Alb Eng
ABOUT QIKA 1≠1

Thirrje për aplikime:  Asistent/e për administratë dhe financa

QIKA 13.2.2026

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA shpall thirrje për aplikime për pozitën asistent/e për administratë dhe financa.

Nëse je person i/e organizuar, i/e përkushtuar dhe me interes për punë administrative dhe financiare në sektorin joqeveritar, të ftojmë të aplikosh për t’u bërë pjesë e ekipit tonë.

Përshkrimi i pozitës

Asistenti/ja për Administratë dhe Financa do të mbështesë menaxhimin financiar dhe funksionimin administrativ të organizatës, duke siguruar organizim të rregullt të dokumentacionit, përputhshmëri me procedurat e brendshme dhe mbështetje për realizimin e aktiviteteve të projekteve.

Detyrat dhe përgjegjësitë

Administratë:

– Organizimi dhe arkivimi i dokumentacionit administrativ;

– Mbështetje në organizimin e aktiviteteve, trajnimeve dhe takimeve;

– Menaxhimi i korrespondencës dhe komunikimeve zyrtare;

– Përditësimi i databazave dhe dokumenteve të brendshme;

– Mbështetje në procedurat e burimeve njerëzore (kontrata, lista prezence, timesheets).

Financa:

– Mbështetje në përgatitjen dhe sistemimin e dokumenteve financiare;

– Evidentimi i shpenzimeve dhe mirëmbajtja e arkivit financiar;

– Asistim në përgatitjen e raporteve financiare;

– Asistim në koordinimin e pagesave dhe procedurave të prokurimit sipas rregullave të organizatës;

Kualifikimet dhe kriteret

– Diplomë universitare (ose studime në vazhdim) në Ekonomi, Financa, Administrim Biznesi ose fushë të ngjashme;

– Përvoja paraprake në administratë dhe/ose financa përbën avantazh;

– Njohuri të mira të MS Office (sidomos Excel);

– Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve;

– Integritet dhe përgjegjësi në menaxhimin e dokumentacionit financiar;

– Njohuri të gjuhës angleze.

Si të aplikoni?

Të interesuarit/at duhet të dërgojnë:

– CV;

– Letër motivimi;

– Dy kontakte për referenca.

Dokumentet dërgohen në emailin: office@qika.org
Subjekti i emailit: Aplikim – Asistent/e për Administratë dhe Financa

Afati për aplikim: 26/02/2026

Vetëm kandidatët/et e përzgjedhur/a do të kontaktohen për intervistë.