{"id":2577,"date":"2021-08-30T08:33:19","date_gmt":"2021-08-30T07:33:19","guid":{"rendered":"https:\/\/qika.org\/?post_type=thelle-post&#038;p=2577"},"modified":"2021-08-30T08:42:39","modified_gmt":"2021-08-30T07:42:39","slug":"shlyerja-e-profilit-dhuna-online-ndaj-grave-ne-kosove-po-e-demton-demokracine","status":"publish","type":"thelle-post","link":"https:\/\/qika.org\/en\/thelle-post\/shlyerja-e-profilit-dhuna-online-ndaj-grave-ne-kosove-po-e-demton-demokracine\/","title":{"rendered":"Shlyerja e profilit: Dhuna online ndaj grave n\u00eb Kosov\u00eb po e d\u00ebmton demokracin\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<p><em>Dhuna online ndaj grave n\u00eb Kosov\u00eb po e d\u00ebmton gatishm\u00ebrin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u2019u angazhuar n\u00eb jet\u00ebn politike dhe publike.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fund t\u00eb vitit 2015, aktivistja feministe Elon\u00eb Kastrati mori nj\u00eb mesazh n\u00eb llogarin\u00eb e saj n\u00eb Instagram n\u00eb t\u00eb cilin shkruante: \u201cVdeksh e rrethuar nga pecetat e tua plot me gjak t\u00eb g\u00ebrditsh\u00ebm menstrual\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Pak muaj m\u00eb par\u00eb, p\u00ebr ta sh\u00ebnuar Dit\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Gruas, Kastrati, at\u00ebher\u00eb 19 vje\u00e7are, kishte dep\u00ebrtuar n\u00eb tituj t\u00eb mediave nd\u00ebrkomb\u00ebtare duke ngjitur peceta sanitare n\u00ebp\u00ebr drunj dhe objekte tjera n\u00eb qytetin e saj t\u00eb lindjes n\u00eb Karlsruhe, af\u00ebr kufirit jugper\u00ebndimor t\u00eb Gjermanis\u00eb me Franc\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo kishte shkruar n\u00eb to gj\u00ebra si, \u201cImagjino n\u00ebse burrat do t\u00eb neveriteshin nga p\u00ebrdhunimi nj\u00ebjt\u00eb si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb me gjakun e menstruacioneve\u201d dhe \u201cDhunuesit dhunojn\u00eb njer\u00ebz, jo veshje\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Por edhe pse shum\u00eb nga p\u00ebrgjigjet q\u00eb nxori puna e saj ishin pozitive, t\u00eb tjerat nuk ishin. Kastrati, e lindur n\u00eb Gjermani nga prind\u00ebr shqiptar\u00eb nga Kosova, duket se kishte prekur nervin e shum\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb ve\u00e7anti.<\/p>\n\n\n\n<p>Me ndihm\u00ebn e nj\u00eb profesionisteje t\u00eb teknologjis\u00eb informative, Kastrati ia doli t\u00eb identifikoj\u00eb lokacionin e p\u00ebraf\u00ebrt prej ku ishte d\u00ebrguar mesazhi.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb at\u00eb zon\u00eb dhe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb jetonte nj\u00eb shok i dikursh\u00ebm, nj\u00eb shqiptar p\u00ebr t\u00eb cilin Kastrati tha se kishte qen\u00eb tep\u00ebr fyes dhe agresiv gjat\u00eb komunikimit q\u00eb kishin pasur. Ajo shkoi n\u00eb policin\u00eb gjermane por kishte frik\u00eb q\u00eb ta denonconte me em\u00ebr personin i cili ajo dyshonte se e kishte k\u00ebrc\u00ebnuar dhe rasti nuk u ndoq m\u00eb tej.<\/p>\n\n\n\n<p>Reagimet e ashp\u00ebra online, k\u00ebrc\u00ebnimet me p\u00ebrdhunim dhe vdekje, u b\u00ebn\u00eb t\u00eb padurueshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjasht\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb, Kastrati nuk p\u00ebrdor m\u00eb Facebook dhe as Twitter me emrin e saj real.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cJan\u00eb ambiente shum\u00eb toksike,\u201d tha ajo.<\/p>\n\n\n\n<p>Kastrati, e cila p\u00ebr momentin punon n\u00eb nj\u00eb kopsht t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb Gjermani, tha se ende \u00ebsht\u00eb aktiviste feministe, \u201cpor nuk b\u00ebj ndonj\u00eb paraqitje publike\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNuk e kam ndal\u00eb kurr\u00eb aktivizmin, por kam zgjedh\u00eb q\u00eb t\u00eb mos kaloj shum\u00eb koh\u00eb online\u201d, tha Kastrati p\u00ebr BIRN. \u201cAktivizmi online \u00ebsht\u00eb emocionalisht shterues dhe t\u00eb merr shum\u00eb koh\u00eb. Dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb prioriteti im p\u00ebr momentin\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo q\u00eb i ka ndodhur Elon\u00ebs flet p\u00ebr ndikimin q\u00eb ka mizogjinia online te grat\u00eb t\u00eb cilat zgjedhin q\u00eb t\u2019i b\u00ebjn\u00eb z\u00ebrat e tyre t\u00eb d\u00ebgjohen, sidomos n\u00eb Ballkan, ku shoq\u00ebrit\u00eb gjer\u00ebsisht patriarkale e konservatore jan\u00eb shpesh rezistuese ndaj ndryshimit t\u00eb roleve \u201ctradicionale\u201d gjinore dhe k\u00ebrkojn\u00eb t\u2019ua mohojn\u00eb grave mendimin politik.