Alb Eng
ABOUT QIKA 1≠1

Dhuna ndaj grave nuk është çështje private

QIKA 25.11.2024

Dhuna ndaj grave dhe vajzave mbetet një nga shkeljet më të përhapura dhe të rënda të të drejtave të njeriut në botë.

Globalisht, gati një në tre gra kanë përjetuar dhunë fizike dhe/ose seksuale nga partnerët intimë të paktën një herë gjatë jetës së tyre. Në vitin 2023, rreth 51,100 gra humbën jetën në mënyrë tragjike, të vrara nga partnerët apo anëtarët e familjes. Kjo nënkupton se për një çdo 10 minuta është vrarë nga një grua.

Në Kosovë, situata mbetet shqetësuese. Statistikat tregojnë se dhuna me bazë gjinore vazhdon të jetë një realitet i hidhur për shumë gra dhe vajza, shpesh të pambrojtura përballë sistemit.

Sot, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, kujtojmë se dhuna ndaj grave është çështje sociale. Është çështje e shëndetit publik. Çështje politike. Mbi të gjitha dhuna ndaj grave është shkelje e të drejtave të njeriut, ajo është krim.