{"id":11783,"date":"2025-12-09T14:35:14","date_gmt":"2025-12-09T13:35:14","guid":{"rendered":"https:\/\/qika.org\/?post_type=perspective-post&#038;p=11783"},"modified":"2025-12-09T14:40:06","modified_gmt":"2025-12-09T13:40:06","slug":"si-patriarkati-e-ka-shkruar-gabim-historine-e-artit","status":"publish","type":"perspective-post","link":"https:\/\/qika.org\/en\/perspective-post\/si-patriarkati-e-ka-shkruar-gabim-historine-e-artit\/","title":{"rendered":"Si patriarkati e ka shkruar gabim historin\u00eb e artit?"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrgjat\u00eb jet\u00ebs e kam d\u00ebgjuar shpesh her\u00eb fraz\u00ebn \u201cFlok&#8217;t e gjata, mend&#8217;t e shkurt&#8217;ra\u201d, her\u00eb si \u201cshaka\u201d, her\u00eb si p\u00ebr\u00e7mim, e her\u00eb si sinonim i asaj q\u00eb \u201cti s\u2019guxon e as nuk din ma mir\u00eb\u201d. Qysh at\u00ebher\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb nj\u00eb revolt\u00eb thell\u00eb n\u00eb vet\u00ebdijen time ku \u00e7do tentativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar arsyen prapa gjinizimit t\u00eb trupit t\u00eb gruas, fillonte me pyetjen \u201cPse\u201d? Flok\u00ebt nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me dijen e as dituria me gjat\u00ebsin\u00eb e flokut. Kush \u00ebsht\u00eb prij\u00ebs i vendimit se sa men\u00e7uri e dituri buron nga nj\u00eb grua?&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur i kthehemi arkivave t\u00eb artit t\u00eb cil\u00ebs do periudh\u00eb, fillimisht e gjejm\u00eb veten duke kaluar n\u00eb qindra dosje fizike e elektronike me krijimtari burrash para se t\u00eb hasim m\u00eb n\u00eb fund krijimtarin\u00eb e nj\u00eb gruaje. Ky p\u00ebrjashtim gjinor nuk \u00ebsht\u00eb i r\u00ebndomt\u00eb, nj\u00ebjt\u00eb sikurse mungesa e njohjes dhe pranimit t\u00eb krijimtarive artistike t\u00eb grave. K\u00ebtu paraqitet r\u00ebnd\u00ebsia e vet\u00eb-kritik\u00ebs dhe reflektimit: p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb kuptuar se si institucionet, rolet, strukturat dhe sistemet shoq\u00ebrore p\u00ebrjashtojn\u00eb p\u00ebrvojat dhe kontributin intelektual e at\u00eb artistik t\u00eb grave. Si shoq\u00ebri jemi t\u00eb familjarizuar\/a aty tek-tuk me fenomenin e heshtjes s\u00eb imponuar, mos-njohjen e kontributeve, plagjiatin dhe vjedhjen e veprave t\u00eb grave i njohur ndryshe si efekti Matilda\u2019s. Por, a na mjafton vet\u00ebm informimi q\u00eb di\u00e7ka e till\u00eb ka ndodhur dhe ende vazhdon t\u00eb ndodh\u00eb? Si dhe, cilat jan\u00eb p\u00ebrpjekjet tona p\u00ebr t\u00eb m\u00ebtuar veprat intelektuale e artistike t\u00eb grave?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb bot\u00ebrore, n\u00eb vazhd\u00ebn e l\u00ebvizjes p\u00ebr t\u00eb drejtat civile, l\u00ebvizjes kund\u00ebr luft\u00ebs n\u00eb Vietnam, l\u00ebvizjes feministe s\u00eb val\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb, ndodhi edhe eksplodimi kulturor q\u00eb nxori n\u00eb pah nj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb artit, at\u00eb bashk\u00ebkohor; form\u00eb tjet\u00ebr e dijes. P\u00ebrve\u00e7 saj, arti bashk\u00ebkohor u shnd\u00ebrrua n\u00eb l\u00ebvizje. Pik\u00ebnisje e k\u00ebsaj l\u00ebvizjeje ishte nevoja p\u00ebr komentimin mbi realitetin shoq\u00ebror dhe p\u00ebr vet-shprehje, gj\u00eb q\u00eb ndodhi kur u b\u00eb shoq\u00ebrisht haptazi e pranueshme p\u00ebr njer\u00ebzit t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje realitetin q\u00eb po jetonin dhe normat q\u00eb ua cenonin jetes\u00ebn e lir\u00eb t\u00eb vet-definuar nga ata\/o.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pjes\u00eb e k\u00ebsaj l\u00ebvizjeje ishte dhe Arti Feminist. N\u00eb mesin e shum\u00eb definicioneve se \u00e7ka shquhet si art feminist Griselda Pollock historiane e artit thot\u00eb, \u201cArti Feminist \u00ebsht\u00eb hap\u00ebsir\u00eb ku p\u00ebrvoja e grave vizualizohet ndryshe nga narrativat e zakonshme patriarkale.