{"id":10563,"date":"2025-01-22T14:53:43","date_gmt":"2025-01-22T13:53:43","guid":{"rendered":"https:\/\/qika.org\/?post_type=thelle-post&#038;p=10563"},"modified":"2025-01-22T14:55:22","modified_gmt":"2025-01-22T13:55:22","slug":"ndryshimet-klimatike-po-kontribuojne-ne-rritjen-e-rasteve-te-semundjeve-ne-kosove","status":"publish","type":"thelle-post","link":"https:\/\/qika.org\/en\/thelle-post\/ndryshimet-klimatike-po-kontribuojne-ne-rritjen-e-rasteve-te-semundjeve-ne-kosove\/","title":{"rendered":"Ndryshimet klimatike po kontribuojn\u00eb n\u00eb rritjen e rasteve t\u00eb s\u00ebmundjeve n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Ndryshimet klimatike paraqesin k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr sh\u00ebndetin e njeriut, n\u00eb ve\u00e7anti prekin grupet e ndjeshme t\u00eb popullat\u00ebs si f\u00ebmij\u00ebt, grat\u00eb, t\u00eb moshuarit dhe personat q\u00eb vuajn\u00eb nga s\u00ebmundjet kronike. IKShPK konfirmon se k\u00ebto ndryshime ndikojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsimin e gjendjes sh\u00ebndet\u00ebsore, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr pacient\u00ebt q\u00eb vuajn\u00eb nga s\u00ebmundje respiratore dhe kardiovaskulare. Hulumtimet tregojn\u00eb p\u00ebr ndikimet negative t\u00eb ndryshimeve klimatike n\u00eb sh\u00ebndetin riprodhues t\u00eb grave. Njoh\u00ebsit e fush\u00ebs s\u00eb metrologjis\u00eb argumentojn\u00eb pse po ndodhin k\u00ebto ndryshime, nd\u00ebrkaq pak \u00ebsht\u00eb duke u b\u00ebr\u00eb nga institucionet lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shum\u00eb shpesh shohim raportime se temperatura mesatare globale po rritet me nj\u00eb rit\u00ebm t\u00eb papar\u00eb n\u00eb historin\u00eb moderne duke shkaktuar shkrirjen e akullnajave, p\u00ebrmbytje t\u00eb papritura dhe that\u00ebsira shkat\u00ebrruese. T\u00eb gjitha k\u00ebto ndryshime po ndodhin p\u00ebr shkak t\u00eb ndryshimeve klimatike, t\u00eb cilat po shkaktojn\u00eb pasoja shum\u00ebdimensionale. Ato nuk jan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr planetin, p\u00ebr mjedisin, por edhe p\u00ebr sh\u00ebndetin ton\u00eb. N\u00eb media raportohet shpesh p\u00ebr rritjen e numrit t\u00eb personave t\u00eb prekur nga s\u00ebmundje t\u00eb ndryshme respiratore, t\u00eb z\u00ebmr\u00ebs dhe s\u00ebmundje tjera. Hulumtime t\u00eb ndryshme, njoh\u00ebs t\u00eb fush\u00ebs s\u00eb mjedisit dhe profesionist\u00ebt sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb thon\u00eb se te k\u00ebto s\u00ebmundje nj\u00eb ndikim t\u00eb madh kan\u00eb ndryshimet klimatike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ndryshimet klimatike jan\u00eb ndryshime afatgjata n\u00eb mot dhe temperatur\u00eb n\u00eb tok\u00eb, t\u00eb shkaktuara kryesisht nga aktivitetet njer\u00ebzore si djegia e l\u00ebnd\u00ebve fosile dhe shpyll\u00ebzimi. Studime t\u00eb shumta thon\u00eb se k\u00ebto aktivitete rrisin gazrat serr\u00eb n\u00eb atmosfer\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb planeti t\u00eb nxehet. Rrjedhimisht pasojat jan\u00eb t\u00eb ndryshme si p\u00ebrmbytjet, that\u00ebsira, stuhi m\u00eb t\u00eb fuqishme dhe ndryshime n\u00eb ekosisteme q\u00eb ndikojn\u00eb sh\u00ebndetin, ekonomin\u00eb dhe natyr\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pashmangsh\u00ebm q\u00eb ndryshimet klimatike kan\u00eb pasur ndikime negative edhe n\u00eb Kosov\u00eb. K\u00ebt\u00eb e ka v\u00ebrtetuar edhe nj\u00eb studim t\u00eb realizuar nga Instituti Komb\u00ebtar i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Publike t\u00eb Kosov\u00ebs (IKShPK) n\u00eb periudh\u00ebn 2018-2022. Sipas k\u00ebtij hulumtimi, ndryshimet klimatike kan\u00eb efekte n\u00eb sh\u00ebndet \u201cduke ndikuar n\u00eb keq\u00ebsimin e gjendjes te t\u00eb s\u00ebmuret me s\u00ebmundje respiratore dhe kardiovaskulare, shkaktari m\u00eb i shpesht\u00eb i vdekjeve te grupmosha mbi 65 vje\u00e7 jan\u00eb s\u00ebmundjet respiratore dhe kardiovaskulare. Nga s\u00ebmundjet joinfektive p\u00ebr periudhen 2015-2021 prijn\u00eb HTA (46.5%), diabeti jo insulin (36.9), diabeti insulin (6.35%), schizophrenia (2.95%).\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga ky institut kan\u00eb th\u00ebn\u00eb p\u00ebr QIKA se ndryshimet klimatike ndikojn\u00eb edhe n\u00eb rritjen e rasteve me alergji dhe n\u00eb \u00e7rregullime n\u00eb sh\u00ebndetin mendor, ve\u00e7an\u00ebrisht te grupet vulnerabile q\u00eb konsiderohet se jan\u00eb t\u00eb moshuarit, personat me s\u00ebmundje kronike, grat\u00eb shtatz\u00ebna, f\u00ebmij\u00ebt etj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>F\u00ebmij\u00ebt nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb rrezikuarit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shqet\u00ebsuese jan\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat se viteve t\u00eb fundit pasojat direkte sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb ndryshimeve klimatike po v\u00ebrehen n\u00eb sh\u00ebndetin e f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vlora Nimani, pediatre n\u00eb emergjenc\u00ebn pediatrike t\u00eb Qendr\u00ebs Klinike Universitare t\u00eb Kosov\u00ebs &#8211; QKUK, thot\u00eb se ver\u00ebn q\u00eb e lam\u00eb pas ka pasur rritje t\u00eb numrit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb jan\u00eb goditur nga t\u00eb nxehtit e q\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar ndihm\u00eb mjek\u00ebsore n\u00eb QKUK.