Alb Eng
ABOUT QIKA 1≠1

Tri raste të femicidit brenda gjashtë muajve

QIKA 5.8.2024

Një grua humbi jetën sot nga pasojat e plagëve të shkaktuara nga bashkëshorti i saj dy ditë më parë. Ky është rasti i tretë i femicidit në vetëm gjashtëmujorin e parë të këtij viti, që ngritë alarmin për nivelin e lartë të dhunës në bazë gjinore që ende ekziston në vendin tonë.

E kemi thënë dhe më parë: Femicidit në shumicën e rasteve i paraprin dhuna sistematike, fizike dhe psikologjike. Pa trajtuar shkaqet e dhunës në bazë gjinore, nuk mund të adresojmë zgjidhje për vrasjet e grave.

Ky rast është dëshmi e dështimin të vazhdueshëm të institucioneve për të parandaluar këto krime të tmerrshme. Është e qartë se vetëm dënimet nuk janë të mjaftueshme për të siguruar mbrojtjen e grave dhe vajzave. Duhet të ndërtohen sisteme më të forta të parandalimit, ndërgjegjësimit dhe edukimit që sfidojnë normat patriarkale dhe që sigurojnë që asnjë grua apo vajzë të mos i nënshtrohet dhunës.

QIKA qëndron pranë familjes së viktimës dhe të gjitha grave që kanë përjetuar dhunë. Ne jemi të përkushtuara të vazhdojmë përpjekjen për shoqëri të sigurt dhe të drejtë për të gjithë.