{"id":12616,"date":"2026-06-09T11:05:29","date_gmt":"2026-06-09T10:05:29","guid":{"rendered":"https:\/\/qika.org\/?post_type=perspective-post&#038;p=12616"},"modified":"2026-06-09T11:05:30","modified_gmt":"2026-06-09T10:05:30","slug":"me-mungon-dikush-qe-nuk-e-takova-kurre","status":"publish","type":"perspective-post","link":"https:\/\/qika.org\/en\/perspective-post\/me-mungon-dikush-qe-nuk-e-takova-kurre\/","title":{"rendered":"M\u00eb mungon dikush q\u00eb nuk e takova kurr\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>P\u00ebrjetimi i nj\u00eb shtatz\u00ebnie t\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ka dhimbje p\u00ebr t\u00eb cilat flasim. Dhe ka t\u00eb tjera q\u00eb mbeten t\u00eb padukshme p\u00ebr bot\u00ebn. Humbja e nj\u00eb bebeje gjat\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra prej tyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb humbje q\u00eb shpesh pritet t\u00eb mbahet n\u00eb heshtje, t\u00eb kalohet sikur t\u00eb mos ket\u00eb ndodhur kurr\u00eb. Nj\u00eb lloj zie p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn flitet pak. Sikur ajo bebe t\u00eb mos ket\u00eb ekzistuar kurr\u00eb. Sikur t\u00eb mos ket\u00eb pasur kurr\u00eb dashuri.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u2019u desh ta p\u00ebrjetoja vet\u00eb k\u00ebt\u00eb humbje q\u00eb t\u2019i kuptoja v\u00ebrtet prind\u00ebrit e tjer\u00eb q\u00eb e kishin kaluar para meje. T\u00eb njohura e t\u00eb panjohura filluan t\u00eb m\u00eb rr\u00ebfenin historit\u00eb e tyre: \u201cKam abortuar n\u00eb muajin e kat\u00ebrt\u201d, \u201cN\u00eb t\u00eb tretin\u201d, \u201cZemra e bebes u ndal n\u00eb jav\u00ebn e dhjet\u00eb\u201d, \u201cKam lindur f\u00ebmij\u00ebn e vdekur n\u00eb muajin e n\u00ebnt\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb rr\u00ebfenin p\u00ebr dhimbjen q\u00eb ende e mbanin me vete, edhe pse p\u00ebr shum\u00eb prej tyre kishin kaluar vite e vite. Vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kuptova sa e heshtur \u00ebsht\u00eb kjo dhimbje, sepse tani, k\u00ebt\u00eb zi po e jetoj edhe vet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ka dit\u00eb kur qaj. Ka dit\u00eb kur mundohem ta mohoj at\u00eb q\u00eb ka ndodhur, sikur mendja ime ende t\u00eb mos jet\u00eb gati ta pranoj\u00eb. Ka momente kur m\u00eb duket e pamundur q\u00eb jeta vazhdon, nd\u00ebrsa nj\u00eb pjes\u00eb e imja ka mbetur p\u00ebrgjithmon\u00eb diku tjet\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por e di q\u00eb n\u00eb mes t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj dhimbjeje, un\u00eb jam me fat. Kam nj\u00eb partner tejet mb\u00ebshtet\u00ebs, me t\u00eb cilin e ndaj k\u00ebt\u00eb humbje dhe me t\u00eb cilin qajm\u00eb bashk\u00eb. Kam nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb m\u00eb thot\u00eb \u201ct\u00eb du\u201d sa her\u00eb m\u00eb sheh t\u00eb m\u00ebrzitur. Kam shoqe q\u00eb m\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb pran\u00eb. Kam familje q\u00eb e ndiejn\u00eb k\u00ebt\u00eb dhimbje me mua, sikur t\u00eb ishte edhe e tyre. Kam koleg\u00eb q\u00eb m\u00eb kuptojn\u00eb dhe kam mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj edhe ndihm\u00eb profesionale, p\u00ebrmes terapis\u00eb psikologjike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por jam shum\u00eb e vet\u00ebdijshme q\u00eb jo t\u00eb gjitha grat\u00eb i kan\u00eb k\u00ebto. Shum\u00eb prej tyre detyrohen ta mbajn\u00eb k\u00ebt\u00eb dhimbje krejt vet\u00ebm. Prandaj historin\u00eb time po e shkruaj p\u00ebr t\u00eb gjitha grat\u00eb. P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb burrat. P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb prind\u00ebrit q\u00eb e kan\u00eb kaluar k\u00ebt\u00eb dhimbje n\u00eb heshtje.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po e shkruaj sepse bebet tona jan\u00eb d\u00ebshmi se dashuria shkon p\u00ebrtej trupit, p\u00ebrtej form\u00ebs, p\u00ebrtej prekjes q\u00eb njohim si tok\u00ebsor\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E ndoshta duke folur p\u00ebr ta ne i mbajm\u00eb pran\u00eb. N\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr. N\u00eb t\u00eb vetmen m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb na ka mbetur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Kur kjo dhimbje u b\u00eb e imja<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">At\u00eb dit\u00eb isha 19 jav\u00ebshe shtatz\u00ebn\u00eb, nj\u00eb shtatz\u00ebni e mir\u00ebpritur dhe nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb q\u00eb e donim shum\u00eb. Meq\u00eb tashm\u00eb kisha kaluar tremujorshin e par\u00eb, mendoja q\u00eb rreziku p\u00ebr ndonj\u00eb d\u00ebshtim t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb shtatzanis\u00eb kishte kaluar. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, tri jav\u00eb m\u00eb par\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb kontroll dhe gjith\u00e7ka kishte qen\u00eb n\u00eb rregull. Megjithat\u00eb, nj\u00eb ndjesi e brendshme, e pashpjegueshme m\u00eb shtyu t\u00eb shkoja s\u00ebrish p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb, pik\u00ebrisht at\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ishte nj\u00eb m\u00ebngjes i ngroht\u00eb, me diellin e but\u00eb t\u00eb pranver\u00ebs s\u00eb hershme. Vendosa t\u00eb shkoja vet\u00ebm. Kisha filluar t\u2019ia ndjeja l\u00ebvizjet n\u00eb bark q\u00eb nga java e 17-t\u00eb dhe me dukej q\u00eb ashtu komunikonte me mua vazhdimisht. Shpesh ndihesha me faj pse k\u00ebsaj shtatzanie nuk po mund t\u2019i kushtoja aq shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi meq\u00eb punoja me koh\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe kisha nj\u00eb djal\u00eb m\u00eb pak se dy vje\u00e7 n\u00eb shtepi. Kur them nuk i kushtoja rendesi, po them q\u00eb t\u00eb kisha koh\u00eb ve\u00e7 p\u00ebr t\u00eb e t\u2019i flisja si\u00e7 b\u00ebja me shtatz\u00ebnin\u00eb e par\u00eb. Prandaj, sa her\u00eb q\u00eb m\u00eb vinte mund\u00ebsia, q\u00ebndroja vet\u00ebm dhe e shfrytezoja si nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb vog\u00ebl vet\u00ebm p\u00ebr mua dhe beben time.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tek gjinekologia arrita pak m\u00eb her\u00ebt dhe u ula duke pritur. P\u00ebr t\u00eb kaluar koh\u00ebn, hapa telefonin dhe lash\u00eb mendjen t\u00eb endet mes videove t\u00eb zakonshme e recetave qe ruhen e nuk pergatiten kurr\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Isha e qet\u00eb e pothuajse e pavet\u00ebdijshme, para se t\u00eb thirresha brenda. Kur hyra, gjith\u00e7ka dukej si \u00e7do her\u00eb tjet\u00ebr. Nj\u00eb kontroll rutin\u00eb edhe pse p\u00ebr mua, ai moment nuk ishte kurr\u00eb thjesht rutin\u00eb pasi ishte \u00e7asti kur e shihja t\u00eb voglin tim n\u00eb ekran q\u00eb m\u00eb mbushte me jet\u00eb sa her\u00eb l\u00ebvizte.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjith\u00e7ka nisi nj\u00ebsoj. Derisa ndryshoi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe sot, truri im nuk e p\u00ebrpunon dot plot\u00ebsisht at\u00eb q\u00eb ndodhi m\u00eb pas. Fjal\u00ebt jan\u00eb tretur diku por ajo q\u00eb m\u00eb ka mbetur e gdhendur n\u00eb kujtes\u00eb \u00ebsht\u00eb si ndryshoi fytyra e gjinekologes nd\u00ebrsa shikonte ekranin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cDonik\u00eb, nuk po m\u00eb p\u00eblqen ajo q\u00eb po shoh\u2026\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mu pren\u00eb k\u00ebmb\u00ebt. Instiktivisht perqafova barkun, sikur doja ta mbroja nga ato fjal\u00eb, sikur t\u00eb mund ta izoloja nga frika q\u00eb po m\u00eb p\u00ebrpinte mua.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mbaj mend q\u00eb m\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb kthehesha s\u00ebrish pasdite, q\u00eb bashk\u00eb me nj\u00eb mjek tjet\u00ebr t\u00eb kuptonin m\u00eb sakt\u00eb \u00e7far\u00eb po ndodhte me beben time. I tregova partnerit dhe ne nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb vet\u00ebm shpresa e b\u00ebn t\u00eb mundur u kap\u00ebm pas ides\u00eb se ndoshta kishte qen\u00eb nj\u00eb gabim. Se ndoshta aparatura nuk kishte funksionuar si duhet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">U kthyem po at\u00eb dit\u00eb, rreth or\u00ebs 15:00. Hym\u00eb pa rend. Brenda ishte gjinekologia ime bashk\u00eb me kolegun e saj. Un\u00eb dhe partneri im ishim kapur dor\u00eb p\u00ebr dore me nj\u00eb shpres\u00eb t\u00eb vetme: t\u00eb na thoshin se gjith\u00e7ka ishte n\u00eb rregull.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk e di n\u00ebse zemra tona kan\u00eb rrahur ndonj\u00ebher\u00eb m\u00eb shpejt\u00eb se at\u00ebher\u00eb. Ata flisnin mes tyre me z\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, nd\u00ebrsa ne p\u00ebrpiqeshim t\u00eb kapnim copa fjal\u00ebsh.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNT e lart\u00eb\u201d\u2026 \u201cl\u00ebng i lir\u00eb n\u00eb kavitetin pleural\u201d\u2026 \u201czemra p\u00ebr momentin n\u00eb rregull\u201d\u2026 \u201ctruri p\u00ebr momentin n\u00eb rregull\u201d\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sa her\u00eb d\u00ebgjonim \u201cn\u00eb rregull\u201d, zemrat tona p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast qet\u00ebsoheshin sikur k\u00ebrkonin t\u00eb mbaheshin pas atyre pak fjal\u00ebve. Pastaj erdhi nj\u00eb fjali q\u00eb ndryshoi gjith\u00e7ka: \u201cTopi se luan, doktoresh\u00eb,\u201d tha ai, duke i konfirmuar asaj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cDoktor, \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb?\u201d e pyeta. Aty p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, na shpjeguan se beba jon\u00eb kishte l\u00ebng n\u00eb mushk\u00ebri dhe se dyshonin p\u00ebr hydrops fetalis.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;\u201cHydrops? \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo?\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb harroj m\u00ebnyr\u00ebn si na u tha: nj\u00eb diagnoz\u00eb q\u00eb n\u00eb shumic\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb rasteve \u00ebsht\u00eb fatale p\u00ebr bebet n\u00eb bark. Por shtuan edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr se duhej t\u00eb b\u00ebheshin analiza t\u00eb m\u00ebtejshme dhe se gjendja e bebit duhej p\u00ebrcjell\u00eb nga af\u00ebr me shpres\u00ebn qe ky l\u00ebng nuk do kalonte n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb trupit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas atij momenti nisi nj\u00eb maraton\u00eb pa frym\u00eb. Analiz\u00eb pas analize, vizit\u00eb tek nj\u00eb mjek, pastaj tek nj\u00eb tjet\u00ebr, pastaj s\u00ebrish nj\u00eb tjet\u00ebr. \u00c7do dit\u00eb sillte nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb ri, nj\u00eb shpres\u00eb t\u00eb re t\u00eb vog\u00ebl per ne. Net pa gjum\u00eb, lutje t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn d\u00ebshir\u00eb q\u00eb n\u00eb kontrollin tjet\u00ebr l\u00ebngu t\u00eb mos ishte shtuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Lexoja pa ndalur p\u00ebr hydrops-in. Statistika, p\u00ebrqindje, skenar\u00eb. \u00c7far\u00eb ndodh n\u00ebse l\u00ebngu rritet? Sa raste p\u00ebrmir\u00ebsohen? A ka ndonj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb zhduket vet\u00eb? Nuk di n\u00ebse ka mbetur ndonj\u00eb studim pa e lexuar. Dhe megjithat\u00eb, \u00e7do fjali m\u00eb r\u00ebndonte m\u00eb shum\u00eb se tjetra.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Prognozat ishin d\u00ebrrmuese. T\u00eb pam\u00ebshirshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por mjaftonte nj\u00eb dit\u00eb pa vizit\u00eb, nj\u00eb dit\u00eb pa fjal\u00eb mjek\u00ebsh\u2026 dhe un\u00eb e ndjeja t\u00eb voglin tim duke l\u00ebvizur dhe n\u00eb ato l\u00ebvizje t\u00eb vogla rikthehej shpresa. \u00c7do nat\u00eb, un\u00eb dhe partneri im thurnim plane dhe mbaheshim pas tyre me gjith\u00eb forc\u00ebn q\u00eb kishim. Ishte nj\u00eb shpres\u00eb q\u00eb nuk na e jepte askush por ne nuk e l\u00ebshonim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Madje ia vendos\u00ebm edhe emrin, Gur. Gur, sepse besonim se do ia dilte. Se ishte i fort\u00eb. Ishte zem\u00ebr-gur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Analizat vazhdonin t\u00eb ktheheshin \u201cpozitive\u201d, si\u00e7 thoshin mjek\u00ebt n\u00eb kuptimin q\u00eb gjenetikisht, i vogli yn\u00eb nuk kishte asnj\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb trash\u00ebguar. Testet p\u00ebr infeksione dol\u00ebn t\u00eb gjitha negative. Nuk kishte asnj\u00eb shpjegim t\u00eb qart\u00eb. Asnj\u00eb shkak konkret.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">At\u00ebher\u00eb \u00e7far\u00eb e shkaktoi?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk e dinim. Ende nuk e dim\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, lajmet nga vizitat b\u00ebheshin gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda. L\u00ebngu filloi t\u00eb shfaqej n\u00eb zon\u00ebn abdominale. Pastaj tek veshkat. M\u00eb pas pran\u00eb zemr\u00ebs. Dhe n\u00eb fund, pran\u00eb trurit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00c7do kontroll ishte nj\u00eb hap m\u00eb tej drejt di\u00e7kaje q\u00eb nuk donim ta pranonim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNa vjen keq, por beba juaj do t\u00eb vdes\u00eb brenda pak jav\u00ebsh n\u00eb bark\u2026 ose edhe n\u00ebse mbijeton, do t\u00eb vdes\u00eb n\u00eb minutat e para pas lindjes.