{"id":12269,"date":"2026-03-10T14:19:23","date_gmt":"2026-03-10T13:19:23","guid":{"rendered":"https:\/\/qika.org\/?post_type=thelle-post&#038;p=12269"},"modified":"2026-03-10T14:19:24","modified_gmt":"2026-03-10T13:19:24","slug":"pse-mesuesia-eshte-profesion-i-dominuar-nga-grate","status":"publish","type":"thelle-post","link":"https:\/\/qika.org\/en\/thelle-post\/pse-mesuesia-eshte-profesion-i-dominuar-nga-grate\/","title":{"rendered":"Pse m\u00ebsuesia \u00ebsht\u00eb profesion i dominuar nga grat\u00eb?"},"content":{"rendered":"\n<p><em>Nga ideja se \u00ebsht\u00eb \u201cprofesion p\u00ebr gra\u201d deri te realiteti i nj\u00eb pune q\u00eb k\u00ebrkon p\u00ebrkushtim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, m\u00ebsuesia n\u00eb Kosov\u00eb vazhdon t\u00eb shihet p\u00ebrmes roleve tradicionale gjinore. T\u00eb dh\u00ebna tregojn\u00eb se p\u00ebrfaq\u00ebsimi i lart\u00eb i grave n\u00eb k\u00ebt\u00eb profesion nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi, por rezultat i pritshm\u00ebrive shoq\u00ebrore q\u00eb e lidhin kujdesin dhe edukimin me rolin tradicional t\u00eb grave.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebna ime \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuese e ciklit t\u00eb ul\u00ebt. Gjat\u00eb rritjes pothuajse t\u00eb gjith\u00eb m\u00eb thoshin se nj\u00eb dit\u00eb edhe un\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhesha m\u00ebsuese, si ajo. Arsyeja q\u00eb p\u00ebrs\u00ebritej vazhdimisht ishte e nj\u00ebjt\u00eb: \u201c\u00cbsht\u00eb profesion p\u00ebr gra, ke koh\u00eb p\u00ebr sht\u00ebpi dhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo fjali m\u00eb ka mbetur n\u00eb mendje. M\u00ebsuesia nuk paraqitej si profesion me mision, me ndikim n\u00eb shoq\u00ebri apo me ambicie profesionale. Paraqitej si zgjedhje e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr nj\u00eb grua, sepse i lejonte t\u00eb p\u00ebrmbushte rolin e saj n\u00eb familje. Ideja q\u00eb nj\u00eb profesion t\u00eb justifikohej me koh\u00ebn q\u00eb l\u00eb p\u00ebr pun\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb dhe jo me vler\u00ebn apo aspiratat personale, mua nuk m\u00eb t\u00ebrhoqi kurr\u00eb. Ndoshta pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, nuk e kam par\u00eb veten asnj\u00ebher\u00eb si m\u00ebsuese. Por mbi t\u00eb gjitha, duke e par\u00eb nga af\u00ebr sa e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb jesh m\u00ebsuese. Sa or\u00eb p\u00ebrgatitje duhen pas atyre or\u00ebve \u201cformale\u201d n\u00eb pun\u00eb. Sa e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u2019ua m\u00ebsosh A, B, C-n\u00eb f\u00ebmij\u00ebve gjasht\u00ebvje\u00e7ar\u00eb. Sa shum\u00eb durim k\u00ebrkon t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris\u00ebsh t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb dhjet\u00ebra her\u00eb, derisa dikush ta kuptoj\u00eb. Sa p\u00ebrgjegj\u00ebsi \u00ebsht\u00eb t\u00eb kesh p\u00ebrball\u00eb f\u00ebmij\u00eb q\u00eb jan\u00eb n\u00eb hapat e par\u00eb t\u00eb dijes.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjithat\u00eb pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj pune t\u00eb padukshme dhe k\u00ebtij p\u00ebrkushtimi t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, m\u00ebsuesia vazhdon t\u00eb shihet si profesion \u201ci leht\u00eb\u201d dhe i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr gra. Pik\u00ebrisht sepse lidhet me f\u00ebmij\u00ebt, me kujdesin dhe me durimin, cil\u00ebsi q\u00eb shoq\u00ebria tradicionalisht ia atribuon grave. Me kalimin e viteve, ky perceptim e ka shnd\u00ebrruar m\u00ebsuesin\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga profesionet&nbsp; edominuara nga grat\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"https:\/\/data.qika.org\/#education\">Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga QIKA<\/a>, p\u00ebr vitin 2023\u20132024,&nbsp; ndarja gjinore n\u00eb arsim \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e theksuar n\u00eb nivelet e ul\u00ebta. N\u00eb nivelin parashkollor jan\u00eb gjithsej 765 m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebse gra dhe vet\u00ebm 4 burra,&nbsp; nj\u00eb disproporcion pothuajse absolut. Edhe n\u00eb nivelin parafillor, fillor dhe t\u00eb mes\u00ebm t\u00eb ul\u00ebt, grat\u00eb dominojn\u00eb duksh\u00ebm me 11 mij\u00eb e 370 m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebse, krahasuar me 5 mij\u00eb e 628 burra. Ky raport fillon t\u00eb balancohet n\u00eb arsimin e mes\u00ebm t\u00eb lart\u00eb, ku numri i m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve b\u00ebhet pothuajse i barabart\u00eb: 30 mij\u00eb e 430 burra dhe 30 mij\u00eb e 407 gra.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto shifra tregojn\u00eb qart\u00eb nj\u00eb model vertikal gjinor: sa m\u00eb i lart\u00eb niveli i arsimit, aq m\u00eb shum\u00eb rritet prania e burrave, nd\u00ebrsa n\u00eb nivelet e hershme, q\u00eb lidhen m\u00eb shum\u00eb me kujdesin dhe formimin baz\u00eb, mbizot\u00ebrojn\u00eb grat\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky model nuk \u00ebsht\u00eb i izoluar. Ai pasqyron nj\u00eb tendenc\u00eb q\u00eb v\u00ebrehet edhe p\u00ebrtej kufijve t\u00eb Kosov\u00ebs. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga<a href=\"https:\/\/www.unesco.org\/en\/articles\/gender-equality-and-through-teaching-profession\"> UNESCO <\/a>m\u00eb arsimin fillor, grat\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb shumic\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb m\u00ebsuesve (rreth 68% globalisht) nd\u00ebrsa n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta numri i grave bie. P\u00ebrjashtim nuk b\u00ebjn\u00eb as vendet e zhvilluara. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga vendet e <a href=\"https:\/\/www.oecd.org\/en\/publications\/2021\/09\/education-at-a-glance-2021_dd45f55e.html\">OECD-s\u00eb <\/a>82% e m\u00ebsuesve n\u00eb arsimin fillor jan\u00eb gra, por kjo shif\u00ebr bie n\u00eb nivelet e mesme dhe prania e grave \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e ult\u00eb n\u00eb arsimin e lart\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjithat\u00eb, brenda k\u00ebtyre shifrave ekzistojn\u00eb njer\u00ebz q\u00eb \u201cjan\u00eb p\u00ebrjashtim nga rregulli\u201d. Perparim Blakaj, m\u00ebsues n\u00eb ciklin fillor n\u00eb shkoll\u00ebn private \u201cAkademia ORA\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull i qart\u00eb. Ai nuk e kishte planifikuar t\u00eb b\u00ebhej m\u00ebsues, por vendimi erdhi spontanisht. Fillimisht synonte t\u00eb b\u00ebhej profesor i gjuh\u00ebs angleze ose i nj\u00eb drejtimi shoq\u00ebror, por rrethanat e orientuan drejt ciklit fillor. \u201cNuk jam penduar\u201d, shton, duke e lidhur zgjedhjen me bindjen e tij se \u201cformimi i njeriut nuk fillon n\u00eb universitet, por n\u00eb vitet e para t\u00eb shkollimit. Aty nd\u00ebrtohet karakteri, disiplina dhe raporti i plot\u00eb me dijen\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Zgjedhja p\u00ebr t\u00eb punuar me f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl ka nxitur edhe reagime. Pyetja q\u00eb i ka mbetur m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb mendje \u00ebsht\u00eb: \u201cPse bash me ciklin fillor?\u201d. Sipas tij, kjo pyetje flet m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr paragjykimet shoq\u00ebrore sesa p\u00ebr vet\u00eb profesionin. N\u00eb nj\u00eb realitet ku shumica e m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve n\u00eb ciklin e ul\u00ebt jan\u00eb gra, ai thot\u00eb se e sheh profesionin si p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe jo si penges\u00eb. \u201cPrania ime nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb balancuar ndonj\u00eb statistik\u00eb, por p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb dimension tjet\u00ebr profesional\u201d, thekson ai.<\/p>\n\n\n\n<p>Blakaj pranon se ka hasur reagime t\u00eb rezervuara nga prind\u00ebrit p\u00ebr faktin q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00ebsues burr\u00eb, por thekson se ato zbehen shpejt kur prind\u00ebrit shohin p\u00ebrkushtim dhe rezultate. Ai v\u00ebren edhe dallime n\u00eb perceptim: \u201cBurrat shpesh lidhen me autoritetin, grat\u00eb me kujdesin e shtuar. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb stereotip q\u00eb nuk reflekton gjithmon\u00eb realitetin pedagogjik.\u201d Sipas tij, autoriteti dhe empatia nuk jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje gjinie, por kompetence.<\/p>\n\n\n\n<p>Sa i p\u00ebrket munges\u00ebs s\u00eb burrave n\u00eb ciklin e ul\u00ebt, ai mendon se arsyeja lidhet edhe me pag\u00ebn. P\u00ebr t\u00eb, m\u00ebsuesia n\u00eb k\u00ebt\u00eb nivel nuk \u00ebsht\u00eb zgjedhje p\u00ebr rehati. \u201cArsimi fillor k\u00ebrkon energji t\u00eb vazhdueshme, p\u00ebrgatitje emocionale dhe p\u00ebrkushtim t\u00eb plot\u00eb\u201d, n\u00ebnvizon ai, duke p\u00ebrfunduar se profesioni duhet par\u00eb si mision serioz, jo si komoditet.<\/p>\n\n\n\n<p>Melisa Dobordoli, m\u00ebsuese e ciklit t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb shkoll\u00ebn \u201cDardania\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb, me shtat\u00eb vite p\u00ebrvoj\u00eb pune, e ka zgjedhur k\u00ebt\u00eb profesion si \u00ebnd\u00ebrr t\u00eb hershme. \u201cQysh n\u00eb vegj\u00ebli \u00ebnd\u00ebrroja t\u00eb b\u00ebhem m\u00ebsuese dhe kur erdhi momenti nuk e mendova dy her\u00eb,\u201d thot\u00eb ajo. Dobordoli nuk ka pasur nj\u00eb plan t\u00eb dyt\u00eb dhe asnj\u00ebher\u00eb nuk e ka menduar veten n\u00eb nj\u00eb profesion tjet\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe pse shpesh m\u00ebsuesia perceptohet si pun\u00eb me orar t\u00eb shkurt\u00ebr, Melisa e sfidon k\u00ebt\u00eb ide. Sipas saj, puna ndahet mes klas\u00ebs dhe sht\u00ebpis\u00eb. P\u00ebrgatitja e or\u00ebve, planifikimet ditore, flet\u00ebt e pun\u00ebs dhe aktivitetet p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit vazhdojn\u00eb edhe pas p\u00ebrfundimit t\u00eb orarit zyrtar. \u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb perceptim nga jasht\u00eb q\u00eb punojm\u00eb vet\u00ebm kat\u00ebr ose pes\u00eb or\u00eb n\u00eb dit\u00eb. Realisht \u00ebsht\u00eb e kund\u00ebrta,\u201d thekson ajo.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrtej m\u00ebsimdh\u00ebnies, roli i saj shtrihet shum\u00eb m\u00eb gjer\u00eb. \u201cF\u00ebmij\u00ebt n\u00eb klas\u00eb jan\u00eb si nj\u00eb familje e dyt\u00eb,\u201d thot\u00eb Melisa. \u00c7do dit\u00eb d\u00ebgjon hallet, frikat, shqet\u00ebsimet dhe historit\u00eb e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjithat\u00eb sipas saj, perceptimi shoq\u00ebror p\u00ebr profesionin mbetet problematik. \u201cShihet si nj\u00eb profesion q\u00eb mund ta b\u00ebj\u00eb kushdo dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb i leht\u00eb p\u00ebr t\u2019u menaxhuar,\u201d thot\u00eb ajo. Por realiteti, sipas saj, \u00ebsht\u00eb ndryshe: jo kushdo mund ta ushtroj\u00eb k\u00ebt\u00eb profesion.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo pranon se shoq\u00ebria kosovare vazhdon ta shoh\u00eb m\u00ebsuesin\u00eb si \u201cprofesion p\u00ebr gra\u201d. Prania e burrave n\u00eb ciklin e ul\u00ebt shpesh shoq\u00ebrohet me habi dhe rezerva. Edhe pse ajo ka koleg\u00eb burra dhe bashk\u00ebpunimi \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb, stereotipet vazhdojn\u00eb t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si perceptohet profesioni.<\/p>\n\n\n\n<p>Sociologia Lirika Demiri thekson se p\u00ebr t\u00eb kuptuar pozit\u00ebn e m\u00ebsuesis\u00eb sot, duhet ta shohim at\u00eb n\u00eb kontekst historik. Sipas saj, figura e m\u00ebsuesit n\u00eb arsimin shqip n\u00eb Kosov\u00eb, sidomos nga periudha pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, ka qen\u00eb p\u00ebr dekada figur\u00eb me autoritet dhe respekt t\u00eb lart\u00eb shoq\u00ebror, p\u00ebr shkak t\u00eb kontekstit politik dhe socio-ekonomik t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb. Edhe grat\u00eb m\u00ebsuese, ndon\u00ebse m\u00eb t\u00eb pakta n\u00eb num\u00ebr, g\u00ebzonin respekt t\u00eb konsideruesh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjithat\u00eb, pas luft\u00ebs s\u00eb fundit dhe ndryshimeve t\u00eb thella politike e ekonomike, fusha e arsimit ka p\u00ebsuar transformime t\u00eb vazhdueshme. \u201cAutoritetet tradicionale shoq\u00ebrore, si ai i m\u00ebsuesit\/es, nuk e kan\u00eb m\u00eb statusin e m\u00ebhersh\u00ebm\u201d, vler\u00ebson Demiri.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo argumenton se pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb t\u00eb pasluft\u00ebs mund t\u00eb flitet p\u00ebr nj\u00eb feminizim t\u00eb profesionit t\u00eb m\u00ebsuesis\u00eb, nj\u00eb p\u00ebrfshirje shum\u00eb m\u00eb e madhe e grave n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, e shoq\u00ebruar paralelisht me devaluim shoq\u00ebror dhe ekonomik t\u00eb profesionit. Sipas saj, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb trend q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrejtur edhe n\u00eb Evrop\u00ebn Per\u00ebndimore n\u00eb fund t\u00eb shekullit XIX dhe fillim t\u00eb shekullit XX.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cN\u00eb kontekst t\u00eb feminizimit, profesioni i m\u00ebsueses shihet si zgjatim i konstruktimit esencialist t\u00eb grave si p\u00ebrkujdes\u00ebse n\u00eb familje dhe shoq\u00ebri\u201d, shpjegon ajo. Grat\u00eb, shton Demiri, trajtohen si forc\u00eb pun\u00ebtore e leht\u00eb p\u00ebr t\u2019u rekrutuar n\u00eb profesione q\u00eb perceptohen si p\u00ebrkujdes\u00ebse dhe si vazhdim i natyrsh\u00ebm i rolit tradicional t\u00eb tyre si m\u00ebsuese, infermiere apo pun\u00ebtore sociale.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas saj, n\u00eb nj\u00eb kontekst neoliberal patriarkal, profesionet q\u00eb nuk sfidojn\u00eb rendin strukturor ekonomik dhe gjinor jan\u00eb m\u00eb t\u00eb qasshme dhe m\u00eb t\u00eb pranueshme p\u00ebr grat\u00eb. Kjo reflektohet edhe n\u00eb arsyet q\u00eb shpesh p\u00ebrmenden p\u00ebr zgjedhjen e m\u00ebsuesis\u00eb: orari dhe pushimet, q\u00eb lidhen drejtp\u00ebrdrejt me organizimin gjinor t\u00eb familjes.<\/p>\n\n\n\n<p>_____________________________________________________________________________________________________________<\/p>\n\n\n\n<p>Ky artikull \u00ebsht\u00eb realizuar me mb\u00ebshtetjen e Ambasad\u00ebs s\u00eb Holand\u00ebs p\u00ebrmes projektit \u201cFuqizimi i Grave n\u00eb Treg t\u00eb Pun\u00ebs\u201d, i cili zbatohet nga Qendra Kosovare p\u00ebr Studime Gjinore dhe QIKA. P\u00ebrmbajtja e k\u00ebtij artikulli \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e autor\u00ebve dhe nuk pasqyron domosdoshm\u00ebrisht q\u00ebndrimet e Ambasad\u00ebs s\u00eb Holand\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"featured_media":12270,"template":"","class_list":["post-12269","thelle-post","type-thelle-post","status-publish","has-post-thumbnail","hentry"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v23.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Pse m\u00ebsuesia \u00ebsht\u00eb profesion i dominuar nga grat\u00eb? - QIKA<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/pse-mesuesia-eshte-profesion-i-dominuar-nga-grate\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Pse m\u00ebsuesia \u00ebsht\u00eb profesion i dominuar nga grat\u00eb? - QIKA\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga ideja se \u00ebsht\u00eb \u201cprofesion p\u00ebr gra\u201d deri te realiteti i nj\u00eb pune q\u00eb k\u00ebrkon p\u00ebrkushtim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, m\u00ebsuesia n\u00eb Kosov\u00eb vazhdon t\u00eb shihet p\u00ebrmes roleve tradicionale gjinore. T\u00eb dh\u00ebna tregojn\u00eb se p\u00ebrfaq\u00ebsimi i lart\u00eb i grave n\u00eb k\u00ebt\u00eb profesion nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi, por rezultat i pritshm\u00ebrive shoq\u00ebrore q\u00eb e lidhin kujdesin dhe edukimin me [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/pse-mesuesia-eshte-profesion-i-dominuar-nga-grate\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"QIKA\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2026-03-10T13:19:24+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Copy-of-web.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1640\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"924\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/pse-mesuesia-eshte-profesion-i-dominuar-nga-grate\/\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/pse-mesuesia-eshte-profesion-i-dominuar-nga-grate\/\",\"name\":\"Pse m\u00ebsuesia \u00ebsht\u00eb profesion i dominuar nga grat\u00eb? - QIKA\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/pse-mesuesia-eshte-profesion-i-dominuar-nga-grate\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/pse-mesuesia-eshte-profesion-i-dominuar-nga-grate\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Copy-of-web.jpg\",\"datePublished\":\"2026-03-10T13:19:23+00:00\",\"dateModified\":\"2026-03-10T13:19:24+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/pse-mesuesia-eshte-profesion-i-dominuar-nga-grate\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/pse-mesuesia-eshte-profesion-i-dominuar-nga-grate\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/pse-mesuesia-eshte-profesion-i-dominuar-nga-grate\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Copy-of-web.