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo thot\u00eb se val\u00ebt e t\u00eb nxehtit jan\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb shpeshta dhe t\u00eb rrezikshme, dhe mund t\u00eb shkaktojn\u00eb goditje nga nxeht\u00ebsia dhe dehidrim, ve\u00e7an\u00ebrisht tek f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm ndaj ndryshimeve t\u00eb temperatur\u00ebs.<br><br>\u201cAto mund t\u00eb shkaktojn\u00eb d\u00ebme t\u00eb p\u00ebrkohshme apo edhe t\u00eb p\u00ebrhershme n\u00eb trupin e f\u00ebmij\u00ebve, duke rritur rrezikun p\u00ebr probleme me organet vitale si zemra dhe veshkat\u201d, theksoi doktoresha Nimani.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;Ajo thot\u00eb se ka disa m\u00ebnyra se si ndryshimet klimatike ndikojn\u00eb n\u00eb rritjen e rasteve t\u00eb s\u00ebmundjeve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cF\u00ebmij\u00ebt e vegj\u00ebl jan\u00eb m\u00eb t\u00eb rrezikuar nga ndikimet e ndryshimeve klimatike p\u00ebr disa arsye. Sistemi imunitar dhe fizik i f\u00ebmij\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht i zhvilluar, duke i b\u00ebr\u00eb ata m\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm ndaj infeksioneve dhe stresit mjedisor\u201d, thot\u00eb Nimani.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Doktoresha na sqaron se s\u00ebmundjet m\u00eb t\u00eb shpeshta mund t\u00eb jen\u00eb ato me natyr\u00eb infektive, s\u00ebmundjet e frym\u00ebmarrjes, si astma q\u00eb lidhet me ndotjen e ajrit, mungesa e ushqimit adekuat dhe kushtet e v\u00ebshtira higjienike poashtu mund t\u00eb jen\u00eb baz\u00eb e shfaqjes s\u00eb shume s\u00ebmundjeve te f\u00ebmij\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cF\u00ebmij\u00ebt kalojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb jasht\u00eb dhe jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ekspozuar ndaj ndotjes dhe kushteve t\u00eb nxehta. F\u00ebmij\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb kushte t\u00eb varfra dhe kan\u00eb qasje t\u00eb kufizuar n\u00eb sh\u00ebrbime sh\u00ebndet\u00ebsore, ushqim t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm dhe uj\u00eb t\u00eb past\u00ebr jan\u00eb gjithashtu m\u00eb t\u00eb rrezikuar\u201d, shpjegon pediatrja Nimani.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo b\u00ebn thirrje p\u00ebr mobilizim shtet\u00ebror dhe shoq\u00ebror n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb mjedis t\u00eb sigurt dhe t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Shtim i virozave te f\u00ebmij\u00ebt<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pasojat mjedisore t\u00eb ndryshimeve klimatike kan\u00eb ndikim n\u00eb imunitetin e f\u00ebmij\u00ebve, ve\u00e7an\u00ebrisht te ata t\u00eb grup-mosh\u00ebs m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. Paulina Nushi-Muhaxhiri, gazetare me profesion, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00ebn\u00eb e dy f\u00ebmij\u00ebve, tregon se gjat\u00eb bisedave rutinore q\u00eb ka me n\u00ebnat, si shqet\u00ebsim ngrit\u00ebt n\u00eb vazhdim\u00ebsi fakti q\u00eb \u201cf\u00ebmij\u00ebt m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb po shfaqin telashe me rrug\u00ebt e frym\u00ebmarrjes, apo probleme me mushk\u00ebrit\u00eb si bronkite\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo mendon se cil\u00ebsia e dob\u00ebt e ajrit, mospastrimi i tij i vazhduesh\u00ebm nga proceset natyrore si reshjet e bor\u00ebs n\u00eb dim\u00ebr, temperaturat e luhatshme dhe ekspozimi i vazhduesh\u00ebm i f\u00ebmij\u00ebve ndaj k\u00ebsaj situate po jep efektet e veta negative.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nushi-Muhaxhiri thot\u00eb se te f\u00ebmij\u00ebt e saj p\u00ebr shkak t\u00eb ndryshimeve klimatike, nuk ka v\u00ebn\u00eb re shqet\u00ebsime sh\u00ebndet\u00ebsore, p\u00ebrve\u00e7 virozave t\u00eb zakonshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cPor n\u00eb kontakt me shum\u00eb n\u00ebna si shqet\u00ebsim po diskutohet fakti q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb kan\u00eb telashe me rrug\u00ebt e frym\u00ebmarrjes, apo probleme me mushk\u00ebrit\u00eb si bronkite apo pneumoni n\u00eb raste m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda\u201d, thot\u00eb gazetarja Nushi-Muhaxhiri.