{"id":2494,"date":"2021-08-13T11:32:05","date_gmt":"2021-08-13T10:32:05","guid":{"rendered":"https:\/\/qika.org\/?post_type=thelle-post&#038;p=2494"},"modified":"2021-08-13T11:38:20","modified_gmt":"2021-08-13T10:38:20","slug":"ekofeminizmi-feminizmi-i-se-ardhmes","status":"publish","type":"thelle-post","link":"https:\/\/qika.org\/en\/thelle-post\/ekofeminizmi-feminizmi-i-se-ardhmes\/","title":{"rendered":"Ekofeminizmi; Feminizmi i s\u00eb ardhmes?"},"content":{"rendered":"\n<p>Ekofeminizmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje filozofike dhe politike e cila kombinon \u00e7\u00ebshtjet dhe shqet\u00ebsimet ekologjike me ato feministe. Kjo l\u00ebvizje shtjellon t\u00eb gjitha k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje si rezultat i t\u00eb nj\u00ebjtit dominim dhe si pasoja t\u00eb p\u00ebrhershm\u00ebris\u00eb s\u00eb hierarkis\u00eb patriarkale n\u00eb shoq\u00ebri. Ekofeminizmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr rrymat e pakta sociale q\u00eb trajton dominimin patriarkal p\u00ebrbrenda shoq\u00ebris\u00eb, me t\u00eb gjitha llojllojshm\u00ebrit\u00eb e tij dhe n\u00eb nd\u00ebrlidhje me bot\u00ebn jonjer\u00ebzore.<\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb pari, ekofeminizmi v\u00eb n\u00eb pah se si hierarkit\u00eb socio-ekonomike supozojn\u00eb superioritetin e burrit, e t\u00eb bardh\u00ebve, e t\u00eb pasurve, t\u00eb heteronormativitetit, kapitalizmit si sistem, e t\u00eb gjitha atyre identiteteve t\u00eb cilat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dinake veshin t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb dominuar, rrjedhimisht duke lejuar shtypjen e identiteteve t\u00eb cilat nuk bien n\u00eb asnj\u00ebr\u00ebn prej k\u00ebtyre kategorive, dhe duke siguruar vazhdueshm\u00ebrin\u00eb agresive t\u00eb k\u00ebsaj hierarkie. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, ekofeminizmi shpjegon se si qenia njer\u00ebzore poashtu supozon superioritet ndaj planetit, natyr\u00ebs, dhe gjith\u00eb biodiversitetit t\u00eb saj. Tashm\u00eb e p\u00ebrhapur dhe e konsoliduar, paradigma se natyra ekziston vet\u00ebm si nj\u00eb resurs p\u00ebr t\u2019u shfryt\u00ebzuar \u00ebsht\u00eb si rezultat i vet\u00ebve\u00e7imit njer\u00ebzor si qenie \u201ctjet\u00ebr\u201d, e sofistikuar, e izoluar prej biomas\u00ebs s\u00eb planetit nga racionalja dhe egocentrizmi i inteligjenc\u00ebs njer\u00ebzore. Ky mentalitet arsyeton t\u00eb drejt\u00ebn e pav\u00ebrtet\u00eb t\u00eb shfryt\u00ebzimit t\u00eb planetit si di\u00e7ka t\u00eb natyrshme, e cila rrjedhimisht ka sjellur kriz\u00ebn e sotme mjedisore q\u00eb k\u00ebrkon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakontestueshme v\u00ebmendje dhe kund\u00ebrveprim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, ekofeminizmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb korniz\u00eb teorike e cila shpjegon se k\u00ebto bot\u00ebkuptime t\u00eb p\u00ebrbrend\u00ebsuara; t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u00eb dominuar, shtypur, e shfryt\u00ebzuar, t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr privilegj e p\u00ebr vazhdueshm\u00ebri t\u00eb sistemeve diskriminuese, nuk i takojn\u00eb asnj\u00eb identiteti dhe nuk jan\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrkufizimi, t\u00eb natyrshme. Ekofeminizmi thekson se i nj\u00ebjti mentalitet i s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr privilegj ekziston nd\u00ebrmjet kategorive dhe identiteteve socio-ekonomike p\u00ebrbrenda shoq\u00ebris\u00eb, dhe pa dyshim edhe n\u00eb raport me natyr\u00ebn. Intervistat e realizuara me njoh\u00ebs t\u00eb tem\u00ebs shtjellojn\u00eb se a \u00ebsht\u00eb ekofeminizmi rryma m\u00eb e duhur dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse e cila adreson nd\u00ebrlidhjen mes seksizmit dhe eksploatimit t\u00eb mjedisit, aplikueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb ekofeminizmit n\u00eb praktik\u00eb dhe p\u00ebrhapjes s\u00eb tij n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Rrymat