Rrezarta Reka Thaqi është autore e dy librave: “Zemra më e butë se barku” (2016), një rrëfim personal për amësinë, dhe ”Kronikë në Zemër: këto ishin të 90-tat”, (2024), rrëfime të frymëzuara nga ditari personal gjatë aparteidit në Kosovë. Ka doktoruar për shkenca politike dhe ka përvojë të gjatë profesionale në organizata ndërkombëtare.