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo thekson se \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb p\u00ebr ndryshimet klimatike t\u00eb flitet n\u00eb familje, n\u00eb shkolla, n\u00eb media dhe n\u00eb shoq\u00ebri n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi si dhe t\u00eb nd\u00ebrmerren masa nga institucionet p\u00ebrkat\u00ebse shtet\u00ebrore p\u00ebr nj\u00eb fushat\u00eb informuese dhe t\u00eb krijoj\u00eb politika q\u00eb kan\u00eb ndikim n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e situat\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNe kishim nj\u00eb ngjarje tragjike n\u00eb qytetin e Pej\u00ebs, ku nj\u00eb n\u00ebn\u00eb me f\u00ebmij\u00ebn humbi jet\u00ebn nga v\u00ebrshimet q\u00eb ndodh\u00ebn atje. Poashtu vitin e kaluar, Evropa sh\u00ebnoi reshje rekorde q\u00eb shkaktuan p\u00ebrmbytje n\u00eb Itali, Norvegji, Suedi dhe Slloveni\u201d, tha ajo.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb vitet e fundit p\u00ebrmbytjet jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pothuajse t\u00eb zakonshme n\u00eb disa lokacione t\u00eb Kosov\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb komunat ku kalon Drini i Bardh\u00eb. K\u00ebto v\u00ebrshime shkaktojn\u00eb d\u00ebme t\u00eb shumta materiale, kryesisht n\u00eb sektorin e bujq\u00ebsis\u00eb, por edhe n\u00eb sht\u00ebpi banimi. M\u00eb i pazakont\u00eb ishte <a href=\"https:\/\/www.gazetaexpress.com\/pamje-te-dhimbshme-vijne-nga-skenderaj-kaq-shume-pati-deme-nga-vershime\/\">d\u00ebmi<\/a> q\u00eb u shkaktua nga v\u00ebrshimet n\u00eb disa fshatra t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb <a href=\"https:\/\/www.gazetaexpress.com\/vershime-nga-shiu-ne-disa-qytete-skenderaj-ne-gjendje-te-rende\/\">Skenderajt<\/a> n\u00eb janar t\u00eb vitit 2023. Kjo zon\u00eb nuk ishte e njohur p\u00ebr v\u00ebrshime t\u00eb tilla.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Ndryshimet klimatike ndikojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrhapjen e alergjive dhe dob\u00ebsojn\u00eb imunitetin<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ndryshimet klimatike kan\u00eb pasoja t\u00eb ndryshme dhe t\u00eb shumta dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb zinxhir t\u00eb ndikimeve shkaktojn\u00eb pasoja t\u00eb llojeve t\u00eb ndryshme n\u00eb sh\u00ebndetin e njeriut.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Bardh\u00eb Selmanaj, drejtoresh\u00eb n\u00eb Klinik\u00ebn e Alergologjis\u00eb-Imunologjis\u00eb n\u00eb QKUK, thot\u00eb se ndotja e ajrit dhe ndryshimet klimitike kan\u00eb ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb p\u00ebrhapjen e alergjive duke ndikuar n\u00eb ngritje t\u00eb nivelit t\u00eb alergjenve dhe shp\u00ebrndarjen e tyre si myku dhe poleni.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Doktoresha Selmanaj vuri n\u00eb pah faktin se ndryshimet klimatike n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb ndikuar n\u00eb rritjen e pacient\u00ebve t\u00eb prekur nga astma.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNdryshimet klimatike (ngrohja globale) si faktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm si n\u00eb nivel global edhe n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb ndikuar n\u00eb rritjen e astm\u00ebs alergjike dhe rinitit alergjik. Gjithashtu ka nd\u00ebrlidhje edhe n\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsimin e simptomave alergjike\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Doktoresha Selmanaj thot\u00eb se ekspozimi ndaj ndotjes s\u00eb ajrit dhe ndryshimeve klimatike ndikon edhe n\u00eb dob\u00ebsim t\u00eb sistemit imunitar n\u00eb disa m\u00ebnyra dhe si pasoj\u00eb paraqiten disa s\u00ebmundje si astma alergjike, alergjit\u00eb t\u00eb ndryshme, por edhe s\u00ebmundje tjera.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo na shpjegon se si mungesa e reshjeve e that\u00ebsira krijojn\u00eb probleme sh\u00ebndet\u00ebsore. Sipas doktoresh\u00ebs, nxeht\u00ebsia ekstreme dhe that\u00ebsira shkaktojn\u00eb stres n\u00eb trup, duke ndikuar n\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsim t\u00eb s\u00ebmundjeve autoimune dhe \u00e7rregullimeve inflamatore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cEr\u00ebrat e forta bartin polene nga nj\u00eb vend n\u00eb tjetrin, mungesa e reshjeve, that\u00ebsira, ndikon n\u00eb zgjatje t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb poleneve. Rritja e kontakteve me patogjen t\u00eb rinj, ndryshimet klimatike nxisin migrimin e patogjen\u00ebve dhe insekteve (mushkonjat). Rrisin rreziqe t\u00eb reja p\u00ebr sistemin imunitar\u201d, u shpreh doktoresha Selmanaj, e cila \u00ebsht\u00eb specialiste e alergologjis\u00eb dhe imunologjis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo thot\u00eb se n\u00eb Kosov\u00eb ndotja industriale dhe p\u00ebrdorimi i karburanteve ndikojn\u00eb n\u00eb ndotje t\u00eb ajrit gj\u00eb q\u00eb paraqet rreziqe p\u00ebr sh\u00ebndetin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cGrat\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebt jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb faktorit biologjik dhe mjedisor. F\u00ebmij\u00ebt kan\u00eb frym\u00ebmarrje m\u00eb t\u00eb shpejtuar. Grat\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb ndryshimeve hormonale, shtatz\u00ebnis\u00eb, jan\u00eb faktor\u00eb q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb inicim t\u00eb procesit inflamator\u201d, thot\u00eb doktoresha