{"id":12305,"date":"2026-03-17T14:54:43","date_gmt":"2026-03-17T13:54:43","guid":{"rendered":"https:\/\/qika.org\/?post_type=thelle-post&#038;p=12305"},"modified":"2026-03-17T14:54:44","modified_gmt":"2026-03-17T13:54:44","slug":"nga-banka-e-shkolles-ne-pune-pa-kontrate","status":"publish","type":"thelle-post","link":"https:\/\/qika.org\/en\/thelle-post\/nga-banka-e-shkolles-ne-pune-pa-kontrate\/","title":{"rendered":"Nga banka e shkoll\u00ebs n\u00eb pun\u00eb pa kontrat\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Vajzat e reja q\u00eb hyjn\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb tregun e pun\u00ebs p\u00ebrballen me pun\u00eb pa kontrat\u00eb, or\u00eb t\u00eb papaguara, presion psikologjik dhe ngacmime nga klient\u00ebt, nd\u00ebrsa institucionet q\u00eb duhet t\u2019i mbrojn\u00eb mbeten kryesisht n\u00eb heshtje, duke l\u00ebn\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr normalizimin e shfryt\u00ebzimit n\u00eb sektorin privat.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas mbarimit t\u00eb m\u00ebsimit n\u00eb gjimnaz, rrug\u00ebn drejt objektit ku punonte, e b\u00ebnte me vrap p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb koh\u00eb. Nx\u00ebn\u00ebsja 17-vje\u00e7are E.B nga komuna e Pej\u00ebs, pak muaj m\u00eb par\u00eb, pas shkoll\u00ebs kishte nisur pun\u00ebn n\u00eb nj\u00eb dyqan tekstili si shit\u00ebse.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrvoja e saj e par\u00eb si pun\u00ebtore, ende e mitur n\u00eb mosh\u00eb, nisi n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ajo e quan t\u00eb \u00e7uditshme e pa kurrfar\u00eb komunikimi adekuat.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cPun\u00ebn si shit\u00ebse e kam gjet\u00eb shum\u00eb pa plan, shoqja ime e ngusht\u00eb ka qen\u00eb duke punuar aty dhe shum\u00eb rast\u00ebsisht m\u00eb tha a po vjen provoje pun\u00ebn dhe un\u00eb kam shkuar menj\u00ebher\u00eb. Dit\u00ebn e par\u00eb nuk ka pas\u00eb nevoj\u00eb as me u prezantu, ve\u00e7 m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb leje \u00e7ant\u00ebn e nisja, pas tri dit\u00ebsh u pun\u00ebsova, vet\u00ebm ma treguan pag\u00ebn, as kontrat\u00eb e as di\u00e7ka tjet\u00ebr\u201d, shprehet ajo.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Entuziazmi i saj p\u00ebr pun\u00eb, dal\u00eb nga dal\u00eb u shua, kur ajo u p\u00ebrball me nj\u00eb realitet t\u00eb cilin nuk e kishte pritur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tashm\u00eb si 18-vje\u00e7are, ajo thot\u00eb se ajo dhe shoqet e saj ishin shfryt\u00ebzuar nga biznesi privat ku kishin punuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNe n\u00eb 2 e gjysm\u00eb kemi pas\u00eb me fillu, ky ka qen\u00eb orari p\u00ebr shkak t\u00eb shkoll\u00ebs, po ndonj\u00ebher\u00eb kan\u00eb k\u00ebrku me shku n\u00eb pun\u00eb edhe m\u00eb her\u00ebt. N\u00ebse ne nuk kemi shku, at\u00ebher\u00eb dit\u00ebn tjet\u00ebr kishim d\u00ebnim t\u00eb q\u00ebndronim gjysm\u00eb ore m\u00eb shum\u00eb, ata kan\u00eb dasht\u00eb q\u00eb p\u00ebr fitim t\u00eb tyre t\u00eb na shfryt\u00ebzojn\u00eb\u201d, thot\u00eb 18 vje\u00e7arja.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por ky fakt, sipas saj, nuk ishte i vetmi q\u00eb e detyroi t\u00eb dor\u00ebhiqet nga puna pas nj\u00eb muaji e gjysm\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb arsye m\u00eb e fort\u00eb, q\u00eb e kishte zhg\u00ebnjyer at\u00eb, ishte q\u00eb nga ajo k\u00ebrkohej t\u00eb kishte nj\u00eb sjellje t\u00eb caktuar me klient\u00ebt q\u00eb vinin p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cM\u00eb ka ndodh q\u00eb kan\u00eb ardh\u00eb djem t\u00eb rinj aty, m\u00eb kan\u00eb ngacmuar dhe kam shku p\u00ebr ndihm\u00eb te menaxheri, ia kam treguar ngjarjen dhe kam k\u00ebrkuar t\u00eb mos merrem un\u00eb me k\u00ebta persona. Fjal\u00ebt e tij ishin: shko qeshju se k\u00ebshtu pastaj ata blejn\u00eb di\u00e7ka. Ngacmimet nuk i kan\u00eb trajtuar me seriozitet, disa her\u00eb kam k\u00ebrkuar ndihm\u00eb. Thjesht\u00eb m\u00eb thonin me ju fol\u00eb me nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse,\u201d shton ajo.