Gratë bëjnë shumicën e punës së pa paguar – kjo rëndon shëndetin mendor të tyre.
Kam qenë duke vuajtur se si t’i përgjigjem një emaili për 48 orët e fundit.
Nuk ka të bëj me çështje mjekësore, afat pune, ndonjë lajm të tmerrshëm, detyra të fëmijëve në shkollë që kërkojnë zhgropimin e prodhuesit të frikshëm të etiketave ose hyrjen në ndonjë portal bizantin në internet – të gjitha këto janë të ngujuara domosdoshmërisht në inbox-in tim. Ishte thjesht një sugjerim krejtësisht neutral, nga një kolege e një shoqeje të kolegjit, e cila dëshiron të flasë për një projekt për të cilin po punon dhe të cilin unë mezi pres ta takoj.
“A dëshiron që të takohemi javës tjetër përgjatë “happy hour”??”
Epo, po. Do të doja shumë. Unë, me një martini, një palë pantallona të rehatshme, të gjithë jashtë në muzg? Juhuu.
Por më pas truri im përjeton një shkyçje te shkurtër, sepse ora ime e lumturisë (happy hour) e gjashtë viteve të fundit – e cila, po, është e lumtur, por është edhe kaotike – përfshin heqjen e sosit të baba ganoushit nga flokët e foshnjës sime, shtyrjen e salmonit në gojën e fëmijës tim trevjeçare ndërsa ajo ulet nën tavolinë duke ndotur dyshemenë në detaje, dhe duke dëgjuar albumin ushtarak të Strauss’s Radetzky March shkak kjo nga praktika e pianos nga fëmijëria ime në klasën e parë.
Në vend që të them ‘po, sigurisht’, unë ditët e fundit i kam kaluar duke bërë kalkulime mendore se nëse java e ardhshme në të cilën burri im do të udhëtoj jashtë vendi, më lejon që të pastrohem dhe të flejë rehat; nëse ky është momenti që mund të heqë fashën për tu thënë po eventeve sociale, ngjarje këto të cilat mund të më çojnë në zhvillime të mëtutjeshme të punës; nëse këtë kohë mund ta shpenzoj më mirë për të renditur rrobat; ose nëse orari i nënës sime përshtatet që të jetë një ndihmë shtesë për mua.
“Koha është burim i shëndetit,” më tha Jennifer Ervin përgjatë një takimi ne zoom. “Ekziston kjo barrë e dyfishtë për kaq shumë gra – të kenë një pozicion të fuqisë punëtore të paguar, dhe më pas, pasi të përfundojë kjo punë, sasi të mëdha të punës së papaguar në mëngjes dhe në mbrëmje.”
Ervini është studiuesja kryesore e një studimi të dalë nga Universiteti i Melburnit, i botuar në Lancet në fillim të këtij muaji, me titull “Dallimet gjinore në lidhjen midis punës së papaguar dhe shëndetit mendor tek të rriturit e punësuar: një rishikim sistematik”, që besohet të jetë i pari i këtij lloji që shqyrton ndërthurjen gjinore të tri sferave – punës, shtëpisë dhe shëndetit mendor – që ndodh të përbëjnë pjesën më të madhe të shqetësimeve të mia të përditshme.
Pas rishikimit të 14 studimeve – disa prej të cilave ekzaminuan kohën e punëve të shtëpisë, disa kujdesin për fëmijët dhe të tjerët punën e papaguar – raporti i Ervinit arrin në përfundimin se “pabarazitë në ndarjen e punës së papaguar i ekspozojnë gratë ndaj rrezikut më të madh të shëndetit mendor më të dobët sesa burrat”, si rezultat “i ashtu quajturi konflikti i roleve dhe mbingarkesa e roleve, qe shkaktojnë stres të madh, ndërlidhen me ndikimet në mirëqenien psikologjike”.
Sa më të nxituar të jeni, sa më shumë me presion të kohës të keni, sa më shumë detyra të bëni njëkohësisht, aq më shumë ka të ngjarë të stresoheni. Një studim i referuar nga Ervini zbuloi se “nxitimi lidhet me të qenit grua, të qenit prind i vetëm, paaftësia, mungesa e kontrollit dhe konfliktet punë-familje”. Nxitimi lidhet me të qenit grua..
“Puna e papaguar” si koncept është studiuar në literaturën sociologjike për mjaft kohë, zakonisht përmes lenteve të drejtësisë dhe barazisë gjinore, apo pjesëmarrjes në vendin e punës. Anketa Amerikane e Përdorimit të Kohës (2018) zbuloi se gratë e moshave 25-34 vjeç shpenzojnë tetë orë në ditë në punë të papaguar, kundrejt 3,9 orëve të burrave. (Për moshat 35-44, kjo shkon deri në 5.2 për burrat dhe 8.8 për gratë.) Megjithatë, vetëm kohëve të fundit, më tha Ervini, se studiuesit kanë filluar ta shqyrtojnë atë si një përcaktues social të shëndetit.