<\/p>\n\n\n\n<p>Ekspertet thon\u00eb se humbja nga debati publik dhe jeta politike nuk duhet t\u00eb n\u00ebnvler\u00ebsohet.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhuna online ndaj grave ka t\u00eb b\u00ebj m\u00eb pak me sulmin e nj\u00eb gruaje n\u00eb ve\u00e7anti dhe m\u00eb shum\u00eb me form\u00ebsimin e perceptimit publik p\u00ebr vlefshm\u00ebrin\u00eb e pjes\u00ebmarrjes politike t\u00eb grave n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, thot\u00eb Nita Bicurri, menaxhere programi n\u00eb Institutin Demokratik Komb\u00ebtar, NDI, n\u00eb Kosov\u00eb dhe e cila ka disa vjet p\u00ebrvoj\u00eb me grat\u00eb n\u00eb politik\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cShembulli m\u00eb i qart\u00eb \u00ebsht\u00eb rritja dhe trendi i dezinformimit gjinor dhe mesazhet mizogjene,\u201d Bicurri tha p\u00ebr BIRN. \u201cMesazhet kan\u00eb tendenc\u00eb krijimin e narrativave se grat\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb denja p\u00ebr jet\u00ebn publike.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u201cT\u2019i b\u00ebsh grat\u00eb t\u00eb\u00a0zhduken\u201d<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ekspertet e karakterizojn\u00eb dhun\u00ebn online kund\u00ebr grave si nj\u00eb zgjatim t\u00eb dhun\u00ebs me t\u00eb cil\u00ebn grat\u00eb p\u00ebrballen n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme dhe q\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht manifestohet n\u00eb forma t\u00eb nj\u00ebjta- p\u00ebr shembull, abuzim verbal, ngacmim seksual dhe p\u00ebrndjekje. Kjo shpesh p\u00ebrforcohet nga m\u00ebnyra se si grat\u00eb portretizohen n\u00eb media.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas Institutit Evropian p\u00ebr Barazi Gjinore, dhuna online kund\u00ebr grave dhe vajzave \u201cmund t\u00eb manifestohet n\u00eb forma t\u00eb ndryshme t\u00eb dhun\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb dhun\u00ebn seksuale, psikologjike dhe, si\u00e7 e tregojn\u00eb trend\u00ebt n\u00eb rritje, ekonomike, ku statusi i tash\u00ebm apo i ardhsh\u00ebm i pun\u00ebsimit t\u00eb viktim\u00ebs komprometohet nga informacioni i dal\u00eb online\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Prap\u00eb se prap\u00eb, dhuna online ende nuk \u00ebsht\u00eb definuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb strikte ose njohur p\u00ebrmes ligjit n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor si form\u00eb e dhun\u00ebs, ashtu sikur nuk \u00ebsht\u00eb konceptualizuar ose ligj\u00ebsuar si diskriminues n\u00eb nivel t\u00eb Bashkimit Evropian.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cP\u00ebr mua, dhuna online ndaj grave \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ambient toksik ku fjal\u00ebt dhe opinionet e grave p\u00ebrqeshen, degradohen dhe mund t\u00eb rezultojn\u00eb me k\u00ebrc\u00ebnime dhe akte t\u00eb dhun\u00ebs offline\u201d, tha Hana Marku, avokate shqiptaro-kanadeze dhe ish-aktiviste feministen\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr t\u2019iu shmangur dhun\u00ebs online, shum\u00eb gra \u201czhduken\u201d, shkroi n\u00eb vitin 2019 Bridget Gelms, asistent-profesore n\u00eb San Francisco State University, n\u00eb nj\u00eb tekst t\u00eb publikuar si pjes\u00eb e librit Digital Ethics.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNj\u00eb nga m\u00ebnyrat n\u00eb t\u00eb cilat grat\u00eb mund ta kontrollojn\u00eb ngacmimin online me t\u00eb cilin p\u00ebrballen \u00ebsht\u00eb heshtja ose vet\u00eb-zhdukja,\u201d shkroi Gelms, puna e t\u00eb cil\u00ebs i p\u00ebrket retorik\u00ebs n\u00eb media dhe dimensioneve kulturore dhe materiale t\u00eb mediave sociale. \u201cNgacmimi online po i detyron grat\u00eb t\u00eb zhduken\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Gwen Taylor, zyrtare programi n\u00eb GLITCH, nj\u00eb organizat\u00eb bamir\u00ebse britanike q\u00eb punon p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund abuzimit online, tha se viktimat e abuzimit online jan\u00eb shpesh \u201cpersona me identitete t\u00eb nd\u00ebrthurura dhe t\u00eb margjinalizuara\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cDhuna offline dhe online jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhura,\u201d Taylor tha p\u00ebr BIRN, dhe theksoi q\u00eb \u201cgrat\u00eb n\u00eb politik\u00eb, grat\u00eb me ngjyr\u00eb ose grat\u00eb me identitete t\u00eb margjinalizuara\u201d tregojn\u00eb interes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb pun\u00ebtorit\u00eb e GLITCH.