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ajo thot\u00eb q\u00eb nuk e kishte menduar se pamja dhe veshja e saj do t\u00eb kishin r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb pun\u00eb, por kishte v\u00ebrejtur nj\u00eb rregull t\u00eb pashkruar, ku pritej nj\u00eb veshje m\u00eb ekspozuese.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNuk e kam menduar pjes\u00ebn e pamjes n\u00eb fillim, por atyre pasi q\u00eb ju \u00ebsht\u00eb duk\u00eb n\u00eb rregull me m\u00eb k\u00ebrku nj\u00eb lloj sjellje p\u00ebr myshterit\u00eb, mendoj q\u00eb ka ndikuar pamja. Vajzat q\u00eb kan\u00eb punuar aty, kan\u00eb pas\u00eb nj\u00eb veshje specifike q\u00eb ka qen\u00eb ekspozuese dhe disi ka qen\u00eb si me i motivu ato me u vesh\u00eb ashtu,\u201d shton ajo.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr t\u00eb, or\u00ebt shtes\u00eb e t\u00eb papaguara n\u00eb pun\u00eb, ishin nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb e hidhur megjithat\u00eb e normalizuar. Nj\u00ebsoj edhe fakti q\u00eb paga u jepej n\u00eb dor\u00eb teksa po punonin pa ndonj\u00eb kontrat\u00eb pune.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cPos munges\u00ebs s\u00eb kontrat\u00ebs, ne e kishim t\u00eb ndaluar t\u00eb uleshim, pasi na p\u00ebrcjellnin n\u00eb kamera, as pauz\u00eb nuk kishte, vet\u00ebm ngr\u00ebnia e ushqimit shpejt e shpejt, ishte nj\u00eb ambient me shum\u00eb presion psikologjik,\u201d shprehet ajo.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjtin qytet, por n\u00eb nj\u00eb dyqan tjet\u00ebr, punonte si shit\u00ebse Leonita Zekaj. Edhe ajo, para se t\u00eb mbushte 18 vjet, e dinte se \u00e7ka \u00ebsht\u00eb puna pa orar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cOrarin e kemi pas\u00eb 8 or\u00eb n\u00eb dit\u00eb dhe ka shum\u00eb raste ku kemi punuar pas orarit, por q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb se \u00ebsht\u00eb marr\u00eb parasysh. Or\u00ebt shtes\u00eb nuk jan\u00eb paguar asnj\u00ebher\u00eb, por pag\u00ebn e merrnim me rregull dhe me para n\u00eb dor\u00eb.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe n\u00eb pun\u00ebn e saj, nuk ishte e lejuar q\u00eb ajo t\u00eb ulej e t\u00eb pushonte, pavar\u00ebsisht se ishte duke punuar t\u00ebr\u00eb dit\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cPauzat zakonisht zgjasnin 15-20 min dhe mund\u00ebsia q\u00eb me u ul\u00eb s\u2019ishte, nuk \u00ebsht\u00eb se na kan\u00eb ndaluar, por nuk pritej asnj\u00ebher\u00eb mir\u00eb nga ana e tyre,\u201d thot\u00eb 18-vje\u00e7arja.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe Zekaj, pohon se \u00ebsht\u00eb ndjer\u00eb disa her\u00eb e ngacmuar nga klient\u00ebt, nd\u00ebrkaq e injoruar nga menaxhmenti.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Objektivizimi si norm\u00eb e heshtur n\u00eb vendin e pun\u00ebs<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga nj\u00eb perspektiv\u00eb feministe, pritshm\u00ebrit\u00eb p\u00ebr pamjen fizike dhe paraqitjen e grave n\u00eb vendin e pun\u00ebs nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb thjesht preferenca estetike, por mekanizma strukturor\u00eb q\u00eb riprodhojn\u00eb pabarazi gjinore dhe objektivizim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Teorit\u00eb feministe theksojn\u00eb se, kur grat\u00eb vler\u00ebsohen mbi baz\u00ebn e pamjes s\u00eb tyre apo seksualizimit, kompetenca profesionale zhvendoset n\u00eb plan t\u00eb dyt\u00eb. Kjo i vendos ato n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb m\u00eb t\u00eb pasigurt p\u00ebrball\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve dhe klient\u00ebve, duke e kusht\u00ebzuar vler\u00ebsimin e tyre profesional me standarde q\u00eb nuk aplikohen nj\u00ebsoj p\u00ebr burrat.