00ebrcaktoi se si mund t\u00eb dukej nj\u00eb sht\u00ebpi botuese, q\u00eb sh\u00ebrben si nj\u00eb fener p\u00ebr nj\u00eb brez lexuesish t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkonin libra t\u00eb shkruar nga dhe p\u00ebr grat\u00eb, n\u00eb kontrast me sh\u00ebrbimet e ofruara nga sht\u00ebpit\u00eb botuese tradicionale t\u00eb dominuara nga burrat.<\/p>\n\n\n\n<p>E udh\u00ebhequr n\u00eb vitet e para nga Callil dhe kat\u00ebr regjisore tjera, Virago botoi shkrimet e shum\u00eb shkrimtareve bashk\u00ebkohore duke p\u00ebrfshir\u00eb Maya Angelou, Margaret Atwood, Pat Barker, Helen Garner dhe Adrienne Rich. Shtypi lansoi gjithashtu nj\u00eb seri t\u00eb njohur, Modern Classics, t\u00eb kompletuar me kopertin\u00eb me gjemba t\u00eb gjelbra e ilustrime rrezatuese, q\u00eb i dhan\u00eb jet\u00eb t\u00eb re librave nga Vera Brittain, Willa Cather, Rebecca West, Edith Wharton, Henry Handel Richardson dhe Elizabeth Taylor.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cVirago u b\u00eb nj\u00eb mark\u00eb kaq e besueshme, sa mund t\u00eb blini nj\u00eb lib\u00ebr vet\u00ebm n\u00eb baz\u00eb t\u00eb fuqis\u00eb s\u00eb kopertin\u00ebs s\u00eb gjelb\u00ebr&#8221;, shkroi gazetarja e <em>The Guardian<\/em>, Emma Brockes.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas shum\u00eb dekadave t\u00eb shpenzuara duke botuar shkrimtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, Callil u distancua nga industria p\u00ebr t\u00eb shkruar libra, duke i kushtuar tet\u00eb vjet <em>Bad Faith<\/em> (2006), nj\u00eb biografi e Louis Darquier de Pellepoix, francezi antisemitik q\u00eb d\u00ebboi mij\u00ebra hebrenj drejt vdekjes s\u00eb tyre teksa i sh\u00ebrbente qeveris\u00eb Vichy. Ajo shkroi gjithashtu nj\u00eb autobiografi familjare, <em>Oh Happy Day<\/em> (2020), q\u00eb gjurmon udh\u00ebtimin e t\u00eb par\u00ebve t\u00eb saj nga Midlands angleze n\u00eb Australin\u00eb juglindore, ku ajo u rrit.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Me dhembshurin\u00eb e tij t\u00eb p\u00ebrlotur, t\u00ebrbimin elokuent dhe k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e tij hakmarr\u00ebse n\u00eb dredhin\u00eb proletare, <em>Oh Happy Day<\/em> meriton t\u00eb quhet klasik&#8221;, shkroi studiuesi i let\u00ebrsis\u00eb Peter Conrad, duke komentuar librin p\u00ebr <em>The Observer<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p>Callil njihet m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr vitet e saj n\u00eb Virago, e cila u ideua n\u00eb tryez\u00ebn e saj t\u00eb kuzhin\u00ebs n\u00eb Lond\u00ebr dhe m\u00eb von\u00eb u zhvillua gjat\u00eb nj\u00eb sh\u00ebtitjeje n\u00eb Soho. \u201cIdeja p\u00ebr kompanin\u00eb m\u00eb erdhi si nj\u00eb ndezje e llamb\u00ebs\u201d, deklaroi ajo. Callil poashtu tregon se u frym\u00ebzua pjes\u00ebrisht nga revista feministe britanike Spare Rib, e cila u themelua n\u00eb vitin 1972 nga miqt\u00eb e saj Rosie Boycott dhe Marsha Rowe. N\u00ebse ata mund t\u00eb krijonin nj\u00eb revist\u00eb nga dhe p\u00ebr grat\u00eb, pse nuk mund t\u00eb krijonte edhe ajo nj\u00eb sht\u00ebpi botuese p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cE nisa Virago-n p\u00ebr t\u00eb thyer heshtjen, q\u00eb z\u00ebrat e grave t\u00eb d\u00ebgjoheshin e historit\u00eb e grave t\u00eb tregoheshin\u201d, shkroi ajo n\u00eb nj\u00eb ese t\u00eb vitit 2008 p\u00ebr <em>The Guardian<\/em>. \u201cSa shpesh m\u00eb kujtohet q\u00eb isha ulur n\u00eb tavolinat e dark\u00ebs n\u00eb vitet 1960, burrat flisnin me nj\u00ebri-tjetrin p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje serioze nd\u00ebrsa grat\u00eb uleshin t\u00eb qeta si copa sheqeri t\u00eb zbukuruar. M\u00eb kujtohet nj\u00eb rast i till\u00eb kur ngrita grushtin, godita tavolin\u00ebn dhe b\u00ebrtita: \u2018Edhe un\u00eb kam pik\u00ebpamje p\u00ebr Bangladeshin\u2019, tregon ajo.