\u201d Qend\u00ebrzimi i p\u00ebrvojave t\u00eb grave \u00ebsht\u00eb aspekti kryesor n\u00eb artin feminist, sepse si fush\u00eb ng\u00ebrthen nj\u00eb riimagjinim radikal t\u00eb vet\u00eb dijes q\u00eb nd\u00ebrhyn\u00eb n\u00eb epistemologjit\u00eb dominuese q\u00eb p\u00ebrjashtojn\u00eb dhe heshtin z\u00ebrat n\u00eb margjina. Nga k\u00ebtu, \u00ebsht\u00eb e natyrshme t\u00eb kuptohet q\u00eb si praktik\u00eb nd\u00ebrthur\u00eb rrymat historike t\u00eb l\u00ebvizjeve t\u00eb artit t\u00eb grave, kontributet teorike t\u00eb kritik\u00ebs feministe dhe praktikat bashk\u00ebkohore t\u00eb artisteve\/\u00ebve q\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pah n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite kritik\u00ebn gjinore p\u00ebrmes veprave artistike duke riformuluar at\u00eb q\u00eb vlen si kultur\u00eb dhe kultivon hap\u00ebsira ku krijimtaria e grave cil\u00ebsohet dhe vler\u00ebsohet si art edhe nga institucionet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Arti, p\u00ebr shum\u00eb gra n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, ka qen\u00eb mish\u00ebrimi i navigimit n\u00ebp\u00ebrmjet dhe p\u00ebrjetimit t\u00eb s\u00eb p\u00ebrditshmes. Krijimtaria e tyre shpesh \u00ebsht\u00eb etiketuar si zanat dhe jo art. P\u00ebrmes k\u00ebsaj, duke e minimizuar vler\u00ebn dhe mundin p\u00ebr praktiken e zanateve e nj\u00ebkoh\u00ebsisht duke evituar pranimin dhe njohjen e artit bazuar n\u00eb dije epistemologjike.&nbsp; Linda Nochlin nj\u00eb tjet\u00ebr historiane e artit n\u00eb vitin 1971 n\u00eb esen e saj \u201cWhy have there been no great Women Artists?\u201d theksoj q\u00eb, \u201cVet\u00eb pyetja supozon nj\u00eb nocion gjenialiteti me burrin n\u00eb qend\u00ebr\u201d. Pra, \u00e7\u00ebshtja nuk ishte mungesa e grave artiste t\u00eb mir\u00ebnjohura; ishte prania e sistemeve q\u00eb p\u00ebrjashtonin grat\u00eb nga akademit\u00eb, studiot, trajnimet, hap\u00ebsirat kulturore dhe mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr ekspozita. Prandaj, pretendimi se arti \u00ebsht\u00eb \u201cnjohuria m\u00eb e lart\u00eb\u201d nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ide boshe; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kund\u00ebrpretendim ndaj epistemologjive q\u00eb historikisht e kan\u00eb vler\u00ebsuar racionalitetin e koduar me burrin n\u00eb qend\u00ebr mbi p\u00ebrvoj\u00ebn e mish\u00ebruar t\u00eb grave.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kritika feministe at\u00ebher\u00eb dhe tani riformulon pik\u00ebrisht k\u00ebto hap\u00ebsira ende t\u00eb dominuara patriarkalisht. Pra, n\u00ebse \u2018dijes\u2019 duhet t\u2019i besohet, ne duhet t\u2019i marim parasysh edhe m\u00ebnyrat se si grat\u00eb e kan\u00eb ruajtur, prodhuar dhe p\u00ebrdorur at\u00eb p\u00ebr t\u00eb treguar nj\u00eb dimension tjet\u00ebr t\u00eb realitetit; q\u00ebllimisht i panjohur dhe i papranuar nga historia e shkruar nga burrat. Arti feminist si deg\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb e lidhur me l\u00ebvizjen feministe dhe at\u00eb t\u00eb artit bashk\u00ebkohor jo vet\u00ebm q\u00eb ngriti pyetje rreth re-prezentimit\/p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb grave por edhe prodhimin e dijes, duke insistuar q\u00eb grat\u00eb nuk jan\u00eb subjekte pasive p\u00ebr t\u00eb u v\u00ebshtruar por agjente intelektuale me perspektiva, d\u00ebshira dhe gjuh\u00eb t\u00eb tyre krijuese.