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Copy-of-web.jpg\",\"width\":1640,\"height\":924},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/pse-mesuesia-eshte-profesion-i-dominuar-nga-grate\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/qika.org\/en\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Pse m\u00ebsuesia \u00ebsht\u00eb profesion i dominuar nga grat\u00eb?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/\",\"name\":\"QIKA\",\"description\":\"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Pse m\u00ebsuesia \u00ebsht\u00eb profesion i dominuar nga grat\u00eb? - QIKA","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/pse-mesuesia-eshte-profesion-i-dominuar-nga-grate\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Pse m\u00ebsuesia \u00ebsht\u00eb profesion i dominuar nga grat\u00eb? - QIKA","og_description":"Nga ideja se \u00ebsht\u00eb \u201cprofesion p\u00ebr gra\u201d deri te realiteti i nj\u00eb pune q\u00eb k\u00ebrkon p\u00ebrkushtim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, m\u00ebsuesia n\u00eb Kosov\u00eb vazhdon t\u00eb shihet p\u00ebrmes roleve tradicionale gjinore. T\u00eb dh\u00ebna tregojn\u00eb se p\u00ebrfaq\u00ebsimi i lart\u00eb i grave n\u00eb k\u00ebt\u00eb profesion nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi, por rezultat i pritshm\u00ebrive shoq\u00ebrore q\u00eb e lidhin kujdesin dhe edukimin me [&hellip;]","og_url":"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/pse-mesuesia-eshte-profesion-i-dominuar-nga-grate\/","og_site_name":"QIKA","article_modified_time":"2026-03-10T13:19:24+00:00","og_image":[{"width":1640,"height":924,"url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Copy-of-web.jpg","type":"image\/jpeg"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/pse-mesuesia-eshte-profesion-i-dominuar-nga-grate\/","url":"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/pse-mesuesia-eshte-profesion-i-dominuar-nga-grate\/","name":"Pse m\u00ebsuesia \u00ebsht\u00eb profesion i dominuar nga grat\u00eb? - QIKA","isPartOf":{"@id":"https:\/\/qika.org\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/pse-mesuesia-eshte-profesion-i-dominuar-nga-grate\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/pse-mesuesia-eshte-profesion-i-dominuar-nga-grate\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Copy-of-web.jpg","datePublished":"2026-03-10T13:19:23+00:00","dateModified":"2026-03-10T13:19:24+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/pse-mesuesia-eshte-profesion-i-dominuar-nga-grate\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/qika.org\/thelle-post\/pse-mesuesia-eshte-profesion-i-dominuar-nga-grate\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/pse-mesuesia-eshte-profesion-i-dominuar-nga-grate\/#primaryimage","url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Copy-of-web.jpg","contentUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Copy-of-web.jpg","width":1640,"height":924},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/pse-mesuesia-eshte-profesion-i-dominuar-nga-grate\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/qika.org\/en\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Pse m\u00ebsuesia \u00ebsht\u00eb profesion i dominuar nga grat\u00eb?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/qika.org\/#website","url":"https:\/\/qika.org\/","name":"QIKA","description":"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/thelle-post\/12269","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/thelle-post"}],"about":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/thelle-post"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12270"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12269"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}