e Ekofeminizmit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrkufizimi i lartp\u00ebrmendur i ekofeminizmit shtjellon at\u00eb si nj\u00eb rrym\u00eb e cila nd\u00ebrlidh \u00e7\u00ebshtjet ekologjike me ato feministe, ku merren parasysh pasojat joproporcionale mbi identitetet me dob\u00ebsi socio-ekonomike t\u00eb ndjellura nga sistemi kapitalist-patriarkal. Mir\u00ebpo, ky \u00ebsht\u00eb larg nga interpretimi i vet\u00ebm politiko-filozofik i ekofeminizmit. N\u00eb fakt, p\u00ebr shkak edhe t\u00eb etimologjis\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs,&nbsp; Janet Biehl, nj\u00eb ekologe sociale, kritikon ekofeminizmin si nj\u00eb ideologji e cila thjesht\u00ebzon tejmase strukturat hierarkike dhe format dominuese, sidomos duke iu referuar faktit se ekofeminizmi l\u00eb pas dore klasat shoq\u00ebrore dhe racat si kategori shtes\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb s\u00eb cilave grat\u00eb shtypen. K\u00ebtu, Janet Biehl ka ngritur \u00e7\u00ebshtjen e gjith\u00ebp\u00ebrfshirjes n\u00eb kornizat teorike t\u00eb ekofeminizmit si rrym\u00eb, e cila adreson n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb adekuate apo jo, nd\u00ebrlidhjen mes seksizmit dhe eksploatimit t\u00eb mjedisit. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, Biehl ka theksuar nevoj\u00ebn e feminizmit nd\u00ebrthur\u00ebs n\u00eb kuptimin e sistemeve shtyp\u00ebse. Feminizmi i nd\u00ebrthurur \u00ebsht\u00eb nj\u00eb korniz\u00eb analitike p\u00ebr kuptimin dhe praktikimin m\u00eb kompleks t\u00eb feminizmit si l\u00ebvizje, e cila merr parasaysh se si identitetet e ndryshme politike dhe shoq\u00ebrore t\u00eb gruas nj\u00ebkoh\u00ebsisht ndikojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si ato p\u00ebrjetojn\u00eb diskriminimin dhe shtypjen. Ndaj kritik\u00ebs s\u00eb Biehl, <em>Mirishahe Syla<\/em>, aktiviste feministe dhe k\u00ebshilltare gjinore, shpjegoi se \u201cN\u00ebse e mendojm\u00eb feminizmin si t\u00eb nd\u00ebrthurur dhe rrjedhimisht edhe ekofeminizmin si t\u00eb nd\u00ebrthurur, nuk kemi zgjidhje tjet\u00ebr pos ta mendojm\u00eb ekofeminizmin n\u00eb nd\u00ebrlidhje me \u00e7do kategori sociale apo identitet tjet\u00ebr. Do t\u00eb thot\u00eb, n\u00eb nd\u00ebrlidhje me klas\u00ebn, rac\u00ebn, gjinin\u00eb, seksualitetin,&nbsp; dhe \u00e7do kategori apo identitet i cili sh\u00ebrben si baz\u00eb p\u00ebr t\u2019u shtypur ose p\u00ebr t\u2019u privilegjuar.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, Syla ka shprehur se kur mendojm\u00eb p\u00ebr feminizmin si l\u00ebvizje, korniza analitike e nd\u00ebrthurjes \u00ebsht\u00eb e pandashme prej saj dhe rrjedhimisht e pandashme edhe nga ekofeminizmi si rrym\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb interpretim t\u00eb Syl\u00ebs, ajo potencon se ekofeminizmi paraqet shtypjen e t\u00eb gjitha kategorive n\u00eb nd\u00ebrlidhje me natyr\u00ebn dhe p\u00ebrgjith\u00ebsisht shfryt\u00ebzimin e t\u00eb gjitha identiteteve jasht\u00eb bot\u00ebs njer\u00ebzore. Sipas k\u00ebsaj, ekofeminizmi duhet t\u00eb mendohet n\u00eb princip si i nd\u00ebrthurur, p\u00ebrtej perspektiv\u00ebs gjinore dhe p\u00ebrtej etimologjis\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb interpretim tjet\u00ebr mbi t\u00eb cilin ekofeminizmi edhe kritikohet \u00ebsht\u00eb ai esencialist i cili thekson paralelen nd\u00ebrmjet gruas dhe natyr\u00ebs n\u00eb baz\u00eb t\u00eb disa karakteristikave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. Ky interpretim p\u00ebrbashkon gruan dhe natyr\u00ebn si n\u00ebna, t\u00eb brishta, riprodhuese, \u201ckultivuese\u201d, si vatra t\u00eb jet\u00ebs, kujdesit, e empatis\u00eb. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, kjo rrym\u00eb p\u00ebrbashkon gruan si n\u00ebn\u00eb, si amvise, dhe natyr\u00ebn si \u201cn\u00ebn\u00ebn natyr\u00eb\u201d, duke u bazuar n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb esencialiste n\u00eb stereotipet mbi gruan, mbi po t\u00eb cilat gruaja dhe natyra konsiderohen inferiore dhe rrjedhimisht shtypen. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, kritika m\u00eb e madhe e cila i b\u00ebhet ekofeminizmit si korniz\u00eb politiko-filozofike q\u00ebndron n\u00eb rrezikun e reduktimit t\u00eb gruas n\u00eb stereotipe \u201cfem\u00ebrore\u201d&nbsp; t\u00eb cilat limitojn\u00eb identitetin e gruas. Ky interpretim kund\u00ebrshton p\u00ebrpjekjet e rrymave feministe p\u00ebr t\u00eb konsoliduar grat\u00eb si individ\u00eb me personalitete, agjenda dhe identitete m\u00eb komplekse t\u00eb cilat shkojn\u00eb p\u00ebrtej aft\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre biologjike p\u00ebr riprodhim dhe karakteristikave q\u00eb vijn\u00eb bashk\u00eb me t\u00eb. P\u00ebrderisa Syla potencon domosdoshm\u00ebrin\u00eb e feminizmit nd\u00ebrthur\u00ebs dhe qasjes p\u00ebrtej esencialistes t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb gruas me natyr\u00ebn&nbsp; n\u00eb shtjellimin e&nbsp; ekofeminizmit,<em> Linda Gusia, <\/em>Profesoresh\u00eb e Sociologjis\u00eb n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs, poashtu ka shprehur se ku ajo q\u00ebndron n\u00eb spektrumin e interpretimeve t\u00eb ekofeminizmit.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cEkofeminizmi ka dy parime themelore, e para \u00ebsht\u00eb propozimi q\u00eb grat\u00eb dhe natyra jan\u00eb historikisht af\u00ebr nj\u00ebra-tjetr\u00ebs, qasje kjo q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb problematike p\u00ebr mua. E dyta \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktimi se sistemi kapitalist patriarkal \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr problemet e grave dhe natyr\u00ebs i cili \u00ebsht\u00eb m\u00eb i af\u00ebrt me bot\u00ebkuptimet e mia.\u201d, deklaroi ajo.<\/p>\n\n\n\n<p>Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, edhe Gusia i largohet bot\u00ebkuptimeve se ka di\u00e7ka instiktive e maternale e cila i b\u00ebn grat\u00eb t\u00eb ken\u00eb ndjeshm\u00ebri dhe dhembshuri m\u00eb t\u00eb madhe ndaj natyr\u00ebs dhe p\u00ebrbashkon \u00e7\u00ebshtjet gjinore dhe ekologjike si pasoja t\u00eb sistemeve t\u00eb nj\u00ebjta, atij kapitalist dhe patriarkal. &nbsp;P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, gjat\u00eb k\u00ebtyre intervistave, kemi rishikuar rrym\u00ebn esencialiste duke nxjerr\u00eb nj\u00eb perspektiv\u00eb tjet\u00ebr. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, sipas <em>Shemsi Krasniqit<\/em>, Profesor i Sociologjis\u00eb n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs dhe autor i librit \u201c<em>Ekokultura<\/em>\u201d, ekofeminizmi b\u00ebn me dije se di\u00e7ka duhet t\u00eb nd\u00ebrroj\u00eb n\u00eb raportin ton\u00eb me natyr\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cMaterialiteti q\u00eb buron nga logjika racionaliste dhe maskuliniste, duhet t\u00eb balancohet me spiritualitetin, me respektin, kujdesin, emocionin, empatin\u00eb dhe dashurin\u00eb ndaj natyr\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e shprehur te grat\u00eb sesa te burrat\u201d, tha ai.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebtu, Krasniqi jep nj\u00eb perspektiv\u00eb tjet\u00ebr mbi vlerat tipike fem\u00ebrore. Ai paraqet empatin\u00eb, kujdesin, dhe spiritualitetin e gruas si virtyte t\u00eb cilat mund t\u00eb sigurojn\u00eb ndryshime dometh\u00ebn\u00ebse mjedisore dhe si ve\u00e7ori t\u00eb domosdoshme p\u00ebr t\u00eb kompenzuar shkat\u00ebrrimin mjedisor si rrjedhoj\u00eb e sundimit t\u00eb ideologjis\u00eb maskuliniste dhe kapitaliste n\u00eb shoq\u00ebri. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, promovimi i tipareve t\u00eb gruas si karakteristika t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb shtyrjen e ndryshimit, jodomosdoshm\u00ebrisht redukton at\u00eb n\u00eb stereotipe, dhe potencialisht mund t\u00eb hap\u00eb rrug\u00ebn e fuqizimit t\u00eb vlerave t\u00eb saj si virtyte dhe si kontribut n\u00eb shoq\u00ebri. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, \u00ebsht\u00eb e dobishme t\u00eb shtjellojm\u00eb se p\u00ebrse vlerave \u201dtipike\u201d t\u00eb gruas u bashkangjiten ide me nuanca negative dhe trajtohen si vlera t\u00eb pad\u00ebshirueshme t\u00eb cilat rrezikojn\u00eb mbar\u00ebvajtjen e nj\u00eb sistemi i cili kinse funksionon. Si p\u00ebrgjigje ndaj k\u00ebsaj dileme Mirishahe Syla argumenton se ky p\u00ebr\u00e7mim i vlerave t\u00eb gruas \u201cndodh sepse karakteristikat t\u00eb cilat definojn\u00eb identitetin dhe pun\u00ebn e gruas, nuk konsiderohen t\u00eb fuqishme nga burrat, dhe rrjedhimisht shkojn\u00eb t\u00eb pallogaritura n\u00eb shoq\u00ebri.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj, edhe k\u00ebto kritika ndaj interpretimeve esencialiste t\u00eb ekofeminizmit jan\u00eb t\u00eb rr\u00ebnjosura n\u00eb nj\u00eb mizogjini t\u00eb p\u00ebrbrend\u00ebsuar si kompenzim i tendenc\u00ebs maskuliniste p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr\u00e7muar natyr\u00ebn e gruas dhe p\u00ebr t\u00eb reduktuar gruan n\u00eb nj\u00eb identitet nj\u00ebdimensional i cili karakterizohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb izoluar me ato vlera. \u00c7ka duhet t\u00eb marrim nga kjo, \u00ebsht\u00eb se vlerat dhe natyra e gruas duhet t\u00eb integrohen n\u00eb agjend\u00ebn e rrymave feministe duke potencuar kontributin e tyre n\u00eb shoq\u00ebri, krahas shtyrjes p\u00ebr njohje t\u00eb identitetit m\u00eb kompleks t\u00eb gruas. Kjo do t\u00eb zhb\u00ebnte paradigm\u00ebn shoq\u00ebrore se karakteristikat e ndjellura n\u00eb qenien e grave jan\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb biologjike inferiore, dhe do t\u00eb krijonte parakushtet e fuqizimit t\u00eb gruas p\u00ebr ato vlera t\u00eb cilat e ve\u00e7ojn\u00eb, p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebnjosur nj\u00eb her\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb se ato nuk jan\u00eb baza p\u00ebr t\u2019u shtypur dhe se grat\u00eb jan\u00eb individ\u00eb shum\u00eb m\u00eb kompleks se aq.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Ekofeminizmi si korniz\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsi mjedisore<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Deri m\u00eb tani kemi diskutuar rreth p\u00ebrkufizimeve dhe rrymave t\u00eb ndryshme t\u00eb ekofeminizmit si korniz\u00eb teorike. Me k\u00ebt\u00eb n\u00eb mendje, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb shtjellohet m\u00eb tutje se sa \u00ebsht\u00eb aplikueshm\u00ebria e k\u00ebsaj teorie, si duket ekofeminizmi n\u00eb nivelet ligjore dhe politike, dhe p\u00ebrtej ekofeminizmit, cilat do t\u00eb ishin qasjet m\u00eb efektive n\u00eb arritjen e drejt\u00ebsis\u00eb mjedisore. Sa i p\u00ebrket aktivizmit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm mjedisor, Gusia ka deklaruar se \u201cAmbientalizmin sip\u00ebrfaq\u00ebsor e karakterizon antropocentrizmi si form\u00eb e t\u00eb menduarit sipas s\u00eb cil\u00ebs i gjith\u00eb ambienti jet\u00ebsor \u00ebsht\u00eb ambient njer\u00ebzor dhe se i gjith\u00eb ambienti jet\u00ebsor duhet t\u2019u p\u00ebrshtatet dhe t\u2019u n\u00ebnshtrohet interesave njer\u00ebzore.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, Gusia ka vler\u00ebsuar se qasja antropocentrike, e cila n\u00eb princip lart\u00ebson interesat njer\u00ebzore dhe t\u00eb drejt\u00ebn e p\u00ebrmbushjes s\u00eb tyre, \u00ebsht\u00eb aktiviz\u00ebm sip\u00ebrfaq\u00ebsor i cili nuk adreson se po kjo qasje \u00ebsht\u00eb rr\u00ebnja e problemeve mjedisore. Duke konsideruar ekofeminizmin si nj\u00eb qasje alternative, mund t\u00eb pyesim se sa fuqizimi i grave n\u00eb nivele vendimmarr\u00ebse n\u00eb hartimin e politikave mjedisore dhe m\u00eb gjer\u00eb, do t\u00eb ndikonte n\u00eb adresimin adekuat t\u00eb kriz\u00ebs mjedisore n\u00eb bot\u00eb. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj dileme, Syla thot\u00eb se fuqizimin e grave nuk e sheh shum\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhur me drejt\u00ebsin\u00eb mjedisore, apo si di\u00e7ka q\u00eb neve na ndihmon ta sjellim at\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cM\u00eb shum\u00eb e shoh ekofeminizmin si korniz\u00eb e cila na ndihmon ta shohim nd\u00ebrlidhjen mes shtypjes gjinore dhe mjedisore dhe se si mund t\u2019i ndalojm\u00eb apo zhdukim ato shtypje.\u201d, shpjegoi ajo.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky q\u00ebndrim i Syl\u00ebs rrjedh nga parakushti se fuqizimi i grave n\u00eb k\u00ebto hap\u00ebsira vendimmarr\u00ebse do t\u00eb b\u00ebhej mbi baza t\u00eb identitetit t\u00eb tyre gjinor, duke supozuar se identifikimi i gruas me natyr\u00ebn do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb politika adekuate t\u00eb adresimit t\u00eb kriz\u00ebs mjedisore. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Syla nuk ka mohuar se grat\u00eb preken si grup i ve\u00e7ant\u00eb nga eksploatimi mjedisor, mir\u00ebpo ajo ka theksuar se kjo e fundit \u00ebsht\u00eb si rezultat i pozit\u00ebs s\u00eb tyre shoq\u00ebrore, jo sepse ato kan\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb me natyr\u00ebn n\u00eb princip. Linda Gusia, poashtu ka mbajtur mendimin se pozita nga margjina q\u00eb grat\u00eb e kan\u00eb, i b\u00ebn m\u00eb t\u00eb cenueshme ndaj pasojave t\u00eb k\u00ebsaj krize dhe se propozimet p\u00ebr ndryshime radikale n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e jetes\u00ebs jan\u00eb e vetmja zgjidhje e problemit t\u00eb kriz\u00ebs mjedisore. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, vlen t\u00eb potencohet se grat\u00eb, me natyr\u00ebn e tyre apo jo, ve\u00e7 kontribuojn\u00eb n\u00eb hartimin e politikave t\u00eb ndryshme po aq sa edhe burrat, mir\u00ebpo sipas Syl\u00ebs, ky kontribut nuk njihet apo em\u00ebrohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb formale dhe publike. Ajo shton se nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr evitimin e k\u00ebsaj \u00ebsht\u00eb njohja e angazhimit t\u00eb grave n\u00eb k\u00ebto hap\u00ebsira, ofrimi i hap\u00ebsir\u00ebs q\u00eb ato t\u00eb flasin n\u00eb gjuh\u00ebn e tyre sa i p\u00ebrket hartimit t\u00eb k\u00ebtyre politikave, gj\u00eb e cila rrjedhimisht do t\u00eb qonte n\u00eb fuqizimin adekuat t\u00eb grave n\u00eb k\u00ebto pozita me shpres\u00ebn e trajtimit serioz t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve mjedisore.<\/p>\n\n\n\n<p>Shemsi Krasniqi ka ofruar nj\u00eb perspektiv\u00eb m\u00eb spirituale dhe figurative mbi respektimin dhe ruajtjen e mjedisit.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201c\u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb si t\u00eb forcohen edhe m\u00eb tej emocionet ndaj natyr\u00ebs te shoq\u00ebria njer\u00ebzore p\u00ebrgjith\u00ebsisht; si t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb lidhje m\u00eb t\u00eb fort\u00eb shpirt\u00ebrore, si t\u00eb m\u00ebsohemi ta trajtojm\u00eb natyr\u00ebn si vler\u00eb insintrike, pra jo si resurs material q\u00eb na sh\u00ebrben neve, por si vler\u00eb n\u00eb vete dhe p\u00ebr vete; si ta kuptojm\u00eb lidhshm\u00ebrin\u00eb, varshm\u00ebrin\u00eb dhe nd\u00ebrvar\u00ebsin\u00eb mes qenieve t\u00eb gjalla dhe jo t\u00eb gjalla; si ta p\u00ebrjetojm\u00eb tok\u00ebn si atdhe t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt\u201d, shtoi ai.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebtu, Krasniqi ka shprehur se nj\u00eb lidhje spirituale me ambientin do t\u00eb zhb\u00ebnte qasjen e deritashme ku kemi krijuar nj\u00eb barrier\u00eb nd\u00ebrmjet bot\u00ebs njer\u00ebzore dhe asaj jonjer\u00ebzore dhe ku kemi tjet\u00ebrsuar natyr\u00ebn si nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi t\u00eb ndar\u00eb nga ne e cila ekziston p\u00ebr t\u2019u shfryt\u00ebzuar. N\u00eb vepr\u00ebn e tij \u201c<em>Ekokultura<\/em>\u201d, Krasniqi vendos kriz\u00ebn ekologjike n\u00eb kontekst t\u00eb Kosov\u00ebs, duke theksuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e traditave dhe riteve t\u00eb cilat vet\u00ebm ekzistojn\u00eb n\u00eb kultur\u00ebn ton\u00eb, t\u00eb