Alb Eng
ABOUT QIKA 1≠1

QIKA fillon programin “Feminizmi për Fëmijë”

QIKA 1.6.2026

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, jemi shumë të lumtura t’ju njoftojmë se kemi filluar programin “Feminizmi për Fëmijë” nëpër shkollat fillore të Kosovës.

Përmes lojës, vizatimit dhe tregimeve po krijojmë hapësira ku fëmijët mësojnë se secili prej tyre ka të drejtë të jetë vetvetja, të shprehet lirshëm dhe të ëndërrojë pa kufijtë që shpesh ua vendosin stereotipet gjinore. Sepse barazia nuk u imponohet fëmijëve; ajo u shpjegohet, u tregohet dhe u jepet mundësia ta praktikojnë çdo ditë.

Ne besojmë në një fëmijëri ku vajzat nuk mësohen të jenë më të vogla se ëndrrat e tyre dhe djemtë nuk mësohen të fshehin ndjenjat e tyre. Në një botë ku lodrat, ngjyrat, profesionet dhe mundësitë nuk kanë gjini.