{"id":8486,"date":"2024-02-12T22:30:06","date_gmt":"2024-02-12T21:30:06","guid":{"rendered":"https:\/\/qika.org\/?post_type=lexo-post&#038;p=8486"},"modified":"2024-04-02T13:26:10","modified_gmt":"2024-04-02T12:26:10","slug":"aparteidi-gjinor-duhet-te-shpallet-krim","status":"publish","type":"lexo-post","link":"https:\/\/qika.org\/en\/lexo-post\/aparteidi-gjinor-duhet-te-shpallet-krim\/","title":{"rendered":"Aparteidi gjinor duhet t\u00eb shpallet krim"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Zot\u00ebri Antonio Guterres,<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">I nderuar Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Kombeve t\u00eb Bashkuara,<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb nderuar p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shteteve an\u00ebtare t\u00eb OKB-s\u00eb,<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr dekada, grat\u00eb iraniane jan\u00eb p\u00ebrballur me forma t\u00eb ndryshme t\u00eb diskriminimit bazuar n\u00eb gjini dhe seksin biologjik, n\u00ebn hijen e qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs Islamike. Sistematikisht dhe q\u00ebllimsh\u00ebm, Republika Islamike ka avancuar n\u00ebnshtrimin e grave p\u00ebrmes p\u00ebrdorimit t\u00eb t\u00eb gjitha instrumenteve dhe formave t\u00eb pushtetit, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebrmes legjislacionit, duke p\u00ebrjet\u00ebsuar mohimin e t\u00eb drejtave njer\u00ebzore t\u00eb grave.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebto rrethana nuk gjenden vet\u00ebm grat\u00eb, p\u00ebrkundrazi, e gjith\u00eb shoq\u00ebria iraniane bart\u00eb pasoja pik\u00eblluese e t\u00eb pariparueshme t\u00eb diskriminimit t\u00eb p\u00ebrhapur e t\u00eb rr\u00ebnjosur thell\u00eb. N\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri ku gjysma e popullsis\u00eb privohet nga t\u00eb drejtat natyrore, diskutimi p\u00ebr arritjen e demokracis\u00eb, t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, liris\u00eb dhe barazis\u00eb duket i pakuptimt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vendet si Irani dhe Afganistani, t\u00eb dyja qeveri t\u00eb Republikave Islamike, ashtu edhe taleban\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb cinike n\u00ebnshtrimin e grave si nj\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara axhendat e tyre shtyp\u00ebse dhe p\u00ebr t\u00eb ushtruar kontroll e shtypje mbi t\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb. Ata e shfryt\u00ebzojn\u00eb fen\u00eb si mantel p\u00ebr despotiz\u00ebm dhe sundim autoritar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo b\u00ebhet p\u00ebrmes nj\u00eb mizorie t\u00eb pap\u00ebrshkrueshme kund\u00ebr grave dhe bota po e shikon me mosbesim. Diskriminimi gjinor, ekonomik dhe shoq\u00ebror ndaj individ\u00ebve bazuar n\u00eb seksin ose gjinin\u00eb e tyre, i ekzekutuar drejtp\u00ebrdrejt n\u00ebp\u00ebrmjet mjeteve fizike apo ligjore p\u00ebr t\u00eb zhvendosur individ\u00ebt n\u00eb pozita m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta quhet aparteidi gjinor. Kjo form\u00eb e aparteidit jo vet\u00ebm q\u00eb rezulton n\u00eb paaft\u00ebsi shoq\u00ebrore dhe ekonomike, por gjithashtu \u00e7on n\u00eb d\u00ebmtime fizike e vdekjeprur\u00ebse.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Prandaj, ne besojm\u00eb se aparteidi gjinor duhet t\u00eb njihet si nj\u00eb form\u00eb e krimeve kund\u00ebr njer\u00ebzimit, e ngjashme me aparteidin racor. Ne i b\u00ebjm\u00eb thirrje urgjente komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, n\u00ebn udh\u00ebheqjen tuaj, t\u00eb trajtoj\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje seriozisht dhe t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb veprime p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb fund p\u00ebrfundimisht aparteidit gjinor n\u00eb Iran dhe Afganistan. Vuajtjet e grave iraniane dhe mbar\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nuk duhet t\u00eb kalojn\u00eb pa u v\u00ebn\u00eb re por duhet t\u00eb b\u00ebhen p\u00ebrpjekje t\u00eb bashk\u00ebrenduara p\u00ebr t\u00eb garantuar mbizot\u00ebrimin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe barazis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Presim q\u00eb Kombet e Bashkuara t\u00eb shpallin aparteidin me baz\u00eb n\u00eb gjini dhe n\u00eb seksin biologjik si krim kund\u00ebr njer\u00ebzimit n\u00eb dokumentet ligjore nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ne pohojm\u00eb se qeverit\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb Republik\u00ebn Islamike, kan\u00eb kryer krime t\u00eb tilla kund\u00ebr grave bazuar n\u00eb gjinin\u00eb dhe seksin e tyre dhe argumenti yn\u00eb mb\u00ebshtetet nga historiku i politikave kund\u00ebr grave nga qeveria n\u00eb aspekte politike, ekonomike, shoq\u00ebrore, kulturore e arsimore, si dhe ligjet e saj diskriminuese.