{"id":13313,"date":"2026-11-27T13:16:30","date_gmt":"2026-11-27T12:16:30","guid":{"rendered":"https:\/\/qika.org\/?post_type=perspective-post&#038;p=13313"},"modified":"2026-11-27T13:17:04","modified_gmt":"2026-11-27T12:17:04","slug":"tri-presidente-por-kush-e-ka-pushtetin","status":"publish","type":"perspective-post","link":"https:\/\/qika.org\/en\/perspective-post\/tri-presidente-por-kush-e-ka-pushtetin\/","title":{"rendered":"Tri presidente, por kush e ka pushtetin?"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Kosova ka pasur tri gra presidente, por sa ka ndryshuar jeta e grave? P\u00ebr gremin\u00ebn e qelqt\u00eb, kufijt\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsimit politik dhe qeverit\u00eb q\u00eb barazin\u00eb gjinore e kan\u00eb vet\u00ebm n\u00eb let\u00ebr.<\/strong><em><\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjermania, nj\u00eb nd\u00ebr demokracit\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqishme n\u00eb bot\u00eb, n\u00eb janar t\u00eb vitit 2027 mund t\u00eb zgjedh\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nj\u00eb grua presidente. Ilse Aigner, politikania 61-vje\u00e7are nga Bavaria, \u00ebsht\u00eb kandidatja q\u00eb g\u00ebzon mb\u00ebshtetje t\u00eb gjer\u00eb politike p\u00ebr zgjedhjet presidenciale t\u00eb 30 janarit. N\u00ebse zgjidhet, ajo do t\u00eb jet\u00eb gruaja e par\u00eb n\u00eb krye t\u00eb shtetit gjerman, pas 12 president\u00ebve burra q\u00eb nga p\u00ebrfundimi i Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr nj\u00eb vend q\u00eb ka pasur Angela Merkelin n\u00eb krye t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet, zgjedhja e presidentes s\u00eb par\u00eb grua me padyshim se do t\u00eb ishte nj\u00eb moment historik dhe simbolik.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, Kosova, nj\u00eb shtet shum\u00eb m\u00eb i ri dhe me institucione demokratike ende n\u00eb konsolidim, tashm\u00eb ka pasur tri gra presidente: Atifete Jahjag\u00ebn, Vjosa Osmanin dhe Justina Shiroka-Pul\u00ebn. &nbsp;Pra, po q\u00eb se barazia gjinore do t\u00eb matej vet\u00ebm me numrin e grave n\u00eb krye t\u00eb shtetit, Kosova do t\u00eb dukej shum\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara Gjermanis\u00eb. Realiteti, megjithat\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb i till\u00eb sepse prania e grave n\u00eb pozitat m\u00eb t\u00eb larta shtet\u00ebrore nuk \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebrish tregues i barazis\u00eb gjinore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pyetjet thelb\u00ebsore q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebjm\u00eb si shoq\u00ebri jan\u00eb, n\u00ebse grat\u00eb jan\u00eb t\u00eb sigurta n\u00eb Kosov\u00eb? A kan\u00eb pavar\u00ebsi ekonomike? A kan\u00eb qasje t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb pron\u00eb? Dhe, a \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer p\u00ebrfaq\u00ebsimi dhe vullneti i tyre politik n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e kushteve t\u00eb jetes\u00ebs s\u00eb tyre?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrgjigjet n\u00eb k\u00ebto pyetje e v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim narrativen e suksesit t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit politik t\u00eb grave n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Grat\u00eb n\u00eb krye, e pabarazia n\u00eb themel<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><a href=\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Raporti-i-pervjetshem2025-1.pdf\">Raporti vjetor i Qendr\u00ebs p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion (QIKA),<\/a> mbi drejt\u00ebsin\u00eb dhe barazin\u00eb gjinore n\u00eb Kosov\u00eb gjat\u00eb vitit 2025, tregon se grat\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me pengesa serioze strukturore, pavar\u00ebsisht korniz\u00ebs ligjore q\u00eb garanton barazin\u00eb gjinore. Sipas raportit, vet\u00ebm 21.2% e grave n\u00eb Kosov\u00eb ishin t\u00eb pun\u00ebsuara, nd\u00ebrsa pjes\u00ebmarrja e tyre n\u00eb vendimmarrje vazhdon t\u00eb jet\u00eb e kufizuar. Edhe qasja n\u00eb pron\u00eb mbetet thell\u00ebsisht e pabarabart\u00eb. T\u00eb dh\u00ebnat e Agjencis\u00eb Kadastrale, t\u00eb cituara n\u00eb raport, tregojn\u00eb se n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2026 grat\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin vet\u00ebm 21.36% t\u00eb pronar\u00ebve t\u00eb regjistruar, krahasuar me 76.72% burra.