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb ekzistonte termi \u2018Art Feminist\u2019, piktorja italiane Artemisia Gentileschi e kishte mish\u00ebruar tashm\u00eb k\u00ebt\u00eb sfid\u00eb n\u00eb shekullin e shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb, duke pikturuar kund\u00ebr nj\u00eb bote q\u00eb mohonte autor\u00ebsin\u00eb, intelektin dhe autonomin\u00eb e saj. Vepra e saj &#8220;Judith Slaying Holofernes&#8221;, me portretizimin rebelues t\u00eb fuqis\u00eb s\u00eb gruas dhe zem\u00ebrimit t\u00eb saj, hodhi posht\u00eb estetik\u00ebn e \u2018feminitetit\u2019 pasiv dhe n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj i vendosi grat\u00eb n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb si figura historike. Gentileschi, jeta e t\u00eb cil\u00ebs u karakterizua nga dhuna dhe lufta p\u00ebr t\u00eb u besuar, paraqiti nj\u00eb gjuh\u00eb vizuale p\u00ebrmes veprave q\u00eb parashikonte pyetjet thelb\u00ebsore t\u00eb ngritura m\u00eb von\u00eb nga artistet feministe: Kush ka autoritetin t\u00eb flas\u00eb? Historit\u00eb e kujt njihen? Dhe \u00e7far\u00eb ndodh kur grat\u00eb i prijn p\u00ebrfaq\u00ebsimit p\u00ebr veten?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">L\u00ebvizja artistike-kulturore shum\u00eb shpejt u zgjerua p\u00ebrtej piktur\u00ebs dhe skulptur\u00ebs si medium. Lidhja periodike nga Gentileschi me shekullin e nj\u00ebzet\u00eb nuk ishte thjesht tematike, por metodologjike. Pionieret e artit feminist si Judy Chicago, Miriam Schapiro dhe Martha Rosler u p\u00ebrball\u00ebn me seksizmin institucional me projekte q\u00eb k\u00ebrkonin dukshm\u00ebri dhe llogaridh\u00ebnie, duke i b\u00ebr\u00eb jehon\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguljes s\u00eb Gentileschi-t se perspektiva feministe nuk ishte as margjinale dhe as dekorative, por qendrore p\u00ebr historin\u00eb kulturore. Instalacioni monumental i Judy Chicago\u2018The Dinner Party (1979)\u2019, i njohur shpesh si gur-themeli i artit feminist, nderoi grat\u00eb n\u00eb histori, kontributet e t\u00eb cilave ishin fshir\u00eb e fshehur, duke e kthyer nj\u00eb tryez\u00eb n\u00eb nj\u00eb sken\u00eb politike; nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb \u200b\u200bsht\u00ebpiake n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsire p\u00ebr memorie kolektive. Duke vepruar k\u00ebshtu, Chicago ri-sjell pik\u00ebrisht grat\u00eb: artiste, shkrimtare, shkenc\u00ebtare dhe aktiviste, kontributi i t\u00eb cilave ishte shtypur sistematikisht q\u00eb nga para koha e Gentileschi-t, autor\u00ebsia e t\u00eb cilave ishte dyshuar dhe kontestuar gjat\u00eb nga historian\u00ebt burra t\u00eb artit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrkaq Guerrila Girls, nj\u00eb grup anonim i maskuar, p\u00ebrdor\u00ebn humorin dhe statistikat p\u00ebr t\u00eb paraqitur p\u00ebrjashtimin e grave nga muzet\u00eb, galerit\u00eb dhe tregjet e artit, duke i kthyer t\u00eb dh\u00ebnat n\u00eb nj\u00eb form\u00eb rezistence vizuale informuese. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ato nuk kritikonin thjesht munges\u00ebn e grave n\u00eb institucione artistiko-kulturore, por sfidonin vet\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si prodhohet njohuria p\u00ebr artin. Poster\u00ebt dhe nd\u00ebrhyrjet e tyre zbuluan se paragjykimet gjinore me t\u00eb cilat u p\u00ebrballen artistet si Frida Kahlo, Georgia O&#8217;Keeffe dhe Gentileschi nuk ishin relikte t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs, por realitete strukturore q\u00eb vazhdonin t\u00eb form\u00ebsonin edhe bot\u00ebn e artit bashk\u00ebkohor feminist dhe vet\u00eb kanunin e njohurive q\u00eb e rrethojn\u00eb at\u00eb. Anonimiteti i grupit \u2018Vajzat Guerile\u2019 kryente nj\u00eb funksion t\u00eb dyfisht\u00eb; kritikonte obsesionin e tregut t\u00eb artit me \u201cgjeniun\u201d (pothuajse gjithmon\u00eb burr\u00eb), duke shfaqur se si autor\u00ebsia individuale shpesh maskon proceset e p\u00ebrjashtimit, dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht rifitonte autor\u00ebsin\u00eb kolektive si nj\u00eb strategji feministe q\u00eb dekonstruktonte mitin e vler\u00ebs universale, neutrale dhe objektive. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, Guerrilla Girls jo vet\u00ebm q\u00eb shfaqen pabarazin\u00eb, por rip\u00ebrcaktuan vet\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si e kuptojm\u00eb, studiojm\u00eb dhe transmetojm\u00eb dijen n\u00eb art; nj\u00eb sh\u00ebnjim kritik i asaj q\u00eb Gentileschi kishte nisur shekuj m\u00eb par\u00eb, duke luftuar p\u00ebr t\u00eb shkruar veten n\u00eb historin\u00eb q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt tentonin t\u00eb ia mohonin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, n\u00eb historin\u00eb e artit, trupi ka qen\u00eb gjithmon\u00eb pran\u00eb artit, por shum\u00eb rrall\u00eb i p\u00ebrkiste vet\u00eb grave; ishte objekt i v\u00ebshtrimit, subjekt i kontrollit, por jo instrument i agjencis\u00eb s\u00eb tyre. Me l\u00ebvizjen e artit feminist, trupi i gruas u transformua nga nj\u00eb objekt i pasivizuar n\u00eb nj\u00eb medium radikal t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, nj\u00eb burim i dijes, nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb politike q\u00eb nuk pranonte q\u00eb thjesht t\u00eb vendosej nudo n\u00eb p\u00eblhura, galeri apo narrativa t\u00eb neutralizuara t\u00eb artist\u00ebve burra pa u v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje. Trupi q\u00ebndronte p\u00ebrtej komoditetit t\u00eb publikut, p\u00ebrtej pritshm\u00ebrive t\u00eb institucioneve, nj\u00eb form\u00eb arti q\u00eb duhej \u201cp\u00ebrballur\u201d, jo thjesht par\u00eb, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00ebsht\u00eb mbajtur n\u00eb margjina, n\u00eb klasifikime t\u00eb tilla si \u201cradikal\u201d, \u201cintim\u201d, \u201ci pak\u00ebndsh\u00ebm\u201d.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Artistet si Adrian Piper, Carolee Schneemann, Ana Mendieta, Yoko Ono, Marina Abramovic dhe t\u00eb tjera, instrumentalizuan trupat e tyre si medium dhe si mesazh, duke vendosur n\u00eb pah se si gjinia, raca dhe identiteti jan\u00eb gdhendur n\u00eb trupin e gruas nga strukturat shoq\u00ebrore dhe politike. Puna e tyre u k\u00ebrkoi shikueseve\/ive dhe pjes\u00ebmarr\u00ebseve\/ive jo thjesht t\u00eb shihnin dhe v\u00ebzhgonin, por t\u00eb p\u00ebrballeshin, t\u00eb vinin n\u00eb dyshim bashk\u00ebfaj\u00ebsin\u00eb e tyre n\u00eb sistemet e pabarazis\u00eb, t\u00eb pranonin se trupi; ve\u00e7an\u00ebrisht trupi i gruas \u00ebsht\u00eb \u2018vend beteje\u2019; n\u00eb fjal\u00ebt e Barbara Kruger.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb vazhdim\u00ebsi, intensiteti trupor i Gentileschi-t gjen forma t\u00eb reja: Mendieta duke shtypur siluet\u00ebn e saj n\u00eb tok\u00eb, duke rikthyer trupin e zhdukur t\u00eb grave t\u00eb dhunuara n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e natyr\u00ebs; Abramovi\u00e7 duke e shtyr\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e saj n\u00eb pragjet e durimit; Piper duke futur trupin e saj t\u00eb racializuar dhe gjinor n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn publike si nj\u00eb akt filozofik-rezistence q\u00eb ekspozon paragjykimet e shikimit; Schneemann duke e rikthyer seksualitetin e gruas si gjuh\u00eb e vet\u00ebdijshme artistike, jo si konsum vizual; Ono duke p\u00ebrdorur pasivitetin performativ si mjet ekspozimi t\u00eb dhun\u00ebs s\u00eb heshtur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrgjat\u00eb shekujve, veprat artistike feministe kan\u00eb qen\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb t\u00eb dukshme heshtjet shekullore, p\u00ebr t\u00eb iu rikthyer historis\u00eb p\u00ebr ri-shkrim t\u00eb saj dhe p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb sip\u00ebrfaqe pranin\u00eb e strukturave t\u00eb nd\u00ebrtuara q\u00eb minimizuan z\u00ebrat e grave. Ky realitet q\u00eb fillon nga secila grua q\u00eb duhej t\u00eb gjykohej para se t\u00eb njihej, tek artistet feministe t\u00eb shekullit XX dhe X1 q\u00eb tallen, censurohen, persekutohen, dhe kategorizohen si \u201cekstreme\u201d