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">LIGJET E QEVERIS\u00cb:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb p\u00ebrmbledhje e ligjeve kund\u00ebr grave ilustron m\u00eb s\u00eb miri elementet e segregimit dhe n\u00ebnshtrimit t\u00eb grave n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb iraniane.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">1. Marrja e pasaport\u00ebs dhe udh\u00ebtimi jasht\u00eb vendit k\u00ebrkon lejen e kujdestarit ligjor, e cila \u00ebsht\u00eb ekskluzivisht n\u00eb duart e baballar\u00ebve p\u00ebr vajzat dhe bashk\u00ebshort\u00ebve p\u00ebr grat\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ligji diskriminues ndaj grave, si\u00e7 d\u00ebshmon rasti i nj\u00eb prej yjeve iraniane t\u00eb futbollit, ka rezultuar, p\u00ebr shembull, me pamund\u00ebsin\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb largohej nga vendi p\u00ebr shkak se bashk\u00ebshorti i saj kishte vendosur nj\u00eb ndalim udh\u00ebtimi. Ky kufizim ka rezultuar me p\u00ebrjashtimin e saj nga nj\u00eb ngjarje e madhe sportive &#8211; kampionati i femrave t\u00eb Konfederat\u00ebs Aziatike t\u00eb Futbollit n\u00eb futsal, gar\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ajo ishte p\u00ebrgatitur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">2. Grave n\u00eb Iran u mohohet kategorikisht e drejta p\u00ebr t\u00eb studiuar n\u00eb fusha t\u00eb caktuara universitare, si inxhinieria e hap\u00ebsir\u00ebs ajrore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">3. Nj\u00eb d\u00ebshmi apo prov\u00eb e siguruar nga burrat n\u00eb gjykatat iraniane konsiderohet e barabart\u00eb me dy d\u00ebshmi apo prova t\u00eb grave.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">4. Vlera e gjakut (dijahu) dhe trash\u00ebgimia p\u00ebr grat\u00eb jan\u00eb gjysma e asaj t\u00eb burrave.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">5. Hyrja e grave n\u00eb stadiumet sportive \u00ebsht\u00eb e ndaluar p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebr dekada, me disa leht\u00ebsime t\u00eb vogla s\u00eb fundmi, q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb mos jen\u00eb t\u00eb barabarta me t\u00eb drejtat e spektator\u00ebve burra dhe t\u00eb mos zbatohen n\u00eb t\u00eb gjitha qytetet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">6. N\u00eb Iran, burrave u lejohet t\u00eb martohen deri me kat\u00ebr gra nj\u00ebkoh\u00ebsisht. Ky num\u00ebr \u00ebsht\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb i lart\u00eb p\u00ebr lidhjen e martesave t\u00eb p\u00ebrkohshme, t\u00eb njohura si &#8220;Sigheh&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, d\u00ebnimi p\u00ebr nj\u00eb grua t\u00eb martuar q\u00eb lidhet me nj\u00eb burr\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb ekzekutimi. Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebto momente, nd\u00ebrsa po shkruhet ky tekst, nj\u00eb grua e quajtur Mitra n\u00eb Iran po p\u00ebrballet me d\u00ebnimin me vdekje p\u00ebr shkak se i shoqi e ka denoncuar p\u00ebr lidhje jasht\u00ebmartesore. Vlen t\u00eb theksohet se personi me t\u00eb cilin ishte lidhur Mitra \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me kamxhik.