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>T\u00eb mbrojtura vet\u00ebm n\u00eb let\u00ebr<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb, ish-krahin\u00eb e Serbis\u00eb e cila u ngrit n\u00eb luft\u00eb n\u00eb vitet 1998-99 dhe shpalli pavar\u00ebsin\u00eb n\u00eb vitin 2008, ekspert\u00ebt ligjor\u00eb thon\u00eb se tashm\u00eb ekziston nj\u00eb baz\u00eb solide ligjore p\u00ebr autoritetet q\u00eb ta luftojn\u00eb dhun\u00ebn online kund\u00ebr grave.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cN\u00ebse i thua nj\u00eb personi \u201ckam me t\u2019vra\u201d, ajo\u00ebsht\u00eb vep\u00ebr penale,\u201d tha Flutura Kusari, juriste e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb medias. \u201cNuk ka r\u00ebnd\u00ebsi n\u00ebse e ke th\u00ebn\u00eb verbalisht apo e ke shkruar online\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cN\u00ebse b\u00ebni thirrje p\u00ebr dhun\u00eb, sidomos ndaj grave, ajo \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr penale, pavar\u00ebsisht a e ke b\u00ebr\u00eb online apo offline,\u201d tha Kusari p\u00ebr BIRN. \u201cN\u00ebse e ngacmon apo sulmon dik\u00eb seksualisht, qoft\u00eb online apo offline, ajo \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr penale. E t\u00ebra \u00ebsht\u00eb e rregulluar me Kodin Penal t\u00eb Kosov\u00ebs i cili \u00ebsht\u00eb mjaft i avancuar\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjithat\u00eb, problemi q\u00ebndron n\u00eb implementim dhe n\u00eb standardet e dyfishta gjinore dhe vlerat patriarkale q\u00eb mbizot\u00ebrojn\u00eb n\u00eb institucionet publike, tha ajo.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cTi e raporton rastin n\u00eb polici q\u00eb dikush po t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnon me dhunim, vrasje\u2026 q\u00eb do t\u00eb ta l\u00ebndojn\u00eb vajz\u00ebn etj\u2026 Por policia r\u00ebndom do t\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjigjen: \u2018Po pse pa fol? Ose edhe m\u00eb keq: \u2018 Por pse ti nuk po ke kujdes me gjuh\u00ebn?\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>As zyra m\u00eb e lart\u00eb shtet\u00ebrore n\u00eb Kosov\u00eb nuk kursehet nga dhuna online.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cFatkeq\u00ebsisht, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb grua e pranishme dhe aktive n\u00eb sfer\u00ebn publike n\u00eb Kosov\u00eb, por edhe p\u00ebrtej, n\u00ebnkupton q\u00eb gjithmon\u00eb do t\u00eb p\u00ebrballesh me nivele t\u00eb larta t\u00eb dhun\u00ebs online,\u201d tha Vjosa Osmani- Sadriu, e cila ka qen\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb disa rasteve t\u00eb abuzimit online para dhe pasi u zgjodh n\u00eb postin e Presidentes n\u00eb prill t\u00eb k\u00ebtij viti, gruaja e dyt\u00eb q\u00eb e mban k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cP\u00ebrderisa dhuna online \u00ebsht\u00eb fenomen i pranish\u00ebm gjithkund dhe prek pothuaj secilen\/in, ajo \u00ebsht\u00eb e drejtuar kryesisht ndaj grupeve t\u00eb margjinalizuara, si dhe ndaj vajzave e grave,\u201d me nj\u00eb ndikim n\u00eb motivimin e tyre \u201cp\u00ebr t\u2019u angazhuar n\u00eb jet\u00ebn publike\u201d, Osmani- Sadriu tha p\u00ebr BIRN n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb shkruar.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas hulumtimeve t\u00eb fundit t\u00eb NDI, 51 p\u00ebr qind e respondent\u00ebve u pajtuan me deklarat\u00ebn se dhuna kund\u00ebr grave n\u00eb politik\u00eb \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrhapur n\u00eb Kosov\u00eb dhe 45 p\u00ebr qind u pajtuan se dhuna online sh\u00ebnjestron grat\u00eb n\u00eb politik\u00eb dhe se kjo i dekurajon ato q\u00eb t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb politik\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cHulumtimi i NDI d\u00ebshmon prani relativisht t\u00eb madhe t\u00eb mizogjinis\u00eb n\u00eb mediat online dhe mediat sociale, sidomos ndaj grave t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb politik\u00eb,\u201d organizata tha p\u00ebr BIRN. \u201cNj\u00eb