Selmanaj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sa i p\u00ebrket ndotjes s\u00eb ajrit nga automjetet \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se ajri do t\u00eb ishte p\u00ebr 50 p\u00ebrqind m\u00eb i past\u00ebr n\u00eb Kosov\u00eb n\u00ebse nuk do t\u00eb kishim automjete n\u00eb qarkullim. N\u00eb nj\u00eb hulumtim t\u00eb realizuar nga Preportr n\u00eb vitin 2020 jan\u00eb paraqitur t\u00eb dh\u00ebnat e matjeve nga Instituti Hidremetorologjik n\u00eb dy muaj t\u00eb zakonsh\u00ebm dhe n\u00eb dy muajt kur ka pasur vetizolim p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb Covid-2019. Krahasimi i t\u00eb dh\u00ebnave ka treguar automjetet ndikojn\u00eb p\u00ebr 50 p\u00ebrqind n\u00eb ndotjen e ajrit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Grat\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ndjeshme ndaj faktor\u00ebve ngacmues t\u00eb ndryshimeve t\u00eb klim\u00ebs<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dr. Besim Morina, specialist i pulmologjis\u00eb thot\u00eb se ndotja e ajrit dhe ndryshimet globale t\u00eb klim\u00ebs jan\u00eb dy faktor\u00eb q\u00eb shpesh jan\u00eb edhe t\u00eb nd\u00ebrlidhur, t\u00eb cil\u00ebt japin efekt t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb mir\u00ebqenien dhe s\u00ebmundshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb popullat\u00ebs, me theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb te grupet e ndjeshme si t\u00eb moshuarit, f\u00ebmij\u00ebt, shtatz\u00ebnat dhe grat\u00eb e mosh\u00ebs reproduktive.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cGrat\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ndjeshme si n\u00eb rastet kur vuajn\u00eb nga problemet kronike respiratore. Grat\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ndjeshme ndaj faktor\u00ebve ngacmues t\u00eb ndryshimeve t\u00eb klim\u00ebs\u201d, thot\u00eb dr. Morina.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai thot\u00eb se grat\u00eb preken n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb nga astma dhe shfaqja e virozave jasht\u00ebsezonale mund t\u00eb jet\u00eb faktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrkeq\u00ebsimin e gjendjes s\u00eb tyre. Poashtu k\u00ebtij p\u00ebrkeq\u00ebsimi apo ekzacerbimi, sipas tij, mund ti kontribuoj\u00eb edhe veprimi i ndotjes s\u00eb ajrit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cP\u00ebrve\u00e7 astm\u00ebs jan\u00eb edhe gjendje klinike tjera si bronkitet e pneumonit\u00eb q\u00eb mund t\u00eb lidhen me infeksionet virale dhe bakteriale q\u00eb b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb shpeshta\u201d, thot\u00eb pulmologu Morina.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai thot\u00eb se viteve t\u00eb fundi ka shum\u00eb studime t\u00eb cilat e v\u00ebn\u00eb n\u00eb pah rritjen e problemeve respiratore te f\u00ebmij\u00ebt. Doktor morina thot\u00eb se kjo i atribuohet shkaqeve t\u00eb ndryshme, por vend t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm z\u00ebn\u00eb edhe ndryshimet klimatike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cTani f\u00ebmij\u00ebt kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb probleme me mbindjeshm\u00ebrin\u00eb e rrug\u00ebve t\u00eb frym\u00ebmarrjes, alergjit\u00eb respiratore, astm\u00ebn e bronkitet. K\u00ebsaj i ka kontribuuar jo pak edhe m\u00ebnyra sterile e jetes\u00ebs, mungesa e ekspozimit ndaj alergjeneve e mungesa e kontaktit me natyr\u00ebn\u201d, theksoi dr. Morina.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Ndryshimet klimatike kan\u00eb ndikim n\u00eb sh\u00ebndetin riprodhues t\u00eb grave<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas organizat\u00ebs <a href=\"https:\/\/womendeliver.org\/press\/gender-equality-climate-change-srhr\/\">Women Deliver<\/a>, e cila \u00ebsht\u00eb organizat\u00eb globale avokuese q\u00eb synon avancimin e barazis\u00eb gjinore dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e sh\u00ebndetit dhe t\u00eb drejtave seksuale dhe riprodhuese t\u00eb vajzave dhe grave, ndryshimet klimatike kan\u00eb ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb n\u00eb sh\u00ebndetin riprodhues t\u00eb grave.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas nj\u00eb publikimi t\u00eb k\u00ebsaj organizate, k\u00ebto ndikime p\u00ebrfshijn\u00eb d\u00ebmtimin e infrastruktur\u00ebs sh\u00ebndet\u00ebsore, rritjen e ngarkes\u00ebs p\u00ebr pun\u00ebt sht\u00ebpiake dhe kujdesin, si dhe ndikimet negative n\u00eb ushqyerje dhe sh\u00ebndetin e n\u00ebnave dhe f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cP\u00ebr shembull, shp\u00ebrthimet e motit ekstrem si stuhit\u00eb dhe p\u00ebrmbytjet mund t\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb infrastruktur\u00ebn sh\u00ebndet\u00ebsore dhe t\u00eb kufizojn\u00eb qasjen n\u00eb sh\u00ebrbime t\u00eb sh\u00ebndetit riprodhues. Nj\u00eb tjet\u00ebr ndikim \u00ebsht\u00eb rritja e pun\u00ebve sht\u00ebpiake p\u00ebr vajzat dhe grat\u00eb, si mbledhja e ujit ose kujdesi p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e familjes, \u00e7ka i ekspozon ato m\u00eb shum\u00eb ndaj dhun\u00ebs gjinore\u200b\u201d, thuhet nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb hulumtimin e Women Deliver.