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">7. Burrat n\u00eb Iran, me mb\u00ebshtetje ligjore, mund t\u00eb divorcohen leht\u00ebsisht nga grat\u00eb e tyre n\u00ebse p\u00ebrballen me probleme si verb\u00ebria n\u00eb t\u00eb dy syt\u00eb. Megjithat\u00eb, grat\u00eb nuk g\u00ebzojn\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">8. Forma t\u00eb ndryshme t\u00eb dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore n\u00eb Iran, s\u00eb bashku me pamjaftueshm\u00ebrin\u00eb dhe joefikasitetin e sistemit ligjor p\u00ebr t&#8217;i trajtuar ato, i kan\u00eb l\u00ebn\u00eb grat\u00eb n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb pasigurt. Kjo p\u00ebrfshin ngacmimin n\u00eb rrug\u00eb, dhun\u00ebn n\u00eb familje, si dhe dhun\u00ebn me baz\u00eb gjinore n\u00eb vendet e pun\u00ebs dhe universitetet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">9. P\u00ebrdhunimi bashk\u00ebshortor jo vet\u00ebm q\u00eb nuk konsiderohet krim n\u00eb Iran, por burrat iranian\u00eb mund t\u00eb paraqesin ankesa p\u00ebr \u2018mosp\u00ebrmbushje\u2019 kund\u00ebr grave t\u00eb tyre n\u00ebse grat\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb gatshme t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie seksuale. Ligji n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim favorizon burrat dhe i etiketon grat\u00eb si \u2018jo p\u00ebrmbush\u00ebse\u2019.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">10. Shtet\u00ebsia n\u00eb Iran njihet vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet lidhjeve t\u00eb gjakut dhe ligji iranian i jep t\u00eb gjith\u00eb legjitimitetin e k\u00ebsaj lidhjeje gjaku babait si kujdestar ligjor. Pavar\u00ebsisht nj\u00eb ligji t\u00eb miratuar m\u00eb par\u00eb n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb, pamund\u00ebsia ligjore e privon f\u00ebmij\u00ebn q\u00eb rezulton nga martesa e nj\u00eb gruaje iraniane me nj\u00eb burr\u00eb t\u00eb huaj nga posedimi i dokumenteve t\u00eb identitetit, si certifikata e lindjes.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">11. Gjat\u00eb 45 viteve t\u00eb fundit, shkalla e rasteve t\u00eb femicidit, ve\u00e7an\u00ebrisht ato q\u00eb i atribuohen vrasjeve p\u00ebr shkak t\u00eb nderit, \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb Iran. Sipas organizatave t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, q\u00eb nga marsi i vitit 2023 jan\u00eb regjistruar t\u00eb pakt\u00ebn 52 raste t\u00eb femicidit n\u00eb Iran, 20 prej t\u00eb cilave ishin vrasje q\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">kishin si motiv nderin. Nga gjithsej 52 gra, 11 ose 21% ishin n\u00ebn mosh\u00ebn 18 vje\u00e7. Ligji dhe gjyq\u00ebsori n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim kan\u00eb qen\u00eb joefikas dhe kan\u00eb shfaqur sjellje t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">12. Regjistrimi n\u00eb kurse t\u00eb specializuara mjek\u00ebsore dhe asistenc\u00eb dentare p\u00ebr grat\u00eb n\u00eb Iran \u00ebsht\u00eb i mundur vet\u00ebm me p\u00eblqimin e burrave t\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">13. Mosrespektimi i ligjeve fetare t\u00eb hixhabit n\u00eb Iran rezulton me deri n\u00eb rrahje me 74 kamxhik\u00eb p\u00ebr grat\u00eb, dhe k\u00ebto d\u00ebnime do t\u00eb intensifikohen m\u00eb tej me miratimin e Projektligjit t\u00eb D\u00eblir\u00ebsis\u00eb dhe Velit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">14. Leja p\u00ebr martes\u00eb para arritjes s\u00eb mosh\u00ebs ligjore p\u00ebr grat\u00eb n\u00eb Iran nuk \u00ebsht\u00eb penges\u00eb n\u00ebse gjykohet e p\u00ebrshtatshme nga babai ose gjyshi nga ana e babait. Trendi shqet\u00ebsues i martesave t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb Iran \u00ebsht\u00eb evidente n\u00eb statistika. Sipas Qendr\u00ebs Statistikore Iraniane, gjat\u00eb tre tremujor\u00ebve t\u00eb par\u00eb t\u00eb vitit 2022, m\u00eb shum\u00eb se 20,000 raste t\u00eb martesave p\u00ebrfshinin gra n\u00ebn mosh\u00ebn 15 vje\u00e7 dhe kishte 1,085 lindje nga n\u00ebna n\u00ebn 15 vje\u00e7. N\u00eb pranver\u00ebn e vitit 2021, numri i martesave me vajza t\u00eb mosh\u00ebs 10 deri n\u00eb 14 vje\u00e7 sh\u00ebnuan nj\u00eb rritje rreth 32% krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb p\u00ebrpara. K\u00ebto shifra p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb vet\u00ebm statistika zyrtare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">15. Ligji p\u00ebr Rinin\u00eb, me ndalimin e m\u00eb shum\u00eb aborteve t\u00eb vet\u00ebk\u00ebrkuara dhe kriminalizimin e tij, s\u00eb bashku me rritjen e d\u00ebnimeve p\u00ebr mjek\u00ebt, praktikant\u00ebt dhe fasilituesit e abortit, ka sjell\u00eb nj\u00eb rritje t\u00eb abortit t\u00eb n\u00ebndhesh\u00ebm. Kjo situat\u00eb v\u00eb n\u00eb rrezik jet\u00ebn e grave p\u00ebr shkak t\u00eb mjediseve t\u00eb pasigurta t\u00eb abortit dhe frik\u00ebs p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar sh\u00ebrbime spitalore dhe klinike. Kjo po ndodh nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jan\u00eb mbledhur metoda kontraceptive t\u00eb disponueshme m\u00eb par\u00eb, si dhe \u00ebsht\u00eb iniciuar nj\u00eb sistem p\u00ebr regjistrimin e shtatz\u00ebnive dhe monitorimin e grave shtatz\u00ebna n\u00eb spitale.