pjes\u00eb e madhe e diskursit mizogjen p\u00ebrb\u00ebn dhun\u00eb online ndaj grave. Narrativat mizogjene jan\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00eb mediat online dhe ato tradicionale pa u konsideruar si t\u00eb tilla\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Serbi, nj\u00eb&nbsp;<a href=\"https:\/\/mogudanecu.rs\/nechupedia\/en\/nechutheque\/\">hulumtim<\/a>&nbsp;i Qendr\u00ebs s\u00eb Grave Autonome, AWC, nj\u00eb OJQ, n\u00eb vitin 2019 gjeti se 57 p\u00ebr qind e vajzave mes mosh\u00ebs 14 dhe 19 vje\u00e7e kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ekspozuara ndaj komenteve online me konotacion seksual dhe 9 p\u00ebr qind than\u00eb se fotografit\u00eb dhe videot e tyre t\u00eb d\u00ebrguara privatisht u jan\u00eb postuar online. Rreth 55 p\u00ebr qind e djemve brenda t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs grupmosh\u00eb kan\u00eb pranuar k\u00ebrc\u00ebnime online p\u00ebr sigurin\u00eb e tyre fizike.<\/p>\n\n\n\n<p>Koordinatorja e projektit n\u00eb AWC Sanja Pavloviq tha se \u00ebsht\u00eb e zakonshme q\u00eb grat\u00eb me profil publik t\u00eb b\u00ebhen sh\u00ebnjest\u00ebr e abuzimeve online.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cBesoj se grat\u00eb dhe vajzat q\u00eb kalojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb online dhe ato q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb dukshme n\u00eb jet\u00ebn publike [si gazetaret dhe politikanet] jan\u00eb m\u00eb t\u00eb prekurat, dhe ato zakonisht jan\u00eb t\u00eb ekspozuara ndaj formave t\u00eb ndryshme t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb internet t\u00eb kryera nga burrat t\u00eb cil\u00ebt nuk i njohin personalisht,\u201d tha Pavloviq p\u00ebr BIRN n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cN\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, ajo q\u00eb shohim p\u00ebrmes praktik\u00ebs s\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta \u00ebsht\u00eb q\u00eb grat\u00eb e t\u00eb gjitha moshave nuk kursehen kur \u00ebsht\u00eb fjala te dhuna nga partneri dhe se partner\u00ebt e dhunsh\u00ebm nuk hezitojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorin mjete t\u00eb ndryshme digjitale p\u00ebr ta imponuar kontrollin dhe izolimin ndaj viktimave t\u00eb tyre\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Pavloviq theksoi nevoj\u00ebn p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb hulumtime t\u00eb detajuara rreth llojeve t\u00eb dhun\u00ebs online, q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb grat\u00eb dhe vajzat e moshave t\u00eb ndryshme. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, mungesa e t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb rajon po i minon p\u00ebrpjekjet p\u00ebr ta adresuar k\u00ebt\u00eb fenomen.<\/p>\n\n\n\n<p>BIRN ka k\u00ebrkuar nga Policia e Kosov\u00ebs t\u00eb dh\u00ebna zyrtare rreth dhun\u00ebs online kund\u00ebr grave por ata kan\u00eb d\u00ebrguar t\u00eb statistika rreth krimeve m\u00eb t\u00eb zakonshme kibernetike. Dhuna online ndaj grave nuk ishte n\u00eb mesin e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>As Prokuroria e Kosov\u00ebs dhe Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb nuk i jan\u00eb p\u00ebrgjigjur k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebna.<\/p>\n\n\n\n<p> <strong>\u201cPazari virtual\u201d<\/strong> <\/p>\n\n\n\n<p>Facebook \u00ebsht\u00eb rrjeti social&nbsp;<a href=\"https:\/\/hallakate.com\/en\/online-users-in-kosovo-by-age\/\">m\u00eb i p\u00ebrdorur<\/a>&nbsp;n\u00eb Kosov\u00eb, duke u b\u00ebr\u00eb p\u00ebr shum\u00eb kosovar\u00eb platforma ku merren e jepen informata, p\u00ebr t\u00eb promovuar pun\u00ebn, p\u00ebr komunikim dhe socializim. Marku thot\u00eb se i p\u00ebrngjan nj\u00eb \u201cpazari virtual\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjiganti i mediave sociale \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb forum ku aktivistet feministe n\u00eb Kosov\u00eb luftojn\u00eb kund\u00ebr nj\u00eb kulture q\u00eb mohon se dhuna ndaj grave ekziston, kultur\u00eb e p\u00ebrforcuar nga mediat q\u00eb shpesh promovojn\u00eb shprehje dhe simbolikaseksiste. Dhe Kosova nuk \u00ebsht\u00eb e vetme.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb fqinje, sociologia feministe Ermira Danaj tha se m\u00ebnyra se si mediat shqiptare e portretizojn\u00eb gruan \u00ebsht\u00eb nj\u00eb form\u00eb e dhun\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cParlamenti fillon pun\u00ebn dhe lajmi n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb at\u00eb se si jan\u00eb veshur grat\u00eb politikane,\u201d tha Danaj.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb, Kusari theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e trajnimeve p\u00ebr gazetar\u00eb se si t\u00eb raportojn\u00eb rreth \u00e7\u00ebshtjeve gjinore dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb grave n\u00eb televizion. Por ka pak interes, tha ajo, dhe kjo nuk nuk ka t\u00eb b\u00ebj me koston financiare t\u00eb medieve.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cThjesht ka munges\u00eb vullneti sepse besimet patriarkale jan\u00eb aq thell\u00eb t\u00eb ngulitura n\u00eb media sa q\u00eb edhe kur provojn\u00eb t\u2019i p\u00ebrfshijn\u00eb grat\u00eb, at\u00eb e b\u00ebjn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb gabuar dhe vet\u00ebm \u00e7ka b\u00ebjn\u00eb d\u00ebm\u201d, tha Kusari.<\/p>\n\n\n\n<p>Xheni Karaj, aktiviste e njohur p\u00ebr t\u00eb drejtat e komunitetit LGBT n\u00eb Shqip\u00ebri, e p\u00ebrjetoi vet k\u00ebt\u00eb kur b\u00ebri nj\u00eb koment n\u00eb nj\u00eb debat televiziv n\u00eb korrik rreth asaj se si Britania e Madhe merret me \u00e7\u00ebshtjen e adoptimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve nga \u00e7iftet e seksit s\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, komente q\u00eb rezultuan n\u00eb nj\u00eb artikull me titull \u201cKomuniteti LGBT d\u00ebshiron ta largoj\u00eb fjal\u00ebn \u2018n\u00ebn\u00eb\u2019\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKur u zgjova n\u00eb m\u00ebngjes gjeta mij\u00ebra k\u00ebrc\u00ebnime me dhunim dhe vrasje, komente n\u00eb fotografit\u00eb e mia n\u00eb Instagram, komente agresive jo vet\u00ebm ndaj meje por ndaj komunitetit LGBT n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi,\u201d kujton Karaj.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo e raportoi abuzimin n\u00eb regulatorin shqiptar t\u00eb mediave, \u201csepse mendoj se t\u00ebr\u00eb kjo histeri kolektive ishte inkurajuar nga narrativa q\u00eb e krijoi vet media\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Karaj thot\u00eb se dhuna krijon \u201cnj\u00eb cik\u00ebl t\u00eb frik\u00ebs\u201d, duke i l\u00ebn\u00eb viktimat t\u00eb frik\u00ebsuara p\u00ebr ta pranuar veten ose t\u2019u tregojn\u00eb t\u00eb dashurve t\u00eb tyre, t\u00eb cil\u00ebt gjithashtu mund t\u00eb b\u00ebhen sh\u00ebnjest\u00ebr. Ajo p\u00ebrmendi komentet e b\u00ebra online drejtuar n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj, \u201ce cila ka lindur nj\u00eb monstrum, jo nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKjo prek secilin, jo vet\u00ebm viktim\u00ebn por edhe prind\u00ebrit e tyre, t\u00eb af\u00ebrmit, partner\u00ebt, miqt\u00eb, shok\u00ebt dhe komunitetin e gjer\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Kusari gjithashtu u ankua p\u00ebr dominimin e \u201cburrave me ndikim (influencer)\u201d n\u00eb Kosov\u00eb, sidomos \u201ckomentues\u00ebve\u201d e profilit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb debate politike.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cLe t\u00eb themi q\u00eb nj\u00eb aktiviste ka 2,000-3,000 ndjek\u00ebs, pranj\u00eb komunitet t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb e ndjekin dhe p\u00ebrgjith\u00ebsisht ia aprovojn\u00eb postimet. Pastaj shfaqet nj\u00eb burr\u00eb me m\u00eb shum\u00eb se 100 mij\u00eb ndjek\u00ebs dhe e kritikon kot dhe pa mend aktivisten. Natyrisht se kjo ndikon n\u00eb dekurajim\u201d, tha Kusari. \u201cPor mesazhi p\u00ebr grat\u00eb tjera \u00ebsht\u00eb: \u2018Shiko se \u00e7ka do t\u00eb t\u00eb ndodh n\u00ebse edhe ti ja nis me fol\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Marku tha se shum\u00eb burra n\u00eb Kosov\u00eb, edhe ata q\u00eb e konsiderojn\u00eb veten feminist\u00eb, e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb kur nj\u00eb grua u drejtohet, \u201cE ke gabim, shum\u00eb gabim\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb thjesht e rr\u00ebnjosur n\u00eb kultur\u00ebn ton\u00eb t\u2019i thuhet nj\u00eb gruaje sa her\u00eb ajo shpreh nj\u00eb opinion: \u2018Mbylle goj\u00ebn. \u00c7ka din ti?\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrgjigje t\u00eb tilla \u201cpeshojn\u00eb r\u00ebnd\u00eb\u201d, tha Karaj. \u201cJo vet\u00ebm gjuha e urrejtjes por edhe fjalori diskriminues p\u00ebrforcon paragjykimet ndaj komunitetit,\u201d tha ajo p\u00ebr BIRN. \u201cKa pasoja t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta fizike. Kjo nuk mbetet thjesht n\u00eb bot\u00ebn virtuale\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Osmani- Sadriu, Presidentja e Kosov\u00ebs, tha se ekzistenca dhe pranimi i gjer\u00eb i nj\u00eb gjuhe t\u00eb till\u00eb \u201cn\u00eb politik\u00eb dhe n\u00eb sfer\u00ebn publike, e legjitimon mizogjinin\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p> <strong>\u201cT\u2019ua themi emrat\u201d<\/strong> <\/p>\n\n\n\n<p>Protesta e vitit 2015 e Kastratit, n\u00ebn hashtagun #padsagainstsexism, ia solli asaj nj\u00eb ftes\u00eb p\u00ebr\u00a0<a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=K-oNlVNJzVM\">TED talk<\/a>\u00a0pak muaj m\u00eb von\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, vendi nga i cili prind\u00ebrit e saj ishin larguar n\u00eb vitin 1994 p\u00ebrderisa Jugosllavia socialiste u shp\u00ebrb\u00eb n\u00eb luft\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebn titullin \u201cEmri im nuk \u00ebsht\u00eb zem\u00ebr\u201d, Kastrati foli me humor dhe fuqi rreth absurditetit t\u00eb turpit menstrual n\u00eb Kosov\u00eb, rreth p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb saj kur e ka par\u00eb shit\u00ebsin duke i mb\u00ebshtjell\u00eb me gazet\u00eb pecetat menstruale q\u00eb t\u00eb mos i shohin bler\u00ebsit tjer\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo foli rreth d\u00ebmit q\u00eb sjell martesa e hershme dhe barr\u00ebs se pritjeve t\u00eb grave shqiptare n\u00eb diaspor\u00eb p\u00ebr t\u2019u martuar me nj\u00eb burr\u00eb shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p>Audienca dukej e angazhuar dhe e arg\u00ebtuar. Por nuk kishte asgj\u00eb arg\u00ebtuese rreth p\u00ebrgjigjes kur fjalimi i saj u postua n\u00eb Facebook dhe mori 14,000 klikime.<\/p>\n\n\n\n<p>Komentet shkonin nga tallja te kritikat e ul\u00ebta, k\u00ebrc\u00ebnimet p\u00ebr p\u00ebrdhunim dhe vdekje. Administruesit e TEDxPrishtina e \u00e7aktivizuan faqen e komenteve.<\/p>\n\n\n\n<p>Marku, e cila ishte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb pjes\u00eb e TEDxPrishtina Women, tha se p\u00ebr grat\u00eb e reja hap\u00ebsira digjitale mbetet e pasigurt.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cDuhet t\u00eb kishim b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ta mbrojtur Elon\u00ebn nga sulmet e dhunshme\u201d, tha ajo. \u201cKemi qen\u00eb naive duke besuar se fjalimi i saj do t\u00eb ishte frym\u00ebzues, pavar\u00ebsisht faktit se ajo foli p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb bazike rreth t\u00eb drejtave t\u00eb grave shqiptare\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Marku tha se \u00ebsht\u00ebqen\u00ebsore q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb mbahen p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr fjal\u00ebt e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cN\u00eb sfer\u00ebn virtuale, dominon perceptimi se fjal\u00ebt nuk \u00e7ojn\u00eb pesh\u00eb dhe ato nuk kan\u00eb kuptim n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme\u201d, tha ajo p\u00ebr BIRN. \u201cKjo i b\u00ebn njer\u00ebzit m\u00eb p\u00ebrbuz\u00ebs\u2026 sepse pasojat jan\u00eb zero. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse un\u00eb besoj q\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz duhet t\u00eb japin llogari, t\u2019ua themi emrat\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Kastrati kurr\u00eb nuk ia dha policis\u00eb gjermane emrin e personit q\u00eb ajo dyshon se i d\u00ebrgoi k\u00ebrc\u00ebnimin me vdekje n\u00eb vitin 2015. \u201cIsha shum\u00eb e frik\u00ebsuar,\u201d tha ajo.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb her\u00ebt k\u00ebt\u00eb vit, megjithat\u00eb, Gjermania miratoi nj\u00eb ligj q\u00eb e njeh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite dhun\u00ebn online. Ata q\u00eb shpallen fajtor\u00eb p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnime online me vdekje ose dhunim tani p\u00ebrballen me burg deri n\u00eb tri vjet. Ligji i ri dhe fakti se ajo tani ka sigurim p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve p\u00ebr avokat e ka v\u00ebn\u00eb Kastratin n\u00eb pozit\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cSot, do t\u2019ia kisha th\u00ebn\u00eb emrin,\u201d tha Kastrati. \u201cN\u00ebse vendosi q\u00eb ta rihap rastin tim, ka shum\u00eb gjasa q\u00eb ai t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb burg dhe karriera e tij t\u00eb merr fund\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cN\u00ebse vendosi q\u00eb t\u00eb dal prap\u00eb online si\u00e7 kam qen\u00eb p\u00ebrpara, do t\u00eb jem e sigurt\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Kastrati tha se ajo ende besonte q\u00eb barazia online \u00ebsht\u00eb e mundur.