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna jan\u00eb tregues t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve gjinore brenda shoq\u00ebris\u00eb kosovare, dhe po na informojn\u00eb se kush ka kontroll mbi burimet e jetes\u00ebs, e rrjedhimisht kush ka mund\u00ebsi t\u00eb marr\u00eb vendime t\u00eb pavarura, e kush mbetet ekonomikisht i varur nga t\u00eb tjer\u00ebt. Pabarazia ekonomike ua kufizon shum\u00eb grave lirin\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur p\u00ebr jet\u00ebn e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pra, tri gra edhe mund t\u00eb b\u00ebhen presidente, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mij\u00ebra t\u00eb tjera duhet me pyet bab\u00ebn ose burrin n\u00ebse guxojn\u00eb me dal\u00eb prej sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tri gra mund t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb pushtet politik, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mij\u00ebra t\u00eb tjera nuk kan\u00eb para me ble peceta menstruale.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tri gra mund t\u00eb ulen n\u00eb karrigen e presidentes, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gra t\u00eb tjera nuk kan\u00eb ku t\u00eb strehohen kur jeta e tyre rrezikohet nga dhuna n\u00eb familje.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kontradikta q\u00ebndron pik\u00ebrisht k\u00ebtu. Grat\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranishme n\u00eb majat e institucioneve, por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se kan\u00eb ndryshuar strukturat ku p\u00ebrqendrohet pushteti real.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb teorit\u00eb politike kjo shpjegohet p\u00ebrmes dallimit nd\u00ebrmjet p\u00ebrfaq\u00ebsimit p\u00ebrshkrues dhe atij substancial, teori q\u00eb i atribuohet teoricienes politike Hanna Pitkin dhe librit t\u00eb saj \u201cKonceptet e p\u00ebrfaq\u00ebsimit\u201d(1967).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas Pitkin, p\u00ebrfaq\u00ebsimi p\u00ebrshkrues ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me at\u00eb se kush i z\u00eb pozitat, ta z\u00ebm\u00eb: sa gra jan\u00eb presidente, ministre, deputete, apo drejtuese institucionesh. Dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb e par\u00ebnd\u00ebsishme, sepse p\u00ebrfaq\u00ebsimi politik shnd\u00ebrrohet n\u00eb platform\u00eb t\u00eb njohjes s\u00eb identiteteve gjinore. Mir\u00ebpo, Pitkin thekson se p\u00ebrfaq\u00ebsimi substancial, \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb lidhet me ndikimin q\u00eb ky p\u00ebrfaq\u00ebsim ka n\u00eb politikat publike, n\u00eb shp\u00ebrndarjen e burimeve dhe n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e kushteve t\u00eb jetes\u00ebs s\u00eb grave.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>N\u00eb maje t\u00eb pushtetit e n\u00eb buz\u00eb t\u00eb gremin\u00ebs<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb maj t\u00eb vitit 1978, Marilyn Loden, at\u00ebher\u00eb punonj\u00ebse e departamentit t\u00eb burimeve njer\u00ebzore n\u00eb AT&amp;T, mori pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb panel ku mungesa e p\u00ebrparimit t\u00eb grave n\u00eb karrier\u00eb shpjegohej kryesisht me sjelljen dhe vet\u00ebbesimin e tyre. Loden e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb qasje me metafor\u00ebn e \u201ctavanit t\u00eb qelqt\u00eb\u201d: pengesat q\u00eb i mbajn\u00eb grat\u00eb larg pozitave udh\u00ebheq\u00ebse nuk jan\u00eb thjesht individuale, por t\u00eb rr\u00ebnjosura n\u00eb strukturat dhe kultur\u00ebn e institucioneve. Metafora e tavanit prej xhami e Loden, do t\u00eb shnd\u00ebrrohej n\u00eb baz\u00ebn e nj\u00eb prej koncepteve m\u00eb t\u00eb diskutuara sa i p\u00ebrket p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb grave n\u00eb politik\u00eb dhe ekonomi, konceptit t\u00eb <em>glass ceiling<\/em>, q\u00eb n\u00eb thelb p\u00ebrshkruan pengesat e padukshme q\u00eb ua v\u00ebshtir\u00ebsojn\u00eb grave arritjen n\u00eb pozita udh\u00ebheq\u00ebse.