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">16. N\u00ebse nj\u00eb burr\u00eb shkakton vdekjen e nj\u00eb gruaje n\u00eb Iran dhe familja (trash\u00ebgimtar\u00ebt e ligjsh\u00ebm) k\u00ebrkon nd\u00ebshkim sipas parimit t\u00eb qesas, ata duhet t\u00eb paguajn\u00eb gjysm\u00ebn e paras\u00eb s\u00eb gjakut (dijahut) t\u00eb atij burri. Kjo p\u00ebr shkak t\u00eb kuadrit ligjor n\u00eb Iran, ku individ\u00ebt nuk konsiderohen t\u00eb barabart\u00eb dhe vlera e jet\u00ebs s\u00eb nj\u00eb burri konsiderohet e barabart\u00eb me jet\u00ebt e dy grave.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">17. Ligji i gur\u00ebzimit p\u00ebr nj\u00eb grua t\u00eb martuar q\u00eb ka kryer marr\u00ebdh\u00ebnie seksuale me nj\u00eb burr\u00eb tjet\u00ebr, edhe pse aktualisht nuk zbatohet n\u00eb Iran, ende i vendos grat\u00eb n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin e gur\u00ebzimit. Sipas nj\u00eb politike t\u00eb re, gjykatat tani ekzekutojn\u00eb d\u00ebnimin me gur\u00eb si nj\u00eb form\u00eb ekzekutimi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">18. Mosha ligjore e detyrimit fetar n\u00eb Iran p\u00ebr vajzat \u00ebsht\u00eb 9 vje\u00e7 dhe q\u00eb at\u00ebher\u00eb, vajzat e reja q\u00eb jan\u00eb ende f\u00ebmij\u00eb detyrohen t\u00eb kryejn\u00eb detyrime fetare si namazi, agj\u00ebrimi dhe mbajtja e hixhabit. Pavar\u00ebsisht urdhrit fetar q\u00eb mosha ligjore e detyrimit \u00ebsht\u00eb 9 vje\u00e7 p\u00ebr vajzat, hixhabi i detyruesh\u00ebm n\u00eb shkolla, nga Ministria e Arsimit zbatohet nga mosha 6 vje\u00e7are, pra me hyrjen n\u00eb shkollat fillore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">19. Parlamenti iranian aktualisht po shqyrton nj\u00eb propozim legjislativ q\u00eb synon t\u00eb ndaj\u00eb tekstet shkollore p\u00ebr vajzat dhe djemt\u00eb. K\u00ebto tekste synojn\u00eb t\u00eb thellojn\u00eb rolet tradicionale gjinore dhe t\u00eb kufizojn\u00eb grat\u00eb brenda roleve t\u00eb grave dhe n\u00ebnave t\u00eb ardhshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">STRUKTURA E QEVERIS\u00cb:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjat\u00eb 45 viteve t\u00eb fundit, pavar\u00ebsisht se nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm i grave p\u00ebrmbushnin kriteret p\u00ebr kandidatur\u00ebn presidenciale, K\u00ebshilli i Gard\u00ebs ka penguar hyrjen e tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb aren\u00eb p\u00ebrmes interpretimeve t\u00eb ligjeve kund\u00ebr grave. K\u00ebshilli i Gard\u00ebs ka qen\u00eb vazhdimisht nj\u00eb nga entitetet e fuqishme kund\u00ebr grave n\u00eb qeveri, madje duke refuzuar miratimin e projektligjit p\u00ebr t\u00eb aderuar n\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Konvent\u00ebn p\u00ebr Eliminimin e t\u00eb Gjitha Formave t\u00eb Diskriminimit Kund\u00ebr Grave (CEDAW) nga parlamenti i gjasht\u00eb, duke mund\u00ebsuar q\u00eb grat\u00eb iraniane t\u00eb humbasin nj\u00eb mund\u00ebsi. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, K\u00ebshilli i Gard\u00ebs gjithmon\u00eb ka mb\u00ebshtetur dhe miratuar ligjet e sjelljet kund\u00ebr grave.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">SJELLJA E QEVERIS\u00cb:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">1. Sjellja e qeveris\u00eb ndaj grave \u00ebsht\u00eb shembull i qart\u00eb i diskriminimit, q\u00eb p\u00ebrfshin sfer\u00ebn ekonomike, shoq\u00ebrore dhe t\u00eb tjera. Duke vendosur kritere t\u00eb detyrueshme p\u00ebr hixhabin dhe kodin e veshjes, qeveria rrezikon t\u00eb drejtat themelore t\u00eb njeriut dhe t\u00eb drejtat civile t\u00eb grave. Grat\u00eb jan\u00eb t\u00eb privuara nga qasja n\u00eb sh\u00ebrbimet sociale, arsimore dhe sh\u00ebndet\u00ebsore thjesht sepse ato nuk respektojn\u00eb hixhabin e detyruesh\u00ebm. Studentet gra t\u00eb universitetit