Adelina Berisha është aktiviste për të drejtat e grave, me fokus në luftimin e dhunës me baza gjinore. Që nga viti 2007, ajo u angazhua fillimisht si hulumtuese në Rrjetin e Grave të Kosovës, në hulumtime që kishin për qëllim të vlerësojnë prevalencën e dhunës me baza gjinore në Kosovë. Momentalisht Adelina është Menaxhere e Programit kundër Dhunës me Bazë Gjinore në Rrjetin e Grave të Kosovës. Fokusi i punës së saj është përmirësimi i infrastrukturës ligjore për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna me bazë gjinore si dhe ngritja e vetëdijes për raportim të dhunës.