Alb Eng
ABOUT QIKA 1≠1

Thirrje për angazhim: Fotograf/e

QIKA 12.11.2025

QIKA po kërkon një fotograf/e me përvojë për t’u angazhuar në punë në terren në kuadër të projektit  “Demokracia e Informuar: Promovimi i një ekosistemi të shumëllojshëm dhe të qëndrueshëm të medias” i cili implementohet nga QIKA në bashkëpunim me Kosovo 2.0 dhe Instituti Musine Kokalari të financuar nga Bashkimi Europian.

Njëri nga aktivitetet e këtij projekti është shkrimi i tre artikujve gazetaresk. Fotografi/ja do të angazhohet për fotografimin gjatë punës së gazetarëve të angazhuar në terren. 

Detyrat dhe përgjegjësia: 
– Fotografim gjatë punës në terren

Kohëzgjatja e angazhimit:
– Angazhimi do të jetë për 8 ditë pune në vit (gjithsej 24 ditë) për 3 vite (2025 – 2027)

_____________________________________________________________

Të interesuarit për t’u angazhuar duhet të dërgojnë një CV dhe një portofolio të punës duke u bazuar në shërbimin e kërkuar në e mail adresën: office@qika.org me subjekt “Aplikim – Thirrje për angazhim: Fotograf/e ” deri më 21 nëntor 2025.