Alb Eng
ABOUT QIKA 1≠1

Thirrje për angazhim: Facilitator/e

QIKA 2.4.2026

1. Rreth Angazhimit

Në kuadër të projektit “Safe, Equal, and Inclusive Schools for Every Child” me mbështetje të Save the Children Kosova/o, QIKA synon të promovojë barazinë gjinore, të drejtat e fëmijëve dhe arsimin gjithëpërfshirës në Kosovë përmes edukimit, avokimit të udhëhequr nga fëmijët dhe forcimit të kapaciteteve organizative.

Projekti adreson sfida që lidhen me arsimin e ndjeshëm ndaj gjinisë, mbrojtjen e fëmijëve, sigurinë digjitale dhe përfshirjen sociale, duke synuar njëkohësisht forcimin e qëndrueshmërisë institucionale të organizatave të shoqërisë civile.

Në këtë kuadër, QIKA kërkon të angazhojë një facilitator/e për realizimin e një Vlerësimi të Kapaciteteve Organizative (OCA) dhe mbështetjen në zhvillimin e një Plani për Zhvillimin e Kapaciteteve Organizative (OCD).

2. Detyrat dhe përgjegjësitë

Facilitatori/ja i/e angazhuar do të ketë përgjegjësitë e mëposhtme:

– Facilitatori/ja duhet të kuptojë dhe analizojë Mjetin për Vlerësimin e Kapaciteteve Organizative (OCA Tool) dhe Kornizën për Zhvillimin e Kapaciteteve Organizative (OCD Framework).
– Facilitatori/ja duhet të hartojë modulin e punëtorisë bazuar në nevojat e QIKA-s dhe Udhëzimet për OCA/OCD të zhvilluara nga Save the Children.
– Facilitatori/ja duhet të organizojë dhe të mbajë një punëtori 2-3 ditore me anëtarët e organizatës për plotësimin e OCA Tool dhe hartimin e Kornizës OCD.
– Facilitatori/ja duhet të respektojë parimet e gjithëpërfshirjes dhe transparencës gjatë fazës përgatitore dhe gjatë zhvillimit të punëtorisë.
– Facilitatori/ja duhet të punojë në përputhje me politikat e QIKA-s.
– Facilitatori/ja duhet të respektojë procedurat për Mbrojtjen e Fëmijëve (Child Safeguarding) dhe standardet e pjesëmarrjes së fëmijëve kur janë të pranishëm fëmijë dhe të rinj.
– Të rishikojë dhe aprovojë modelin e Kornizës OCD dhe Raportin Final të Vlerësimit të Nevojave për Kapacitete.
– Të sigurojë përfundimin e Kornizës OCD, duke detajuar punën për zhvillimin e kapaciteteve organizative për vitet në vijim.

3. Kohëzgjatja dhe ditët e angazhimit

Facilitatori/ja do të angazhohet për 6 ditë pune brenda një periudhe prej 1 muaji, me datë të preferuar fillimi maj 2026, të ndara si më poshtë:

1 ditë – Përgatitja e punëtorisë

3 ditë – Facilitimi i punëtorisë pjesëmarrëse OCA

2 ditë – Zhvillimi i planit OCD dhe raportimi final

4. Kriteret e aplikimit

Kandidati/ja duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:
– Përvojë së paku 5 (pesë) vjeçare në zhvillimin e kapaciteteve të Organizatave të Shoqërisë Civile (OShC);
– Njohuri të mira mbi qeverisjen e brendshme të OShC-ve; menaxhimin financiar të OShC-ve; zhvillimin e politikave të komunikimit, rrjetëzimit, ngritjes së fondeve (fundraising) dhe politikave të tjera relevante për zhvillimin organizativ;
– Njohuri dhe përvojë në organizimin, facilitimin dhe realizimin e punëtorive;
– Njohuri mbi programimin e bazuar në të drejtat e fëmijëve, pjesëmarrjen dhe standardet e mbrojtjes së fëmijëve (safeguarding);
– Njohuri mbi barazinë gjinore dhe qasjet feministe, veçanërisht në lidhje me të drejtat e grave dhe avokimin ndërseksional (intersectional advocacy);
– Diplomë universitare në drejtësi, shkenca politike, politika publike, ekonomi, sociologji ose fusha të tjera të shkencave sociale;
– Njohuri të gjuhës shqipe dhe të gjuhës angleze;
– Njohuri në fushat relevante për organizatën, përfshirë barazinë gjinore, të drejtat e fëmijëve, edukimin gjithëpërfshirës, avokimin, angazhimin komunitar dhe zhvillimin organizativ.

5. Si të aplikoni

Kandidatët/et e interesuar/a duhet të dërgojnë:
– CV
– Letër motivimi
– Një (1) referencë profesionale
– Dokument që dëshmon se aplikanti/ja nuk është nën hetime
– Dokumente të tjera që dëshmojnë përvojën relevante (opsionale)

Aplikimet duhet të dërgohen në adresën elektronike office@qika.org, duke shënuar në subjektin e emailit: Aplikimi për OCA Facilitator/e – Emri Mbiemri, deri më 16.04.2026, ora 16:00.