Alb Eng
ABOUT QIKA 1≠1

Marshojmë për liri e dashuri!

QIKA 13.6.2025

Nesër marshojmë rrugëve të Prishtinës. Marshojmë, sepse trupat tanë janë politikë. Sepse dashuria është akt revolucioni.

Marshojmë për të gjitha ato dhe ata që nuk mund të jenë me ne. Që janë detyruar të fshehin veten, të fshehin dashurinë. Që dhuna, urrejtja dhe përjashtimi i kanë ngujuar në frikë.

Marshojmë me zërin dhe dhimbjen e çdo personi queer në Kosovë dhe kudo në botë. Me zemrën që rreh për çdo trup që është përqeshur, për çdo identitet që është zhdukur nga frika. Për çdo vajzë, grua, person queer që guxon të jetojë në një botë që i përjashton.

Liria jonë nuk është plotë nëse nuk është për të gjithë. Ejani nesër, të marshojmë për të gjithë që nuk munden.