{"id":1128,"date":"2021-03-23T09:29:34","date_gmt":"2021-03-23T08:29:34","guid":{"rendered":"https:\/\/qika.org\/?post_type=perspective-post&#038;p=1128"},"modified":"2021-04-13T10:12:27","modified_gmt":"2021-04-13T09:12:27","slug":"thuaje-emrin-e-saj","status":"publish","type":"perspective-post","link":"https:\/\/qika.org\/en\/perspective-post\/thuaje-emrin-e-saj\/","title":{"rendered":"Thuaje emrin e saj"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vrasja e grave \u00ebsht\u00eb e q\u00ebllimshme \u2014 \u00ebsht\u00eb femicid.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><br>Valbona Marku, Klara Marku, Donjeta Pajazitaj, Antigona Morina, Zejnepe Berisha, Dafina Zhubi, Diana Kastrati.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur i d\u00ebgjojm\u00eb emrat e tyre, shum\u00eb prej nesh kaplohemi nga zem\u00ebrimi, dhimbja dhe pyetjet e pap\u00ebrgjigjura.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Valbona Marku, Klara Marku, Donjeta Pajazitaj, Antigona Morina, Zejnepe Berisha, Diana Kastrati.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur d\u00ebgjuam p\u00ebr vdekjet e tyre, shum\u00eb prej neve instinktivisht e me t\u00eb drejt\u00eb na e mori mendja q\u00eb ato u vran\u00eb prej partner\u00ebve, burrave a baballar\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E kemi p\u00ebrbrend\u00ebsuar dhe e presim. Grat\u00eb abuzohen nga burrat dhe grat\u00eb vriten nga burrat.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sebahate Morina.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">I nj\u00ebjti mendim erdhi kur m\u00eb 14 mars u raportua lajmi p\u00ebr vdekjen e 42-vje\u00e7ares Sebahate Morina. Ajo u gjet e vdekur, bashk\u00eb me ish-bashk\u00ebshortin e saj, rast ky q\u00eb po hetohet si vrasje e Sebahates dhe vet\u00ebvrasje nga ish-bashk\u00ebshorti i saj, L.S.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me dhimbje e zem\u00ebrat\u00eb, m\u00eb 18 mars, nj\u00eb grup qytetaresh organizuan aksione n\u00eb Prishtin\u00eb dhe mbajt\u00ebn shkronja q\u00eb formonin fjal\u00ebt \u201cAsnj\u00eb ma shum\u00eb\u201d. Aksioni p\u00ebrfshiu q\u00ebndrimin p\u00ebrpara Policis\u00eb, Prokuroris\u00eb dhe Qeveris\u00eb, objekte k\u00ebto q\u00eb strehojn\u00eb tri institucionet kryesore p\u00ebrgjegj\u00ebse q\u00eb d\u00ebshtuan t\u2019ia shp\u00ebtojn\u00eb jet\u00ebn Sebahates. Fotografit\u00eb e aksionit u p\u00ebrcoll\u00ebn nga nj\u00eb thirrje p\u00ebr t\u2019u bashkuar e p\u00ebr ta kujtuar Sebahaten n\u00eb nj\u00eb manifestim t\u00eb heshtur, po at\u00eb mbr\u00ebmje.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhjet\u00ebra njer\u00ebz u mblodh\u00ebn n\u00eb heshtje, duke sjell\u00eb lule e duke ndezur qirinj n\u00eb kujtim t\u00eb Sebahates e p\u00ebr t\u00eb shprehur ngush\u00ebllimet e tyre p\u00ebr familjen. Aty d\u00ebgjuam nj\u00ebr\u00ebn nga familjaret e saj, teksa e p\u00ebrshkuar nga emocionet tha: \u201cQoft\u00eb ajo [Sebahatja] gruaja e fundit q\u00eb vritet.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Derisa qytetar\u00ebt po pastronin pas shp\u00ebrndarjes s\u00eb turm\u00ebs, mblodh\u00ebn edhe shkronjat e togfjal\u00ebshit \u201cAsnj\u00eb ma shum\u00eb\u201d, sikur n\u00eb heshtje e dinin q\u00eb me gjas\u00eb, Sebahate Morina nuk do t\u00eb jet\u00eb e fundit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Sebahate Morina<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sebahate Morina u vra n\u00eb m\u00ebngjesin e nj\u00eb t\u00eb diele. T\u00eb dielat zakonisht konsiderohen si dit\u00eb t\u00eb lehta. Por, nuk ka dit\u00eb t\u00eb leht\u00eb p\u00ebr grat\u00eb e ngujuara n\u00ebp\u00ebr shoq\u00ebri ku dhuna kund\u00ebr tyre \u00ebsht\u00eb norm\u00eb.