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb sektor\u00ebt e sh\u00ebrbimeve dhe shitjes me pakic\u00eb, k\u00ebto pritshm\u00ebri shpesh institucionalizohen p\u00ebrmes kodeve t\u00eb pashkruara t\u00eb veshjes dhe sjelljes, duke forcuar objektivizimin dhe duke kontribuar n\u00eb normalizimin e diskriminimit me baz\u00eb gjinore n\u00eb tregun e pun\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Si\u00e7 argumenton Laura Mulvey me teorin\u00eb e \u201cMale Gaze\u2019, dhe Andrea Dworkin n\u00eb analiz\u00ebn e saj t\u00eb shfryt\u00ebzimit ekonomik dhe seksual, presioni mbi pamjen dhe sjelljen e vajzave n\u00eb pun\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb aksidental, por ai reflekton struktura patriarkale q\u00eb i objektivizojn\u00eb grat\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfitim ekonomik dhe ruajtje t\u00eb hierarkive gjinore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga organizata feministe \u201cRrjeti i Grave\u201d, thon\u00eb se kan\u00eb evidentuar raste ku ka pasur pritshm\u00ebri gjinore dhe role stereotipike t\u00eb cilat ndikojn\u00eb n\u00eb trajtimin e grave n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKjo krijon nj\u00eb terren ku pamja fizike dhe prezantimi vizual b\u00ebhen kritere joformale, por t\u00eb fuqishme, p\u00ebr pun\u00ebsim dhe trajtim,\u201d thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga hulumtimi \u201cDiskriminimi me Baz\u00eb Gjinore dhe Pun\u00ebsimi n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, kjo organizat\u00eb ndan\u00eb historin\u00eb e nj\u00eb vajze e cila u largua nga puna pasi iu k\u00ebrkua t\u00eb mos vishej \u201cseksi\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8220;Kisha veshur nj\u00eb fustan q\u00eb ishte posht\u00eb gjunj\u00ebve, me jak\u00eb t\u00eb ngritur me m\u00ebng\u00eb t\u00eb gjata sipas kodit t\u00eb veshjes, kur drejtori tha se nuk mund t\u00eb vishem n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb &#8216;shum\u00eb seksi&#8217; dhe vazhdoi t\u00eb b\u00ebnte gjeste q\u00eb i ngjanin nj\u00eb figur\u00eb fem\u00ebrore. Pas nj\u00eb muaji m\u00eb pushoi pa asnj\u00eb arsye. Un\u00eb jam ankuar n\u00eb Inspektoratin e Pun\u00ebs, por nuk kam marr\u00eb p\u00ebrgjigje prej tyre, aq m\u00eb pak q\u00eb e kan\u00eb zgjidhur. Kam qen\u00eb e papun\u00eb p\u00ebr tet\u00eb muaj pas k\u00ebtij incidenti.&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>T\u00eb drejtat shkelen, institucionet heshtin<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Historit\u00eb e E.B dhe Leonit\u00ebs nuk jan\u00eb t\u00eb vetmet raste n\u00eb Kosov\u00eb kur vajzat punojn\u00eb si t\u00eb mitura.