Alb Eng
ABOUT QIKA 1≠1

Ne qëndrojmë për dashuri

QIKA 28.6.2021

Në çdo cep të botës personat LGBTIQ+ rrezikohen, sulmohen e vriten vetëm për shkak të përkatësisë së tyre seksuale dhe identitetit gjinor. Përkundër avancimeve të të drejtave ligjërisht, këta persona vazhdojnë përpjekjen për mbrojtje e mbështetje nga shoqëria e institucionet.

QIKA beson dhe angazhohet për lirinë dhe të drejtën e secilit për të jetuar pa shtypje e diskriminim. Emancipimi është i mundur vetëm kur i pranojmë të tjerët përkundër dallimeve. Bota bëhet më e mirë veç kur ka dashuri, barazi e drejtësi mes nesh.

Gëzuar muajin e krenarisë!