ABOUT QIKA 1≠1

Saranda Sadikaj

Saranda Sadikaj, e njohur si Ms. Indefinite, është artiste feministe, themeluese dhe drejtore ekzekutive e Indefinite Institute. Ajo ka realizuar mbi 25 performanca artistike feministe, video-instalacione, si dhe tre ekspozita, duke e përdorur artin feminist si mjet per luftimin artistikisht të patriarkatit, dhunës me bazë gjinore dhe femicidit. Saranda është iniciatore e “Samitit feminist të arteve performative” platformë për zhvillim dhe promovim të artit feminist performativ në Kosovë. Ajo ka përfunduar studimet bachelor në Shkenca dhe Arte të Aplikuara në RIT-Kosova, si dhe bachelor në Sociologji në Universitetin e Prishtinës. Aktualisht ajo po ndjek studimet master në Sociologji.