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u200bN\u00eb nj\u00eb <a href=\"https:\/\/womendeliver.org\/the-climate-crisis\/\">hulumtim<\/a> tjet\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj organizate thuhet se reduktimi i prodhimit bujq\u00ebsor si pasoj\u00eb e that\u00ebsirave dhe ngrohjes globale ka gjithashtu pasoja t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr sh\u00ebndetin e grave, duke p\u00ebrfshir\u00eb rreziqe t\u00eb larta p\u00ebr lindje t\u00eb parakohshme dhe probleme sh\u00ebndet\u00ebsore gjat\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cK\u00ebto ndikime p\u00ebrkeq\u00ebsojn\u00eb padrejt\u00ebsit\u00eb ekzistuese dhe kufizojn\u00eb mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr arritjen e barazis\u00eb gjinore dhe realizimin e t\u00eb drejtave t\u00eb sh\u00ebndetit riprodhues\u200b\u201d, thuhet nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb hulumtim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Rritje e p\u00ebrmbytjeve n\u00eb Kosov\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Meteorologu Mendim Rugova thot\u00eb se ndryshimet klimatike kan\u00eb ndikime t\u00eb ndryshme n\u00eb mjedis duke shkaktuar edhe pasoja t\u00eb ndryshme. Ai thot\u00eb se si pasoj\u00eb e k\u00ebtyre ndryshimeve, viteve t\u00eb fundit ka m\u00eb shum\u00eb v\u00ebrshime n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rugova thot\u00eb se n\u00eb baz\u00eb t\u00eb projeksioneve klimatike p\u00ebr rajonin, megjith\u00ebse duke shkuar nga fundi i k\u00ebtij shekulli, sasit\u00eb e reshjeve mund t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, reshjet e shkurta v\u00ebrshuese, do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb shpeshta edhe n\u00eb vend, k\u00ebshtu q\u00eb, edhe gjasat p\u00ebr p\u00ebrmbytje t\u00eb shpejta, por dhe v\u00ebrshime p\u00ebrgjat\u00eb rrjedhave lumore do t\u00eb rriten.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cK\u00ebto zhvillime patjet\u00ebr i atribuohen ndryshimeve klimatike, meqen\u00ebse nj\u00eb atmosfer\u00eb m\u00eb e ngroht\u00eb mund t\u00eb mbaj\u00eb m\u00eb shum\u00eb avull uji q\u00eb m\u00eb pas bie n\u00eb form\u00eb reshjesh m\u00eb t\u00eb dendura\u201d, thot\u00eb Rugova.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Duke folur p\u00ebr faktin se viteve t\u00eb fundit dimrat jan\u00eb m\u00eb t\u00eb but\u00eb, Rugova thot\u00eb se duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb m\u00eb t\u00eb thell\u00eb, por sipas tij nga ajo \u00e7ka ka v\u00ebrejtur paternat meteorologjike, pra l\u00ebvizjet e fushave barike po ndryshojn\u00eb trajektoret e tyre p\u00ebrgjat\u00eb rajonit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas tij, rrymimet ajrore t\u00eb larta, q\u00eb zakonisht orientojn\u00eb ciklonet n\u00eb gjer\u00ebsit\u00eb tona gjeografike, po i mbajn\u00eb ciklonet m\u00eb n\u00eb veri t\u00eb Ballkanit, duke mund\u00ebsuar q\u00eb rrymime m\u00eb t\u00eb ngrohta ajrore t\u00eb kalojn\u00eb mbi vend, e temperaturat t\u00eb mbesin m\u00eb t\u00eb larta.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKjo edhe nd\u00ebrlidhet me t\u00eb reshurat e bor\u00ebs, q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb pakta viteve t\u00eb fundit, meqen\u00ebse masat e ngrohta ajrore japin m\u00eb shum\u00eb t\u00eb reshura t\u00eb shiut. Prandaj edhe n\u00eb vendin ton\u00eb po kemi reshje m\u00eb v\u00ebrshuese gjat\u00eb muajve dim\u00ebror, si\u00e7 kan\u00eb qen\u00eb gjat\u00eb janarit 2021 dhe 2023\u201d, theksoi Rugova.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rugova thot\u00eb se nj\u00eb nd\u00ebr sektor\u00ebt m\u00eb t\u00eb prekur si pasoj\u00eb e ndryshimeve klimatike \u00ebsht\u00eb bujq\u00ebsia. Ai konsideron se kjo po ndodh p\u00ebr shkak t\u00eb that\u00ebsis\u00eb, reshjeve dhe breshrit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cEdhe t\u00eb reshurat e shumta dhe lag\u00ebshtia e tepruar mund t\u00eb \u00e7ojn\u00eb tek s\u00ebmundje t\u00eb ndryshme t\u00eb kulturave bujq\u00ebsore, q\u00eb edhe ulin rendimentin e tyre\u201d, u shpreh Rugova, duke shtuar se efektet e ndryshimeve klimatike mund t\u00eb v\u00ebrehen edhe n\u00eb sektorin e energjis\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb energjis\u00eb q\u00eb prodhohet p\u00ebrmes ujit p\u00ebr shkak t\u00eb tharjes s\u00eb lumenjve gjat\u00eb ver\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Meteorologu Rugova, vler\u00ebson se \u201cKosova sa i p\u00ebrket ndryshimeve klimatike ka filluar ta trajtoj\u00eb si problem m\u00eb von\u00eb, n\u00eb krahasim me shtetet tjera evropiane\u201d.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cTek nga viti 2015 \u00ebsht\u00eb formuar nj\u00eb grup nd\u00ebrministror q\u00eb do t\u00eb koordinonte aktivitete nd\u00ebrmjet ministrive p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me sfidat nga ndryshimet klimatike. N\u00eb at\u00eb periudh\u00eb me ndihm\u00ebn e organizatave evropiane \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpiluar strategjia p\u00ebr ndryshime klimatike q\u00eb p\u00ebrcakton masat e zbutjes si dhe ato t\u00eb p\u00ebrshtatjes ndaj k\u00ebtyre ndryshimeve\u201d, thot\u00eb Rugova.