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas Ligjit t\u00eb Pun\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, parashihet t\u00eb ket\u00eb mbrojtje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt n\u00ebn mosh\u00ebn 18-vje\u00e7are si dhe v\u00ebmendje t\u00eb caktuar nga Inspektorati i Pun\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Madje nuk lejohet puna pa kontrat\u00eb dhe pa e regjistruar t\u00eb pun\u00ebsuarin n\u00eb Administrat\u00ebn Tatimore t\u00eb Kosov\u00ebs, si dhe \u00ebsht\u00eb paracaktuar q\u00eb t\u00eb miturit t\u00eb ken\u00eb m\u00eb pak se 30 or\u00eb pun\u00eb n\u00eb jav\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por se ligji nuk zbatohet e se ka thyerje shkelje e diskriminim, e thot\u00eb edhe Rrjeti i Grave t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;\u201cFormat m\u00eb t\u00eb shpeshta t\u00eb shkeljeve dhe diskriminimit t\u00eb vajzave t\u00eb reja jan\u00eb: Pun\u00ebsimi pa kontrat\u00eb, mospagesa ose pagesa e parregullt e or\u00ebve shtes\u00eb t\u00eb pun\u00ebs, paga t\u00eb ul\u00ebta dhe pabarazi n\u00eb pages\u00eb p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, ngacmimi seksual dhe forma t\u00eb tjera t\u00eb diskriminimit me baz\u00eb gjinore e disa t\u00eb tjera\u201d, thuhet nw pwrgjigjen e tyre me shkrim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;Nga Rrjeti i Grave cil\u00ebsojn\u00eb se ka boshll\u00ebqe serioze n\u00eb zbatimin e ndjesh\u00ebm gjinor t\u00eb ligjit, sidomos n\u00eb sektorin privat dhe ekonomin\u00eb informale, ku sipas tyre inspektimi dhe mbik\u00ebqyrja jan\u00eb t\u00eb dob\u00ebta.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cReagimi institucional mbetet i dob\u00ebt, me zbatim jo t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb ligjeve ekzistuese nga institucionet publike. P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb policis\u00eb dhe prokuroris\u00eb kan\u00eb raportuar pak ose aspak raste t\u00eb diskriminimit gjinor, \u00e7ka sugjeron n\u00ebn-raportim, munges\u00eb njohjeje t\u00eb rasteve si diskriminim me baz\u00eb gjinore,\u201d thon\u00eb nga kjo organizat\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe organizata UN Women Kosovo p\u00ebrmes studimit t\u00eb tyre n\u00eb vitin 2023,<em>\u201cSiguria dhe Sh\u00ebndeti n\u00eb Pun\u00eb: Nj\u00eb studim i rasteve t\u00eb ngacmimeve seksuale n\u00eb vendin e pun\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb sektorin publik dhe privat\u201d<\/em>, konfirmon pasigurin\u00eb e grave n\u00eb vendin e pun\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Matjet e raportit tregojn\u00eb se m\u00eb shum\u00eb s\u00eb 70% e grave n\u00eb Kosov\u00eb besojn\u00eb se ngacmimi seksual \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb vendet e pun\u00ebs. N\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve, ngacmimet u raportuan t\u00eb jen\u00eb nga menaxher\u00ebt (22%) dhe klient\u00ebt (45%).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr t\u00eb kuptuar n\u00ebse ka inspektime sa i p\u00ebrket pun\u00ebsimit t\u00eb vajzave t\u00eb mitura n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00ebse ka pasur nd\u00ebshkime p\u00ebr ndonj\u00eb biznes, jan\u00eb d\u00ebrguar pyetje n\u00eb adres\u00ebn e Inspektoratit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb fund t\u00eb muajit janar. Megjithat\u00eb, ky institucion nuk ka kthyer p\u00ebrgjigje.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, nga Policia e Kosov\u00ebs thon\u00eb se nuk kan\u00eb t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb detajuara mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, por se tregojn\u00eb se gjat\u00eb vitit 2025 ka pasur vet\u00ebm nj\u00eb rast t\u00eb raportuar t\u00eb \u201cCenimit t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb pun\u00ebsimit dhe papun\u00ebsis\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, nuk jan\u00eb p\u00ebrgjigjur as nga Ministria e Financave, Pun\u00ebve dhe Transfereve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Se ka munges\u00eb njohurish p\u00ebr t\u00eb adresuar diskriminimin me baz\u00eb gjinore n\u00eb vendin e pun\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb shihet edhe n\u00eb raportin e Komisionit Evropian p\u00ebr vitin 2025.