&nbsp;Kur kjo dhun\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe e institucionalizuar, askush nuk duhet t\u00eb ndihet leht\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo e diel ishte hera e fundit q\u00eb Sebahatja p\u00ebrjetoi \u00e7far\u00ebdo dhune, por nuk ishte e para. Mbi t\u00eb gjitha, atyre q\u00eb duhej ta dinin \u2014 Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Prokuroris\u00eb s\u00eb Shtetit \u2014 u ishte treguar z\u00ebsh\u00ebm dhe qart\u00eb q\u00eb Sebahatja po abuzohej.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vdekja nuk duhet t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb pik\u00ebn p\u00ebrfundimtare t\u00eb abuzimit. Nd\u00ebrprerja e abuzimit, pra vazhdimi i jet\u00ebs, duhet t\u00eb jet\u00eb \u00e7far\u00eb presim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb dit\u00eb mosveprim<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Policia e Kosov\u00ebs dhe Prokuroria Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb i pat\u00ebn 11 dit\u00eb p\u00ebr t\u2019ia shp\u00ebtuar jet\u00ebn Sebahates.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb<a href=\"https:\/\/prokuroria-rks.org\/psh\/lajm\/6541\">&nbsp;komunikat\u00ebn p\u00ebr media<\/a>&nbsp;t\u00eb 16 marsit t\u00eb Prokuroris\u00eb Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb u tha: \u201c[\u2026]m\u00eb 03.03.2021, ka iniciuar rastin \u2018dhun\u00eb n\u00eb familje\u2019, kund\u00ebr t\u00eb dyshuarit (tani i ndjeri) L.S.\u201d, pas raportimit t\u00eb s\u00eb bij\u00ebs s\u00eb Sebahates n\u00eb polici se n\u00ebna e saj po abuzohej.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Prokuroria Themelore shtoi se pas intervistimit t\u00eb Sebahates, e nj\u00ebjta kishte refuzuar ndihm\u00ebn mjek\u00ebsore, se ajo kishte pasur nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje me ish-bashk\u00ebshortin e saj, i cili e kishte sulmuar fizikisht, se kjo ishte di\u00e7ka momentale dhe se Sebahatja kishte th\u00ebn\u00eb q\u00eb nuk d\u00ebshironte ta ndiqte tutje rastin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr \u201ct\u00eb sqaruar ende k\u00ebto rrethana\u201d, Prokuroria Themelore thot\u00eb se e kishte intervistuar ish-bashk\u00ebshortin e Sebahates, i cili kishte mohuar ta ket\u00eb abuzuar Sebahaten. Komunikata shton se Sebahatja ishte ftuar p\u00ebr nj\u00eb intervist\u00eb shtes\u00eb m\u00eb 4 mars dhe se e nj\u00ebjta \u201cp\u00ebrs\u00ebri\u201d nuk ishte paraqitur p\u00ebr intervistim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">A ishte mohimi i abuzimit nga L.S. m\u00eb i besuesh\u00ebm se sa raportimi i abuzimit nga Sebahatja? A u desh q\u00eb Sebahatja t\u00eb nd\u00ebrtonte nj\u00eb rast m\u00eb t\u00eb mir\u00eb? T\u00eb zgjidhte fjal\u00eb m\u00eb t\u00eb mira? \u00c7ka d\u00ebshiron Prokuroria Themelore t\u00eb thot\u00eb me fjal\u00ebn \u201cp\u00ebrs\u00ebri\u201d, kur e nj\u00ebjta konfirmon t\u00eb ket\u00eb intervistuar Sebahaten nj\u00eb her\u00eb? Sa her\u00eb duhej t\u00eb paraqitej Sebahatja n\u00eb polici, q\u00eb policia t\u00eb bindej p\u00ebr ta ndaluar abuzimin e saj? P\u00ebrse paraqitet mungesa e Sebahates si veprim i p\u00ebrs\u00ebritur, kur veprimi i vet\u00ebm i p\u00ebrs\u00ebritur ishte dhuna kund\u00ebr saj?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Q\u00eb t\u00eb dyja, edhe policia dhe Prokuroria Themelore kishin d\u00ebshmi q\u00eb raportimi i fundit p\u00ebr abuzimin nga L.S. nuk ishte ndodhi e izoluar.