Covid kontribuoi në rritjen e ankthit dhe stresit në mbarë botën, Shoqata Psikologjike Amerikane shpalli një “krizë shëndetësore kombëtare që mund të sjellë pasoja të rënda shëndetësore dhe sociale për vitet në vijim” në Amerikë. Si ndikohen copëzat mendore në trurin tim nga muhabeti i vazhdueshëm, pak i çmendur i listës sime të detyrave dhe si ta plotësoj atë në mënyrë më efikase?
E di që kur plotësoj fletët e lejes dhe sigurohem që kemi qumështin, caktojmë takimet me mjekun dhe laj rrobat, kjo e gjitha është “punë e papaguar”. Por emërtimi i paqartë i termit e bën atë – të huazosh nga ajo çështje e famshme e gjykatës supreme – të tingëllojë pak si pornografi. Ndërsa refuzimi im për t’iu përgjigjur një emaili nuk është domosdoshmërisht i njëjtë me larjen e rrobave, që nuk është as krejtësisht i ndryshëm, është gjithashtu pasojë e punës së papaguar më tha Ervin dhe është sfidë në vete e studimit.
“Ngarkesa mendore, pavarësisht nëse është apo jo nën ombrellën e punës së papaguar – dhe shumë njerëz do të pajtoheshin se po – është shumë e vështirë të shpjegohet”, tha ajo. “Si mund të matet se çfarë po ndodh në trurin e dikujt? Kur ata janë në një takim në Zoom dhe marrin një telefonatë nga shkolla e fëmijëve të tyre dhe mendojnë se çfarë detyra tjera kanë të bëjnë më vonë atë natë?”
Një nga pikat më me nuancë në studim ishte se “gratë mbartin ngarkesën më të madhe mendore të punëve shtëpiake; prandaj një orë e papaguar konsiderohet më e dendur dhe më me ndikim për gratë sesa për burrat, dhe për këtë arsye mund të mos jetë drejtpërdrejt e krahasueshme”. Studiuesit parashtrojnë që pjesërisht arsyeja qëndronte se puna e papaguar ka më pak gjasa të rezultojë në shëndet më të dobët mendor për burrat, gjë që mund të jetë për shkak të llojit të detyrave që burrat marrin më shpesh. Ndërsa unë e vlerësoj sugjerimin e studiuesve se detyrat “jashtë në natyrë ose për mirëmbajtje” mund të bien në këtë kovë të punës së papaguar më pak të ndjeshme ndaj kohës, ndoshta më të këndshme, burri im, një tip i teknologjisë, ka po aq gjasa që të marrë një grabujë ose kaçavidë sa që të filloj spontanisht të recitoj Chaucer-in nga kujtesa. Por unë e kuptoj pikën e tyre. Dhe kjo ngarkesë mendore – konstante, e padukshme, që depërton në mënyrë të dëmshme në shumicën e orëve të mia të zgjimit dhe gjumit – është diçka me të cilën Ervini, vetë, lufton në shtëpinë e saj, ku ajo dhe i shoqi po rritin dy vajza.
“Burri im është një person me pikëpamje egalitariane, por kjo jo domosdoshmërisht përkthehet në detyrat e përditshme,” tha ajo duke shprehur se cila mund të jetë tema e pothuajse çdo bisede që bën me shoqet. “Dhe është vërtet e vështirë të lëvizësh pikëpamjen në një nivel individual familjar.”
Ajo beson fuqishëm se sa më të mira të jenë politikat e lejes prindërore të një vendi të caktuar, aq më ndikuese dhe pozitive janë rezultatet, pasi nëse një baba kujdeset për një fëmijë që në moshë të re, kjo krijon terrenin për më shumë përkujdesje më vonë. Norvegjia, një vend që jep 49 javë leje prindërore për familjet, me 15 javë të dhëna në mënyrë specifike për secilin prind, me modelin “përdoreni ose humbeni”, është një vend për t’u imituar, megjithëse Ervini nuk është veçanërisht optimist se pjesa tjetër e botës do të arrijë ta bëjë këtë. Kjo është pjesërisht arsyeja pse ajo e konsideroi të rëndësishme hulumtimin dhe publikimin e studimit.
“Pesëdhjetë për qind e popullsisë po shkon, ‘OK, ky nuk është lajm për askënd’, tha ajo. “Është absolutisht përvoja e jetuar e njerëzve, por është e rëndësishme ta tregosh atë në nivel popullsie.” Vetëm atëherë 50% tjetër e popullsisë mund të bashkohet me idenë për të rimenduar në mënyrë aktive fleksibilitetin e vendit të punës, lejen prindërore dhe politika të tjera miqësore ndaj familjes.
Pas disa ditësh të tjera duke e shmangur i thashë po atij takimi të Orës së Lumtur. Do të jetë në orën 16:00 dhe mund të përfshijë një kafe në vend të një martini, dhe unë do të kthehem në kohë për të kapur gjysmën e mbetur të orës së lumtur të familjes sime. Por po e pres me padurim.
E përktheu: Adrian Vishaj
Tekstin origjinal mund ta gjeni në: