{"id":7601,"date":"2023-09-19T14:40:32","date_gmt":"2023-09-19T13:40:32","guid":{"rendered":"https:\/\/qika.org\/?post_type=thelle-post&#038;p=7601"},"modified":"2023-10-11T13:46:07","modified_gmt":"2023-10-11T12:46:07","slug":"pse-grate-pyeten-per-planifikimin-familjar-ne-intervista-pune","status":"publish","type":"thelle-post","link":"https:\/\/qika.org\/en\/thelle-post\/pse-grate-pyeten-per-planifikimin-familjar-ne-intervista-pune\/","title":{"rendered":"Pse grat\u00eb pyeten p\u00ebr planifikimin familjar n\u00eb intervista pune?"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Intervistat e pun\u00ebs jan\u00eb nj\u00eb moment vendimtar p\u00ebr pun\u00ebk\u00ebrkuesit, ku ata paraqiten p\u00ebr t\u00eb treguar aft\u00ebsit\u00eb, p\u00ebrvoj\u00ebn dhe njohurit\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb fituar nj\u00eb pozit\u00eb t\u00eb d\u00ebshiruar n\u00eb tregun e pun\u00ebs. Megjithat\u00eb, gjat\u00eb intervistave, shpesh pyetjet e b\u00ebra nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit lidhen me kujdesin p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, planifikimin p\u00ebr shtatz\u00ebni ose martes\u00eb. Shpeshher\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb caktuara n\u00eb k\u00ebto pyetje, mund t\u00eb jen\u00eb burim diskriminimi p\u00ebr grat\u00eb, duke u mohuar qasje n\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb barabarta pun\u00ebsimi, qoft\u00eb n\u00eb raport me burrat ashtu edhe me grat\u00eb t\u00eb cilat kan\u00eb status martesor apo planifikim familjar t\u00eb ndrysh\u00ebm nga to.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Eliminimi i diskriminimit gjinor, mund\u00ebsit\u00eb e barabarta dhe p\u00ebrfshirja e grave n\u00eb fuqin\u00eb pun\u00ebtore jan\u00eb disa prej synimeve kryesore t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Megjithat\u00eb, grat\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb vazhdimisht p\u00ebrballen me sfida t\u00eb ndryshme p\u00ebr tu pun\u00ebsuar. Procesi rekrutues, hapi i par\u00eb i mund\u00ebsive profesionale, \u00ebsht\u00eb projektuar t\u00eb jet\u00eb epitomi i pavar\u00ebsis\u00eb, i nd\u00ebrtuar mbi kualifikime dhe aft\u00ebsi. Fatkeq\u00ebsisht, p\u00ebr grat\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, ky proces \u00ebsht\u00eb i shtremb\u00ebruar n\u00eb nivele shqet\u00ebsuese, pasi q\u00eb atyre jo rrall\u00eb u parashtrohen pyetje jorelevante n\u00eb lidhje me planifikimin familjar, \u00e7ka nuk \u00ebsht\u00eb e zakonshme p\u00ebr burrat. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb kualifikimet dhe aft\u00ebsit\u00eb profesionale, disa pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebs ende konsiderojn\u00eb planifikimin familjar si tem\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t&#8217;u diskutuar n\u00eb procesin e p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve, \u00e7ka p\u00ebrb\u00ebn trajtim t\u00eb padrejt\u00eb e diskriminues ndaj grave n\u00eb tregun e pun\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fatlumja (identiteti i plot\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb mbrohet) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb juriste e diplomuar n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs, me not\u00eb mesatare 8.7 dhe n\u00ebn\u00eb e nj\u00eb djali e cila punon si rrobaqep\u00ebse tash e 5 vite. Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb pun\u00ebs praktike n\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, ajo kishte aplikuar p\u00ebr pun\u00eb n\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb ligjore n\u00eb Prishtin\u00eb, dhe kishte kaluar fazat e para rekrutuese me sukses. Ajo tregon se si kishte pritur q\u00eb pyetjet do t\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me p\u00ebrgatitjen e saj profesionale, procedurave ligjore e neneve t\u00eb Kushtetut\u00ebs. Por pronari, avokat i kompanis\u00eb, nuk kishte ndonj\u00eb pyetje rreth p\u00ebrgatitjes s\u00eb saj profesionale. Atij m\u00eb shum\u00eb i kishte interesuar jeta e saj personale, n\u00ebse kishte f\u00ebmij\u00eb, apo n\u00ebse ishte duke planifikuar t\u00eb ket\u00eb f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cM\u00eb pyeti \u2018a ke ndonj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, a je duke prit, apo qysh i ki renet?\u2019 Un\u00eb, pa sherr, i thash jam e martuar dhe e kam nj\u00eb djal\u00eb dy vje\u00e7ar. N\u00eb at\u00eb moment u ngrit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, ma dha dosjen q\u00eb e kisha dor\u00ebzu dhe m\u00eb tha \u2018Po m\u2019vjen keq, CV e mir\u00eb e ki, e p\u00ebrgatitur je boll po nuk jam t\u2019u pun\u00ebsu nana se shum\u00eb shpesh po lypin dit\u00eb t\u00eb lira, jo temperatura, jo kolli&#8230; Zyrja po m\u2019jet keq. Nuk muj me t\u00eb marr se nuk e kam \u00e7el p\u00ebr sevap k\u2019tu\u2019\u201d, tregon Fatlumja.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mihanja (identiteti i plot\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb mbrohet), infermiere e diplomuar n\u00eb Kolegjin AAB tregon p\u00ebr p\u00ebrvoj\u00ebn e saj t\u00eb ngjashme. Pas humbjes s\u00eb hershme t\u00eb babait, ajo u detyrua t\u00eb punoj p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur familjen. Mihanja punon n\u00eb nj\u00eb laborator privat si infermiere tash e kat\u00ebr vite. Ajo tregon se si nuk \u00ebsht\u00eb ftuar n\u00eb intervist\u00eb fare:\u201cMe t\u2019kallxu drejt nuk kom pas intervist\u00eb, nuk m\u00eb kan\u00eb vet sen ve\u00e7 kur pata ardh me kqyr venin me qat\u2019 kusherin\u00ebn, menaxheri m\u00eb ka vet a jom e fejume a e martume se nuk po dojn\u00eb me pun\u00ebsu femna q\u00eb pe lajn\u00eb pun\u00ebn qishtu si po martohen. Momentin q\u00eb i kam than\u00eb q\u00eb nuk jam as e fejume as e martume, m\u00eb ka than\u00eb \u201cp\u00ebrhaj t\u00eb koft\u00eb puna, nes\u00ebr me ja nis\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rastet si ato t\u00eb Mihanes dhe Fatlumes nuk jan\u00eb t\u00eb izoluara n\u00eb kontekstin e Kosov\u00ebs. Analiza e b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb procesit t\u00eb mbledhjes s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebr k\u00ebt\u00eb hulumtim tregon q\u00eb pyetjet rreth planifikimit familjar gjat\u00eb intervistave p\u00ebr pun\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb realitet i pranish\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb grave n\u00eb Kosov\u00eb. K\u00ebto rezultate hedhin drit\u00eb mbi sfidat dhe pabarazit\u00eb q\u00eb ende ekzistojn\u00eb n\u00eb tregun e pun\u00ebs, duke n\u00ebnvij\u00ebzuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e diskutimit dhe nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb rreth k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje. Anketa e realizuar gjat\u00eb mbledhjes s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebr k\u00ebt\u00eb hulumtim, d\u00ebshmon se pyetjet mbi planifikimin familjar gjat\u00eb intervistave t\u00eb pun\u00ebs jan\u00eb ende realitet p\u00ebr shum\u00eb gra n\u00eb Kosov\u00eb. K\u00ebto gjetje hedhin drit\u00eb mbi sfidat dhe mund\u00ebsit\u00eb e pabarabarta n\u00eb tregun e pun\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga 248 gra t\u00eb pun\u00ebsuara q\u00eb u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb anket\u00eb, 77.1% (apo 191 gra) kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se jan\u00eb ftuar n\u00eb intervist\u00eb pun\u00eb para se t\u00eb pun\u00ebsoheshin, nd\u00ebrsa 31.3% e k\u00ebtyre grave (apo 60 gra) kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se jan\u00eb pyetur rreth planifikimit t\u00eb tyre familjar gjat\u00eb intervist\u00ebs. Vet\u00ebm 15.2% (apo 9 gra) nga k\u00ebto kan\u00eb denoncuar k\u00ebto raste si diskriminim me baz\u00eb gjinore tek Inspektorati i Pun\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Agoni (identiteti i te cilit do te mbrohet) ka pasur p\u00ebrvoj\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb ndryshme n\u00eb procesin e intervistave. Ai \u00ebsht\u00eb sociolog e gazetar, i cili ndon\u00ebse i ri n\u00eb mosh\u00eb g\u00ebzon p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb madhe pune, n\u00eb institucione t\u00eb ndryshme publike e private e organizata t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile. Agoni konfirmon se i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar rreth 7 intervistave t\u00eb pun\u00ebs si faz\u00eb e procesit rekrutues, ku ka diskutuar m\u00eb tutje rreth kualifikimeve t\u00eb tij dhe t\u00eb ngjashme, por asnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pyetur lidhur me planifikimin e tij familjar: \u201cPo n\u00eb krejt punat q\u00eb kom punu deri sot, jom intervistu paraprakisht edhe normal q\u00eb kemi fol p\u00ebr gjana t\u00eb ndryshme rreth kualifikimeve t\u00eb mia, p\u00ebrvojave t\u00eb mahershme, trajnimeve q\u00eb i kom ndjek po kurr\u00eb ne 5 intervista t\u00eb pun\u00ebs dhe 2 intervista p\u00ebr internshipe nuk jam pyet n\u00ebse kom f\u00ebmij\u00eb ose planifikoj me pas s\u00eb shpejti\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pyetjet mbi planifikimin familjar n\u00eb intervistat e pun\u00ebs si nj\u00eb sfid\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat dhe barazin\u00eb gjinore n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb objekt i shqet\u00ebsimit p\u00ebr organizatat e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Aktivistja e Kolektivit p\u00ebr Mendim dhe Veprim Feminist, Fjolla Mu\u00e7aj, e sheh parashtrimin e k\u00ebtyre pyetjeve si shkelje flagrante e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe lidhur me eleminimin e k\u00ebsaj praktike diskriminuese thot\u00eb se \u201cGrat\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr siguri n\u00eb vendin e pun\u00ebs dhe p\u00ebr me arrit k\u00ebt\u00eb, na duhet me punu n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet. Krahas specifikimit t\u00eb d\u00ebnimeve dhe p\u00ebrforcimit t\u00eb an\u00ebs ligjore, edukimit psiko-social n\u00eb sht\u00ebpi dhe n\u00eb pun\u00eb duhet edhe me pas nj\u00eb platform\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb ku grat\u00eb me mujt\u00eb me u anku. E k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm edhe roli i Inspektoratit t\u00eb Pun\u00ebs n\u00eb mbik\u00ebqyrjen dhe shqiptimin e pasojave ndaj bizneseve a kompanive\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Se planifikimi familjar \u00ebsht\u00eb sfid\u00eb e madhe e grave e d\u00ebshmon edhe deklarata e Organizat\u00ebs p\u00ebr Rritjen e Cil\u00ebsis\u00eb n\u00eb Arsim (ORCA) sipas s\u00eb cil\u00ebve studentet gra q\u00eb kan\u00eb aplikuar p\u00ebr shkollim specialistik n\u00eb ShSKUK jan\u00eb diskriminuar gjat\u00eb procesit t\u00eb rekrutimit sepse vitet e kaluara n\u00eb shtat\u00ebzani dhe lehoni u jan\u00eb num\u00ebruar vite t\u00eb humbura dhe u kan\u00eb humbur pik\u00eb nga vler\u00ebsimi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm. \u201cORCA ka verifikuar se n\u00eb disa raste, studenteve gra q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb shtatz\u00ebni gjat\u00eb shkollimit t\u00eb tyre, vitet e shtatz\u00ebnis\u00eb dhe lehonis\u00eb u jan\u00eb llogaritur si vite t\u00eb humbura p\u00ebr \u00e7ka ato kan\u00eb humbur pik\u00eb dhe si rrjedhoj\u00eb disa nga to nuk kan\u00eb mundur t\u00eb kualifikohen p\u00ebr shkollim t\u00eb m\u00ebtutjesh\u00ebm specialistik\u201d (<a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/ojqORCA\/posts\/pfbid034ReL7VRQwZhoFP1mjwCHMUadpDddgyE2hrM9xdzyZFyqtBSmPvmVANzqhK92RLztl\"><em>ORCA, 2023<\/em><\/a>).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga Inspektorati i Pun\u00ebs, udh\u00ebheq\u00ebsi i Divizionit t\u00eb Koordinimit n\u00eb Rajonin e Prishtin\u00ebs, Ahmet Delolli, shpjegoi se Inspektorati i Pun\u00ebs nuk ka nj\u00eb raport apo statistik\u00eb t\u00eb ankesave t\u00eb k\u00ebsaj natyre, dhe se nuk kan\u00eb pranuar ankesa t\u00eb cilat specifikisht kan\u00eb pasur si subjekt pyetjet rreth planifikimit familjar meq\u00eb ankesat i pranojn\u00eb kryesisht t\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsuara si \u201cdiskriminim me baz\u00eb gjinore\u201d. Duke pohuar se k\u00ebto pyetje n\u00ebse parashtrohen mund t\u2019i vendosin grat\u00eb n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb pabarabart\u00eb dhe jan\u00eb t\u00eb padrejta, por i pyetur lidhur me praktikat monitoruese t\u00eb Inspektoratit lidhur me proceset rekrutuese ai shpjegoi kufizimin ligjor q\u00eb rregullon kriteret e rekrutimit.\u201cN\u00eb raport me kushtet apo kriteret p\u00ebr pun\u00ebsim, si n\u00eb sektorin publik ashtu edhe n\u00eb at\u00eb privat, nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb kemi t\u00eb drejt\u00eb me intervenu meq\u00eb Ligji i Pun\u00ebs mund\u00ebson q\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi t\u00eb hartoj kriteret var\u00ebsisht nga natyra e pozicionit t\u00eb pun\u00ebs, parimisht t\u00eb barabarta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Aty na nuk kemi naj rol\u201d, shtoi Delolli.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Si p\u00ebrfundim, edhe pse diskriminimi gjinor n\u00eb procesin e rekrutimit nuk flitet hapur, ky fenomen \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb, minon integritetin e procesit t\u00eb p\u00ebrzgjedhjes dhe krijon nj\u00eb skizm\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb t\u00eb mund\u00ebsive p\u00ebr t\u00eb punuar dhe p\u00ebr t&#8217;u avancuar profesionalisht, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb gjinis\u00eb. E drejta e grave p\u00ebr t&#8217;u trajtuar barabart\u00eb n\u00eb vendin e pun\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb q\u00ebllim dhe as nj\u00eb ideal i paarritsh\u00ebm, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb domosdoshm\u00ebri q\u00eb k\u00ebrkon v\u00ebmendje dhe veprim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm nga t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt e p\u00ebrfshir\u00eb: qeveria, pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit, organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile dhe sindikatat.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pyetjet q\u00eb lidhen me planifikimin familjar gjat\u00eb proceseve t\u00eb intervistimit nuk jan\u00eb vet\u00ebm sfid\u00eb individuale e grave t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrballur me to. \u00cbsht\u00eb koha p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb hapa konkret\u00eb p\u00ebr t\u00eb adresuar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, duke filluar me nd\u00ebrgjegj\u00ebsim shoq\u00ebror dhe edukim, duke p\u00ebrfshir\u00eb, p\u00ebrmir\u00ebsimin e korniz\u00ebs ligjore, mbik\u00ebqyrjen e m\u00ebtejshme t\u00eb institucioneve p\u00ebrgjegj\u00ebse dhe duke krijuar platforma t\u00eb sigurta p\u00ebr raportim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ky artikull \u00ebsht\u00eb shkruar me p\u00ebrkrahjen financiare t\u00eb Bashkimit Evropian n\u00eb kud\u00ebr t\u00eb projektit \u201cMbrojtja dhe promovimi i t\u00eb drejtave t\u00eb pun\u00ebs t\u00eb grupeve t\u00eb cenuara n\u00eb tregun e pun\u00ebs\u201d. P\u00ebrmbajtja e tekstit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e QIKA dhe n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk mund t\u00eb konsiderohet si q\u00ebndrim i Bashkimit Evropian, ATRC dhe BIRN Kosova.<\/p>\n","protected":false},"featured_media":7602,"template":"","class_list":["post-7601","thelle-post","type-thelle-post","status-publish","has-post-thumbnail","hentry"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v23.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Pse grat\u00eb pyeten p\u00ebr planifikimin familjar n\u00eb intervista pune? - QIKA<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/pse-grate-pyeten-per-planifikimin-familjar-ne-intervista-pune\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Pse grat\u00eb pyeten p\u00ebr planifikimin familjar n\u00eb intervista pune? - QIKA\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Intervistat e pun\u00ebs jan\u00eb nj\u00eb moment vendimtar p\u00ebr pun\u00ebk\u00ebrkuesit, ku ata paraqiten p\u00ebr t\u00eb treguar aft\u00ebsit\u00eb, p\u00ebrvoj\u00ebn dhe njohurit\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb fituar nj\u00eb pozit\u00eb t\u00eb d\u00ebshiruar n\u00eb tregun e pun\u00ebs. Megjithat\u00eb, gjat\u00eb intervistave, shpesh pyetjet e b\u00ebra nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit lidhen me kujdesin p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, planifikimin p\u00ebr shtatz\u00ebni ose martes\u00eb. Shpeshher\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb caktuara [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/pse-grate-pyeten-per-planifikimin-familjar-ne-intervista-pune\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"QIKA\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2023-10-11T12:46:07+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/Pse-grate-pyeten-per-planifikimin-familjar-ne-intervista-pune.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1640\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"924\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/pse-grate-pyeten-per-planifikimin-familjar-ne-intervista-pune\/\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/pse-grate-pyeten-per-planifikimin-familjar-ne-intervista-pune\/\",\"name\":\"Pse grat\u00eb pyeten p\u00ebr planifikimin familjar n\u00eb intervista pune? - QIKA\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/pse-grate-pyeten-per-planifikimin-familjar-ne-intervista-pune\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/pse-grate-pyeten-per-planifikimin-familjar-ne-intervista-pune\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/Pse-grate-pyeten-per-planifikimin-familjar-ne-intervista-pune.png\",\"datePublished\":\"2023-09-19T13:40:32+00:00\",\"dateModified\":\"2023-10-11T12:46:07+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/pse-grate-pyeten-per-planifikimin-familjar-ne-intervista-pune\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/pse-grate-pyeten-per-planifikimin-familjar-ne-intervista-pune\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/pse-grate-pyeten-per-planifikimin-familjar-ne-intervista-pune\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/Pse-grate-pyeten-per-planifikimin-familjar-ne-intervista-pune.png\",\"contentUrl\":\"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/Pse-grate-pyeten-per-planifikimin-familjar-ne-intervista-pune.png\",\"width\":1640,\"height\":924},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/pse-grate-pyeten-per-planifikimin-familjar-ne-intervista-pune\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/qika.org\/en\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Pse grat\u00eb pyeten p\u00ebr planifikimin familjar n\u00eb intervista pune?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/qika.org\/#website\",\"url\":\"https:\/\/qika.org\/\",\"name\":\"QIKA\",\"description\":\"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Pse grat\u00eb pyeten p\u00ebr planifikimin familjar n\u00eb intervista pune? - QIKA","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/pse-grate-pyeten-per-planifikimin-familjar-ne-intervista-pune\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Pse grat\u00eb pyeten p\u00ebr planifikimin familjar n\u00eb intervista pune? - QIKA","og_description":"Intervistat e pun\u00ebs jan\u00eb nj\u00eb moment vendimtar p\u00ebr pun\u00ebk\u00ebrkuesit, ku ata paraqiten p\u00ebr t\u00eb treguar aft\u00ebsit\u00eb, p\u00ebrvoj\u00ebn dhe njohurit\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb fituar nj\u00eb pozit\u00eb t\u00eb d\u00ebshiruar n\u00eb tregun e pun\u00ebs. Megjithat\u00eb, gjat\u00eb intervistave, shpesh pyetjet e b\u00ebra nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit lidhen me kujdesin p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, planifikimin p\u00ebr shtatz\u00ebni ose martes\u00eb. Shpeshher\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb caktuara [&hellip;]","og_url":"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/pse-grate-pyeten-per-planifikimin-familjar-ne-intervista-pune\/","og_site_name":"QIKA","article_modified_time":"2023-10-11T12:46:07+00:00","og_image":[{"width":1640,"height":924,"url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/Pse-grate-pyeten-per-planifikimin-familjar-ne-intervista-pune.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/pse-grate-pyeten-per-planifikimin-familjar-ne-intervista-pune\/","url":"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/pse-grate-pyeten-per-planifikimin-familjar-ne-intervista-pune\/","name":"Pse grat\u00eb pyeten p\u00ebr planifikimin familjar n\u00eb intervista pune? - QIKA","isPartOf":{"@id":"https:\/\/qika.org\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/pse-grate-pyeten-per-planifikimin-familjar-ne-intervista-pune\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/pse-grate-pyeten-per-planifikimin-familjar-ne-intervista-pune\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/Pse-grate-pyeten-per-planifikimin-familjar-ne-intervista-pune.png","datePublished":"2023-09-19T13:40:32+00:00","dateModified":"2023-10-11T12:46:07+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/pse-grate-pyeten-per-planifikimin-familjar-ne-intervista-pune\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/qika.org\/thelle-post\/pse-grate-pyeten-per-planifikimin-familjar-ne-intervista-pune\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/pse-grate-pyeten-per-planifikimin-familjar-ne-intervista-pune\/#primaryimage","url":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/Pse-grate-pyeten-per-planifikimin-familjar-ne-intervista-pune.png","contentUrl":"https:\/\/qika.org\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/Pse-grate-pyeten-per-planifikimin-familjar-ne-intervista-pune.png","width":1640,"height":924},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/qika.org\/thelle-post\/pse-grate-pyeten-per-planifikimin-familjar-ne-intervista-pune\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/qika.org\/en\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Pse grat\u00eb pyeten p\u00ebr planifikimin familjar n\u00eb intervista pune?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/qika.org\/#website","url":"https:\/\/qika.org\/","name":"QIKA","description":"Qendra p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/qika.org\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/thelle-post\/7601","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/thelle-post"}],"about":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/thelle-post"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7602"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/qika.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7601"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}