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb&nbsp;<a href=\"https:\/\/kli-ks.org\/shteti-me-mos-veprim-privon-nga-jeta-sebahate-sopin\/?fbclid=IwAR02R732EyaOlD2bNQCCXOWv6CqEdACiJ_ybDs_4JH1ex3q04xQ5VS6RYSQ\">raport<\/a>&nbsp;i publikuar nga Instituti i Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi (IKD) dhe Rrjeti i Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (RrGK) m\u00eb 17 mars thot\u00eb q\u00eb L.S. ishte d\u00ebrguar n\u00eb mbajtje n\u00eb vitin 2019 p\u00ebr abuzim ndaj Sebahates. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, i nj\u00ebjti raport tregon q\u00eb Sebahatja kishe pasur urdh\u00ebr mbrojtjeje ndaj ish-bashk\u00ebshortit t\u00eb saj deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2020.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb 3 mars, ishte detyr\u00eb e Policis\u00eb dhe e Prokuroris\u00eb Themelore ta dinin se L.S. mund t\u00eb ishte duke planifikuar ta vazhdonte m\u00eb tej dhun\u00ebn kund\u00ebr Sebahates.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Q\u00eb t\u00eb dyja, Policia dhe Prokuroria Themelore ve\u00e7 e kishin t\u00eb regjistruar dhun\u00ebn e L.S. kund\u00ebr Sebahates. \u00c7ka po prisnin m\u00eb shum\u00eb nga Sebahatja?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ishte detyr\u00eb e Policis\u00eb dhe Prokuroris\u00eb Themelore t\u2019i b\u00ebnin llogarit\u00eb \u2014 kur Sebahatja ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb kishte pasur nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje me ish-bashk\u00ebshortin e saj, ajo poashtu ka p\u00ebrmendur q\u00eb ai e kishte sulmuar fizikisht.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fakti q\u00eb Prokuroria Themelore e la k\u00ebt\u00eb pun\u00eb te \u201cmosmarr\u00ebveshja\u201d lexohet sikur ata zgjodh\u00ebn t\u2019i mbyllin syt\u00eb p\u00ebrpara pjes\u00ebs s\u00eb abuzimit. Dallimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb kur kemi mosmarr\u00ebveshje, kemi agjenci. Kur abuzohemi, ajo agjenci na merret.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas raportit t\u00eb IKD-s\u00eb dhe RrGK-s\u00eb, Prokuroria Themelore nuk nd\u00ebrmori as edhe nj\u00eb veprim t\u00eb vet\u00ebm gjat\u00eb 11 dit\u00ebve midis 4 marsit dhe 14 marsit, dit\u00ebs s\u00eb vdekjes s\u00eb Sebahates. Detyra p\u00ebr ta ndjekur rastin ishte e tyre, jo e Sebahates.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb grua q\u00eb abuzohet vazhdimisht nuk mund t\u2019i luftoj\u00eb t\u00eb gjitha betejat. Sebahatja edhe ashtu tashm\u00eb kishte luftuar tep\u00ebr. Ishte radha e polic\u00ebve dhe prokuror\u00ebve ta b\u00ebnin pjes\u00ebn q\u00eb u takonte n\u00eb ndjekjen e rastit.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fakti q\u00eb Sebahatja nuk u paraqit p\u00ebr nj\u00eb intervist\u00eb shtes\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb ishte alarm p\u00ebr policin\u00eb dhe prokurorin\u00eb. A menduan ata, qoft\u00eb ve\u00e7 nj\u00eb her\u00eb, n\u00eb ishte gjall\u00eb apo jo Sebahatja? A u brengos\u00ebn se mungesa e Sebahates n\u00eb intervist\u00ebn shtes\u00eb mund t\u00eb n\u00ebnkuptonte q\u00eb ajo po abuzohej n\u00eb at\u00eb \u00e7ast, apo se mbase n\u00eb at\u00eb moment ajo ishte n\u00eb rrezik t\u00eb atyp\u00ebratysh\u00ebm?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sebahatja e b\u00ebri pjes\u00ebn e saj. Si viktim\u00eb e dhun\u00ebs s\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, ajo ve\u00e7 e kishte shpjeguar veten tep\u00ebr shum\u00eb her\u00eb. N\u00ebse policia dhe prokuroria nuk arrit\u00ebn t\u2019i bashkonin pikat \u2014 duke i pasur t\u00eb gjitha faktet n\u00eb tavolin\u00eb \u2014 at\u00ebher\u00eb kush mungoi nj\u00ebmend? Sebahatja apo Policia?