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Aty po ashtu thuhet se n\u00eb fush\u00ebn e mosdiskriminimit n\u00eb pun\u00ebsim dhe politikave sociale, Kosova duhet t\u00eb p\u00ebrafrohet m\u00eb tej me acquis t\u00eb BE-s\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht me Direktiv\u00ebn p\u00ebr Barazi n\u00eb Pun\u00ebsim, p\u00ebr t\u00eb garantuar mbrojtje m\u00eb efektive dhe zbatim real t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb grave dhe vajzave n\u00eb tregun e pun\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">______________________________________________________________________________________________________________<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ky artikull \u00ebsht\u00eb realizuar me mb\u00ebshtetjen e Ambasad\u00ebs s\u00eb Holand\u00ebs p\u00ebrmes projektit \u201cFuqizimi i Grave n\u00eb Treg t\u00eb Pun\u00ebs\u201d, i cili zbatohet nga Qendra Kosovare p\u00ebr Studime Gjinore dhe QIKA. P\u00ebrmbajtja e k\u00ebtij artikulli \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e autor\u00ebve dhe nuk pasqyron domosdoshm\u00ebrisht q\u00ebndrimet e Ambasad\u00ebs s\u00eb Holand\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"featured_media":12306,"template":"","class_list":["post-12305","thelle-post","type-thelle-post","status-publish","has-post-thumbnail","hentry"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v23.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Nga banka e shkoll\u00ebs n\u00eb pun\u00eb pa kontrat\u00eb - QIKA<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/nga-banka-e-shkolles-ne-pune-pa-kontrate\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Nga banka e shkoll\u00ebs n\u00eb pun\u00eb pa kontrat\u00eb - QIKA\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Vajzat e reja q\u00eb hyjn\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb tregun e pun\u00ebs p\u00ebrballen me pun\u00eb pa kontrat\u00eb, or\u00eb t\u00eb papaguara, presion psikologjik dhe ngacmime nga klient\u00ebt, nd\u00ebrsa institucionet q\u00eb duhet t\u2019i mbrojn\u00eb mbeten kryesisht n\u00eb heshtje, duke l\u00ebn\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr normalizimin e shfryt\u00ebzimit n\u00eb sektorin privat. Pas mbarimit t\u00eb m\u00ebsimit n\u00eb gjimnaz, rrug\u00ebn drejt [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/nga-banka-e-shkolles-ne-pune-pa-kontrate\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"QIKA\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2026-03-17T13:54:44+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Copy-of-web-1.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1640\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"924\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/nga-banka-e-shkolles-ne-pune-pa-kontrate\/\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/nga-banka-e-shkolles-ne-pune-pa-kontrate\/\",\"name\":\"Nga banka e shkoll\u00ebs n\u00eb pun\u00eb pa kontrat\u00eb - QIKA\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/nga-banka-e-shkolles-ne-pune-pa-kontrate\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/nga-banka-e-shkolles-ne-pune-pa-kontrate\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Copy-of-web-1.png\",\"datePublished\":\"2026-03-17T13:54:43+00:00\",\"dateModified\":\"2026-03-17T13:54:44+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/nga-banka-e-shkolles-ne-pune-pa-kontrate\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/nga-banka-e-shkolles-ne-pune-pa-kontrate\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/nga-banka-e-shkolles-ne-pune-pa-kontrate\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Copy-of-web-1.png\",\"contentUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Copy-of-web-1.png\",\"width\":1640,\"height\":924},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/nga-banka-e-shkolles-ne-pune-pa-kontrate\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/qika.org\/en\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Nga