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai thekson se n\u00eb dhjetor t\u00eb 2023-\u00ebs \u00ebsht\u00eb miratuar n\u00eb Kuvendin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs <a href=\"https:\/\/gzk.rks-gov.net\/ActDetail.aspx?ActID=85112\">Ligji p\u00ebr Ndryshimet Klimatike<\/a>, q\u00eb i p\u00ebrcakton detyrimet dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e autoriteteve shtet\u00ebrore lidhur me marrjen e masave q\u00eb synojn\u00eb zbutjen e efekteve t\u00eb ndryshime klimatike si dhe monitorimin e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>P\u00ebrpjekje e zbeht\u00eb nga institucionet e Kosov\u00ebs<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Duke pasur parasysh situat\u00ebn socio-ekonomike dhe zhvillime t\u00eb ndryshme n\u00eb Kosov\u00eb, si\u00e7 duket tema e ndryshimeve klimatike, konsiderohet nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje periferike. Taf\u00eb Veselaj, udh\u00ebheq\u00ebs i Sektorit p\u00ebr Monitorim t\u00eb Mjedisit n\u00eb Agjencin\u00eb p\u00ebr Mbrojtjen e Mjedisit t\u00eb Kosov\u00ebs (AMMK), thot\u00eb se nga vler\u00ebsimet e b\u00ebra rezulton se sh\u00ebndeti i grave dhe f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb po ndikohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga temperaturat e larta, si pasoj\u00eb e ndryshimeve klimatike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Veselaj, duke iu referuar <a href=\"https:\/\/ammk-rks.net\/assets\/cms\/uploads\/files\/Raporti%20i%20mjedisit%202022%20drafti%20final%20alb%20-%20Finale.pdf\">Raportit<\/a> t\u00eb Gjendjes s\u00eb Mjedisit 2022 i p\u00ebrgatitur nga AMMK, thekson se ndotja e ajrit mbetet nj\u00eb nga problemet kryesore mjedisore n\u00eb vend. Sipas raportit, disa qytete n\u00eb Kosov\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht Prishtina, kalojn\u00eb shpesh nivele alarmante t\u00eb ndotjes.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Veselaj konsideron se angazhimi i Kosov\u00ebs n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr ndryshimeve klimatike ka b\u00ebr\u00eb disa hapa p\u00ebrpara n\u00eb vitet e fundit, por sipas tij ende ka shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai thot\u00eb se Kosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i ndjesh\u00ebm ndaj ndikimeve t\u00eb ndryshimeve klimatike, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb aspektin e ndikimeve t\u00eb motit ekstrem, si val\u00ebt e nxehta, p\u00ebrmbytjet, dhe that\u00ebsira.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas tij, sektori i energjis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga burimet kryesore t\u00eb ndotjes dhe emetimeve t\u00eb gazrave ser\u00eb, q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb ngrohjen globale.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cAngazhimi aktual i Kosov\u00ebs mund t\u00eb vler\u00ebsohet si i pjes\u00ebrish\u00ebm, me disa p\u00ebrpjekje dhe angazhime nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por gjithashtu ka shum\u00eb sfida dhe mang\u00ebsi q\u00eb duhet t\u00eb adresohen\u201d, deklaron ai.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe n\u00eb Agjencin\u00eb e Ushqimit dhe Veterin\u00ebs jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar lidhur me ndryshimet klimatike, kjo p\u00ebr faktin se mund t\u00eb ket\u00eb ndikime n\u00eb disa aspekte n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e ushqimit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga kjo agjenci kan\u00eb th\u00ebn\u00eb p\u00ebr QIKA se realizojn\u00eb kontrollet zyrtare edhe sipas vler\u00ebsimit t\u00eb rrezikut edhe p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshimeve klimatike kur ato ndryshime mund t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb rritjen e parametrave apo agjent\u00ebve t\u00eb rreziksh\u00ebm n\u00eb ushqim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cFrekuenca e kontrolleve dhe mostrimeve rritet n\u00eb rastet e ndryshimeve klimatike, sikurse t\u00eb temperaturave t\u00eb larta, v\u00ebrshimeve, that\u00ebsive e kushteve tjera ekstreme, at\u00ebher\u00eb kur mund t\u00eb ndikoj\u00eb edhe n\u00eb sigurin\u00eb e ushqimeve apo produkteve ushqimore, sikur p\u00ebr njer\u00ebz ashtu edhe p\u00ebr kafsh\u00eb\u201d, thuhet nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb p\u00ebrgjigjen e AUV-it.