cilat me shekuj kan\u00eb siguruar respektin dhe ruajtjen e mjedisit si nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi me agjencin\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00ebn e saj p\u00ebr vazhdim\u00ebsi harmonike n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur nga bota njer\u00ebzore. M\u00eb specifikisht, Krasniqi flet p\u00ebr ekologjin\u00eb sakrale si nj\u00eb mekaniz\u00ebm mbrojt\u00ebs i cili rrjedh prej miteve, riteve, kulteve dhe besimeve t\u00eb thurura mbi format natyrore t\u00eb cilat vendosin mjedisin n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb t\u00eb adhurimit hyjnor\u00eb, rrjedhimisht duke krijuar nj\u00eb distanc\u00eb nd\u00ebrmjet njeriut dhe natyr\u00ebs. N\u00eb krahasim me kapitalizmin antropocentrik, ku kjo distanc\u00eb trajton natyr\u00ebn si nj\u00eb resurs material, ekologjia sakrale p\u00ebrul\u00eb bot\u00ebn njer\u00ebzore vet\u00ebm si nj\u00eb fragment i t\u00ebr\u00ebsis\u00eb s\u00eb planetit me t\u00eb drejt\u00ebn e vazhdim\u00ebsis\u00eb n\u00eb harmoni, jo me bot\u00ebn jonjer\u00ebzore por me bot\u00ebn e gjall\u00eb. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, p\u00ebr njeriun modern edhe pse politikat mjedisore kan\u00eb efektin e vet, duke rishikuar historin\u00eb njer\u00ebzore, ku kultura dhe traditat mbi hyjnoren kan\u00eb funksionuar si ligj n\u00eb vet\u00ebdijen e at\u00ebhershme njer\u00ebzore, mund t\u00eb supozohet se tradicionalja akoma luan rolin e saj, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb trash\u00ebguar,&nbsp; n\u00eb n\u00ebnvet\u00ebdijen kolektive t\u00eb njer\u00ebzimit. K\u00ebshtu, kthimi apo rikrijimi i nj\u00eb lidhjeje shpirt\u00ebrore me natyr\u00ebn, n\u00ebp\u00ebrmjet kultur\u00ebs mitologjike dhe spirituale e cila vet\u00ebm ekziston n\u00eb tradit\u00ebn ton\u00eb, do t\u00eb rizgjonte nj\u00eb nd\u00ebrgjegje ndaj mjedisit e cila ve\u00e7se jeton n\u00eb n\u00ebnvet\u00ebdijen ton\u00eb si qenie njer\u00ebzore.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Ekofeminizmi n\u00eb Kosov\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Edhe pse n\u00eb aspektin historik feminizmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb term i vonsh\u00ebm n\u00eb sken\u00ebn e l\u00ebvizjeve shoq\u00ebrore n\u00eb Kosov\u00eb, shum\u00eb leht\u00eb mund t\u00eb reflektojm\u00eb se si seksizmi ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr problematikat m\u00eb aktuale n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, kemi vler\u00ebsuar se do t\u00eb ishte e dobishme t\u00eb shtjellojm\u00eb se si ka evoluar feminizmi n\u00eb Kosov\u00eb, a pasqyron p\u00ebrpjekjet dhe padrejt\u00ebsit\u00eb ndaj t\u00eb gjitha grave n\u00eb nd\u00ebrthurje me t\u00eb gjitha identitetet e tyre, dhe sa \u00ebsht\u00eb njohja e ekofeminizmit si rrym\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Rreth k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje, Mirishahe Syla ka komentuar se ekofeminizmi akoma p\u00ebrdoret vet\u00ebm si korniz\u00eb p\u00ebr t\u00eb shpjeguar se si grupet e ndryshme shoq\u00ebrore shtypen, dhe nuk mendon se ka arritur si rrym\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb e feminizmit n\u00eb Kosov\u00eb. Sipas saj, Kosova akoma \u00ebsht\u00eb n\u00eb fazat e hershme t\u00eb feminizmit t\u00eb nd\u00ebrthurur dhe se pa p\u00ebrbrend\u00ebsimin e k\u00ebtij koncepti nuk do t\u00eb jet\u00eb i mundsh\u00ebm kuptimi i ekofeminizmit si korniz\u00eb. N\u00eb at\u00eb rast, ekziston rreziku i kuptimit t\u00eb ekofeminizmit n\u00eb form\u00eb t\u00eb reduktuar si nd\u00ebrlidhje mes gruas dhe ekologjis\u00eb. Syla thekson se deri m\u00eb tash, feminizmi n\u00eb Kosov\u00eb ka marr\u00eb nj\u00eb narrativ\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs grat\u00eb e bardha shqiptare, kinse po krijojn\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr grat\u00eb me prapavija m\u00eb pak t\u00eb privilegjuara; nuk \u00ebsht\u00eb ideja se hap\u00ebsira ve\u00e7 se ju p\u00ebrket dhe se duhet t\u00eb jet\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, n\u00eb vendin ton\u00eb feminizmi i nd\u00ebrthurur krijon p\u00ebrshtypjen se p\u00ebrdoret si nj\u00eb mjet tjet\u00ebr n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb s\u00eb cilit grat\u00eb e fuqishme, fuqizohen edhe m\u00eb shum\u00eb, p\u00ebrderisa q\u00ebllimi i feminizmit t\u00eb nd\u00ebrthurur \u00ebsht\u00eb q\u00eb secili grup t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje ta definoj\u00eb shtypjen n\u00eb gjuh\u00ebn e tij dhe jo t\u00eb definohet nga nj\u00eb grup tjet\u00ebr dominues.