Alb Eng
ABOUT QIKA 1≠1

Thirrje e hapur për propozime për artikuj

QIKA 3.12.2025

A je i/e interesuar të shkruash për diskriminimin e grave në tregun e punës në Kosovë?
QIKA shpallë thirrje të hapur për propozime për shkrimin e artikujve që trajtojnë të drejtat e grave në punë dhe format e ndryshme të diskriminimit në vendin e punës.

Ftojmë gazetarë/e, studentë/e, aktivistë/e dhe të gjithë ata që dëshirojnë të shkruajnë të dërgojnë një koncept-ide për artikullin (ku përfshihet tema që doni të trajtoni, qasja që do të ndiqni dhe relevanca e temës).

Artikujt mund të trajtojnë:

– Diskriminimin gjinor në punësim

– Ngacmimin seksual në vendin e punës

– Pagat e pabarabarta

– Kushtet e punës për gratë

– Sigurinë, pushimet prindërore, ose praktikat diskriminuese

– Ide tjera te lidhura me temën e diskriminimit te grave ne tregun e punës

Pas shqyrtimit të aplikimeve do të përzgjidhen 5 artikuj për mbështetje dhe publikim.

Çfarë ofron QIKA?

– Mentorim gjatë shkrimit të artikullit.

– Redaktim.

– Publikim në www.qika.org dhe rrjetet sociale.

– Kompensim financiar për secilin artikull të përzgjedhur.

Si të aplikoni?

Dërgoni koncept-idenë për artikullin dhe CV-në tuaj në office@qika.org me subjektin: Aplikim për shkrim artikulli – Diskriminimi i grave në punë

Afati i fundit për aplikim është 17 dhjetor 2025.

_____________________________________________________________________________________

Ky projekt realizohet me përkrahjen financiare të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës përmes programit MATRA dhe zbatohet bashkërisht nga QIKA dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ). Përmbajtja e projektit është përgjegjësi e QIKA dhe QKSGJ dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Ambasadës së Mbretërisë së Holandës.