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Duke v\u00ebn\u00eb theksin te ajo se si Sebahatja \u201cnuk d\u00ebshiron q\u00eb m\u00eb tutje t\u00eb vazhdoj\u00eb me rastin\u201d dhe n\u00eb at\u00eb q\u00eb \u201ce nj\u00ebjta p\u00ebrs\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb Stacion policor\u201d p\u00ebr intervist\u00eb shtes\u00eb, praktikisht, prokuroria po thot\u00eb \u201ce ka lyp\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo loj\u00eb fajesh duhet t\u00eb mbaroj\u00eb, sepse ne nuk jemi duke luajtur. \u00cbsht\u00eb urgjente q\u00eb mos ta b\u00ebjm\u00eb dhun\u00ebn kund\u00ebr grave m\u00eb pak t\u00eb fajsueshme duke i mveshur justifikime.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vdekja e Sebahates ishte e parandalueshme, si\u00e7 jan\u00eb vrasjet e shum\u00eb grave t\u00eb tjera n\u00eb Kosov\u00eb dhe p\u00ebrtej.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Femicidi n\u00eb Kosov\u00eb dhe p\u00ebrtej<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">2020-t\u00ebn mund ta mbajm\u00eb mend si vitin kur jeta ndaloi p\u00ebr pak, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb krahasim me m\u00ebnyr\u00ebn se si jetonim m\u00eb par\u00eb. Por, p\u00ebr shum\u00eb gra n\u00eb Kosov\u00eb, viti 2020 ishte viti kur jeta mori teposht\u00ebzen edhe m\u00eb shum\u00eb. T\u00eb ngujuara n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi me abuzuesit e tyre, izolimi n\u00ebnkuptoi q\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb gra u b\u00ebn\u00eb viktima t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, numri i rasteve t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje u rrit p\u00ebr 105 vitin e kaluar, nga 1,915 n\u00eb 2,020 n\u00eb vitin 2020.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><a href=\"https:\/\/kosovotwopointzero.com\/en\/the-eternal-victims-of-domestic-violence\/\">T\u00eb dh\u00ebnat<\/a>&nbsp;tregojn\u00eb q\u00eb shumica prej viktimave jan\u00eb gra dhe shumica e dorasve jan\u00eb bashk\u00ebshort\u00ebt ose partner\u00ebt e tyre. Vet\u00ebm n\u00eb 2020, u<a href=\"https:\/\/prishtinainsight.com\/no-more-kosovars-hold-vigils-for-latest-femicide-victim\/?fbclid=IwAR1q-XO0LtUP-EpNnA4jaHfiHFMEPjiG9FPWwPt5enDvsl4mj8AIKnFoquA\">&nbsp;raportua<\/a>&nbsp;zyrtarisht se gjasht\u00eb gra u vran\u00eb nga partner\u00ebt e tyre \u2014 k\u00ebto jan\u00eb gjasht\u00eb q\u00eb i dim\u00eb zyrtarisht.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u2019i th\u00ebrrasim n\u00eb em\u00ebr vdekjet e k\u00ebtyre grave. Grat\u00eb po vriten sepse jan\u00eb gra dhe ky \u00ebsht\u00eb femicid.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Anemban\u00eb bot\u00ebs, mbledhja e t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebr femicid mbetet sfid\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrpjekjeve t\u00eb kufizuara institucionale p\u00ebr ta p\u00ebrmir\u00ebsuar procesin. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb<a href=\"https:\/\/apps.who.int\/iris\/bitstream\/handle\/10665\/77421\/WHO_RHR_12.38_eng.pdf%3Bjsessionid=656A9F04B610582C4970ADCC6DF3FB39?sequence=1\">&nbsp;Organizat\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb<\/a>, \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht sfiduese sepse n\u00eb shumic\u00ebn e vendeve, \u201csistemet e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb policis\u00eb dhe t\u00eb atyre mjek\u00ebsore q\u00eb dokumentojn\u00eb rastet e homicidit nuk kan\u00eb informacionin e nevojsh\u00ebm ose nuk raportojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien viktim\u00eb-doras apo motivet e vrasjes, l\u00ebre m\u00eb motivacionet p\u00ebr vrasje q\u00eb lidhen me gjinin\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, mbledhja e t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebr vdekjet e grave nuk \u00ebsht\u00eb prioritet i lart\u00eb politik, shoq\u00ebror a sh\u00ebndet\u00ebsor. Mbase p\u00ebr shkak se ato kryesisht shkaktohen prej burrave dhe m\u00eb s\u00eb shpeshti prej partner\u00ebve; apo mbase p\u00ebr shkak se sistemet e pushtetit nuk duan t\u00eb ekspozojn\u00eb shtypjen dhe rreziqet q\u00eb rrjedhin prej strukturave patriarkale.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb protest\u00eb p\u00ebr t\u00eb sfiduar pik\u00ebrisht struktura t\u00eb tilla u mbajt m\u00eb 8 mars, n\u00eb Dit\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Grave. Aktivistet dhe aktivist\u00ebt k\u00ebrkuan p\u00ebrfundim t\u00eb dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore dhe femicidit n\u00eb Kosov\u00eb, me thirrjen \u201cMarshojm\u00eb s\u2019festojm\u00eb, kund\u00ebr patriarkatit q\u00eb vret\u201d. Qindra protestues thirr\u00ebn emrat e grave q\u00eb u vran\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb viteve, me shpres\u00ebn q\u00eb ato do t\u00eb kujtohen dhe q\u00eb shoq\u00ebria n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi do t\u2019i d\u00ebgjoj\u00eb ata emra dhe t\u00eb b\u00ebj\u00eb pjes\u00ebn e saj n\u00eb parandalimin e vrasjeve sistemike dhe sistematike t\u00eb grave.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe pse ekziston nj\u00eb prirje q\u00eb bota dhe \u00e7\u00ebshtjet njer\u00ebzore t\u00eb ndahen n\u00ebp\u00ebr linja ekonomike apo dallime politike, betejat e grave n\u00eb Kosov\u00eb dhe tjet\u00ebrkund, tani m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, kan\u00eb d\u00ebshmuar q\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebrtej k\u00ebtyre kufijve ndar\u00ebs t\u00eb ngritur nga njer\u00ebzit. Mjerisht, grat\u00eb n\u00ebp\u00ebr t\u00eb gjitha sferat e jet\u00ebs p\u00ebrjetojn\u00eb frik\u00eb, luft\u00eb e dhimbje t\u00eb p\u00ebrditshme, t\u00eb cilat jan\u00eb alarmuesh\u00ebm t\u00eb ngjashme kudo. K\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmojn\u00eb protestat q\u00eb po thirren n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar v\u00ebmendje publike, njohje e fund t\u00eb femicidit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">S\u00eb fundi, manifestime p\u00ebrkujtimore u organizuan n\u00ebp\u00ebr qytete t\u00eb<a href=\"https:\/\/www.bbc.com\/news\/uk-england-london-56371163\">&nbsp;Britanis\u00eb s\u00eb Madhe pasi trupi i Sarah Everads&nbsp;u gjet n\u00eb<\/a>&nbsp;zon\u00ebn malore Kent \u2014 ajo u pa e gjall\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit teksa po shkonte n\u00eb banes\u00ebn e saj n\u00eb Lond\u00ebr, n\u00eb nj\u00eb mbr\u00ebmje n\u00eb fillim t\u00eb marsit. Zhdukja e saj nxiti v\u00ebrshim tregimesh nga grat\u00eb t\u00eb cilat rr\u00ebfyen se sa t\u00eb pasigurta ndihen n\u00eb baza ditore n\u00eb jet\u00ebn e tyre t\u00eb p\u00ebrditshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vitin e kaluar, Bianca Alejandrina Lorenzana pati fat t\u00eb ngjash\u00ebm n\u00eb Meksik\u00eb, kur doli nga sht\u00ebpia p\u00ebr t\u00eb mos u kthyer m\u00eb kurr\u00eb. Trupi i saj u gjet i cop\u00ebtuar e i mb\u00ebshtjellur me plastik\u00eb. Rasti i saj nxiti protesta p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar drejt\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb kthyer v\u00ebmendjen drejt faktit q\u00eb<a href=\"https:\/\/www.worldpoliticsreview.com\/articles\/29278\/in-mexico-protests-continue-against-a-historic-spike-in-femicides\">&nbsp;mesatarisht<\/a>&nbsp;10 gra vriten \u00e7do dit\u00eb n\u00eb Meksik\u00eb dhe drejt faktit q\u00eb rastet e femicidit atje jan\u00eb rritur p\u00ebr 137% n\u00eb pes\u00eb vitet e fundit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><a href=\"https:\/\/www.voanews.com\/europe\/anti-femicide-protests-sweep-turkey\">P\u0131nar G\u00fcltekin<\/a>&nbsp;u gjet e ngulfatur, e rrahur dhe e varrosur n\u00eb nj\u00eb shport\u00eb t\u00eb mbuluar me beton n\u00eb malet Mugla t\u00eb Turqis\u00eb ver\u00ebn e kaluar. Protestues u mblodh\u00ebn n\u00eb Stamboll dhe qytete t\u00eb tjera t\u00eb Turqis\u00eb, s\u00ebrish p\u00ebr t\u00eb protestuar rritjen e numrave t\u00eb femicidit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebto vrasje jan\u00eb t\u00eb q\u00ebllimshme, t\u00eb planifikuara dhe t\u00eb ekzekutuara me nj\u00eb mesazh: Trupat dhe jet\u00ebt e grave jan\u00eb p\u00ebr t\u2019u flakur tutje dhe p\u00ebr t\u2019u kontrolluar nga burrat.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebto vrasje jan\u00eb t\u00eb injoruara, harruara e t\u00eb trajtuara me nj\u00eb mesazh: Grat\u00eb mund t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ndihm\u00eb dhe drejt\u00ebsi, por institucionet q\u00eb duhet t\u2019i ruajn\u00eb t\u00eb drejtat e tyre themelore p\u00ebr jet\u00eb me shum\u00eb gjas\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb duke ndjekur t\u00eb nj\u00ebjtat rregulla patriarkale si edhe vras\u00ebsit e grave.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Duhet q\u00eb kolektivisht t\u00eb ndalojm\u00eb zvog\u00eblimin e pesh\u00ebs s\u00eb k\u00ebtyre rasteve p\u00ebrmes trajtimit t\u00eb tyre si ndodhi t\u00eb ve\u00e7anta ose raste t\u00eb izoluara dhe mediat duhet t\u00eb mos i raportojn\u00eb ato si t\u00eb tilla. Duhet t\u2019i hapim syt\u00eb ndaj faktit q\u00eb mbi gjysm\u00ebn e popullat\u00ebs son\u00eb po ushtrohet dhun\u00eb strukturore. Dhe duhet ta trajtojm\u00eb si t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Duhet t\u00eb fillojm\u00eb t\u00eb presim sjellje t\u00eb tjera nga burrat. T\u00eb presim nga burrat q\u00eb t\u00eb kryejn\u00eb k\u00ebto krime t\u00eb tmerrshme do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb pranojm\u00eb q\u00eb kjo dhun\u00eb \u00ebsht\u00eb sjellje normale.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Duhet t\u00eb ndalojm\u00eb s\u00eb jetuari jet\u00ebt tona me iden\u00eb q\u00eb dhuna \u00ebsht\u00eb karakteristik\u00eb e lindur e burrave dhe se grat\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrrojn\u00eb sjelljet me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mos e nxisin at\u00eb dhun\u00eb e t\u00eb mos b\u00ebhen viktim\u00eb e saj. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ne vazhdojm\u00eb t\u00eb humbim jet\u00eb dhe t\u00eb presim se do t\u00eb humbim edhe m\u00eb shum\u00eb jet\u00eb, narrativa duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb. Duhet ta v\u00ebm\u00eb fajin aty ku e ka vendin dhe t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb llogaridh\u00ebnie prej atyre q\u00eb duhet t\u00eb japin llogari.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Prandaj, mos b\u00ebj shaka me shoqen kur ajo t\u00eb tregon se nuk mund ta kap\u00ebrcej\u00eb as rrug\u00ebn pa qen\u00eb e ngacmuar seksualisht nga nj\u00eb num\u00ebr burrash. Merre seriozisht kur ajo t\u00eb tregon q\u00eb xhelozia e t\u00eb dashurit t\u00eb saj ia pamund\u00ebson takimin me miq. Ndihmoje kur ajo \u00ebsht\u00eb e bllokuar dhe nuk e di se si apo ku ta raportoj\u00eb bashk\u00ebshortin e saj abuziv. D\u00ebgjoje kur ajo e shpjegon se si dhe p\u00ebrse nuk mund ta raportoj\u00eb at\u00eb, p\u00ebrkund\u00ebr dhimbjes.