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebt\u00eb fjali e d\u00ebgjuam nga t\u00eb gjith\u00eb specialist\u00ebt q\u00eb takuam, gjat\u00eb atyre pothuajse tre jav\u00ebve kur shkonim n\u00eb kontrolle pothuajse \u00e7do dit\u00eb. Kurse une \u00e7do her\u00eb q\u00eb e d\u00ebgjoja, ndihesha sikur po vdisja pak nga pak, bashk\u00eb me t\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;**<strong>*<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">As un\u00eb, as partneri im nuk flinim. Kishin kaluar gati tre jav\u00eb q\u00eb nga dita kur mor\u00ebm vesh p\u00ebr gjendjen e bebit dhe gjumi ishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb luks q\u00eb nuk mund ta p\u00ebrballonim. Sa her\u00eb p\u00ebrpiqesha t\u00eb mbyllja syt\u00eb, ankthi m\u00eb zgjonte menj\u00ebher\u00eb. Dora m\u00eb shkonte pa menduar tek telefoni t\u00eb lexoja edhe pak, t\u00eb k\u00ebrkoja edhe nj\u00eb p\u00ebrgjigje, nj\u00eb fije shprese q\u00eb nuk po vinte.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Jetonim n\u00eb nj\u00eb lloj purgatori, nj\u00eb agoni q\u00eb nuk mbaronte. K\u00ebrkonim me d\u00ebshp\u00ebrim nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb mir\u00eb, q\u00eb nuk vinte. Nd\u00ebrkoh\u00eb, jeta vazhdonte. Puna e p\u00ebrkujdesja p\u00ebr djalin. Edhe pse i vog\u00ebl, ai e ndiente q\u00eb di\u00e7ka nuk ishte n\u00eb rregull. Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pa duke qar\u00eb, m\u2019 afrua m\u00eb puthi syt\u00eb dhe me at\u00eb gjuh\u00ebn e tij q\u00eb sapo ka filluar t\u00eb lidh\u00eb fjal\u00ebt me tha: \u201cmama t\u00eb du\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Q\u00eb at\u00ebher\u00eb, kjo \u201cmama t\u00eb du\u201d m\u00eb shoqeron n\u00eb \u00e7do lot q\u00eb m\u00eb rreshqet p\u00ebrpara tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">**<strong>*<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>E mart\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb dy dit\u00ebt e fundit po i ndjeja gjithnj\u00eb e m\u00eb rrall\u00eb l\u00ebvizjet e tij. Kisha frik\u00eb edhe t\u00eb flija se mos zgjohesha dhe ai nuk ishte m\u00eb. Prandaj i num\u00ebroja secil\u00ebn l\u00ebvizje, p\u00ebr t\u2019u bindur q\u00eb ende ishte aty.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb h\u00ebn\u00ebn na konfirmoi edhe nj\u00eb mjek tjet\u00ebr at\u00eb q\u00eb kishim frik\u00eb ta d\u00ebgjonim: hydrops-i ishte p\u00ebrhapur n\u00eb gjith\u00eb trupin. Ajo q\u00eb ishim frik\u00ebsuar, tashm\u00eb ishte realitet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Na u komunikua qe i vogli im do t\u00eb vdiste brenda pak jav\u00ebsh n\u00eb barkun tim\u2026 ose n\u00eb skenarin tjet\u00ebr, do t\u00eb lindte n\u00eb muajin e n\u00ebnt\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb jetuar disa minuta.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Natyrisht qe shkuam edhe per nje mendim tjeter. S\u00ebrish njejt\u00eb. L\u00ebngu ia kishte kapluar gjith\u00eb trupin. Ajo pak shpres\u00eb q\u00eb na mbante tashm\u00eb nuk ekzistonte. N\u00eb nj\u00eb ordinanc\u00eb private, nj\u00eb mjek na shpjegoi se nd\u00ebrprerja e shtatz\u00ebnis\u00eb mund t\u00eb kryhej edhe n\u00eb spitalin ku ai punonte. Por, para k\u00ebsaj, m\u00eb duhej nj\u00eb dokument nga QKUK-ja nj\u00eb konfirmim nga komisioni me mjek\u00eb se beba nuk ishte kompatibile me jet\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjithashtu, me shpjegoi qe procesi i lindjes nuk do ishte i leht\u00eb pasi lindjen e par\u00eb e kisha b\u00ebr\u00eb gati dy vjet m\u00eb par\u00eb p\u00ebrmes prerjes cezariane dhe qafa e mitr\u00ebs nuk ishte \u201ce stervitur\u201d p\u00ebr lindje vaginale. N\u00eb rastet si e imja, prerja cezariane nuk ishte opsion, gjith\u00eb procesi duhet t\u00eb kryhej p\u00ebrmes lindjes natyrale. Gjithmon\u00eb kisha pasur frik\u00eb nga lindja natyrale dhe tani nuk kisha se si t\u2019i ikja. Spitalet private m\u00eb dukeshin si e vetmja mund\u00ebsi p\u00ebr ta p\u00ebrballuar, sepse ofronin epidural (<em>anestezion lokal q\u00eb injektohet n\u00eb pjes\u00ebn e poshtme t\u00eb shpin\u00ebs p\u00ebr t\u2019i mpir\u00eb nervat q\u00eb p\u00ebrcjellin sinjalet e dhimbjes nga mitra dhe qafa e mitr\u00ebs)<\/em>. Nuk doja t\u2019i ndjeja ato dhimbje. Nuk doja ta p\u00ebrjetoja fizikisht at\u00eb q\u00eb emocionalisht tashm\u00eb po m\u00eb cop\u00ebtonte dhe kishte edhe nj\u00eb ironi t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb, ideja se do t\u00eb sillja n\u00eb jet\u00eb nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb pa jet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">At\u00eb m\u00ebngjes n\u00eb or\u00ebn gjasht\u00eb, dola vet\u00ebm. Partneri im q\u00ebndroi me djalin. Isha e bindur se do ta merrja at\u00eb let\u00ebr dhe m\u00eb pas do ta kryeja lindjen t\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb nj\u00eb spital privat. E pranoj, kisha edhe paragjykimet e mia p\u00ebr Gjinekologjin\u00eb n\u00eb QKUK por ato filluan t\u00eb zbeheshin q\u00eb n\u00eb kontaktin e par\u00eb me stafin. Sot kur e kujtoj m\u00eb vjen keq q\u00eb nuk kam trokitur m\u00eb her\u00ebt n\u00eb at\u00eb der\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Para spitalit isha q\u00eb n\u00eb or\u00ebn 6:30 t\u00eb m\u00ebngjesit. Pyeta sigurimin se ku duhej t\u00eb shkoja dhe ai m\u00eb drejtoi drejt mjek\u00ebsis\u00eb fetale (ndersa mendja ime, n\u00eb heshtje e kthente n\u00eb \u201cfatale\u201d).