pengohen t\u00eb vazhdojn\u00eb shkollimin dhe komisionet disiplinore t\u00eb universitetit e gjykatat i shtypin studentet gra n\u00ebn pretendimin e mosrespektimit t\u00eb hixhabit t\u00eb detyruesh\u00ebm. Grat\u00eb p\u00ebrjashtohen nga vendet e pun\u00ebs n\u00eb organizata joqeveritare p\u00ebr shkak t\u00eb mosrespektimit t\u00eb hixhabit t\u00eb detyruesh\u00ebm. Tregtar\u00ebt dhe bizneset, restorantet dhe kafenet\u00eb jan\u00eb n\u00ebn presion dhe kontroll\u00eb t\u00eb vazhduesh\u00ebm nga qeveria p\u00ebr t\u00eb parandaluar hyrjen e individ\u00ebve t\u00eb pambuluar dhe n\u00eb rast t\u00eb mosrespektimit t\u00eb rregullave k\u00ebto objekte vulosen. Nj\u00eb sjellje e till\u00eb \u00e7on n\u00eb margjinalizimin dhe rritjen e izolimit shoq\u00ebror t\u00eb grave. Nd\u00ebrhyrja e qeveris\u00eb n\u00eb jet\u00ebn private dhe publike t\u00eb grave ka arritur deri n\u00eb at\u00eb mas\u00eb saq\u00eb ndalon edhe imazhet e grave n\u00eb gur\u00ebt e varreve t\u00eb tyre n\u00eb varreza, duke k\u00ebrc\u00ebnuar t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb gur\u00ebt e varreve q\u00eb shfaqin imazhe \u2018t\u00eb pahijshme\u2019.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">2. Kjo sjellje diskriminuese \u00ebsht\u00eb edhe fizikisht abuzive. Dhuna fizike, e cila \u00e7on n\u00eb d\u00ebmtime t\u00eb r\u00ebnda fizike, seksuale, psikologjike, madje edhe vdekje, p\u00ebrdoret sistematikisht ndaj grave. K\u00ebtu p\u00ebrfshihen d\u00ebnimet mizore dhe \u00e7njer\u00ebzore si rrahje me 74 kamxhik\u00eb p\u00ebr mosmbajtjen e hixhabit, si\u00e7 jan\u00eb zbatuar s\u00eb fundmi. Nga ana tjet\u00ebr, sulmet seksuale, ngacmimet dhe abuzimet e grave t\u00eb paraburgosura, rrahjet e r\u00ebnda dhe dhuna ndaj grave q\u00eb p\u00ebrfundon me fatalitet n\u00eb qendrat e paraburgimit, mbyllja e grave protestuese n\u00eb spitalet psikiatrike, dh\u00ebnia i barnave psikotrope n\u00eb qelit\u00eb e vetmuara dhe spitalet jan\u00eb nd\u00ebr metodat sistematike t\u00eb tortur\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb kund\u00ebr grave.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">3. Sjellja e qeveris\u00eb lidhur me institucionalizimin e shtypjes dhe diskriminimit ndaj grave zbatohet sistematikisht dhe ligj\u00ebrisht. Prej 45 vitesh, ligjet kund\u00ebr grave jan\u00eb miratuar si projektligje n\u00eb parlament, t\u00eb miratuara nga K\u00ebshilli i Gard\u00ebs dhe t\u00eb vendosura n\u00eb axhend\u00ebn e sistemit gjyq\u00ebsor dhe ekzekutiv. Jan\u00eb pun\u00ebsuar organizata dhe institucione t\u00eb ndryshme qeveritare, me buxhete t\u00eb tepruara, si dhe shfryt\u00ebzohen organizata arsimore e propagandistike nga niveli fillor deri n\u00eb at\u00eb universitar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, \u00e7do k\u00ebrkes\u00eb, protest\u00eb apo rezistenc\u00eb kund\u00ebr k\u00ebtyre ligjeve dhe praktikave diskriminuese, qoft\u00eb edhe n\u00eb form\u00ebn e mosbindjes qytetare n\u00eb sfer\u00ebn shoq\u00ebrore, rezulton n\u00eb dhun\u00eb, burgosje dhe vdekje, duke shtuar nj\u00eb shtres\u00eb shtes\u00eb presioni shtyp\u00ebs ndaj shoq\u00ebris\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr grat\u00eb iraniane.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sistemi i Republik\u00ebs Islamike synon t\u00eb bllokoj\u00eb l\u00ebvizjen qytetaro-politike duke shtypur organizatat civile t\u00eb grave, ne kemi qen\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb mbylljes s\u00eb qindra zyrave civile dhe shtypjes s\u00eb mij\u00ebra grave aktiviste n\u00eb dekadat e fundit. Shum\u00eb aktivist\u00eb jan\u00eb larguar nga vendi dhe t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb ose n\u00eb burgje ose n\u00ebn shtypje, kontroll apo p\u00ebrndjekje.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, organet qeveritare n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb uniforme dhe sistematike p\u00ebrdorin forc\u00ebn, dhun\u00ebn dhe helmojn\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn politiko-shoq\u00ebrore, duke shtypur protest\u00ebn dhe l\u00ebvizjet shoq\u00ebrore. Vet\u00ebm<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">si shembull, sipas statistikave zyrtare t\u00eb l\u00ebshuara nga Gjyq\u00ebsori dhe Forca e Policis\u00eb, n\u00eb vitin 2023 jan\u00eb ngritur mbi dy mij\u00eb \u00e7\u00ebshtje ligjore q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb vet\u00ebm me identifikimin e grave t\u00eb pambuluara, 825 prej t\u00eb cilave kan\u00eb rezultuar me d\u00ebnime. Bot\u00ebs iu d\u00ebshmua intensifikimi i goditjeve t\u00eb dhunshme qeveritare ndaj grave p\u00ebrmes vrasjes tragjike t\u00eb Mahsa Jina Amini, 15 muaj m\u00eb par\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb aparteidit gjinor.