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cBurri hetero-cis [nj\u00eb burr\u00eb heteroseksual gjinia e t\u00eb cilit e p\u00ebrcaktuar n\u00eb lindje p\u00ebrputhet me ndjenj\u00ebn e tij t\u00eb identitetit] nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes\u201d buz\u00ebqesh ajo. \u201cKultura jon\u00eb po b\u00ebhet m\u00eb shum\u00eb queer\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Artikulli fillimisht u publikua n\u00eb <a href=\"https:\/\/balkaninsight.com\/2021\/08\/25\/shlyerja-e-profilit-dhuna-online-ndaj-grave-ne-kosove-po-e-demton-demokracine\/?lang=sq\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\">Balkan Insight.<\/a><\/strong><\/p>\n","protected":false},"featured_media":2578,"template":"","class_list":["post-2577","thelle-post","type-thelle-post","status-publish","has-post-thumbnail","hentry"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v23.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Shlyerja e profilit: Dhuna online ndaj grave n\u00eb Kosov\u00eb po e d\u00ebmton demokracin\u00eb - QIKA<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/qika.org\/hollesisht\/shlyerja-e-profilit-dhuna-online-ndaj-grave-ne-kosove-po-e-demton-demokracine\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Shlyerja e profilit: Dhuna online ndaj grave n\u00eb Kosov\u00eb po e d\u00ebmton demokracin\u00eb - QIKA\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Dhuna online ndaj grave n\u00eb Kosov\u00eb po e d\u00ebmton gatishm\u00ebrin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u2019u angazhuar n\u00eb jet\u00ebn politike dhe publike. N\u00eb fund t\u00eb vitit 2015, aktivistja feministe Elon\u00eb Kastrati mori nj\u00eb mesazh n\u00eb llogarin\u00eb e saj n\u00eb Instagram n\u00eb t\u00eb cilin shkruante: \u201cVdeksh e rrethuar nga pecetat e tua plot me gjak t\u00eb g\u00ebrditsh\u00ebm menstrual\u201d. [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/qika.org\/hollesisht\/shlyerja-e-profilit-dhuna-online-ndaj-grave-ne-kosove-po-e-demton-demokracine\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"QIKA\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-08-30T07:42:39+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/SaferInternet_no1_landscape.2e16d0ba.fill-1600x900-1.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"900\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/hollesisht\/shlyerja-e-profilit-dhuna-online-ndaj-grave-ne-kosove-po-e-demton-demokracine\/\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/hollesisht\/shlyerja-e-profilit-dhuna-online-ndaj-grave-ne-kosove-po-e-demton-demokracine\/\",\"name\":\"Shlyerja e profilit: Dhuna online ndaj grave n\u00eb Kosov\u00eb po e d\u00ebmton demokracin\u00eb - QIKA\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/hollesisht\/shlyerja-e-profilit-dhuna-online-ndaj-grave-ne-kosove-po-e-demton-demokracine\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/hollesisht\/shlyerja-e-profilit-dhuna-online-ndaj-grave-ne-kosove-po-e-demton-demokracine\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/SaferInternet_no1_landscape.2e16d0ba.fill-1600x900-1.jpg\",\"datePublished\":\"2021-08-30T07:33:19+00:00\",\"dateModified\":\"2021-08-30T07:42:39+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/hollesisht\/shlyerja-e-profilit-dhuna-online-ndaj-grave-ne-kosove-po-e-demton-demokracine\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/qika.org\/hollesisht\/shlyerja-e-profilit-dhuna-online-ndaj-grave-ne-kosove-po-e-demton-demokracine\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/hollesisht\/shlyerja-e-profilit-dhuna-online-ndaj-grave-ne-kosove-po-e-demton-demokracine\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/SaferInternet_no1_landscape.2e16d0ba.fill-1600x900-1.