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Isha e para q\u00eb mora num\u00ebr at\u00eb m\u00ebngjes. Po qaja, si\u00e7 m\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb zakon.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dal\u00ebngadal\u00eb, korridori nisi t\u00eb mbushej me gra t\u00eb t\u00eb gjitha moshave. Rreth or\u00ebs 8, erdhi nj\u00eb gjinekolog dhe m\u00eb ftoi brenda. Ai mendoi se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kontroll rutin\u00eb dhe m\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb shtrihesha, derisa ia shpjegova gjendjen time.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cAha, rasti yt \u00ebsht\u00eb p\u00ebr komision. Prit k\u00ebtu, do merrem vet\u00eb q\u00eb t\u00eb t\u00eb udh\u00ebzoj,\u201d m\u00eb tha.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shpejt m\u00eb d\u00ebrguan n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb tjet\u00ebr, ku ishin dy infermiere dhe nj\u00eb gjinekolog tjet\u00ebr, m\u00eb n\u00eb mosh\u00eb. Filluan kontrollin me ultraz\u00eb dhe ai tha: \u201cDuhet t\u00eb hospitalizohesh menj\u00ebher\u00eb.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Natyrisht q\u00eb po qaja kur i thash\u00eb se nuk doja t\u00eb hospitalizohesha, doja vet\u00ebm q\u00eb rasti im t\u00eb shkonte n\u00eb komision dhe me at\u00eb let\u00ebr, ta kryeja lindjen n\u00eb nj\u00eb spital privat ku ofrohet epidurali.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cLindja nuk do t\u00eb jet\u00eb e leht\u00eb dhe n\u00ebse ndodh di\u00e7ka, do t\u00eb t\u00eb sjellin s\u00ebrish k\u00ebtu\u2026 dhe derisa t\u00eb vish\u2026\u201d, fjalin\u00eb nuk e p\u00ebrfundoi. Nuk kishte nevoj\u00eb sepse t\u00eb dy e dinim \u00e7far\u00eb n\u00ebnkuptohej.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Procesi i pranimit ishte i shpejt\u00eb. Nd\u00ebrsa jepja t\u00eb dh\u00ebnat e mia, pran\u00eb meje ishin edhe dy gra t\u00eb tjera q\u00eb po kalonin abort. Ishin ende n\u00eb tremujorin e par\u00eb. Nuk fol\u00ebm shum\u00eb por mjaftonte t\u2019i shihje n\u00eb sy p\u00ebr ta kuptuar dhimbjen q\u00eb po kalonin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">U sistemova n\u00eb Repartin e Patologjis\u00eb n\u00eb dhom\u00ebn num\u00ebr 170. Qysh n\u00eb kontaktin e par\u00eb me stafin, ndjeva nj\u00eb lloj qet\u00ebsie. Ndjeva q\u00eb m\u00eb kuptonin. Nuk isha vet\u00ebm nj\u00eb rast p\u00ebr ta. P\u00ebr \u00e7udi, u ndjeva m\u00eb e mir\u00ebpritur k\u00ebtu sesa n\u00eb shum\u00eb klinika private ku kisha qen\u00eb m\u00eb par\u00eb. Ironike, duke e ditur q\u00eb QKUK-ja kishte qen\u00eb vendi i fundit ku mendoja se do t\u00eb ndihesha k\u00ebshtu.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhoma e kontrollave ishte e mbushur me mjek\u00eb dhe infermiere. Edhe mjeku aty ma konfirmoi menj\u00ebher\u00eb q\u00eb ishte hydrops i p\u00ebrgjithsh\u00ebm. M\u2019i shpjegoi s\u00ebrish gj\u00ebrat q\u00eb tashm\u00eb i dija: q\u00eb bebja ime nuk mund t\u00eb jetonte por shtoi se vendimi p\u00ebr ta nd\u00ebrprer\u00eb k\u00ebt\u00eb shtatz\u00ebni m\u00eb takonte vet\u00ebm mua dhe partnerit tim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cM\u00eb duket sikur po e vras \u00e7do her\u00eb q\u00eb po kontrollohem,\u201d i thash\u00eb mes lot\u00ebsh.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cTi n\u00eb fakt po b\u00ebn gjith\u00e7ka dhe i ke b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto analiza vet\u00ebm prej dashuris\u00eb q\u00eb ke p\u00ebr k\u00ebt\u00eb f\u00ebmij\u00eb,\u201d ma ktheu ai, dhe n\u00eb at\u00eb moment u b\u00eb m\u00eb shum\u00eb se mjek.