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Ndryshimet klimatike do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb shum\u00eb aspekte<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><a href=\"https:\/\/www.who.int\/health-topics\/climate-change?fbclid=IwY2xjawHAPxJleHRuA2FlbQIxMAABHRnf6gJnwWTAcKjdH5rqlPrTu7KT6GmscMmPTT96nmeR4u7eaIpPn9wy0Q_aem_613rAWYBDFB0LjkDqKg0XQ#tab=tab_1\">Organizata Bot\u00ebrore e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb<\/a>, (OBSh) pohon se ndryshimet klimatike po ndikojn\u00eb n\u00eb jet\u00ebn dhe sh\u00ebndetin e njer\u00ebzve n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme. Kjo situat\u00eb sipas OBSh-s\u00eb k\u00ebrc\u00ebnon p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsit thelb\u00ebsor\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetit t\u00eb mir\u00eb &#8211; ajrin e past\u00ebr, ujin e pijsh\u00ebm t\u00eb sigurt, furnizimin me ushqime dhe strehimin e sigurt &#8211; dhe ka potencialin t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb dekada t\u00eb p\u00ebrparimit n\u00eb sh\u00ebndetin global.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrmjet viteve 2030 dhe 2050, ndryshimet klimatike pritet t\u00eb shkaktojn\u00eb rreth 250 000 vdekje shtes\u00eb n\u00eb vit vet\u00ebm nga kequshqyerja, malaria, diarreja dhe stresi i nxeht\u00ebsis\u00eb, parashikon OBSh.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, n\u00eb p\u00ebrballjen e qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs me ndryshimet klimatike, Instituti Komb\u00ebtar i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Publike t\u00eb Kosov\u00ebs thot\u00eb se p\u00ebrcjell\u00eb vazhdimisht informacionet p\u00ebr motin nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosov\u00ebs dhe \u201cn\u00eb rastet e ngritjeve te temperaturave apelon qytetar\u00ebt t\u00eb ken\u00eb kujdes duke dal\u00eb me rekomandime. Nd\u00ebrsa, n\u00eb rast t\u00eb situatave t\u00eb v\u00ebrshimeve, ekipet e IKSHPK-s\u00eb dalin n\u00eb terren dhe propozohen masat adekuate p\u00ebr mbrojtjen e sh\u00ebndetit t\u00eb popullat\u00ebs\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>___________________________________________________________<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ky artikull mb\u00ebshtetet nga qeveria gjermane dhe zbatohet p\u00ebrmes Deutsche Gesellschaft f\u00fcr Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Forumit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Grat\u00eb, Paqen dhe Sigurin\u00eb 2024 \u2013 \u201cSkema e Mb\u00ebshtetjes s\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb Civile (CSS)\u201d organizuar nga Zyra e President\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Pik\u00ebpamjet dhe mendimet e shprehura n\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull jan\u00eb t\u00eb autorit. Ato nuk synojn\u00eb t\u00eb pasqyrojn\u00eb opinionet apo pik\u00ebpamjet e GIZ-it dhe Zyr\u00ebs s\u00eb President\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n","protected":false},"featured_media":10564,"template":"","class_list":["post-10563","thelle-post","type-thelle-post","status-publish","has-post-thumbnail","hentry"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v23.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Ndryshimet klimatike po kontribuojn\u00eb n\u00eb rritjen e rasteve t\u00eb s\u00ebmundjeve n\u00eb Kosov\u00eb - QIKA<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/ndryshimet-klimatike-po-kontribuojne-ne-rritjen-e-rasteve-te-semundjeve-ne-kosove\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Ndryshimet klimatike po kontribuojn\u00eb n\u00eb rritjen e rasteve t\u00eb s\u00ebmundjeve n\u00eb Kosov\u00eb - QIKA\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ndryshimet klimatike paraqesin k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr sh\u00ebndetin e njeriut, n\u00eb ve\u00e7anti prekin grupet e ndjeshme t\u00eb popullat\u00ebs si f\u00ebmij\u00ebt, grat\u00eb, t\u00eb moshuarit dhe personat q\u00eb vuajn\u00eb nga s\u00ebmundjet kronike. IKShPK konfirmon se k\u00ebto ndryshime ndikojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsimin e gjendjes sh\u00ebndet\u00ebsore, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr pacient\u00ebt q\u00eb vuajn\u00eb nga s\u00ebmundje respiratore dhe kardiovaskulare. Hulumtimet tregojn\u00eb p\u00ebr ndikimet negative t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/ndryshimet-klimatike-po-kontribuojne-ne-rritjen-e-rasteve-te-semundjeve-ne-kosove\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"QIKA\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2025-01-22T13:55:22+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/web.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1640\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"924\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"17 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/ndryshimet-klimatike-po-kontribuojne-ne-rritjen-e-rasteve-te-semundjeve-ne-kosove\/\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/ndryshimet-klimatike-po-kontribuojne-ne-rritjen-e-rasteve-te-semundjeve-ne-kosove\/\",\"name\":\"Ndryshimet klimatike po kontribuojn\u00eb n\u00eb rritjen e rasteve t\u00eb s\u00ebmundjeve n\u00eb Kosov\u00eb - QIKA\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/ndryshimet-klimatike-po-kontribuojne-ne-rritjen-e-rasteve-te-semundjeve-ne-kosove\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/ndryshimet-klimatike-po-kontribuojne-ne-rritjen-e-rasteve-te-semundjeve-ne-kosove\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/web.png\",\"datePublished\":\"2025-01-22T13:53:43+00:00\",\"dateModified\":\"2025-01-22T13:55:22+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/ndryshimet-klimatike-po-kontribuojne-ne-rritjen-e-rasteve-te-semundjeve-ne-kosove\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/ndryshimet-klimatike-po-kontribuojne-ne-rritjen-e-rasteve-te-semundjeve-ne-kosove\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/ndryshimet-klimatike-po-kontribuojne-ne-rritjen-e-rasteve-te-semundjeve-ne-kosove\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/web.png\",\"contentUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/web.png\",\"width\":1640,\"height\":924},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/ndryshimet-klimatike-po-kontribuojne-ne-rritjen-e-rasteve-te-semundjeve-ne-kosove\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/qika.org\/en\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Ndryshimet klimatike po kontribuojn\u00eb n\u00eb rritjen e rasteve t\u00eb s\u00ebmundjeve n\u00eb Kosov\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/\",\"name\":\"QIKA\",\"description\":\"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Ndryshimet klimatike po kontribuojn\u00eb n\u00eb rritjen e rasteve t\u00eb s\u00ebmundjeve n\u00eb Kosov\u00eb - QIKA","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/ndryshimet-klimatike-po-kontribuojne-ne-rritjen-e-rasteve-te-semundjeve-ne-kosove\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Ndryshimet klimatike po kontribuojn\u00eb n\u00eb rritjen e rasteve t\u00eb s\u00ebmundjeve n\u00eb Kosov\u00eb - QIKA","og_description":"Ndryshimet klimatike paraqesin k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr sh\u00ebndetin e njeriut, n\u00eb ve\u00e7anti prekin grupet e ndjeshme t\u00eb popullat\u00ebs si f\u00ebmij\u00ebt, grat\u00eb, t\u00eb moshuarit dhe personat q\u00eb vuajn\u00eb nga s\u00ebmundjet kronike. IKShPK konfirmon se k\u00ebto ndryshime ndikojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsimin e gjendjes sh\u00ebndet\u00ebsore, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr pacient\u00ebt q\u00eb vuajn\u00eb nga s\u00ebmundje respiratore dhe kardiovaskulare. Hulumtimet tregojn\u00eb p\u00ebr ndikimet negative t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/ndryshimet-klimatike-po-kontribuojne-ne-rritjen-e-rasteve-te-semundjeve-ne-kosove\/","og_site_name":"QIKA","article_modified_time":"2025-01-22T13:55:22+00:00","og_image":[{"width":1640,"height":924,"url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/web.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Est. reading time":"17 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/ndryshimet-klimatike-po-kontribuojne-ne-rritjen-e-rasteve-te-semundjeve-ne-kosove\/","url":"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/ndryshimet-klimatike-po-kontribuojne-ne-rritjen-e-rasteve-te-semundjeve-ne-kosove\/","name":"Ndryshimet klimatike po kontribuojn\u00eb n\u00eb rritjen e rasteve t\u00eb s\u00ebmundjeve n\u00eb Kosov\u00eb - QIKA","isPartOf":{"@id":"https:\/\/qika.org\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/ndryshimet-klimatike-po-kontribuojne-ne-rritjen-e-rasteve-te-semundjeve-ne-kosove\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/ndryshimet-klimatike-po-kontribuojne-ne-rritjen-e-rasteve-te-semundjeve-ne-kosove\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/web.png","datePublished":"2025-01-22T13:53:43+00:00","dateModified":"2025-01-22T13:55:22+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/ndryshimet-klimatike-po-kontribuojne-ne-rritjen-e-rasteve-te-semundjeve-ne-kosove\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/qika.org\/thelle-post\/ndryshimet-klimatike-po-kontribuojne-ne-rritjen-e-rasteve-te-semundjeve-ne-kosove\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/ndryshimet-klimatike-po-kontribuojne-ne-rritjen-e-rasteve-te-semundjeve-ne-kosove\/#primaryimage","url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/web.png","contentUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/web.png","width":1640,"height":924},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/ndryshimet-klimatike-po-kontribuojne-ne-rritjen-e-rasteve-te-semundjeve-ne-kosove\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/qika.org\/en\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Ndryshimet klimatike po kontribuojn\u00eb n\u00eb rritjen e rasteve t\u00eb s\u00ebmundjeve n\u00eb Kosov\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/qika.org\/#website","url":"https:\/\/qika.org\/","name":"QIKA","description":"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/thelle-post\/10563","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/thelle-post"}],"about":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/thelle-post"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10564"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10563"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}