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vlen poashtu t\u00eb p\u00ebrmendet se legjislacioni p\u00ebr hixhabin dhe modestin\u00eb, i cili aktualisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb shqyrtim n\u00eb Kuvendin Konsultativ Islamik. Ky ligj \u00ebsht\u00eb hartuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite p\u00ebr t\u00eb cenuar t\u00eb drejtat e grave, p\u00ebr t\u00eb ulur vler\u00ebsimin e grave, p\u00ebr t\u00eb thelluar dhe zgjeruar diskriminimin dhe shtypjen ndaj grave dhe p\u00ebr t\u00eb zgjeruar d\u00ebnimet \u00e7njer\u00ebzore ndaj grave.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">4. Zbatimi i k\u00ebtyre metodave synon zhvendosjen e grave drejt nj\u00eb statusi m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt. Privimi dhe d\u00ebnimet e vendosura ndaj grave p\u00ebrfshijn\u00eb nj\u00eb gam\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb t\u00eb drejtave themelore shoq\u00ebrore, ekonomike dhe themelore, duke ndikuar ndjesh\u00ebm n\u00eb statusin e tyre ekonomik dhe socio-politik. Hixhabi i detyruesh\u00ebm ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb kontrolloj\u00eb dhe n\u00ebnshtroj\u00eb grat\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha sferat shoq\u00ebrore, madje edhe n\u00eb sfer\u00ebn private dhe brenda familjeve, me efekte shkat\u00ebrruese mbi grat\u00eb, familjet dhe shoq\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">I nderuar Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Kombeve t\u00eb Bashkuara,<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb nderuar p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shteteve an\u00ebtare t\u00eb OKB-s\u00eb,<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rekordi 45 vje\u00e7ar i shtypjes s\u00eb regjimit t\u00eb Republik\u00ebs Islamike si nj\u00eb qeveri fetare dhe autoritare, e bazuar n\u00eb seksin biologjik dhe aparteidin gjinor, mund t\u00eb v\u00ebrehet mir\u00eb n\u00eb aspekte t\u00eb ndryshme ligjore, strukturave qeveritare dhe sjelljeve q\u00eb tregojn\u00eb qart\u00eb elementet e segregimit dhe n\u00ebnshtrimit t\u00eb grave.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, presim q\u00eb Kombet e Bashkuara, duke njohur diskriminimet sistematike t\u00eb pranishme n\u00eb ligje, politika dhe sjellje t\u00eb qeverive si Irani dhe Afganistani ndaj grave, t\u00eb nd\u00ebrmarrin veprime p\u00ebrfundimtare dhe t\u00eb menj\u00ebhershme p\u00ebr t&#8217;i adresuar ato.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00cbsht\u00eb qen\u00ebsore q\u00eb Kombet e Bashkuara t&#8217;i japin fund aparteidit sistematik gjinor e seksual, i cili rezulton n\u00eb shtet\u00ebsi t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb p\u00ebr grat\u00eb n\u00eb vende si Irani dhe Afganistani, duke i kriminalizuar k\u00ebto praktika.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">D\u00ebshtimi dhe neglizhenca n\u00eb kriminalizimin e k\u00ebtyre veprimeve i mban autor\u00ebt t\u00eb pand\u00ebshkuar, nd\u00ebrsa viktimat pa asnj\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblim. Kjo n\u00ebnkupton mund\u00ebsin\u00eb e vazhdimit t\u00eb shtypjes dhe diskriminimit kund\u00ebr dhjet\u00ebra miliona grave iraniane dhe afgane dhe jo vet\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb nderuar p\u00ebrfaq\u00ebsues,<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shtypja e institucionalizuar, tirania dhe diskriminimi ndaj grave n\u00eb Iran dhe Afganistan jan\u00eb t\u00eb dukshme dhe flagrante. Ne, n\u00eb solidaritet me grat\u00eb dhe burrat e tjer\u00eb liridash\u00ebs n\u00eb Iran, Afganistan dhe n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, k\u00ebrkojm\u00eb kriminalizimin e aparteidit gjinor dhe seksual. Kjo \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr t&#8217;i mbajtur