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Callil kishte punuar si publiciste librash p\u00ebr gjasht\u00eb botues. Ajo mb\u00ebshteti kompanin\u00eb e saj t\u00eb re botuese me t\u00eb ardhurat ky biznes dhe me kredi n\u00eb llogarin\u00eb e saj bankare. Emri i kompanis\u00eb, Virago, erdhi nga nj\u00eb term klasik q\u00eb p\u00ebrshkruan nj\u00eb grua luft\u00ebtare dhe u morr nga nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr per\u00ebndesha q\u00eb Callil po lexonte.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga apartamenti i saj sa nj\u00eb papafingo n\u00eb Londr\u00ebn per\u00ebndimore, Callil takoi autor\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb Mary Chamberlain, libri i s\u00eb cil\u00ebs (Fenwomen: Nj\u00eb Portret i Grave n\u00eb nj\u00eb Fshat Anglez) u b\u00eb titulli i par\u00eb i Virago-s kur u botua n\u00eb 1975. Tre vjet m\u00eb von\u00eb, Callil lansoi serin\u00eb <em>Modern Classics<\/em>, ku ndryshe nga e kaltra mashkullore apo roza fem\u00ebrore, ajo zgjodhi ngjyr\u00ebn e gjelb\u00ebr p\u00ebr kopertin\u00ebn, sepse e konsideronte t\u00eb gjelbr\u00ebn si neutrale q\u00eb do t\u00eb targetonte nj\u00eb grup t\u00eb madh lexuesish, jo vet\u00ebm grat\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ideja e nj\u00eb shtypi t\u00eb udh\u00ebhequr nga grat\u00eb ishte e pad\u00ebgjuar. Nj\u00eb librari refuzoi t\u00eb rezervonte librat e tyre, duke th\u00ebn\u00eb se nuk kishte feministe n\u00eb qytet. Anthony Burgess, autori i &#8220;A Clockwork Orange&#8221;, i etiketoi grat\u00eb e Virago si &#8220;dosa shoviniste&#8221;. Disa autore gra ishin poashtu skeptike p\u00ebr biznesin: &#8220;\u00c7far\u00eb emri! Ata publikojn\u00eb vet\u00ebm gra. M\u00eb kujtojn\u00eb ndarjet e shekullit t\u00eb 19-t\u00eb\u201d, tha novelistja me origjin\u00eb belge Marguerite Yourcenar.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjithat\u00eb librat u shit\u00ebn, shtypi fitoi para dhe sht\u00ebpia botuese u rrit. Nga fundi i viteve 1970, Callil ishte pjes\u00eb e nj\u00eb kuinteti drejtuesish botues q\u00eb p\u00ebrfshinin Ursula Owen, Harriet Spicer, Alexandra Pringle dhe Lennie Goodings.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas t\u00eb gjith\u00ebve \u2013 duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe vet\u00ebn e saj \u2013 Callil mund t\u00eb jet\u00eb k\u00ebrkuese dhe e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr ta pasur n\u00eb ekip. \u201cAjo u soll me stafin e saj si nj\u00eb n\u00ebn\u00eb mbizot\u00ebruese, gj\u00eb q\u00eb i dha asaj t\u00eb drejt\u00ebn absolute p\u00ebr t&#8217;i trajtuar f\u00ebmij\u00ebt e saj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb neveritshme, duke i shtr\u00ebnguar ata n\u00eb vesh n\u00ebse e ndiente nevoj\u00ebn. Por n\u00ebse dikush jasht\u00eb familjes i sulmonte, ajo do t&#8217;i mbronte si nj\u00eb luanesh\u00eb\u201d, tha nj\u00eb ish-punonj\u00ebse p\u00ebr <em>The Independent<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p>Callil dikur e p\u00ebrshkroi veten si nj\u00eb &#8220;tenxhere q\u00eb digjet&#8221; dhe pranoi se ajo me koleg\u00ebt e saj ndonj\u00ebher\u00eb debatonin p\u00ebr ideologjin\u00eb feministe. Ajo kishte pak interes p\u00ebr debatet rreth make-up apo sutjenave dhe preferonte t\u00eb fokusohej n\u00eb pun\u00ebn praktike t\u00eb udh\u00ebheqjes s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb botuese. Si nj\u00eb emigrante australiane, ajo gjithashtu ndihej e limituar nga kultura angleze, t\u00eb cil\u00ebn e konsideronte tep\u00ebr frenuese.