Alb Eng
ABOUT QIKA 1≠1
Readings

Si të arrijnë gratë barazinë? Me grevë!

QIKA 15.4.2021

Barra e punëve të shtëpisë u bë edhe më e rëndë përgjatë izolimit. Kjo ngarkesë kryesisht ra mbi shpatullat e grave, megjithatë, gratë amvise në Islandë treguan se ndryshimi është i mundur.

Më 24 tetor të vitit 1975, 75,000 gra në Islandë lanë punën, fëmijët e shtëpitë e tyre dhe dolën në rrugë për një grevë të përgjithshme që u quajt “Dita e lirë e grave “. Në Rejkjavik, 30,000 gra marshuan Laugavegur (në rrugën e larjes), ndërsa një bend muzikor i trumpetisteve luante melodinë e marshimit nga “Shoulder to Shoulder”, një serial televiziv britanik për sufrazhetat (fjalë e përdorur për gratë që protestuan për të drejtën e votës) që transmetohej atë kohë në Islandë.

Pankartat e ngritura shpjegonin: “Ne marshojmë sepse zakonisht për një amvise thuhet që: ‘Ajo nuk punon, por thjesht e mban shtëpinë’”. “Ne marshojmë sepse puna e grave amvise, nuk konsiderohet si punë e vlefshme në tregun e punës”.

Për burrat Islandezë, kjo ditë u bë e njohur si “E premtja e gjatë”. Pa gra në tavolinat e punës, banka, fabrika dhe shumë dyqane u detyruan të mbyllen poashtu shkollat dhe çerdhet – duke lënë shumë baballarë pa zgjedhje tjetër përveç se të merrnin fëmijët e tyre me vete në vendin e punës. Kishte raporte që tregonin burrat pajiseshin me ëmbëlsira dhe ngjyrosnin me shkumësa për të argëtuar  fëmijët  në vendet e tyre të punës, ose paguanin  fëmijët e tyre të rritur për t’u kujdesur për vëllezërit e motrat e tyre. Virshllet (shumë të lehta për tu gatuar dhe ishin hit për fëmijët në të gjithë botën) ishin aq të kërkuara sa dyqanet kishin mbetur pa to, e ne anën tjetër fëmijët qeshnin kur dëgjonin burrat duke prezantuar lajmet ditore në radio.

Shumë nga sukseset e feminizmit kanë ardhur në momentet kur ishim në detyrë dhe trupat tanë ishin diku tjetër, tek pozitat që i’u përcaktoheshin grave nga kapitalizmi partiarkal. Në Mbretërinë e Bashkuar, reagimi i publikut ndaj dhunës seksuale të bërë ndaj 300 grave që marshuan në parlament duke kërkuar të drejtën e votës në 18 nëntor të vitit 1910, e njohur si e “Premtja e zezë”, ishte i dobishëm në fitoren e të drejtës së votës për gratë. Greva e vitit 1968 nga rrobaqepëset gra të Ford-it në Dagenham, e pasuar nga greva e vitit 1970 e punëtorëve të firmës Leeds, ishin mosmarrëveshje historike për marrëdhëniet e punës që shkaktoi miratimin e Aktit të Pagesës së Barabartë 1970.

Megjithatë, gjithmonë ka qenë pak e vështirë të protestohet kundër punëve të shtëpisë. Kjo pasiqë problematika zhvillohet në intimitetin e shtëpisë, duke e bërë të vështirë për gratë që të shohin njëra-tjetrën duke bërë këtë punë dhe ta pranojnë kolektivisht se burrat nuk ndajnë në mënyrë të barabartë barrën  (një grua mesatare britanike ende kontribuon 60% më shumë në javë në larje, fshirje dhe kujdes ndaj fëmijëve se sa një burrë mesatar britanik, madje në pandemi numri i orëve ditore është rritur edhe më shumë, duke shkuar deri në 9 orë në ditë).

“Greva e grave është e pamundur; prandaj është e domosdoshme”, pohon Asambleja e Grevës së Grave (Ëomen’s Strike Assembly), aleancë e aktivistëve që për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, bëri thirrje që një seri memorialesh i pankartave të ngriheshin në Mbretërinë e Bashkuar për të deklaruar pse  #ëestrikeasëomen (#gratënëgrevë).

Në një manifest të botuar në nëntor, ËSA shkroi: “Ne jemi në grevë sepse jemi lodhur që puna jonë merret si e mirëqenë. Ne bëjmë grevë sepse ne mbajmë ndërrim të trefishtë: punën tonë që paguhemi, punën tonë të papaguar në shtëpi dhe arsimimin e fëmijëve tonë në pandemi”.