p\u00ebrgjegj\u00ebs qeverit\u00eb kriminale, duke p\u00ebrfshir\u00eb regjimin e Republikave Islamike dhe taliban\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ne kemi nevoj\u00eb urgjente p\u00ebr nd\u00ebrmarrjen e veprimeve q\u00eb ndalojn\u00eb k\u00ebt\u00eb shtypje \u00e7njer\u00ebzore. Kriminalizimi i aparteidit gjinor dhe seksual, ofrimi i nj\u00eb p\u00ebrkufizimi m\u00eb t\u00eb sakt\u00eb ligjor n\u00eb ligjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, nxjerrja e deklaratave q\u00eb d\u00ebnojn\u00eb sistemet e aparteidit gjinor n\u00eb Iran dhe Afganistan, duke pasqyruar p\u00ebrvojat dhe narrativat e grave q\u00eb i n\u00ebnshtrohen gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb k\u00ebsaj tiranie shkat\u00ebrruese, duke mb\u00ebshtetur institucionet civile t\u00eb grave n\u00eb iranian dhe shoq\u00ebrit\u00eb afgane dhe mb\u00ebshtetja dhe mbrojtja e mbrojt\u00ebsve t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb grave t\u00eb shtypura nga regjimet, jan\u00eb nd\u00ebr masat e nevojshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mjafton t\u00eb ndryshohet drafti i p\u00ebrkufizimit t\u00eb krimeve kund\u00ebr njer\u00ebzimit n\u00eb Kombet e Bashkuara p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb aparteidin gjinor dhe at\u00eb seksual. Nuk \u00ebsht\u00eb rrug\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb e as e paarritshme. Grat\u00eb n\u00eb Iran dhe Afganistan jan\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb v\u00ebmendjes dhe veprimit t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e pashmangshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ka ardhur koha p\u00ebr kriminalizimin e aparteidit seksual dhe gjinor. \u00cbsht\u00eb koha p\u00ebr t&#8217;u ngritur dhe p\u00ebr t\u00eb rezistuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Narges Mohammadi (Burgu Evin \u2013 Teheran)<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>E p\u00ebrktheu: Blenda Asllani<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shkrimin original mund t\u2019a gjeni n\u00eb:  <a href=\"https:\/\/www.nobelpeacecenter.org\/en\/news\/gender-apartheid-must-be-declared-a-crime fbclid=PAAaYZqGcxj0dEhL8Xn4xC8Pts89vsbjI9FrVneedBTKATYWCOcz6jbmvdf1Y_aem_AXFDi0rVmxvbA5fu9NiakBKWn8wKYvydSCwU6O_ZFjC9vgGK7TYBFXwJO1OYGuTieFc\">https:\/\/www.nobelpeacecenter.org\/en\/news\/gender-apartheid-must-be-declared-a-crime fbclid=PAAaYZqGcxj0dEhL8Xn4xC8Pts89vsbjI9FrVneedBTKATYWCOcz6jbmvdf1Y_aem_AXFDi0rVmxvbA5fu9NiakBKWn8wKYvydSCwU6O_ZFjC9vgGK7TYBFXwJO1OYGuTieFc<\/a><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n","protected":false},"featured_media":8487,"template":"","class_list":["post-8486","lexo-post","type-lexo-post","status-publish","has-post-thumbnail","hentry"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v23.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Aparteidi gjinor duhet t\u00eb shpallet krim - QIKA<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/aparteidi-gjinor-duhet-te-shpallet-krim\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Aparteidi gjinor duhet t\u00eb shpallet krim - QIKA\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Zot\u00ebri Antonio Guterres, I nderuar Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Kombeve t\u00eb Bashkuara, T\u00eb nderuar p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shteteve an\u00ebtare t\u00eb OKB-s\u00eb, P\u00ebr dekada, grat\u00eb iraniane jan\u00eb p\u00ebrballur me forma t\u00eb ndryshme t\u00eb diskriminimit bazuar n\u00eb gjini dhe seksin biologjik, n\u00ebn hijen e qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs Islamike. Sistematikisht dhe q\u00ebllimsh\u00ebm, Republika Islamike ka avancuar n\u00ebnshtrimin e grave [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/aparteidi-gjinor-duhet-te-shpallet-krim\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"QIKA\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2024-04-02T12:26:10+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/remote.