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mir\u00ebpo, \u00e7far\u00eb ndodh kur grat\u00eb arrijn\u00eb ta thyejn\u00eb k\u00ebt\u00eb tavan?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb vitin 2005, studiuesit Michelle Ryan dhe Alexander Haslam zhvilluan konceptin e <em>glass cliff,<\/em> apo gremin\u00ebs s\u00eb qelqt\u00eb. Sipas k\u00ebtij koncepti, grat\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb m\u00eb shum\u00eb gjasa q\u00eb t\u00eb em\u00ebrohen n\u00eb pozita udh\u00ebheq\u00ebse n\u00eb koh\u00eb krizash, pasigurie apo rreziku t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr d\u00ebshtim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, grat\u00eb mund t\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb krye t\u00eb institucioneve pik\u00ebrisht at\u00ebher\u00eb kur k\u00ebto institucione jan\u00eb n\u00eb kriz\u00eb, kur legjitimiteti i tyre \u00ebsht\u00eb i l\u00ebkundur apo kur nevojitet nj\u00eb figur\u00eb kompromisi. N\u00eb k\u00ebto rrethana, ato mund t\u00eb marrin p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha politike, pa trash\u00ebguar domosdoshm\u00ebrish mekanizmat, mb\u00ebshtetjen apo hap\u00ebsir\u00ebn e nevojshme p\u00ebr t\u00eb ushtruar ndikim t\u00eb plot\u00eb. Megjithat\u00eb, zgjedhja e nj\u00eb gruaje gjat\u00eb kriz\u00ebs nuk mjafton vetvetiu p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar gremin\u00ebn e qelqt\u00eb; r\u00ebnd\u00ebsi kan\u00eb edhe kushtet n\u00eb t\u00eb cilat ajo e ushtron mandatin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Historia e zgjedhjes s\u00eb presidenteve t\u00eb Kosov\u00ebs e ofron nj\u00eb terren interesant p\u00ebr ta shqyrtuar k\u00ebt\u00eb koncept.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb vitin 2011, Atifete Jahjaga u zgjodh presidente pas nj\u00eb krize politike dhe si rezultat i nj\u00eb marr\u00ebveshjeje nd\u00ebrmjet partner\u00ebve t\u00eb koalicionit qeveritar PDK, LDK dhe AKR, vet\u00ebm pasi zgjedhja presidenciale e Behxhet Pacollit u shpall\u00eb antikushtetuese. Jahjaga ishte propozim nga jasht\u00eb strukturave tradicionale partiake dhe u prezantua si figur\u00eb konsensuale.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb vitin 2021, Vjosa Osmani u zgjodh presidente n\u00eb nj\u00eb kontekst tjet\u00ebr, pas ndryshimeve t\u00eb m\u00ebdha elektorale dhe bashk\u00ebpunimit politik nd\u00ebrmjet LVV-s\u00eb dhe List\u00ebs Guxo. Vendimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebpunim kam droj\u00eb se k\u00ebrkon analiz\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nga perspektiva gjinore. Mir\u00ebpo, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb dukje, zgjedhja e Osmanit dallon sepse ajo ve\u00e7se kishte nd\u00ebrtuar nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb mb\u00ebshtetjes politike dhe elektorale. Prandaj, zgjedhja e saj nuk mund t\u00eb trajtohet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb si nj\u00eb em\u00ebrim kompromisi n\u00eb koh\u00eb krize.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrsa, Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente n\u00eb tetor t\u00eb k\u00ebtij viti pas nj\u00eb bllokade t\u00eb gjat\u00eb politike dhe institucionale q\u00eb nisi nga zgjedhjet parlamentare t\u00eb shkurtit 2025. Zgjedhja e saj n\u00eb prag t\u00eb nj\u00eb afati kushtetues, shmangu mbajtjen e zgjedhjeve t\u00eb tjera t\u00eb parakohshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pra dy pyetje besoj jan\u00eb thelb\u00ebsore k\u00ebtu: a po b\u00ebhen grat\u00eb ma t\u00eb pranueshme p\u00ebr udh\u00ebheqje pik\u00ebrisht kur partit\u00eb politike po kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr kompromis, dhe rikthim t\u00eb besimit publik? Apo ka tendenc\u00eb reale p\u00ebr t\u00eb rritur barazin\u00eb n\u00eb vendimmarrje?