vazhdojn\u00eb t\u00eb luftojn\u00eb me munges\u00eb infrastruktur\u00eb (fonde, hap\u00ebsira, mb\u00ebshtetje, siguri) q\u00eb ua kufizojn mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrveprim me shoq\u00ebrin\u00eb. Akti i vendosjes s\u00eb trupit, z\u00ebrit dhe p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb gruas n\u00eb qend\u00ebr, \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra se si arti feminist vazhdon t\u00eb krijoj\u00eb hap\u00ebsira t\u00eb rinjohjes, jo vet\u00ebm p\u00ebr grat\u00eb, por p\u00ebr vet\u00eb kuptimin ton\u00eb t\u00eb artit dhe aktivizmit n\u00ebp\u00ebrmjet tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Arti bashk\u00ebkohor feminist, n\u00eb t\u00eb gjitha format e tij: instalacion, performanc\u00eb, video, fotografi&#8230;funksionin jo vet\u00ebm si shprehje, por si akt proteste; nj\u00eb vazhdim i aktivizmit me mjete t\u00eb tjera. Shum\u00eb artiste n\u00eb Kosov\u00eb duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe mua i nisim rrug\u00ebtimet tona artistike duke i \u00e7\u2019m\u00ebsuar koreografit\u00eb gjinore, duke reflektuar mbi ritualet e mir\u00ebsjelljes s\u00eb pakusht, turpit, past\u00ebrtis\u00eb, nacionalizmit, modestis\u00eb dhe bindjes q\u00eb jan\u00eb internalizuar n\u00eb trupat ton\u00eb, k\u00ebshtu duke i kthyer ato n\u00eb instrument kritikues ndaj politikave dhe normave shtyp\u00ebse.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Instalacioni publik \u2018Thinking of You\u2019 i Alketa Xhafa Mripa, u krijua si nj\u00eb monument kolektiv n\u00eb l\u00ebvizje p\u00ebr t\u00eb mbijetuarat e dhun\u00ebs seksuale n\u00eb luft\u00eb, duke sh\u00ebrbyer si kujtes\u00eb e pasojave dhe thyer stigmatizimin p\u00ebrmes vizualizimit t\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmie publike. Veprat e tilla solidarizuese sh\u00ebrbejn\u00eb si medium komunikimi p\u00ebr t\u00eb i rikthyer shoq\u00ebris\u00eb dhe shtetit p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb shpesh tenton ta shmang\u00eb. N\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb k\u00ebsaj logjike t\u00eb rezistenc\u00ebs, kolektivi Haveit, me performanc\u00ebn e tyre t\u00eb puthjes n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Prishtin\u00ebs, sfidoi hapur q\u00ebndrimet heteronormative q\u00eb mb\u00ebshtesin strukturat patriarkale q\u00eb shtypin komunitete n\u00eb margjina, duke ua rikujtuar publikut se dashuria \u00ebsht\u00eb akt politik kur manifestohet nga individ queer n\u00eb publik; gj\u00eb q\u00eb duhet pranuar nj\u00ebsoj pa gjymtime normative. E nj\u00ebjta vij\u00eb aktivizmi p\u00ebrshkon edhe vepr\u00ebn time \u2018Motrat Tona\u2019, e cila shfaq gjitha format e dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore deri tek akti final; femicidi. Kjo vep\u00ebr v\u00eb n\u00eb pah nj\u00eb traum\u00eb kolektive duke nxit veprim nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb shoq\u00ebrore e institucionale q\u00eb bartim me vete p\u00ebr gjitha grat\u00eb dhe vajzat e vrara nga burrat.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb fund, nga flok\u00ebt e gjata q\u00eb shoq\u00ebria i ka d\u00ebshiruar si simbol i \u201cmendjes s\u00eb shkurt\u00ebr\u201d, e deri tek rikthimi i trupit t\u00eb gruas si burim i dijes; \u00ebsht\u00eb pranimi se arti feminist \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fush\u00eb epistemologjike m\u00eb vete, nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb prodhuar dije aty ku historia ka d\u00ebshtuar ta njoh t\u00eb till\u00eb. Kur arti feminist qend\u00ebrzon p\u00ebrvojat e grave, ai nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm form\u00eb e re shprehjeje, por ng\u00ebrthen edhe veprimin politik; nj\u00eb form\u00eb proteste, rezistence dhe avokimi q\u00eb dep\u00ebrton n\u00eb hap\u00ebsirat ku aktivizmi tradicional nuk arrin