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cAjo q\u00eb m\u00eb erdhi natyrsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb konsideruar gjithmon\u00eb e eg\u00ebr dhe e vrazhd\u00eb. Nuk t\u00eb lejohet kurr\u00eb t\u00eb humbas\u00ebsh durimin\u2026 nuk t\u00eb lejohet kurr\u00eb t\u00eb thuash se je absolutisht e pashpres\u00eb n\u00eb at\u00eb q\u00eb b\u00ebn. Nuk lejohet kurr\u00eb t\u00eb them asgj\u00eb. Un\u00eb arrita n\u00eb p\u00ebrfundimin se nuk duhej t\u00eb kisha ardhur kurr\u00eb k\u00ebtu. Duhet t\u00eb kisha q\u00ebndruar n\u00eb sht\u00ebpi. Ose t\u00eb kisha jetuar n\u00eb Franc\u00eb\u201d, &nbsp;tha ajo p\u00ebr <em>The Guardian<\/em> n\u00eb 2007.<\/p>\n\n\n\n<p>E treta nga kat\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, Carmen Th\u00e9r\u00e8se Callil u lind n\u00eb Melburn n\u00eb vitin 1938. N\u00ebna e saj ishte me origjin\u00eb irlandeze e babai i saj libanez. Ata e d\u00ebrguan Callil n\u00eb shkollat e manastirit, ku ajo tha se ishte bullizuar nga murgeshat q\u00eb m\u00eb pas i zhvilluan asaj nj\u00eb ndjenj\u00eb faji. Babai i saj, nj\u00eb avokat dhe lektor universiteti n\u00eb fr\u00ebngjisht, vdiq nga kanceri kur ajo ishte rreth n\u00ebnt\u00eb vje\u00e7.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb pushimeve ajo lexonte n\u00ebp\u00ebr bibliotek\u00ebn e tij t\u00eb madhe, duke gllab\u00ebruar libra nga Charles Dickens, George Meredith dhe George Bernard Shaw. N\u00eb raftet e saj nuk kishte shkrimtare gra, por n\u00ebna e saj e prezantoi at\u00eb me autore si Cather dhe Richardson, t\u00eb cilat m\u00eb von\u00eb u botuan nga Virago.<\/p>\n\n\n\n<p>Callil studioi histori dhe gjuh\u00eb angleze n\u00eb Universitetin e Melburnit dhe u largua nga Australia n\u00eb vitin 1960, ku jav\u00ebn q\u00eb diplomoi u nis p\u00ebr Lond\u00ebr. &#8220;Un\u00eb u rrita von\u00eb. Asgj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb nuk m\u00eb ndodhi derisa u largova nga sht\u00ebpia, humba virgj\u00ebrin\u00eb dhe fillova t\u00eb jetoj\u201d, shkroi ajo n\u00eb nj\u00eb artikull p\u00ebr <em>The Independent<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjithat\u00eb, vitet e saj t\u00eb hershme n\u00eb Britani ishin t\u00eb v\u00ebshtira. Ajo pranoi se kishe mendime p\u00ebr vet\u00ebvrasje por se gjeti ndihm\u00eb teksa vizitonte nj\u00eb terapiste, Anne Darquier, e cila m\u00eb von\u00eb u gjet e vdekur nga mbidoza. Vet\u00ebm nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, kur Callil po shihte nj\u00eb dokumentar televiziv, ajo zbuloi historin\u00eb e familjes s\u00eb Darquier, t\u00eb cil\u00ebn e eksploroi m\u00eb tej n\u00eb librin e saj <em>Bad Faith<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p>Callil u em\u00ebrua drejtore menaxhuese e sht\u00ebpis\u00eb botuese Chatto &amp; Windus pasi ajo bleu Virago-n n\u00eb 1982. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Chatto ishte bler\u00eb nga Penguin Random House, ku Callil mbante titullin e botueses, para se t\u00eb largohej n\u00eb mesin e viteve 1990. Libri i saj i par\u00eb, <em>Biblioteka Moderne: 200 Romanet m\u00eb t\u00eb Mira n\u00eb Anglisht q\u00eb nga Viti 1950<\/em> (1999), u shkrua bashk\u00eb me romancierin irlandez Colm T\u00f3ib\u00edn.<\/p>\n\n\n\n<p>Callil mbeti aktive n\u00eb sken\u00ebn letrare t\u00eb vendit, duke sh\u00ebrbyer si gjyqtare p\u00ebr \u00c7mimin Booker dhe duke u larguar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb drastike nga ky rol n\u00eb vitin 2011 pasi koleg\u00ebt e saj gjyqtar\u00eb vendos\u00ebn t\u00eb nderonin Philip Roth. &#8220;Ai vazhdon dhe vazhdon dhe vazhdon t\u00eb shkruaj p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn tem\u00eb pothuajse n\u00eb \u00e7do lib\u00ebr t\u00eb tij. Duket sikur ai \u00ebsht\u00eb ulur n\u00eb fytyr\u00ebn tuaj dhe nuk po u lejon t\u00eb merrni frym\u00eb\u201d, komentoi ajo.