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>N\u00eb krye t\u00eb shtetit por jo t\u00eb Qeveris\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb Kosov\u00eb, presidentja \u00ebsht\u00eb kreu i shtetit dhe ushtron kompetencat q\u00eb ia p\u00ebrcakton Kushtetuta. Megjithat\u00eb, ajo nuk e drejton qeverin\u00eb, nuk e harton buxhetin dhe nuk kontrollon drejtp\u00ebrdrejt funksionimin e p\u00ebrditsh\u00ebm t\u00eb policis\u00eb, prokuroris\u00eb, gjykatave apo sh\u00ebrbimeve sociale. K\u00ebto p\u00ebrgjegj\u00ebsi u takojn\u00eb institucioneve t\u00eb ndryshme. Prandaj, nj\u00eb grua mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb pozit\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebrore, pa pasur kontroll t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb mbi politikat dhe burimet q\u00eb ndikojn\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb jet\u00ebn e grave. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se presidentet jan\u00eb krejt pa ndikim. Ato kan\u00eb kompetenca kushtetuese, rol p\u00ebrfaq\u00ebsues dhe mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb debatin publik e n\u00eb agjenda institucionale, vet\u00ebm se ky ndikim nuk b\u00ebn t\u00eb ngat\u00ebrrohet me kontrollin ekzekutiv mbi politikat dhe burimet. Do t\u00eb ishte mendoj nj\u00eb tjet\u00ebr padrejt\u00ebsi gjinore q\u00eb grave presidente t\u2019u k\u00ebrkohej t\u00eb zgjidhnin t\u00eb vetme problemet strukturore, dhe q\u00ebllimi i k\u00ebtij shkrimi nuk \u00ebsht\u00eb ky.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr politikat publike, ndarjen e burimeve dhe funksionimin e sh\u00ebrbimeve mbrojt\u00ebse i takon, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, Qeveris\u00eb dhe institucioneve p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, vrasja e Arlinda Sylaj Zekajt nxjerr n\u00eb pah pyetje t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb institucionale. P\u00ebrfaq\u00ebsimi i grave n\u00eb Kuvend dhe Qeveri nuk mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si p\u00ebrgjigje ndaj d\u00ebshtimeve n\u00eb mbrojtjen e grave nga dhuna. P\u00ebrgjegj\u00ebsia duhet t\u00eb matet me vendimet, buxhetet, zbatimin e masave mbrojt\u00ebse dhe llogaridh\u00ebnien, jo vet\u00ebm me numrin e grave n\u00eb pozita.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fundja \u00e7far\u00eb vlere kan\u00eb ligjet, strategjit\u00eb, zotimet publike n\u00ebse nuk zbatohen kur jeta e grave \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb 25 tetor 2026, Arlinda Sylaj Zekaj, 49-vje\u00e7are, u vra n\u00eb Vitomiric\u00eb t\u00eb Pej\u00ebs. Ajo kishte raportuar vazhdimisht dhun\u00ebn n\u00eb familje dhe kishte k\u00ebrkuar mbrojtje nga institucionet e Kosov\u00ebs. Sipas gjetjeve preliminare t\u00eb Inspektoratit Policor t\u00eb Kosov\u00ebs, ekzekutimi i urdhrit mbrojt\u00ebs t\u00eb 7 shtatorit nuk ishte dokumentuar, nd\u00ebrsa urdhri i 16 tetorit ishte ekzekutuar me gjasht\u00eb dit\u00eb vones\u00eb, m\u00eb 22 tetor. P\u00ebr vrasjen u arrestua ish-kunati i saj, i dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs. Nd\u00ebrkaq k\u00ebt\u00eb jav\u00eb u arrestuan edhe kat\u00ebr persona t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb lidhje me vrasjen e Arlind\u00ebs, dy prej t\u00eb cil\u00ebve dyshohen p\u00ebr \u201cNdihm\u00eb n\u00eb vrasje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb\u201d, nd\u00ebrsa dy t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr \u201cDh\u00ebnie t\u00eb ndihm\u00ebs kryer\u00ebsve pas kryerjes s\u00eb vepr\u00ebs penale\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebto rrethana k\u00ebrkojn\u00eb hetim dhe p\u00ebrcaktim t\u00eb qart\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive institucionale.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rasti i Arlind\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb tjet\u00ebr vrasje e nj\u00eb gruaje n\u00eb Kosov\u00eb. Ai ngre pyetje serioze p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si institucionet e trajtojn\u00eb rrezikun ndaj grave dhe p\u00ebr hendekun nd\u00ebrmjet t\u00eb drejtave q\u00eb u garantohen me ligj dhe mbrojtjes q\u00eb marrin n\u00eb praktik\u00eb. Arlinda kishte k\u00ebrkuar ndihm\u00eb. Institucionet ishin n\u00eb dijeni p\u00ebr rrezikun q\u00eb i kanosej. Megjithat\u00eb, masat e nd\u00ebrmarra nuk arrit\u00ebn ta parandalonin vrasjen e saj. Protestat n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb po k\u00ebrkojn\u00eb llogaridh\u00ebnie qeveritare, jan\u00eb t\u00eb drejta. E slogani i Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb 16 Dit\u00ebt e Aktivizmit kund\u00ebr Dhun\u00ebs me Baz\u00eb Gjinore, q\u00eb po k\u00ebrkon nga viktimat q\u00eb t\u00eb \u201craportojn\u00eb dhun\u00ebn\u201d, \u00ebsht\u00eb i padrejt\u00eb, ofendues, i padinjitetsh\u00ebm, dhe ka potencial p\u00ebr ta kthyer barr\u00ebn e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb tek viktimat e jo shteti.