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"920\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"518\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/aparteidi-gjinor-duhet-te-shpallet-krim\/\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/aparteidi-gjinor-duhet-te-shpallet-krim\/\",\"name\":\"Aparteidi gjinor duhet t\u00eb shpallet krim - QIKA\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/aparteidi-gjinor-duhet-te-shpallet-krim\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/aparteidi-gjinor-duhet-te-shpallet-krim\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/remote.jpg\",\"datePublished\":\"2024-02-12T21:30:06+00:00\",\"dateModified\":\"2024-04-02T12:26:10+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/aparteidi-gjinor-duhet-te-shpallet-krim\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/aparteidi-gjinor-duhet-te-shpallet-krim\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/aparteidi-gjinor-duhet-te-shpallet-krim\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/remote.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/remote.jpg\",\"width\":920,\"height\":518},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/aparteidi-gjinor-duhet-te-shpallet-krim\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/qika.org\/en\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Aparteidi gjinor duhet t\u00eb shpallet krim\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/\",\"name\":\"QIKA\",\"description\":\"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Aparteidi gjinor duhet t\u00eb shpallet krim - QIKA","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/aparteidi-gjinor-duhet-te-shpallet-krim\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Aparteidi gjinor duhet t\u00eb shpallet krim - QIKA","og_description":"Zot\u00ebri Antonio Guterres, I nderuar Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Kombeve t\u00eb Bashkuara, T\u00eb nderuar p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shteteve an\u00ebtare t\u00eb OKB-s\u00eb, P\u00ebr dekada, grat\u00eb iraniane jan\u00eb p\u00ebrballur me forma t\u00eb ndryshme t\u00eb diskriminimit bazuar n\u00eb gjini dhe seksin biologjik, n\u00ebn hijen e qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs Islamike. Sistematikisht dhe q\u00ebllimsh\u00ebm, Republika Islamike ka avancuar n\u00ebnshtrimin e grave [&hellip;]","og_url":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/aparteidi-gjinor-duhet-te-shpallet-krim\/","og_site_name":"QIKA","article_modified_time":"2024-04-02T12:26:10+00:00","og_image":[{"width":920,"height":518,"url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/remote.jpg","type":"image\/jpeg"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/aparteidi-gjinor-duhet-te-shpallet-krim\/","url":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/aparteidi-gjinor-duhet-te-shpallet-krim\/","name":"Aparteidi gjinor duhet t\u00eb shpallet krim - QIKA","isPartOf":{"@id":"https:\/\/qika.org\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/aparteidi-gjinor-duhet-te-shpallet-krim\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/aparteidi-gjinor-duhet-te-shpallet-krim\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/remote.jpg","datePublished":"2024-02-12T21:30:06+00:00","dateModified":"2024-04-02T12:26:10+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/aparteidi-gjinor-duhet-te-shpallet-krim\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/qika.org\/lexo-post\/aparteidi-gjinor-duhet-te-shpallet-krim\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/aparteidi-gjinor-duhet-te-shpallet-krim\/#primaryimage","url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/remote.jpg","contentUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/remote.jpg","width":920,"height":518},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/qika.org\/lexo-post\/aparteidi-gjinor-duhet-te-shpallet-krim\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/qika.org\/en\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Aparteidi gjinor duhet t\u00eb shpallet krim"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/qika.org\/#website","url":"https:\/\/qika.org\/","name":"QIKA","description":"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/lexo-post\/8486","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/lexo-post"}],"about":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/lexo-post"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8487"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8486"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}