gjithmon\u00eb. Prandaj, \u00ebsht\u00eb jetike q\u00eb puna e grave artiste t\u00eb njihet, t\u00eb mb\u00ebshtetet dhe t\u00eb ket\u00eb infrastruktur\u00ebn e duhur q\u00eb e pranon at\u00eb jo si trend t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm apo zbulim interesant t\u00eb koh\u00ebs, por si shtyll\u00eb t\u00eb domosdoshme t\u00eb nj\u00eb kulture q\u00eb synon drejt\u00ebsi n\u00eb zhurm\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb patriarkatit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">_________________________________________________________________________________________________________<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Ky artikull \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkrahur nga programi i Fondacionit Kosovar p\u00ebr Shoq\u00ebri Civile (KCSF) \u2018EJA Kosov\u00eb\u2019, bashk\u00ebfinancuar nga Agjencia Zvicerane p\u00ebr Zhvillim dhe Bashk\u00ebpunim (SDC) dhe Suedia. P\u00ebrmbajtja e k\u00ebtij artikulli \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e QIKA dhe jo domosdoshm\u00ebrisht paraqet q\u00ebndrimet e KCSF-s\u00eb, SDC-s\u00eb, apo Suedis\u00eb.<\/em><\/p>\n","protected":false},"featured_media":11784,"template":"","class_list":["post-11783","perspective-post","type-perspective-post","status-publish","has-post-thumbnail","hentry"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v23.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Si patriarkati e ka shkruar gabim historin\u00eb e artit? - QIKA<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/si-patriarkati-e-ka-shkruar-gabim-historine-e-artit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Si patriarkati e ka shkruar gabim historin\u00eb e artit? - QIKA\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"P\u00ebrgjat\u00eb jet\u00ebs e kam d\u00ebgjuar shpesh her\u00eb fraz\u00ebn \u201cFlok&#8217;t e gjata, mend&#8217;t e shkurt&#8217;ra\u201d, her\u00eb si \u201cshaka\u201d, her\u00eb si p\u00ebr\u00e7mim, e her\u00eb si sinonim i asaj q\u00eb \u201cti s\u2019guxon e as nuk din ma mir\u00eb\u201d. Qysh at\u00ebher\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb nj\u00eb revolt\u00eb thell\u00eb n\u00eb vet\u00ebdijen time ku \u00e7do tentativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar arsyen prapa [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/si-patriarkati-e-ka-shkruar-gabim-historine-e-artit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"QIKA\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2025-12-09T13:40:06+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/thumbnail_Professional-Photo_Saranda-Sadikaj-1.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1920\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"1219\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/si-patriarkati-e-ka-shkruar-gabim-historine-e-artit\/\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/si-patriarkati-e-ka-shkruar-gabim-historine-e-artit\/\",\"name\":\"Si patriarkati e ka shkruar gabim historin\u00eb e artit? - QIKA\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/si-patriarkati-e-ka-shkruar-gabim-historine-e-artit\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/si-patriarkati-e-ka-shkruar-gabim-historine-e-artit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/thumbnail_Professional-Photo_Saranda-Sadikaj-1.jpg\",\"datePublished\":\"2025-12-09T13:35:14+00:00\",\"dateModified\":\"2025-12-09T13:40:06+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/si-patriarkati-e-ka-shkruar-gabim-historine-e-artit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/si-patriarkati-e-ka-shkruar-gabim-historine-e-artit\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/si-patriarkati-e-ka-shkruar-gabim-historine-e-artit\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/thumbnail_Professional-Photo_Saranda-Sadikaj-1.