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vitin 2017, ajo u nderua me Medaljen Benson t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb Mbret\u00ebrore t\u00eb Let\u00ebrsis\u00eb si dhe u em\u00ebrua komandante e Urdhrit t\u00eb Perandoris\u00eb Britanike. \u201cFakti q\u00eb nuk u martova kurr\u00eb m\u00eb p\u00eblqen shum\u00eb. Kam kaluar koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme. U njoftova me lloj-lloj njer\u00ebz. Punova. Puna m\u00eb p\u00eblqen tejet mase\u201d, tha ajo p\u00ebr <em>Financial Times<\/em> n\u00eb vitin 2020.<\/p>\n\n\n\n<p>Harrison Smith<\/p>\n\n\n\n<p>E p\u00ebrktheu:&nbsp;<strong>Riola Morina<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Tekstin origjinal mund ta gjeni n\u00eb: <a href=\"https:\/\/www.independent.co.uk\/news\/obituaries\/carmen-callil-virago-press-books-b2212820.html?fbclid=IwAR1M3sqJKMthReztudHeKSYFwOecWrffRhk7DGv6qZKa82FEsll-XLZKYWc\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\">https:\/\/www.independent.co.uk\/news\/obituaries\/carmen-callil-virago-press-books-b2212820.html?fbclid=IwAR1M3sqJKMthReztudHeKSYFwOecWrffRhk7DGv6qZKa82FEsll-XLZKYWc <\/a><\/p>\n","protected":false},"featured_media":7313,"template":"","class_list":["post-7312","lexo-post","type-lexo-post","status-publish","has-post-thumbnail","hentry"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v23.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Carmen Callil, shtylla feministe e sht\u00ebpis\u00eb botuese Virago - QIKA<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/carmen-callil-shtylla-feministe-e-shtepise-botuese-virago\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Carmen Callil, shtylla feministe e sht\u00ebpis\u00eb botuese Virago - QIKA\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Carmen Callil-it nuk i ka munguar asnj\u00ebher\u00eb ambicia. Kur nj\u00eb vajz\u00eb e re aplikoi p\u00ebr pun\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e saj n\u00eb Lond\u00ebr n\u00eb vitet 1970 dhe pyeti Callil pse kishte themeluar Virago Press, nj\u00eb nga kompanit\u00eb e para botuese kushtuar pun\u00ebs s\u00eb shkrimtareve t\u00eb reja dhe t\u00eb l\u00ebna pas dore, ajo u p\u00ebrgjigj se q\u00ebllimi [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/carmen-callil-shtylla-feministe-e-shtepise-botuese-virago\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"QIKA\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2023-08-08T12:33:06+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/Callil.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"2048\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"1373\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/carmen-callil-shtylla-feministe-e-shtepise-botuese-virago\/\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/carmen-callil-shtylla-feministe-e-shtepise-botuese-virago\/\",\"name\":\"Carmen Callil, shtylla feministe e sht\u00ebpis\u00eb botuese Virago - QIKA\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/carmen-callil-shtylla-feministe-e-shtepise-botuese-virago\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/carmen-callil-shtylla-feministe-e-shtepise-botuese-virago\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/Callil.jpg\",\"datePublished\":\"2023-08-08T12:33:04+00:00\",\"dateModified\":\"2023-08-08T12:33:06+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/carmen-callil-shtylla-feministe-e-shtepise-botuese-virago\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/carmen-callil-shtylla-feministe-e-shtepise-botuese-virago\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/carmen-callil-shtylla-feministe-e-shtepise-botuese-virago\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/Callil.