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrfundimisht, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta integrojm\u00eb ekofeminizmin si rrym\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr adresimin e diskriminimeve shoq\u00ebrore n\u00eb raport me natyr\u00ebn,\u00a0 duhet ta zhvendosim pik\u00ebpamjen e feminizmit asisoj q\u00eb secila grua dhe secili grup i \u00e7far\u00ebdo prapavije, t\u00eb jet\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm rreth shtypjes s\u00eb tij, n\u00eb termet e tij, dhe ato grupe t\u00eb fuqizohen t\u00eb krijojn\u00eb zgjidhje p\u00ebr veten e tyre, n\u00eb kontekstin e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-small-font-size\"><em><em>Ky artikull \u00ebsht\u00eb shkruar p\u00ebr platform\u00ebn QIKA, megjithat\u00eb pik\u00ebpamjet e autores nuk paraqesin domosdoshm\u00ebrisht q\u00ebndrimet e QIKA<\/em><\/em>.<\/p>\n","protected":false},"featured_media":2495,"template":"","class_list":["post-2494","thelle-post","type-thelle-post","status-publish","has-post-thumbnail","hentry"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v23.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Ekofeminizmi; Feminizmi i s\u00eb ardhmes? - QIKA<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/qika.org\/hollesisht\/ekofeminizmi-feminizmi-i-se-ardhmes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Ekofeminizmi; Feminizmi i s\u00eb ardhmes? - QIKA\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ekofeminizmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje filozofike dhe politike e cila kombinon \u00e7\u00ebshtjet dhe shqet\u00ebsimet ekologjike me ato feministe. Kjo l\u00ebvizje shtjellon t\u00eb gjitha k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje si rezultat i t\u00eb nj\u00ebjtit dominim dhe si pasoja t\u00eb p\u00ebrhershm\u00ebris\u00eb s\u00eb hierarkis\u00eb patriarkale n\u00eb shoq\u00ebri. Ekofeminizmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr rrymat e pakta sociale q\u00eb trajton dominimin patriarkal p\u00ebrbrenda shoq\u00ebris\u00eb, me [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/qika.org\/hollesisht\/ekofeminizmi-feminizmi-i-se-ardhmes\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"QIKA\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-08-13T10:38:20+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/236444076_792813714725041_1910213289406659617_n.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"671\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"641\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/hollesisht\/ekofeminizmi-feminizmi-i-se-ardhmes\/\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/hollesisht\/ekofeminizmi-feminizmi-i-se-ardhmes\/\",\"name\":\"Ekofeminizmi; Feminizmi i s\u00eb ardhmes? - QIKA\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/hollesisht\/ekofeminizmi-feminizmi-i-se-ardhmes\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/hollesisht\/ekofeminizmi-feminizmi-i-se-ardhmes\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/236444076_792813714725041_1910213289406659617_n.jpg\",\"datePublished\":\"2021-08-13T10:32:05+00:00\",\"dateModified\":\"2021-08-13T10:38:20+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/hollesisht\/ekofeminizmi-feminizmi-i-se-ardhmes\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/qika.org\/hollesisht\/ekofeminizmi-feminizmi-i-se-ardhmes\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/hollesisht\/ekofeminizmi-feminizmi-i-se-ardhmes\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/236444076_792813714725041_1910213289406659617_n.