ABOUT QIKA 1≠1

Agnesa Qorri

Agnesa Qorri është e diplomuar për Komunikim Masiv dhe Gazetari në Kolegjin AAB. Ajo ka përfunduar semestrin e fundit në nivelin master për Gazetari Globale, në Norvegji. Agnesa është në përfundim edhe të studimeve bachelor për Shkenca Politike, pranë Universitet të Prishtinës. Që nga viti 2016 ka punuar vazhdimisht si gazetare dhe hulumtuese në fushat e ekonomisë dhe barazisë gjinore, ndërkohë ka përfunduar edhe praktikën e punës në mediumin Deutsche Welle në Gjermani. Aktualisht, Agnesa punon si gazetare dhe redaktore.