banka e shkoll\u00ebs n\u00eb pun\u00eb pa kontrat\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/\",\"name\":\"QIKA\",\"description\":\"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Nga banka e shkoll\u00ebs n\u00eb pun\u00eb pa kontrat\u00eb - QIKA","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/nga-banka-e-shkolles-ne-pune-pa-kontrate\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Nga banka e shkoll\u00ebs n\u00eb pun\u00eb pa kontrat\u00eb - QIKA","og_description":"Vajzat e reja q\u00eb hyjn\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb tregun e pun\u00ebs p\u00ebrballen me pun\u00eb pa kontrat\u00eb, or\u00eb t\u00eb papaguara, presion psikologjik dhe ngacmime nga klient\u00ebt, nd\u00ebrsa institucionet q\u00eb duhet t\u2019i mbrojn\u00eb mbeten kryesisht n\u00eb heshtje, duke l\u00ebn\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr normalizimin e shfryt\u00ebzimit n\u00eb sektorin privat. Pas mbarimit t\u00eb m\u00ebsimit n\u00eb gjimnaz, rrug\u00ebn drejt [&hellip;]","og_url":"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/nga-banka-e-shkolles-ne-pune-pa-kontrate\/","og_site_name":"QIKA","article_modified_time":"2026-03-17T13:54:44+00:00","og_image":[{"width":1640,"height":924,"url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Copy-of-web-1.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/nga-banka-e-shkolles-ne-pune-pa-kontrate\/","url":"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/nga-banka-e-shkolles-ne-pune-pa-kontrate\/","name":"Nga banka e shkoll\u00ebs n\u00eb pun\u00eb pa kontrat\u00eb - QIKA","isPartOf":{"@id":"https:\/\/qika.org\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/nga-banka-e-shkolles-ne-pune-pa-kontrate\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/nga-banka-e-shkolles-ne-pune-pa-kontrate\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Copy-of-web-1.png","datePublished":"2026-03-17T13:54:43+00:00","dateModified":"2026-03-17T13:54:44+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/nga-banka-e-shkolles-ne-pune-pa-kontrate\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/qika.org\/thelle-post\/nga-banka-e-shkolles-ne-pune-pa-kontrate\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/nga-banka-e-shkolles-ne-pune-pa-kontrate\/#primaryimage","url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Copy-of-web-1.png","contentUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Copy-of-web-1.png","width":1640,"height":924},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/nga-banka-e-shkolles-ne-pune-pa-kontrate\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/qika.org\/en\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Nga banka e shkoll\u00ebs n\u00eb pun\u00eb pa kontrat\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/qika.org\/#website","url":"https:\/\/qika.org\/","name":"QIKA","description":"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/thelle-post\/12305","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/thelle-post"}],"about":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/thelle-post"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12306"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12305"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}