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/Callil.jpg\",\"width\":2048,\"height\":1373},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/carmen-callil-shtylla-feministe-e-shtepise-botuese-virago\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/qika.org\/en\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Carmen Callil, shtylla feministe e sht\u00ebpis\u00eb botuese Virago\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/\",\"name\":\"QIKA\",\"description\":\"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Carmen Callil, shtylla feministe e sht\u00ebpis\u00eb botuese Virago - QIKA","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/carmen-callil-shtylla-feministe-e-shtepise-botuese-virago\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Carmen Callil, shtylla feministe e sht\u00ebpis\u00eb botuese Virago - QIKA","og_description":"Carmen Callil-it nuk i ka munguar asnj\u00ebher\u00eb ambicia. Kur nj\u00eb vajz\u00eb e re aplikoi p\u00ebr pun\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e saj n\u00eb Lond\u00ebr n\u00eb vitet 1970 dhe pyeti Callil pse kishte themeluar Virago Press, nj\u00eb nga kompanit\u00eb e para botuese kushtuar pun\u00ebs s\u00eb shkrimtareve t\u00eb reja dhe t\u00eb l\u00ebna pas dore, ajo u p\u00ebrgjigj se q\u00ebllimi [&hellip;]","og_url":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/carmen-callil-shtylla-feministe-e-shtepise-botuese-virago\/","og_site_name":"QIKA","article_modified_time":"2023-08-08T12:33:06+00:00","og_image":[{"width":2048,"height":1373,"url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/Callil.jpg","type":"image\/jpeg"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/carmen-callil-shtylla-feministe-e-shtepise-botuese-virago\/","url":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/carmen-callil-shtylla-feministe-e-shtepise-botuese-virago\/","name":"Carmen Callil, shtylla feministe e sht\u00ebpis\u00eb botuese Virago - QIKA","isPartOf":{"@id":"https:\/\/qika.org\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/carmen-callil-shtylla-feministe-e-shtepise-botuese-virago\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/carmen-callil-shtylla-feministe-e-shtepise-botuese-virago\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/Callil.jpg","datePublished":"2023-08-08T12:33:04+00:00","dateModified":"2023-08-08T12:33:06+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/carmen-callil-shtylla-feministe-e-shtepise-botuese-virago\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/qika.org\/lexo-post\/carmen-callil-shtylla-feministe-e-shtepise-botuese-virago\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/carmen-callil-shtylla-feministe-e-shtepise-botuese-virago\/#primaryimage","url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/Callil.jpg","contentUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/Callil.jpg","width":2048,"height":1373},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/carmen-callil-shtylla-feministe-e-shtepise-botuese-virago\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/qika.org\/en\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Carmen Callil, shtylla feministe e sht\u00ebpis\u00eb botuese Virago"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/qika.org\/#website","url":"https:\/\/qika.org\/","name":"QIKA","description":"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/lexo-post\/7312","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/lexo-post"}],"about":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/lexo-post"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7313"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7312"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}