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb pas vazhdoi duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb p\u00ebr shkak q\u00eb beba ime ishte enjtur nga l\u00ebngu n\u00eb trup, peshonte dyher\u00eb m\u00eb shume se bebet q\u00eb zhvilloheshin normal por m\u00eb siguroi q\u00eb gjithcka do ecte mbar\u00eb dhe se aty isha m\u00eb e sigurt se askund tjet\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas k\u00ebsaj, menj\u00ebher\u00eb nisi pjesa burokratike. M\u2019i mor\u00ebn dokumentet, bashk\u00eb me t\u00eb gjitha analizat dhe i d\u00ebrguan p\u00ebr n\u00eb komision. Ishte b\u00ebr\u00eb rreth ora 9 e m\u00ebngjesit kur erdhi partneri im. Na udh\u00ebzuan t\u00eb ngjiteshim nj\u00eb kat m\u00eb lart p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb ku thuhej se ne kishim \u201czgjedhur\u201d q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes s\u00eb bebit, t\u2019i jepnim fund shtatz\u00ebnis\u00eb. Por \u00e7far\u00eb zgjedhjeje ishte kjo? Zgjedhje zakonisht do t\u00eb thot\u00eb te kesh m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb mund\u00ebsi, nj\u00eb rrug\u00eb q\u00eb t\u00eb \u00e7on drejt jet\u00ebs dhe nj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb t\u00eb \u00e7on diku tjet\u00ebr. Ne kishim vet\u00ebm nj\u00eb realitet q\u00eb po na shtynte drejt nj\u00eb vendimi q\u00eb nuk e donim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb po qaja pa pushim nd\u00ebrsa jepja t\u00eb dh\u00ebnat e mia. Partneri i jepte t\u00eb tijat. Shkruajt\u00ebm p\u00ebr gjendjen e bebit dhe ne fund, n\u00ebnshkruam. Jo sepse zgjodh\u00ebm por sepse nuk kishim \u00e7far\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb b\u00ebnim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>***<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Lindja u b\u00eb me stimulues. Nuk kishte epidural. N\u00ebse kam nj\u00eb kritik\u00eb p\u00ebr QKUK-n\u00eb, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht mungesa e mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr epidural n\u00eb raste si i imi. Kur nj\u00eb grua duhet t\u00eb kaloj\u00eb nj\u00eb lindje duke e ditur se n\u00eb fund nuk do ta marr\u00eb foshnj\u00ebn e saj n\u00eb krah\u00eb, duhet t\u00eb ket\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb zgjedh\u00eb si ta p\u00ebrballoj\u00eb dhimbjen fizike. Dhimbjet e lindjes quhen \u201ct\u00eb \u00ebmbla\u201d, sepse n\u00eb fund t\u00eb tyre t\u00eb pret jeta por p\u00ebr mua nuk kishte asgj\u00eb t\u00eb \u00ebmb\u00ebl n\u00eb ato kontraksione. Nuk kishte asgj\u00eb t\u00eb \u00ebmb\u00ebl n\u00eb at\u00eb fund, as p\u00ebr mua as p\u00ebr beben time. Edhe pse un\u00eb m\u00eb shum\u00eb po qaja nga dhimbja e shpirtit sesa nga ajo e trupit. Megjithat\u00eb, gjat\u00eb gjith\u00eb atyre or\u00ebve, stafi u kujdes p\u00ebr mua me shum\u00eb but\u00ebsi. Ishin aty, m\u00eb flisnin qet\u00eb m\u00eb mb\u00ebshtesnin dhe m\u00eb ofronin ndihm\u00eb n\u00eb \u00e7do moment. Nuk e di n\u00ebse ishte rast\u00ebsi apo e q\u00ebllimshme por gjat\u00eb or\u00ebve n\u00eb sall\u00ebn e lindjes nuk takova asnj\u00eb grua tjet\u00ebr qe po lindte dhe nuk pash\u00eb asnj\u00eb foshnje.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">I vogli im lindi n\u00eb or\u00ebn 23:00 at\u00eb nat\u00eb. Nuk e pash\u00eb. Nuk munda ta shihja. Nuk e di n\u00ebse ishte vendimi i duhur, por n\u00eb at\u00eb moment ishte e vetmja m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb dija p\u00ebr ta mbrojtur vet\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb nes\u00ebrmen, vet\u00ebm un\u00eb dhe partneri im e varros\u00ebm. Nuk pati ceremoni. Ishim vet\u00ebm ne t\u00eb tre p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb fundit bashk\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;*<strong>**<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb dhom\u00eb ishim un\u00eb dhe dy gra t\u00eb tjera shtatz\u00ebna. Nj\u00ebra prej tyre kishte kaluar dy her\u00eb at\u00eb q\u00eb un\u00eb po p\u00ebrjetoja n\u00eb ato momente. E kishte njohur m\u00eb par\u00eb k\u00ebt\u00eb dhimbje. M\u00eb jepte shum\u00eb forc\u00eb ta shihja pasi ishte e lumtur, sepse i kishin mbetur vet\u00ebm edhe pak jav\u00eb deri n\u00eb lindjen e vajz\u00ebs s\u00eb saj, f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb par\u00eb q\u00eb po priste ta sillte n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dy dhoma m\u00eb tej ishte dhoma e CTG-s\u00eb, aty ku mateshin rrahjet e zemrave t\u00eb bebeve.<em> Boom-boom. Boom-boom<\/em>. Ky tingull jehonte n\u00ebp\u00ebr korridor, si nj\u00eb kujtes\u00eb e pandalshme e jet\u00ebs q\u00eb po vazhdonte p\u00ebr n\u00ebnat e tjera.