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Arlinda ishte gruaja e tret\u00eb e vrar\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb gjat\u00eb vitit 2026 vet\u00ebm nga janari deri m\u00eb 26 tetor. Nga viti 2010 deri n\u00eb at\u00eb dat\u00eb, n\u00eb Kosov\u00eb ishin vrar\u00eb 67 gra nga familjar\u00ebt e tyre, kryesisht partner\u00ebt. P\u00ebrmasat e dhun\u00ebs b\u00ebhen edhe m\u00eb t\u00eb qarta kur shikohen statistikat e rasteve t\u00eb raportuara.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas raportit t\u00eb QIKA-s p\u00ebr vitin 2025, tri n\u00eb kat\u00ebr viktima t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje jan\u00eb gra, nd\u00ebrsa 84% e kryesve t\u00eb dhun\u00ebs jan\u00eb burra. T\u00eb dh\u00ebnat e GLPS-s\u00eb, t\u00eb cituara n\u00eb raport, tregojn\u00eb se bashk\u00ebshort\u00ebt, partner\u00ebt bashk\u00ebjetues dhe ish-bashk\u00ebshort\u00ebt p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb kryesve n\u00eb rastet e analizuara. K\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna e theksojn\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr vler\u00ebsim t\u00eb hersh\u00ebm t\u00eb rrezikut, mbrojtje efektive dhe koordinim nd\u00ebrinstitucional. Rasti i Arlind\u00ebs nuk mund t\u00eb trajtohet i shk\u00ebputur nga funksionimi i sistemit t\u00eb mbrojtjes s\u00eb grave. Kosova ka pasur tri presidente gra, por vazhdon t\u00eb p\u00ebrballet me dhun\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapur ndaj grave, me pabarazi ekonomike dhe me pengesa serioze n\u00eb qasjen n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo nuk i b\u00ebn presidentet p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr vrasjet e grave. P\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb p\u00ebr parandalimin, hetimin dhe nd\u00ebshkimin e dhun\u00ebs u takojn\u00eb institucioneve me kompetenca konkrete ligjore. Por rasti i Arlind\u00ebs tregon pse p\u00ebrfaq\u00ebsimi i grave n\u00eb krye t\u00eb shtetit nuk mund t\u00eb trajtohet si d\u00ebshmi e mjaftueshme e barazis\u00eb. Nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb grat\u00eb t\u00eb ken\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ta p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb shtetin, e krejt tjet\u00ebr q\u00eb shteti t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u2019i mbroj\u00eb ato.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhe Kosova nuk \u00ebsht\u00eb rast i izoluar. N\u00eb Bashkimin Evropian, ku barazia gjinore \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e korniz\u00ebs ligjore dhe politikave publike prej dekadash, dhuna ndaj grave vazhdon t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrhapur. Sipas nj\u00eb ankete t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Bashkimit Evropian p\u00ebr t\u00eb Drejtat Themelore (FRA), Institutit Evropian p\u00ebr Barazi Gjinore (EIGE) dhe Eurostatit, rezultatet e s\u00eb cil\u00ebs u publikuan n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2026, nj\u00eb n\u00eb tri gra n\u00eb BE ka p\u00ebrjetuar dhun\u00eb fizike dhe\/ose seksuale. Studimi, i mb\u00ebshtetur n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 114 mij\u00eb intervista, tregon gjithashtu se vet\u00ebm 6.1% e grave q\u00eb kishin p\u00ebrjetuar dhun\u00eb fizike apo seksuale nga partneri e kishin raportuar at\u00eb n\u00eb polici. Nd\u00ebrkaq, 29.9% e grave kishin p\u00ebrjetuar dhun\u00eb psikologjike nga partneri, p\u00ebrfshir\u00eb kontrollin, k\u00ebrc\u00ebnimet dhe posht\u00ebrimin. K\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna tregojn\u00eb se edhe n\u00eb shtetet me institucione m\u00eb t\u00eb konsoliduara, ekziston nj\u00eb hendek nd\u00ebrmjet t\u00eb drejtave t\u00eb garantuara dhe siguris\u00eb