Alb Eng
ABOUT QIKA 1≠1

Konferencë për media: Rigjykim për Suzanën

QIKA 3.2.2021

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA, përmes një konferencë për media ka publikuar raportin analizues “Rigjykim për Suzanën”

Procesi gjyqësor ndaj Suzana Zogëjani-Sekiraqës është zhvilluar mbi paragjykime për fajësinë e plotë të Suzanës duke ia shkelur të drejtën në gjykim të drejtë dhe të paanshëm. Si rrjedhojë, edhe aktgjykimi përfundimtar ka dalë si rezultat i një procesi gjyqësor i përcjellur me shkelje procedurale dhe shkelje të të drejtave fundamentale të Suzanës dhe si i tillë duhet të anulohet nga Gjykata Supreme e Kosovës ashtu që Suzanës t’i mundësohet një proces i ri dhe i drejtë gjyqësor për shqyrtimin e aktakuzës ndaj saj.

25.11.2020