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb m\u00eb nuk isha shtatz\u00ebn\u00eb. Sa e \u00e7uditshme ting\u00ebllon kjo fjali, edhe sot. N\u00eb vend t\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb, vendin e kishte z\u00ebn\u00eb m\u00ebrzia, nj\u00eb m\u00ebrzi e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb m\u00eb kishte mbushur gjith\u00eb stomakun. Po qaja, ashtu si\u00e7 nuk kisha qar\u00eb kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mbaj mend nat\u00ebn e dyt\u00eb n\u00eb spital, m\u00eb zuri gjumi mes t\u00eb qarave t\u00eb mia t\u00eb heshtura, nd\u00ebrsa gjith\u00e7ka q\u00eb d\u00ebgjoja ishte ai rit\u00ebm i pandalsh\u00ebm: boom-boom\u2026 boom-boom\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga spitali dola pa nj\u00eb bebe n\u00eb krah\u00eb. N\u00eb dalje shihja \u00e7ifte q\u00eb regjistronin lindjen e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre. Ndjeva xhelozi. M\u00eb vjen keq ta pranoj, por k\u00ebshtu jam ndier. N\u00eb ato momente, ishte e pamundur t\u00eb kuptoja si bota mund t\u00eb vazhdonte t\u00eb ecte normalisht kur e imja ishte shembur. Nd\u00ebrkoh\u00eb, trupi im vazhdonte t\u00eb b\u00ebnte at\u00eb q\u00eb supozohej t\u00eb b\u00ebnte pas lindjes. M\u00eb filloi qum\u00ebshti. Edhe trupi besonte se beba ime ishte k\u00ebtu. Kjo me theu shpirtin pasi trupi po p\u00ebrgatitej p\u00ebr t\u00eb ushqyer nj\u00eb bebe q\u00eb nuk do ta mbaja kurr\u00eb n\u00eb krah\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr qum\u00ebshti ishte nj\u00eb d\u00ebshmi q\u00eb i vogli im kishte ekzistuar. Nj\u00eb kujtes\u00eb fizike, q\u00eb i vogli im ka ekzistuar dhe q\u00eb un\u00eb po e vuaja ikjen e nj\u00eb bebeje q\u00eb ndon\u00ebse nuk e kisha takuar, ai ka qen\u00eb k\u00ebtu.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ka di\u00e7ka q\u00eb m\u00eb mundon q\u00eb prej dit\u00ebs kur e humba Gurin. Jo vet\u00ebm humbja e tij, por edhe fakti sa pak flasim p\u00ebr humbje si kjo. Sa shum\u00eb pritet nga grat\u00eb q\u00eb ta mbajn\u00eb dhimbjen p\u00ebr vete, ta kalojn\u00eb n\u00eb heshtje dhe t\u00eb vazhdojn\u00eb p\u00ebrpara sikur asgj\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb ndodhur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por ka ndodhur pasi ka ekzistuar nj\u00eb bebe. Ka ekzistuar nj\u00eb lidhje dhe ka ekzistuar nj\u00eb dashuri.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ashtu si\u00e7 grat\u00eb meritojn\u00eb kujdes gjat\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb dhe lindjes, meritojn\u00eb kujdes edhe kur shtatz\u00ebnia p\u00ebrfundon me humbje. Meritojn\u00eb mb\u00ebshtetje psikologjike, mir\u00ebkuptim dhe hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb qar\u00eb pa u ndier n\u00eb faj. Sepse kjo nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb ngjarje mjek\u00ebsore por p\u00ebrvoj\u00eb q\u00eb e prek trupin, mendjen dhe zemr\u00ebn nj\u00ebkoh\u00ebsisht.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me kalimin e dit\u00ebve shum\u00eb gj\u00ebra nga ato dit\u00eb nuk i mbaj mend mir\u00eb. Zat\u00ebn, nuk i mbaj mend shum\u00eb as ato dhimbjet d\u00ebrrmuese q\u00eb shkaktonin kontraksionet. Ndoshta, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rreng q\u00eb na b\u00ebn mendja n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb vazhdojm\u00eb p\u00ebrpara. Por ka di\u00e7ka q\u00eb e di q\u00eb nuk do e harroj\u00eb kurr\u00eb, nj\u00eb tingull q\u00eb ka mbetur i ngulitur n\u00eb mendjen time.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nat\u00ebn, kur gjith\u00e7ka qet\u00ebsohet e vetmja gj\u00eb q\u00eb m\u00eb rikthehet \u00ebsht\u00eb: <em>Boom-boom. Boom-boom. Boom-boom\u2026<\/em><\/p>\n","protected":false},"featured_media":12617,"template":"","class_list":["post-12616","perspective-post","type-perspective-post","status-publish","has-post-thumbnail","hentry"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v23.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>M\u00eb mungon dikush q\u00eb nuk e takova kurr\u00eb - QIKA<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/me-mungon-dikush-qe-nuk-e-takova-kurre\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"M\u00eb mungon dikush q\u00eb nuk e takova kurr\u00eb - QIKA\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"P\u00ebrjetimi i nj\u00eb shtatz\u00ebnie t\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb Ka dhimbje p\u00ebr t\u00eb cilat flasim. Dhe ka t\u00eb tjera q\u00eb mbeten t\u00eb padukshme p\u00ebr bot\u00ebn. Humbja e nj\u00eb bebeje gjat\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra prej tyre. Nj\u00eb humbje q\u00eb shpesh pritet t\u00eb mbahet n\u00eb heshtje, t\u00eb kalohet sikur t\u00eb mos ket\u00eb ndodhur kurr\u00eb. Nj\u00eb lloj zie p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/me-mungon-dikush-qe-nuk-e-takova-kurre\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"QIKA\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2026-06-09T10:05:30+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/ballina-1.