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/thumbnail_Professional-Photo_Saranda-Sadikaj-1.jpg\",\"width\":1920,\"height\":1219},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/si-patriarkati-e-ka-shkruar-gabim-historine-e-artit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/qika.org\/en\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Si patriarkati e ka shkruar gabim historin\u00eb e artit?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/\",\"name\":\"QIKA\",\"description\":\"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Si patriarkati e ka shkruar gabim historin\u00eb e artit? - QIKA","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/si-patriarkati-e-ka-shkruar-gabim-historine-e-artit\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Si patriarkati e ka shkruar gabim historin\u00eb e artit? - QIKA","og_description":"P\u00ebrgjat\u00eb jet\u00ebs e kam d\u00ebgjuar shpesh her\u00eb fraz\u00ebn \u201cFlok&#8217;t e gjata, mend&#8217;t e shkurt&#8217;ra\u201d, her\u00eb si \u201cshaka\u201d, her\u00eb si p\u00ebr\u00e7mim, e her\u00eb si sinonim i asaj q\u00eb \u201cti s\u2019guxon e as nuk din ma mir\u00eb\u201d. Qysh at\u00ebher\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb nj\u00eb revolt\u00eb thell\u00eb n\u00eb vet\u00ebdijen time ku \u00e7do tentativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar arsyen prapa [&hellip;]","og_url":"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/si-patriarkati-e-ka-shkruar-gabim-historine-e-artit\/","og_site_name":"QIKA","article_modified_time":"2025-12-09T13:40:06+00:00","og_image":[{"width":1920,"height":1219,"url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/thumbnail_Professional-Photo_Saranda-Sadikaj-1.jpg","type":"image\/jpeg"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/si-patriarkati-e-ka-shkruar-gabim-historine-e-artit\/","url":"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/si-patriarkati-e-ka-shkruar-gabim-historine-e-artit\/","name":"Si patriarkati e ka shkruar gabim historin\u00eb e artit? - QIKA","isPartOf":{"@id":"https:\/\/qika.org\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/si-patriarkati-e-ka-shkruar-gabim-historine-e-artit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/si-patriarkati-e-ka-shkruar-gabim-historine-e-artit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/thumbnail_Professional-Photo_Saranda-Sadikaj-1.jpg","datePublished":"2025-12-09T13:35:14+00:00","dateModified":"2025-12-09T13:40:06+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/si-patriarkati-e-ka-shkruar-gabim-historine-e-artit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/qika.org\/perspective-post\/si-patriarkati-e-ka-shkruar-gabim-historine-e-artit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/si-patriarkati-e-ka-shkruar-gabim-historine-e-artit\/#primaryimage","url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/thumbnail_Professional-Photo_Saranda-Sadikaj-1.jpg","contentUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/thumbnail_Professional-Photo_Saranda-Sadikaj-1.jpg","width":1920,"height":1219},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/si-patriarkati-e-ka-shkruar-gabim-historine-e-artit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/qika.org\/en\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Si patriarkati e ka shkruar gabim historin\u00eb e artit?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/qika.org\/#website","url":"https:\/\/qika.org\/","name":"QIKA","description":"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/perspective-post\/11783","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/perspective-post"}],"about":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/perspective-post"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11784"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11783"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}