Edhe në këtë fushatë zgjedhore gratë politikane por edhe analistet në përgjithësi janë thuajse të përjashtuara nga debatet televizive. Botërisht është i njohur ndikimi i madh i mediave në formësimin e qëndrimeve dhe opinioneve të qytetarëve sidomos në prag të zgjedhjeve. Nisur nga kjo, shprehim shqetësimin tonë për nivelin tejet të ulët të pjesëmarrjes së grave në debate zgjedhore.
Grafikonat më poshtë paraqesin monitorimet e Qendrës për Informim Kritikë dhe Aksion – QIKA për pesë kanale televizive të cilat kanë organizuar më së shumti debate për zgjedhje gjatë kësaj kohe. Periudha e monitorimit është nga data 18.01.2021 deri më datën 02.02.2021 dhe të dhënat përfshijnë vetëm përfaqësuesit e subjekteve politike që janë garuese në këto zgjedhje si dhe analistët e ftuar nga mediat.
Emisionet e stërmbushura me burra vetëm sa po përforcojnë paragjykimin se mendimet e grave për çështje politike kanë pak rëndësi. Statistikat e paraqitura kanë qëllim të bëjnë thirrje ndaj partive politike që të ndërrojnë urgjentisht këtë mënyrë të pabarabartë të përfaqësimit. Poashtu kërkojmë nga televizionet që të ftojnë sa më shumë gra në emisione si dhe të shmangin gjuhën seksiste gjatë debateve.