Është i papranueshëm seksizmi dhe sjellja që ka përdorur trajneri Tahir Batatina ndaj gazetares së sportit Qëndresa Krelani.
Kërkojmë nga Klubi i Futbollit “Llapi” që menjëherë të shkarkojnë nga pozita e trajnerit Tahir Batatinën si dhe nga Federata e Futbollit e Kosovës që të merr masa disiplinore ndaj tij.
QIKA vlerëson se gjuha shtypëse e diskriminuese nuk guxon të kalojë pa u ndëshkuar si dhe personat publik të cilët përdorin gjuhë të tillë duhet dënuar.