Në Liverpool, gratë e Bristol dhe Edinburg u mblodhën të hënën e kaluar, me distancë për shkak të pandemisë, duke ngritur pankartat e tyre me mbishkrimin “#ëestrike because ëe are tired. Very, very tired” (Ne mbajmë grevë sepse jemi të lodhura. Jemi shumë, shumë të lodhura) ndërsa një mural tjetër i pikturuar nga Bristol Sisterhood, deklaroi “Fuck macho bullshit, ëomen on fire” (Në djall burrat macho, gratë në aksion).

Megjithatë, shumë prej protestave në rrjete sociale treguan pse të  hënën e kaluar nuk kishte shumë gra që lanë punën. Në  njërën nga pankartat në grevë shkruante: “Unë jam autore e pavarur (freelancer), dhe po ta kisha lënë punën nuk do të më paguanin (ose do ta humbja klientin!). Mirëpo me zemër dhe mendje jam në grevë”. Një tjetër thoshte: “Nuk mund të mbaj grevë, por kam ndezur një qiri në solidaritet”.

Gjatë viteve të fundit është parë një rritje e grevave kundër punës së ndarë në baza gjinore në Spanjë dhe Amerikën e Jugut. Në 2018, gjashtë milion gra u bashkuan në Spanjë “Dia Sin Mujeres’ (Dita pa gra), duke përfshirë këtu edhe ish kryetaren e Madrdit, Manuela Carmena dhe aktoren Penelope Cruz, meqë “burrat feministë në solidaritet” punonin në një rrjet të çerdheve kolektive. Në punëtoritë e solidaritetit ishin qepur përparëse të stilit të vjetër dhe po ato ishin lidhur në ballkone si simbol i grevës. Ndërsa në Britani, intensiteti i përgjithshëm i grevave të grave, kishte rënë dukshëm.

Selma James, bashkëthemeluese e projektit “Pagë për punë të shtëpisë” me aktivistë marksist të viteve ’70, ka një teori për këtë mungesë.  Ajo thekson se përderisa pushteti i sindikatave tkurret, klima në vendet anglo-saksone është më pak mikpritëse ndaj gjesteve të bojkotimit të punës, përkundër faktit që marshet feministe fitojnë përkrahje më të gjerë. Pa mbrojtje sindikale, gratë britanike dhe ato të Amerikës së Veriut që bëjnë grevë nga puna rrezikojnë të humbasin punën; njëjtë është edhe për nënat vetushqyese me ndihmesë sociale në pandemi, në këtë kontekst, grevat, duken si ruajtje e privilegjeve të feministeve të bardha.

Prandaj, thirrja për vëmendje politike gjatë valës së tretë të pandemisë është një projekt urgjent. Vetëm 36% e grave britanike kanë qenë në gjendje që të vazhdojnë të punojnë me orar të plotë krahas përgjegjësive të tyre për përkujdesje, krahasuar me 66% e burrave, gjithashtu shumica e nënave është dashur që të lënë punën e tyre. Marshi i grave, Pregnant Then Screwed dhe Women’s Strike Assembly, ndër të tjera, po bëjnë thirrje për  protesta dhe marshime për të nxjerrë në pah seksizmin strukturor që i ka lënë gratë të mbajnë barrën e punës riprodhuese gjatë këtij viti krize.

Ndërkohë, James, avokon për konsistencë të përditshme në “rezistencat e vogla” si duke goditur tenxheret dhe tiganët  në dritare apo duke vendosur pankarta protestuese, në mënyrë që të ndryshojmë standardet në ndarjen e punëve të shtëpisë.

Dyzet e pesë vjet pas “Ditës së gruas”, Islanda është renditur në krye të “Global Gender Gap Report të Forumit Ekonomik Botëror – një tregues që shqyrton mundësitë e shkollimit, jetëgjatësisë, barazisë në pagë dhe kohën mesatare të shpenzuar për punët e shtëpisë në 16 vitet e fundit. Për shumë gra, grevat janë të pamundshme, mirëpo a mundemi ta përballojmë një situatë të tillë, pa greva?

Sally Howard

Përktheu: Medinë Dauti

Tekstin origjinal mund ta gjeni në: https://www.theguardian.com/lifeandstyle/2021/mar/14/how-can-women-get-equality-strike?fbclid=IwAR1krwZ2FXSN9qlfhHu-luAahPWCBte5Qu-75i5lTZv53P5C4Edh7pdHJec