reale t\u00eb grave. Nj\u00eb raport tjet\u00ebr, i publikuar nga Sh\u00ebrbimi K\u00ebrkimor i Parlamentit Evropian n\u00eb maj t\u00eb vitit 2026, evidenton se mbi nj\u00eb mij\u00eb gra vriten \u00e7do vit n\u00eb Bashkimin Evropian n\u00eb rrethana q\u00eb shpesh tregojn\u00eb motive gjinore, kryesisht nga partner\u00ebt ose familjar\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Raporti thekson se rastet e femicidit kan\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb pah d\u00ebshtime sistematike n\u00eb parandalimin e dhun\u00ebs dhe mbrojtjen e viktimave, duke nxitur reforma ligjore n\u00eb disa shtete an\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pra, Gjermania mund ta zgjedh\u00eb presidenten e par\u00eb grua n\u00eb vitin 2027, nd\u00ebrsa Kosova ka pasur tashm\u00eb tri n\u00eb dekad\u00ebn e fundit. Por as prania e grave n\u00eb pozitat m\u00eb t\u00eb larta dhe as mungesa e tyre n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb t\u00eb caktuar nuk e p\u00ebrshkruajn\u00eb plot\u00ebsisht gjendjen e t\u00eb drejtave t\u00eb grave. N\u00eb fund t\u00eb fundit, \u00e7\u00ebshtja nuk \u00ebsht\u00eb se cili shtet ka pasur m\u00eb shum\u00eb presidente gra, por sa kan\u00eb arritur shtetet t&#8217;i transformojn\u00eb institucionet dhe marr\u00ebdh\u00ebniet e pushtetit q\u00eb prodhojn\u00eb dhe mir\u00ebmbajn\u00eb pabarazin\u00eb gjinore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur zotimet p\u00ebr barazi gjinore nuk p\u00ebrkthehen n\u00eb buxhete t\u00eb mjaftueshme, sh\u00ebrbime funksionale, mbrojtje efektive dhe llogaridh\u00ebnie, p\u00ebrfaq\u00ebsimi politik nuk mund t\u00eb paraqitet si d\u00ebshmi e mjaftueshme e suksesit. Barazia duhet t\u00eb matet jo vet\u00ebm me at\u00eb se kush e p\u00ebrfaq\u00ebson shtetin, por edhe me at\u00eb n\u00ebse shteti i mbron t\u00eb drejtat dhe jet\u00ebn e grave. Nuk guxojm\u00eb t\u00eb pranojm\u00eb merita t\u00eb suksesit me numrin e grave n\u00eb pozita, p\u00ebrderisa nuk ka llogaridh\u00ebnie p\u00ebr pabarazin\u00eb e pasigurin\u00eb me t\u00eb cilat po p\u00ebrballen grat\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebrdit\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"featured_media":13311,"template":"","class_list":["post-13313","perspective-post","type-perspective-post","status-publish","has-post-thumbnail","hentry"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v23.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Tri presidente, por kush e ka pushtetin? - QIKA<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/tri-presidente-por-kush-e-ka-pushtetin\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Tri presidente, por kush e ka pushtetin? - QIKA\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Kosova ka pasur tri gra presidente, por sa ka ndryshuar jeta e grave? P\u00ebr gremin\u00ebn e qelqt\u00eb, kufijt\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsimit politik dhe qeverit\u00eb q\u00eb barazin\u00eb gjinore e kan\u00eb vet\u00ebm n\u00eb let\u00ebr. Gjermania, nj\u00eb nd\u00ebr demokracit\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqishme n\u00eb bot\u00eb, n\u00eb janar t\u00eb vitit 2027 mund t\u00eb zgjedh\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nj\u00eb grua presidente. [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/tri-presidente-por-kush-e-ka-pushtetin\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"QIKA\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2026-11-27T12:17:04+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/901195531_10236885011366801_7241910883532131666_n.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1254\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"1254\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/tri-presidente-por-kush-e-ka-pushtetin\/\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/tri-presidente-por-kush-e-ka-pushtetin\/\",\"name\":\"Tri presidente, por kush e ka pushtetin? - QIKA\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/tri-presidente-por-kush-e-ka-pushtetin\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/tri-presidente-por-kush-e-ka-pushtetin\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/901195531_10236885011366801_7241910883532131666_n.jpg\",\"datePublished\":\"2026-11-27T12:16:30+00:00\",\"dateModified\":\"2026-11-27T12:17:04+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/tri-presidente-por-kush-e-ka-pushtetin\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/tri-presidente-por-kush-e-ka-pushtetin\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/tri-presidente-por-kush-e-ka-pushtetin\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/901195531_10236885011366801_7241910883532131666_n.