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ti, mbase do ta shp\u00ebtosh nj\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebrko nga policia, gjykat\u00ebsit dhe prokuror\u00ebt t\u00eb zbatojn\u00eb ligjet q\u00eb jan\u00eb aty p\u00ebr t\u2019i mbrojtur grat\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ata, mbase do ta shp\u00ebtojn\u00eb nj\u00eb jet\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sebahate Morina, Valbona Marku, Klara Marku, Donjeta Pajazitaj, Antigona Morina, Zejnepe Berisha, Dafina Zhubi, Diana Kastrati.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Duhet t\u2019i p\u00ebrs\u00ebrisim k\u00ebta emra, q\u00eb historit\u00eb dhe fatet e tyre t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebriten.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Ky artikull&nbsp; \u00ebsht\u00eb prodhuar p\u00ebr <\/em><a href=\"https:\/\/kosovotwopointzero.com\/thuaje-emrin-e-saj\/\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\">Kosovo 2.0<\/a><em>, ku edhe \u00ebsht\u00eb publikuar fillimisht. Ripublikimi i k\u00ebtij artikulli \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me lejen e Kosovo 2.0.&nbsp;&nbsp;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><strong>Shkruar nga Iliriana Banjska dhe Aulon\u00eb Kadriu.<\/strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Imazhi i ballin\u00ebs: Atdhe Mulla \/ K2.0.&nbsp;<\/strong><\/p>\n","protected":false},"featured_media":1129,"template":"","class_list":["post-1128","perspective-post","type-perspective-post","status-publish","has-post-thumbnail","hentry"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v23.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Thuaje emrin e saj - QIKA<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/qika.org\/veshtrime\/thuaje-emrin-e-saj\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Thuaje emrin e saj - QIKA\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Vrasja e grave \u00ebsht\u00eb e q\u00ebllimshme \u2014 \u00ebsht\u00eb femicid. Valbona Marku, Klara Marku, Donjeta Pajazitaj, Antigona Morina, Zejnepe Berisha, Dafina Zhubi, Diana Kastrati.&nbsp; Kur i d\u00ebgjojm\u00eb emrat e tyre, shum\u00eb prej nesh kaplohemi nga zem\u00ebrimi, dhimbja dhe pyetjet e pap\u00ebrgjigjura. Valbona Marku, Klara Marku, Donjeta Pajazitaj, Antigona Morina, Zejnepe Berisha, Diana Kastrati.&nbsp; Kur d\u00ebgjuam p\u00ebr [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/qika.org\/veshtrime\/thuaje-emrin-e-saj\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"QIKA\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-04-13T09:12:27+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/162120569_10158113995742616_5763555982003194809_o.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1500\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"1000\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/veshtrime\/thuaje-emrin-e-saj\/\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/veshtrime\/thuaje-emrin-e-saj\/\",\"name\":\"Thuaje emrin e saj - QIKA\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/veshtrime\/thuaje-emrin-e-saj\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/veshtrime\/thuaje-emrin-e-saj\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/162120569_10158113995742616_5763555982003194809_o.jpg\",\"datePublished\":\"2021-03-23T08:29:34+00:00\",\"dateModified\":\"2021-04-13T09:12:27+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/veshtrime\/thuaje-emrin-e-saj\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/qika.org\/veshtrime\/thuaje-emrin-e-saj\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/veshtrime\/thuaje-emrin-e-saj\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/162120569_10158113995742616_5763555982003194809_o.