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/SaferInternet_no1_landscape.2e16d0ba.fill-1600x900-1.jpg\",\"width\":1600,\"height\":900},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/hollesisht\/shlyerja-e-profilit-dhuna-online-ndaj-grave-ne-kosove-po-e-demton-demokracine\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/qika.org\/en\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Shlyerja e profilit: Dhuna online ndaj grave n\u00eb Kosov\u00eb po e d\u00ebmton demokracin\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/\",\"name\":\"QIKA\",\"description\":\"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Shlyerja e profilit: Dhuna online ndaj grave n\u00eb Kosov\u00eb po e d\u00ebmton demokracin\u00eb - QIKA","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/qika.org\/hollesisht\/shlyerja-e-profilit-dhuna-online-ndaj-grave-ne-kosove-po-e-demton-demokracine\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Shlyerja e profilit: Dhuna online ndaj grave n\u00eb Kosov\u00eb po e d\u00ebmton demokracin\u00eb - QIKA","og_description":"Dhuna online ndaj grave n\u00eb Kosov\u00eb po e d\u00ebmton gatishm\u00ebrin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u2019u angazhuar n\u00eb jet\u00ebn politike dhe publike. N\u00eb fund t\u00eb vitit 2015, aktivistja feministe Elon\u00eb Kastrati mori nj\u00eb mesazh n\u00eb llogarin\u00eb e saj n\u00eb Instagram n\u00eb t\u00eb cilin shkruante: \u201cVdeksh e rrethuar nga pecetat e tua plot me gjak t\u00eb g\u00ebrditsh\u00ebm menstrual\u201d. [&hellip;]","og_url":"https:\/\/qika.org\/hollesisht\/shlyerja-e-profilit-dhuna-online-ndaj-grave-ne-kosove-po-e-demton-demokracine\/","og_site_name":"QIKA","article_modified_time":"2021-08-30T07:42:39+00:00","og_image":[{"width":1600,"height":900,"url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/SaferInternet_no1_landscape.2e16d0ba.fill-1600x900-1.jpg","type":"image\/jpeg"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/qika.org\/hollesisht\/shlyerja-e-profilit-dhuna-online-ndaj-grave-ne-kosove-po-e-demton-demokracine\/","url":"https:\/\/qika.org\/hollesisht\/shlyerja-e-profilit-dhuna-online-ndaj-grave-ne-kosove-po-e-demton-demokracine\/","name":"Shlyerja e profilit: Dhuna online ndaj grave n\u00eb Kosov\u00eb po e d\u00ebmton demokracin\u00eb - QIKA","isPartOf":{"@id":"https:\/\/qika.org\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/qika.org\/hollesisht\/shlyerja-e-profilit-dhuna-online-ndaj-grave-ne-kosove-po-e-demton-demokracine\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/qika.org\/hollesisht\/shlyerja-e-profilit-dhuna-online-ndaj-grave-ne-kosove-po-e-demton-demokracine\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/SaferInternet_no1_landscape.2e16d0ba.fill-1600x900-1.jpg","datePublished":"2021-08-30T07:33:19+00:00","dateModified":"2021-08-30T07:42:39+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/qika.org\/hollesisht\/shlyerja-e-profilit-dhuna-online-ndaj-grave-ne-kosove-po-e-demton-demokracine\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/qika.org\/hollesisht\/shlyerja-e-profilit-dhuna-online-ndaj-grave-ne-kosove-po-e-demton-demokracine\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/qika.org\/hollesisht\/shlyerja-e-profilit-dhuna-online-ndaj-grave-ne-kosove-po-e-demton-demokracine\/#primaryimage","url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/SaferInternet_no1_landscape.2e16d0ba.fill-1600x900-1.jpg","contentUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/SaferInternet_no1_landscape.2e16d0ba.fill-1600x900-1.jpg","width":1600,"height":900},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/qika.org\/hollesisht\/shlyerja-e-profilit-dhuna-online-ndaj-grave-ne-kosove-po-e-demton-demokracine\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/qika.org\/en\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Shlyerja e profilit: Dhuna online ndaj grave n\u00eb Kosov\u00eb po e d\u00ebmton demokracin\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/qika.org\/#website","url":"https:\/\/qika.org\/","name":"QIKA","description":"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/thelle-post\/2577","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/thelle-post"}],"about":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/thelle-post"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2578"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2577"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}