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/236444076_792813714725041_1910213289406659617_n.jpg\",\"width\":671,\"height\":641},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/hollesisht\/ekofeminizmi-feminizmi-i-se-ardhmes\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/qika.org\/en\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Ekofeminizmi; Feminizmi i s\u00eb ardhmes?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/\",\"name\":\"QIKA\",\"description\":\"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Ekofeminizmi; Feminizmi i s\u00eb ardhmes? - QIKA","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/qika.org\/hollesisht\/ekofeminizmi-feminizmi-i-se-ardhmes\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Ekofeminizmi; Feminizmi i s\u00eb ardhmes? - QIKA","og_description":"Ekofeminizmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje filozofike dhe politike e cila kombinon \u00e7\u00ebshtjet dhe shqet\u00ebsimet ekologjike me ato feministe. Kjo l\u00ebvizje shtjellon t\u00eb gjitha k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje si rezultat i t\u00eb nj\u00ebjtit dominim dhe si pasoja t\u00eb p\u00ebrhershm\u00ebris\u00eb s\u00eb hierarkis\u00eb patriarkale n\u00eb shoq\u00ebri. Ekofeminizmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr rrymat e pakta sociale q\u00eb trajton dominimin patriarkal p\u00ebrbrenda shoq\u00ebris\u00eb, me [&hellip;]","og_url":"https:\/\/qika.org\/hollesisht\/ekofeminizmi-feminizmi-i-se-ardhmes\/","og_site_name":"QIKA","article_modified_time":"2021-08-13T10:38:20+00:00","og_image":[{"width":671,"height":641,"url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/236444076_792813714725041_1910213289406659617_n.jpg","type":"image\/jpeg"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/qika.org\/hollesisht\/ekofeminizmi-feminizmi-i-se-ardhmes\/","url":"https:\/\/qika.org\/hollesisht\/ekofeminizmi-feminizmi-i-se-ardhmes\/","name":"Ekofeminizmi; Feminizmi i s\u00eb ardhmes? - QIKA","isPartOf":{"@id":"https:\/\/qika.org\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/qika.org\/hollesisht\/ekofeminizmi-feminizmi-i-se-ardhmes\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/qika.org\/hollesisht\/ekofeminizmi-feminizmi-i-se-ardhmes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/236444076_792813714725041_1910213289406659617_n.jpg","datePublished":"2021-08-13T10:32:05+00:00","dateModified":"2021-08-13T10:38:20+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/qika.org\/hollesisht\/ekofeminizmi-feminizmi-i-se-ardhmes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/qika.org\/hollesisht\/ekofeminizmi-feminizmi-i-se-ardhmes\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/qika.org\/hollesisht\/ekofeminizmi-feminizmi-i-se-ardhmes\/#primaryimage","url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/236444076_792813714725041_1910213289406659617_n.jpg","contentUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/236444076_792813714725041_1910213289406659617_n.jpg","width":671,"height":641},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/qika.org\/hollesisht\/ekofeminizmi-feminizmi-i-se-ardhmes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/qika.org\/en\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Ekofeminizmi; Feminizmi i s\u00eb ardhmes?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/qika.org\/#website","url":"https:\/\/qika.org\/","name":"QIKA","description":"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/thelle-post\/2494","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/thelle-post"}],"about":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/thelle-post"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2495"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2494"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}