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1640\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"924\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"19 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/me-mungon-dikush-qe-nuk-e-takova-kurre\/\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/me-mungon-dikush-qe-nuk-e-takova-kurre\/\",\"name\":\"M\u00eb mungon dikush q\u00eb nuk e takova kurr\u00eb - QIKA\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/me-mungon-dikush-qe-nuk-e-takova-kurre\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/me-mungon-dikush-qe-nuk-e-takova-kurre\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/ballina-1.jpg\",\"datePublished\":\"2026-06-09T10:05:29+00:00\",\"dateModified\":\"2026-06-09T10:05:30+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/me-mungon-dikush-qe-nuk-e-takova-kurre\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/me-mungon-dikush-qe-nuk-e-takova-kurre\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/me-mungon-dikush-qe-nuk-e-takova-kurre\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/ballina-1.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/ballina-1.jpg\",\"width\":1640,\"height\":924},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/me-mungon-dikush-qe-nuk-e-takova-kurre\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/qika.org\/en\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"M\u00eb mungon dikush q\u00eb nuk e takova kurr\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/\",\"name\":\"QIKA\",\"description\":\"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"M\u00eb mungon dikush q\u00eb nuk e takova kurr\u00eb - QIKA","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/me-mungon-dikush-qe-nuk-e-takova-kurre\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"M\u00eb mungon dikush q\u00eb nuk e takova kurr\u00eb - QIKA","og_description":"P\u00ebrjetimi i nj\u00eb shtatz\u00ebnie t\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb Ka dhimbje p\u00ebr t\u00eb cilat flasim. Dhe ka t\u00eb tjera q\u00eb mbeten t\u00eb padukshme p\u00ebr bot\u00ebn. Humbja e nj\u00eb bebeje gjat\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra prej tyre. Nj\u00eb humbje q\u00eb shpesh pritet t\u00eb mbahet n\u00eb heshtje, t\u00eb kalohet sikur t\u00eb mos ket\u00eb ndodhur kurr\u00eb. Nj\u00eb lloj zie p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn [&hellip;]","og_url":"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/me-mungon-dikush-qe-nuk-e-takova-kurre\/","og_site_name":"QIKA","article_modified_time":"2026-06-09T10:05:30+00:00","og_image":[{"width":1640,"height":924,"url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/ballina-1.jpg","type":"image\/jpeg"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Est. reading time":"19 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/me-mungon-dikush-qe-nuk-e-takova-kurre\/","url":"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/me-mungon-dikush-qe-nuk-e-takova-kurre\/","name":"M\u00eb mungon dikush q\u00eb nuk e takova kurr\u00eb - QIKA","isPartOf":{"@id":"https:\/\/qika.org\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/me-mungon-dikush-qe-nuk-e-takova-kurre\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/me-mungon-dikush-qe-nuk-e-takova-kurre\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/ballina-1.jpg","datePublished":"2026-06-09T10:05:29+00:00","dateModified":"2026-06-09T10:05:30+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/me-mungon-dikush-qe-nuk-e-takova-kurre\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/qika.org\/perspective-post\/me-mungon-dikush-qe-nuk-e-takova-kurre\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/me-mungon-dikush-qe-nuk-e-takova-kurre\/#primaryimage","url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/ballina-1.jpg","contentUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/ballina-1.jpg","width":1640,"height":924},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/me-mungon-dikush-qe-nuk-e-takova-kurre\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/qika.org\/en\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"M\u00eb mungon dikush q\u00eb nuk e takova kurr\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/qika.org\/#website","url":"https:\/\/qika.org\/","name":"QIKA","description":"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/perspective-post\/12616","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/perspective-post"}],"about":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/perspective-post"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12617"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12616"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}