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/901195531_10236885011366801_7241910883532131666_n.jpg\",\"width\":1254,\"height\":1254},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/tri-presidente-por-kush-e-ka-pushtetin\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/qika.org\/en\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Tri presidente, por kush e ka pushtetin?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/\",\"name\":\"QIKA\",\"description\":\"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Tri presidente, por kush e ka pushtetin? - QIKA","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/tri-presidente-por-kush-e-ka-pushtetin\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Tri presidente, por kush e ka pushtetin? - QIKA","og_description":"Kosova ka pasur tri gra presidente, por sa ka ndryshuar jeta e grave? P\u00ebr gremin\u00ebn e qelqt\u00eb, kufijt\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsimit politik dhe qeverit\u00eb q\u00eb barazin\u00eb gjinore e kan\u00eb vet\u00ebm n\u00eb let\u00ebr. Gjermania, nj\u00eb nd\u00ebr demokracit\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqishme n\u00eb bot\u00eb, n\u00eb janar t\u00eb vitit 2027 mund t\u00eb zgjedh\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nj\u00eb grua presidente. [&hellip;]","og_url":"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/tri-presidente-por-kush-e-ka-pushtetin\/","og_site_name":"QIKA","article_modified_time":"2026-11-27T12:17:04+00:00","og_image":[{"width":1254,"height":1254,"url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/901195531_10236885011366801_7241910883532131666_n.jpg","type":"image\/jpeg"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/tri-presidente-por-kush-e-ka-pushtetin\/","url":"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/tri-presidente-por-kush-e-ka-pushtetin\/","name":"Tri presidente, por kush e ka pushtetin? - QIKA","isPartOf":{"@id":"https:\/\/qika.org\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/tri-presidente-por-kush-e-ka-pushtetin\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/tri-presidente-por-kush-e-ka-pushtetin\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/901195531_10236885011366801_7241910883532131666_n.jpg","datePublished":"2026-11-27T12:16:30+00:00","dateModified":"2026-11-27T12:17:04+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/tri-presidente-por-kush-e-ka-pushtetin\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/qika.org\/perspective-post\/tri-presidente-por-kush-e-ka-pushtetin\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/tri-presidente-por-kush-e-ka-pushtetin\/#primaryimage","url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/901195531_10236885011366801_7241910883532131666_n.jpg","contentUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/901195531_10236885011366801_7241910883532131666_n.jpg","width":1254,"height":1254},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/qika.org\/perspective-post\/tri-presidente-por-kush-e-ka-pushtetin\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/qika.org\/en\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Tri presidente, por kush e ka pushtetin?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/qika.org\/#website","url":"https:\/\/qika.org\/","name":"QIKA","description":"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/perspective-post\/13313","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/perspective-post"}],"about":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/perspective-post"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/13311"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13313"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}