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/162120569_10158113995742616_5763555982003194809_o.jpg\",\"width\":1500,\"height\":1000},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/veshtrime\/thuaje-emrin-e-saj\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/qika.org\/en\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Thuaje emrin e saj\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/\",\"name\":\"QIKA\",\"description\":\"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Thuaje emrin e saj - QIKA","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/qika.org\/veshtrime\/thuaje-emrin-e-saj\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Thuaje emrin e saj - QIKA","og_description":"Vrasja e grave \u00ebsht\u00eb e q\u00ebllimshme \u2014 \u00ebsht\u00eb femicid. Valbona Marku, Klara Marku, Donjeta Pajazitaj, Antigona Morina, Zejnepe Berisha, Dafina Zhubi, Diana Kastrati.&nbsp; Kur i d\u00ebgjojm\u00eb emrat e tyre, shum\u00eb prej nesh kaplohemi nga zem\u00ebrimi, dhimbja dhe pyetjet e pap\u00ebrgjigjura. Valbona Marku, Klara Marku, Donjeta Pajazitaj, Antigona Morina, Zejnepe Berisha, Diana Kastrati.&nbsp; Kur d\u00ebgjuam p\u00ebr [&hellip;]","og_url":"https:\/\/qika.org\/veshtrime\/thuaje-emrin-e-saj\/","og_site_name":"QIKA","article_modified_time":"2021-04-13T09:12:27+00:00","og_image":[{"width":1500,"height":1000,"url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/162120569_10158113995742616_5763555982003194809_o.jpg","type":"image\/jpeg"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/qika.org\/veshtrime\/thuaje-emrin-e-saj\/","url":"https:\/\/qika.org\/veshtrime\/thuaje-emrin-e-saj\/","name":"Thuaje emrin e saj - QIKA","isPartOf":{"@id":"https:\/\/qika.org\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/qika.org\/veshtrime\/thuaje-emrin-e-saj\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/qika.org\/veshtrime\/thuaje-emrin-e-saj\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/162120569_10158113995742616_5763555982003194809_o.jpg","datePublished":"2021-03-23T08:29:34+00:00","dateModified":"2021-04-13T09:12:27+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/qika.org\/veshtrime\/thuaje-emrin-e-saj\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/qika.org\/veshtrime\/thuaje-emrin-e-saj\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/qika.org\/veshtrime\/thuaje-emrin-e-saj\/#primaryimage","url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/162120569_10158113995742616_5763555982003194809_o.jpg","contentUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/162120569_10158113995742616_5763555982003194809_o.jpg","width":1500,"height":1000},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/qika.org\/veshtrime\/thuaje-emrin-e-saj\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/qika.org\/en\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Thuaje emrin e saj"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/qika.org\/#website","url":"https:\/\/qika.org\/","name":"QIKA","description":"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/perspective-post\/1128","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/perspective-post"}],"about":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/perspective-post"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1129"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1128"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}